Ti zgjasim
jeterat!
Vella i dashur ndalu
dhe mendo!
Si te te zgjatet
jeta
Si te te shtohen te
mirat
Vella i dashur�a ke
menduar ndonje dite se sa ke jetuar dhe se sa do te jetosh?
E di se do te me
thuash :po a nuk jane jeterat ne doren e Allahut?
Pajtohem me ty por ti
a pajtohesh me mua se Allahu na ka krijuar qe ta adhurojme madje ky edhe eshte
qellimi final i krijimt tone.
A ke menduar se me sa
vite adhurim do ta takosh Zotin tend diten e gjykimit?
Eja , eja t'i
llogarisim se bashku�
Thote Muhammedi as
"eamaru ummetii bejne sittiine ila sebiine ve ekal-luhum men jexhuzu dhalike","
gjatesia e jetes se ummetit tim sillet prej 60-70e te paket jane ata qe e
kalojne kete".(sahihul xhamii1073)
Pra,60(vjet)-20(duke i
llogaritur nga 7 ore gjume per cdo dite)-15(para moshes madhore)-5(ushqim dhe
kohe e lire)=20(vjet).
Prej ketyre 20 vjeteve
te mbetura duke e perfshire ketu edhe punen pa dyshim sa vite do te na mbesin
per ibadet me te cilin do t'i dalim Allahut perpara?
Vella! po ta
llogaritnim tere jeten tone (60 vjet) adhurim per Allahun svt, do te zgjaste 3
min ne propocion me diten e gjykimit e cila zgjate 100.000 vjet.
Pra, perpara nesh kemi
nje problem te madh .Ai problem eshte jeta e shkurter e sidomos kur kemi
parasysh jeterat e popujve te meparshem dhe detyrimet e obligimet te cilet na i
parashtron jeta e perditshme ,por, cila eshte zgjidhja ?
Zgjidhja eshte
:perpjekja per t'i shtuar jeterat tona nepermjet rrugeve te ndryshme.Ndoshta
pyet :por, si kjo?
Se pari:zgjatja e
jetes eshte realitet nga rruga e:
1) perforcimit te
lidhjeve farefisnore.
Thote Muhammedi
as "men ehabbe en jebsuta fi rizkihi ve junsee fi etherihi feljesil
rahimehu","kush deshiron qe t'i zgjerohet rizku dhe t'i zgjatet jeta le ti
mbaj lidhjet familjare"(buhariu dhe muslimi )
Ne hadithe te verteta
transmetohet se mbajtja e lidhjeve familjare,morali i mire dhe fqinjesia e mire
i zgjasin jeterat e i ndertojne shtepite.( sahihul xhamii 3767,3766)
Se dyti: zgjatja e
jetes me vepra qe kane shperblime te dyfishta
Jeta e vertete e
njeriut nuk jane vjetet ne te cilat jeton por jeta e vertet eshte ajo n�
gjirollogarine rrjedhese te se ciles vazhdimisht regjistrohen sevape dhe keto
pune te bejne qe per nje kohe te shkurter tefitosh sasine me te madhe te te
mirave ne menyre qe jeta jote prodhuese ta mund jeten tende kohore dtth brenda
60 vitesh te fitosh sevape sikurse ke jetuar 1000 vite.
Keto pune bejne qe
sevapet tua nuk mund ti numerosh perveq se me mijera vite.pra
ti ke mundesi te besh ne nje peridhe te shkurte kohore ate qe te
tjeret s'kane mundesi ta bejne me mijera vite. Sa per ilustrim do t'i cekim disa
prej atyre veprave:
1)namazi
A-shpeshtimi i faljes
se amazit ne haremejn(qabe e xhami te Muhammedit as)
Thote Muhammedi
as"salatun fil mesxhidil harami efdalu min mieti elfin fima sivahu","nje namaz
ne qabe eshte me i vlefshem sesa 100.000 rekeate ne xhami tjera".( sahihul
xhamii 3838)
Pra dy rekate ne qabe
arrijne vleren e 200.000 rekateve.
Ne sahihun e Muslimit
transmetohet se Muhammedi as ka thene "men vadhebe ala ithnetej asherete
rekeaten tetavvuan fil jevmi vel lejleti bunije lehu kasrun fil xhenneti","kush
vazhdon me 12rekate gjate dites dhe nates vullnetarisht , i ndertohet nje pallat
ne xhenet".
Keto 12 rekate jane
nafile kompenzuese dhe shperblyese. Vella, llogarit po ti falje cdo dite
per nje periudhe 43 vjecare e 3 muaj do te fitoje 199.900 rekate ,cka don te
thote se nuk mund ta arrije vleren e dy rekateve te falura ne qabe, te cilat nuk
te marrin kohe me shume se 5 minuta.
Po ti falje 10 rekate
ne qabe qe nuk te marrin kohe me shme se 20 min , me lejen e Allahut svt do te
fitoje shperblimin e 1.000.000(nje miljon) rekateve.
B-falja e namazit me
xhemat ne xhami
Thote Muhammedi as
"salatul xhemaati efdalu min salatil fedh-dhi biseb'in ve ishrine
derexheten ","namazi me xhemat eshte me i vlefshem se namazi i falur vetem
per 27 shkalle".buhariu
C-falja e nafileve ne
shtepi
Thote Muhammedi as
"salaturr rexhuli tetavvuan hajthu la jerahun nasu ta'dilu salatehu ala a'junin
nasi hamsen ve ishrine","namazi i njeriut vullnetarisht kur nuk e shef askush
eshte me i vlefshem se namazi i tij para njerzve per 25 grade".
Pra, grumbullin e
sevapeve qe e fiton njeriu i cili i fal nafilet ne xhami 25 vjet ti mund ta
fitosh per nje vit nese i fal ne shtepi.
D-stolisja me disa
rregulla te xhumase
Thote Muhammedi as
"kush e pastron dike dhe pastrohet(qellimin e ka per mardhenie seksuale naten e
xhumase)e pastaj shkon heret ne xhami , hec e nuk hip ne dic , afrohet afer
imamit degjon hutben dhe nuk flet per cdo hap qe e ben ka shperblimin e nje viti
agjerim dhe namaz".
Allahu ekber ,sa nimet
i madh islami!
Po te hecish 1000 hapa
sikurse ti ke jetuar 1000 vjet duke agjeruar diten e duke u falur naten ,madje
kjo vetem per nje xhuma por paramendo se si do te ishte gjendja jote po ti
kushtoje rendesi kesaj 10 vjet.
2) haxhi
a--haxhi dhe
umreja
Po t'ua mundesoje ca
fukarave ta bejne haxhin nga pasuria jote do te shkruheshin ty sevapet e tyre pa
u cunguar fare .
Muslimi transmeton se
Muhammedi as ka thene " men xhehheze gazijen fi sebilillahi fekad gaza","kush e
pregadite nje luftetar ne rrugen e Allahut vec ka luftuar edhe ai".
b--ruajtja e namazit
te sabahut
Tirmidhiu transmeton
se Muhammedi as ka thene" kush e fale namazin e sabahut ne xhami pastaj ulet dhe
e ben dhikrin derisa te lind dielli pastaj i fale 2 rekate ka shperblimin e nje
haxhi dhe umreje te plote ,te plote ,te plote".
Shiqo vella sa
shperblim dhe dhunti e madhe nga Allahu svt.
Ke mundesi ta fitosh
shperblimin e nje haxhi dhe umreje per cdo dite ne te cilin lind
diellli.
c--prezentimi ne
duruse ilmijje (ligjerata me karakter arsimor)
Thote Muhammedi as
"kush shkon ne xhami duke mos patur tjeter deshire perveq qe te mesoje nje te
mire ose t'i mesoje te tjeret e ka shperblimin e plote te nje haxhi qe e
ka kryer".
d--umreja ne muajin e
ramazanit
Thote Muhammedi as "
"umreja ne ramazan krahasohet (ne sevape)me nje haxh(te etyre qe e kane
kryer)me mua".buhariu
e--falja e namazeve te
obliguara ne xhami
Thote Muhammedi as
"kush del nga shtepia e tij per namazet e obliguara (per ti falur ne xhami),
shperblimi i tij eshte sikurse haxhi ne muajin muharrem dhe kush del per ne
tesbihun(namazin) e duhase duke mos u preokupuar me asgje tjeter ,
shperblimi i tij eshte sikurse i atij qe e kryen umren" ebu
davudi
Pra, kush kujdeset per
to per nje vit fiton 1800 haxha dhe kjo sikurse ka jetuar 1800 vjet
.
Vertet kjo eshte
begati e Allahut svt por te pakte jane ata qe falenderojne .
f--namazi ne xhamin
kuba
Thote Muhammedi
as"kush pastrohet ne shtepine e tij dhe vjen ne xhamine kuba e falet ne te ka
shperblimin e nje umreje ".
3)te jesh muezzin ose
t'i percjellesh fjalet e tij
Thote Muhammedi as
"Allahu dhe melaiket e Tij luten per safin e pare dhe muezinit i falen
mekatet aq sa e zgjat zerin (gjate tere kohes se kendimit), e verteton cdo gje
qe e ndien e lenget apo e ngurte qofte . Ai e ka sevapin e tere atyre qe falen
me te".
Pra nese me te jane
100 xhemate ne 5 kohe te namazit do te fitonte shperblimin e 500 namazeve
farze.Kete sevap e fiton edhe ai qe i perserit fjalet e
tij-muezinit.
4)
agjerimi
a-agjerimi i diteve te
caktuara
Thote Muhammedi
as"kush e agjeron ramazanin e pastaj e pason edhe me 6 dite nga shevali ka
shperblimin sikur te kete agjeruar tere vitin".
b-t'iu pergadis ushqim
agjeruesve
Thote Muhammedi as
"kush e ushqen nje agjerues fiton sevapin e tij pa iu cunguar agje nga
shperblimi i tij ".
Po ti ushqeje 10 do ta
fitoje sevapin e tere atyre .
5) namazi naten e
kadrit
Thote Allahu svt "nata
e kadrit eshte me e mire se nje mije muaj ",d tth 83 vjet e tre muaj teshkruhen
ibadet .
Po te beje i'tikaf ne
dhjete ditet e fundit patjeter do ta arrije ate(naten e kadrit).Mendo po te beje
i'tikaf dhjet vjet do te te shkruhej ty ibadeti i 832 viteve
6) xhihadi ne rrugen e
Allahut svt
Thote Muhammedi as
"pozita e luftetarit ne vijen e pare te fronit per Allahun svt eshte me e larte
sesa e robit qe ben ibadet 60 vite ".
Nese nuk ke mundesi
fizikisht atehere materialisht ,ne kete menyre do te fitosh sevapin e
luftetarit.
7) vepra e mire ne
dhjete ditet e para te dhul hixhxhes
Transmeton Buhariu se
Muhammedi as ka thene "nuk ka dite ne te cilen veprat e mira jane me te dashura
tek Allahu sesa keto dhjete dite (e para te dhul hixhxhes).Thane sahabet:as
xhihadi ne rrugen e Allahut? Tha :as xhihadi ne rrugen e Allahut perve� nese del
njeriu me pasurine dhe veten e tij e nuk kthehet me asgje".
8)perseritja e disa
sureve te Kuranit
Thote Muhammedi as
"sureja ihlas vie paralel me nje te treten (1/3) e Kuranit ndersa sureja
kafiruun vie paralel me nje te katerten (1/4) e kuranit".
Pra mos perto qe per
pak kohe te fitosh sevapin sikur te kendoje tere Kuranin disa here
.
9) istigfari i shumte
Thote Muhammedi as
"kush kerkon falje per muslimanet ia shkruan Allahu te mirat e cdonjerit prej
tyre atij ".
10) ndihmimi i njerzve
ne momente te veshtira
Thote Muhammedi as "po
t'i ndihmoja nje vellau ne eliminimin e ndonje problemi(realizimin e ndonje
kerkese -nevoje) eshte me e dashur per mua sesa te bej i'tikaf nje
muaj"
Andaj mos ngec
ne ndihmimin e vellezerve musliman ngase ne kete ka sevape qe nuk
numerohen.
Se treti:zgjatja e
jetes me vepra rrjedhese ,sevapi i te cilave vazhdon edhe pas
vdekjes
Vella i dashur a ke
deshire qe veprat tua te vazhdojne edhe pas vdekjes sate .Degjo se cfare thote
Muhammedi as"4 grupe njerzish iu vazhdojne te mirat edhe pas vdekjes se
tyre
A-njeriut, i cili vdes
i lidhur per rrugen e Allahut svt
B-njeriut, i cili ua
ka mesuar njerzve nje dituri.Sevapi i shkon atij sa te punohet me ate
dituri
C-njeriut, i cili ka
lene nje sadaka .Sevapi i saj i shkon atij aq sa ekziston ajo,dhe
D-njeriut, i cili e
len nje femi i cili lutet per te.
Perktheu:Sedat
islami