PASOMENI MUA QE T'IU DOJE ALLAHU
Fjala el-ittibaë (pasim)
gjuhesisht dtth:el iktifa (ndjekje,pasim i gjurmeve te
atij qe ec).Ndersa ne kuptimin terminologjik dtth:qe besimtari ta pasoje ate qe
erdhi prej pejgamberit a.s dhe prej shokeve te tij (as-habeve). Sa i perket
asaj qe transmetohet prej tabiineve (gjenerates pas sahabeve),eshte
i lire te zgjedhe(mendimet),siq e thote kete edhe Imam Ahmedi r.a.
Ne realitet tere ate qe e
urdheroi pejgamberi a.s,Allahu s.w.t na e obligoi ta pasojme.Per
pasuesin ka parashikuar shperblime ndersa per kundershtuesin ka parashikuar
ndeshkime.
Vella musliman! Dije se sinqeriteti
i dashurise sate ndaj Allahut s.w.t dhe te derguarit te Tij,duket ne perfilljen
apo zbatimin e urdherave dhe largimin nga ndalesat,ndryshe te pretendosh dashurine
ndaj Allahut s.w.t dhe te derguarit te Tij eshte lehte madje nuk te obligon me
shume se nje fjali.Por,dashuri e vertete eshte:pasimi dhe respekti (nenshtrueshmeria).Thote
Allahu s.w.t"Þõáú Åöä ßõäÊõãú ÊõÍöÈøõæäó Çááøåó ÝóÇÊøóÈöÚõæäöí
íõÍúÈöÈúßõãõ Çááøåõ æóíóÛúÝöÑú áóßõãú ÐõäõæÈóßõãú æóÇááøåõ ÛóÝõæÑñ ÑøóÍöíãñ Thuaj:
Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju
falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.".(Ali
Imran 31).
Ka thene Ebu Sulejman Ed
Darani:kur zemrat pretenduan dashurine ndaj Allahut
s.wt,zbriti Allahu kete ajet si sprove per to.
Po vella i
dashur,argument i dashurise sate ndaj Allahut s.w.t dhe te derguarit te Tij
eshte ta pasosh ate,me te cilen erdhi ligji-feja e Allahut madje edhe nese
eshte kunder teje.Mu per kete,ky ajet u quajt"ajeti i sproves".
Ka thene Ibnul Kajjimi"nese
nuk ke arritur(ta realizosh)pasimin atehere nuk e ke
arritur apo shijuar dashurine.Poashtu thote:bazuar ne kete (ajetin kuranor te
lartecekur),nuk arrihet knaqesia e Allahut s.w.t perveqse me pasimin e
pejgamberit a.s".
Cdokush prej nesh e di se
lumturia,shpetimi dhe knaqesia ne te dy dunjate eshte ne
te pasuarit e Muhammedit a.s por kush i pason urdherat e tij?Kush zbaton sunnetin
e tij ne jeten e vet?Urdheresat e ndalesat na u sillen neper vesh por kush iu
pergjigjet?A jemi ne ashtu siq thote Imam Evzaiu"ecin me sunnetin kado qe
te shkoje" apo jemi prej atyre qe pasojne epshin kudo qe te jete e kudo qe
te therret?
Vella te
keshilloj te kesh kujdes nga pasimi i epshit sepse epshi eshte rruga e
humbjes!!!
Vella i dashur! A ke deshire
te jesh prej atyre,per te cilet thote pejgamberi
a.s" tere ummeti im hyjne ne xhennet…"
Une e di se ti ke deshire
por t'a lexojme hadithin prej fillimit .Nga Ebi Hurejre transmetohet se
pejgamberi a.s ka thene:Tere ummeti im hyjne ne xhennet perveq atyre qe
refuzojne.Thane:o i derguari i Allahut :e kush refuzon?Tha:kush me respekton
mua hyn ne xhennet e kush me kundershton veq ka refuzuar(hyrjen ne
xhennet)".(transmeton Buhariu).
Vertet shume lehte!Xhenneti eshte per modestin dhe pasuesin ndersa nuk eshte
per tae qe refuzon e e kthen shpinen.
A eshte respekt degjimi i
urdherit per t'a ulur shiqimin pastaj te vazhdosh me
shiqimet tua ne gjerat qe i ndaloi Allahu?
A eshte respekt degjimi i
urdherit per lenien e gibetit(pergojimit) pastaj te mbizotrosh
me gjuhen tende ndaj vellezerve muslimane?
A eshte respekt degjimi i
urdherit per bemiresi ndaj prinderve pastaj te
vazhdosh ne art-izimin dhe shpikjen e metodave per arrogance ndaj tyre?
A eshte respekt degjimi i
urdherit per te ftuar ne rrugen e Allahut pastaj te nxitosh
qe ta mohosh kete?
Shume e shume urdhera te cilat godasin veshet tane nuk paten fat te perfillen.
Vella tashme prezentoja
veten hadithit te lartepermendur dhe shiqo se a je prej atyre qe e
respektojne apo e kundershtojne pejgamberin a.s? Atje do ta gjesh veten gjykues
te vetevetes"“ÇÞúÑóÃú ßóÊóÇÈóßó ßóÝóì ÈöäóÝúÓößó Çáúíóæúãó Úóáóíúßó ÍóÓöíÈÇð Lexo librin tënd, mjafton të
jesh sot llogaritës i vetvetes”.(Isra 14).
Ka thene Ibnul Kajjimi:Omeri r.a i merrte ceshtjet me seriozitet dhe perpikeri ndersa
kur i thuhej:ate nuk e ka bere pejgamberi a.s ndalej".
Ne fatkeqesisht garojme
ne mekate ndaj Allahut s.w.t e te derguarit te Tij.Si
deshirojme te jemi nga ithtaret e sunnetit ndersa asgje prej tij nuk kemi bere?
Si duam te largohemi nga te humburit ndersa ne jemi
duke ecur ne karvanin e tyre?
Ibni Abbasi ne koment te
ajetit"íóæúãó ÊóÈúíóÖøõ æõÌõæåñ æóÊóÓúæóÏøõ æõÌõæåñ
Në ditën kur ka fytyra që
zbardhen dhe ka fytyra që nxihen…(Ali Imran 106),thote:sa u perket atyre qe iu
zbardhen fytyrat,ata jane Ehli Sunneti Dhe Xhemati si dhe dijetaret ndersa tyre
qe u nxihen fytyrat ata jane bidatxhinjte dhe te humburit".
Gjenerata e pare,sahabet
r.a,ishin shembull i larte ne praktikimin e parimeve fetare.Poashtu ishin
moster e sinqerte ne dashurine dhe pasimin e pejgamberit a.s .Omeri r.a kur arriti
tek haxher el esvedi(Guri i zi ne Qabe) tha:une vertet e di se ti je guri,nuk
ben dem e as dobi por po te mos e shihja pejgamberin a.s duke te puthur ty nuk
do te puthja".Urdherat e Allahut dhe te derguarit te Tij iu vinin ne
kundershtim me jeten e tyre por ata iu pergjigjeshin menjehere madje posa dilte
(nxirrej) urdheri e depertonte ne veshet e tyre ata e zbatonin duke treguar keshtu
dashuri ndaj Allahut dhe te derguarit te Tij.Thote Enes Ibni Malik r.a"U
sherbeja njerzve me raki ne shtepine e Ebi Talhase ,ne kohen kur rakija pihej
sheshazi.Pejgamberi a.s urdheroi nje
telall (thirres) te therret"Veni re!Alkooli u ndalua.Thote Enesi:me tha Ebu
Talhaja:dil dhe derdhe (te teren).Dola dhe e derdha,( e nga sasia e shumte) rridhte(si
rreke) ne sokaqet e Medines".(Buhariu).
Ne nje transmetim qendron
"as nuk e pyeten per te(ndalesen )e as nuk iu
kthyen me (alkoolit) pas lajmit te njeriut".(Buhariu).
Nuk kishte nevoje atyre t'iu
sqaroheshin demet e elementeve dehese e as nuk kishte nevoje te
publikohen verejtje por cdo gje mjaftoi me "rakia u ndalua".
E perse te mos pushojne shpeirterat kur"æóãóÇ íóäØöÞõ Úóäö
Çáúåóæóì {3} Åöäú åõæó ÅöáøóÇ æóÍúíñ íõæÍóì Dhe ai nuk flet nga dëshira
e tij.Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet."(Nexhm
3-4).
Ibni Omeri transmeton
se"derisa njerzit ishin duke falur sabahun ne Kuba erdhi nje njeri e tha:pejgamberit a.s i eshte zbritur Kur'an,qe e udheroi te
kthehet kah Qabeja pra kthehuni kah ajo!Atebote njerzit ishin te kthyer kah Shami (por posa degjuan urdherin) u
kthyen drejt Qabes".(Buhariu).Ndersa ne nje transmetim:u drejtuan (drejt Qabes)
duke qene ne ruku".(Ebu Davudi,Ibni Maxheh dhe Nesaiu).
Vella i dashur dhe moter
e nderuar! Islami nuk erdhi vetem per sahabet e as urdherat nuk iu drejtuan
vetem atyre por edhe per ata qe erdhen pas tyre.Ju gjithsesi se jeni pasardhes
te tyre.Islami erdhi si per ata e per ne qe te mbizotroje mbi jeterat tona ,t'i pastroje ato dhe ti stolise me bemiresi e shpetim
.
Imagjino nje karvan i cili
deshiron te udhetoje prej nje vendi ne nje vend tjeter,ku
distanca ne mes tyre perveq qe eshte e larget eshte edhe shume e mundimshme.Rrugen
per tek ai vend nuk e di kush pos nje njeriu,rruges se te cilit kush i largohet
fundin e ka shkaterrim.Cfare mendon per ate qe me qellim e kundershton kete
njeri(udhezuesin apo udheheqesin ne rruge)?
Ne në kete dunja besojme
se lumturia dhe shpetimi yne nuk eshte ne dic tjeter perveq ne pasimin e pejgamberit a.s
dhe rrugen e tij.Andaj perse t'a kundershtojme? Na e sqaroi udhezimin pas
humbjes,ndersa zemrat tona jane te bindura ne vertetsine
e fjaleve te tij.
Kur pejgamberi a.s i thirri
njerzit ne besatim (bej'ah) ,i pari i cili shkoi tek ai ishte Sinan El Esediu,i
cili i tha:shtrije doren te te besatohem.Tha pejgamberi a.s:ne cka me
besatohesh?Tha Ebu Sufjani:ne tere ate qe ke ne veten tende".(Tefsiri i Ibni
Kethirit).
Ajo ishte pergjegje e
plote dhe bindje se ate qe e urdheron ky profet eshte e mire me plotekuptimin e
fjales,ne te gjitha poret e jetes.Mu per kete
pergjegja e tij ishte e plote"ne tere ate qe ke ne veten tende".
Ceshtja e pasimi nuk
eshte e perkufizuar vetem ne burra por edhe grate kishin rolin e vet ne respektimin
e urdherave dhe largimin nga ndalesat.Dispozitat e sheriatit nuk vecohen vetem
me burra por me burra e gra,perveq atyre qe jane specifike per gjinine
perkatese.Nga Ebi Usejd El Ensari transmetohet se ka degjuar pejgamberin a.s
duke thene derisa ishte duke dalur prej xhamise,ne kohen kur burrat e grate ishin
perzier ne rruge"qendroni mbrapa(oj gra) sepse juve nuk u takon te ecni ne
mes te rruges por ecni qosheve te saj".(Ebu Davudi).Thote transmetuesi pas
kesaj ngjarjeje) grate (i permbaheshin dhe) ecnin afer mureve saqe rrobat e
ndonjeres prej tyre kapeshin per mureve per shkak te afersise se saj (ne ecje)
me mure(qoshe te rrugeve).".
Moter besimtare!nuk kerkojme prej teje te lepitesh-ngjitesh per muri por
deshirojme qe te largohesh nga sprovat e burrave ne ndejete e tyre!!Kerkojme qe
mos zbulosh stolite ,te mos parymosesh kur te dalesh
ne treg ; ne menyre qe te mos jesh shkaktare per semurjen e zemrave te besimtareve.
Legjenda nga dashuria dhe
pasimi i pejgamberit a.s
Transmetohet se ne
marrveshjen e hudejbise ,Urveja shiqonte me bishtsyri sahabet e pejgamberit a.s e tha:nuk ka
ndodhur te peshtyeje i derguari i Allahut e te mos bie peshtyma e tij ne doren
e ndokujt,me te cilen e ferkonte fytyren e lekuren e tij.Kur i urdheronte me dic
shpejtonin ta kryenin.Kur merrte abdes gati sa nuk luftonin per ujin e abdesit
te tij.Kur fliste i ulnin zerat e nuk e shiqonin perveqse me nder e respekt.U
kthye Urve e iu tha shokeve te vet:O njerez!Vallahi kam qene emisar tek mbreter:
tek Kajseri, Kisraja e Nexhashiu por nuk kam pare kurre mbret,shoket e te cilit
e nderojne ate siq e nderonin Muhammedin shoket e vet."(Buhariu).
Abdurrahman Ibn Ebi Lejla
rrefen se nje dite Abdullah ibni Revaha (ne nje transmetim qendron Ibni Mesudi)erdhi tek pejgamberi a.s,i cili ishte duke ligjeruar.E
degjoi duke thene"uluni!"e ul jashte xhamise
derisa e kreu pejgamberi a.s hytben e tij.U njoftua pejgamberi a.s me kete e i
tha:Allahu ta shtofte deshiren dhe kureshtjen per respekt ndaj Allahut e te
derguarit te Tij (Ibni Asakiri,shif:Kenz El Ummal pastaj El Isabeh).
Nga Zejd Ibn Halid El
Xhehniu rrefehet se pejgamberi a.s ka thene:po te mos i
rendoja ummetin tim do t'i urdheroja per misvak para cdo namazi".Thote(transmetuesi):Zejdi
sa here qe shkonte ne xhami e vendoste misvakun ne vesh siq vendoset lapsi.Nuk
ka falur ndonje namaz e te mos kete bere me misvak para se te falet".(Tirmidhiu,Ahmedi
dhe Ebu Davudi).
Thote Nafiu:po te shiqoje ne Ibni Omerin se si pasonte gjurmet e
pejgamberit a.s do te thoshe:qenka i cmendur."(Ebu Neimi ne El Hilje,Hakimi).Nafiu rrefen se Ibni Omeri ka thene se pejgamberi
a.s ka thene:po ta caktonim kete dere (vetem) per gra".Thote Nafiu:ka vdek
Ibni Omeri e nuk ka hyre prej saj(ne xhami).(Ibni Sa'di ne Tabekat,Sijer Ea'lam
En Nubela).
Nga Ebi Umameja rrefehet
se i ka thene pejgamberit a.s:me urdhero me dic?Tha pejgamberi a.s:mbaje agjerimin
se vertet nuk ka te ngjashem me te.Thote transmetuesi:Ebu Umamene ,gruan dhe
sherbetorin e tij nuk i takoja ndryshe veqse agjerueshem.(Ahmedi,Taberaniu dhe Nesaiu).
Thote Dehebiu ne librin e
tij Es Sijer 4/268 Ebu Abdurrahman Es Selmi,lexuesi i
kufes,imami i dituirse.E lexoi kur'anin bukur dhe u thellua ne te.Njerzve ua
lexoi kur'anin ne xhami plot 40 vite.Nga Abdurrahman Es-Selmiu nga Uthman Ibni Affani se pejgamberi a.s ka
thene:me i miri prej jush eshte ai qe meson kur'anin dhe ua meson te tjereve".(Buhariu).Thote
Ebu Abdurrahmani:vertet kjo premise (premtim hyjnor) me ka bere qe te ulem ketu
ne kete vend.
3-4/dhjetor/2003,e merkure –e enjte
Autor: Halid Iben Abdul
Aziz El Muslim