|
ORIENTALISTĖT DHE ISLAMI |
||
|
"Vėrtetė atė qė e shkruajnė ėshtė e kotė por problemi qėndron se kjo e kotė ėshtė e shkruar nė shumė gjuhė tė gjalla dhe tė pėrhapura nė nivel botėror". Dr/ Mahmud Hamdi Zakzuk
DEFINICIONI I ORIENTALIZMIT
Orientalizmi rrjedh nga fjala angleze "Orientalism", e cila ėshtė marrė poashtu nga fjala "Orient", e cila ka domethėnie" Lindje, ana e lindjes, apo ana, prej nga lind dielli". Kjo fjalė ėshtė e kundėrta e "Occident", e cila ka domethėnie "Perėndim, vende tė perėndimit". Ndėrsa "Orientalist" pėrfaqėson dijetarin, shkencėtarin, i cili ėshtė bėrė i shkathet nė gjuhėt e lindjes, shkencat, artet, letėrsitė dhe civilizimet e saj. Thėnė mė qartė, ky nocion emėrton ēdo dijetar perėndimor, i cili pėr temė studimi ka lindjen me tėrė atė qė posedon; fetė, gjuhet, artet, historinė, civilizimet, etj.
DALLIMI NE MES EMISARĖVE TE KRISHTERE DHE OORIENTALISTEVE
1- Emisari i krishterė tėrė potencialin e tij e drejton tek popullsia masive, respektivisht tek shtresa mė e ulėt e shoqėrisė derisa orientalistet, aktivitetin e tyre shkencore orientojnė tek njė shtresė e veēantė e shoqėrisė, respektivisht tek klasa mė e lartė e shoqėrisė, tė cilėt, qėllimet e tyre barbare i fshehin pas perdeve tė motos shkencore. 2- Emisari i krishterė orienton mundin e tij nė shkatėrrimin e besimit islam, hedhjen dyshime nė tė dhe shtrembėrimin e tė vėrtetave tė Islamit (nė mesin e myslimaneve) derisa orientalisti shtrembėron tė vėrtetat e Islamit nė mesin e popujve tė krishterė,e nė veēanti tek rinia.
Shenim: Edhe pse fushat e tyre janė tė ndryshme, prapėseprapė,ata se bashku mundohen ta shkatėrrojnė Islamin. Sa pėr ta ilustruar kėtė, disa orientaliste tė njohur iu kishin bashkangjitur karvanit tė emisarėve tė krishterė ndjellazi,si: Wensinck, Lammens, Margoliouth, Zwemer, Goldziher, Massignon, etj.
ORIENTALIZMI NE GJUHET E ORIENTALISTEVE
Rudi Paret (Orientalist bashkėkohor gjerman): Qėllimi i orientalisteve ishte t'i bindin muslimanet se feja e tyre ėshtė e kote dhe t'i tėrheqin nė krishterizėm. Margaret Maracus (tani ka pranuar Islamin dhe quhet Merjem Xhemile): Bota perėndimore ende vazhdon ta luftojė Islamin, sepse gjende jo mė pak se 8 revista javore nė Amerikė dhe Evropė, tė cilat janė speciale pėr sulm ndaj Islamit. Kjo grua vė nė pah se krahas kėtyre tetė revistave ka edhe dy revista tjera, tė cilat pjesėrisht sulmojnė Islamin. Maxim Rodinson: Orientalzmi ėshtė strategji e re,zėvendėsuese e kolonizimit pa arme, i cili ēdoherė pėrpiqet ta shtrembėrojė Islamin nė sytė e perėndimorėve. Norman Daniel: Edhe pse shkrimtaret bashkekohor po mundohen te zhvishen prej ideve dhe botekuptimeve te paraardhesve te tyre ndaj Islamit, megjithate nuk ia kane arritur qellimit. Bernard Lewis: Gjurmet ekstremiste fetare te perėndimorėve ende mund te verehen qarte ne librat e dijetareve bashkekohor. W.M. Wat: Vertet ndikimi i qendrimeve (negative) te meparshme ndaj Islamit, te cilat si duke kane marre fare trasheguese ne perendim, ende vazhdojne te jene prezente dhe te forta ne punimet e tyre shkencore.
QELLIMET E ORINETALISTEVE
1- Qellime fetare - Hedhja dyshime ne fene islame duke u munduar qe t'i bindin muslimanet se feja e tyre ėshtė e kote dhe se kinse nk eshte e pershtatshme per kohen moderne. - Hapja e departamenteve per studimin e Islamit (por nga kendi kritik) ne Univerzitete. - Botimi i shume revistave, te cilat trajtonin tema antiislame. - Mbajtja e shume konferencave pėr koordinimin e punėve kundėr Islamit. - Shtremberimi it e vėrtetave islame ne sytė e perėndimorėve. - Dyshime ne pejgamberine e Muhammedit,Alejhi selam, me cka do te arrinin te shkaktonin huti edhe ne vet shendoshmerine e Islamit. - Dyshime ne Kur'anin famelarte, ne Hadithet e Pejgamberit,Alejhi selam, ne Fikhun Islam, duke e konsideruar si kopje te ligjit romak, dyshime se kinse Islami nuk eshte fe qiellore prej Allahut,Subhanehu ve teala por ėshtė pune e njeriut,pra ideologji e jo fe, dyshimene gjnerata e para te muslimaneve, respektivisht dyhime ne sahabet,etj. Poashtu hedhen dyshime edhe ne parime te shenjta islame,si: poligamia, kodi penal. 2. Qellime Tregtare. Qellimi tyre me drejt ishte studimi i gjeografise se vendeve te lindjes ne menyre qe ta zgjerojnė tregtinė e tyre, duke ua shitur artikujt e tyre me cmime te larta ndersa duke ua blere atyre artikujt e tyre me cmim shume te lire. 3. Qėllime Politike,ose thėnė me drejte qellime kolonizuese. Kėtė synim orientalistet mundoheshin ta arrinin nepermjet kontakteve me mendimatare, gazetare dhe politikane muslimane, duke u munduar qe t'i perhapin mendimet e tyre ashtu sic parashifte politika e vendeve te tyre. 4. Qėllime Shkencore. Kryesisht,qelimet e tyre ne kėtė aspect ishin te orientuara ne: - Hulumtime dhe studime shkencore, - Tubime dhe mbledhje te doreshkrimeve,dhe - Studime tematike
MJETET E REALIZMIT TE QĖLLIMEVE TE TYRE
1- Studimi i gjuheve te lindjes ne Univerzitete. Nje gje e tille ishte inicuar me miratimin e ligjit nga Keshilli Kishtar ne Vijene me 1312. 2- Studimi i gjuhes arabe ne nje forme te organizuar ne "College De France" ne Paris ne vitin 1583, ne univerzitetin "Liden" te Holandes me 1613 dhe ne "Cambridge" me 1632. 3- Hapja e departamenteve te gjuhes dhe studimeve islame ne Oksford me 1634. 4- Pėrkthimi i domethėnieve ne Kur'anit ne shekullin e 17. 5- Pėrkthimi i librave me burimore islame ne gjuhet evropiane. 6- Pėrkthimi i Inxhilit dhe librave tjera te misionareve te krishtere ne gjuhen arabe. 7- Shkruarja e librave te ndryshme kunder Islamit.Vlen te ceket se shkrimet e tyre vetem gjate 150 viteve kane arritur shifren ne 63.000 vellime. 8- Botimi i revistave, te veēanta per sulm ndaj islamit. Margaret Maracus thote" Bota perendimore vazhdon ta luftoje Islamin sepse ekzistojne jo me pak se 8 revista periodike amerikane dhe evropiane,te vecanta per ta slmuar islamin ne cdo aspket dhe dy revista tjera, te cilat pjeserisht i jane dedikuar ketij qellimi (famekeq). Revistat me te njohra te tyre ishin: - Muslim World - Middle East Study - Middle east Journal - Journal Of The Oriental Society - Near Eastern Studies 9- Dergimi i misionareve te krishtere neper tere boten per t'i krishterizuar njerezit. 10- Mbajtja e ligjėratave ne univerzitetet islame. Margoliouth dhe Casanova kishin mbajtur ligjėrata ne universitete egjiptase qysh prej vitit 1908. 11- Themelimi i univerziteteve amerikane ne Egjipt dhe Bejrut. 12- Themelimi i departamenteve pėr studime islame, ku sillnin njė numėr te madh studentesh muslimane, te cili i ushqenin me idete e tyre orientaliste e pastaj si qene te tėrbuar, i lėshonin ne tokat islame, te cilet fatkeqesiht shkaktonin probleme me shume sesa shkaktonin vet orientalistet, te cilet,si perhere rrinin te fshehur pas perdeve. 13- Nxitja e idese "kombetare", e cila si pasoje sjelli ndarjen territoriale te vendeve arabe islame.
QENDRIMET E ORIENTALISTEVE NDAJ KUR'ANIT
Orientalistet u munduan ta shtremberojne Kur'anin nepermjet hedhjes se dyshimeve ne pikat vijuese: 1- Burimin e Kur'anit - Kane thėnė se burimi i Kur'anit nuk ka qene qielli ( Allahu) por Muhammedi ishte ai, i cili e shkroi atė. George Sale, ne parathenien e perkthimit te domethenieve te Kur'anit ne gjuhen angleze kishte thene" Autor dhe shpikes kryesor i Kur'anit ishte Muhammedi". - Wensincki ka thėnė: Pejgamberi Alejhi selam e ka shkruar Kur'anin si rezyme te librave fetare e filozofike para tij. - Blachaire mendonte se Kur'ani ėshtė marre prej Tevratit dhe Inxhilit. Me konkretisht, ky mendjelehte mendonte se kinse Muhammedin,Alejhi selam e kane mesuar ruhbanet (murgjit) e krishtere dhe ahbaret (priferit) jehude,e sidomos Buhajra, te cilin e kishte takuar gjate vizites se tij ne Sham, kur ende nuk kishte mbushurte 15-tat. - Huarti mendon se burim i Kur'anit ishin poezite e Umejje Bin Ebi-Saltit. - Wati nuk precizon se Kur'ani eshte prej Allahut,Subhanehu ve teala apo ėshtė prej Muhammedit,Alejhi selam, por ai, ēuditerisht, percaktohet per nje burim te paqarte.kete e verejme qarte ne thenien e tij " Ne punimin tim rreth Kur'anit nuk mund te gjesh: "Ka thene Allahu apo ka thene Muhammedi" por une do te them" Ka thene Kur'ani". DEMANTIM: - Sa i perket thenies se Muhammedi,Alejhi selam ishte perpilues i Kur'anit kjo nuk ėshtė e vertete sepse Allahu,subhanehu ve teala, qarte ne Kur'anin famelarte cek se Muhammedi,Alejhi selam ishte analfabet. Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَمَا كُنْتَ تَتْلُو مِنْ قَبْلِهِ مِنْ كِتَابٍ وَلا تَخُطُّهُ بِيَمِينِكَ إِذاً لارْتَابَ الْمُبْطِلُونَ" Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit.(Ankebut 48) Poashtu thote Allahu,subhanehu ve teala," الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الْأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوباً عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالْأِنْجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالْأَغْلالَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ فَالَّذِينَ آمَنُوا بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُوا النُّورَ الَّذِي أُنْزِلَ مَعَهُ أُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ " Qė pranojnė tė dėrguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (qė nuk shkruan as nuk lexon), tė cilin e gjejnė tė cilėsuar (tė pėrshkruar me virtytet e tij), te ata nė Tevrat dhe nė Inxhil, e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet, dhe heq nga ata barrėn e rėndė tė tyre dhe prangat qė ishin mbi ta. Pra, ata tė cilėt e besojnė atė, e nderojnė dhe e ndihmojnė, veprojnė me dritėn qė iu zbrit me tė, tė tillėt janė tė shpėtuarit.(A'raf 157) Nje gje te tille e kishin pranuar edhe disa orientaliste. Carlyle ne librin e tij "Heronjtel" dhe autori i librit "Rrefimi per kulturen" pohojne se Pejgamberi ishte analfabet. - Sa i perket dyshimitse kinse Muhammedi e paska marre Kur'anin nga librat filozofike dhe fetare para tij, kjo nuk ėshtė e vertet sepse ato se pari nuk ishin te perkthyera ne gjuhen arabe, madje edhe po te ishin te perkthyera ne gjuhen arabe, prapeseprape mundesia per t'i konsultuar ato nuk ekzistonte fare sepse ai ishte analfabet. - Ndersa ata, qe thane se kinse Kur'anin e paska perpiluar duke u bazuar ne poezite e Umejje Bin Ebi Saltit, kjo nuk eshte e vertet, sepse po te ndodhte nje gje e tille sigurisht se kurejshiteve nuk do t'iu kalonte nje gje e tille apo thene me mire nje shpifje e tille pa e ditur. Po ta dinin ata nje gje te tille do ta akuzonin Muhammedin per nje gje te tille, por cudi, nje gje e tille nuk eshte transmetuar, andaj a thua valle, me mire kane ditur bashkekohesit e Muhammedit, te cilet e urrenin edhe me shume sesa e urrente ky orientalist, apo ky orientalist, i cili pas me shume se 1000 vitesh vie dhe shpik nje mendim te tille?! Sigurisht se nje gje e tille nuk ka nevoje per t'u polemizuar; Huarti ka shpikur akuze te pabaze ndaj Muhammedit,Alejhi selam. - Ndersa sa iu perket atyre qe thane se kinse Muhammedi e paska marre Kur'anin prej Tevratit dhe Inxhilit, iu themi se pervec qe keto libra nuk ishin te perkthyera ne gjuhen arabe gjate kohes se Muhammedit, plot 85 sure te Kur'anit, dtth numri me i madh i kaptinave te tij, kane zbritur ne Mekke, ku nuk kishte asnje jehudi apo te krishtere. 2- Pėrmbajtjen e Kur'anit - Disa orientaliste kane shpifur se kinse Kur'ani me permbajtjen e tij ehste nje version i ri, i asaj, qe ėshtė transmetuar ne Tevrat dhe Inxhil. DEMANTIM: Kur'ani dallon nga Tevrati dhe Inxhili ne kater aspekte: A- Ne bazat e besimit: A.1 Njeshmeria e Krijuesit Kur'ani: Allahu,subhanehu ve teala, eshte pershkruar me cilesi te perkryera dhe ėshtė i paster nga te metat. Tevrati: Pohuan se Uzejri eshte i biri i Allahut,Subhanehu ve teala. Inxhili: Ne krishterizem ėshtė i njohur parimi i tyre baze: Trinia. A.2 Shpallja Kur'ani: Besimi ne te gjithe te derguarit e Allahut,Subhanehu ve teala dhe se te gjithe jane te mbrojtur prej mekateve. Tevrati: Pervec te derguarve te tyre, nk besojne ne pejgambere tjerė,madje fatkeqesisht i pershkruajne edhe me te meta morale. Psh: Nuhu,Alejhi selam: Dehje,zhveshje dhe mizori.(Gjeneza /12) Luti, Alejhi selam: Prostitucion me dy vajzat e tij,te cilat madje edhe linden prej tij.(Gjeneza /19) Ja'kubi, Alejhi selam: Heshtte kur gruaja e tij bente prostitucion,( Dalja3,11) Musai, Alejhi selam: Mėsues i tradhtetise dhe terrorizmit, kriminel lufte.. (Tethnijjetu-Lavdimi 2,3) Haruni, Alejhi selam: Tradhetar i emanetit,ndertues dhe adhurues i putave (Dalja/23) Davudi, Alejhi selam: Lavir,tradhetar,terrorist dhe kriminel lufte (Mbreterit/1,2) Inxhili: Flasin keq per pejgamberet e ardhur para Isaut,Alejhi selam. A.3 Dita e fundit-Kijameti Kur'ani: Kur'ani eshte perplot tekste, te cilat shtjellojne kėtė tematike shume te rendesishme. Tevrati: Tevrati thuajse nuk perfshin asgje rreth kesaj teme. B- Ne legjislacion Kur'ani: Permban nje numer te madhe te teksteve me karakter legjislativ Tevrati: kamat eshte e ndaluar per jehudiun ndaj jehudiut ndersa eshte e lejuar per te tjeret. Inxhili: Gati sa nuk permban asgje sepse i teri ėshtė pershkrim i jetes se Isaut. C- Ne tregime Tevrati: Tevrati nuk cek detajet e tregimit te Jusufit,Alejhi selam. Me konkretisht, nuk cek grate, te cilat me te pare Jusufin kishin prere duart e tyre. D- Shtesa Kur'ani: Kur'ani ka cekur disa tregime, te cilat afre nuk jane ne Tevrat apo Inxhil.Psh: tregimi i Adit, Themudit,etj, te cilat nuk gjenden fare ne Tevrat dhe Inxhil. 3- Dyshim ne shendoshmerine e tekstit te Kur'anit Dyshimet e orientalisteve ne kėtė pike janė: - Lejimi i leximit te Kur'anit ne shtate lexime (hurufe), lejon mundesine e leximit te Kur'anit edhe vetem ne baze te domethenies. - Mbledhja e Kur'anit nuk ka ndodhur vetem se pas shpernguljes ne Medine. - Sipas tyre, Ibni Mes'udi paskesh thėnė "Fatiha dhe dy te fundit, (El Meudhatejni), nuk jane pjese te Kur'anit. DEMANTIM: - Ideja per mbledhjen dhe tubimin e Kur'anit ka qene qysh prej momenteve te par ate shpalljes se tij.madje, ne periudhen mekase, numri i atyre qe shkruanin Kur'anin kishte arritur ne 29. Pastaj si argument se Kur'ani kishte qene i shkruar edhe ne periudhen mekase mund te merret edhe rasti i pranimit te Islamit nga Omeri,radijallahu anhu([1]). - Kur'ani me teskt e domethenie eshte prej Allahut,Subhanehu ve teala dhe si rezultat nuk lejohet assesi ta lexojme me sinonime.Qellimi i leximit te Kur'anit ne shtate verzione nuk dtth se krijon edhe mundesine e leximit te tij ne forma dhe me shprehje tjera. - Mendimi, i cili i atribuohet Ibni Abbasit, se kinse ai paska mohuar perkatesin kur'anore te kaptinave te lartecekura ėshtė plotesisht i pabaze dhe i refuzuar tek dijetaret. 4- Dyshim ne gjuhen dhe retoriken e Kur'anit Sipas orientalisteve, gjuha e Kur'anit nuk ndryshon nga gjuha e letėrsisė botėrore. Ndėrsa sipas Rienhart Dozy-t, Kur'ani eshte liber me shije te idhet dhe nuk ka ardhe me dic te re pervec se pak. DEMANTIM: Keto dyshime te tyre nuk jane aspak te verteta, sepse arabet, koloset me te medhenje te poezise, nuk paten mundesi te sjellin madje as edhe nje sure te vetme, te ngjashme me Kur'anin. Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَإِنْ كُنْتُمْ فِي رَيْبٍ مِمَّا نَزَّلْنَا عَلَى عَبْدِنَا فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِّنْ مِثْلِهِ وَادْعُوا شُهَدَاءَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ "E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė silleni ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut, nėse jeni tė sinqertė (nė thėniet tuaja se Kurani nuk ėshtė prej Zotit)".( Bekare 23) Velid Bin Mugire,mekas pabesimtar, kur kishte dėgjuar Kur'anin dhe stilin perfekt te tij, kishte thėnė" Pasha Allahun! Nuk kam dėgjuar dic te ngjashėm me te. Pasha Allahun! Ai nuk ėshtė poezi dhe as magji. Pasha Allahun! Ai ka nje ėmbėlsi, nje bukuri...ai mbizotėron dhe nuk mbizotėrohet dhe se ai ka per ta diskualifikuar (ne arenėn e poezisė dhe retorikes) cdo rival.
EMRAT E ORIENTALISTEVE ME TE NJOHUR
1- Orientalistet ekstremiste - Ignaz Goldziher - David Samuel Margoliouth - Josef Schacht - Guaillaum - Henry Lammens - Zwemer - Arnet Jan Wensink - Bernard Lewis - Majid Khaduri 2- Orientalistet mesatar - Annemarie Schimmel - Sir Thomas Walker Arnold - R.L. Blacher - Carlyle - Sir Hamilton R. A. Gibb - Horovitz - Dunckan Black MacDonald - William Muir - Nabia Abbot - Nicholson - Theodor Noldeke - Robson - Sachau - Christiaan Snouk Hurgronje - Sprenger - Montgomery Watt 3- Orientalistet, te cilet e pranuan Islamin - Martin Lings- tani- Ebu Bekir Siraxhud Din - Leo Polo Weis-tani- Muhammed Esed - Rene Guenoun-tani- Abdul Vahid Jahja - Frithjof Schoun-tani- Isa Nurud Din - Titus Burckhardt-tani- Ibrahim Burckhardt - Margaret Marcus-tani-Merjem Xhemile - Lord Hadley-tani-El Faruk - Alfons Ateen Diniyyah - Alcont Henry De Castri - Maurice Buccai - Pickthal - Hamid Alagar - QENDRIMI YNE NDAJ ORIENTALISTEVE
1- Studimi i veprave te orientalisteve rreth Islamit me nje studim kritik dhe te thelle. 2- Pergatitja e nje encikloedie si demantim thenieve te orientalisteve. 3- Botimi i nje enciklopedie islame te re te shkalles apo nivelit te enciklopedise islame te orientalisteve. 4- Botimi i enciklopedive te vecanta te fushave islame, si: enciklopedi te fikhut, hadithit,etj. 5- Themelimi i nje shoqate shkencore islame ne nivel boteror, e cila do te merej me hulumtime shkencore islame. 6- Themelimi i shoqatave per predikim islam ne mbare boten. 7- Perkthimi i domethenieve te Kur'anit ne gjuhet e gjalla boteore. 8- Perzgjedhja e haditheve te zgjedhura dhe perkthimi i tyre ne shume gjuhe, ne menyre qe te popujt joarabe, t'i kuptojne me qarte. 9- Pastrimi trashgimise islame nga fantazmat she israiliatet (trillimet e feve tjera) 10- Dergimi i profesoreve arabe muslimane ne mbare boten. 11- Dialogje me orientaliste joekstrem. 12- Botimi i librave islame ne gjuhet e gjalla te botes, ne mėnyre qe te pėrmirėsohen botėkuptimet e gabuara ndaj islamit,dhe 13- Themelimi i nje shtepie botuese me karakter nderkombetar.
ASPEKTE POZITIVE NGA ORIENTALISTET
1- Recenzura dhe botimi i shume librave islame. 2- Tubimi dhe mbledhja e doreshkrime islame ne bibliotekat e medha boterore. 3- Perkthimi i librave baze dhe refrencave tjera te rendesishme islame ne gjuhet bashkekohore evropiane. 4- Pergatitja e fjaloreve guhesore. 5- Botimi i librave kelamiste, filozofike dhe perkthimi i tyre ne guhet evropiane. 6- Perkthimi i librit te Gazaliut " Err-Rreddu El Xhemil Li Ilahijjeti Isa Bi Sarihil Inxhil" (Demantim fenomenal te hyjnise se Isaut me tekste te qarta te Inxhilit). 7- Perkthimi i disertacionit te Xhahidhit " El Muhtaru Firr-Rreddi Ala En Nesara" ( Perzgjedhje (tekstesh) si demantim te krishtereve). 8- Perkthimi dhe recenzimi i librit te Ali Bin Ebi Et Taberi, i ashtuauajtur " Err Rreddu Ala En Nesara" (Demantim te krishtereve) 9- Botimi i "El Mu'xhem El Mufehres Li Elfadhi-l-Hadithi-n-Nebevijj" nen mbikcyrjen e Wensinckut. 10- Botimi i nje enciklopedie islame 11- Studime bashkėkohore islame net e gjitha fushat. 12- Botimi i " Index Islamicus", i cili botohet ēdo pese vite dhe pėrmbledh te gjitha botimet e publikuara gjate kėsaj periudhe([2]). [1] Omeri ishte i forte,i vrazhde dhe trim. Para se ta pranonte Islamin ,ndiente urrejtje te madhe ndaj fesė se Allahut,Subhanehu ve teala dhe ishte prej njerėzve qe me se shumti e urrenin Muhammedin,Alejhi selam. Njė dite prej ditėsh kishte vendosur ta mbyste Muhammedin,Alejhi selam keshtuqe e morri shpatėn dhe u nis pėr ta mbytur.Gjate rrugės e takoi njė sahabe,i cili kishte pranuar Islamin por e mbante fshehtas I tha sahabiu: Per ku je nisur o Omer? Tha: Po shkoj ta vras Muhammedin. I tha sahabiu: A mendon se te te lejojnė fisi Beni Abdul Muttalib? Tha Omeri: Po te shoh se e paske pasuar Muhammedin. Tha sahabiu:Jo o Omer,por dije se para se te shkosh tek Muhammedi qe ta mbysėsh,fillo me familjen tende se pari? Tha Omeri: Me ke? Tha sahabiu: Me motrėn tende Fatimen dhe burrin e saj,te cilėt e kane pasuar Muhammedin. Tha Omeri: Vėrtet ashtu ka vepruar motra ime? Tha sahabiu:Po. I hidhėruar nga lajmet,u nis Omeri duke nxitur pėr ne shtėpinė e Seid Bin Zejd,burrit te motrės se tij,Fatimes. E trokiti deren.Musafir ne shtėpi kishin Habbab Bin El Eretin,i cili ua mėsonte Kur'anin.Shkoi Seidi ta hape deren dhe posa e hapi e kapi Omeri pėr fyti dhe i tha: Po te shoh se qenke bere renegat? Tha Seidi: O Omer! Cfare mendon nėse e vėrteta nuk ėshtė ne fenė tende por ėshtė ne tjetėr fe? E goditi Omeri dhe iu vėrsul se motrės: Po te shof se qenke bere renegate? Tha: O Omer! Cfare mendon nėse e vėrteta nuk ėshtė ne fenė tende por ėshtė ne tjetėr fe? I ra ne fytyre saqė i rrodhi gjak dhe i ra fleta e Kur'anit prej dore. I tha Omeri:Ma jep atė flete? Tha: Ti je politeist i ndyre,shko merr abdes pastaj do ta lexosh! Shkoi dhe morri abdes pastaj e lexoi fletushkėn ,ne te cilėn figuronin keto ajete"طه (1) مَا أَنزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَى (2)إِلَّا تَذْكِرَةً لِّمَن يَخْشَى (3) تَنزِيلًا مِّمَّنْ خَلَقَ الْأَرْضَ وَالسَّمَاوَاتِ الْعُلَى (4) الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى (5) لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمَا تَحْتَ الثَّرَى Ta Ha.2.Ne nuk ta shpallėm Kur'anin pėr tė munduar ty.3.Ta shpallėm vetėm kėshillė (pėrkujtim) pėr atė qė frikėsohet.4.Shpallje nga Ai qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė.5.Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh.6.E Tij ėshtė ēdo gjė qė ekziston nė qiej dhe nė tokė dhe ēdo gjė qė gjendet nė mes tyre, edhe ē'ka nėn dhe.( Ta Ha 1-6) U rrėnqeth Omeri dhe tha: Kjo nuk ėshtė prej njeriut,pastaj tha" Deshmoj Se Nuk Ka Zot Perveq Allahut Dhe Deshmoj Se Muhammedi Eshte Rob Dhe I Derguari I Allahut". Iu tha: Me udhėzoni pėr tek Muhammedi? U ngrit Habbabi dhe tha: Unė te dėrgoj tek Muhammedi! Shkoi me te tek shtėpia e El Erkam Bin Ebi-l-Erkam dhe e trokiti derėn. Thane sahabet: Kush eshte? Tha Omeri: Omeri. U frikėsuan sahabet dhe u fshehen ndėrsa Hamza Bin Abdul Muttalib tha:O i derguari i Allahut! Lėrma mua punėn e tij! Tha Pejgamberi: Lere ate o Hamza! Hyri ndėrsa Pejgamberi Alejhi selam e kapi dhe i tha: A nuk ka ardhe koha o Omer? Tha Omeri: Deshmoj Se Nuk Ka Zot Perveq Allahut Dhe Deshmoj Se Muhammedi Eshte Rob Dhe I Derguari I Allahut". U gėzuan sahabet dhe kėndonin tekbire me zė te larte saqė tere Mekkeja i dėgjoi. Islami i Omerit ishte thjeshte njė fitore pėr myslimanet dhe krenari pėr Islamin madje vet Pejgamberi lutej per te" اللهم أعز الإسلام بأحد العُمرينO Allah! Ndihmoje Islamin me njerin prej dy Omerave!".( Ata ishin: Omer Bin Hattabi dhe Amr Bin Hisham) Qysh ne fillim Omeri u ngrit dhe i tha Pejgamberit,Alejhi selam,:O i dėrguari i Allahut! A nuk jemi ne te vėrtetėn?! Tha Pejgamberi: Po,gjithsesi. Tha Omeri: A nuk janė ata ne te koten?! Tha Pejgamberi:Po,gjithsesi. Tha Omeri: Atėherė perse te fshihemi? Tha Pejgamberi: Po cfare mendon ti o Omer? Tha: Te dalim dhe te bėjmė tavaf (sillje) rreth Qabese. Tha Pejgamberi Alejhi selam: Po Omer,pajtohem. Dolėn muslimanet pėr here te pare ,te rreshtuar ne dy safe-rende dhe duke thėnė" Allahu Ekber,Allahu Ekber dhe La Ilahe Il-la Allah.Njerin saf e kryesonte Omeri ndersa tjetrin Hamzai ndėrsa ne mes tyre ishte Pejgamberi Alejhi selam. U frikėsuan kurejshet dhe hynė ne shtėpitė e tyre. Kjo njeherit njihet edhe si periudha e pėrhapjes se Islamit haptas,duke pasuar me hixhretin fshehtas pėrveē Omerit,i cili iu kishte thėnė kurejsheve atė kur kishte bere hixhretin ( migrimin per ne Medine): Kush ka dėshire t'i lere fėmijėt jetimė,gruan te veje dhe nėnėn pa djale,le te vije me mua pas kėsaj kodre! Askush nuk pati guxim ta pasoj. Abdullah Bin Mes'udi kishte thėnė pėr te: Jemi ndier krenar qysh prej kur e pranoi Islamin Omeri. Tregimi eshte perkthim yni, i publikuar ne www.sedatislami.tk
[2] Tema ne te vertet ėshtė shkeputje te materialeve nga lenda e El Istishrak Vet Tebshir, nga te cilat i perzgjodha dhe pėrktheva keto fjale.
|