H Y R J A
T E M A
Tregimi i Ismailit dhe Haxheres
 
Buhariu transmeton nga ibni Abbasi i cili thote"Ibrahimi a.s i solli nenen e Ismailit a.s dhe Ismailin a.s afer shtepise (Qabese),tek pema mbi zemzem.Atebote ne Meke nuk kishte njeri e as (kushte per jetese madje )as uje.I vendosi aty duke ua lene ca ushqim dhe nje ibrik uje.U kthye Ibrahimi a.s ndersa Haxherja e ndiqte pas duke i thene:ku po shkon?Si po na lene ne kete vend(lugine) ku nuk ka njeri e asgje?
Disa here i tha keshtu por Ibrahimi nuk ktheu koken.
Haxherja:A Allahu te ka urdheruar keshtu?
Ibrahimi:Po.
Haxherja:Atehere Ai nuk na humbe neve!
Pastaj u kthye Haxherja ndersa Ibrahimi vazhdoi derisa arriti tek Thenijja (vend ne Meke) ku nuk mund ta shihte Haxherja ,u kthye kah Qabeja,ngriti duart e tha"O Zoti yne!une vendosa pasardhesit e mi ne nje lugine prane shtepise Sate ku nuk ka bime.Zoti yne!beri ta falin namazin dhe be qe zemrat e njerzve te ndiejne dhimbje per ta si dhe furnizoi me fruta ndoshta jane falenderues"!.
Haxherja i jepte gji Ismailit dhe pinte nga uji qe ia kishte lene Ibrahimi ,por kur uji u harxhua dhe femiu ndiente etje puna ndryshoi.Haxherja filloi ta shiqonte femiun me dhembshuri madje nga dhimbja e madhe per te nuk mund ta shiqonte keshtuqe shiqoi kodren me te afert e pa se ajo ishte Safa-ja dhe ia mesyu ndoshta e shef dike.Aske nuk e pa dhe u kthye duke ecur e lodhur derisa arriti ne merve (koder tjeter ne Meke) dhe u ngjit ne te,tė shiqonte se ndoshta eshte dikush.Por edhe kesaj radhe pa sukses.Keshtu veproi Haxherja 7 here (duke u sillur prej njeres ne tjetren koder).Thote ibni Abbasi se pejgamberi a.s ka thene"Mu per kete njerzit ecin mes tyre" .
Kur doli tek Merveja degjoi nje ze:hesht!Deshi te bindej se a eshte iluzion apo eshte realitet .U bind se ishte ze.Pas pak verejti se ai ishte Melek prane zemzemit,i cili groponte me krahun e tij derisa doli uji.Atebote Haxherja mbushte uje me gastaren e saj dhe sahere qe mbushte uje me gastare uji derdhej.Piu uje dhe i dha gji femiut .
I tha Meleku:mos u frikesoni se do te shkaterroheni sepse mu ketu eshte shtepia e Allahut s.w.t ,te cilen do ta ndertoje ky femije  dhe babai i tij dhe (dine ) se Allahu nuk i humbe ithtaret e Vet!!!.
Atebote themelet e Qabese ishin te ngritura pak saqe kur vinte ndonje vershim i bartte nga e djathta e e majta.
Keshtu vazhdoi derisa prane tyre kaloi nje grup i fisit Xhurhum ,te cilet ishin nisur prej rruges Kedai.Kur arriten ne Meke pane nje shpend i cili sillej rreth nje vendi.Thane ky shpend sillet rreth ndonje vendi me uje.Derguan ca njerez te vertetonin  se a kishte uje apo jo kur ja ata gjeten uje.U kthyen dhe i lajmeruan.Erdhen por aty gjeten nenen e Ismailit ,Haxheren.
Xhurhum:A na lejon te banojme afer teje?
Haxherja:Po,por nuk keni te drejte ne uje.
Xhurhum:Pajtohemi.
U vendosen prane Ismailit e Haxheres.Gjate qendrimit me ta Ismaili mesoi gjuhen arabe prej tyre saqe i garonte ne te ,ndersa kur u rrite e martuan me nje vajze prej tyre.Ne kete kohe vdes Haxherja.Pas nje kohe erdhi Ibrahimi a.s ta vizitote familjen e tij .Nuk e gjeti Ismailin por ne shtepi ishte gruaja e tij,te cilen e pyeti per te.
Gruaja:Doli per gjah.Pastaj e pyeti per jeten dhe kushtet e tyre.
Gruaja:Kushtet i kemi te veshtira.Jemi ne varferi e kohera te liga.
Ibrahimi:Kur te vie burri yt percillja selamin tim e thuaj:le ta nderroj pragun e shtepise!(metafore per shkurorezim)
Ismaili:A patem ndonje musafir sot?
Gruaja:Po.Ka ardhe nje plak keshtu e keshtu(ia pershkruante).Me pyeti per ty.Me pyeti poashtu se si i kemi punet.I tregova se ne jemi ne gjendja te veshtire.
Ismaili:A te keshilloi me dic?
Gruaja:Po. Me urdheroi te ta percjell selamin e tij dhe me tha thuaj:le ta nderroj pragun!
Ismaili:Ai ka qene babai im dhe me paska urdheruar me te shkurorezuar.Shko tek familja jote (se ti je e shkurorezuar)!Pas pak kohe u martua prape Ismaili a.s.
Ibrahimi nuk i vizitoi per aq kohe sa deshti Allahu s.w.t,pastaj erdhi prape ti vizitonte por nuk e gjeti edhe kesaj radhe Ismailin ne shtepi.Hyri te gruaja e tij dhe e pyeti per te.
Ibrahimi:Ku eshte Ismaili? Si i keni hallet?
Gruaja:Shkoi per te gjahtuar ndersa ne i kemi punet mire.A nuk ulesh te hash e pish (dic)?
Ibrahimi:Cfare ushqimi e pije keni?
Gruaja:Ushqimi yne eshte mishi ndersa pija jone eshte uji.
Ibrahimi:O Zoti im! Begatoi ne ushqim e pije!!!
Ibrahimi:Kur te vie burri yt percillja selamin tim e thuaj:le ta forcoje pragin e shtepise!
Erdhi Ismaili e pyeti :a ishte ndokush sot?
Gruaja :Po.Erdhi nje plak me pamje te bukur (dhe e lavdoi ate).Me pyeti per ty dhe i tregova se ne jemi duke jetuar jete te mire.
Ismaili:A te porositi me dic?
Gruaja:Po.Te beri selam dhe tha te te urdheroj ta perforcosh pragun  e shtepise!
Ismaili:Ai ka qene babai im ndersa ti je pragu.Me ka urdheruar te te mbaje.
Ibrahimi qendroi larg tyre aq sa deshi Allahu s.w.t.Kur erdhi heren e trete e gjeti Ismailin duke punuar nje harkore nen nje peme afer zemzemit.Kur e pa babain e ngrit dhe nga permallimi i madh e perqafoi.
Ibrahimi:O Ismail!Allahu me ka urdheruar me dic.
Ismaili:Kryeje ate qe te ka urdheruar Zoti yt.
Ibrahimi:Do te me ndihmosh!
Ismaili:Do te ndihmoje.
Ibrahimi:Allahu me ka urdheruar qe ta ndertoje nje shtepi ketu dhe beri me shenje kah rrafshnalta (ku ishin themelet e Qabese) dhe rreth saj.
Filluan ndertimin.Ismaili sillte gure ndersa Ibrahimi a.s muroste(bente muret).Kur muret filluan te ngriten pak,Ismaili solli gurin(i njohur tani si mekami Ibrahim-vendi i Ibrahimit) ne te cilin hipte Ibrahimi a.s ne menyre qe ti ngriste muret.Ibrahimi ndertonte ndersa Ismaili sillte gure.Ata edhe ndertonin e edhe e lutnin Zotin" O Zoti yne! Pranoje prej nesh se me etevertet Ti je qe degjon dhe di".{  bekare 127}.                                                                     
Sedat Gani Islami
6/2/2004,e premte
Brunei Darussalam                                                    
Marre nga "Terbijjetul evladi fil islami"  te Abdullah Nasih Ulvan vell. 2,f.706-711.
 

Copyright 2003 Sedat Islami. All Rights Reserved.
Kthehu tek:
 
        H Y R J A                      T E M A
Hosted by www.Geocities.ws

1