Me emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit

Shkrese PERGOJUESIT
 
Ty pergojues:
Ty,qe vellaut tend ia permend gjerat,qe ai urren ti permenden...
Ty,qe ke harruar rrezikun dhe kriminalitetin e madh te gjuhes…
Ty,qe e ke harruar Allahun,subhanehu ve teala, ndersa Ai nuk te harron ty..
Paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju!
Me pas:
 
T'ia kesh friken Allahun,subhanehu ve teala, dhe mos ceno nderet e njerzve.Ke kujdes nga pergojimi haptas apo fshehtas qofte,sepse pergojimi është semundje prej semundjeve me te rrezikshme te gjuhes,është semundje,qe shkaterron shoqerine,është mekat i madh,te cilin e ndaloi Islami nepermjet teksteve te shenjta te Kur'anit dhe hadithit,duke terhequr verejtjen per dëmin e madh personal,i cili fatkeqesisht nuk ndalet vetem me pergojuesin por kaplon edhe shoqerine…
 
Meqe kjo semundje ka marre permasa,sic e di edhe vet,vendosa t'i kushtoje keto keshilla,te cilat do t'i hasësh ne rreshtat vijues:
O ti qe ke pushtuar me gjuhen tende nderet e tjereve, mos harro se Allahu,subhanehu ve teala, t'a ka terhequr verejtjen per pergojim.
Thote Allahu,subhanehu ve teala, " æáÇ íÛÊÈ ÈÚÖßã ÈÚÖÇ ÃíÍÈ ÃÍÏßã Ãä íÃßá áÍã ÃÎíå ãíÊÇ ÝßÑåÊãæå dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!…"( ). Kjo është keshtu sepse ti sahere qe i pergojon te tjeret apo flet per te metat dhe mangesite e tyre,ti iu ben dem dhe je ne poziten e atij qe han mishin e tyre,andaj më thuaj se a ka dic me te rende se sa ngrenia e mishit të të vdekurit ?
Kjo nuk është e tëra.
Kane thënë disa dijetarë: Kush nuk pendohet prej pergojimit,llogaritet zulluçmar ndaj tyre dhe zullumçar ndaj vetes se tij,sepse ai me këtë veper,veten e vet ia ekspozon ndeshkimit te Allahut,Subhanehu ve teala .
 
O ti qe ke shkelur kufinjte dhe ndalesat e Allahut,Subhanehu ve teala! Pergojimi eshte prej katastrofave shoqerore,i cili nuk i shkon shtati atij,qe ka besuar ne Allahun dhe Muhammedin.Allahu ndaloi prej kesaj te shemtuareje, sepse ajo ne te vertete shemton dashurine e ndersjellte mes njerzve,ajo shkaterron urat e dashurise dhe lidhjet e vellazerise.Pastaj pergojimi perhap mes njerzve rrenjet e armiqesise,urrejtjes,zilise keshtuqe si rezultat perhere polemika mes tyre eshte e fresket.
 
O ti qe me tere gojen qesh dhe nuk  e di se a është i knaqur Allahu,subhanehu ve teala, me ty apo eshte i hidheruar ne ty,ndejet tua pergojuese,në shoket e tu te keqinje,te cileve nuk iu kalon dot askush pa ia cenuar nderin dhe pa u tallur me te,ne cfaredo forme qofte:moral,pamje,familje, pune…,sepse ti sahere qe qendron me shoke te tille do te pesosh nga hilet e tyre;ose do t'iu bashkangjitesh ne gjera te kota dhe te zhytesh me ta ne pergojim,ose do te shtiresh me te folur,shaka,apo buzeqeshje,dhe keshtu,deshe apo nuk deshe,ti je pajtuar me ta dhe je bere antar i grupit te mallkuar te tyre.
 
O ti qe urrejtja dhe zilia jote te kane ftuar te pergojosh besimtaret,dije se zilia eshte shkaku kryesor qe te ben te pergojosh,andaj ke kujdes prej saj,sepse ajo eshte semundje shpirterore,e cila han zemren e pergojuesit.Zilia te ben qe cdohere te preokupohesh me vellaun tend,jo per ta keshilluar por per ta pergojuar ne mesin e njerzve,per t'ia ulur famen,duke shpifur e genjyer per te.Allahu na ruajte!
 
O ti qe ke harruar fjalen e Allahut,Subhanehu ve teala " ãÇ íáÝÙ ãä Þæá ÅáÇ áÏíå ÑÞíÈ ÚÊíÏ Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm"( ) ,dhe ke filluar te shfaqesh kryelartesi ndaj ndereve te njerzve,diten apo naten,haptas apo fshehtas,perkujto se kush neperkembe nderin e vellaut musliman,Allahu do t'a beje te pandershem ate. Transmeton El Bera bin Azibi me sened te mire se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë " íÇ ãÚÔÑ ãä Âãä ÈáÓÇäå áÇ ÊÛÊÇ龂 ÇáãÓáãíä æáÇ ÊÊÈÚæÇ ÚæÑÇÊåã ¡ ÝÅä ãä ÊÊÈÚ ÚæÑÉ ÃÎíå ÊÊÈÚ Çááå ÚæÑÊå ¡ æãä íÊÈÚ Çááå ÚæÑÊå íÝÖÍå Ýí ÌæÝ ÈíÊå O turme qe keni besuar me gjuhe mos i pergojoni besimtaret dhe mos ua ndiqni sekretet e tyre sepse kush ben nje gje te tille,Allahu,subhanehu ve teala, do t'ia percjell atij sekretet e veta,dhe atij qe Allahu,subhanehu ve teala, ia percjell sekretet,do t'a zbuloje( qet ne shesh poshtersine e tij) qofte edhe brenda shtepise"( ).
Dije-na udhezofte neve dhe juve Allahu,subhanehu ve teala,- se pergojimi eshte rruge e refuzuar ne jete,është sjellje e poshter ne shoqeri,e cila hyn nepermjet prishjes se zemres se njeriut,duke ia mbushur zemren me urrejtje e zi per njerzit.
 
O ti qe je preokupuar me te metat e njerzve ndersa ke harruar te metat tuaja,shiqo punet tua është me mire per ty,mundohu t'a pastrosh moralin tend,llogarite veten tende cdohere dhe ne cdo gje sepse në perkufizimin e pergojimit eshte thene" Ai eshte mikprites i hipokrizise…është prej cilesive te frikacakeve,te cilet pergojojne njerzit kur nuk jane prezent ndersa kur jane prezent iu shfaqen me fytyre tjeter.Ata keshtu jane njerez me dy fytyra,te cilet vertete meritojne te cilesohen si njerzit me te keqinje tek Allahu.Thote pejgamberi " ÊÌÏ ãä ÔÑÇÑ ÇáäÇÓ íæã ÇáÞíÇãÉ ÚäÏ Çááå ÐÇ ÇáæÌåíä ¡ÇáÐí íÃÊí åÄáÇÁ ÈæÌå ¡æåÄáÇÁ ÈæÌå Do te gjesh se njeriu me i keq ne Diten e Kijametit tek Allahu eshte dyfytyreshi,i cili nje grupi i shfaqet me nje fytyre e tjetrit me nje fytyre"( ).
 
O ti qe ke harruar se mekati nuk harrohet dhe se Llogaritesi nuk vdes,perkujto se ti je tregtar i nje tregtie te deshtuar dhe i nje malli te prishur,sepse ti je duke i humbur te mirat tua, madje je duke ua dhene,pa dashjen tende,atyre qe je duke i pergojuar.Nese ti nuk ke te mira,do te mirren te keqiat e tyre e do te vihen ty.
Nga Ebi Imame El Bahiliu ,radijallahu anhu,rrefehet se njeriut ne Diten e Kijametit i ipet libri,ku shef te mira te cilat nuk i ka bere.Thote:O Zoti im! Prej nga keto? Thote: Keto jane nga pergojimet e njerzve,te cilat ti nuk i diktoje fare.
Ibrahim Bin Ed'hemi rrefehet te kete thene" íÇ ãßÐÈ ¡ ÈÎáÊ ÈÏäíÇß Úáì ÃÕÏÞÇÆß æÓÎæÊ ÈÇÎÑÊß Úáì ÃÚÏÇÆß ¡ ÝáÇ ÃäÊ ÈãÇ ÈÎáÊ Èå ãÚÐæÑ ¡ æáÇ ÃäÊ ÝíãÇ ÓÎæÊ Èå ãÍãæÏ O (për) genjeshtar! U bere koprrac me dunjane ndaj shokeve tu ndersa u bere "zemerhapur" me ahiretin ndaj armiqve tu,andaj ti nuk je i arsyetuar per koprracine tende dhe as nuk je i falenderuar per "zemergjeresine " tende.
 
O ti qe perhape te keqen ne toke dhe nxit per te bere mekate e gjynahe,dije se ti je prej atyre qe shkaterrojne shtyllat e shoqerise islame.Si mund te ndodhe kjo kur mesimet islame urdherojne qe muslimanit t'i ruhet nderi i tij,prezent apo larg qofte.
 
Per fund:
Nese e ke patjeter t'a ndezesh gojen me dic,largohu nga nderet e muslimaneve dhe nenshtroje gjuhen tende me respekt ndaj Allahut,Subhanehu ve teala dhe ushtroje me fjale te mira.
Dije se gjeja me e mire me te cilen e ndeze gjuhen është Perkujtimi i Allahut .Thote pejgamberi "    áÇ íÒÇá áÓÇäß ÑØÈÇ ãä ÐßÑ Çááå Le te vazhdoje perhere gjuha jote te jete e lagur me Perkujtimin e Allahut,Subhanehu ve teala"( ).
 
Allahu,subhanehu ve teala, na bekofte per fjale te mira,per bisede te mire,per shprehje te mira si dhe na largofte nga zhytja në nderet e muslimaneve,pergojimi dhe pergjimi i bisedave,zilia dhe urrejtja…
Pershendetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam,familjen,shoket dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
 
Burimi: www.saaid.net
Salih Ebu Arad Esh Shehri
Dekan i Fakultetit te Mesuesve ne Ebha
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
27/1/2005,e enjte
Brunei Darussalam
 
 
 
Hosted by www.Geocities.ws

1