Llogaria e Pabesimtareve
ne Ahiret
Dijetaret rreth ceshtjes se llogarise se pabesimtareve ne ahiret jane
ndare ne dy grupe:
1-nuk llogariten
sepse veprat e tyre jane te
2-grupi i dyte thone se ata
do te llogariten
ngase llogaria a tyre eshte cekur
ne Kuran andaj si e tille
ajo patjeter se do te ndodhe.
Ajetet fisnike te Kuranit famelarte
udhezojne qarte ne llogarine e tyre dhe ne
peshimin e veprave te tyre.Thote Allahu
s.w.t" E sa i pėrket atij
qė i rėndohet
peshoja e veprave tė tij,7.Ai ėshtė
nė njė jetė
tė kėndshme.8.Ndėrsa, atij qė ka peshojėn e lehtė tė veprave
tė tij,9.Vendi i tij do tė jetė
nė Havije.10.E ē'ėshtė ajo qė tė
njohtoi se ē'ėshtė ai (Havije)?11.Eshtė zjarri me nxehtėsi shumė tė lartė".(kariah6-11).
Ata qe mbajne mendimin se llogariten argumentuan kete me ate se Allahu s.w.t i llogarite
ata per t'i qortuar.Thote ibni Tejmije r.a:sa
i perket llogarise ajo mund
te kete njeren
prej ketyre dy kuptimeve:
-paraqitja
e veprave te kufareve para tyre
si dhe qortimi
per to (aty e pastaj ndeshkimi perjete ne zjarre),dhe
-matja e te mirave
me te keqiat.
Nese llogaria merret sipas kuptimit
te pare atehere nuk ka dyshim se ata llogariten e nese me te eshte
per qellim kuptimi i dyte atehere
nga kjo do te kuptohej se atyre iu mbesin
te mira me te cilat e meritojne
xhennetin pra ky kuptim(i
llogarise ) eshte i gabuar.Ne Kuranin
e madherueshem ka citate te cilat aludojne
ne kete qortim
,me te cilin qortohen pabesimtaret .Thote Allahu s.w.t"Dhe,
sikur t'i kishte parė ata
kur tė ndalohen
para Zotit tė tyre e u thuhet
atyre: A nuk ėshtė kjo (ringjallja)
e vėrtetė? Ata thonė:
Thote ibni Kethiri:pabesimtareve iu maten(peshohen) veprat e tyre edhepse
nuk kane te mira por
iu maten qe t'iu dalin
ne shesh te keqiat para
te gjitha krijesave.
Pabesimtaret jane te obliguar t'i
besojne dhe t'i praktikojne bazat e Sheriatit sikurse qe jane
te obliguar me ceshtjet sekondare ,e mu per kete eshte
e e obligueshme llogaria e tyre.Thote Kurtubiu:ne Kuran ka citate te cilat
deshmojne se ata(pabesimtaret )do te pyeten per to(ceshtjet sekondare)si dhe
do te shperblehen (me te keq) per shkak
te moskushtimit rendesi atyre.Allahu s.w.t thote"Thuaj: Unė jam vetėm njeri
sikurse edhe ju, mua mė
shpallet se Zoti juaj ėshtė vetėm
Zoti njė, pra drejtonju Atij
dhe kėrkoni falje prej Tij.
Pėr idhujtarėt ėshtė mjerim i
madh,7.tė cilėt nuk e japin zeqatin
dhe mu ata
e mohojnė botėn tjetėr."(fussilet
6-7)
Allahu s.w.t iu kercenua
atyre per shkak te mosdhenies se zekatit ndersa per kriminelet tha"C'ka u solli juve nė
Sekar?43.Ata thonė: Nuk kemi qenė
prej atyre qė faleshin (qė
bėnin namaz);44.Nuk kemi qenė qė
ushqyenim tė
varfėrit;45.Dhe kemi qenė qė pėrziheshim me tė tjerėt nė
punė tė kota.46.Dhe kemi qenė qė
nuk e besonim ditėn e gjykimit."(Muddeththir42-46).
Me kete na u sqarohet se pabesimtaret do te pyeten per imanin,ringjalljen,namazin,zekatin
dhe ata pyeten
e shperblehen (me te keq) per to.Imam Muslimi transmeton nga Enes ibni
Malik r.a se pejgamberi a.s ka thene"Allahu nuk i ben padrejtesi
pabesimtarit ne asnje te mire;ia
jep ne dunja
(ndonje te mire) dhe e shperblen per te ne Ahiret.Ndersa
sa i perket
pabesimtarit :ushqehet me
ate te mire qe e ka bere ne dunja
per Allahun derisa kur te shkoje
ne ahiret nuk i mbetet
e mire qe te shperblehet per te".
Poashtu ne kete kontest duhet
te kemi parasysh
edhe dallimin e pabesimtareve ne mekate dhe shkallet
te kufrit,sepse
xhehnnemi eshte shkalle shkalle siq eshte edhe
xhenneti,dhe sahere qe pabesimtari eshte i vrazhde
(dhe arrogant)denimin e ka
me te madh.Kete e verteton edhe ajeti"S'ka
dyshim, munafikėt do tė jenė nė
shtresėn mė tė ulėt (nė
fund) tė zjarrit dhe pėr ta
nuk do tė gjesh mbrojtės,"(nisa 145).
Ne lidhje me kete shejhul islam,ibni
Tejmije r.a thote"denimi i atij qe mekatet
e tij jane te shumta eshte
me i rende se sa denimi i
atij qe ka mekate me pak ,ndersa ai qe
ka patur te mira i lehtesohet
denimi sikurse qe denimi
i ebu Talibit
eshte me i lehte sesa denimi
i ebu Lehebit".Madje
Allahu s.w.t e sqaron edhe me mire kete kur thote"Atyre
qė nuk besuan
dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmė dėnim mbi dėnim
pėr shkak se bėnin shkatėrrime."(nahl 88).
Xhehennemi eshte shkalle shkalle e nese disa kuffare
kane denim me te rende se te tjeret
per shkak te mekateve te shumta
e te mirave te pakta, atehere
llogaria eshte per t'ua treguar pozitat
e tyre ne xhehennem e jo per te hyre ne
xhennet(me
te mirat e pakta qe i
kane ,te cilat pas ndeshkimit kinse do tua kishin
siguruar hyrjen ne xhennet).
Ndersa sa i perket grupit
te cilet thane se pabesimtaret nuk llogaritenn,argumentojne me ajetet" Atė ditė nuk pyetet
pėr mėkatin e tij, as njeriu as xhini(rrahman 39),"
po mėkatarėt kriminelė
as qė do tė pyeten pėr fajet
e tyre (meqė All-llahu e di)."(kasas 78)," Atyre
as nuk u lejohet qė tė arsyetohen.37.Atė ditė, mjerė ata
qė pėrgėnjeshtruan!"(murselat 36-37)
Ikrime-ja si demantim te ketij
mendimi thote se kijameti eshte vende(dhe skena
te shumta),ne disa prej
te cilave pyetet e ne disa
jo ,ndersa ibni Abbasi e sqaron
edhe me mire kur thote se ata nuk
pyeten ne menyre te zakonshme
por pyeten me kercenime e qortime te ashpera :perse
e bete kete e kete?
Argument preres
per kete eshte ajeti"Pasha Zotin tėnd, ata tė
gjithė do t'i marrim nė pėrgjegjėsi.93.Pėr atė se ē'vepruan."(hixhr92-93).
Kurtubiu ne koment te
ajetit "
po mėkatarėt kriminelė as qė do tė pyeten
pėr fajet e tyre (meqė All-llahu e di)."(kasas 78),thote:nuk do te pyeten qe
te dihet se cili eshte besimtar
e cili jo.Dtth melaiket nuk kane
nevoje ta pyesin aske diten
e gjykimit se :cfare ishte feja jote?cka
ke bere ne
dunja ?,qe tiu sqarohet atyre
prej pergjegjeve te tyre se cfare
jane ,besimtare apo jo,sepse besimtaret
njihen;do te jene fytyre ndritur
e gjoks-hapur (zemergjere) ndersa pabesimtaret do te jene fytyre
zi ,dhe kur
melaiket te urdherohen ti shpiejne
pabesimtaret ne zjarre do t'iu mjafton pamje e tyre (e jashtme) per ti dalluar ata".
Pjese e shkeputur
nga nje punim
seminarik imi me titull"Dita e Llogarise".
Sedat Gani Islami