MUSAFIRI I FUNDIT
Vella besimtar! A e di se kush është musafiri i fundit ? A e di se perse deshiron te te vizitoje? A e di se cfare kerkon prej teje ?
Ai nuk ka ardhe pse ka shpresuar dic ne pasurine tende ose te te shoqeroje ne pije a ushqim? Ai nuk ka ardhe te te kerkoje ndihme per te paguar borxhin ose te ndermjetesosh per te dic tek njerzit.
Vertete ky musafir ka ardhe tek ti me nje rol te caktuar dhe ceshtje te rendesishme.Ti,familja,te afermit tu,madje tere njerzimi nuk keni mundesi t'a pengoni realizimin e vizites se tij.Pastaj ti edhe po te jetoje ne pallate te larta, po te mbroheshe ne kala te fortifikuara dhe te siguroheshe me rojtare e keshilltare,ai do te vinte prape dhe do te takohej me ty.
Ai qe te hyje tek ti nuk ka nevoje per dyer apo lejehyrje.Madje nuk ka nevoje te caktoje termin takimi me pare,por vie ne cfaredo kohe a gjendje;kur ti je i lire apo i zene,i semure apo i shendoshe,i pasur ose i varfer,udhetar apo vendas.
Ky musafir -vella i dashur- nuk ka zemer qe t'i zbutet nga fjalet dhe te qajturit tend,nuk ka ne kompetencat e tij qe te te afatizoj madje as nje cast te vetem,qe t'iu rikthehesh ceshtjeve tua dhe t'i permiresosh ato.
Ky musafir nuk pranon dhurata e as ryshfet-mito,sepse tere pasurite e dunjase tek ai nuk vlejne asgje,dhe nga detyra me te cilen ka ardhe nuk mund te ktheje asgje.
Ai te deshiron ty dhe asgje tjeter perveq teje.Ai te kerkon ty teresisht e jo vetem dic tenden.Ai deshiron fundin tend.Ai deshiron shpirtin dhe vdekjen etende.AI ESHTE MELEKU I VDEKJES.
Thote Allahu"Þõáú íóÊóæóÝøóÇßõã ãøóáóßõ ÇáúãóæúÊö ÇáøóÐöí æõßøöáó Èößõãú Ëõãøó Åöáóì ÑóÈøößõãú ÊõÑúÌóÚõæäó Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj".( Sexhde 11)
Poashtu ka thene"ÍóÊøóìó ÅöÐóÇ ÌóÇÁ ÃóÍóÏóßõãõ ÇáúãóæúÊõ ÊóæóÝøóÊúåõ ÑõÓõáõäóÇ æóåõãú áÇó íõÝóÑøöØõæäó...derisa kur t'i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi...( En'am 61)
TRENI I JETES
Vella i dashur! A nuk e di se vizita e melekut te vdekjes është ceshtje e prere,është caktim i meparshem,jetove gjate apo shkurte.
A nuk e di se ne te gjithe jemi udhetare nga kjo bote.Ka gjasa qe musafiri te arrije dhe mjeti i udhetimit te ndalet.A nuk e di se roli i jetes gati sa ka pushuar se vepruari dhe se treni i jetes veq i eshte afruar stacionit ?
Disa vepermire degjuan dike duke qajtur per nje te vdekur e thane: Cudi me njerzit qe do te udhetojne, qajne per atë qe veq ka arritur ne shtepine e tij".
Vella besimtar te keshilloj te mos jesh prej atyre qe "ÅöÐóÇ ÊóæóÝøóÊúåõãú ÇáúãóáóÇÆößóÉõ íóÖúÑöÈõæäó æõÌõæåóåõãú æóÃóÏúÈóÇÑóåõãú …kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?( Muhammed 27),ose prej atyre "ÇáøóÐöíäó ÊóÊóæóÝøóÇåõãõ ÇáúãóáÇÆößóÉõ ÙóÇáöãöí ÃóäÝõÓöåöãú ÝóÃóáúÞóæõÇú ÇáÓøóáóãó ãóÇ ßõäøóÇ äóÚúãóáõ ãöä ÓõæÁò Èóáóì Åöäøó Çááøåó Úóáöíãñ ÈöãóÇ ßõäÊõãú ÊóÚúãóáõæäó {28} ÝóÇÏúÎõáõæÇú ÃóÈúæóÇÈó Ìóåóäøóãó ÎóÇáöÏöíäó ÝöíåóÇ ÝóáóÈöÆúÓó ãóËúæóì ÇáúãõÊóßóÈøöÑöíäó Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju29.Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!"( Nahl 28-29)
Vella i dashur! A nuk e di se me viziten e melekut te vdekjes perfundon jeta jote dhe palosen faqet e veprave tua? A nuk e di se pas vizites se tij nuk ke mundesi t'a fitosh madje as nje te mire te vetme? Po,nuk ke mundesi te falesh dy rekate, madje nuk ke mundesi t'a lexosh madje as nje ajet te vetem nga libri i Allahut.Nuk ke mundesi te besh tesbih,tahmid,tahlil,tekbir,madje as istigfar qofte edhe nje here te vetme.Nuk ke mundesi te agjerosh e as te jepesh sadaka,qofte edhe dic te pakte.Nuk ke mundesi te besh haxh apo umre e as ndonje bemiresi fqiut ,sado qe te jete e vogel.Mbaroi koha e punes e mbeti llogaria dhe shpermblimi per te miren e te keqen.
Thote Allahu,subhanehu ve teala, "ÍóÊøóì ÅöÐóÇ ÌóÇÁ ÃóÍóÏóåõãõ ÇáúãóæúÊõ ÞóÇáó ÑóÈøö ÇÑúÌöÚõæäö {99} áóÚóáøöí ÃóÚúãóáõ ÕóÇáöÍÇð ÝöíãóÇ ÊóÑóßúÊõ ßóáøóÇ ÅöäøóåóÇ ßóáöãóÉñ åõæó ÞóÇÆöáõåóÇ æóãöä æóÑóÇÆöåöã ÈóÑúÒóÎñ Åöáóì íóæúãö íõÈúÚóËõæäó E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,100.që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.( Mu'minun 99-100)
O vella! Ku eshte pergaditje jote per takimin e melekut te vdekjes? Ku eshte pregaditje jote per ceshtjet qe do te vijne pas atij takimi;ringjallja, ,tubimi, pyetja, llogaria,dhenia e fletushkave, kalimi mbi uren mbi Xhehennem dhe qendrimi para Allahut ?
Nga Adij Ibni Ebi Hatim transmetohet se Pejgamberi ka thënë"Nuk ka kush prej jush qe nuk do t'i flas Allahu(subhanehu ve teala),pa patur mes tij e Tij perkthyes(ndermjtesues).Shiqon ne te djathte e nuk shef veq asaj qe ka pregadite.Shiqon ne te majte e nuk shef veq asaj qe ka pregadite.Shiqon perpara e nuk shef tjeter perveq zjarrit perballe fytyres se tij,pra frikesojuni zjarrit qofte edhe me nje gjysme hurmeje apo fjale te mire".( Muttefekun alejhi)
Tek sa i poshtri e kokeforti
vdekja iu kendoi shpirterave
Po te ishin te ngurte mos na keshillo
por jemi me te keqij se te ngurtit
Na therret vdekja cdokohe
e nuk degjojme fjalen e thirresit
Frymemarrjet e shpirtit jane pakesuar
por mekatet jane shumuar
Kur grurin ta garoje te kuqtit
ilaqi i tij është korrja
Musafiri i Fundit
Ibnul kajjimi ne librin e tij " Iddetus sabirin" transmeton nga Jezid ibni Mejsere se ne te kaluaren nje njeri kishte tubuar pasuri dhe e kishte futur ne arka.Iu drejtua vetes duke qene ne prani te antareve te familjes: Vite te begatshme! Erdhi meleku i vdekjes ne formen e nje te ngrati dhe ia trokiti deren.Dolen tek ai, kur ja i ngrati kerkonte t'a takoje pronarin e familjes: Ma thirrni te zotin e shtepise-iu tha.
Thane: Te dal zoteriu yne per ty?
Pastaj pas pak trokiti deren prape por kesaj radhe iu tha: Lajmerojeni ate se une jam meleku i vdekjes!
Kur degjoi zerin e tij zoteriu u tmerrua dhe iu tha: Silluni bute me te.
Thane: Urdhero kerko ç'te duash perveq zoteriut tone,Allahu te bekofte!
Tha: Asgje,hyri tek ai dhe i tha: Ngritu dhe porosit cka te duash sepse une nuk dal pa t'a marre shpirtin.
Tha: Bertiten e qajten familja e tij.pastaj tha:Hapni arkat e sanduqet.I hapen te gjitha.Iu afrua duke share dhe qortuar pasurine: Ti me bere t'a harroj Zotin tim dhe me preokupove nga veprat e Ahiretit derisa me zuri vdekja.
Foli pasuria e tha: Mos me shaj! A nuk ke qene i ulet ne syte e njerzve e te kam ngritur? A nuk jane dukur gjurmet e mia ne ty? A nuk prezentoje ne ndejet dhe gostitë e mbreterve derisa roberit e devotshem te Allahut nuk kishin mundesi te hynin? A nuk i fejove vajzat e mbreterve dhe martoheje me to derisa roberit e devotshem te Allahut nuk kishin mundesi te fejoheshin a martoheshin?
A nuk me shpenzoje ne gjera te ndaluara? Po te me shpenzoje ne gjera te mira nuk do te beja keq.Ti me shume meriton qortim sesa une.
Ja vellezer keshtu thote pasuria!
Vella! Llogarite veten ne vetmi dhe mendo sesa shpejt kalon jeta jote.Puno me zell per koherat e veshtira.Para se t'a besh vepren mendo se si do te shkruhet ne fletushken tende.Ku jane pasurite qe i mblodhe? A te shpetuan nga belate dhe sprovat? Assesi, madje do t'ua lesh atyre qe nuk te falenderojne dhe kalon me mekate tek Ai qe nuk te arsyeton.
SI TA PRESIM MUSAFIRIN E FUNDIT
Vella i dashur! Musafiri i fundit pritet me:
1-Besimin e sinqerte ne Allahun,subhanehu ve teala,melaiket, librat,te derguarit e Tij,besuimin ne diten e fundit dhe caktimin e Alahut per te miren apo te keqen.
2-Perkujdesjen per faljen e namazeve te pesta ne kohet e tyre ne xhami.Kjo per mashkujt ndersa per gruan me mire eshte te falet ne shtepi.
3-Dhenien e zekatit
4-Agjerimin e Ramazanit me vetllogari dhe sinqeritet
5-Me Haxh te pranuar,sepse per haxhin e pranuar nuk ka shperblim tjeter perveq Xhennetit.Poashtu me Umre ne ramazan,sepse ajo krahasohet me nje Haxh me Pejgamberin,Alejhi selam,
6-Me kryerjen e ibadeteve fakultative( nafileve),qofshin namaze, zekat,agjerim apo haxh.Thote Pejgamberi Alejhi selam ne nje hadith kudsijj"Dhe vazhdon robi te afrohet tek Une ne vepra fakultative derisa ta dua".
7-Shpejtimin me pendim te sinqerte prej cdo mekati si dhe vendosmerine per t'i mbushur kohet me dhikr(perkujtim Allahun),kerkim falje( istigfar) dhe ibadete.
8-Sinqeritetin per Allahun dhe lenien e syefaqesise ne cdo gje.Thote Allahu "æóãóÇ ÃõãöÑõæÇ ÅöáøóÇ áöíóÚúÈõÏõæÇ Çááøóåó ãõÎúáöÕöíäó áóåõ ÇáÏøöíäó ÍõäóÝóÇÁ E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë,...( Bejjine 5)
9-Dashurine per Allahun dhe te derguarin e Tij.Kjo dashuri eshte e kushtezuar me pasimin e Muhammedit.Thote Allahu "Þõáú Åöä ßõäÊõãú ÊõÍöÈøõæäó Çááøåó ÝóÇÊøóÈöÚõæäöí íõÍúÈöÈúßõãõ Çááøåõ æóíóÛúÝöÑú áóßõãú ÐõäõæÈóßõãú æóÇááøåõ ÛóÝõæÑñ ÑøóÍöíãñ Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.( Ali Imran 31)
10-Friken nga i Madherishmi Allah,veprimin sipas Kur'anit,knaqesine me pak dhe pregaditjen per vdekje.Vertete kjo eshte forma e devotshmerise se vertete.
11-Xhihadin ne rrugen e Allahut,Subhanehu ve teala.Thote Pejgamberi " Mos shpresoni ne takimin e armikut dhe luteni Allahun per falje.Por kur t'a takoni armikun beni durim dhe dijeni se Xhenneti eshte nen hijen e shpatave".( Muttefekun Alejhi0
12-Ruajtjen e gjuhes nga te ndaluarat,si: genjeshtra, pergojimi, mallkimi,sharja,kenga,e gjera tjera te pavlera.Thote Muhammedi" Kush beson ne Allahun dhe Diten e Fundit,lete flet mire ose le te heshte!( Muttefekun Alejhi)
13- Permbushjen e premtimeve dhe ruajtjen e emaneteve si dhe braktisjen e tradhtise.Thote Allahu "íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇú ÃóæúÝõæÇú ÈöÇáúÚõÞõæÏö O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet)...( Maide 1) Poashtu thote"ÝóáúíõÄóÏøö ÇáøóÐöí ÇÄúÊõãöäó ÃóãóÇäóÊóåõ...atij që i është besuar le ta zbatojë atë (emanetin) që i është besuar...( Bekare 283)
14- Braktisjen e zinase,alkoolit,mbytjes,mizorise,vjedhjes,ngrenies se pasurise se njerzve pa te drejte dhe kamates.Thote Allahu ,subhanehu ve teala," Þõáú ÅöäøóãóÇ ÍóÑøóãó ÑóÈøöíó ÇáúÝóæóÇÍöÔó ãóÇ ÙóåóÑó ãöäúåóÇ æóãóÇ ÈóØóäó Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta,…( A'raf 33)
15- Bemiresine ndaj prinderve,mbajtjen e lidhjeve familjare,viziten e vllezerve dhe durimin ne sprovat e tyre.Thote Pejgamberi " Kush eshte ne sherbim te vellaut( ndihme),Allahu eshte ne ndihme te tij.Kush ia largon besimtarit nje brenge prej brengave te dunjase,Allahu,subhanehu ve teala, do t'ia largoje atij nje brenge prej brangave te Dites se Kijametit".( Muttefekun Aljehi)
16- Viziten e te semurve,viziten e varrezave,percjelljen e xhenazeve, sepse keto te bejne t'a perkujtosh Allahun,subhanehu ve teala, dhe vdekjen.
17-Maturia ne shpenzim,ruajtje te begative-nimeteve dhe largimi nga shpenzimi i pasurise ne gjera te kota.Thote Allahu "æóáÇó ÊõÈóÐøöÑú ÊóÈúÐöíÑÇð ...mos shpenzo tepër e pa rrugë.( Isra 26)
18- Largimi nga epshet dhe veprat e kota.thote Allahu )æóÅöÐóÇ ÓóãöÚõæÇ ÇááøóÛúæó ÃóÚúÑóÖõæÇ Úóäúåõ Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën.( Kasas 55)
19-Dashurine per sahabet e Pejgamberit,Alejhi selam, dhe largimi nga sharja e tyre.Thote Pejgamberi "Kush shane sahabet(shoket) e mi,mbi te qofte mallkimi i Allahut,melaikeve dhe tere njerzimit".(Transmeton taberaniu ndersa Shejh Albani e ka cilesua si hasen-te mire)
20-Mosshkurja tek falltori.Thote Pejgamberi Alejhi selam " Kush shkon tek falltori ose astrolgu,dhe i beson asaj cka thone,ai veq ka mohuar atë qe i ka zbritur Muhammedit".( Ahmedi,Ebu davudi dhe Tirmidhiu)
21- Braktisjen e shpikjeve(risive-bidateve) ne fe ose thirrjen per ne humbje.Thote Pejgamberi Alejhi selam "Kush shpik dic ne ceshtjen tone,qe nuk është prej saj(islamit),ajo është e refuzuar".( Muttfekun alejhi)
Shkroi: Halid Ebu Salih
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
7-12-2003,e diele,pas mesnate
Brunei Darussalam