Shkaqet e brendshme,te cilat lehtesojne namazin e nates

 

1-   Sinqeriteti.Nese ngritesh per t'u falur,mos lejo asfare zbrazesire ne zemren tende per tjeter ke perveq Allahut,Subhanehu ve teala,sepse aq sa je i sinqerte ne nijjetin tend,aq do te keshe meshire prej Allahut, Subhanehu ve teala.

2-   Bindja,se per namaz te nates te fton Allahu i Madherishem.

3-  Dituria se per kėtė namaz te fton prisi i te devotshmeve (Pejgamberi Alejhi selam) andaj pergjegju: Degjoj dhe pranoj.

4-  Njohurit tua per gjeneraten e pare te muslimaneve,te cilet gjenin knaqesi te madhe ne namazin e nates.Ka thene Ebu Sulejmani Ed Darani:Falesit naten gjejne knaqesi me te madhe sesa epsharaket,te cilet defrehen me epshe.Ndersa Thabit El Benani ka thėnė:Nuk mund te gjej dic me te lezetshme ne zemren time sesa namazi i nates.

5-  Bindja jote se ti je perhere nen vezhgimin e Allahut,i Cili te degjon dhe te shef kur ti falesh naten.

6-   Njohuria jote per kureshtjen e madhe te Pejgamberit,Alejhi selam, per namazin e nates.Pejgamberi falej aq shume saqe edhe kembet iu paten ēarė,edhepse Allahu,subhanehu ve teala, ia pate falur mekatet e meparshme dhe ato te mepasshmet.

7-   Gjumi,me nijjet per t'u ngritur per namaz.Per t'a realizuar kėtė, kujdesu qe te marresh abdes para se te flesh,te flesh ne krahun e djathte dhe vazhdimisht t'i perseritesh lutjet e gjumit.

8-   Lutja e perhershme Allahun,subhanehu ve teala, qe te te begatoj me namazin e nates.Ne nje dua qendron " اللهم اشفني باليسير من النوم، وارزقني سهرًا في طاعتك O Zoti im! Me shero me gjume te pakte dhe me furnizo me pagjumesi per te adhuruar Ty!

9-  Dituria jote per perpjekjet e medha te sahabeve dhe pasardhesve te tyre per namazin e nates.

10- Dituria jote se shejtani vazhdimisht mundohet te te shkaktoje vesvese dhe te te pengoje prej namazit te nates;si e respekton atė ndersa ai ėshtė armiku yt dhe si flen dhe ia lejon djallit te urinoje ne veshin tend?

11- Llogaria e vetvets apo thene me mire qortimi i vetvetes nese te kalon namazi i nates.

12- Dituria jote per te qarit e gjenerate se pare nese iu kalonte namazi i nates.Ka thėnė Ebu Is'hak Es Sebii': Me kaloi namazi ndersa une si pasoje u dobesova shume dhe m'u dobesuan eshtrat,dhe une sot falem por nuk kendoj vetem se kaptinen Bekare ose Ali Imran.

13- Xhennetin dhe Xhehennemin vėri para syve tu perhere.

14- Akuzimi i vetes cdohere per leshime ne namazin e nates dhe ndeshkimi i vetvetes per nje gje te tille.Sahabiut te nderuar,Temim ed Dariut,i kishte kaluar namazi i nates nje nate dhe si ndeshkim te vetvetes,nje vit te plote nuk kishte fjetur kurre naten.

15- Njohja e porosive te selefit per namazin e nates dhe leximi i jetepershkrimeve,te atyre qe faleshin shume si dhe te jetuarit me ta ne te njeten kohe.

16- Asketizmi ne kėtė bote,perkujtimi i vdekjes dhe shkurtimi i shpreses.Kjo ėshtė prej metodologjise se Pejgamberit,Alejhi selam,ne edukimin e sahabeve per namazin e nates.Ne hadith qendron"كان النبي صلى الله عليه وسلم إذا ذهب ثلث الليل قام فقال: يا أيها الناس اذكروا الله، جاءت الراجفة، من خاف أدلج ومن أدلج بلغ المنزل، ألا إن سلعة الله غالية، ألا إن سلعة الله الجنة، جاءت الراجفة، تتبعها الرادفة، جاء الموت بما فيه Pejgamberi Alejhi selam ,kur kalonte 1/3 e nates,ngritej dhe  thoshte: O njerez! Perkujtojeni Allahun!Ka ardhe Raxhifeja ( dridhja e tokes).Kush frikesohet veq ka udhetuar naten,e kush udheton naten ai do te arrije ne shtepi.Veni re! Artikulli i Allahut ėshtė shtrenjte!Veni re! Artukulli i Allahut ėshtė Xhenneti! Ka ardhe Raxhifeja ,te cilen e pason Radifeja (dridhja pasuese e Raxhifes).Ka ardhe vdekja,me tere atė qe posedon…".Hafsa Bint Sirin kur vinte nata,e vishte qefinin dhe falej.Ndersa Muadhateja thoshte: O shpirti im! Kjo ėshtė nata,ne te cilen do te vdesish andaj falu tere naten([1]).

 


 

[1] Marre nga www.twbh.com,Pershtati :Sedat Gani Islami,12/3/2005,e shtune,Brunei Darussalam

 

Hosted by www.Geocities.ws

1