Mahmud Bujumi
Edhe pse kane kaluar me shume se 80 vite nga marrėveshja pėr
ndėrrimin e banoreve, ne mes Turqisė dhe Greqisė, e cila ėshtė nėnshkruar me
1924 (1344 h), ende njė numėr muslimanesh jetojnė ne Greqi nen horizontin e
pakicės islame, te cilės i mungojnė njė sere te drejtash
Marrėveshja ne mes Turqisė dhe Greqisė, e njohur si
"Marrėveshja e Lausanne-it" (Luzanit)(),
ėshtė shkaku i pare dhe kryesor i dobėsimit te faktorit musliman ne Greqi,
ne te cilėn sot ekzistojnė vetėm 250.000 muslimanė. Atėbotė kur u be largimi
i muslimaneve nga Greqia, ata qe kishin mbetur ishin vetėm 200.000, ēka
d.t.th se gjate 80 viteve te kaluara numri i muslimanė nuk ėshtė shtuar me
shume se 50.000, derisa para shpėrnguljes, respektivisht, ne vitin 1913
pėrbenin 60% te popullsisė se Greqisė, ose thėnė me fjale tjera: ishin
shumice dominante ne Greqi.
A thua valle ky kompensim njerėzor ne mes Turqisė dhe
Greqisė, nėse mund ta quajmė kėshtu, ka qene shkaku kryesor i dobėsimit te
pėrqindjes muslimanė greke? Pakica islame greke a punon ne drejtim te
ruajtjes se trashėgimisė se te parėve te tyre? Pakica
islame greke a ka mundėsi ta ruaj tere kėtė thesar te rralle te gjurmėve dhe
kulturės islame ne Greqi?
Greqia ėshtė shtet evropian, ne kuadėr te vendeve te gjirit
ballkanik, sipėrfaqja e se cilės arrin 131.944 km2, me rreth 11
milion banore, ne mesin e te cilėve edhe pakica islame me 250.000 banore.
Kryeqyteti i saj ėshtė Athina, ndėrsa monedha qarkulluese ne vend ėshtė
Dhrahmi (Drachma) ndėrsa sistemi administrative ėshtė republikan. Greqia iu
ėshtė bashkėngjitur KB (Kombeve te Bashkuara) me 25 tetor 1945.
Ne verilindje pėrkufizohet me Turqinė ndėrsa ne veri me
Bullgarinė dhe ish-Jugosllavinė. Ne veriperėndim pėrkufizohet me Shqipėrinė
ndėrsa nga jugu dhe perėndimi pėrkufizohet me Detin e Bardhe te Mesėm dhe ne
lindje me Detin Aigaion, det ne mes Turqisė dhe Greqisė.
Depėrtimi i Islamit ne Greqi
Greqia e ka njohur Islamin shume herėt, qysh nga gjysma e
pare e shekullit te pare te hixhretit te Muhammedit, Alejhi selam. Me
konkretisht, Greqia e njohu Islamin ne vitin 210 sipas hixhretit, kur nen
komandėn e Ebu Hafs Umer El Endelusijj u ēliruan disa ujdhesa te saj, si
ajo" Rodos", pastaj " Kriti", pėr tu pėrhapur me pas Islami ne shumicėn e
ujdhesave greke.
Pėrhapja e Islamit ne Greqi ndihmoi edhe ne pėrhapjen e tij
ne Gadishullin ballkanik, ku me 782 h (1380 miladijj) u ēlirua Makedonija,
pastaj Islami depėrtoi ne zemrėn e Greqisė, pėr t'iu nėnshtruar greket
ligjit islam shekuj me radhe.
Gjate kėsaj periudhe u krijua kultura islame, e cila pas
vete la qindra xhami, mėsonjėtore dhe librari islame. Ndikoi shume poashtu
edhe ne pėrpilimin e librave te ndryshme ne shkenca
te ndryshme; islame e te tjera. Greqia mbeti vatėr diturie dhe cak
studentesh e dijetaresh, ēka ndikoi edhe ne shtimin e numrit te muslimaneve
derisa arriti ne vitin 1913 ne 60% te popullsisė se Greqisė.
Marrėveshja pėr ndėrrimin e banoreve
Greqia pėrjetoi migrime te muslimaneve ne te nga Turqia,
Shqipėria, Bullgaria dhe disa vende te gadishullit ballkanik. Greqia u
pavarėsua nga Turqia dhe ne vitin 1924 e nėnshkruan marrėveshjen dypalėshe
te Lausanne-s pėr ndėrrimin e banoreve. Si rezultat i kėsaj
kontrate, nga Greqia pėr ne Turqi migruan 1.200.000 veta pėr te mbetur vetėm
200.000.
Vitet e mėpasshme pėrjetuan njė rėnie te papare ne mesin e
muslimaneve pėr shkak te migrimit pėr ne Shqipėri, Greqi, Australi dhe ne
disa vende arabe ne veri te Afrikės. Ne dekadėn e fundit, Greqia pėrjetoi
njė shtim te popullsisė islame, duke arritur shifrėn
ne 250.000.
Pakica islame ne Greqi ne kohen me te re ėshtė duke
pėrjetuar njė rizgjim te madh, i cili me se miri vėrehet ne hapjen e disa
xhamive monumentale ne shumicen e ujdhesave te
Greqisė, pastaj hapjen e disa shkollave dhe instituteve islame, ne te cilat
diplomohen imamėt dhe predikuesit islame. Pastaj janė themeluar njė numėr i
konsiderueshėm i shoqatave, te cilat veprojnė ne
fushėn e predikimit dhe arsimimit islam. Muslimanet kane rimarre vakfet e
tyre pėr shpenzim ne nismat e mbara islame dhe fale ndihmės se Allahut,Subhanehu
ve teala, qeveria greke ka pajtuar qe te mėsohet feja islame ne shkollat ku
ka nxėnės muslimanė.
Prej shoqatave me te rendesishem, te cilat edhe sot janė
aktive ne Greqi, janė: Sh.B.I-ja, (Shoqėria e Bashkimit Islam), SH.R.I-ja,
(Shoqėria e Rizgjimit Islam), KI-ja, (Komiteti Islam), etj. Krahas kėtyre
ekzistojnė edhe Darul Ifta (Myftinia) dhe Darul Kadai Esh Sher'ijj (Gjykata
sheriatike). Prej instituteve me te njohura te pėrgatitjes se imamėve dhe
predikuesve islame janė El Medrese Er Rreshadijje, pastaj El Medrese El
Hajrijje, duke mos harruar edhe qindra shkolla fillore dhe te mesme islame,
te cilat luajnė rol te madh ne ruajtjen e identitetit
besimor ne gjeneratat e reja.
Zonat e muslimaneve
Zona me e rendesishem, ne te cilėn janė te pėrqendruar
muslimanet ėshtė Trakia perėndimore, e cila ne gjirin e saj 80 vite me pare,
nga pėrqindja e pėrgjithshme e popullsisė, kishte 60% muslimanė, ose 400.000
muslimanė. Edhe pse sipas marrėveshjes se Lausannes nuk parashihej qe
muslimanet e Trakia perėndimore te shpėrnguleshin, megjithatė ata kishin
migruar ne vendet fqinje, duke mos mbetur hiq me shume se 125.000, dhe nga
300 fshatra sa numėronin muslimanet nuk mbeten me shume se 42.
Ne Maqedoninė greke gjenden rreth 15.000 muslimanė,
kryesisht shqiptare. Pastaj, ne zonėn e Detit Aigaio dhe
ne ujdhesėn Rodos ekzistojnė poashtu muslimanė ndėrsa ne
zonėn Ebros (ايبروس)
gjenden 15.000 muslimanė. Njė pakice gjenden edhe ne kryeqytet, Athine.
Xhamitė ne Greqi
Ne Greqi gjenden pėrafėrsisht 300 xhami monumentale, shumica
e te cilave ne zonėn Ebros (ايبروس).
Qeveria greke ua ka lejuar muslimaneve meremetimin e kėtyre xhamive. Ne
qytetin Komotene, kryeqytetin e Ebros (ايبروس),
janė riparuar 14 sosh. Ne ujdhesėn Rodos janė riparuar 5 sosh ndėrsa ne
ujdhesat tjera, si ne ato pėrreth Detit Aigaion janė disa tjera ne riparim e
sipėr.
Ekzistojnė Myftini neper te gjitha territoret islame, te
cilat luajnė rol te madhe ne pėrhapjen e mėsimeve te pastra islame ne mesin
e muslimaneve. Myftinia nen mbikėqyrje ka gjykatėn
fetare dhe vakėfet. 1/4 e kėtyre vakėfeve janė te destinuara pėr shkollat
fetare, xhamitė dhe pagat e imamėve.
Ēėshtja e pakicės islame ne Greqi qysh moti ka qene ne
epiqendėr te vėmendjes se Organizatės se Konferencės Islame, pėr ruajtjen e
te drejtave te tyre ne kthimin e vakėfeve, themelimin e shoqatave islame,
praktikumin e lire te riteve islame. Sipas burimeve islame ne Greqi, feja
islame ėshtė e pėrhapur dhe ėshtė duke u pėrhapur nė tė gjitha ujdhesat
greke, kjo si argument i kureshtjes se muslimaneve pėr ruajtjen e
identitetit te tyre fetar.
Marre nga:
www.islamway.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
18-10-2005, e marte (14 Ramazan 1426)
Brunei Darussalam
------------------------------------------------------------
Lausanne, qytet ne Zvicėr. Historikisht ėshtė i njohur si vendi, ne te
cilin Turqia ka bere marrėveshjet me aleatet e saj ne vitin 1923 S.I.