KATER IMAMET DHE NAMAZI I TYRE
Ebu Hanife Dhe Namazi I Tij
Prej njerzve,namazin dhe devotshmerine e te cileve e regjistroi historia, ėshtė edhe imami i njohur,fekihu i ummetit,Ebu Hanife Nu'man bin Thabit Kufiu.
Ishte prej atyre qe falnin namaz shume dhe i luteshin Allahut,Subhanehu ve teala vazhdimisht.
Ebu Xha'fer El Mensuri e kishte derguar ne Bagdad nga Kufeja qe t'a ushtronte postin e Kadiut por kishte refuzuar dhe ne vitin 150 h kishte vdekur ne burg.
Transmetohet te kėtė thėnė Omer Bin Esedi" Ebu Hanifeja,Allahu e paste meshiruar,e ka falur namazin e jacise dhe sabahut me nje abdes te vetem dhe kete per dyzet vite me radhe.
Abdul Hamid El Hammani ka thene" E kam shoqeruar Ebu Hanifen 6 muaj dhe nuk me ka rene t'a shof t'a kete falur sabahun perveqse me abdes te jacise.Cdo nate,ne kohen e syfyrit e bente hatme (lexonte) tere Kur'anin.
Ka thene Ebu Asim En Nebil"Ebu Hanifeja quhej shtylle per shkak te namazit te tij te shumte".
Imam Ebu Jusufi,nxenesi i tij,rrefen se si njehere ai dhe Ebu Hanifeja kishin qene duke ecur se bashku kur disa njerez kishin thene"Ja ky eshte Ebu Hanifeja,i cili nuk flen naten (por falet).Atebote kishte thene Ebu Hanifeja"Pasha Allahun!Nuk do t'ia lejoje vetes sime,qe te flitet dic per mua ndersa une nuk e bej atė,keshtuqe filloi t'a ngjallte naten me namaz,lexim te Kur'anit dhe me dua.
Ka thene El Kasim Bin Ma'ni" E kam pare Ebu Hanifen kur u ngrit dhe u fal tere naten.Falej dhe e perseriste ajetin"Por jo, afati i tyre ėshtė kijameti, e kijameti ėshtė edhe mė i vėshtirė, edhe mė i hidhur.(Kamer 46),pastaj qante dhe kerkonte falje derisa thirrej ezani per namazin e sabahut".
Kane thene disa te tjere"Falej Ebu Hanifeja naten dhe qante.I ndihej te qarit jashte keshtuqe fqinjte binin rahmet mbi (kerkonin meshire per) te.Eshte vertetuar se ne vendin,ne te cilin ka vdekur e ka bere Kur'anin 70.000 here hatme ( e ka lexuar te tėrin).
Ka thėnė Museiir Bin Kidami" Hyra e xhami dhe pashe se nje njeri falej.Me terhoqi zeri i tij.Lexoi ne rekatin e pare 1/7 e Kur'anit pastaj vazhdoi 1/3 pastaj gjysmen dhe nuk u ndal se lexuari derisa e perfundoi tere Kur'anin ne nje rekat te vetme.Shiqova kur ja ai ishte Ebu Hanifeja.
Ka thėnė Harixhe Bin Mus'ab" Kater imame e kane perfunduar Kur'anin ne nje rekat te vetme"Utman Bin Affan,Temim Ed Darijj,Seid Bin Xhubejr dhe Ebu Hanife".
Imam Maliku Dhe Namazi I Tij
Imam Maliku,imami i Vatres se Hixhretit,argumenti i ummetit,besnik, fekih dhe njeri prej kater imameve te njohur.
Ka thėnė Evzaiu" Maliku ėshtė dijetari i dijetareve,ėshtė muftiu i haremejnit ndersa Ibni Meini ka thėnė" maliku ėshtė prej argumenteve te Allahut,Subhanehu ve teala tek krijesat e Tij.Vdiq me 179 h.
Ka thėnė Ebu Mus'abi"Maliku ne namaz vullnetar e zgjaste rukune dhe sexhden.Kur ndalej per t'u falur behej sikur te ishte tra it hare;nuk levizte asgje prej tij.Kur u godit nga nje semundje i thuhej: Po t'a shkurtoje pak namazin tend.Kishte thėnė:Cdo kush kur te bej dic duhet t'a bej ne formen me te mire,sepse Allahu,subhanehu ve teala, ka thėnė"
pėr t'ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė
(Mulk 2).
Vajza e tij,Fatimeja,rrefen se Maliku cdo nate falej ndersa naten e se premtes falej tere naten.
Ka thene Mugireja"Nje nate kur njerzit flinin dola dhe kalova prane Malik Bin Enesit,i cili ishte ngritur per t'u falur.Pasiqe e lexoi Fatihane,filloi t'a lexoje kaptinen Tekathur derisa arriti te ajeti"Pastaj nė atė ditė do tė pyeteni pėr tė mirat (e dunjas).(Tekathur 8).Kur arriti tek ky ajet qau shume,e perseriste dhe qante.Kjo qe ua thashe me pengoi te dal e t'a kryeje punen per te cilen u nisa prej shtepie keshtuqe mbeta pas tij ne namaz ndersa ai e perseriste kėtė ajet derisa hyri koha e sabahut.Kur erdhi koha e sabahut beri rekatin ndersa une shkova ne shtepi.Morra bades dhe u ktheva prape ne xhami kur ja Imami ishte ne mexhlisin e tij,njerzit e kishin rrethuar dhe pashe se si drita ia kishte mbuluar fytyren.
Imam Shafiiu Dhe Namazi I Tij
Prej imameve te devotshem,ishte edhe imami dhe fekihu i njohur,perkrahesi i sunnetit,Muhammed Bin Idris Esh Shafiijj El Kureshijj,imam i imameve
Ka thene Imam Ahmedi" Transmetohet ne hadith se Allahu ,ne krye te cdo shekulli,Allahu,subhanehu ve teala,dergon nje pėrtrirės te mesimeve fetare( ).Shiquam ne shekullin e pare e pame se ai ishte Omer bin Abdul Azizi ndersa kur shiquam ne shekullin e dyte pame se ai ishte Shafiiu.Vdiq me 204 h.
Ka thene Ebu Bekir bin Tahir"Shafiiu e ndante naten ne tri pjese:Ne pjesen e pare shkruante,ne pjesen e dyte falej ndersa ne pjesen e trete flinte.Gjate Ramazanit,perveq hatmeve te Kur'anit gjate namazit qe i bente,bente edhe ekstra 60 te tjera.
Ka thene Rebiu"Shafiu cdohere brenda muajit bente hatme Kur'anin 30 here ndersa ne Ramazan,perveq hatmeve ne namaz, bente 60 here hatme.
Ka thėnė Hasan El Kerabisiu" Buajta nje nate tek Shafiu dhe e pashe te falej afer 1/3 por nuk e kam parete kėtė shtuar me shume se 50 ajete.Nese shtonte ,atehere shtonte deri ne 10 ajete dhe ne cdo ajet,ne te cilin permendej meshira kerkonte meshire ndersa ne cdo ajet,ne te cilin permendej ndeshkim,e luste Allahun,subhanehu ve teala, per mbrojtje dhe thuajase shpresa dhe frika ishin bashkuar ne te.
Imam Ahmedi Dhe Namazi I Tij
Prej vepermireve te devotshem ishte edhe imami i sunnetit,durimtari i sproves,dijetari i asketizmit,pena e kritikes,mbrojtesi i muslimaneve, Imam Ahmed Bin Muhammed Bin Hanbel Esh Shejbani,njeri prej kater imameve te njohur.
Ka thene Ali Bin El Mediniu,mesuesi i Buhariut,:Allahu e ndihmoi kete fe me Ebu Bekrin ne diten e renegatllekut-dezertimit prej Islamit,dhe Ahmed Bin Hanbelin diten e sproves dhe belase per krijimin e Kur'anit".
Ka thene Ahmed Bin Seid Err Rrazi"Nuk kam pare me te zgjuar,me mbamendes te haditheve te Pejgamberit dhe me te njohur me kuptimin dhe dometheniet e tij sesda Ahmed Bin Hanbeli.I dinte permendesh 1.000.000 hadithe.
Djali i tij,Abdullahu,kur flet per namazin e babait te tij thote"Babai im gjate dites dhe nates falte 300 rekate ndersa kur u semur nga kamxhiket e marre ne sproven e krijimit te Kur'anit dhe u dobesua,falej gjate nates dhe dites 150 rekate.Atebote imami kishte afer 80 vjet.
Cdo dite lexonte 1/7 e Kur'anit dhe keshtu brenda javes lexonte njehere Kur'anin...Pas namazit te jacise flinte pak pastaj ngritej dhe falej derisa gdhinte sabahu..Namazi i nates ka qene tradite e tij qysh prej moshes se re te tij.
Ka thene Ibrahim bin Shemasi" E kam njohur Ahmed Bin hanbelin ,ka qene i ri dhe falej tere naten.
Ka thene Merveziu"Kam qene me Imam Ahmedin afer 4 muaj ne ushtri.Asnjehere nuk e braktsite namazin e nates dhe leximin e dites ndersa sa i perket hatmeve te Kur'anit nuk mund te them asgje,sepse ai kėtė e bente fshehtas.
Imami ēuditej prej atyre,qe kerkojne dituri ndersa nuk falin namaz nate.Ebu Isme El Bejhekiu ka thėnė"Buajta nje nate tek Ahmedi dhe erdhi me ca uje dhe e solli prane meje.Kur u zgjua shiqoi ne uje dhe e pa se ishte ashtu sic e pate vendosur,tha:Subhanallah!Njeriu e kerkon diturine ndersa nuk falet naten!
Marre nga "Salatus Salihine ve Kasasul Abidine,te Ahmed Mustafa Et Tahtavi-it,f:89-91,96-97,101-103,111-113.
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
8/3/2005,e marte
Brunei Darussalam