Ramazani Muaji i Gezimit !
 
Falenderimet i takojne Allahut s.w.t ndersa pershendetjet tona  qofshin mbi te derguarin tone,Muhammedin a.s,më pas:
Vertet gezimi dhe knaqesia jane kerkese e vazhdueshme,qellim i deshiruar,synim i lakmuar,te gjithe njerzit nxitojne per knaqesine e zemrave te tyre, eliminimin e derteve dhe brengave si dhe shkeputjen e pikellimeve dhe dhimbjeve.Por te pakte jane ata qe arrijne kenaqesine apo harenë e vertet,te pakte jane ata qe arrijne lumturine e madhe dhe te pakte jane ata qe shpetojne nga dhimbjet dhe brengat.Tema ne vazhdim do te perqendrohet ne domethenien e vertet te gezimit,shkaqet e tij si dhe pengesat e tij.Pasi qe keto t'i njohim do te arrijme tek domethenia e gezimit ne agjerim dhe si mund te behet ky muaj i nderuar muaj i gezimit ?
Agjerues i nderuar! Gezimi eshte kenaqesi, qe per lokacion ka zemren dhe qe realizohet me arritjen e te dashurit dhe realizimin e deshires.Nga keto lind nje gjendje e cila quhet gezim dhe knaqesi.Pokeshtu edhe pikellimi dhe deshperimi jane me humbjen e te dashurit,keshtuqe kur t'a humbas njeriu te dashurin i ngjallet nje ndjenje deshperimi a  pikellimi.Gezimi eshte begatia me e madhe e zemres, eshte kenaqesia dhe hareja me e madhe e saj.Pra gezimi  dhe knaqesia jane begati te zemres ndersa deshperimi dhe pikellimi jane ndeshkim i saj. Gezimi (El fereh) me dic eshte mbi te knaqurit-pajtimin ( Rida-ne) me dic sepse knaqesia (pajtimi) eshte qetesi,rehati dhe pushim ndersa gezimi eshte knaqesi,hare dhe fatmiresi.Cdo i gezuar eshte i knaqur ndersa cdo i knaqur(me dic ) nuk eshte i gezuar(sepse ai ndodhe qe pranon dic sepse nuk ka alternative tjeter keshtuqe pajton me te ,eshte i knaqur ,me mire se hiq, por megjithate nuk eshte i gezuar)
Mu per kete gezimi(Fereh-i) eshte e kunderta e pikellimit(Huzn-it),ndersa  knaqesia (Rida-ja) eshte e kunderta e hidherimit(Seht-it ).Pikellimi i shkakton dhimbje njeriut ndersa hidherimi nuk i shkakton dhimbje perveq nese njeri nuk eshte i forte te hakmirret.
Gezimi ne Kur'an ka ardhe ne dy forma:
1) I pakufizuar ( i shfrenuar),dhe
2) I kufizuar…
Gezimi i pakufizuar (i shfrenuar) ka ardhe ne ajetin kur'anor"  áÇ ÊóÝúÑóÍú Åöäøó Çááøóåó áÇ íõÍöÈøõ ÇáúÝóÑöÍöíäó  "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!"  (Kasas 76) si dhe ne ajetin"öäøóåõ áóÝóÑöÍñ ÝóÎõæÑñ "Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.  (Hud 10)
Gezimi i kufizuar -frenuar ndahet poashtu ne dy lloje:
A) I kufizuar me dunjane qe dtth: te harrosh te mirat dhe begatite e Allahut s.w.t .Ky lloj eshte i perbuzur.Nje gje te tille e verteton edhe ajeti kur'anor" ÍóÊøóì ÅöÐóÇ ÝóÑöÍõæÇ ÈöãóÇ ÃõæÊõæÇ ÃóÎóÐúäóÇåõãú ÈóÛúÊóÉð ÝóÅöÐóÇ åõãú ãõÈúáöÓõæäó "… derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer".( En'am 44)
B) Gezim i kufizuar ne begatite e Allahut s.w.t dhe meshiren  e Tij s.w.t.Edhe ky lloj poashtu degezohet ne dy grupe:
B1:Begati dhe meshire me shkak,dhe
B2:Begati me Shkaktuesin (Krijuesin s.w.t).
Llojit te pare i pergjigjet ajeti kur'anor"õÞáú ÈöÝóÖúáö Çááøóåö æóÈöÑóÍúãóÊöåö ÝóÈöÐóáößó ÝóáúíóÝúÑóÍõæÇ åõæó ÎóíúÑñ ãöãøóÇ íóÌúãóÚõæäó "Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.(Junus 58),ndersa te dytit i pergjigjet ajeti"ÝÑöÍöíäó ÈöãóÇ ÂÊóÇåõãõ Çááøóåõ ãöäú ÝóÖúáöåö" Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, …( Ali Imran 170)
Allahu s.w.t e permendi ceshtjen e gezimit me nimetet-begatite dhe meshiren e Tij s.w.t pas ajetit" íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáäøóÇÓõ ÞóÏú ÌóÇÁóÊúßõãú ãóæúÚöÙóÉñ ãöäú ÑóÈøößõãú æóÔöÝóÇÁñ áöãóÇ Ýöí ÇáÕøõÏõæÑö æóåõÏìð æóÑóÍúãóÉñ áöáúãõÄúãöäöíäó " O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.  ( Junus 57)
Vertet nuk ka dic me meritore per njeriun te gezohet me te me shume sesa me begatine dhe meshiren e Allahut s.w.t ,e cila perban keshille dhe sherim te shpirterave nga semundjet e ndryshme;me udhezim dhe meshire.
Me udhezimin i cili perfshin freskine e zemres dhe bindjes,qetesine e zemres ,rehatine e shpirtit dhe gjallerine e tij.Meshire e cila i sjelle njeriut cdo te mire e knaqesi dhe ia largon cdo sherr e dhimbje...
Keshille e cila perfaqeson udheresat dhe ndalesat te shoqeruara me nxitje dhe verejtje.
Sherim shpirterore i cili permban çiltersine e njeriut nga semundja e injorances, erresires, padrejtesise ,mendjelehtesise… (sherim) nga semundjet te cilat jane me te renda sesa semundjet trupore.
Keshilla,sherimi,udhezimi dhe meshira jane gezim i vertet.Kjo eshte gjeja me e mire me te cilen gezohet njeriu sepse kjo eshte gjeja me e mire qe njerizit arrijne t'a mbledhin-korrin prej qellimeve dhe stolive te dunjase.Me kete duhet te krenohemi- gezohemi,ai qe gezohet me te ai veq eshte gezuar me nje caktim (exhel) te gezuar-krenuar.Kjo nenkupton kete e jo ate,qe njerzit e mbledhin nga gjerat e dunjase sepse ajo nuk eshte qender e gezimit,madje ajo i ekspozohet semundjeve-ligesive,eshte ne prag te shkaterrimit… eshte spekter i fantazuar i cili viziton te dashurin e tij ne gjume pastaj kalon gjumi e bashke me te edhe spektri i fantazuar per te pasuar pas vizites braktisja dhe pagjumesia.Gezimet e dunjase nuk paramendohen pa mundimet e saja,pikellimet e saja jane te perhershme madje nuk ka ndonje kenaqesi apo gezim e qe nuk eshte i paraprire  apo i maskuar apo i pasuar me ndonje pikellim respektivisht mundim.Gezimi nuk mund te vecohet vetem por patjeter duhet t'a shoqeoje ate ndonje mundim.Ndodhe qe gezimi te jete me i madh sesa pikellimi dhe keshtu dispozita e tij(pikellimit) dhe mundimet e tij fshihen edhe pse ato ekzistojne dhe anasjelltas.
Gezimi me Allahun,te derguarin e Tij,me besimin,me Kur'anin,me Sunnetin dhe me diturine eshte prej gradave me te larta te te devotshmeve,eshte prej pozitave me te larta te pasuesve (te programit hyjnor).E kunderta e ketij gezimi eshte pikellimi,qe prej shkaqeve me te medha te tij eshte injoranca,ndersa injoranca me e madhe eshte injoranca ne raport me Allaun s.w.t,me urdherat e Tij,me ndalesat e Tij…Dituria sjelle drite,shoqeri ndersa e kunderta e saj sjelle erresire dhe te shpie ne vetmi.
Prej shkaqeve te pikellimit eshte edhe ndarja-shkeputja e pikellimit prej Allahut s.w.t( dtth mos shpresa se Allahu ia largon ate),madje kjo eshte qender e pikellimit te tij sikurse qe lidhja e zemres per Allahun s.w.t eshte qender e gezimit dhe begative te tij,sepse,ne zemer ka pluhur qe nuk e pastron ate perveq drejtimi kah Allahu s.w.t, ka vetmi qe nuk e largon ate perveq shoqerimi me Te s.w.t ne vetmi, ne te ka pikellim qe nuk e largon perveqse gezimi me njohjen e Allahut s.w.t dhe sinqeriteti ne raport me Te s.w.t,ne te ka frike,te cilen nuk e largon perveqse bashkimi per hire te Tij s.w.t dhe nxitimi tek Ai s.w.t, ne te ka zjarre te ashpera qe nuk i shuan dot ato perveq pajtimi dhe kenaqesia me urdherat dhe ndalesat e Tij s.w.t,me caktimin e Tij si dhe me paisjen me saber ne kohen e ballafaqimit me te(sprove),ne te ka kerkim te forte saqe nuk ndalet derisa vet te jete i kerkuar,ne te ka kerkesa te shumta te cilat nuk i bllokon perveq dashuria ndaj Tij,pendimi tek Ai s.w.t,perkujtimi sistematik i Tij dhe sinqeriteti i njemendte ne raport me Te s.w.t.Po ta ipte dunjane dhe tere ate qe posedon ajo nuk do te mund t'i bllokonte ato (Shif: Medarixhu-s-Salikin te Ibni-u-Kajjimit, 2/148-156)
Ja ky eshte gezimi i njemendte,ky eshte gezimi i besimtareve e jo gezimi i huliganeve,skandalozeve dhe tiraneve. 
Ne hadithin,per vertetesine e te cilit jane te dakorduar Buhariu & Muslimi,vihet ne pah se agjeruesit do te kene fat ne kete gezim duke mos iu munguar-cunguar asgje,si jo kur thote Pejgamberi a.s" æááÕÇÆã ÝÑÍÊÇä ÝÑÍÉ ÚäÏ ÝØÑå æÝÑÍÉ ÚäÏ áÞÇÁ ÑÈå " Agjeruesi i ka dy gezime: nje gezim kur te beje iftar dhe gezimin tjeter kur t'a takoje Zotin e vet".
Ka thene Ibni Rexhebi r.a:Sa i perket gezimit ne iftar kjo ndodhe sepse krijesat jane te prira-krijuara per te anuar ne ate qe iu pershtatet natyres se tyre nga ushqimi,pijet,martesa…keshtuqe nese pengohen ndonjehere nga keto gjera dhe iu lejohen ne nje kohe tjeter  gezohen me lejimin e sidomos nese nevoja ka qene e madhe per ato gjera.Shpirterat gezohen me kete nga natyra qe Allahu s.w.t ua ka falur ndersa kjo,nese eshte e pelqyeshme tek Allahu s.w.t konsiderohet edhe ligjerisht-sipas sheriatit-e pelqyer.Pokeshtu edhe agjeruesi ne iftarin e tij gezohet sepse pasiqe Allahu s.w.t ia ndaloi agjeruesit gjate dites konsumimin e ketyre gjerave te lartecekuraa ,ia ka lejuar gjate nates.Madje  nxitimi ne konsumimin e tyre ne fillim dhe ne fund te nates konsiderohet me preferuar i mire sesa ngecja ne kete aspekt, sepse roberit me te mire te Allahut s.w.t jane ata qe me se shumti e shpejtojne iftarin ndersa per vonimin e tij naten iu mjafton si nder se Allahu s.w.t i permend per te mire ndersa melaiket e Tij s.w.t luten per te.Agjeruesi iu largua epshit te vet gjate dites per t'u afruar tek Allahu s.w.t dhe njeherit respekt per Te s.w.t ndersa gjate nxitimi gjate nates per tek ai (permbushja e eshit) konsiderohet poashtu afrim dhe respekt ndaj Allahut s.w.t Nuk i brakstisi keto gjera perveqse per hire te urdherit te Allahut s.w.t  dhe nuk iu kthye atyre perveqse per hire te Allahut s.w.t ,ai eshte ne te dy rastet respektues ndaj Allahut te vet dhe mu per kete eshte ndaluar Visali ( agjerimi pa syfyr) .
Nese agjeruesi nxiton ne iftar si afrim tek Allahu s.w.t ,han,pin dhe e falenderon Allahun s.w.t atehere shpresohet per te falja dhe arritja e kenaqesise se Allahut s.w.t ….deri te thenia e Shejh Ibni Rexhebit: ndoshta ne iftar i pranohet duaja.
Ibni Maxheh transmeton se"Åä ááÕÇÆã ÚäÏ ÝØÑå ÏÚæÉð áÇ ÊõÑÏ "Vertet duaja e agjeruesit ne iftar nuk refuzohet".
Nese me ngrenien e tij ka per qellim forcimin per agjerim dhe per falje  do te shperblehet per te sikurse qe gjumi i tij gjate dites apo nates per t'u forcuar per pune i llogaritet ibadet.
Kush e kupton kete,ne te cilen aluduam ai nuk do te ngec ne domethenien e gezimit ne iftarin e tij sepse iftari i tij ne aspektin e aluduar eshte prej begative dhe meshires se Allahut s.w.t ,qe hyjne ne kuader te fjales se Allahut s.w.t" Þáú ÈöÝóÖúáö Çááøóåö æóÈöÑóÍúãóÊöåö ÝóÈöÐóáößó ÝóáúíóÝúÑóÍõæÇ åõæó ÎóíúÑñ ãöãøóÇ íóÌúãóÚõæäó "Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.  (Junus 58)
Ka thene Ibni Rexhebi r.a: Ndersa sa i perket gezimit te tij ne takimin me Allahun s.w.t ai permbledhet ne sevapin apo shperblimin e deponuar,te cilin e gjen tek Allahu s.w.t,madje e gjen ne kohen kur me se shumti ka nevoje per te,sic thote Allahu s.w.t"æóãóÇ ÊõÞóÏøöãõæÇ áöÃóäúÝõÓößõãú ãöäú ÎóíúÑò ÊóÌöÏõæåõ ÚöäúÏó Çááøóåö åõæó ÎóíúÑÇð æóÃóÚúÙóãó ÃóÌúÑÇð æóÇÓúÊóÛúÝöÑõæÇ Çááøóåó Åöäøó Çááøóåó ÛóÝõæÑñ ÑóÍöíãñ " se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!(Muzzemmil:20)
Thote poashtu Allahu s.w.t" óæúãó ÊóÌöÏõ ßõáøõ äóÝúÓò ãóÇ ÚóãöáóÊú ãöäú ÎóíúÑò ãõÍúÖóÑÇð æóãóÇ ÚóãöáóÊú ãöäú ÓõæÁò ÊóæóÏøõ áóæú Ãóäøó ÈóíúäóåóÇ æóÈóíúäóåõ ÃóãóÏÇð ÈóÚöíÏÇð æóíõÍóÐøöÑõßõãõ Çááøóåõ äóÝúÓóåõ æóÇááøóåõ ÑóÄõæÝñ ÈöÇáúÚöÈóÇÏö "Ditën kur çdo njeri e gjen prane vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve. (Ali Imran 30)
Poashtu ka thene" Ýóãóäú íóÚúãóáú ãöËúÞóÇáó ÐóÑøóÉò ÎóíúÑÇð íóÑóåõ " E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.  ( Zilzal 7)
 
 

O Allahu im! Na i gezo zemrat tona me iman,kur'an,sunnet,dituri,agjerim..
Dhe per fund:Pershendetjet tona qofshin mbi te derguarin tone,Muhammedin,paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi te,mbi familjen e tij dhe mbi te gjithe shoket e tij…
 
Muhammed Ibrahim El hamid                                  14/10/2004,e enjte ,pas jacije
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami                       Marre nga www.emanway.com            
 
                                                    Brunei Darussalam
 
Sedat Gani Islami
Hyrja
Hosted by www.Geocities.ws

1