MBYTJA E NJERIUT
 
Thote Allahu s.w.t" Kush e mbytė njė besimtarė me qėllim, dėnimi i tij ėshtė Xhehenemi, nė tė cilin do tė jetė pėrgjithmonė. All-llahu ėshtė i hidhėruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka pėrgaditur dėnim tė madh.(Nisa 93).Pastaj thote Ai s.w.t"Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin.Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kijametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė.Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqiat ua shėndrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai falė shumė.(Furkan 68-70).Pataj"Pėr kėtė (shkak tė atij krimi) Ne u shpallėm (ligj) beni israilve se kush mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pasė mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa pasė bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t'i kishte mbytur gjithė njerėzit. E kush e ngjall (bėhet shkak qė tė jetė ai gjallė) ėshtė si t'i kishte ngjallur (shpėtuar) tė gjithė njerėzit. Atyre (beni israilve) u erdhėn tė dėrguarit Tanė me argumente, mandej edhe pas kėtij (vendimi) shumė prej tyre e teprojnė (kalojnė kufinjt nė mbytje) nė kėtė tokė.(Maide 32),dhe"Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, Pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur,(Tekwir 8-9).
Ka thene Muhammedi a.s"Largohuni prej shtate gjerave te ndaluara",dhe ne mesin e tyre e permendi:mbytja e njeriut per ē'gjė ndaloi Allahu s.w.t".(Muttefekun alejhi)
Nje njeri e pyeti Muhammedin a.s"Cili mekat llogaritet me i madhi tek Allahu s.w.t?Tha: T'i besh shok Allahut ndersa Ai te ka krijuar.Tha:Pastaj cili? Tha: T'a mbysesh femiun tend nga frika qe te haje me ty.Tha:pastaj cili?Tha: Te besh zina me gruan e fqiut tend",ndersa Allahu s.w.t  zbriti ajet per te vertetuar kete"Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin.(Furkan 68).
Ka thene Muhammedi a.s"Nese rroken -ndeshen dy muslimane me shpatat e tyre ,edhe vrasesi e edhe i vrari jane ne zjarre.I eshte thene:O i derguari i Allahut! Ky eshte vrases (dtth e meriton hyrjen ne zjarre) por perse i vrari? Tha: Sepse edhe ai deshironte vrasjen e shokut te tij.(Muttefekun alejhi).
Ka thene Imam Ebu Sulejman El Hitabiu : Kjo eshte kur ata luftojne per shkak te armiqesise mes tyre ose per dic qe ka te beje me dunjane,poste a pozite qofte,ndersa kush lufton zullumqaret sipas cilesive qe duhet luftuar ata me to apo e mbron veten e tij ose te afermit nga dhuna ky nuk hyn  ne kete hadith,ngase ky eshte i urdheruar per luftimin e se keqes…Ai qe e mbyt nje zullumcar apo plackites,ai nuk e mbyte ate pa ndonje arsye por e mbyt qe ta mbroj veten ndersa ne rast se ky zullumqar largohet nga dhuna atehere ai nuk e mbyte.
Thote Muhammedi a.s"Mos u ktheni pas vdekjes sime ne kufer e t'ia preni njeri tjetrit qafat".Gjithashtu thote"Njeriu eshte ne fene e tij derisa nuk e derdhe gjakun e ndaluar(nuk e vret ndoke paarsye).
Gjithashtu thote Muhammedi a.s"Gjeja e pare qe do te gjykohet Diten e Gjykimit eshte gjaku".Ne nje hadith tjeter thote"Vertet mbytja e besimtarit eshte me e madhe tek Allahu s.w.t sesa shkaterrimi i dunjase".
Ne nje hadith tjeter qendron"Mekatet e medha jane"Te berit shok Allahut s.w.t,mbytja e njeriut dhe betimi zhytes".Eshte emertuar betimi zhytes per shkak se njeriun e fut(zhyt) ne zjarre.
Ka thene Muhammedi a.s"Nuk vritet askush mizorisht e te mos kete pjese biri i Ademit (Kabili) ne gjakun e tij (ne ndeshkim),sepse ai eshte i pari qe e shpiku vrasjen".(Buhariu& Muslimi).Poashtu thote Muhammedi a.s"Kush e mbyt dike ne bese nuk do t'a ndieje eren e xhennetit edhepse era e tij ndihet larg,ne nje distance prej 40 vitesh (udhetim)".(Buhariu)
Nese kjo eshte keshtu ne raport me ate qe eshte dhene bese (Ehli dhimme) atehere si qendron puna me mbytjen e muslimanit?! Thote Muhammedi a.s"Kush e mbyt dike qe eshte ne bese dhe ka ruajtjen e Allahut dhe ruajtjen e te derguarit te Tij, ai veq e ka tradhetuar ruajtjen (sigurine) e Allahut dhe si i tille nuk do t'a ndieje eren e xhennetit edhepse era e tij ndihet ne nje distance prej 70 vjeshtash(vitesh). (Tirmidhiu e ka bere sahih).
Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi a.s ka thene"Kush ndihmon ne mbytjen e muslimanit (qofte edhe me nje ) gjysme fjale , ai do t'a takoje Allahun e ne mes syve te tij do te jete e shkruar:Pesimist ne meshiren e Allahut s.w.t".
Muaviu r.a transmeton se Muhammedi a.s ka thene"Cdo mekat ka shprese qe Allahu t'a fale perveq njeriut i cili vdes pabesimtar apo njeriu qe e mbyt nje besimtar me qellim".
8/7/2002,e hene,
Vushtrri, Kosove
Marre nga "El kebair"te Imam Edh Dhehebiut
 
 
 
Sedat Gani Islami
Hyrja
Hosted by www.Geocities.ws

1