Kapitulli: Mbi Pastërtinë Në Islam
Pastertia është gjysma e besimit
Pastertia eshte prej gjerave te rendesishme,me te cilat e adhurojme Allahun,sepse eshte kusht per pranimin e shume ibadeteve...
Pastertia ne Islam ka pozite te larte,ajo ne raport me besimin eshte sikurse gjysma ne raport me teresine.Ebu Malik El Ensariu rrefen se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" الطُهور شطر الإيمان Pastertia është gjysma e besimit".(Muslimi)
Qellim me pastertine ne kete hadith nuk perkufizohet vetem ne pastertine shqisore por perfshin edhe ate kuptimore,sepse besimi eshte besim dhe pune,pastaj qendra e besimit eshte zemra dhe ne menyre qe te ze vend ne zemer,t'i leshoje rrezet e tij,patjeter duhet te jete kjo zemer e paster prej cdo gjeje qe ia njollose çiltersine dhe sic thone"التخلية مقدمة على التحلية Zhveshja apo pastrimi nga gjerat e keqia eshte me prioritare sesa zbukurimi.
Puna ka te beje me gjymtyret e trupit,te cilat jane te urdheruara me ca pune dhe jane te ndaluara nga ca pune,dhe berja e puneve te mira eshte zbukurim ndersa braktisja e puneve te keqia eshte pasterti apo zhveshje.Andaj muslimanit i mbetet,qe se pari t'i zhvesh gjymtyret nga mekatet sepse keshtu mund t'a arrije gysmen e besimit,pra mendojeni këtë!
Domethenia e pastertise tek dijetaret
Pastertia tek dijetaret e fikhut(jurisprudences islame) e ka domethenien e: largimit te papastertise (nevojes se madhe te vogel fiziologjike) dhe largimin e ndytesires.
Sa i perket llojit te pare,pastertia behet me abdes dhe gusell,ose ajo qe mund te jete si zevendesuese e tyre ne raste specifike,si Tejemmumi.
Ndersa pastertia e llojit te dyte,nenkupton pastrimin e ndytesirave,te cilat ndytin rrobat,vendin,trupin,etj.
Uji me te cilin lejohet pastrimi
Lejohet pastrimi me cdo lloj uji,qe zbret nga qielli ose buron nga toka,i embel apo njelmet qofte,me kusht qe te mos i ndryshohet ngjyra,shija dhe era e tij.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër."(Furkan 48)
Nga Ebi Umame transmetohet se Pejgamberi ka thene"إن الماء طهور,إلا إن تغير ريحه أو لونه أو طعمه,بنجاسة تحدث فيه Uji eshte i pastert,perveq nese per shkak te ndonje ndytesire ndryshojne era,ngjyra dhe shija e tij.(Bejhekiu)
Dijetaret e hadithit apo hadithologet jane dakorduar per pjesen e pare te hadithit,pra pjesen" Uji eshte i paster" ndersa pjesen e mbetur,ne aspekt te zingjirit te transmetuesve,senedit,e kane cilesuar si te dobet,edhepse te gjithe jane dakorduar per domethenien e tij.Te gjithe gjykojne me pasterti ujin,te cilit nuk i jane ndryshuar njera prej cilesive te lartpermendura.
Xhunubi nese e fut doren ne uje nuk e ben te papastert
Disa njerez mendojne se nese xhunubi e fut doren ne uje e ben te papastert dhe se gruaja,e cila është lehone apo me ciklin mujor,nese e fut doren ne uje e ben te papastert.Kjo nuk eshte e vertete,sepse xhunubi musliman,ne te vertete nuk është i papastert dhe derisa dora dhe tere gjymtyret tjera te trupit jane te pastera nga ndytesirat shqisore,atehere ai eshte i pastert.Pokeshtu edhe lehonja apo ajo qe e ka ciklin mujor ,perveq gjymtyreve,te cilat i ka pershkuar gjaku,te gjitha gkymtyret tjera i ka te pastera.
Ibni Abbasi rrefen se nje grua e Pejgamberit,Alejhi selam, ishte pastruar nga nje vazo uji dhe kur Pejgamberi deshiroi te marre abdes prej atij uji tha"O i derguari i Allahut!Une isha e papastert.Tha"إن الماء لا يجنب Uji nuk behet xhunub".(Ahmedi)
Ebu Hurejre rrefen se si e kishte takuar ate Pejgamberi ne nje rruge te Medines,duke qene ai xhunub.Kishte ikur prej Pejgamberit,Alejhi selam, qe te mos e takoje.Shkoi u pastrua dhe erdhi.I tha Pejgamberi"Ku ishe o Ebu Hurejre? Tha:Isha xhunub dhe urreva te te shoqeroje duke qene ne nje gjendje te tille.Tha: سبحان الله ! إن الممن لا ينجس Subhanallah! Muslimani nuk behet i papaster.(Sahih,e transmetojne grupi).
Ne hadith sahih qendron se Aisheja,nena e besimtareve,ka thënë"Me urdheroi Pejgamberi qe t'i sjell dic prej xhamise.Thashe:Une jam me menstruacione.Tha: Menstruacioent nuk jane ne doren tende.
Ne baze te ketyre dhe haditheve tjera,vertetohet mendimi i xhumhurit(shumices) se dijetareve se uji nuk ndotet me venien e dores se xhunubit,lehones apo gruas me menstruacione ne te…
Edukata e kryerjes se nevojes
Islami ka parapare norma dhe parime edukative per kryerjen e nevojes fiziologjike,me praktikimin e te cilave ngritet njeriu nga nje grade e ulet ne nje grade te larte,nga nje edukate e ulet ne nje edukate te larte…Prej ketyre parimeve vecojme:
1-Kryerja e nevojes larg njerzve dhe fshehja prej tyre.Kryerja e nevojes ose behet ne shkretetire,vend malor apo fushor,ose behet ne toilet.Nese gjendesh ne shkretetire atehere shko larg njerzve dhe fshihu prej syve te tyre,ne menyre qe te mos shohin dhe te mos e ndiejne eren e pakendshme,sepse keshtu vepronte Pejgamberi Alejhi selam.Xhabir Bin Abdil-lahu transmeton"خرجنا مع النبي صلى الله عليه و سلم في سفر فكان لا يأتي البراز (أي المكان الذي يقضي فيه الحاجة) حتى يغيب فلا يُرى Morrem rruge me Pejgamberin,Alejhi selam, dhe nuk ka ndodhur te shkonte per nevoje ne ndonje vend e te mos fshihej prej nesh dhe te mos dukej".(Ibni Maxhe)
2-Istiadheja(Te thuash: Eudhu Bil-lahi Minesh Shejtanirr-Rraxhim-Kerkoj nga Allahu mbrojtje prej djallit te mallkuar) para uljes per kryerjen e nevojes.Nese deshiron t'a kryesh nevojen tende thuaj para se te hysh ne toilet"اللهم إني أعوذ بك من الخبث و الخبائث O Allahu im! Kerkoj mbrojtje nga hubuthi (shejtanet mashkuj) dhe habaithi (shejtanet femra)".Ndersa nese je ne ndonje vend fushor,atehere këtë dua e thua para se t'i zhveshish rrobat.
3-Mos shkuarja ne vendet e tilla me sende te mbishkruara me ajete kur'anore,qofte mus'haf,unaze,perveq nese ka frike se do t'i vidhet.
4-Te urrejturit e kryerjes se nevojes ne rruge apo hije,sepse eshte vend,ne te cilin zakonisht pushojne njerzit.Pastaj njeriu,i cili e ben nje gje te tille eshte i mallkuar dhe i urejtur prej njerzve.Ka thene Pejgamberi Alejhi selam"اتقوا اللاَعنَين! قالوا: و ما الللاعنان يا رسول الله صلى الله عليه و سلم ؟ قال:الذي يتخلى في طريق الناس و ظلهم Frikesojuni dy mallkuesve! Thane: Po kush jane dy mallkuesit o i derguari i Allahut? Tha:Ai qe kryen nevojen ne rrugen dhe hijen e njerzve".(Muslimi dhe Ahmedi)
5-Urrejtja e urinimit ne banjo,perveq nese banjo ka edhe vendin e vecante per urinim dhe eshte i sigurte nga sterpikat e urines se tij.Thote Pejgamberi Alejhi selam"Le te mos urinoje askush ne banjon e tij pastaj te marre abdes aty sepse shumica e vesveseve jane prej saj".(Muslimi dhe te tjeret).
6- Urrejtja e urinimit ne ujin e palevizshem,i cili nuk leviz.Pejgamberi ndaloi urinimin ne te,ne menyre qe te kene njerzit dobi prej tij.Xhabiri transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka ndaluar te urinohet ne ujin e palevizshem".(Muslimi).
7-I urrehet muslimanit urinimi ne kembe,sepse kjo bie ndesh me edukaten,burrerine dhe zakonet e mira.Pejgamberi njehere urinoi ne kembe,ne menyre qe tua tregoje njerzve se ne gje e tille eshte e lejuar.Ka thene Hudhejfe Jemani transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ishte afruar prane disa hedhurinave dhe kishe urinuar ne kembe.U largova prej tij (por pasi e kreu) me tha:Afrohu .U afrova dhe qendrova tek themberat e tij ndersa ai morri abdes dhe iu dha mes'h mesteve".(Buhariu ,Muslimi dhe te tjeret) Aisheja,gruaja e Pejgamberit dhe nena e besimtareve,mohonte te kete urinuar Pejgamberi ne kembe.Thoshte: Kush iu thote se Pejgamberi ka urinuar ne kembe mos i zeni bese,sepse ai nuk urinonte perveqse ulur".(Muslimi dhe te tjeret).Thenia e Aishes nuk bie desh me hadithin e Hudhejfes,sepse ajo e ka thene ate qe e ka ditur.Hadithi i Hudhejfes percakton lejim por nuk e mohon mundesine e urrejtjes se nje vepre te tille meqe edhe ashtu shume rralle e ka bere Pejgamberi Alejhi selam apo e ka bere vetem këtë radhe.
8-Ruajtja nga sterpiket e urines,sepse sterpikat jane ato qe shkaktojne ndeshkimin ne varr.Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi kishte kaluar prane dy varreve dhe kishte thene"Vertete keta te dy jane duke u ndeshkuar por jo per ndonje mekat te madh.Sa i perket njerit nuk ruhej prej sterpikeve ndersa tjetri bartte fjale".(E transmetojne grupi).
9-Ndalimi i kthyerjes me fytyre apo shpine drejt Qabese.Ebu Hurejre rrefen se Pejgamberi ka thene"Kur ndokush prej jush te ulet per t'a kryer nevojen e tij le te mos kthehet drejt Qabese,as me fytyre dhe as me shpine".(Muslimi dhe Ahmedi).Kjo ndalese e cekur ne hadith,a eshte vetem urrejtje apo ehste ndalese e prere,a eshte ndalesa e pergjithshme per te gjitha vendet apo vetem per banoret e shkreteires,ose eshte e vecante per mekkasit,ose me konkretisht per atë ,qe e shef Qabene dhe ne mes tij e saj nuk ka perde apo ndonje pengese? Dijetaret rreth kesaj ceshtje kane polemizuar shume.Shevkani ka cekur bukur gjate mendimet e dijetareve rreth kesaj ceshtjeje ne librin e tij te shtrenjte" Nejlul Evtar". Ajo qe mua me duket se eshte me e vertete se ndalesa eshte per ate qe kryen nevojen duke mos patur mes tij dhe Qabese pengese.Ndersa ai qe kryen nevojen ne toilet besoj se nuk ka ndalese per te,qofte me fytyre apo shpine drejt Qabese,edhe pse i preferohet te mos drejt saj.Per kete argumenton hadithi i Buhariut dhe Muslimit nga Ebu Ejjub El Ensariu se Pejgamberi ka thene"Kur te shkoni ne toilet mos u drejtoni me fytyre dhe as mos ia ktheni shpinen Qabese por kthehuni djathtas( kah lindja) ose majtas (kah perendimi)". Ndoshta sekreti i kesaj ndalese qendron pikerisht ne shenjterimin e Qabese ne zemrat e muslimaneve keshtuqe nuk iu kthehen me fytyre dhe as nuk ia kthejne shpinen,perveq nese mes tyre e saj ka ndonje pengese,qofte mur apo dic tjeter.Allahu e di me se miri!
10-Istinxhaja,e cila nenkupton pastrimin e organit perkates pas nevojes perkatese me uje,gure e te ngjashme.Pastrimi me gure quhet Istixhmar ose Istibra'.Dispozita e pastrimit te tille eshte e obliguar sepse ndytesira ka pershkuar disa pjese te trupit dhe se largimi i ndytesires nga trupi apo rrobat eshte obligim.Muslimani duhet t'i pastroje organet perkatese me doren e majte,perveq nese nuk ka tjeter rrugedalje ateher i lejohet t'a perdore doren e djathte.Dora e djathte nuk eshte caktuar per pastrim sepse ajo zakonisht perdoret per vepra te pastera,si:ngrenia,pirja,shkrimi,etj.
Marre nga"Ahkamul Meridi Fit tahareti Ves Salati" te Shejh Bin Bazit ,f:6-25,ndersa tea ne fjale ehste vetem parathenia e librit,te cilin e ka shkruarAli Ahmed Abdul Al Et Tahtavi.
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
9/2/2005,e merkure
Brunei Darussalam