www.sedatislami.tk
 

 

NAMAZI I PĖRPIKTĖ, PIKĖNISJE E REFORMIMIT SHPIRTĖROR DHE ATIJ VEPROR

"Pėrparo me namazin tėnd!"

 

 

Ēdo kush prej nesh e di pozitėn e namazit ne fenė tone te pastėr; namazi ėshtė shtylle e fesė, ėshtė adhurimi i pare, te cilin e obligoi Allahu, subhanehu ve teala, ėshtė gjeja e pare, pėr te cilėn pyetet njeriu, ėshtė gjeja e fundit, qe braktiset prej fesė, siē tha Muhammedi, Alejhi selam, pak para se te ndahej prej kėsaj bote"لتنقضن عرى الإسلام عروة عروة فكلما انتقضت عروة تشبث الناس بالتي تليها، فأولهن نقضاً الحكم، وآخرهن الصلاة Do t'i shpėrbėni nyejt e Islamit, nyje nyje, sa here qe shpėrbėhet njė nyje, njerėzit iu qepėn asaj qe pason. Gjeja e pare qe do te shpėrbėhet ėshtė gjykimi (sipas fesė) ndėrsa e fundit ėshtė namazi".

Namazi ne Kur'an ėshtė cekur ne vende te shumta dhe atė i shoqėruar me dhikrin (pėrkujtimin e Allahut, subhanehu ve teala), durimin, sakrificėn, bamirėsinė, etj. Pastaj ne jemi te urdhėruar te pėrkujdesemi pėr te ne ēfarėdo gjendje qofshim sepse Allahu, subhanehu ve teala, pėr atė qe anashkalon ēėshtjen e namazit ka pėrgatitur dėnim te madh.

Pyetja: A ia japim ne namazit pozitėn e duhur ne vetat dhe jetėn tonė? Perse nuk pėrparojmė me namazin tone, perse nuk nxitojmė pėr pėrparim duke pėrsosur kryerjen e namazit? Perse nuk bėjmė njė plan pėr pėrmirėsimin e namazit, duke e bere kėtė si pikėnisje pėr njė program reformative pėr jetėn dhe veprat tona?

Ka thėnė Muhammedi, Alejhi selam" أول ما يحاسب عليه العبد يوم القيامة الصلاة فإن صلحت صلح سائر عمله، وإن فسدت فسد سائر عمله Gjėja e pare pėr te cilėn llogaritet njeriu ne Ditėn e Kiametit ėshtė namazi; nėse ėshtė ne rregull, edhe veprat tjera do te jene ne rregull, ndėrsa nėse ėshtė jo ne rregull, atėherė edhe tere veprat tjera nuk do te jene ne rregull".

Ne vijim disa hapa si pikėnisje pėr njė nisme te mbare "Pėrparo me namazin tėnd!".

Ēdo hap pėrfaqėson pėr ty pikėnisje, ndėrsa sa iu pėrket periudhave vijuese derisa te arrish ne piken me te larte, ne maje, kėto pėrcaktoi vet dhe sipas vullnetit tėnd:

  1. Behu kureshtar pėr faljen e te gjitha namazeve ne kohen e tyre.
  2. Pėrkujto ēdoherė " أحب الأعمال إلى الله الصلاة على وقتهاVepra me e mire tek Allahu, subhanehu ve teala, ėshtė namazi ne kohen e vet". Dije se ti me pėrkujdesjen pėr kohet e namazit vetėm sa e ke shtuar imanin, sepse " الصلاة كانت على المؤمنين كتابا موقوتا… pse namazi ėshtė obligim (pėr kohė) i caktuar pėr besimtarėt"(Nisa, 103.
  3. Paramendo sikur njė njeri me pozite te larte do te ftonte pėr njė takim, a do te vonoheshe pėr shkaqe jo te arsyeshme? Imagjino sikur ti je ftuar njė here por je vonuar, me rastin e ftesės se dyte, a do te vonohesh pa marre parasysh se je ftuar njė here por je vonuar, me rastin e ftesės se dyte, a do te vonohesh pa marre parasysh se ēfarė shkaqesh janė ne pyetje?!  Si do te jete gjendja jote prej turpi kur ti do t'i pėrgjigjesh ftese se tij pėr herėn e dyte?! Nėse puna ėshtė kėshtu me njerėz, atėherė ēfarė mendon ti pėr Mbretin e mbretėrve, pėr Krijuesin e tokės dhe qiejve, ēfarė mendon pėr Tė ndėrsa Ai te thėrret ty ta takosh ēdoherė kur thirre ezani pėr namaz, ndėrsa ti nuk lėviz fare. Gjate ikametit (kohės pėr fillimin e faljes se namazit) te thėrret prape qe ta takosh ne shtėpinė e Tij, e ti kėsaj radhe a do t'i pėrgjigjesh?! Pikėnisja: Koha me e gjate qe lejohet vonimi i kryerjes se namazit ėshtė periudha ne mes ezanit dhe ikametit.
  4. Llogarit: Atė qe ke ne dore nuk ėshtė mė me rėndėsi se sa t'i pėrgjigjesh kėsaj ftese, sepse Ai qe ta ka mundėsuar te punosh, ka mundėsi te bej te paafte pėr te punuar, andaj eja ne namaz dhe mos mendo se namazi do te vonoj, sepse vonesa jote ndaj namazit ėshtė shkak qe do te pengoj nga shpėtimi, bekimi dhe ngadhėnjimi.
  5. Behu kureshtar pėr abdes gjate tere ditės.
  6. Ēdoherė pėrmbaju pastėrtisė dhe pikėnisja ne kėtė rast shėmbėllehet ne dy rregulla:
    bullet Mos dil nga banja pėrveēse duke qene me abdes, dhe
    bullet Mos dil nga shtėpia pėrveēse duke qene me abdes.

Pas kėsaj pėrgatitu pėr njė pike me ta larte, e cila ėshtė: Mos fli pėrveē se me abdes, pėr te kaluar kėshtu nga njė hap ne tjetrin derisa te arrish ne piken me te larte, e cila ėshtė: ēdoherė me abdes.

  1. Pėrsėrite atė qe ke mėsuar pėrmendėsh nga Kur'ani ne namaz. Shumica prej nesh, "pėr shkak te kohės se shkurtėr", e falim namazin pėr pak minuta, duke kėnduar sure te shkurtra. Pėr shkak te pėrsėritjes se shpeshte te tyre, tani i lexojmė vetėm me gjuhe (automatikisht) e jo edhe me zemėr, duke humbur kėshtu njė pjese te rendesishem te namazit, e ajo ėshtė pėrulėsia dhe droja gjate namazit. Pikėnisja kėtu ėshtė: Leximi me sure te reja ne namaz, duke bere pėrsėritjet gjate bushtit ditor. Njė shembull sa pėr te tu bere i qarte fillimi: Sot do ta pėrsėris gjysmėn e sures Nebe', ose ne mėngjes ose pas darkės, duke qene kureshtar pėr pėrsėritjen nga njė Kur'an me koment. Namazi e sabahut do ta fali me ajetet 1-4, namazin e drekės me ajetet 5-8, namazin e ikindisė me ajetet 9-12, namazin e akshamit me ajete 13-16, namazin e jacisė me ajetet 17-20, pastaj pas darkės, bėn pėrsėritjen e pjese se mbetur te sures, qe te falesh me te nėse, ashtu siē ke vepruar sot.
  2. Pasi qe ta besh kėtė shprehi, dy jave ose me pak, kalo ne njė etape te re, me shtim te ajeteve, respektivisht nga dy deri ne pese ajete pėr ēdo rekat. Ose kėtė etape zbatoje ne ndonjė sunnet, p.sh. ne sunnetin e sabahut.

 

Disa gjera, te cilat te ndihmojnė pėr kėtė nisme te mbare:

 

  1. Ke kujdes te imitosh te tjerėt ose te ndikojnė negativisht veprat e te tjerėve ne ty, sepse " كل نفس بما كسبت رهينة Secili njeri ėshtė peng i veprės sė vet".(Muddeththir, 38)
  2. Behu kureshtar te besh sa me shume vepra te mira sepse ti nuk e di cila vepėr te pranohet e cila te shpėton, dhe pėrkujto se artikulli (Xhenneti) i Allahut, subhanehu ve teala ėshtė i shtrenjte.
  3. Nėse vendos pėr diē, atėherė shpejto qe menjėherė ta zbatosh dhe mos te tradhtoje shpresa e gjate.
  4. Mos mendo se ti nuk ke mundėsi te shpėtosh, mos ia be vetes ves kėtė, por behu njeri me vullnet te larte…
  5. Mundohu qe veprat e mira t'ia besh vetes shprehi.
  6. Pėrkujto se ti ke mundėsi te pėrfitosh ēdo gjė dhe se butėsia arrihet me butėsi dhe durimi me durim.
  7. Ēdo gjė qe duash ta kryesh me sukses, ndaje ne pjese te vogla, pastaj mundohu dhe pėrpiqu pėr ēdo pjese derisa ta kryesh me pėrpikėri, pėr te filluar me pas ne pjesėt vijuese derisa tė tė behet shprehi kryerja e ēdo pune me pėrpikėri. Mos harro se e "E pakta e vazhdueshme (pėrhershme) ėshtė me e mire se sa shumica e pėrkohshme".
  8. Mos ngec ne njė periudhe ose etape, por nxito qe ta ngrisėsh veten.
  9.  Beri shprehi kėto periudha dhe do te jesh fitimtar: beje shprehi…pėrparo gjer sa te arrish piken me ta larte..ruaje pozitėn tende kur te arrish ne maje…Mos lejo qe anashkalimi yt te jete shkak pėr dobėsimin e pozitės dhe vendosmėrisė sate, por ēdoherė mundohu te pėrparosh sa me shume e sa me shpejt. Nxito ta vesh ne jete kėtė nisme dhe mos tė vonojnė problemet e jetės dhe dije se e sotmja ka me pak probleme se e nesėrmja.

Fillimi ne ēdo gjė ėshtė i vėshtirė por qėllimi yt ėshtė prapa kėsaj, respektivisht ėshtė vetėm pėr hire te Allahut, subhanehu ve teala, i Cili padyshim se do te ndihmoje!

 

 

Marre nga: www.islameiat.com

Shkroi: Esma Hasen Seid

Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami

2 nėntor 2005, e mėrkurė

29 Ramazan 1426,

Brunei Darussalam

 

 

Hosted by www.Geocities.ws

1