|
VEPRAT SIPAS NIJJETIT |
||
|
Omeri,radijjalhu anhu, rrėfen se e ka dėgjuar Pejgamberin,Alejhi selam, duke thėnė" إنما الأعمال بالنيات و إنما لكل امرىء ما نوى فمن كانت هجرته إلى الله و رسوله فهجرته إلى الله و رسوله و من كانت هجرته لدنيا يصيبها أو امرأةٍ ينكحها فهجرته إلى ما هاجر إليه Veprat shpėrblehen sipas qėllimeve dhe se ēdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur pėr qellim). Kush ka bere hixhret (mėrgim) pėr hire te Allahut dhe te dėrguarit te Tij, hixhreti i tij ėshtė pėr Allahun dhe te dėrguarin e Tij. Ndėrsa kush pėr hixhretin pėr dynja (tregti ose diē tjetėr) dhe ndonjė grua,qe ta martoje,hixhreti i tij ėshtė pėr atė qe ka bere hixhret". ( Buhariu dhe Muslimi)
Rėndėsia e hadithit
1- Buhariu kėtė hadith e ka vene ne fillim te librit te tij,pra te sahihut te tij,si shenja aluduese se ēdo vepėr,me te cilėn nuk kėrkohet kėnaqėsia e Allahut, Subhanehu ve teala ėshtė e kote dhe nuk ka fryte as ne dynja e as ne ahiret. 2- Hadithi ėshtė prej haditheve mė me rėndėsi ne fikh. Ka thėnė Abdurrahman Bin Mehdi" Kėtė hadith duhet vene ne fillim te cdo kapitulli (te fikhut). Imam Shafiu rrėfehet te kėtė thėnė se ky hadith ėshtė 1/3 e diturisė dhe se ky hadith bėn pjese ne 70 kapituj te fikhut. Ebu Davudi rrėfehet te kėtė thėnė: Fikhu sillet rreth 5 haditheve: الحلال بين و الحرام بين Hallalli ėshtė i qarte dhe harami ėshtė i qarte", hadithi" لا ضرر و لا ضرا ر Nuk ka dėm e as dėmtim reciprok", hadithi " إنما الأعمال بالنيات Veprat shpėrblehen sipas qėllimeve ...", hadithi" الدين النصيحة Feja ėshtė kėshillė" dhe hadithi" و ما نهيتكم عنه فاجتنبوه و ما أمرتكم به فاتوا منه ما استطعتم Atė qe ua kam ndalur shmangiuni ndėrsa atė qe ua kam urdhėruar bėjeni sa te mundeni". Imam Ahmedi ka thėnė se ne kėtė hadith fshihet 1/3 e diturisė. Imam Bejhekiu kur sqaron kėtė thėnie thotė: Shkaku se perse ky hadith konsiderohet 1/3 e diturisė qėndron pikėrisht ne faktin se njeriu ose bėn mėkat ose bėn mire me njėrėn prej tri gjerave: me zemėr, gjuhe ose me gjymtyrėt e tij". Madje disa dijetare kane thėnė se hadithi ėshtė i barabarte me gjysmėn e fesė. 3- Ky hadith konsiderohet njeri prej tre apo katėr haditheve, rreth te cilėve sillet e tere feja. Imam Ahmedi ka thėnė" Bazat e fesė islame mbėshtetėn ne tri hadithe: Kėtė hadith, hadithin e Aishes "من أحدث في أمرنا ما ليس منه فهو رد Kush shpik diē ne ēėshtjen tone,qe nuk ėshtė pjese e saj, konsiderohet e refuzuar" dhe hadithin e Nu'man Bin Beshirit " الحلال بين و الحرام بين Hallalli ėshtė i qarte dhe harami ėshtė i qarte". Ndėrsa Ebu Davudi rrėfehet te kėtė thėnė: Kam shkruar prej Pejgamberit, Alejhi selam 500.000 hadithe, prej te cilave kam zgjedhur kėto,te cilat i kam vene ne kėtė libėr (librin e tij Sunen-in), ku mblodha 4.800 hadithe. Njeriut do t'i mjaftonin pėr fenė e tij kėto hadithe: إنما الأعمال بالنيات Veprat shpėrblehen sipas qėllimeve ...",hadithi" من حسن إسلام المرء تركه ما لا يعنيه Prej Islamit te mire te njeriut ėshtė braktisja e asaj qe nuk i intereson", hadithi" لا يكون المؤمن مؤمنا حتى لا يرضى لأخيه إلا ما يرضى لنفسه Besimtari nuk ėshtė besimtar (me besim te plote) derisa t'ia doje vėllait atė qe e donė pėr vete" dhe hadithi" الحلال بين و الحرام بين Hallalli ėshtė i qarte dhe harami ėshtė i qarte".
Ēfarė ėshtė pėr qellim me vepra?
Dijetaret kane dhėnė mendime te ndryshme rreth domethėnies se pėrqellimuar me "veprat" ne hadith.
1- Shumica e dijetareve te (mė) vonshėm janė te mendimit se pėr qellim ėshtė: veprat e shėndosha (fetarisht), te konsideruara dhe te pranuara ne fe vlerėsohen sipas nijjetit. Bazuar ne kėtė, veprat e kėrkuara ne hadith janė veprat,te cilat kane nevoje pėr nijjet ndėrsa veprat, te cilat nuk kane nevoje pėr nijjet,si : zakonet e ushqimit, pirjes, veshjes,etj. Sem'ani duke u bazuar ne kėtė dy fjali" إنما الأعمال بالنيات و إنما لكل امرىء ما نوى هVeprat shpėrblehen sipas qėllimeve dhe se ēdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur pėr qellim).." thotė" Veprat, te cilat nuk konsiderohen ibadete, nuk kane shpėrblim pėrveē nėse kryesi i tyre e bėn nijjet afrimin tek Allahu me to.P.sh: Ai, i cili han ushqim me qellim te pėrgatitjes pėr te luftuar ne rrugėn e Allahut,Subhanehu ve teala,ose pėr t'u falur,etj. 2- Disa te tjerė kane thėnė: Jo, ne kuadėr te "veprat" ne hadith hyjnė te gjitha veprat duke mos veēuar asgjė. 3- Ka mundėsi qe pėr qellim te jete: Veprat janė te mira, te keqia, te pranuara, te refuzuara, te shpėrblyera apo jo sipas nijetit. Pra sipas kėsaj, cilėsia e veprave, te mira apo te keqia, varet nga nijeti. Kjo i ngjan hadithit " إنما الأعمال بالخواتم Veprat llogariten ne baze te pėrfundimit te tyre". Pra,mirėsia, keqesia, pranimi apo refuzimi i tyre varet nga pėrfundimi i tyre. Nėse ne fund janė te mira, mbesin te mira ndėrsa nėse nuk janė te tilla, atėherė llogariten ashtu siē pėrfundojnė. Derisa pjesa e pare e hadithit" إنما الأعمال بالنيات Veprat shpėrblehen sipas qėllimit" bėn fjale pėr njė dispozite sheriatike e ajo ėshtė siē cekem me larte se veprat vlerėsohen sipas nijjetit, pjesa e dyte e hadithit" و إنما لكل امرىء ما نوى ...dhe se ēdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur pėr qellim)...", tregon se ēdokush do te arrije prej veprės se tij atė qe ka patur pėr qellim. Nėse ka patur pėr qellim hajrin do ta arrije atė ndėrsa nėse ka patur pėr qellim sherrin do ta arrije atė. Shejhu Izzud-din Bin Abdi-s-Selam pėr" إنما الأعمال بالنيات و إنما لكل امرىء ما نوى Veprat shpėrblehen sipas qėllimeve dhe se ēdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur pėr qellim)" thotė: Fjalia e pare sqaron se cilat vepra pranohen ndėrsa fjalia e dyte shpreh rezultatin e kėtyre veprave. Neveviu thote se fjalia e dyte" و إنما لكل امرىء ما نوى ...dhe se ēdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur pėr qellim)...", na shėrben pėr te kuptuar kushtėzimin e (pėr) caktimit te asaj qe bėn. Psh: nėse te kalon namazi i drekės, tashme ti nuk mund ta besh nijet e te thuash: Po e bej nijet faljen e namazit, i cili me ka kaluar por doemos duhet cekur edhe se ai ėshtė namazi i drekės. Thėnė me qarte: Po e bej nijjet namazin e drekės, i cili me ka kaluar".
Ēfarė ėshtė pėr qellim me nijetin?
1- Dallimi i ibadeteve ne mes vete,si: dallimi i namazit te drekės nga namazi i ikindise, dallimi i agjėrimit te ramazanit nga agjėrimi i ditėve tjera,etj. 2- Dallimi i ibadetit nga adeti (zakonit). Psh: Dallimi i guslit (larjes) nga xhunublleku prej larjes vetėm pėr t'u pastruar. Ose dallimi i uljes ne xhami, ne mes atij qe e prźt namazin dhe atij qe ulet vetėm pėr te pushuar.
Shqiptimi i nijetit me zė
Vendi i nijjetit ėshtė zemra e jo gjuha. Mu pėr ketė,sipas Shejh Uthejminit, ēdokush qe e shqipton nijetin me fjale ne momentet e faljes se namazit, agjėrimit, haxhit, abdesit,etj, ai konsiderohet si shpikės i dickahit ne fenė e Allahut,sepse Muhammedi merrte abdes, falej, epte lėmoshė, agjėronte dhe bėnte haxhin duke mos e shqiptuar me fjale nijjetin. Madje mos shqiptimi i tij me fjale nuk do te thotė se Allahu nuk e di atė vepėr qe ti po e bėn ngase Allahut "قلْ إِن تُخْفُواْ مَا فِي صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ اللّهُ Thuaj: Edhe nėse e fshehni atė qė keni nė zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atė,...".( Ali Imran 29) Shejhul Islam,Ibni Tejmije,kur kishte folur pėr kėtė problematike kishte thėnė: Njerėzit kane polemizuar sa i pėrket preferimit te shqiptimit te nijjetit. Njė grup prej hanefive, shafiive dhe hanbelive kane thėnė: Preferohet qe te jete me i pėrkryer (mė me vlere) ndėrsa grupi tjetre i hanbelive dhe malikite kane thėnė: Nuk preferohet shqiptimi e zė dhe se njė gjė e tille konsiderohet risi ne fe. Argument i tyre ėshtė se prej Pejgamberit,Alejhi selam,sahabeve dhe tabiineve nuk ėshtė transmetuar dic qe argumenton shqiptimin me zė te nijjetit ne asgjė,as ne namaz,as ne pastrim e as ne agjėrim. Madje Shejhul Islami mendon se njeriu, i cili e din se nijjeti duhet te behet pa zė por e bėn njė gjė te tille me zė meriton Ta'zir, i cili nuk nėnkupton vetėm njė qortim formal por parasheh edhe njė mase ndėshkuese bukur te mire. Madje,as njeri prej katėr imamėve te njohur, nuk ka thėnė se nijjeti me zė ėshtė vaxhib ( i obliguar), pamarre parasysh se a je imam apo e me'mun ne namaz... Shejhul Islami, Ibni Tejmije, pohon qarte se shqiptimi me ze vetem sa e nderlikon problemin dhe krijon vesvese tek njeriu Shenim: Tek shafiitet, nijjeti edhe pse nuk shqiptohet me ze, megjithate demonstrimi i tij dhe kushtezimi i te qenurit te tij gjate tekbirit fillestar,duke perkujtuar ne te njejten kohe namazin (dreke apo ikindi) dhe llojin e tij (dtth: farz apo sunnet)([1]) vetem sa e nderlikojne edhe me problemin. Nje gje e tille sigurisht se njeriut i krijon edhe me shume vesvese se a kam bere nijjet mire apo jo. Sikurse qe kjo, sipas mendimit tim, shkakton vesvese poashtu edhe shqiptimi me ze i nijjetit krijon vesvese, andaj do te ishte e udhes qe te dyja format te lihen dhe te vepreohet ashtu sic ka vepruar Pejgamberi Alejhi selam,sahabet dhe dijetaret e hershem.
Vlera e nijetit ne hadithe dhe tek dijetaret
1- Nijeti pėrcakton fatin e veprės. Imam Ahmedi dhe Nesaiu transmetojnė nga Ubadete bin Samit se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" من غزا في سبيل الله و لم ينو إلا عقالا فله ما نوى Kush lufton ne rrugėn e Allahut por nuk ka patur pėr qellim diē tjetėr pos kėrpeshit, atij i takon ajo qe ka patur nijjet". (Hadithi ėshtė sahih) Nesaiu transmeton nga Ebi Umame" Erdhi njė njeri tek Pejgamberi Alejhi selam dhe i tha: أرأيت رجلا غزا يلتمس الأجر و الذكر, ما له؟ فقال رسول الله صلى الله عليه و سلم : لا شيء له. ثم قال رسول الله صلى الله عليه و سلم : إن الله لا يقبل إلا ما كان خالصا وابتغي به وجهه Me njofto pėr njė njeriun luftėtar, pėr shpėrblim dhe emėr, ēfarė i takon atij (tek Allahu)? Tha Pejgamberi, Alejhi selam: Atij nuk i takon asgjė. Pastaj tha Pejgamberi Alejhi selam: Allahu,subhanehu ve teala, nuk pranon tjetėr pėrveē asaj qe ėshtė bere vetėm pėr hire te Tij dhe ėshtė kėrkuar me te kėnaqėsia e Tij". Ibni Ebi Dunja transmeton me sened te shkėputur se Omeri ka thėnė" لا عمل لمن لا نية له و لا أجر لمن لا حسبة له Nuk ka vepėr ai, i cili nuk ka nijjet dhe nuk ka shpėrblim ai i cili nuk ka konsiderate pėr te (dtth nuk e llogarite shpėrblimin e saj tek Allahu,subhanehu ve teala,). Me sened te dobėt nga Ibni Mes'udi rrėfehet se " لا ينفع قول إلا بعمل و لا ينفع قول و لا عمل إلا بنية و لا ينفع قول و لا عمل و لا نية إلا بما وافق السنة Fjala nuk vlen pa pune. Fjala dhe puna nuk vlejnė pa nijjet ndėrsa fjala,puna dhe nijjeti nuk vlejnė pėrveē nėse pėrputhen me Sunnetin". Mutrif Bin Abdil-lahu kishte thėnė: صلاح القلب بصلاح العمل و صلاح العمل بصلاح النية Shendoshmeria e zemrės (dhe pėrmirėsimi i saj) varen prej shendoshmerise se veprės ndėrsa shendoshmeria e veprės varet prej shendoshmerise se nijetit". Shejh Albani thotė se "Ne sheriat ėshtė unike se Allahu subhanehu we teala nuk i pranon ibadetet pėrveē atyre qe janė pėr hire te Tij. Argumentet pėr kėtė nga Kurani dhe Sunneti janė te shumta, prej tyre: Thotė Allahu subhanehu we teala: " قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً Thuaj: Unė jam njeri sikurse edhe ju, mua me shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj e kush shpreson takimin me Zotin e vet le te bej vepėr te mire e ne adhurimin ndaj Zotit te tij le te mos e pėrziej aske"(Kehf:110) Domethenia e ajetit sipas Shejh Albanit ėshtė: Le te mos e ketė pėr qellim dike tjetėr pėrveē Allahun ne ibadetet e tij. Poashtu thotė Allahu subhanehu we teala " وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء E duke qene se ata nuk ishin te urdhėruar me tjetėr pos qe ta adhuronin Allahun me njė adhurim te sinqerte ndaj Tij"(Bejjineh: 5) Transmeton Umeri r.a. se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė" Kush kėrkon dituri qe te lavdėrohet para dijetareve, t'i polemizoj me te mendjelehtit apo t'i kthej-tėrheq fytyrat e njerėzve kah ai, ai ėshtė ne zjarre". (Transmeston Ibn Maxheh, ndėrsa Shejh Albani e ka bere sahih ne librin:"Sahihu-t-Tergibi vet-Terhibi) 2- Njerėzit ringjallen ne baze te nijjeteve te tyre. Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" يحشر الناس على نياتهم Njerėzit tubohen (ringjallen) sipas nijjeteve te tyre". (Sahihul Xhamii 2/1335) Poashtu ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam" إنما يبعث الناس على نياتهم Vėrtet njerėzit do te ringjallen sipas nijjeteve te tyre".( Shejh Albani e ka cilėsuar hadithin si te vėrtet ne Sahih Ibni Maxhe 3426 dhe Sahihu-t-Tergibi Vet Terhibi 13) 3- Njjeti me i mire sesa vepra. Pejgamberi,Alejhi selam, ka thėnė" نية المؤمن خير من عمله Nijeti i besimtarit ėshtė me i mire sesa vepra e tij". Ibni Kethiri kishte thėnė" تعلموا النية فإنها أبلغ من العمل Mėsojeni nijetin sepse ai ėshtė mė me rėndėsi sesa vepra". Fudejl Bin Ijjadi kishte thėnė" Nė te vėrtetė, Allahu prej teje kėrkon nijetin dhe dėshirėn tende ( e jo veprėn)". 4- Nijeti ne ēdo vepėr,madje edhe nėse ajo ėshtė tepėr e thjeshte. Zebid El Jami kishte thėnė: إني لأحب أن تكون لي نية في كل شىء حتى في الطعام و الشراب Unė kam dėshirė te kam nijet ne ēdo gjė,madje edhe ne ushqim e pije". 5- Shėrimi i nijetit ėshtė shume i vėshtirė. Sufjan Eth Thevriu kishte thėnė" ما عالجت شيئا أشد علي من نيتي لأنها تتقلب علي Nuk kam shėruar diē me rende pėr mua sesa nijetin sepse ai ndryshon shpesh". 6- Nijeti plotėson dhe stėrmadhon veprėn edhe nėse ajo ėshtė e vogėl. Disa nga selefi kane thėnė" Kush ka dėshirė t'i plotėsohet vepra ( ne formėn me te mire) le te ketė nijet te mire sepse Allahu e shpėrblen njeriun nėse ka nijjet te mire madje edhe pėr njė kafshate buke". Ibni Mubareku ka thėnė" رب عمل صغير تعظمه النية و رب عمل كبير تصغره النية Ndodhe qe veprėn e vogėl ta stėrmadhoje nijjeti sikurse qe ndodhe qe veprėn e madhe ta zvogėlojė nijjeti". 7- Rėndėsia e sinqeritetit. Sehl Bin Abdil-lah Et Testiriu ka thėnė: Nuk ka dic me te rende pėr nefsin (epshin-njeriun) sesa sinqeriteti sepse epshi aspak nuk ka sinqeritet. Ndersa Jusuf Bin El Husejn Err-Rrazi ka thėnė" Gjeja me e shtrenjte ne dunja ehste sinqeriteti.Sa here jam munduar ta shkulė syefaqesine nga zemra ime por sikur ajo mbin prape me nje ngjyre tjetėr. Ka thėnė Ebu Jusufi, nxėnėsi i Ebu Hanifes " O popull, dua qe diturinė tuaj ta keni pėr Allahun e Lartėsuar sepse unė nuk ka mexhlis (ndenje) ne te cilėn jam ulur dhe kam patur pėr qellim sinqeritetin dhe modestinė e te mos jam ngritur pa u bere me i autoritetshėm e nuk ka mexhlis ne te cilin kam vendosur te ngritem e te mos me janė zbuluar te metat". Sikur tere kete qe e thame e ka permbledhur hadithi, te cilin e transmeton Muslimi nga Ebu Hurejrete r.a. i cili thote" E kam dėgjuar te Dėrguarin e Allahut duke thėnė: "Njeriu i pare i cili do te llogaritet ne Ditėn e Gjykimit ėshtė njeriu i cili ka rene shehid. Ai do te shpieret ne gjykim dhe do ti ekspozohen begatitė e tij qe ia ka dhėnė Allahu subhanehu we teala ,te cilat do t'i njohe e pastaj Allahu do t'i thotė:"Ē'ke bere me begatitė te cilat ti kam dhėnė?" Ai thotė:" Kam luftuar pėr ty derisa kam rene shehid." Allahu do t'i thotė:"Gėnjen, sepse ti ke luftuar qe te thuhet se je trim i pa trembur dhe kėshtu ėshtė thėnė pėr ty". Atėherė do te urdhėroj qe te tėrhiqet pėr fytyre zvarre derisa te hidhet ne Zjarre. Pastaj do te ftohet ne gjykim ai qe ka studiuar dituri,i ka mėsuar te tjeret dhe qe ka lexuar Kur'anin. Edhe ai do te sillet ne gjykim. Edhe atij do ti ekspozohen begatitė edhe ai do ti njohe ato. Edhe atij Allahu do t'i thotė:" E ēka bere ti me tere ketė?" Ai do te thotė:"Kam mėsuar (pėr vete) dhe i kam mėsuar te tjerėt dhe pėr Ty kam lexuar Kur'anin". Allahu i thotė:"Gėnjen, sepse ti ke mėsuar qe te thonė se je dijetar, kurse Kur'an ke lexuar qe te thonė se je lexues i Kur'anit dhe kėshtu ėshtė thėnė." Pastaj do te urdhėroj Allahu qe te tėrhiqet zvarre pėr fytyre derisa te hidhet ne Zjarre. Pastaj do te gjykohet njeriu, te cilit Allahu i ka dhėnė pasuri nga llojet e ndryshme. Edhe ai do te sillet ne gjykim. Edhe atij do ti ekspozohen begatitė e tij edhe ai do ti njohe ato, atėherė Allahu do ti thotė:"C'ke bere ti me tere ketė?" Ai do te thotė: "nuk kam lėnė asnjė vend qe ti ke dėshiruar te shpenzoje pasuri e te mos kam shpenzuar ne emrin Tėnd." Edhe atij Krijuesi do ti thotė:"Gėnjen, sepse ti ke vepruar kėshtu qe te thuhet se je bujar, madje kėshtu ėshtė thėnė." Pastaj do te urdhėroj qe edhe ai te hidhet ne zjarre". Ibni Ujejne ka thėnė" Mutrif Bin ABdil-lahu lutej kėshtu" اللهم إني أستغفرك مما تبت إليك منه ثم عدت فيه و أستغفرك مما جعلته لك على نفسي ثم لم أفِ به لك و أستغفرك ما زعمت أني أردت به وجهك فخالط قلبي منه ما قد علمت O Allahu im! Te kėrkoj falje prej asaj qe u pendova e pastaj iu ktheva prape. Te kėrkoj falje pėr atė qe u betova se do ta bej pėr Ty por nuk e mbajtja fjalėn. Te kėrkoj falje pėr atė qe pretendova se e kam bere vetėm pėr ta arritur kenaqesine Tende pastaj zemra ime perziu (edhe dike tjetėr) qe Ti veē e di! I I فمن كانت هجرته إلى الله و رسوله فهجرته إلى الله و رسوله و من كانت هجرته لدنيا يصيبها أو امرأةٍ ينكحها فهجرته إلى ما هاجر إليه ...Kush ka bere hixhret (mėrgim) pėr hire te Allahut dhe te dėrguarit te Tij, hixhreti i tij ėshtė pėr Allahun dhe te dėrguarin e Tij. Ndėrsa kush pėr hixhretin pėr dynja (tregti ose diē tjetėr) dhe ndonjė grua,qe ta martoje,hixhreti i tij ėshtė pėr atė qe ka bere hixhret". Pasi qe Pejgamberi Alejhi selam ceku se veprat vlerėsohen sipas nijjeteve dhe se shpėrblimi i veprės pėr vepruesin pėrcaktohet ne baze te nijjetit, te cilat si fjali pėrbejnė dy rregulla te pėrgjithshme, prej te cilave nuk mund te pėrjashtohet asgjė, ceku njė shembull te njė vepre prej veprave, forma e te cilave ėshtė e njėjtė por fati i tyre se a janė te mira apo jo pėrcaktohet nga nijjeti i tyre. Thėnė me drejt, dy palėt kishin bere te njėjtėn vepėr; qe te dyjat kishin lėshuar vendin e tyre dhe kishin migruar por pala e pare kishte migruar pėr Allahun,subhanehu ve teala, ndėrsa pala e dyte kishte migruar qe te tregtonte,ta zhvillonte pasurinė e saj dhe te martohej. Pra,edhe pse vepra pėr nga forma skeletore ėshtė e njėjtė megjithatė, pala e pare ka shpėrblim ndėrsa pala e dyte nuk ka sepse qėllimi i saj nuk ka qene pėr Allahun,subhanehu ve teala. Imam Neveviu ne koment te sahihut Te Muslimit ka thėnė" Kush e ka perqellimuar me hixhretin e tij kenaqesine e Allahut, shpėrblimin do ta kėtė tek Allahu,subhanehu ve teala,. Ndėrsa kush e ka patur pėr qellim tregtinė (dynjanė) ose ndonjė grua pėr martese, hiseja e tij prej hixhretit do te mbetet tregtia dhe gruaja. Ne koment te pjese " فهجرته إلى ما هاجر إليه Hixhreti i tij ėshtė pėr atė qe ka migruar", ne Komentimin e Sunenit te Ebu Davudit ėshtė thėnė " Nuk shpėrblehet pėr hixhretin e tij".
Rregull i arte edukativ nga kjo pjese e hadithit
Pejgamberi Alejhi selam edhe pse e dinte se kush ishte njeriu, i cili kishte migruar vetėm pėr hire te asaj gruaje, nuk ia tha kėtė hadith drejtpėrdrejtė,por ne mėnyre indirekte duke mos ia cekur fare emrin. Bazuar ne kėtė, dijetaret kane thėnė" Kėshillimi vėllain ne prani te njerėzve tjerė do te thotė nėnēmim".
Perse ėshtė cekur gruaja ne hadith?
Ibni Haxheri,ne koment te Sahihut Te Buhariut, duke folur pėr kėtė ēėshtje ka thėnė: Ka thėnė Ibni Dekik El Idi" Ėshtė rrėfyer se njė njeri kishte migruar nga Mekeja ne Medine,jo pėr hire te hixhretit dhe vlerės se tij por pėr hire te njė gruaje, me te cilėn do te martohej dhe emir i se cilės ishte Ummu Kajs. Mu pėr kėtė, ky njeri quhej "Muhaxhir Ummi Kajs- Mėrgimtari i Ummi Kajsit". Taberaniu rrėfen nga A'meshi" Ishte ne mesin tone njė njeri, i cili kishte fejuar njė grua,e cila quhej Ummu Kajs. Kjo grua kishte refuzuar te martohej me te derisa ta lėshonte Mekken dhe te migronte ne Medine. Keshtuqe ai pėr hire te martesės me te migroi dhe ne e quanim" Muhaxhir Ummi Kajs- mėrgimtari i Ummi Kajsit". Imam Neveviu ka thėnė se gruaja ėshtė cekur ne hadith pėr njėrėn prej dy ēėshtjeve: 1- Se njė njeri kishte migruar vetėm pėr t'u martuar, dhe 2- Vėrejtje pėr te mos e bere njė gjė te tille. Ne gjuhen arabe, kur sendi i veēuar (الخاص) ceket pas atij te pėrgjithshmit (العام) nėnkupton vėrejtje-kujdes pėr cilėsinė dhe vetinė e tij.
Llojet e hixhretit
1. Migrimi nga vendi ne vend. Kjo i ngjan shembullit te atij, i cili pėr ta mbrojtur fenė e tij, largohet nga vendi ku janė shpeshtuar mėkatet dhe shkon ne njė vend te qete. Nėse njeriu ka mundėsi qe ne rastet e tilla ta ruaje dhe ta shprehe qartazi fenė e tij, nuk e ka obligim ta lėshojė atė vend edhe pse lėshimi ose migrimi prej atij vendi ėshtė shume i pėlqyer. Ndėrsa nėse nuk ka mundėsi ta ruaje dhe shpreh fenė e tij,ai patjetėr duhet ta lėshojė atė vend. Dijetaret nuk janė ndalur me kaq por kane thėnė se nuk lejohet madje as udhėtimi pėr ne vendet joislame pėrveē nėse pėrmbushen kėto tri kushte: A Te kėtė dituri fetare, me te cilėn do t'i mėnjanonte dyshimet, te cilat vine nga pabesimtaret B - Te jete fetar deri ne atė mase qe epshet te jene ne kontrolle te tij,sepse njeriut ne vendet e pabesimtareve i epen mundėsi te shumta pe vepra te liga,e sidomos pėr zina. C - Te kėtė nevoje te madhe pėr atė udhėtim,si psh: ėshtė i sėmure dhe ka nevoje te shkoje pėr shėrim atje. Ose shkon pėr te mėsuar ndonjė shkence,qe ne vendet islame nuk ekziston dhe kėshtu do t'i shėrbente Islamit me mire. Nuk duhet harruar se shkuarja ne vendet joislame per t'i ftuar ne Islam lejohet dhe ėshtė pune per mrekulli. 2. Migrimi (braktisja) e veprės. Kjo realizohet me braktisjen e ndalesave te Allahut,Subhanehu ve teala,sic thotė Pejgamberi Alejhi selam "المسلم من سلم المسلمون من لسانه و يده و المهاجر من هجر ما نهى الله عنه Musliman ėshtė ai, prej gjuhės dhe dorės se te cilit janė te sigurte muslimanet ndėrsa muhaxhir (mėrgimtar) ėshtė ai, i cili braktise gjerat,te cilat ia ndaloi Allahu". 3. Mėrgimi (braktisja) i shkakut, i cili te shpie ne haram. Sqarimin me te mire pėr kėtė e kemi ajetin kur'anor ku thotė Allahu,subhanehu ve teala," وَلا تَقْرَبُوا الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلاًDhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe.( Isra 32) 3.Mu pėr kėtė,dijetaret e sinqerte kane thėnė "Ēdo gjė qe te shpie ne haram,ėshtė haram". Ne komentin e Xhamiiut te Timidhiut thuhet se hixhreti, ne kohen e hershme te muslimaneve u be ne dy mėnyra: 1- Hixhreti prej vendit me trazira ne njė vend te qete,sic ishte hixhreti i muslimaneve dy here ne Habesh (Etiopi) dhe hixhreti individual (para se te urdherohej) prej Mekkes ne Medine. 2- Hixhreti nga vendi i kufrit (pabesimit) pėr ne vendin e besimit, sic ishte hixhreti (i obliguar) prej Mekes ne Medine. Shėnim: Ky lloj i hixhretit, pra prej Mekes ne Medine, ishte ne fuqi derisa Mekkeja ishte nen administrimin e pabesimtareve ndersa pasi qe Mekaj kaloi ne duart e muslimaneve, hixhreti mbeti ne forme te pėrgjithshme ,pra prej vendit joislam ne njė vend islam([2]).
1 qershor, 2005, e merkure Vushtrri,Kosove [1] Shif: El Fikhu El Menhexhijj Ala Medh'hebi El Imami Esh Shafiijj,Dr/ Mustafa El Hin, Dr/ Mustafa El Buga dhe Ali Esh Sherbexhijj,botimi i trete,1991,Darul Kalem,Damask,vell:1,f: 129 [2] Literatura:
1- Kur'ani Fisnik ( se bashku me perkthimin e Sherif Ahmetit) 2- Komenti i Sahihut te Buhariut (Fet'hul Bari) 3- Komenti i Sahihut te Muslimit nga Imam Neveviu 4- Komenti i Sunent te Tirmidhiut 5- Komenti i Sunenit te Ebu Davudit 6- Komenti i Sunenit te Nesaiut 7- Komenti i Sunenit te Ibni Maxhes 8- Komentimi ihaditheve sipas metodologjise shkencore, Musa Vila 9- Xhamiul Ulumi Vel Hikemi, Ibni Rexheb El Hanbeli 10- Rijadus Salihin me koment te Shejh Uthejminit 11- Mexhmuul fetava, Shejhul Islam Ibni Tejmije 12- El Fikhu El Menhexhijj Ala Medh'hebi El Imami Esh Shafiijj,Dr/ Mustafa El Hin, Dr/ Mustafa El Buga dhe Ali Esh Sherbexhijj,botimi i trete,1991,Darul Kalem,Damask |