Shkaqet E Vrazhdesise Se Zemrave
 
Falenderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndersa pershendetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam,familjen dhe shoket e tij,më pas: Zemra është mbreti i gjymtyreve te trupit;nese zemra është ne rregull tere gjymtyret jane ne rregull, ndersa nese ajo devijon atehere e pasojne atë tere gjymtyret në devijim,sic thote Pejgamberi Alejhi selam "ÃáÇ æÅä Ýí ÇáÌÓÏ ãÖÛÉ¡ ÅÐÇ ÕáÍÊ ÕáÍ ÓÇÆÑ ÇáÌÓÏ¡ æÅÐÇ ÝÓÏÊ ÝÓÏ ÓÇÆÑ ÇáÌÓÏ. ÃáÇ æåí ÇáÞáÈ " Veni re! Ne trup është nje cope mishi, nese ajo permiresohet, tere trupi permiresohet ndersa nese ajo prishet,prishet i tere trupi.Ajo është zemra".
 
Meqe zemra ka kaq rendesi te madhe atehere njohja e shkaqeve,te cilat shkaktojne semurjen,prishjen dhe vdekjen e saj jane me se te domosdoshme ,ne menyre qe te percaktohet bari perkates, per keta virusa,te cilet sulmojne zemren dhe ndikojne ne punen e saj,duke e dobesuar apo mbytur fare.
 
Ne vijim do te cekim permbledhazi shkaqet e vrazhdesise se zemres,te kundertat e te cilave paraqesin sherimin apo barin-ilaqin perkates,apo te kundertat jane shkaqe te permiresimit dhe drejtimit te saj.
 
Shkaqet e vrazhdesise se zemres:
 
1- Dashuria e madhe per dunjane dhe kureshtja per t'a fituar atë ne cfaredo menyre qofte
2- Shpresa e madhe ne te dhe harrimi i "befasise "se vdekjes.
3- Te dhenurit pas jo Allahut,Subhanehu ve teala.
4- Lundrimi ne detin e shpresave te rrejshme.
5- Te shoqeruarit e shumte me njerez, jo me qellim per t'a adhuruar Allahun,subhanehu ve teala,
6- Gjumi i shumte
7- Do të ( Dtth te jesh prej atyre qe cdohere thone: do t'a bej neser,do t'a bej pasneser…)
8- Ushqimi dhe pijet e shumta
9- Dembel-llëku ne ibadete
10- Ngrenia e haramit,qofte pasuri,ushqim apo pije.
11- Harrimi i mekatit te meparm dhe radhitja e mekateve njerin pas tjetrit
12- Lluksi i tepert dhe mashtrimi i rrejshem
13-Pergojimi,pergjimi i bisedave,mallkimi,sharja si dhe marrja objekt talljeje nderet e njerzve
14- Genjeshtra,rrena dhe shpifja
15- Te tallurit dhe nencmimi i tjereve
16- Te qeshurit,shakaja dhe loja e tepert me tjeret
17-Mendjemadhesia,te pelqyerit apo simpatia e vetvetes, si dhe kryelartesia
18- Urrejtja,zilia dhe garimi se kush fiton me shume ne dunja
19- Hidherimi,supozimet per te tjeret dhe zemerngushtesia me ta
20- Koprracia dhe doreshtrengimi per te shpenzuar ne fusha te hajrit
21- Neglizhenca nga perkujtimi i Allahut,Subhanehu ve teala,falenderimi dhe lavdimi i Tij,Az-ze ve xhel-le
22- Joserioziteti ne kryerjen e namazit , mosrespektimi i kohes ,kushteve ,farzeve dhe sunneteve te tij
23- Braktisja e namazit me xhemat paarsye
24- Mosekzistimi  i dro-se ne namaz
25- Mosdistancimi nga gjerat e dyshimta
26-Shqetesimi,merakosja,pamaturia dhe ngutja-nxitimi i panevojshem ne gjera
27- Shoqerimi i tepert i te pasurve
28- Shoqerimi i epsharakeve dhe risimtareve ne fe
29-Degjimi i kenges dhe muzikes
30-Humbja e kohes duke percjellur kanale televizive
31-Joserioziteti ne miqesi dhe armiqesi
32-Braktisja e sunneteve dhe nafileve( namazeve fakultative) me qellim
33-Thyerja e premtimit dhe tradhtia e beses
34-Te folurit e tepert duke mos e perkujtuar Allahun,subhanehu ve teala,
35-Pasimi i shejtanit dhe pasuesve te tij
36-Pasimi i epshit dhe nefsit (shpirtit) nxites per ne te keqen
37-Te ngjasuarit me armiqet e Allahut,Subhanehu ve teala
38- Perngjasimi i burrave me gra dhe anasjelltas
39-Padrejtesia dhe zullumi tjereve paasfare te drejte
40- Te mos qenurit ne rrjedhe me ceshtjet fetare dhe ato te perditshme
41-Guximeria ne ndalesat e Allahut,Subhanehu ve teala dhe berja e mekateve duke thënë:"Hajt se Allahu,subhanehu ve teala, është i meshirshem dhe fal shume".
42-Pasimi i epsheve dhe shmangia nga rruga e te ndershmeve
43-Vrazhdesia ne raport me njerzit
44-Mashtrimi,tradhtia dhe percarja ne mes muslimaneve
45-Leximi i librave,tregimeve,poezive dhe revistave apo gazetave,te cilat therrasin ne devijim apo pabesim (kufer),apo mardheniet seksuale te pakufizuara dhe te shfrenuara.
46- Marrja e mekateve te vogla si te parendesishme, i bere apo nuk i bere  është njejte.
47-Largimi nga Kur'ani Famelarte,qofte se lexuari,studiuari,mesuari permendesh apo gjykuari me te
48- Largimi nga gjerat qe ndikojne ne zbutjen e zemres,si: Perkujtimi i vdekjes,vizita e varreve,perkujtimi i berzahut( jetes ne varreza) ,llogarise ,xhennetit,xhehennemit,etj.
49-Sjelljet e keqia ndaj prinderve,shkeputja e mardhenieve me te afermit dhe demtimi i fqinjeve.
50-Urrejtja e shokeve te Pejgamberit,Alejhi selam,
51-Braktisja e urdherimit per te mire,ndalimit nga e keqja dhe keshillimit reciprok ndermjet muslimaneve.
 
Peshendetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam,familjen e tij,shoket e tij dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!!!
 
Marre nga: www.kalemat.org
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
21/12/2004,e marte ( pas namazit te jacise)
Brunei Darussalam 
 
Hosted by www.Geocities.ws

1