Me emrin e Allahut,Mėshiruesit,Mėshirėbėrėsit

Bisede Me Lotin E Tij

Qava nje dite prej mekateve te mia te shumta dhe te mirave te mia te pakta,keshtuqe me rrodhi nje pike loti prej syri dhe mė :

Tha: Cfare ke o rob i Allahut ?

I thashe: Kush je ti?

Tha: Jam loti yt

I thashe: Po kush te nxorri?

Tha: Nxehtesia e zemres sate.

I thashe i cuditur: Nxehtesia e zemres sime! Po kush ma ka ndezur zemren time me zjarre?

Tha: Mekatet dhe gabimet.

I thashe: Pse, a paska mekati ndikim ne nxehtesine e zemres?

Tha: Po. A nuk e ke lexuar duane e Pejgamberit,Alejhi selam, te cilen e bente perhere" O Allahu im!Me pastro nga mekatet me uje,bore dhe akull".
Mekatet e njeriut jane pikerisht ato qe ia ndezin zemren zjarre,i cili nuk shuhet perveqse me uje,bore dhe akull.

I thashe: Jam duke ndier frike dhe pikellim.

Tha" Kjo ėshtė rezultat i mekateve,te cilat e bejne ithtarin e tyre pesimist,andaj pendohu tani tek Allahu !

Thashe: Jam duke ndier vrazhdesi ne zemer andaj cuditem si pate mundesi te dalesh nga syri im?

Tha: Ajo ėshtė ceshtje natyrore o rob i Allahut.

Thashe :Po cfare ėshtė shkaku i vrazhdesise se zemres sime?

Tha: Dashuria per dunjane dhe lidhja per te.Dunjaja i ngjan nje gjarperi,lekura e bute e te cilit te pelqen, por te mbyt me helmin e tij.
Njerzit defrehen me butesine e tij ndersa nuk shiqojne ne helmin e tij mbytes…

I thashe: Po cfare ke per qellim me " Dunjane " o loti im?

Tha: Epshet e ndaluara,mekatet,gabimet dhe pasimin e shejtanit…Kush shijon helmin e saj do t'i vdes zemra.

Thashe: Si t'i pastrojme zemrat tona prej helmit?

Tha: Duke bere pendim sistematik tek Allahu,subhanehu ve teala, duke udhetuar ne vatrat e pendimit,ne vatrat e te penduarve,dhe kėtė nepermjet trenit te atyre qe kerkojne falje…


www.twbh.com
Pershtati: Sedat Gani Islami
23/12/2004,e enjte (pak para namazit te sabahut)
Brunei Darussalam
Hosted by www.Geocities.ws

1