1. Domethėnia e Xhamisė dhe Mesxhidit
Mesxhid d.d.th vendi, ne te cilin behet sexhdeja.
Zemahsheriu dhe Zuxhaxhi kane thėnė: "Ēdo vend, ne te cilit adhurohet
(behet ibadet) quhet mesxhid. Kėtė bazuar ne thėnien e Muhammedit,Alejhi
selam: "و جُعِلت لي الأرض مسجدا و
طَهورا ndėrsa toka me ėshtė
bere mesxhid (vend faljeje) dhe
pastėrti".
Ndėrsa dijetari i famshėm, Kadi El Ijjad, ne lidhje me kėtė
hadith ka thėnė: "Kjo ėshtė njė veēori, me te cilėn shquhet ky ummet yni,
sepse ne te kaluarėn (popujt e mėparshėm), njerėzit nuk faleshin pėrveē se
ne vendet, pėr pastėrtinė e te cilave ishin plotėsisht te bindur. Ndėrsa ne
jemi veēuar me lejimin e namazit ne tere token pėrveē ne vendet, qė janė te
njohura si te papastėra".
Kurtubiu, komentatori i shquar i Kur'ani Kerim, ka thėnė: "Me
kėtė cilėsi, Allahu, subhanehu ve teala, e dalloi Pejgamberin e Tij (Muhammedin,
Alejhi selam), sepse pejgambereve para tij namazi iu lejohej vetėm ne vende
te caktuara, si: sinagogat e ēifutėve apo kishat e te krishterėve".
Zerkeshiu ne koment te kėtij hadithi ka thėnė: "Sikur
Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: Me ėshtė bere mua toka vend faljeje (mesxhid)
dhe pastėrti ndėrsa pejgambereve tjerė iu ėshtė bere xhami dhe jo pastėrti".
Sido qe te jete, mendimi i Zerkeshiut nuk ėshtė i sakte,
sepse tere toka pejgamberėve te mėparshėm, alejhimus selam, nuk iu ėshtė
bere xhami, sepse ata kishin vend te caktuar pėr falje qe nuk lejohej ta
kryenin lutjen dhe adhurimin ne ndonjė vend tjetėr. Ndėrsa sa i pėrket
pastėrtisė se tokės, ne aspektin e lejimit te tejemmumit (marrjes abdes me
dhe), asnjė pejgamberi para Muhammedit, Alejhi selam nuk i ėshtė lejuar njė
gjė e tille, sepse Allahu, subhanehu ve teala, vetėm Muhammedin, Alejhi
selam e veēoi me kėtė cilėsi, pra bėrjen e tokės te pastėr (per abdes me
dhe) pėr te.
Zerkeshiun kur sqaron arsyen e zgjedhjes se fjalės Mesxhid
pėr vendin e faljes thotė: "Meqė sexhdeja ėshtė elementi mė me vlere i
namazit dhe shansi me i mire pėr tu afruar robi (njeriu) tek Allahu,
subhanehu ve teala, emri i vendit te faljes u zgjodh prej saj (sexhdes) dhe
u quajt: Mesxhid (vend ku behet sexhdeja) e nuk u quajt Merkea' (vendi ku
behet rukuja)".
Ndėrsa sa i pėrket shprehjes Xhami' (vend tubim), ajo ėshtė
atribut i Mesxhidit. Ėshtė atribuar me kėtė sepse ėshtė shenje tubimi.
Ne gjeneratėn e pare, fjalėn Xhami nuk ia atribuonin
Mesxhidit, por mjaftonin vetėm me fjalėn Mesxhid. Ndonjėherė e ceknin atė ne
forme atributi (pėrshkrimi) e thonin: El Mesxhid El Xhami' e ndonjėherė e
ceknin atė ne lidhjen gjinore e thonin: Mexhidul Xhami' (Mesxhidi i Xhamise).
Me kalimin e kohės, njerėzit filluan te mjaftojnė vetėm me atributin, pra
fjalėn Xhami', pėr Mesxhdin e madh (faltoren e madhe), ne te cilin falej
xhumaja, edhe nėse vet objekti ishte i vogėl, sepse ai bashkonte njerėzit
pėr njė kohe te caktuar.
Ne lidhje me kėtė, thotė Hisham Bin Ammari: "Kur Omer Bin
Hattabi hapi-ēliroi vende, i shkroi Ebu Musait, i cili ndodhej ne Basra,
duke e urdhėruar te ndėrtojė mesxhid pėr xhemat dhe mesxhide pėr fise (neper
lagje), ndėrsa ne ditėn e xhuma, tere xhemati (falėsit) bashkohen ne
Mesxhdin e Xhematit"().
Njė letėr te tille Omeri ua shkroi edhe Sa'd Iben Ebi Vekkasit, i cili ishte
guvernator i Kufes, Amr Bin El Asit, i cili ishte guvernator i Egjiptit dhe
komandanteve te ushtrive te Shamit.
Ndėrsa fjala Misxhed, ėshtė vendi i sexhdes derisa
fjala Mesxhed nėnkupton ballin e njeriut, me te cilėn prek sexhden ne
toke. Fjala Misxhid ėshtė shprehje, e cila emėrton Humren, e cila
ėshtė njė shtroje e vogėl. Eksitojnė hadithe, te cilat rrėfejnė se
Pejgamberi, Alejhi selam, falej ne Humre, e cila siē thamė- ėshtė shtroje e
vogėl aq sa mund te behet sexhde ne te. Kjo shtroje pėrpunohet prej degėve
te pallmės. Ne hadithin e Ummu Selemes qendron se Pejgamberi, Alejhi selam,
ka thene: " Ma pėrgatit Humren (shtrojėn qe te falem)".
Shehristani ne pėrshkrimin e Humres thotė: "Ajo ka madhėsi
aq sa vendos njeriu ballin ne sexhde, qofte hasėr (shtroje) apo e pėrpunuar
nga fletėt e pallmės ose peme te ngjashme". Pastaj shton edhe kėtė: "Humreja
nuk ėshtė ndryshe pėrveē se me kėtė madhėsi (te lartcekur) dhe ėshtė quajtur
Humre sepse penjte e saj janė te mbuluar me degėt-flete e saja"().
Pastaj muslimanet filluan ta pėrdorin sexhaden, madje disa
njerėz e quajnė musal-la (faltore), e cila ėshtė cope materiali e qepur, ku
njeriu mund te falet dhe te ulet.
Disa komentator te hadithit menduan se Humreja nuk ėshtė
ndryshe pėrveē se ne madhėsinė, ne te cilėn njeriu mund te vendos ballin e
tij pėr te bere sexhde. Megjithatė Hitabiu nuk
mendon kėshtu. Ai thotė se Humre ėshtė sexhadeja, ne te cilėn falet. Hitabiu
mendimin e vet e argumenton me hadithin e Ibni Abbasit ne Sunenin e Ebu
Davudit se "Njė mi kishte tėrhequr fitilin (qiriun) derisa e kishte
hedhur ne Humren e Pejgamberit, Alejhi selam, ne te cilėn ai ishte ulur dhe
e kishte djegur njė pjese sa madhėsia e dėrhemit". Kjo tregon sipas
Hitabiut se Humre-ja nuk ėshtė e vogėl vetėm se mund ta vesh kokėn ne te.
Ibni Ethiri ne librin e tij En Nihaje
thotė: "Kjo ėshtė dėshmi e qarte se Humreja emėrton shtrojėn e madhe te
llojit te vet". Bazuar ne kėtė, si pėrfundim do te mund te konkludonim
se Humreja mund te pėrdoret si sinonim i sexhades.
2. Xhamitė ne kohen e Muhammedit,Alejhi selam
Muhammedi, Alejhi selam kishte dėshirė te madhe pėr
ndėrtimin e xhamive, keshtuqe vetėm ne te gjalle te tij, u ndėrtuan 18 xhami
siē thotė Ibni Hisahmi nė Siretu Ibni Hisham ose 9 siē thonė disa te tjerė.
Ngjashėm me Pejgamberin, Alejhi selam, vepruan edhe sahabet
e tij. Kėtė e dėshmon edhe tregimi i Omerit, Allahu qofte i kėnaqur me te, i
cili kishte urdhėruar guvernatorėt e Basres, Kufes dhe Shamit pėr ndėrtimin
e xhamive. Kjo sikur aludon ne domosdoshmėrinė e ndėrtimit te xhamive ne ēdo
fshat si dhe ndėrtimit te njė xhamie qendrore pėr 5-6 fshatra ku do ta
falnin sebashku namazin e xhumasė. Pokeshtu edhe ne qytetet e vogla
ndėrtohet njė xhami e madhe ne qendėr ku falet namazi i xhumasė, ndėrsa
neper lagje ndėrtohen xhami te vogla pėr falje te namazeve gjate ditėve
tjera te javės.
3. Pozita, roli dhe rėndėsia e xhamisė
Nuk ka dyshim se Muhammedi, Alejhi selam mundohej
maksimalisht tua mėsojė pasuesve te vet rregullat e fesė dhe mu pėr kėtė, ne
fillim te migrimit te tij, e zgjodhi shtėpinė e Erkam Bin Ebi El Erkamit si
vendtubim ose mėsonjėtore te pare te Islamit.
Ne fillim Islami pėrhapej ngadalė por me vullnetin e madhe
te Muhammedit, Alejhi selam, me punėn dhe moslodhjen gjate misionit te vet,
arriti qe pėr njė kohe te shkurtėr Islamin ta bart ne zemrat dhe mendjet e
njerėzve derisa u binden njerėzimi se Islami ėshtė feja e vertete.
Banoret e Jethribit (Medinės) dėgjuan lajmet pėr dėrgimin e
Pejgamberit andaj u pėrmalluan qe ta takojnė atė dhe te njoftohen me te, e
sidomos kur kishin dėgjuar prej fqinjėve te tyre ēifut dhe te krishtere se
kishte ardhur koha pėr dėrgimin e lajmėtarit (pejgamberit), pas se cilit nuk
do te kėtė me pejgamber.
Ata e dinin nga librat e tyre se pejgamberi do te
paraqitej-shfaqej ne Mekke, se ai ishte nga loza e Khajdarit, birit te
Ismailit, birit te Ibrahimit, alejhima selam, dhe se emri i tij kuptimisht
do te ishte nga shprehja Hamd (lėvdim, falėnderimin). Isai, alejhi
selam, kishte thėnė: "Kurdo qe te vie ky i dėrguar i vėrtet, ai u drejton
ne rruge te vėrtet, sepse ai nuk flet nga hamendja por ēdo gjė i inspirohet
si dhe iu lajmėron pėr gjerat (lajmet) e se ardhmes. Ky me lavdėron mua
sepse ai e merr atė qe ėshtė tek unė (pejgamberllekun) dhe iu njofton juve"().
Njė grup medinasish shkuan tek Muhammedi, Alejhi selam, i
cili i ftoi ne Islam. Ata iu pėrgjigjėn ftesės se tij u bashkuan pasi qe me
pare kishin qene te ndare e pėrēare dhe u forcuan pasi qe me pare kishin
qene te dobėt. Atėbotė u arrit edhe marrėveshja e njohur si "Bej'atul
Akabeti El Kubra". Me pas, Muhammedi, Alejhi selam kishte dėrguar Mus'ab Bin
Umejrin ne Jethrib (Medine) qe t'ua mėsojė Kur'anin, bazat e islamit dhe
t'iu prij si imam ne namaz.
Me vone migroi edhe vet Muhammedi, Alejhi selam dhe gjene e
pare qe e beri posa arriti ne Kuba ishte ndėrtimi i njė xhamie pėr tu falur
dhe bashkuar pėr konsultime
Pejgamberi, Alejhi selam, kishte dėshirė te madhe pėr
ndėrtimin e xhamive. Ne ēdo vend ku shkelnin kėmbėt e tij kishte dėshirė ta
ndėrtonte njė xhami, saqė ne Tebuk, ende pa kaluar as njė gjysme muaji e
ndėrtoi njė xhami.
Drita e Islamit pėrveē Mekkes dhe Medinės kishte filluar te
rrezonte edhe mbi Gadishullin Arab dhe tere boten. Feja e re filloi te
pėrhapej nga ata, qe me pare kishin qene te zhytur ne adhurimin e putave,
keshtuqe kjo fe nxirrte njerėzit nga errėsira ne drite, nga injoranca ne
dituri, nga pabesimi ne besim, nga arrogante ne bamirės, nga te nėnēmuar ne
zotėrinj
dhe kėshtu me pėrhapjen e islamit u pėrhapėn edhe xhamitė.
Trimat muslimanė, te cilėt ēlironin vende te reja kishin
mėsuar nga Muhammedi, Alejhi selam vlerėn e xhamisė dhe dobitė e saja pėr
muslimanet, keshtuqe i kushtuan rėndėsi te madhe kėtij elementi. Pejgamberi,
Alejhi selam, ishte model dhe mostėr pėr ta, sepse punėn e pare qe e beri me
posa te arritur ne Kuba qe ndėrtimi i xhamisė, siē cekem me larte, dhe ne
Medine, ku shtėpia e tij ishte e ngjitur pėr xhami. Me konkretisht, dyert e
9 dhomave e shtėpisė se tij hapeshin ne oborrin e xhamisė.
Kėshtu ishte puna edhe e muxhahidet muslimanė, te cilėt posa
e ēlironin ndonjė vend ndėrtonin xhami ne qendėr te tij. Kur Utbe Bin
Gazevani e ēliroi Basren ne v. 16 h. ne kohen e Omerit, Allahu qofte i
kėnaqur me te, gjėnė e pare qe e beri qe ndėrtimi i xhamisė. Ne v. 17 h.
Sa'd Bin Ebi Vekkasi ēliroi Kufen dhe aty ndėrtoi pėr here te pare xhaminė.
Kėshtu vepruan edhe Ebu Ubejde Bin Xherrah kur e ēliroi damaskun, pastaj Amr
Bin El Asi kur e ēliroi Egjiptin, pastaj Ukbe Bin Nafi' kur ēliroi
Kajrevanin, etj.
Se ēfarė dashurie kishte Muhammedi, Alejhi selam ndaj
xhamisė, na rrėfen Ka'b Bin Maliku, i cili thotė: "Pejgamberi, Alejhi
selam, vizitėn e pare qe e bėnte posa kthehej nga ndonjė udhėtim, ishte
vizita e xhamisė, ku falej ne te".
4. Edukata ne xhami
Pejgamberi, Alejhi selam, stimulonte pėr ndėrtimin e
xhamive. Transmetohet ne dy sahihėt nga Uthman
Bin Affani, Allahu qofte i kėnaqur me te, se ky e kishte dėgjuar Pejgamberin,
Alejhi selam duke thėnė: "Kush ndėrton njė xhami, duke kėrkuar me te
kenaqesine e Allahut, Allahu do t'ia ndėrtojė njė te tille ne Xhennet".
Transmeton nena e besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i
kėnaqur me te, se: "Na ka urdhėruar Pejgamberi, Alejhi selam, pėr
ndėrtimin e (caktimin e njė dhome) xhamive ne shtėpi, pėr pastrimin
dhe parfymosjen e saj".
Vėrtet ne xhami muslimani falet dhe mėson, ne te pėrgatitėt
pėr ta mbrojtur fenė e vet, ne te e kalon kohen e lire, me njė fjale, xhamia
zė vend kyē ne jetėn e myslimanit.
Nisur nga kėto parime, patjetėr se duhet te kėtė njė
rregull, edukate, moral, i cili do te na shėrbejė si udhėrrėfyes pėr ne
xhami; si duhet te sillemi ne te, si duhet te vishemi kur te shkojmė ne te,
si duhet te stolisemi me virtyte te larta, si te ulemi, si te qėndrojmė, si
te falemi, si te dalim, etj
Nuk ka dyshim se ata qe kundėrshtojnė urdhrin e Allahut,
subhanehu ve teala dhe sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, ata kane
shkatėrruar veten e tyre.
Nėse fillojmė se pari me xhaminė si objekt, ajo duhet te
jete e pastėr, e zbukuruar (aq sa lejohet) dhe e
rregulluar, sidomos gjate ditės se premte, xhuma, ku falet namazi i xhumasė.
Ebu Hurejre transmeton se njė burrė apo grua zezake qe e pastronte xhaminė
kishte vdekur. (Pasi qe nuk e kishte pare disa dite me radhe) Pejgamberi,
Alejhi selam, pyeti pėr te? E lajmėruan se ajo kishte vdekur. Tha: Perse
nuk me lajmėruat pėr te? Tregomėni ku e ka varrin? Shkoi tek varri dhe
ia fali namazin e xhenazes". (Buhariu)
Kur muslimani te hyje ne xhami, ėshtė me se miri te
filloje me dua, siē qėndron ne hadith: "اللهم
افتح لي أبواب رحمتك (Allahumme Iftah Li Ebvabe
Rahmetike) O Allahu im! Mi hap dyert e mėshirės Sate!,
pastaj te hyje me kėmbė te djathte, te jete i pastėr ne rroba dhe me abdes,
te kėtė paje te bukur, d.t.th: te hyje i rregulluar e jo me flokė te
pakrehura, me rroba te papastėra, etj. Kjo pėr faktin sepse Allahu,
subhanehu ve teala, thotė: "
يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ
مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلا تُسْرِفُوا إِنَّهُ لا يُحِبُّ
الْمُسْرِفِينَ O bijtė e
Ademit, vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni,
pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qė e teprojnė (shkapėrderdhin)".
(A'raf, 31) Thotė Ibni Kethiri: "Bazuar ne kėtė ajet dhe ne hadithet e
transmetuara me kėtė kuptim, ėshtė i preferuar zbukurimi pėr namaz, e
sidomos ditėn e xhuma dhe ditėn e bajramave, preferohet parfymosja, sepse
ėshtė pjese zbukurimi, dhe misvaku, sepse ky ėshtė si njė pėrmbyllje e
kėtyre cilėsive te mira. Ndėrsa prej rrobave me te bukura, me te preferuarat
janė te bardhat".
Abdullah Bin Omeri transmeton se kur Muhammedi, Alejhi selam
hynte ne xhami thoshte: "أعوذ بالله
العظيم و بوجهه الكريم و سلطانه القديم من الشيطان الرجيم. قال: فإذا قال ذلك
قال الشيطان: حُفِظَ مني سائر اليوم
Kėrkoj mbrojtje tek Zoti i Madh, me Fytyrėn e Tij Fisnike,
me pushtetin e Tij te pėrhershėm, nga djalli i mallkuar. Ka thėnė: Kur ta
thotė kėtė (njeriu), thotė shejtani: E mbrojt
prej meje tere ditėn". (Buhariu)
Imam Muslimi transmeton nga Ebu Humejde se Muhammedi, Alejhi
selam ka thėnė: "
إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمْ الْمَسْجِدَ فَلْيَقُلْ
اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ وَإِذَا خَرَجَ فَلْيَقُلْ
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ
Kur te hyje ndokush prej jush ne xhami le te thotė:
Allahumme Iftah Li Ebvabe Rahmetike (O Allahu Im!
Mi hap dyert e mėshirės Sate!) ndėrsa kur te del, le te thotė: Allahumme
Inni Es'eluke Min Fadlike (O Allahu im! Te lus pėr te mirėn-begatinė
Tėnde)".
Kur muslimani te hyje ne xhami, nuk ben t'i kaloje safat;
vie i fundit ndėrsa del ne vend te pare, por ulet aty ku e ka vendin (aty ku
e ka zėnė safin).
Posa te hyjmė ne xhami, i falim dy rekate.
Buhariu transmeton nga Ebu Katade se Muhammedi, Alejhi selam ka thėnė: "
إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمْ الْمَسْجِدَ
فَلْيَرْكَعْ رَكْعَتَيْنِ قَبْلَ أَنْ يَجْلِسَ Kur te
hyje ndokush prej jush ne xhami, le t'i fale dy rekate para se te ulet!".
Kur njeriu te hyje ne xhami dhe te ulet, le te mos e
ngris zėrin. Transmetohet se Muhammedi, Alejhi
selam ka thėnė: "Largoni nga xhamia fėmijėt tuaj()
(te vegjėl), te ēmendurit tuaj, armiqėsitė tuaja, shitblerjen tuaj,
nxjerrjen e shpatave (pėr luftim), ngritjen e zėrave tuaj,
ekzekutimin e kodeve tuaja penale dhe bėni durim ne ditėt e bashkimit tuaj!".
Buhariu transmeton nga Saib Bin Jezid, i cili thotė: Isha
duke fjetur ne xhami kur ja njė njeri me gjuajti me gurė. Shikova dhe kur ja
ai ishte Omeri, i cili me tha: Shko dhe sillmi ata dy! Shkova dhe ia solla.
Kush jeni ju-i pyeti Omeri. Jemi nga banoret e Taifit-iu pėrgjigjen. Po te
ishit nga banoret e kėtij qyteti, do t'iu rrihja; i ngrini zėrat tuaj ne
xhaminė e Pejgamberit, Alejhi selam,- tha Omeri".
Transmeton Imam Maliku dhe Bejhekiu Nga Salim Bin Abdil-lah
se Omeri, Allahu qofte i kėnaqur me te, kishte ndėrtuar ne njė qoshe te
xhamisė njė dhome, ose kishte lėnė njė hapėsirė, te cilėn e quajti El
Betihae (البَطِيحاء),
dhe thoshte: Kush dėshiron te flasė, recitoje vjersha ose t'i ngrise zėrat,
le te dale ne kėtė dhome!".
Nga edukata e xhamisė ėshtė edhe largimi i dėfrimeve dhe
pazarllėqeve ne tė. Thotė Allahu, subhanehu ve
teala,:"
فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَن تُرْفَعَ
وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ
{36} رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ اللَّهِ
وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاء الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْماً تَتَقَلَّبُ
فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ
(ajo dritė) Eshtė nė
shtėpitė (xhamitė) qė All-llahu lejoi tė ngrihen, e qė nė to tė pėrmendet
emri i Tij, ti bėhet lutje Atij mėngjes e mbrėmje. 24:37. Ata janė njerėz
qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur
All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen
njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet".
(Nur, 36-37) Thote Ibni Kethiri ne komentin e kėtij ajeti: "Allahu,
subhanehu ve teala, ka urdhėruar pėr pastrimin e xhamive nga ndyrėsirat,
dėfrimet dhe gjestet apo veprat, qe nuk i pėrshtatėn dhe nuk i kane hije
xhamisė".
Meqė xhamia qysh prej ndėrtimit te saj ėshtė e veēuar dhe
destinuar pėr namaz, preferohet qė nė tė tė mos flitet pėr ēėshtjet e
dunjase. Ibni Maxhe transmeton se Ibni Omeri ka
thėnė: "Cilėsi, te cilat nuk te nevojiten ne xhami: te marrėsh rruge
(shėtitėsh), ngritja e armeve (luftimi), lėvizja e harqeve (strellave), dhe
gjuajtja e shigjetės, sepse ėshtė frike dėmtimi i dikujt pėr shkak te
numrit te madh te falėsve".
Prej edukatės se xhamisė ėshtė te mos bėhen dy xhemate ne
te njėjtėn kohe, sepse qėllimi me faljen e
namazit me xhemat ėshtė bashkimi i zemrave te muslimaneve dhe nėse
eventualisht do te ndodhte kjo, atėherė ky qellim fisnik do te zbehej. Ne
Muvetta' te Imam Malikut qėndron se njė grup njerėzish e dėgjuan ikametin
dhe u ngritėn te falen. U doli Muhammedi, Alejhi selam dhe iu tha:
أصلاتان معا, أصلاتان معا
A dy namaze pernjehere? A dy namaze pernjehere?
Pejgamberi, Alejhi selam, nxiti qe xhamia te jete e
pastėr nga ēdo lloj i erėrave te kėqija dhe
porositi qe nėse dikush dėshiron te shkoje ne xhami le te mos haje qepe,
hudhėr apo gjera, te cilave iu vie ere e rende. Transmeton Bejhekiu ne Sunen
El Kubra nga Mugireh Bin Shu'beh, i cili thotė: "Pata ngrėnė ne kohen e
Muhammedit,Alejhi selam hudhra dhe shkova ne xhami kur ja njė rekat me
kishte kaluar. Hyra ne namaz ndėrsa Muhammedi, Alejhi selam e hetoi erėn dhe
(pasi qe ata e kryen namazin) tha: Kush han nga bimėt me ere te keqe le te
mos vij ne xhami derisa t'i largohet era!".
Ėshtė e ndaluar rreptėsishtė ekzistimi i varrezave ne
xhami. Kjo ėshtė ne kundėrshtim te plote me
Sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam,. Transmeton Buhariu nga nena e
besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i kenaqur me te, se Muhammedi, Alejhi
selam:لعن اليهود و النصارى؛ اتخذوا
قبور أنبيائهم مساجد I ka
mallkuar ēifutet dhe te krishterėt, (te cilėt) kane shndėrruar varrezat e
pejgambereve te tyre ne xhami".
Transmeton Ibni Hibbani se Muhammedi, Alejhi selam ka thėnė:
"إن من شرار الناس من تدركهم الساعة و
هم أحياء: الذين يتخذون القبور مساجد
Vėrtet prej njerėzve te kėqij, te cilėt do t'i zė kiameti
gjalle janė ata qe varrezat i shndėrrojnė ne xhami".
Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i kėnaqur
me te, se Muhammedi, Alejhi selam ka thėnė: "
لعن الله اليهود و النصارى؛ اتخذوا قبور أنبيائهم
مساجد Allahu i ka mallkuar
ēifutet dhe te krishterėt; (sepse ata) kane shndėrruar varrezat e
pejgambereve te tyre ne xhami". Thotė Allahu,
subhanehu ve teala,: "
وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدْعُو مَعَ
اللَّهِ أَحَداً Dhe (mua
mė shpallet) se vėrtet xhamitė janė veēant pėr ta adhuruar All-llahun, e mos
adhuroni nė to askė tjetėr me All-llahun!".
(Xhinn, 18) Ibni Kethiri ne koment te kėtij ajeti ka thėnė: "Ka thėnė
Katadeja: Ēifutėt dhe te krishterėt kur hynin ne faltoret dhe kishat e tyre
i bėnin shok Allahut, subhanehu ve teala keshtuqe Allahu, subhanehu ve teala,
e urdhėroi pejgamberin e Tij ta adhuroje vetėm Allahun ne te (xhami). Ibni
Abbasi ka thėnė: Kur ka zbritur ky ajet, ne fytyrėn e tokės nuk ka patur
xhami tjetėr pėrveē Qabesė dhe Mesxhidi Aksasė".
Ka thėnė A'meshi: "I kane thėnė xhinėt Muhammedit, Alejhi
selam: Na lejo t'i falim namazet me ju ne xhamitė tuaja. Ndėrsa Allahu,
subhanehu ve teala, e zbirit kėtė ajet: "وَأَنَّ
الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدْعُو مَعَ اللَّهِ أَحَداً
Dhe (mua mė shpallet) se vėrtet
xhamitė janė veēant pėr ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni nė to askė
tjetėr me All-llahun! ". (Xhinn, 18)
Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Ummu Seleme,
Allahu qofte i kėnaqur me te, se ajo ia kishte pėrmendur Muhammedit,Alejhi
selam njė kishte, te cilėn e kishte pare gjate qėndrimit te saj ne Habesh
(Etiopi), e cila quhej Marije dhe fotografitė (pikturimet) qe i kishte pare
ne te. Atėbotė Muhammedi, Alejhi selam i kishte thėnė: "أولئك
قومٌ إذا مات فيهم العبد الصالح أو الرجل الصالح بنوْا على قبره مسجدا و صوّروا
فيه تلك الصُّور, ألـئك هم شرُّ خلق الله
Ata janė njerėz, qe kur te vdes robi i mire apo burri i mire
ne mesin e tyre, ndėrtojnė mbi varrin e tij faltore dhe pikturojnė pikturat
e tilla. Ata janė krijesat me te dėmshme te Allahut, subhanehu ve teala".
Ibni Haxheri ne librin e tij Ez Zevaxhir ku flet pėr mėkatet
e mėdha, thotė se mėkat i madh nr: 93, 94, 95, 96, 97, 98 ėshtė marrja apo
shndėrrimi i varrezave ne xhami, pastaj ndezja e qirinjve rreth tij
(varrit), shndėrrimi i tyre ne idhuj, bėrja tavaf rreth tyre, puthja e tyre
dhe namazi ne to (varreza).
Imam Neveviu ishte pyetur se diku ne njė lėndinė varrezash
ishte ndėrtuar njė njeri dhe njė mihrab andaj a lejohet kjo apo duhet
shkatėrruar atė? Tha: Nuk lejohet dhe duhet shkatėrruar atė ndėrtim
(pėrmendore).
Thotė Ibnul kajjimi ne Zadul Mead: "Lėnia
vakf (pėr hire te Allahut, subhanehu ve teala) nuk vlen nėse nuk destinohet
pėr ndonjė bamirėsi ose afrim (tek Allahu, subhanehu ve teala,), sikurse qe
nuk lejohet lenia vakf e kėsaj xhamie (e ka pėr qellim Mesxhidu Dirar). Pra
bazuar ne kėtė, xhamia e nderuar mbi varreza shkatėrrohet sikurse qe nxirret
i vdekuri nga varri nėse ėshtė varrosur ne xhami".
Me njė fjale, ne fenė islame nuk bashkohen dot xhamia dhe
varrezat ne njė vend, dhe nėse eventualisht do te ndodhte kjo, atėherė
namazi nuk pranohet ne te sepse Muhammedi, Alejhi selam e ndaloi kėtė vepėr
te shėmtuar duke mallkuar protagonistet e kėsaj skene.
Marrė nga libri Devrul
Mesxhidi Fil Islami, Ali Muhammed Muhtar, botime te Rabitatu El Alemi El
ilamijji, Mekke Mukerreme, f: 4-45,
Pėrshtati ne shqip:
Sedat Gani Islami
1 nėntor 2002, e
premte
Brunei Darussalam

Humre (لخُمرَة):
ka thėnė Taberiu: Ėshtė faltore e vogėl, e cila punohet nga degėt e
palmės. Ėshtė quajtur kėshtu (mbulese) pėr shkak te mbulimit te
(ruajtjes-mos prekjes se) fytyrės dhe duarve nga te nxehtit dhe te
ftohtit e tokės. Nėse ėshtė e madhe quhet Hasir (حصير).
Ne librin En Nihaje thuhet: Humreja nuk ėshtė pėrveē se me kėtė madhėsi
dhe ėshtė quajtur Humre sepse degėt e saja mbulojnė penjte e saj.
Megjithatė Hitabiu nuk mendon kėshtu. Ai thotė se Humre ėshtė sexhadeja,
ne te cilėn falet. Hitabiu mendimin e vet e argumenton me hadithin e
Ibni Abbasit ne Sunenin e Ebu Davudit se nje mi kishte tėrhequr fitilin
(qiriun) derisa e kishte hedhur ne Humren e Pejgamberit, Alejhi selam,
ne te cilėn ai ishte ulur dhe e kishte djegur nje pjese sa madhesia e
dirhemit". Kjo tregon sipas Hitabiut se Humre-ja nuk ėshtė e vogėl vetėm
se mund ta vesh kokėn ne te. Ėshtė quajtur Humre, sepse ajo mbulon
fytyrėn (ruan nga prekja e tokės drejtpėrdrejte). Prej kėsaj shprehje
kane ardhur edhe disa terminologji tjera si: Himari (الخمار)
i gruas (mbulesa e fytyrės dhe duarve), pastaj hamri (الخمر
rakija), sepse kjo mbulon mendjen. Hitabiu kishte precizuar dhe
konkretizuar se ajo ėshtė sexhadeja, ne te cilėn bėn sexhden falėsi dhe
se ėshtė quajtur me kėtė emėr pėr arsye se ajo mbulon-ruan nga prekja e
drejtpėrdrejtė e fytyrės ne toke. Kėto shėnime janė marrur nga Fet'hul
Bari, Sherhu Sahihi Muslim te Neveviut dhe Tuhfetu El Ahvedhijj.
Pėrkthyesi.
Kėtė hadith nuk duhet
keqkuptuar se kinse nuk lejohet sjellja e fėmijėve ne xhami, sepse pėr
qellim janė fėmijėt e vegjėl nen shtate vjet, te cilėt qajnė pėr nenat e
tyre dhe kėshtu shqetėsojnė edhe falėsit tjerė. Allahu e di me se miri!
Pėrkthyesi