www.sedatislami.tk
 

 

FAHRUD-DIN ERR-RRAZI

    Jeta, Tefsiri Dhe Metodologjia E Tij

 

 

Hyrje

Falėnderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, shokėt, familjen dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, me pas:

Nuk ka dyshim se dituria dhe dijetaret ne Islam kane pozite dhe nder te madh, si jo kur diturinė Allahu, subhanehu ve teala, e beri atė atribut pėr Vete, prej se cilės edhe nxori disa emra te Tij, si" El Alim (Dijetar), El Al-lam (Dijetar shume i madh), ndėrsa duke sqaruar vlerėn dhe pozitėn e dijetareve ka thėnė"يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni"..(Muxhadele, 11)

Nisur nga ky parim, pra parimi i pozitės se dijetareve tek Allahu, subhanehu ve teala, patėm dėshirė te shkruajmė pėr jetėn e njė imami te madh, njė shkencėtari me renome botėrore, njė dijetari qe rralle ia gjen shoqin, njė gjenie ne shkenca te ndryshme, njeriut, te cilin nuk mundi ta harroi historia, faqet e se cilės i mbushi me drite dhe me pune te madhe; nxori gjenerate dijetaresh, emrat e te cilėve janė te pashlyer ne regjistrin e shėrbėtoreve te fesė sė Allahut, Subhanehu ve teala, ėshtė ky Imami i Ndritur, Shejhul Islami ne Hera, Fahrud Din Err Rraziun, Allahu e mėshiroftė!

Pėr te mos e zgjatur shume, ne kėtė punim tonin modest jemi munduar ta ndriēojmė jetėn e kėtij dijetari te madh, tefsirin dhe metodėn e tij ne kėtė tefsir, duke mos anuar ne asnjė mendim pa argument dhe duke mos qene fare i nxitur nga fanatizmi medh'hebor. Qėllimi i pare dhe i fundit i kėtij punimi ėshtė ndriēimi i thėnieve dhe lajmeve, te cilat na u janė transmetuar duke komentuar dhe studiuar aq sa na u ėshtė dhėnė mundėsia.

Punimin e kemi ndare ne dy kapituj:

§         Ne kapitullin e pare kemi folur pėr jetėn e tij, prej lindjes gjer ne vdekje,

§         Ne kapitullin e dyte kemi folur pėr tefsirin e tij dhe mendimet e dijetareve pėr te, si dhe pėr metodologjinė e tij ne kėtė tefsir.

E lus Allahun, subhanehu ve teala, qe te me bekoje pėr kėtė pune, ta vendose kėtė angazhim dhe mund timin modest ne peshoren e veprave te mia te mira ne ditėn kur nuk do te beje dobi as pasuria e as fėmiu, pėrveē ai qe shkon tek Zoti me zemėr te pastėr…

Pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen dhe shokėt e tij!!!

Sedat Gani Islami

30 tetor 2005, e diele

26 Ramazan 1426

Brunei Darusalam

 

Kapitulli i pare:

 Jeta e Fahrud Din Err Rrazit

 

Emri dhe prejardhja e tij: Muhammed Bin Omer Bin El Husjen Bin El Hasen Bin Alijj Et Tejmijj, El Bekrijj([1]), Err Rrazi El Mevlid([2]), El Fekih Esh Shafiij (jurist shafiit)([3]), El Mufesssir (komentator), El Mutekel-lim (teolog)([4]), El Usulijj([5]), El Mutetabbib (mjek)([6]).

Ėshtė thėnė: Ebu Abdullah Muhammed Bin Umer Bin El Husjen Bin Alijj, Et Temimijj, El Bekrijj, Et Taberistanijj, El Kureshijj, Err Rrazijj([7]). Ėshtė thėnė se ėshtė nga pasardhesit e Ebu Bekrit([8]), Allahu qofte i kėnaqur me tė.

Lindja e tij: Ka lindur me 25 Ramazan 543 ose 544([9]). Opsioni i dyte ėshtė me i qėlluar([10]).

Llagapi (ofiqi) i tij: Dijetaret e Usuli Fikhut e kishin nominuar me "El Imam"([11]). Ėshtė thėnė se kėtė nominim e ka nga ithtarėt e tij shafiit dhe esh'arijj, dhe mu pėr kėtė, kur ne librat e tyre usuliste, fik'histe dhe apologjetike, pėrmendet llagapi Imam, pėr qellim ėshtė Fahru Rraziu([12]).

Shkaku se perse ėshtė nominuar me kėtė epitet qėndron ne faktin se ai ishte qendėr e studenteve, te cilėt i vinin nga vende te ndryshme dhe qe te gjithė gjenin tere atė qe iu nevojitej([13]), ndėrsa ne Hera mbiquhej Shejhul Islam([14]).  Allahu, subhanehu ve teala, kishte pėrmbledhur apo bashkuar ne personalitetin e kėtij njeriu pese gjera, me te cilat nuk kishte begatuar askėnd tjetėr gjate kohės se tij: Mundėsia e madhe pėr shprehje ne te folur, shendoshmeria mentale, dituri qe nuk mund te merrej me shume, dhe memorie te kthjellte-pastėr, e cila i ndihmonte pėr aprovimin e argumenteve dhe dėshmive"([15]).

Kunja (epiteti) i tij: Kishte disa sosh, si "Ebu Abdullah", " Ebu El Meali", njihej me te dyja se bashku "Ebu Abdullah Ebu Meali", " Ebu El Fadl", "Ibnu Hatib Err Rrijj", Ibnul Hatib"([16]).

Dijetaret janė munduar qe emrin, llagapin (llagapet), kunjen (epitetin) e tij dhe lindjen e tij, t'i bashkojnė ne njė fjali e kane thėnė: Ai ėshtė Muhammed Bin Omer Bin El Husjen Bin El Hasen Bin Alijj, El Mulekkab Bi (i mbiquajtur me) Fahruddin, El Mukna Bi (me kunje, mbiemėr) Ebu Abdullah Err Rrazijj, El Mevlid Et Taberistanijj (i lindur ne Taberistan), El Kureshijj Et Tejmijj El Bekrijj([17]).

Koha e tij: Ka lindur dhe ka jetuar ne gjysmėn e dyte te shek: VI h., i cili shquhej si shekull i rende pėr jetėn e muslimaneve, si ne aspektin politik poashtu edhe ne atė shoqėror, shkencor dhe besimor. Shteti Abasit ishte dobėsuar shume ndėrsa lajmet pėr kryqėzatat([18]) ne Sham dhe Tataret ne lindje kishin shqetėsuar shume muslimanet([19]).

Fėmijėt e tij: Nga jetepershkrimi i tij me ėshtė bere e qarte se Shejhu kishte katėr fėmijė; tre djem dhe njė vajze. Sa iu pėrket djemve ata ishin:

§         Dijaud-Dini,

§         Shemsud-Dini. Ndoshta ky ėshtė ai, pėr te cilin Shejhu aludoi ne porosinė e tij dhe te cilit ia dha kunjen "Ebu Bekir". Shquhej me mendjemprehtėsi, inteligjence dhe mendjezgjuarsi te rralle. Shejhu pėr te kishte thėnė: "Nėse ky bir imi jeton, do te jete me i ditur se unė!".

§         Fahrud Dini, dhe

§         Vajza, cila ishte e martuar me ministrin, Alaud Din([20]). Allahu e di me se miri!

Pėrshkrimi i tij: Ishte shtat mesatar, trup gjere (i shėndoshė), mjekrėn e kishte te madhe dhe kishte zė tė thekshėm-tingėllues([21]).

Interesimi i tij pėr dituri: Thoshte, Allahu e mėshiroftė: "Pėr Zotin! Mua me vie keq kur gjate kohės se ushqimit nuk mund te merrem me kėrkimin e diturisė, sepse koha ėshtė shume e shtrenjte"([22]).

Mėsuesit e tij: Fillet e para te diturisė Rraziu i kishte marrė nga i ati, Dijauddin, ndėrsa pas vdekjes se tij kishte vazhduar tek Kemal Es Semnani, tek i cili mėsoi kohe te gjate, pėr tu kthyer me pas ne Rrijj tek Mexhd El Xhijli, njeri prej nxėnėsve te Gazaliut([23]).  Disa dijetare kane cekur zingjirin e mėsuesve te tij ne Shkencėn e Usulit derisa kane arritur tek Shejhu Eh Hasen El Esh'arijj. Ka thėnė Ibni Halkani: Fahruddini, ne librin e tij, te cilin e quajti "Tahsilul Hakki", ka pėrmend se ai Shkencėn e Usulit e ka mėsuar te babai i tij, Dijaud Din Umeri, ndėrsa babai i tij tek Ebu El Kasim Sulejmna Bin Nasir El Ensari, ndėrsa ky tek imami i dy haremeve, Ebu El Meali El Xhuvejni, ndėrsa ky tek profesori Ebi Is'hak El Isfirajiini, ndėrsa ky tek hoxha El Husejn El Bahilijj, ndėrsa ky tek hoxha i sunnetit, Ebu El Hasen Alijj Bin Ismail El Esha'rijj…"([24]).

Pozita e tij ne dituri: Fahruddini ishte dijetar qe nuk kishte shok, ishte i pari i kohės se vet, ishte teologu i kohės se vet, kishte mėsuar shume shkenca dhe ne shume sosh ishte pjekur, ka qene imam ne Shkencen e Tefsirit([25]). Ishte dijetari me i madh i kohės se vet ne Shkencen e Fik'hut, Shkencat e Gjuhės, Logjikes, Lėvizjet Kelamiste, pastaj ishte shume i njohur edhe ne Mjekėsi dhe Filozofi. Emri i tij ishte pėrhapur shume dhe mu pėr kėtė shume studente nga vende te ndryshme pėr te mėsuar prej tij…([26]).

Vet Shejhu pėr vete thoshte: Nuk me ėshtė lejuar mėsimdhėnia e Shkencės se Kelamit (Apologjetikes) derisa kam mėsuar 12.000 fleta pėrmendėsh([27]). Argument tjetėr qe tregon pėr diturinė e tij te shumte ėshtė edhe fakti se ne ndejat apo tubimet shkencore te tij ne Hera prezantonin udhėheqės te fraksioneve te ndryshme, te cilėt e pyesnin pėr gjera te ndryshme ndėrsa ai iu pėrgjigjej ashtu siē ėshtė me se miri, edhe pse ata ishin njerėz me ide te ndryshme.

Ne tubimet e tij shkencore prezantonin edhe pushtetarė, princa dhe mbretėr. Ishte njeri i urte, kur shkonte diku, pas tij ecnin afėr 300 studente, te cilėt mėsonin shkenca te ndryshme prej tij, duke filluar prej Fik'hut, Usulit, Mjekėsisė, etj, dhe falė ndihmės se Allahut,Subhanehu ve teala, si rezultat i diturisė se Shejhut Fahruddin, njė numėr i madh i fraksioneve te devijuara, si Keramitet, etj, janė kthyer ne Drejtimin Sunnit([28])

Rraziu filozof: Pas njė studimi te disa librave, te cilat trajtojnė jetėn e Imamit Fahruddin, erdha ne pėrfundim, e Allahu e di me se miri!, se Fahruddini nuk ka qene filozof siē ishin Ibni Sinai, Farabiu, etj, por qėndrimi  i tij ishte qėndrim kritiku, duke pasuar kėshtu Imam Gazaliun, Allahu e mėshiroftė. Argument me te fuqishėm pėr kėtė kam vet thėnien e Fahruddinit: "Ne filim te mėsimit te Shkencės se Kelamit (Apologjetikes) mėsonim librat e tyre qe t'iu bėjmė reagime (kundėrshtime) duke kaluar kėshtu njė pjese te ndershme te jetės sonė ne kėtė...derisa Allahu, subhanehu ve teala, dhe na bekoi pėr pėrpilimin e librave, te cilat pėrmbajnė reagim dhe kundėrshtime atyre, filozofeve…"([29]).

Rraziu tefsirolog (komentator i Kur'anit): Nuk ka dyshim se Fahruddinni ishte tefsirolog, por ajo qe ėshtė polemizuar rreth tij ėshtė se ne cilėn shkence ka qene me i njohur. Ne vazhdim, nėpėrmjet thėnieve vijuese, do ten a u behet e qarte se ne cilėn shkence ka qene me i njohur:

  1. Ka thėnė Ibni Halkani: Ebu Abdullah Muhammed Bin Umer…fekih shafijj, i pari i kohės se tij, i vetmi i kohės se vet, ka ngadhėnjyer bashkėkohėsit e tij ne Shkencėn e Kelamit (Apologjetikes), Filozofisė; ai ka libra te dobishėm ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur'anil Kerim, ne te cilin ka mbledhur gjera te ēuditshme. Tefsiri ėshtė bukur i madh por Shejhu nuk e ka kryer-pėrfunduar te tėrin". Siē po shohim, Ibni Halkani, autoritetit ne Shkencėn e Fik'hut, Kelamit dhe Filozofisė, i dha pėrparėsi ndaj autoritetit te tij ne Tefsir, duke e llogaritur Tefsirin e tij vetėm si njė nder veprat e shumta te tij.
  2. Ka thėnė Dhehebiu: Fahruddin Err Rrazi, shkencėtar,…shafiijj (fikhist), komentator (tefsirolog), kelamist; autor i librave te njohura. Dhehebiu Shkencen e Fik'hut e perparesoi ndaj Shkencės se Tefsirit, ēka d.t.th se Fahruddini ka qene me shume i njohur ne Fik'h se sa ne Tefsir([30])
  3. Ka thėnė Jafi'iu: El Imam El Kebir, (imam i madh), ekspert, usulist, kelamist, debatues-diskutues, komentator (tefsirolog),…ka shkruar libra te dobishme ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur'anil Kerim,…i cili ėshtė bukur i madh por te cilin nuk e ka kompletuar([31]). Nga shprehjet e Jafi'iut kuptojmė se ai, sa i pėrket personalitetit shkencor te Rraziut, i ka dhėnė pėrparėsi Shkencės se Usulit dhe Kelamit (Apologjetikes) ndaj Shkencės se Tefsirit.
  4. Ka thėnė Sebkiu: Imam i kelamisteve…Sa i pėrket Shkencės se Kelamit, te gjithė janė te heshtur pas tij…Sa i pėrket shkencave filozofike, ai ėshtė veshur me mantelin e tyre dhe ėshtė mbuluar me rrobat e tyre…ndėrsa sa i pėrket shkencave fetare, (ai shquhet ne) Tesfir, Fik'h, Usul,…Siē po shohim Sebkiu, Shkencėn e Kelamit dhe Filozofisė e ka konsideruar me te theksuar tek Rraziu.
  5. Ka thėnė Davudiu: Imami Shkencėtari, Mbreti i kelamisteve te kohės se tij…komentator, kelamist,…Prej veprave te tij ėshtė edhe Et Tefsirul Kebir (Tefsiri i Madh), te cilin nuk e ka kompletuar.  Nga kjo thėnie kuptojmė se autoriteti dhe fama e tij ne Shkencėn e Kelamit kane qene mbi famėn e tij ne Shkencėn e Tefsirit, edhe pse asnjeri prej te lartpėrmendurve nuk dyshoi ne qenėsinė e Rraziut i denje pėr tefsir…([32])

Rraziu kėshilltar: Rraziu ne kėtė aspekt ishte shume i dalluar; fliste dhe kėshillonte ne dy gjuhe, arabe dhe persiane, dhe kur mbante ligjėrata, kishte pasion keshtuqe qante shume([33]).

Forma e mėsimdhėnies se tij: Kur Rraziu mbante ligjėrata, studentet i ndante ne rreshta, safa, ne xhami, duke i vene ne rendin e pare studentet e tij te mėdhenj, si: Zejnud Din El Keshijj, El Kutb El Misrijj, Shihabud Din En Nejsaburi, pastaj pasonin studentet, te cilėt nuk ishin te njė rangu ne dituri dhe te kuptuar me te paret, pastaj vinin te tjerėt e kėshtu me radhe. Kur ndokush pyeste diē, i pėrgjigjeshin studentet, nėse ata nuk dinin atėherė iu pėrgjigjeshin studentet e mėdhenj, e nėse as kėta nuk dinin iu pėrgjigjes vet Rraziu, i cili fliste fjale qe nuk mund t'i pėrshkruash([34]).

Veprat e tij: Te flasėsh pėr veprat e tij nevojitet kohe e gjate, sepse atyre iu ėshtė kushtuar rėndėsi e madhe, gjė qe nuk iu ėshtė kushtuar librave tjera te bashkėkohėsve te tij. Njerėzit iu qasen atyre, i mėsonin dhe refuzonin libra tjera, saqė thuhet se nganjėherė njė libėr i tij shitej nga 500 deri ne 1000 dinar te arit([35]).  Dijetaret, librat e tij, i kane ndare ne tri grupe:

·        Libra, te cilat i ka pėrfunduar,

·        Libra, te cilat nuk i ka kryer, dhe

·        Libra, ne gjuhen persiane.

 

Se pari: Librat, te cilat i ka kryer:

 

  1. Et Tefsirul Kebir([36])
  2. Tefsirul Fatiha([37])
  3. Et Tefsir Es Sagir, i cili quhet" Esrarut Tenzil Ve Envarut Te'vil
  4. Nihajetu Ukul
  5. El Mahsul (ne shkencėn e Usuli Fik'hut)
  6. El Mebahith El Mashrikijje
  7. Lubabul Isharat
  8. El Metalib El Alije Fil Hikme
  9. El Mealim (ne shkencėn e Usulit)
  10. El mealim (ne Usuluddin)
  11. Tenbihul Isharat
  12. El Erbeine (Usuluddin)
  13. Siraxhul Kulub
  14. Zubdetul Efkari Ve Umdetun Nedhari
  15. Sherhul Isharat
  16. Menakibu El Imami Esh Shafiijj
  17. Tefsiru Esmail-lahi El Husna
  18. Te'sisut Takdis
  19. Et Tarika
  20. Risaletun Fis Suali
  21. Muntehib Tenkilusha
  22. Mebahithul Vuxhudi Vel Ademi
  23. Mebahithul Xhedel
  24. En Nebdu
  25. Et Tarikatu El Alaijje
  26. Levamiu El Bejjinat F Sherhi Esmail-lahi Ves Sifat
  27. Fedailus Sahabeti Err Rrashidine
  28. El Kadau Vel Kader
  29. Risaletun Fil Huduth
  30. El Letaif El Gajaijje
  31. Shifaul Ijj Minel Hilaf
  32. El Haklu Vel Ba'thu
  33. El Ahlak
  34. Err Rrisaletu Es Sahabijje
  35. Err Rrisaletu El Mexhdijje
  36. Ismetul Enbija'
  37. Musadirat Iklidis
  38. Fil Hendese
  39. Nefthetun Masdurun
  40. Risaletun Fi Dhimmi-d-Dunja
  41. El Ihtijarat El Alaijje Fit Te'thirati-s-Semavijje
  42. Ihkamul Ahkam
  43. Err Rrijad El Muneka
  44. Risaletun Fin Nefsi
  45. El Mahsal
  46. Tarikatun (Fil Hilaf)
  47. El Mahsulu (ne Fik'h)
  48. El Milel Vne Nihal
  49. El Ajat El Bajjinat
  50. Risaletun Fit Tenbihi Ala Ba'dil Esrari El Muveddeati Fi Ba'di Suveri El Kur'anil Kerim
  51. Sherhu Ujun El Hikme
  52. Risaletu-l-Xhevheri-l-Ferd
  53. Fi-rr-Rremli
  54. Mesail-ut-Tibb
  55. Ez Zubde (ne Shkencėn e Kelamit)
  56. El Ferase
  57. El Mulehhas Fil Felsefe
  58. El Mebahith El ImadijjeFil Metalibi El Meadijje
  59. El Hamsine (Usuluddin)
  60. Risaletun Fin Nubuvvat
  61. Nihajetul Ixhazi Fi Dirajeti I'xhazi
  62. El Bejanu Vel Burhanu Fi-rr-Rreddi Ala Ehli-z-Zejgi Vet Tugjani
  63. Ujunu El Mesail En Nexhxharijje
  64. Tahsilul Hakki
  65. Muahadhatun Ala En Nuhat
  66. Tehdhibu-d-Delail Ve Ujunu El Mesail (Ilmul Kelam)
  67. Irshadun Nedhair Ila Letaifi El Esrar

 

Se dyti: Librat, te cilat nuk i ka kompletuar:

 

  1. Sherhu Sakti-z-Zend
  2. Sherhu Kul-lijati El Kanun
  3. Sherhu Vexhizil Gazalijj
  4. Fi Ibtali El Kijas
  5. Sherhu Nehxhi El Belaga
  6. El Xhaiu El Kebir Fit Tibb
  7. Sherhul Mufessal te Zemahsheriut([38])
  8. Et Teshrihu Min Err Rre'si Ila El Halk([39])

 

Se treti: Librat ne gjuhe persiane:

 

  1. Err Rrisaletu El Kemalijje
  2. Tehxhinu Ta'xhizi-l-Felasife
  3. El Berahinu El Behaijje([40]).

 

Fahruddini ishte i nderuar edhe ne mesin e mbretėrve:  Kur kishte shkuar tek Shihabuddin El Gurijj-i, Sulltani i El Gazene-s, ishte respektuar shume, saqė Sulltani i kishte dhėnė pasuri te shumtė. Kishte patur kontakte te mira edhe me Sulltanin Alauddin Havarizm Shah…([41])

Vdekja e tij: Imami Fahruddin kishte raporte te kėqija me keramitet, te cilėt edhe i sulmonte ne ligjėrata e tij por edhe ata ia kthenin. Armiqėsia ne mes tij dhe tyre kishte arritur deri ne atė mase saqė thuhet se ata e kishin helmuar dhe si rezultat kishte vdekur([42]).

Sido qe te jete, Shejhu, Allahu e mėshiroftė, kaloi ne fqinjėsi te Allahut, Subhanehu ve teala, me 1 Shevval 606 h.([43]) (ditėn e pare te Bajramit te Ramazanit), ditėn e hėnė, ne Hera. Ėshtė thėnė se Shejhu atė dite qėlloi ne pallatin e Sulltanit([44]). Ėshtė thėnė poashtu se ka vdekur ne muajin Dhil Hixhxhe te po kėtij viti([45]), por mendimi me i qėlluar ėshtė i pari. Allahu e di me se miri!

Asketizmi dhe sofizmi i tij: Ėshtė transmetuar se imami shume shpesh e pėrmendte vdekjen, madje vet kishte thėnė: "Unė kam mėsuar prej shkencave atė qe njeriu mund ta mėson, ndėrsa tani nuk preferoj asgjė tjetėr pėrveē takimit te Allahut,Subhanehu ve teala dhe shikimin ne Fytyrėn e Tij, i Madhėruar qofte!([46]).

Pendimi i tij pėr shkak te marrjes me kelam: Ka thėnė Ibni Salahi: Me ka informuar El Kutbu Et Tugani dy here se e ka dėgjuar Fahruddin Err Rrazin duke thėnė: Ah sikur mos te merresha me Shkencėn e Kelamit, dhe qante"([47]). Ėshtė transmetuar poashtu prej tij se ka thėnė: "I kam provuar rrugėt kelamiste dhe metodat filozofike por kam pare se ato as nuk shuajnė etjen e te eturit dhe as nuk shėrojnė te sėmurin, ndėrsa rrugėn me te vėrtet e kam pare rrugėn e Kur'anit. Lexo ne Kur'an pėr zhveshjen e Allahut, Subhanehu ve teala nga te metat " وَاللَّهُ الْغَنِيُّ وَأَنْتُمُ الْفُقَرَاءُ All-llahu s’ka farė nevoje, e ju jeni tė varfėr (keni nevojė)".(Muhammed, 38), pastaj " لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ Asnjė send nuk ėshtė si Ai".(Shura, 11), pastaj " قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!". (Ihlas, 1).

Pastaj lexo pėr vėrtetimin e cilėsive te Allahut,Subhanehu ve teala " الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى (E Ai ėshtė) Mėshiruesi qė qėndron mbi Arshin ".(Taha, 5), pastaj " يَخَافُونَ رَبَّهُمْ مِنْ فَوْقِهِمْ I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta".(Nahl, 50), pastaj "إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė, e Ai i pranon"(Fatir, 10).

Pastaj lexo se ēdo gjė ėshtė prej Allahut,Subhanehu ve teala " قُل كُلٌّ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ Thuaju: “Tė gjitha janė nga All-llahu!".(Nisa, 78), pastaj ka thėnė: Them prej thellėsisė se zemrės dhe brendėsisė se shpirtit: Unė pranoj se ēdo gjė qe ėshtė e pėrkryer, e mirė, e madhe, e ndritshme, i takon Atij, ndėrsa ēdo gjė qe ėshtė e mete, Ai ėshtė i pastėr prej saj"([48]). Megjithė kėto argumente, prapėseprapė disa thonė se Shejhu nuk ėshtė penduar nga marrja me Ilmul Kelam dhe se kėto informata me shume janė te pavėrteta se sa te vėrteta([49]). Allahu e di me se miri!

 

Kapitulli i dyte:

TEFSIRI I TIJ DHE METODOLOGJIA E TIJ NE TE

 

Rreth tefsirit te tij: Ky tefsir ėshtė i botuar, ėshtė disa vėllime dhe fale ndihmės se Allahut, Subhanehu ve teala ėshtė i qarkulluar ne mesin e dijetareve. Para se te hyjmė ne disa detaje te librit, e shohim te rrugės t'i cekim dy gjera, qe kane te bėjnė me kėtė libėr:

1.      Imami nuk e ka pėrfunduar kėtė libėr([50])

2.      Shume dijetare i kane dhėnė njė sere vėrejtjesh kėtij tefsiri, si: zgjerimi ne mes'ele (problematika) te Ilmul Kelamit (Apologjetikes), shkenca metafizike dhe matematiko natyrore, te cilat nuk kane fare lidhje me tematiken e tefsirit dhe pėr te cilat Libri i Allahut (Kur'ani) nuk ka fare nevoje…Prej kritikave me te mėdha qe i jane dhėnė ka qene ajo pėr te cilėn na lajmėron Ibni Haxheri: "Ėshtė gjykuar se ka sjellur dyshimin (e armiqve te fesė) ne mėnyrėn me te forte, ndėrsa ne momentin kur e ka demantuar nuk ėshtė treguar shume serioz". Kjo vėrtet ėshtė e qarte ne tefsirin e tij, madje ėshtė thėnė se ai aprovonte drejtimin e kundėrshtarit aq bukur saqė as vet kundėrshtari i tij nuk mund ta bėnte, ndėrsa kur kthehej ta aprovonte te vėrtetėn, tregohej i dobėt dhe nuk ia epte hakun pėrgjigjes. Mu pėr kėtė, disa njerėz e akuzonin Rraziun ne fe dhe dyshonin ne besimin e tij"([51]).

Nga ajo qe kaloi, ne mes tjerash pame se Rraziu nuk e ka pėrfunduar tefsirin e tij. Ky nuk ėshtė i vetmi qe e ka thėnė kėtė, sepse ekzistojnė edhe dijetare dhe mendimtarė tjerė, te cilėt e kane pohuar njė gjė te tille, si:

·        Ka thėnė Mennaul Kattani: Thėniet argumentojnė se Fahru Rraziu nuk e ka kompletuar atė, pėr tu komplikuar me pas se kush e pėrfundoi atė pas tij. Shejh Dhehebiu ne lidhje me kėtė thotė: Atė qe mund ta them si zgjidhje te kėtij problemi ėshtė se Imami Fahruddin e ka shkruar tefsirin e tij deri tek Sureja El Enibija', pastaj e ka vazhduar Shihabuddin El Hubijj, por as ky nuk e ka pėrfunduar, keshtuqe erdhi pas tyre Nexhmud Din El Kamuli dhe e plotėsoi pjesėn e mbetur. Mund te themi se Shihabi e kishte pėrfunduar dhe se Kamuli ka bere tjetėr plotėsim. Kjo kuptohet prej formės sipėrfaqėsore te thėnies se autorit te librit Keshfu-dh-Dhunun([52]).

·         Ka thėnė Ibni Halkani: Ebu Abdullah Muhammed Bin Umer…Ka libra te dobishme dhe atė ne shkenca te ndryshme, prej tyre: Tefsirul Kur'anil Kerim; ne te cilin ka tubuar gjera te ēuditshme…ėshtė shume i madh por nuk e ka pėrfunduar te terin…([53]).

·        Ka thėnė Jafiu': Imami i Madh, Shkencėtari,…ka shkruar libra te dobishme ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur'ani El Kerim...i cili ėshtė i madh shume por nuk e ka kompletuar"([54]).

·        Ka thėnė Davudiu: Imami, SHkencetari, Mbreti i kelamisteve te kohės se tij…komentatori, kelamisti…prej veprave te tij ėshtė edhe Et Tefsirul Kebir, te cilin nuk e ka kompletuar…"([55]).

·        Ka thėnė El Kadi Shehbeh: Ai nuk e ka kompletuar atė([56]). Imam Dhehebiu ka pėrmendur njė argument, pasi qe ka cekur polemikat se cila ishte sureja e fundit, tek e cila arriti, se ai gjate leximit ne kėtė tefsir, respektivisht ajetit " جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ ".(Vakia, 24), ka hasur ne kėtė shprehje: Mes'eleja (ēėshtja) e pare ėshtė usuliste; e ka pėrmendur Imami Fahrud Din, Allahu e mėshiroftė, ne shume vende, ndėrsa ne e cekim kėtu…"([57]).

·        Ne njė artikull, te publikuar ne www.islamweb.net, thuhet: Nuk e ka pėrfunduar tefsirin e tij gjer ne fund, por atė e pėrfunduan ata qe erdhėn pas tij…duke mos harruar se lexuesi i kėtij tefsiri shume rėnde e ka te gjej dallim ne metodologji dhe shtjellime te temave; libri nga fillimi e gjer ne fund i pėrmbahet njė parimi, stili apo metode([58]).

Unė pėr vete si njė studiues i ri, student, them ne baze te asaj qe me ėshtė lehtėsuar prej Allahut, subhanehu ve teala, dhe kam pėrfituar si rezultat te studimit te kėtyre mendimeve, Imami Fahruddin Err Rrazi e ka kompletuar tefsirin e tij dhe kėtė pėr arsyet vijuese:

1.      Te gjithė dijetaret nuk janė te kėtij mendimi. Siē pame me larte, kur cekem librat e tij, disa jetepershkrues, Tefsirin e tij, e kane konsideruar ne mesin e librave te cilat Shejhu i ka pėrfunduar, dhe pot e mos ishte kėshtu, sigurisht se do ta venin kėtė libėr ne rangun e dyte, respektivisht ne listėn e librave te cilat nuk i ka pėrfunduar.

2.      Shejhu Mennaul Kattan sikur ka dyshuar ne faktin se Shejhu nuk e ka pėrfunduar tefsirin e tij dhe mu pėr kėtė tha: Lexuesi i kėtij tefsiri nuk mund te gjen dallim ne mėnyrėn dhe metodologjinė e tij si dhe nuk ka mundėsi ta dalloje origjinalin (atė qe e shkroi Shejhu) prej plotėsimit (atė qe e plotėsuan nxėnėsit e tij)([59]). Pėr ēudi njė gjė te tille e ka thėnė edhe vet Dhehebiu([60]) dhe te tjerėt([61]). Vėrtet kėto thėnie na bėjnė te dyshojmė deri diku ne rrėfimet se Shejhu nuk e ka pėrfunduar atė, sepse nuk ka mundėsi te mos kėtė dallime ne mes metodologjive dhe mėnyrave te njerėzve, madje qofte edhe pak, ndėrsa kur te kthehemi dhe ta meditojmė personalitetin e Shejhut, me nuk te mbetet vend te besosh ne kėto rrėfime, sepse ai ka qene dijetar, qe asnjė njeri i kohės se vet nuk ka qene i barabarte me te, e ne kėtė kontekst, as nxėnėsit e tij, te cilėt e plotėsuan tefsirin e tij pas tij. Madje vet Dhehebiu pėr mendimin e tij kishte thėnė s ai ėshtė vetėm supozim([62])

3.      Atė qe tha Dhehebiu se kinse ai ka arritur gjer tek Sureja Enbija', edhe pse vet pranoi se nuk ka dallime ne metodologji, dhe se mendimi i tij ėshtė supozim, i cili mund te jete por mund edhe te mos jete i vėrtet([63]), mund ta komentojmė se ekziston mundėsia qe Imami ua ka diktuar Tefsirin e tij nxėnėsve, siē ka qene zakon tek gjeneratat e para, dhe ata janė qe e shkruajtėn kėtė tefsir, keshtuqe mund te hasesh me vone se "Shejhu nuk e ceku kėtė ndėrsa ne po e cekim.." e te ngjashme.  Ka mundėsi qe te jene shumuar ekzemplaret pas vdekjes se tij prej ndonjėrit nga nxėnėsit e tij, dhe me atė rast, nxėnėsi e ka pare te nevojshme shtimin e ndonjė shtese, qe Shejhu i tij zakonisht e ka cekur ne raste te tilla dhe ndoshta nga harresa nuk e ka cekur ne vendin tjetėr, pėr t'i dhėnė  tefsirit njė forme me te pėrkryer.  Allahu e di me se miri!

4.      Thotė Shejhu Halil El Mejsi, drejtor i  Az'harit ne Liban dhe Myfti i Libanit, ne parathėnien e tij bėrė Tefsirit te Fahruddin Err Rrazit: Njeri prej hulumtuesve te denje, Dr: Muhammed Hasen El Imari, ne librin e tij rreth jetės se Rrazit, pas studimit tė tė gjitha sureve, ka ardhe ne pėrfundim se  Imami Fahruddin Err Rrazi e ka kompletuar komentimin e tere Kur'anit Famėlartė"([64]). Allahu e di me se miri!

 

Metodologjia e Rraziut ne kėtė tefsir: Rraziu ne Tefsirin e tij gjate argumentimeve apo konkluzioneve kelamiste (apologjetike) dhe logjike ndjek metode filozofike teologjike, interesohet shume pėr hulumtime te natyrės (kozmosit), si dhe me rastin e komentimit te ajetit, bėn ndarje te tij ne shume me'ele (ēėshtje) pėr t'iu kėsyer komentimit te tij me pas duke mbrojtur Kredon (besimin) e Ehli Sunnetit dhe Xhematit (sunnive)([65]).

Rraziu poashtu interesohet edhe pėr munasebatet (lidhjet kuptimore) ne mes ajeteve dhe sureve si dhe e tepron ne kalimin nga tema ne teme, e sidomos shkenca matematiko natyrore, astronomi, filozofi, pastaj hulumtime teologjike ne forme te konkluzioneve te filozofeve racionaliste, pastaj pėrmend drejtimet e juristeve, pėr shumicėn e te cilave, Shkenca e Tefsirit nuk ka fare nevoje([66]).

Tefsiri i tij poashtu pėrmban edhe thėnie dhe mendime te komentatoreve, si: Ibni Abbasit, Kelbiut, Muxhahidit, Katades, Sudijj-it, Seid Bin Xhubejr-it.

Ne ēėshtjet gjuhėsore transmeton nga transmetuesit e mėdhenj, si: Esmeiu, Ebu Ubejde dhe nga dijetare, si: Ferr-rrau, Zuxhaxhai dhe Mebredi.  

Poashtu ka transmetuar edhe komentatore tjerė, si: Mukatili, Tha'lebiu, Vahidiu, Ibni Kutejbe, Taberiu, El Bakilani, Ibni Fureku, te cilin Rraziu e quan "Profesor (ustadh)", Kaffal Esh Shashi El Kebir dhe Ibni Arefe.

Poashtu ka transmetuar edhe nga Mu'tezilitet, si: Esfehani, Kadi Abdul Xhebbari, Zemahsheriu, por me qellim demantimi dhe kundėrshtimi e jo argumentimi([67]).

Tefsiri i tij ehte i zhveshur prej israilijateve, te cilat edhe nėse i pėrmend i pėrmend sa pėr t'i demantuar e jo pėr te argumentuar. Poashtu demanton edhe thėniet, te cilat njollosin personalitetit e cilitdo pejgamber te Allahut,subhanehu ve teala,([68]).

Qėndrimi i tij ndaj Mu'tezileve: Rraziu, Allahu e mėshiroftė, nuk ka lėnė shanse qe i ka ardhur pa e shfrytėzuar pėr demantim dhe kundėrpėrgjigje Mu'tezileve. Disa dijetare mendojnė se Rraziu ne kėto raste nuk ėshtė treguar i suksesshėm dhe se demantimi nuk ka qene i kėnaqeshe. Ibni Haxheri ne Lisanul Mizan ka thėnė: "Ėshtė akuzuar pėr cekjen e dyshimit (argumentit te kundėrshtarėve te sunnive S.I) ne mėnyrėn me te fuqishme dhe pėr anashkalimin ose lėshimin pe gjate kundėrshtimit apo demantimit te saj". Disa kane thėnė: "Dyshimet i sjell ne te holla ndėrsa demantimet me kamate". (d.t.th: nuk ia jep hakun demantimit apo kundėrpėrgjigjes ndaj kundėrshtareve te sunnive). Ibni Haxheri ne "Lisanul Mizan" pasi qe e lėvdon tefsirin e Kurtubiut dhe te Rraziut, bėn njė vėrejtje e thotė: …pėrveē se tefsiri i tij (Rraziut) ka shume te meta. Me ka treguar Sherefuddin En Nesibi se Shejhu i tij, Siraxhud Din Es Sermijahi El Magrebijj kishte shkruar njė libėr dy vėllimesh, ku kishte pėrmendur te gjitha vėrejtjet e tij pėr tefsirin e Rraziut. Shpeshherė e akuzonte dhe thoshte: I sjell dyshimet e kundėrshtarėve te fesė dhe aprovon ato ne formėn me te mire ndėrsa kur sjell mendimet e Sunnive, i sjell ne formėn me te dobėt"([69]).

Pastaj  ėshtė e pamundur te kaloje pranė ndonjė ajeti, qe pėrmban dispozita e te mos pėrmend mendimet e juristeve (fukahave), duke mbrojtur me argumente dhe dėshmi drejtimin shafiit, te cilin e pason. Poashtu pėrmend mes'ele (ēėshtje( usuliste, gjuhėsore, retorike, edhe pse ne kėto nuk thellohet shume siē thellohet ne mes'ele te Shkencave Metafizike dhe Matematikore.

Me njė fjale, libri me shume i ngjanė njė enciklopedie te Shkencės se Kelamit (Apologjetikes) dhe Shkencave Metafizike, gjė, e cila ka mbizotėruar me se shumti ne tefsirin e tij, dhe gje e cila deri diku ia humb vlerėn kėtij libri si tefsir (koment) i Librit te Allahut, (Kur'anit)([70]).

Poashtu Rraziu cek edhe lexime te ndryshme te ajeteve kur'anore, ku pėr secilėn sjell domethėnie dhe ndoshta edhe ajet vokalizon ne baze te atyre leximeve (kiraeteve) dhe pėr te cilat dėshmon me thėnie te gjuhėtarėve.

Njė e mete tjetėr e madhe e tefsirit te tij ėshtė se nuk pėrmend hadithe, madje edhe ne rastet kur ka polemike mes juristeve (fukahave) islame, ne kohen kur ai argumenton me poezi pėr konkluzione gjuhėsore, retorike-elokuence, ose ne ndonjė rast letrar, moral a fetar. Tefsiri i tij ėshtė i stėrmbushur me shkaqe te zbritjeve te ajeteve ose sureve (esbabun nuzul), me sened e pa sened (varg transmetuesish), te cilat zakonisht ua atribuon ndonjė sahabiu (shoku te Pejgamberit,Alejhi selam,) ose tabiiu (gjenerata e dyte pas Pejgamberit,Alejhi selam,)([71]).

Ndoshta mu pėr kėtė ka thėnė Ebu Hajjani ne tefsirin e tij El Bahru El Muhit: Imami Fahruddin Err Rrazi ka tubuar ne tefsirin e tij gjera te shumta dhe te gjata, pėr te cilat nuk ka nevoje ne Shkencėn e Tefsirit, dhe mu pėr kėtė kane thėnė disa dijetare: Net e ka ēdo gjė pėrveē tefsirit"([72]).

Sido qe te jete dhe ēkado qe te thuhet, Lavdim apo qortim pėr kėtė libėr, ne nuk mund ta mohojmė faktorin tefsir, i cili nuk ėshtė i pakte ne kėtė libėr dhe i cili i bėn shume dobi kėrkuesit te diturisė. Ne te ka te qėlluara por ka edhe gabime, dhe kjo nuk ėshtė ēudi sepse Rraziu ishte njeri dhe siē thotė Imam Maliku, Allahu e mėshiroftė!,: Te gjithė njerėzve iu merret dhe iu refuzohet fjala, pėrveē pronarit te kėtij varri", duke pėrqėllimuar me kėtė Muhammedin, Alejhi selam([73]).

Mu pėr kėtė, Nejsaburi duke lėvduar Rraziun dhe tefsirin e tij ka thėnė: "… pėrmban aq shumė tematika dhe fetva e kėshilla tė vlefshme, saqė ėshtė e pamundur edhe tė numėrohen, por, meqenėse pėr fillestarėt ky tefsir ėshtė paksa i gjatė, atė e kishte shkurtuar, duke u pėrpjekur qė gjatė kėtij shkurtimi tė theksonte edhe mendimet e veta personale ([74]).

 

Pasthėnia

 

Falėnderimi i takon Allahut, subhanehu ve teala ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, lejhi selam, me pas:

Ne vijim, ne mėnyrė te pėrmbledhur, pėrmendim rezultatet me te rendesishme te kėtij punimi:

*           Autoriteti i Fahruddin Err Rrazit ne Apologjetike tejkalonte autoritetin e tij ne Tefsir.

*           Ne Filozofi ndiqte metodėn e Imam Gazaliut, Allahu i mėshiroftė te dyte!,

*           Ėshtė vėrtetuar se Fahrudini ka qene i denje pėr Tefsir

*           Tefsirin e tij, pėr te cilin ėshtė diskutuar shume, e ka kompletuar,

Kėto ishin nder rezultatet me te rėndėsishme te kėtij punimi.

Falėnderimi i takon Allahut ne fillim e fund!

Sedat Gani Islami

30 tetor 2005, e diele

26 Ramazan 1426

Brunei Darussalam

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Literatura e konsultuar:

 

  1. Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, botimi ri, 1995, Darul Fikr, Bejrut, Liban.
  2. Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker Es Sujuti, botimi i pare, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
  3. Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, botimi i trete, Daru Ihjai Et Turathi El Arebijji, Bejrut, Liban, Mektebetul Mearif, Er Rrijad, Saudi,
  4. Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, botimi i trete, 1985, Mektebetu Vehbe, Egjipt,
  5.  Mir'atul Xhinan Ve Ibretul Jakdhan Fi Ma'rifeti Ma Ju'teberu Min Havadithi Ez Zeman, El Imam Ebu Muhammed Abdullah Bin Es'ad Bin Alijj Bin Sulejman El Jafiijj, El Jemenijj El Mekkijj, botimi i dyte, 1993, Darul Kutub El Islamijj, Kajro, Egjipt,
  6.  El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj,
  7. El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, botimi i pare, 1988, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
  8.  Et Tefsirul Kebir, botimi i pare, 1995, Darul Kutub El Ilmije, Bejrut, Liban,
  9. El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, 
  10. Dr: Subhi Salih, Mebahith Fi Ulumi El Kur'an, botimit i 15-te, 1983, Darul Ilmi Lil Melajine, Bejrut, Liban

 

----------------------------------------------------------------

[1] Me prejardhje Bekrijj

[2] I lindur ne Rrazi

[3] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, botimi ri, 1995, Darul Fikr, Bejrut, Liban, vell: 1, f:3.

Shėnim: Pėr jetėn e kėtij dijetari te madh kemi pėrdorur disa botime te ndryshme te tefsirit te tij, me parathėnie te dijetareve te ndryshėm, keshtuqe ne fusnota ose e kemi shėnuar me parathėnie te filanit, nėse emir i librit ėshtė i njėjtė, ose kemi mjaftuar vetėm me emrin e librit, nėse emir ėshtė pak me ndryshe,  si: Et Tefsirul Kebir, i cili ėshtė i njėjti libėr por me emėr paksa ndryshe. Pra kjo le te mbetet njė sqarim. 

[4] Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker Es Sujuti, botimi i pare, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, f: 100

[5] Usulist-dijetar i shkences se Usuli fikhut, e cila merret me argumentet, nga te cilat perfitohen rregulla fetare

[6] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, botimi i trete, Daru Ihjai Et Turathi El Arebijji, Bejrut, Liban, Mektebetul Mearif, Er Rrijad, Saudi, pjesa I-II, f: c (parathėnia e librit)

[7] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, botimi i trete, 1985, Mektebetu Vehbe, Egjipt, vell: i, f: 276

[8] Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker Es Sujuti, f:100

[9] Mir'atul Xhinan, f: 11.

[10] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: c (parathėnia e librit)

[11] Mir'atul Xhinan Ve Ibretul Jakdhan Fi Ma'rifeti Ma Ju'teberu Min Havadithi Ez Zeman, El Imam Ebu Muhammed Abdullah Bin Es'ad Bin Alijj Bin Sulejman El Jafiijj, El Jemenijj El Mekkijj, botimi i dyte, 1993, Darul Kutub El Islamijj, Kajro, Egjipt, pjesa: IV, f:7

[12] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 35

[13] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, botimi i pare, 1988, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, vell: i, f: 7-8

[14] Mir'atul Xhinan, f:8

[15] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 35

[16] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:3.

[17] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 31-33

[18] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: i, f: 7-8

[19] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:3.

[20] Et Tefsirul Kebir, botimi i pare, 1995, Darul Kutub El Ilmije, Bejrut, Liban, vell: I, f:10

[21] El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, pjesa: III, f:142.

[22] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 34

[23] Mir'atul Xhinan, f:11, reference e mėhershme.  

[24] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: c-d (parathėnia e librit)

[25] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, vell: i, f: 276

[26] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: d (parathėnia e librit)

[27] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 34

[28] Mir'atul Xhinan, f:8

[29] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:3.

[30] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8.

[31] Mir'atul Xhinan, f:8

[32] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8.

[33] Mir'atul Xhinan, f:8

[34] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathėnia e librit)

[35] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 37

[36] Ne te vėrtet, rreth kėtij libri ka divergjenca mes dijetareve, siē pame me larte, ku disa thane se Rraziu nuk e kishte pėrfunduar. Gjate shtjellimit te tefsirit te tij, do te zgjerohemi ne kėtė pike ku ne baze te argumenteve do te mundohemi ta mbrojmė teorinė se Shejhu e ka pėrfunduar kėtė libėr.

[37] Thotė Dhehebiu: Ndoshta ky libėr tani ėshtė brenda kopertinave te Tefsirul Kebir-it. Et Tefsiru Vel Mufessirune, Edh Dhehebijj,pjesa:i, f: 276 Ekziston mundėsia se Shejhu me pare e ka komentuar Suren Fatiha, me pastaj kur ka bere tėrė komentin e Kur'anit, e ka futur ne kuadėr te kėsaj pune edhe kėtė koment. Allahu,subhanehu ve teala, e di me se miri!

 [38] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: I, f: 7-8

[39] Ne disa libra tjera qėndron: Min Err Rre'si Ila El Halijje. Shif: Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, vell: 1, f:6.

[40] Et Tefsirul Kebir, vell: I, f:12-14

[41] El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, pjesa: III, f:142.

[42] Ibid

[43] Mir'atul Xhinan, f:11

[44] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: I, f: 6

[45] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathėnia e librit)

[46] Ibid

[47] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: I, f: 6

[48] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathėnia e librit)

[49] Shif artikuj te botuar te Jusuf Ebu Halilit ne  http://www.alriyadh.com/2005/08/21/article89023.html

[50] Ky nuk ėshtė mendim i joni. Ne tani jemi duke transmetuar thėnie te mendimtarėve dhe dijetareve.

[51] Ky artikull ėshtė huazuar nga interneti, www.islamweb.net, i publikuar me 15-6-2004

[52] Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur'an, botimi i 19-te, 1983, Muessesetu-rr-Rrisale, Bejrut, Liban, f:367-368

[53] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8

[54] Mir'atul Xhinan, f: 8

[55] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8

[56] Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 277

[57]Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 278

[58] Artikull i publikuar ne www.islamweb.net, ditėn e marte, me 15/ 6/ 2004

[59] Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur'an, f: 368

[60] Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 279

[61] Artikull i publikuar ne www.islamweb.net, ditėn e marte, me 15/ 6/ 2004

[62] Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 279

[63] Ibid

[64] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:10

[65] Dr: Subhi Salih, Mebahith Fi Ulumi El Kur'an, botimit i 15-te, 1983, Darul Ilmi Lil Melajine, Bejrut, Liban, f:293

[66] Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur'an, f: 368

[67] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:9

[69] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 280

 [70] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 281

[71] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:9

[72] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 281

Hosted by www.Geocities.ws

1