PĖRGĖZIME TE SĖMURIT!

 

Muhamed Rukban

 

Falėnderimi i takon Allahut, Caktuesit te caktimeve,Shėruesit te sėmundjeve dhe Larguesit te turbullirave,ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam,me pas:

Kushtuar atyre qe Allahu deshi t'i sprovoje me fatkeqėsi e te liga...

Atyre qe Allahu nėpėrmjet sėmundjeve deshi t'i pastroi prej mėkateve…

Ja ky i sėmurė e ka humbur shėndetin,tjetri nuk e di shkakun e sėmundjes ndėrsa te tretit i ka humbur forca dhe ėshtė zbehur...

Por kėta megjithatė e pėrkujtojnė Allahun,subhanehu ve teala,bėjnė durim dhe shpresojnė qe Allahu,subhanehu ve teala, t'i shpėrbleje pėr kėtė. Logjikojeni fjalėn e Pejgamberit,Alejhi selam, " عجباً لأمر المؤمن، إن أمره كله له خير، وليس ذلك لأحد إلا للمؤمن، إن أصابته سراء شكر، فكان خيراً له، وإن أصابته ضراء صبر فكان خيراً له  Ēudi me besimtarin! Tere puna e tij ėshtė ne favor te tij dhe nuk ėshtė kjo hise e askujt tjetėr pėrveē besimtarit. Nėse begatohet me ndonjė te mire falėnderon dhe (normal) ėshtė mire pėr te ndėrsa nėse e godet ndonjė e lige bėn durim dhe kėshtu edhe kjo ėshtė ne te mire te tij". (Muslimi)

Sa ni'meti –begatia,po t'i epej njeriut do te ishte sėmundje pėr te derisa shume gjera qe nuk i janė dhėnė janė begati dhe shėrim pėr te. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," وَعَسَى أَن تَكْرَهُواْ شَيْئاً وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَعَسَى أَن تُحِبُّواْ شَيْئاً وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ وَاللّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ Por mund qė ju ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju. All-llahu e di (fundin e ēdo sendi) e ju nuk dini.".(Bekare 216)

Vėlla i sėmurė! Allahu te shėroftė dhe prej ēdo sėmundje e te lige te ruajt!

Pėrqendro vėmendjen tende dhe me mendjen tende kupto kėto urtėsi te kėsaj ligjėrate,te cilat janė te radhitura ne forme pikash por te ushqyera me drite hyjnore dhe te stolisura me shprehje profetike.

E lus Allahun qe te jene ne dobi tuajėn e timen!

Pika e pare: BEGATIA KALIMTARE

Vėlla ! A e di se ē'ėshtė begatia kalimtare? Ajo ėshtė pikėrisht dynjaja,me te cilėn janė mashtruar shume njerėz dhe te cilėn e kane bere si preokupim kryesor te tyre…Allahu i saj e i yni e pėrshkroi kėshtu"  وَمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا لَهْوٌ وَلَعِبٌ Kjo jetė e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se dėfrim e lojė,".(Ankebut 64),pastaj" وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ pra jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues.".( Hadid 21)

Ndėrsa i dashuri i Allahut,Subhanehu ve teala,Muhammedi,Alejhi selam sqaroi marrėdhėniet e tij me dynjanė e tha" ما أنا في الدنيا إلا كراكب استظل تحت شجرة ثم راح وتركها Unė,ne dynja nuk jam tjetėr pėrveē sikur njė kalores (udhėtar),i cili pushon nen hijen e njė peme pastaj vazhdon rrugėn dhe e braktise atė (hije)".(Tirmidhiu)

Kjo si rezultat i asaj se ai e njihte dynjanė dhe i ishte bere e qarte puna e saj,ose thėnė me mire pavlera e saj. Kishte thėnė" لو كانت الدنيا تعدل عند الله جناح بعوضة، ما سقى كافراً منها شربة ماء Sikur dynjaja te vlente tek Allahu sa njė krahė milingone,asnjė pabesimtari nuk do t'i kishte dhėnė (madje) asnjė gllėnjkė ujė".(Tirmidhiu)

Por megjithatė shohim se ajo ende ėshtė ne skene;nėse sot te bėn te qeshesh  nesėr te bėn te qashe shume,nėse te gėzon njė dite te dėshpėron me dite e vite..

Njeriu,kushdo te jete dhe ēfarėdo pozite te ketė,patjetėr se nuk do t'i shpėtojė pa u sprovuar me ndonjė te lige,e cila ia zben jetėn ose me ndonjė sėmundje,e cila e bėn te dobėt .

Thotė poeti:

ومن يحمد الدنيا لعيش يسره *** فسوف لعمري عن قليل يلومها

Kush e falėnderon dynjanė pėr njė jete qe e gėzon

Pėr Zotin! Me vone pėr pak send do ta qortoje

Mu pėr kėtė,porosia e atij qe e njihte pozitėn e dunjase ishte" كن في الدنيا كأنك غريب أو عابر سبيل Behu ne dynja sikur i huaj ose sikur udhėtar".( Buhariu)

Ja kėshtu, kush e njeh realitetin e dunjase behet zahid ne te dhe kush behet zahid ne te (heq dore nga dynjaja),atij do t'i lehtėsohen te ligat dhe sprovat e saja!

Pika e dyte: BELAJA (sprova) ĖSHTĖ ADRESE E DASHURISE

Rrėfehet te kėtė thėnė Enes Bin Maliku se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" إن عظم الجزاء مع عظم البلاء، وإن الله إذا أحب قوما إبتلاهم، فمن رضي فله الرضى، ومن سخط فله السخط Vėrtet shpėrblimi i madh ėshtė me (sipas) sprovėn e madhe dhe se ke e donė Allahu,subhanehu ve teala, e sprovon. Andaj kush pajtohet-ndahet i kėnaqur atėherė atij i takon kėnaqėsia ndėrsa kush hidhėrohet,atij i takon hidhėrimi".( Tirmidhiu).

Sprova dhe sėmundjet,nėse paraqiten tek ai qe ka marrėdhėnie te mira me Allahun,subhanehu ve teala, dhe bėn durim ndaj sprovave,atėherė sprovat tek ai janė shenje e se mirės dhe dashurisė…Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" إذا أراد الله بعبده خيرا عجل له العقوبة في الدنيا..E kur Allahu,subhanehu ve teala, t'ia dėshirojė robit te mirėn ,ia pėrshpejton ndėshkimin ne dynja".( Tirmidhiu)

Kush e studion jetėn e pejgambereve,te cilėt janė njerėzit me te dashur tek Allahu,subhanehu ve teala,vėren se sprova ishte rruga e tyre ndėrsa sėmundja dhe veshtiresite ishin natyrshmėri e tyre.

Ibni Mes'udi kishte hyre tek Pejgamberi Alejhi selam,i cili nga ashpėrsia e sėmundjes kishte temperature te madhe. I tha Ibni Mes'udi: O i dėrguari i Allahut! Ti vėrtet ke temperature! Tha" أجل، إني أوعك كما يوعك الرجلان منكم Po,unė kam temperature aq sa kane dy njerėz prej jush".( Buhariu dhe Muslimi)

Sa'd Bin Ebi Vekkasi e kishte pyetur" أي الناس أشد بلاء؟ قال :  أشد الناس بلاء الأنبياء، ثم الأمثل فالأمثل، يبتلى الرجل على حسب دينه، فإن كان دينه صلبا إشتد بلاؤه، وإن كان في دينه رقة ابتلي على حسب دينه، وما يبرح البلاء بالعبد حتى يتركه يمشي على الأرض ما عليه خطيئة Kush janė njerėzit qe me se shumti sprovohen? Tha: Njerėzit qe me e shumti sprovohen janė pejgamberet,pastaj me te mirėt,pastaj te mirėt. Njeriu sprovohet konform fesė se tij;nėse ėshtė fetar i madh, sprova e tij ėshtė e rende ndėrsa nėse feja e tij ėshtė e dobėt,atėherė sprova e tij ėshtė ashtu sic e ka fenė ( dtth e dobėt),dhe sprova nuk do t'i ndahet njeriut derisa ta lere te ec ne toke duke mos patur asnjė mėkat". (Tirmidhiu)

Selefi ( gjeneratat e para te myslimaneve) e kishin kuptuar kėtė shprehje dhe domethėnien e saj keshtuqe belanė e llogarisnin nimet (begati) ndėrsa sėmundjen e veshtiresine si "myzhde ose sihariq" pėr besim te forte.

Pika e trete: BELAJA ĖSHTĖ RRUGE E XHENNETIT

Sėmundjet dhe fatkeqėsitė janė gjera,me te cilat Allahu,subhanehu ve teala, sprovon robėrit e Vet; provim pėr durimin e tyre,pastrim pėr besimin e tyre,madje,pėr ata qe janė begatuar me logjike dhe meditim te mire,ėshtė begati e madhe,qe patjetėr te obligon ta falėnderosh Allahun,subhanehu ve teala...

Thotė Allahu,subhanehu ve teala," وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوفْ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الأَمَوَالِ وَالأنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ، الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ، أُولَـئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَـئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve.156.Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: “Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi”!157.Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė.".(Bekare 155-157)

Allahu Ekber! Me thuani nėse ka ndonjė te mire me te madhe sesa mėshira,bekimi (salavati) dhe udhėzimi i Allahut,Subhanehu ve teala mbi ty ?

Xhabir Bin Abdil-lah rrefen se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" يود أهل العافية يوم القيامة حين يعطى أهل البلاء الثواب لو أن جلودهم كانت قرضت في الدنيا بالمقارض Ne Ditėn e Llogarisė,te shėndoshit (te pasprovuarit) kur te shohin se te sprovuarve po iu epet shpėrblim i madhe,do te dėshironin qe ne dynja,lėkurėt e tyre te ishin shqyer me gėrshėre". (Tirmidhiu)

Ibni Mes'udi rrėfen se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" ما من مسلم يصيبه أذى من مرض فمـا سواه إلا حط الله به من سيئاته كما تحط الشجرة ورقها Nuk ndodhe qe te goditet muslimani me ndonjė sprove,qofte sėmundje apo ckado tjetėr,e te mos ia largoje Allahu,subhanehu ve teala, me te mėkatet ashtu sic i bien pemės gjethet".(Muslimi)

Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" ما يزال البلاء بالمؤمن والمؤمنة في نفسه وولده وماله حتى يلقى الله تعالى وما عليه خطيئة Vazhdon belaja ta godet besimtarin dhe besimtaren ne veten,fėmijėt dhe pasurinė e tij/saj derisa ta takoje Allahun,subhanehu ve teala, duke mos patur asnjė mėkat". (Tirmidhiu)

Njė grua kishte ardhur tek Pejgamberi Alejhi selam dhe i kishte thėnė se "Unė jam e sėmurė nga epilepsia dhe c'ėshtė me e keqja se unė zbulohem,nuk mund ta ruaj veten andaj lute Allahun,subhanehu ve teala, te me shėrojė! I tha Pejgamberi Alejhi selam" إن شئت صبرت ولك الجنة، وإن شئت دعوت الله أن يعافيك، فقالت: أصبر Nėse dėshiron be durim e pėr shpėrblim ke xhennetin ndėrsa nėse dėshiron qe vetėm te shėrohesh po e lus Allahun,subhanehu ve teala, te te shėrojė? Tha gruaja: Jo (mos e lut)! Unė do te bej durim". ( Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi Alejhi selam kishte hyre tek Ummu Said dhe i kishte thėnė: ما لك يا أم السائب تزفزفين Cfare ke oj Ummu Saib qe dridhesh? Tha: Ethet o i derguari i Allahut,Allahu mos i bekoftė! Tha: لا تسبي الحمى، فإنها تذهب خطايا بني آدم كما يذهب الكير خبث الحديد Mos i shaj ethet,sepse ato largojnė mėkatet nga njeriu sikurse Kiri (gjyryku i farkėtarit) largon ndryshkun e hekurit".( Muslimi)

Ibni Ebi Ed Dunja ka thėnė" Te paret tanė ethet i konsideronin si nate shlyerje te mėkateve te mėparshme".

Vėlla i dashur! Ndoshta ti ke pozite tek Allahu,subhanehu ve teala,,te cilėn assesi nuk mund ta arrish me veprat tua keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, te sprovon dhe te begaton me durim qe ta arrish atė grade,andaj perse te dėshpėrohesh kur te godet e keqja?!

Pika e katėrt: SHPĖRBLIMI RRJEDHĖS

Prej mėshirės dhe butėsisė se Allahut,Subhanehu ve teala me robėrit e Tij ėshtė edhe fakti se Ai nuk ua mbylle ndonjė dere te hairit e te mos ua hap tjetrėn,ose thėnė me mire tjerat. Pėrveē te mirave dhe sevapeve qe i shkruhen te sėmurit pėr sėmundjen,ndaj se cilės beri durim, i shkruhet edhe shpėrblimi pėr ibadete,te cilat i bėnte zakonisht dhe prej te cilave tani e ka penguar sėmundja.

Ebu Musa El Esh'ariu rrefen se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" إذا مرض العبد أو سافر كتب الله تعالى له الأجر مثل ما كان يعمل صحيحا مقيما Kur te sėmuret ndonjė rob apo te udhetoje ,Allahu,subhanehu ve teala, ia shkruan shpėrblimin sikurse kur ishte duke bere ibadete duke qene i shėndoshė dhe vendas (jo udhėtar)".( Buhariu)

Cfare nderi ka pas kėtij nderi?

Cfare begatie me te madhe ka pas kėsaj begatie?

Njeriu nuk bėn vepra ndėrsa i shkruhen te mirat…?!

Pika e peste: PATJETĖR SE PAS ĒDO VĖSHTIRĖSIE KA LEHTĖSIM

Ky ėshtė ligj i Allahut,Subhanehu ve teala tek krijesat e Tij…Nuk ka caktuar ndonjė vėshtirėsi e te mos kėtė caktuar edhe lehtėsim pas saj dhe sėmundjet,sado qe te zgjasin dhe te jene te vėshtira,patjetėr se do te vije koha kur do te pėrfundojnė,inshaAllah!

Ka thėnė Vehb Bin Munebbihi" لا يكون الرجل فقيها كامل الفقه حتى يعد البلاء نعمة ويعد الرخاء مصيبة، وذلك أن صاحب البلا ينتظرالرخاء وصاحب الرخاء ينتظر البلاء Njeriu nuk ėshtė tamam i menēur derisa te mos e llogarisė belanė si begati dhe bollėkun si fatkeqėsi. Kjo pėr shkak se i sprovuari pret dite te mira ndėrsa pasaniku pret dite te vėshtira-bela".

Thotė Allahu,subhanehu ve teala, " فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً (5) إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً, pa dyshim se pas vėshtirėsisė ėshtė lehtėsimi.6.Vėrtet, pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi ". ( Inshirah 5-6)

Pika e gjashtė : PLAĒKA E SĖMUNDJES

Po t'i meditonte i sėmuri dobitė dhe te mirat e sėmundjes se tij nuk do te shpresonte kurrė t'i largohej sėmundja.

Krahas shlyerjeve te mėkateve,ngritjes se pozitave,shkruarjes se shpėrblimit te atyre veprave qe i bėnte i sėmuri gjate shendoshmerise se tij,ka edhe njė shanse te madhe ,nėse ėshtė begatuar me shfrytėzimin e kohės,sepse i sėmuri,gjate kohės se sėmundjes se tij ka kohe te lire qe te tjerėt nuk e kane. Andaj kėshilla jone ėshtė qe ēdo i sėmurė te mundohet ta shfrytėzojė kohen pėr t'u afruar tek Allahu,subhanehu ve teala, duke lexuar Kur'an,falur nafile,nėse ka mundėsi pėr njė gjė te tille,duke urdhėruar pėr te mire,duke ftuar ne rrugėn e Allahut,Subhanehu ve teala…Dije vėlla se njeriu,i shėndoshė e i sėmurė, ėshtė i urdhėruar t'i pasoje urdhrat e Allahut,Subhanehu ve teala!

Pika e shtatė : BEGATIA E HUMBUR

Nimetet e Allahut,Subhanehu ve teala nuk i din pėrveē atij qe i ka humbur ato…Paramendoje veten sikur sėmundja te ka lodhur dhe te ka dobėsuar,madje edhe te ka dėshpėruar,dhe ti ne kėto ēaste e kupton thėnien e Muhammedit,Alejhi selam" نعمتان مغبون فيهما كثير من الناس، الصحة والفراغ Dy begative nuk ua dine vlerėn shume njerėz: Shėndetit dhe kohės se lire".(Buhariu)

Pra shėndeti ėshtė prej begative,me te cilat na ka begatuar Allahu,subhanehu ve teala, dhe pėrveē te sėmurit askush prej nesh nuk ia di vlerėn… Ja kėshtu ndaj sa begative ishim te pakujdesshėm, sa begatitė nuk i kemi falėnderuar ? E ne veēanti pėr begatinė me te madhe dhe me te shndritshme: Begatinė e besimit dhe udhėzimit ?

Sa njerėz e kane humbur kėtė begati; nuk e kane falėnderuar Allahun, subhanehu ve teala, pėr te dhe kane shfaqur pėrtaci pėr ta konstruktuar vetveten e tyre ne kornizat e saj?

Vėlla! Kur shkėndija e shėrimit te shfaqen dhe kur te fillon te gėzohesh pėr fundin e sėmundjes,falėndero Allahun,subhanehu ve teala, pėr kėto begati dhe paramendoje veten kur ishe i sėmurė. Shfrytėzo rastin te besh pendim te sinqerte pėr lėshimet tua dhe pėr mosfalenderimin pėr ēdo begati. Pendohu tani…Po,tani…Beje kėtė pendim sic ėshtė me se miri ne mėnyrė qe te jete shkak i largimit te belas sate. Ka thėnė Aliu " ما نزل بلاء إلا بذنب ولارفع إلا بتوبة Nuk ndodhe ndonjė bela pėrveē se si shkak i mėkatit dhe nuk largohet pėrveē se si rezultat i pendimit".

Vėlla! Dije se nėse nuk te ėshtė shkruar shėrimi te paktėn jeta jote do te pėrfundoj me besim dhe pendim te sinqerte!

Pika e tetė : PĖR DO SĖMUNDJE KA ILAĒ

Prej mėshirės se Allahut,Subhanehu ve teala ėshtė se ēdo sėmundje sado qe te jete e vėshtirė,do te kėtė bar apo ilaē pėr te nėse Allahu,subhanehu ve teala, i ka caktuar shėrim!

Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" ما أنزل الله داء إلا أنزل له شفاء Allahu,subhanehu ve teala, nuk ka zbrite ndonjė sėmundje e te mos kėtė zbritur pėr te edhe shėrimin".( Buhariu dhe Muslimi)

Por pėr shėrim,krahas bekimit te Allahut,Subhanehu ve teala duhet te kihen parasysh edhe disa fakte,ne mesin e te cilave edhe :

1-      Mbeshtetja ne Allahun,subhanehu ve teala dhe mos supozimi ndaj Allahut (te menduarit keq pėr Tė). Shiqoni se cfare thoshte Ibrahimi Alejhi selam " وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِDhe kur tė sėmurem Ai mė shėron,".(Shuara' 80) Nuk ka shėrues pėrveē Allahut,Subhanehu ve teala dhe nuk ka largues te belave pėrveē Tij…

Mjeku,hoxha,i cili bėn lutje te ligjėsuara, barėrat nuk janė gjė tjetėr pėrpos shkaqe,te cilat i ka lehtėsuar Allahu,subhanehu ve teala, pėr shėrim…Andaj mbėshtetu ne Allahun,subhanehu ve teala, ashtu sic ėshtė me se miri ne mėnyrė qe te ngadhėnjesh me shėndet ne dynja dhe me shpėtim ne Ahiret. Allahu,subhanehu ve teala, ėshtė i Urte dhe nuk bėn vepra kot,ėshtė Mėshirues,me mėshira te ndryshme dhe nuk cakton ndonjė caktim e te mos jete pėr te mirėn e njeriut. Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" عجبت للمؤمن!! إن الله عز وجل لم يقض له قضاء إلا كان خيرا له Jam ēuditur me besimtarin!Allahu nuk ka caktuar ndonjė caktim pėr te e te mos jete hajr ( mire ) pėr te". ( Ahmedi)

2-   Shėrimi me rukje (dua) te ligjėsuara nga Kur'ani dhe Sunneti. Thotė Allahu" وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاء وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ Ne tė shpallim Kur’anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt". ( Isra 82).

Behu kureshtar-Allahu te shėroftė- pėr rukjet sheriatike,te cilat janė prej shkaqeve me te dobishme te largimit te sėmundjes dhe dėshpėrimit. Psh: lexoje kaptinėn Fatiha,Bekare,Ihlas,dy kaptinat e fundit,etj,sepse i tere Kur'ani ėshtė shėrim!

Prej lutjeve te transmetuara pėr kėtė ēėshtje,veēojmė lutjet e transmetuara nga Aisheja,nena e besimtareve,e cila thotė se Pejgamberi,kur ndonjė njeri ankohej prej dickahit ose ishte i plagosur,thoshte,duke bere me gisht kėshtu- Sufjan Bin Ujejne,njeri prej transmetuesve kishte vene gishtin ne toke pastaj e kishte ngritur (per t'i mėsuar se si ka vepruar Pejgamberi Alejhi selam)" بسم الله، تربة أرضنا، بريقة بعضنا، يشفى به سقيمنا، بإذن ربنا Me emrin e Allahut, dheu i tokes sone,me peshtymen([1]) e ndonjerit prej nesh ,shėrohet-me lejen e Allahut -semundja jone". (Mutefekun alejhi)

Ne mesin e atyre lutjeve ishte edhe kjo,poashtu e rrėfyer nga Aisheja" أن النبي كان يعود بعض أهله يمسح بيده اليمنى ويقول: "اللهم رب الناس أذهب الباس، واشف، أنت الشافي لا شفاء إلا شفاؤك، شفاء لا يغادر سقما" Pejgamberi Alejhi selam shėronte disa anėtare te familjes se tij;e prekte me dorėn e djathte dhe thoshte"O Allahu im!Zoti i njerėzve! Largoje te keqen,Ti je Shėrues dhe nuk ka shėrim tjetėr pėrveē shėrimit Tėnd,shėrim qe nuk len asnjė sėmundje". ( Muttefekun alejhi)

Utman Bin El Asi rrėfen se si ai njėherė ankohej nga njė dhimbje ne trup. Thotė se Pejgamberi i kishte thėnė" ضع يدك على الذي يألم من جسدك وقل: بسم الله ثلاثاً وقل سبع مرات: أعوذ بعزة الله وقدرته من شر ما أجد وأحاذر Vere dorėn tende aty ku te dhemb ne trupin tėnd dhe thuaj tri here"Bismil-lah",pastaj shtate here "Kėrkoj mbrojtje me krenarinė dhe Fuqinė e Allahut prej te keqes,te cilėn e ndiej ne trup dhe e cila me kėrcėnon".( Muslimi)

Ibni Abbasi rrėfen se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" Kush e viziton njė te sėmurė,te cilit nuk i ka ardhur vdekja,dhe thotė tek ai shtate here" أسال الله العظيم رب العرش العظيم أن يشفيك، إلا عافاه الله من ذلك المرض E lus Allahun e Madhėrishėm,Zotin e Arshit te Madhėrishėm qe te te shėrojė! Allahu do ta shėrojė prej asaj sėmundje".(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Ebu Seid El Hudrijj rrėfen se Xhibrili i kishte ardhur Pejgamberit,Alejhi selam, dhe i kishte thėnė" O Muhamed! Je ankuar? Tha: Po. Tha Xhibrili" بسم الله أرقيك، من كل شيء يؤذيك، من شر كل نفس أو عين حاسد، الله يشفيك، بسم الله أرقيك Me emrin e Allahut te bej rukje (lutje pėr shėrim) nga ēdo e keqe qe te shqetėson dhe nga ēdo shpirt ose sy ziliqar! Allahu te shėron! Me emrin e Allahut te bej rukje".(Muslimi)

Ibni Abbasi rrėfen se Pejgamberi Alejhi selam ne raste dėshpėrimi-pikėllimi lutej me " لا إله إلا الله العظيم الحليم، لا إله إلا الله رب العرش العظيم، لا إله إلا الله رب السموات ورب الأرض ورب العرش الكريم Nuk ka Zot pėrveē Allahut te Madhėrishėm e te Bute! Nuk ka Zot pėrveē Allahut,Zotit te Arshit te Madhėrishėm! Nuk ka zot pėrveē Allahut, Zotit te qiejve dhe Zotit te tokės dhe Zotit te Arshit Fisnik".(Muttefekun alejhi)

Sa'd Bin Ebi Vekkasi rrėfen se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" دعوة ذي النون، إذ دعا وهو في بطن الحوت "لا إله إلا انت سبحانك إني كنت من الظالمين" فانه لم يدع بها مسلم في شيء قط إلا استجاب الله له Lutja e Dhen Nunit (Junusit,alejhi selam) kur u lut me te ne barkun e peshkut ishte" Nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje! I Lartemadheruar qofsh!Unė isha i padrejte ndaj vetes sime! Nuk ndodhe te lutet muslimani me te pėr dic e te mos i pėrgjigjet Allahu".(Tirmidhiu)

Kėto lutje dhe dua kane nevoje pėr njė shpirt te devotshme dhe pėr njė nėnshtrim te sinqerte ndaj Allahut!

3-      Duaja. Krahas lutjeve te lartpėrmendura,shtojmė edhe faktin se duaja ka njė rol te vecant ,madje ėshtė prej gjerave mė me dobi. Ndodhe qe sekreti i largimit te sėmundjes apo pikėllimit ėshtė pikėrisht duaja. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," فأخذناهم بالباساء والضراء لعلهم يتضرعون " i dėnuam me skamje e mjerim, ashtu qė tė pėrulen.. ( En'am 42)

A nuk te shkuar ndėrmend ndonjėherė se Allahu,subhanehu ve teala, te ka sprovuar me sėmundje qe te ta ndiej zėrin e lutjes sate dhe ta shoh perulshmerine tende kur ti lutesh? Ngriti duart dhe loto,shprehe varfėrinė tende dhe pafuqinė tende,pranoi ketė dhe dobėsinė tende,sepse kėshtu do te ngadhėnjesh me kenaqesine e Zotit tėnd dhe sėmundja apo pikėllimi yt do te largohet!

4-   Ndihma me namaz. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," وَاسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz".(Bekare 45). Imam Ahmedi transmeton se kur Pejgamberin,Alejhi selam, e dėshpėronte ndonjė gjė falej".

5-   Sadakaja e shumte. Ebu Umame rrėfen se Pejgamberi,Alejhi selam ka thėnė" داووا مرضاكم بالصدقة Shėroni te sėmurėt tuaj me sadaka". ( Sahihul xhamii)

6-      Shėrimi me gjerat e njohura si shėruese,psh: mjaltė,uji zemzem, hixhameja (nxjerrja e gjakut te keq),etj.

7-      Shėrimi me barėrat,te cilat Allahu,subhanehu ve teala, i lejoi.

Pika e nėntė: KUJDES KURTHAVE TE SHEJTANIT

Shejtani pėrherė mundohet ta mashtroje besimtarin me kurthe e intriga te ndryshme,i sėmurė apo i shėndoshė qe. Prej atyre intrigave veēojmė:

1-    Supozimet (mendimet e keqia ndaj Allahut) ose hidhėrimi dhe shqetėsimi. Ne hadithin kudsijj qėndron"  إن الله عز وجل يقول: أنا عند ظن عبدي بي، إن ظن بي خيرا فله، وإن ظن شرا فله Allahu,subhanehu ve teala, thotė" Unė jam ne te menduarit e robit Tim pėr Mua (dtth:si mendon ai pėr Mua ,Unė ashtu veproj me te).Nėse mendon mire pėr Mua shkon ne favor te tij ndėrsa nėse mendon keq pėr mua shkon ne disfavor te tij".( Imam Ahmedi dhe Ibni Hibbani)

2-        Pėrhapja e sėmundjes ose" boll ma kėshtu,s'po durohet".

Vėlla ke kujdes t'i fshehėsh dhimbjet dhe rėnkimet sikurse qe duhet te kesh kujdes e te mos e pėrhapėsh se "unė jam i sėmurė",edhe nėse flet pėr t'i ēarė dertet e hallet. Ma'ruf El Kerhi ka thėnė"Allahu, subhanehu ve teala, do ta sprovoje besimtarin me sėmundje dhe te liga dhe kur njeriu t'iu ankohet shokėve te tij thotė Allahu" Pasha Krenarinė dhe Madhėrinė Time!Nuk te kam sprovuar me kėto sėmundje pėrveē qe te te pastroj prej mėkateve ndėrsa ti nuk me ankohesh Mua…".

3-        Humbja e kohės pa dobi,ose ne gjerat e ndaluara,te cilat e hidhėrojnė Allahun,subhanehu ve teala,.

4-        Mosmbulimi i vendeve te turpshme.

5-    Shėrimi me gjera te ndaluara. Ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam" إن الله أنزل الداء والدواء، وجعل لكل داء دواء، فتداووا ولا تتداووا بحرام Allahu,subhanehu ve teala, e ka zbrite sėmundjen dhe shėrimin dhe pėr ēdo sėmundje ka caktuar shėrim,Pra shėrohuni (me to) dhe mos u shėroni me haram (gjera te ndaluara)! (Ebu Davudi).

Prej ndalesave me te mėdha ne kėtė kontest ėshtė shkuarja tek falltaret dhe sihirbazet. Pejgamberi ndaloi prej kėsaj vepre dhe tha" من أتى كاهنا فصدقه بما يقول فقد كفر بهـا أنزل على محمد Kush shkon tek ndonjė falltar dhe i beson ne atė qe thotė,ai veē ka mohuar atė,me te cilėn ka ardhe Muhamedi (dtth Kur'anin)".( Ahmedi dhe Hakimi) Kjo rruge shėrimi njeriut i sjell te liga ne dunja sikurse qe ia pėrshkruan rrugėn e zjarrit ne ahiret.

Pika e dhjete: DISPOZITAT E TE SĖMURIT

1-     Pastrimi. I sėmuri duhet te pastrohet me ujė nga nevoja e vogėl dhe duhet ta laje tere trupin nga xhunublleku. Nėse nuk ka mundėsi ta beje kėtė pėr shkak se ėshtė i dobėt ose nėse e bėn i shtohet me shume sėmundja atėherė mjafton vetėm me tejemmum. Poashtu nėse nuk mund te lėviz dhe nuk gjen dike qe do t'i ndihmoje ta pėrdorė ujin,atėherė i lejohet tejemmumi. Ndėrsa ne rastet kur nuk gjen aske qe do t'i ndihmoje me ujė apo do t'i ndihmoje te ngritėt dhe ne te njėjtėn kohe nuk ka mundėsi as te marre tejemmum,atėherė ai falet ashtu si ėshtė. Nėse i ka trupin, rrobat ose shtratin te ndyte dhe nuk ka mundėsi ta largoje atė ndyrėsi,atėherė ai falet ashtu sic ėshtė dhe kjo nuk bėn assesi te jete arsye pėr vonimin e namazit. Nėse njeriu ka ndonjė plage apo varre dhe ne rast se e pėrshkon me ujė varrėn do te infektohet,atėherė lan pjesėt e shėndosha te trupit ndėrsa varrės vetėm i jep tejemmum. I sėmuri me urine te vazhdueshme ose rrjedhje te gjakut apo lirimit te gazrave,ai duhet te marre abdes pėr ēdo namaz dhe ta pastroje pjesėn e rrobės se prekur prej ndytesise pėrkatėse. Ose nėse ka rroba te mjaftueshme,cakton rroba te veēanta pėr namaz. Nėse pasi qe ka hyre koha e namazit dhe ky ka marre abdes pėr namaz por urina ende i rrjedhe atėherė nuk ka dem;falet kėshtu dhe namazi inshaAllah i pranohet. Nėse ka ndonjė fashe dhe ka nevoje ta mbaje atė atėherė vetėm e pėrshkon me ujė gjate abdesit dhe guslit ndėrsa pjesėt tjera te trupit i pastron me ujė. Nėse edhe uji do ta dėmtonte varrėn atėherė mjafton tejemmumi.

2-      Namazi

-         Dijetaret janė pajtuar njėzėri se kush nuk mundet me u fale ne kėmbė falet ulur,kush nuk mundet as ulur falet ne krah,duke qene i kthyer me fytyre kah kibleja, e nėse edhe kėshtu nuk ka mundėsi atėherė falet i shtrire.

-         Kush ka mundėsi te qėndrojė ne kėmbė por nuk ka mundėsi ta beje rukune apo sexhden,atėherė ai qėndron ne kėmbė dhe pėr rukune bėn me shenje duke qene ne kėmbė ndėrsa pėr sexhde bėn me shenje duke qene ulur.

-         Nėse mjeket besnike i preferojnė te falet ulur sepse ndryshe nuk mund te shėrohet,atėherė ai falet sipas kėshillave te tyre.

-         Ai qe fare nuk mund te lėvizė,madje as kokėn pėr namaz,i mjaftojnė nijjeti dhe fjalėt-leximi i kur'anit.

-         Nėse gjate namazit i vie forca pėr ta bere rukune dhe sexhden atėherė ai ne rekatet e mbetura i bėn ashtu sic duhet dhe nuk i len pėr me vone.

-         Nėse flenė apo harron ta fale ndonjė namaz duhet ta fale kurdo qe i kujtohet.

-         Nuk lejohet braktisja e namazit ne asnjė mėnyrė,madje gjate sėmundjes njeriut duhet t'i kushtoje edhe me shume rėndėsi. Poashtu nuk lejohet qe te pritet derisa t'i kaloje koha e namazit farz- te obliguar sepse ne te kundėrtėn ai bėn mėkat te madh saqė disa dijetare te mėdhenj kane thėnė se i tilli ėshtė kafir-pabesimtar.

-         Nėse nuk ka mundėsi ta fale ēdo namaz ne kohen e tij atėherė i bashkon dreken dhe ikindine dhe i fale ose ne kohe te drekės ose pak para se t'i dale koha drekės, si dhe akshamin e jacine,ngjashėm me dreken dhe ikindine.

3-     Agjėrimi .I sėmuri ne raport me agjėrimin ka tri gjendje:

-         Nėse nuk i bėn dem i obligohet opsione ,

-         Nėse i vie rende urrehet te agjėrojė ,dhe

-         Nėse i bėn dem i ndalohet te agjėrojė.

Nėse nuk ka mundėsi t'i kompensoje ditėt e lėshuara gjate Ramazanit,atėherė pėr ēdo dite ushqen ndonjė miskine- te ngrate. Ndėrsa nėse ka mundėsi te agjėrojė atėherė agjėron po aq dite sa i kishte lėshuar me pare.

Agjėrimi prishet nėse e merr ndonjė injeksion ushqyes ose injeksion ne gjak,ndėrsa injeksioni i cili nuk te ushqen nuk ėshtė i ndaluar.

Sipas mendimit me te vėrtet,agjėrimi prishet poashtu me praktikimin e hixhames (nxjerrjes se gjakut te keq) ndėrsa nuk prishte me nxjerrjen e dhėmbit.

Vjellja,pėrveē nėse ėshtė me qellim se nuk e prish agjėrimin.

Lejohet agjėruesi ta mjekoje varrėn, ta nxjerre dhembin,te ve pika ne sy ose vesh,ose te pėrdorė dic ne goje ,te cilat i ndihmoje per frymėmarrje,nėse me te ka problem. Allahu e di me se miri!

Vėlla i sėmurė! Allahu,subhanehu ve teala, te shėroftė nga sėmundja jote,ta shtoftė shpėrblimin,t'i falte mėkatet dhe te begatoftė me shėndet ne fe e ne trup! Amin!!!

Marre nga www.tttt4.com

15-5-2005,e diele

Brunei-Malajzi

(Hoteli i aeroportit te Malajzisė,Kuala Lumpur)

 

 

 

 

 


 

[1] Ne komentin e Sahihut te Buhariut thuhet se ky hadith ėshtė argument se Pejgamberi Alejhi selam gjate rukjes-sherimit me citate fetare te ligjesuara- peshtyente ne gisht pastaj e vendonte ne dhe e pastaj e prekte vendin ,net e cilin ndihgje dhimbje.Kurtubiu ka thėnė se hadithi ehste argument per lejimin e rukjes ne cdo semundje…sh.p

Hosted by www.Geocities.ws

1