SHKAQET E LARGIMIT TE BELAVE

 

 

Allahu,subhanehu ve teala, ka pėrmendur ne Kur'an se belatė dhe fatkeqėsitė,me te cilat goditen njerėzit janė si shkak i veprave te tyre,pamarre parasysh se kėto fatkeqėsi janė individuale apo shoqėrore. Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ  Cfarėdo e keqe qė mund t’ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija), e pėr shumė tė tjera Ai u falė.(Shura 30)

Prej mėshirės se Allahut,Subhanehu ve teala ėshtė se kėto fatkeqėsi janė caktuar te jene pėr besimtaret si ilaēi i hidhur pėr te sėmurin,me te cilin shėrohet prej sėmundjes. Kjo sėmundje ėshtė "mėkatet",te cilat grumbullohen ne fletushkėn e veprave te njeriut,dhe pėr t'i shlyer apo fshire,njeriu sprovohet me kėto sprova qe t'i falen mėkatet dhe qe te marre mėsim i menēuri se duhet kthyer tek Allahu,subhanehu ve teala, me zemėr te pastėr.

Nėse njė besimtar i bėn disa vepra ka gjasa qe Allahu,subhanehu ve teala, me to t'i largoje sprovėn ose se paku t'ia lehtėsojė atė. Prej shkaqeve apo veprave mė me rėndėsi veēojmė:

1-      Devotshmėria,e cila e ka domethėnien e zbatimit te urdhrave dhe shmangien ndalesave apo mėkateve te dukshme e te padukshme dhe konsiderata se Allahu,subhanehu ve teala, ēdo here te pėrcjell. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," ومَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجاًe kush u pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė,.( Talak 2) Ibni Kethiri,komentatori i shquar i Kur'anit,ne koment te kėtij ajeti ka thėnė"Ali Bin Ebi Talhaja rrėfen se Ibni Abbasi ne koment te kėtij ajeti ka thėnė"E shpėton prej ēdo sprove atė lige ne dynja e ne ahiret. Ndėrsa Rebi Bin Huthejmi ka thėnė" I gjen rrugėdalje nga ēdo gjė qe iu vie e rende njerėzve". Hadithi i Pejgamberit, Alejhi selam, thėnė Ibni Abbasit ėshtė argument i qarte pėr rezultatin e takvase-devotshmėrisė dhe ndikimit te saj ne jeten e besimtarit. Ja edhe teksti" يا غلام ، إني معلّمك كلمات : احفظ الله يحفظك ، احفظ الله تجده تجاهك ، تعرف إلى الله في الرخاء ،يعرفك في الشدة O djalosh! Unė po t'i mėsoj ca fjale: Ruaje Allahun te ruan,ruaje Allahun do ta gjesh drejt teje,njihe Allahun ne jete te lumtur do te njeh ne vėshtirėsi!".

Kuptimi "Ruaje Allahun" ėshtė: Ruaji urdhrat dhe ndalesat e Tij. Ndėrsa domethėnia e "Te ruan ty" ėshtė: Pėrkujdeset,te mbron dhe ėshtė pėrherė Pėrkrahės dhe Ndihmėtar i yti". Thotė Allahu,subhanehu ve teala," أَلا إنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ ولا هُمْ يَحْزَنُونَTa keni tė ditur se tė dashurit e All-llahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosje?.( Junus 62)

2-      Bamirėsia dhe duaja. Argument pėr kėtė kemi rastin e atyre tre personave,te cilėt hynė ne shpelle por ra guri dhe iu mbyll hyrja e shpellės. Kishin thėnė" Nuk iu shpėton asgjė prej kėtij guri pėrveē nėse e lutni Allahun,subhanehu ve teala, me veprat tuaja te mira! Qe te trete u luten me vepra te mira keshtuqe u largua guri dhe dolėn prej shpellės".(Buhariu dhe Muslimi) Ne nje hadith te vėrtet qėndron" صدقة السر تطفئ غضب الرب ، وصلة الرحم تزيد في العمر ، وفعل المعروف يقي مصارع السوء Sadakaja e fshehte e shuan hidhėrimin e Allahut,mbajtja e lidhjeve familjare shton jetėn ndėrsa bėrja e veprave te mira ruan nga arenat e se keqes".( Sahihul xhamii-s-Sagir) Ne po kėtė burim ėshtė rrėfyer edhe njė hadith tjetėr i vėrtet,ne te cilin Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" لا يرد القضاء إلا الدعاء ،ولا يزيد في العمر إلا البر Kadane-caktimin nuk e largon gjė tjetėr pėrveē duasė ndėrsa jetėn nuk e shton gjė tjetėr pėrveē bamirėsisė. Le te kenė bese ne Allahun,subhanehu ve teala, ēdo besimtar dhe besimtare,te cilėt kane bere vepra te mira se Allahu,subhanehu ve teala, nuk do t'i lere vetėm. Argument pėr kėtė mund ta marrėsh vet rastin e Hatixhes,gruas se Pejgamberit,e cila me rastin e ardhjes se shpalljes Muhammedit,i cili ishte frikėsuar shume, e kishte pėrkrahur fuqimishem duke ia cekur disa cilėsi dhe vepra te mira te tij. Me drejt i kishte thėnė" كلا ، أبشر ، فوالله لا يخزيك الله أبداً ، إنك تصل الرحم ، وتصدق الحديث ، وتحمل الكَلّ ، وتكسب المعدوم ، وتقري الضيف وتعين على نوائب الحق "Jo,assesi,por pergezohu! Pasha Allahun! Allahu nuk te deshperon ty kurre (sepse) ti mban lidhjet familjare,flet drejt,kujdesesh per te varferin,e kompenson te humburen, nderon mysafirin dhe ndihmon ne raste fatkeqėsish". Prej shembujve te rralle te ndikimit te duasė ne largimin e belasė ėshtė edhe rasti me popullin e Junusit,Alejhi selam,pėr te cilėt thotė Allahu" فَلَوْلا كَانَتْ قَرْيَةٌ آمَنَتْ فَنَفَعَهَا إيمَانُهَا إلاَّ قَوْمَ يُونُسَ لَمَّا آمَنُوا كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ الخِزْيِ فِي الحَيَاةِ الدُّنْيَا ومَتَّعْنَاهُمْ إلَى حِينٍ "Pėrse nuk pati vendbanim qė tė ketė besuar e besimi i tij tė ketė ndihmuar (nė shpėtim), pos popullit tė Junusit, qė pasi qė besoi, Ne larguam prej tyre dėnimin shėmtues nė jetėn e kėsaj bote dhe i lejuam tė jetojnė deri nė njė afat tė caktuar.( Junus 98)

Ibni Kethiri ne koment te kėtij ajeti ka thėnė: Kur populli i Junusit Aljehi selam panė shkaqet (parashenjat) e dėnimit,pėr te cilin ua tėrhoqi vėrejtjen Junusi Alejhi selam,dolėn dhe kėrkuan ndihme dhe falje prej Allahut, Subhanehu ve teala. Me vete kishin marre fėmijėt,kafshėt hipėse dhe bagėtitė dhe e kishin lutur Allahun, subhanehu ve teala, qe t'ua largonte dėnimin keshtuqe Allahu, subhanehu ve teala, i mėshiroi dhe ua largoi ndėshkimin".

Ibnul Kajjimi,ne librin e tij "El Xhevab El Kafi",ne lidhje me duanė thotė" Duaja ėshtė prej barėrave me shėruese,ėshtė armik i belasė,te cilėn e largon,e shėron,pengon shtrirjen e saj,e largon ose e lehtėson nėse belaja zė vend,ėshtė arme e besimtarit…Besimtari ne raport me belanė ka tri qėndrime:

-         te jete me i forte se belaja dhe ta largoje atė,

-         te jete me i dobėt se belaja  keshtuqe i behet e vėshtirė dhe e godet por megjithatė mund t'i lehtėsohet,dhe

-         qe te rezistojnė dhe ēdonjėri ta pengoje tjetrin.

Poashtu ka thėnė" Meqė sahabet ishin njerėzit qe me se shumti e njihnin Allahun dhe te dėrguarin e Tij sikurse qe ishin njerėzit qe me se miri e njihnin fenė e Allahut,Subhanehu ve teala,ishin me te fortit ose me rezistent ndaj kėtij shkaku,kushteve dhe edukatės se tij sesa te tjerėt. Omeri, radijallahu anhu, duanė e pėrdorte si mjet ngadhėnjimi ndaj armikut e iu thoshte sahabeve" لستم تنصرون بكثرة ، وإنما تُنصرون من السماء Ju nuk po fitoni pse jeni shume por ngadhėnjeni pėr shkak se ndihmoheni prej qiellit".

3-   Dhikri dhe Istigfari i shumte. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," ومَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ ...All-llahu nuk do t’i dėnojė, derisa ata kėrkojnė falje (istigfarė).( Enfal 33) Allahu,subhanehu ve teala, ia kishte larguar belanė Junusit,alejhi selam derisa ishte ne barkun e peshkut ne det pėr hire te tesbihit dhe istigfarit te tij te shumte. Thotė Allahu,subhanehu ve teala," فَالْتَقَمَهُ الحُوتُ وهُوَ مُلِيمٌ  فَلَوْلا أَنَّهُ كَانَ مِنَ المُسَبِّحِينَ  لَلَبِثَ فِي بَطْنِهِ إلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ Dhe atė e kafshoi (e gėlltiti) peshku, zatėn ai ishte qė e meritoi qortimin. 143. E sikur tė mos ishte ajo qė ai kishte qenė prej atyre qė shumė e pėrmendin Zotin. 144. Ai do tė mbetej nė barkun e tij deri nė ditėn e ringjalljes..( Saffat 142-144)

Forma e istigfarit me te cilin lutej derisa ishte ne barkun e peshkut ne det ishte" لاَّ إلَهَ إلاَّ أَنتَ سُبْحَانَكَ إنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ  “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejt vetes!”.(Enbija 87). Pejgamberi ka thėnė" دعوة ذي النون إذ دعا بها وهو في بطن الحوت : لا  إله إلا أنت سبحانك إني كنت من الظالمين ، لم يدعُ بها رجل مسلم في شيء قط   إلا استجاب الله له Duaja e Dhen Nunit (Junusit) derisa ishte ne bark ishte" La ilahe Il-la Ente Subhaneke Inni Kuntu Minedh Dhalimine (“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejt vetes!”).Nuk ndodhe ndonjė musliman te lutet pėr dic me kėtė dua e te mos i pėrgjigjet Allahu".

Kėshtu,me lejen e Allahut,subhanehu ve teala,besimtari dhe besimtarja do te gjejnė gjurme konkrete ne duatė e tyre nėse iu pėrmbahen pikave te lartcekura,duke mos harruar edhe nijetin e pastėr pėr vetėm Allahun,subhanehu ve teala!!!

Marre nga www.tttt4.com

Pėrktheu: Sedat Gani Islami

20 maj 2005,e premte

Vushtrri,Kosove 

Hosted by www.Geocities.ws

1