ÈÓã Çááå ÇáÑÍãä ÇáÑÍíã
 
 
 
Islami si program jete
 
Islami eshte mesazh hyjnor drejtuar tere njerzimit "Ai eshte qe arabeve te pashkolluar ua dergoi pejgamberin nga mesi i tyre qe t'iu lexoje ajetet e Tij ,t'i pastroje ata ,t'ua mesoje librin dhe sheriatin edhe pse ata me pare ishin ne nje humbje te dukshme " xhumua 2
"…juve ju erdhi nga Allahu drite dhe liber i qarte .Allahu e ve me te (kuranin) ne rruget e shpetimit ate qe ndjek knaqesine e Tij dhe me ndihmen e Tij i nxjerr ata prej erresirave ne drite dhe i udhezon ne nje rruge qe eshte e drejte" maide 15-16
Islami eshte mesazh hyjnor drejtuar arabeve e axhemeve(joarabeve),atyre qe perjetuan shpalljen dhe pasardhesve te tyre gjer ne amshim"(u dergoi) edhe te tjereve qe nuk i arriten ata (perjetuesit e mesazhit),Ai eshte Ngadhenjyesi i Urti" xhumua 3
Islami eshte mesazh hyjnor  per orientimin e njeriut ;si natyrshmeri te cilen e ka pregaditur Allahu per nje gjini krijesash te vecanta(njeriun),gjini te cilen e ka dalluar dhe favorizuar ndaj cdo gje tjeter qe e ka krijuar "Ne vertet nderuam pasardhesit e Ademit (njerzit),u mundesuam te udhetojne hipur ne toke e ne det ,i begatuam me ushqime te mira ,i vleresuam ata(favorizuam )ndaj shumices se krijesave qe Ne krijuam".isra 70
Islami eshte mesazh drejtuar natyrshmerise se njeriut ,qofte banues i shkretires ,maleve,bregdeteve ,buzelumenjeve,lindjes ,perendimit,jugut,veriut:eshte porosi drejtuar  natyrshmerise se njeriut kudo dhe kurdo qofte,qe t'a udhezoje ne rrugen e drejte e t'a shmange nga devijimet dhe shtremberimet qe i jane drejtuar atij"Ai (Allahu) eshte qe e dergoi te derguarin e Tij me udhezim e fe te drejte ,e per ta bere qe te dominoje mbi te gjitha fete…"tevbe 33
Pra, islami ne qasjet e tij me njeriun duhet t'i pershtatet vecorive te natyrshmerise se tij ,pranon se ajo eshte natyrshmeri njeriu ,punon qe ajo natyrshmeri te mbetet e tille ,nuk perpiqet qe ta barte njeriun nga natyrshmeria e tij ne natyrshmeri engjellore sikurse qe nuk angazhohet t'a shenderroje ne natyrshmeri kafsheje.Njeriu ne islam eshte njeri dhe me islamin njeriu arrin gradat me te larta njerezore.
Per kete islami eshte program jete per njeriun ,i cili nuk mund t'a arrije shkallen e hyjnise edhe po te jete i derguar i zgjedhur i Zotit "Thuaj :une jam vetem njeri ,sikurse edhe ju,mua me shpallet se vetem nje Zot eshte Zoti juaj" kehf 110
"Thuaj:i madherishem eshte Zoti im,a mos jam une tjeter vetem se njeri ,pejgamber"isra 94
Islami eshte program jete per njeriun i cili nuk guxon assesi t'a shemtoje natyrshmerine me te cilen dallohet nga te tjeret.Nga ketu na u behet e qarte se islami me qasjet e tij deperton ne te gjitha poret e jetes se njeritu duke filluar nga:
1)Pastertia:
Islami obligon  pastrimin e disa pjeseve te trupit disa here ne dite ndersa obligon larjen e tere trupit ne raste te vecanta.Islami e nxit njeriun per pasterti te rrobave ,trupit ,gojes ne rast tubimesh e sidomos per namazin e xhumase (ku behet takimi javor i muslimaneve).
2)Ushqimi e pirja:
Islami ndalon disa lloje te ushqimit dhe pirjeve "juve u jane ndaluar (t'i hani) :ngordhesira ,gjak,mish derri,,ajo qe therret (prehet)jo me emrin e Allahut…"maide3
" o ju qe besuat ska dyshim se vera ,bixhozi ,idhujt dhe hedhja e shigjetave (per fall) jane vepra te ndyta nga shejtani.Pra,largohuni qe te jeni te shpetuar "maide 90
Islami keshillon njeriun qe kur deshiron te haje ose te pije te mos haje e pije perveqse kur ndien nevoje per te dhe te haje aq sa e shuan urine respektivisht etjen "…hani dhe pini e mos e teproni sepse Ai(Allahu) nuk i don ata qe e teprojne(shkaperderdhin)".a'rafe 31
" Ne jemi popull qe nuk hame derisa te uritemi e kur hame nuk ngopemi".hadith
3)Veshja
Islami ia ndaloi njeriut (mashkullit) veshjen e mendafshit dhe bartjen e arit (qofte unaze apo dic tjeter) ndersa femres ia ndaloi zbukurimin e tepert me te cilin ngacmon ndjenjat e mashkujve" Thuaju edhe besimtareve te ndalin shikimet e tyre ,te ruajne pjeset e turpshme te trupit te tyre ,te mos zbulojne stolite e tyre perveq atyre qe jane te dukshme…"nur 31
4)Argetimi
Islami ia ndalon njeriut argetimet qe ia humbin mendjen si;kumori (bixhozi)dhe te gjitha llojet e tij"O ju qe besuat s'ka dyshim se vera ,bixhozi,idhujt dhe hedhja e shigjetes (per fall) jane vepra te ndyta nga shejtani.pra,largohuni prej tyre qe te jeni te shpetuar".maide 90
Islami derisa i ndalon keto ne anen tjeter porosite per ate qe e kthjell trurin e trupin ,sikurse:vrapimi,noti,hedhja e shtizave,kalerimi etj.
Muhammedi as njehere kaloi prane nje turme njerzish te cilet hidhnin shtiza (garonin)e iu tha"Gjuani o bijte e ismailit se edhe babai juaj gjuante ".Ne nje rast tjeter thote"cdo argetim -defrim i njeriut eshte i kote perveq shakase me familjen e vet dhe ushtrimi i kalit (per kalerim)".
5)Mardheniet ndermjet njerzve dhe jeta e perditshme
Nese njeriu eshte baba eventualisht nene ,islami e keshillon qe te mos mashtrohet (te bije ne sprove) me femiun"dhe dine mire se pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem nje sprove…"enfale 28
E nese njeriu eshte femi e porosit ti ruaj mardheniet me nenen e babain dhe te largohet nga gjerat qe ata nuk i deshirojne"Adhurojeni Allahun e mos i shoqeroni Atij asgje ,silluni mire ndaj prinderve.."nisa 36
" atehere mos u thuaj atyre as "of -oh" e as mos u be i vrazhde ndaj tyre  por thuaju fjale te mira (te buta ,respektuese). Dhe ne shenje meshire shtrije prane tyre krahun perules  e thuaj:Zoti im ! Meshiroi ata te dy sikurse me meshiruan (edukuan) mua kur isha i vogel" isra 23-24
Nese eshte burre e urdheron me bemiresi gjate jetes bashkeshortore  dhe me barabaresi e mirekuptim gjate ndarjes(t'ia jap gruas ate qe i takon) "…e (pastaj) ose jete e njerezishme (bashkeshortore) ose shkurorezim me mirkuptim"bekare 229
Nese eshte grua (bashkeshorte) e porosite ta kryeje ate qe i obligohet reciprokisht ate qe i takon"…edhe atyre (grave) u takon e drejta  sikurse edhe pergjegjesia ne bashkeshortesi …" bekare 228
E nese eshte farefis e keshillon qe t'i ofron ndihme te afermit te vet ne rastet kur ai ndien nevoje per te "…dhe pasurine qe e do ua jep te afermeve…"bekare 177
E nese eshte fqi e keshillon qe t'i bashkangjitet fqiut te vet  ne gezim e fatkeqesi ose se paku prej tij te mos kete probleme.Transmetohet nga ibni ebi Shurejhi se Muhammedi as ka thene"Vallahi nuk ka besuar, Vallahi nuk ka besuar,Vallahi nuk ka besuar :i eshte thene:kush o i derguar i Allahut? Tha"ai qe fqiu i tij nuk eshte i sigurte nga te keqiat e tij". Transmetohet se Muhammedi as gjithashtu ka thene"aq shume me porositi Xhibrili per fqiun saqe mendova se do ta trashegoje ate".
Nese eshte pergjegjes per dic e obligon qe te kete ndergjegjshmeri dhe te ndiej pergjegjesi per ate qe i eshte dhene ne besim " cdo njeri prej jush eshte kujdestar dhe cdo njeri prej jush do te pergjegjet per ate qe i eshte besuar(dhene ne pergjegjesi)."hadith.
Nese ka marre ne premtim dic, islami e urdheron njeriun ta permbushe ate "meqe keni premtuar pra zbatojeni premtimin e dhene ndaj Allahut e mos i prishni betimet pasi i keni vertetuar ato duke qene se Allahun e bete garant tuajin "nahl 91
Nese eshte tregtar e urdheron me drejtesi e sinqeritet gjate tregtise"masen mbushnie kur matni(me ene) dhe peshoni me peshoje te drejte (precize).Kjo eshte me e dobishme dhe ka perfundim me te mire "isra 35
"…e mos u beni padrejtesi njerzve ne sendet e tyre…"a'rafe 85
Nese eshte deshmitar ose gjykues e urdheron me drejtesi pamarre parasysh rrethanat"kur te flitni(deshmoni) duhet te jeni te drejte edhe nese eshte ceshtja per(kunder) te afermit…"en'am 152
"o ju qe besuat ! Behuni plotesisht te vendosur per hire te Allahut ,duke deshmuar te drejten dhe te mos u shtyeje urrejtja ndaj nje populli e t'i shmangeni drejtesise.Behuni te drejte se ajo eshte me afer devotshmerise.Kinie dro Allahun.."maide 8
6)ibadeti(adhurimi)
Ne ibadetin e njeriut per Allahun ,islami e meson njeriun se i adhuruar eshte vetem nje Zot dhe nuk ka shok"thuaj:vetem Allahun e adhuroj ,sinqerisht ndaj Tij e bej adhurimin tim "zumer 14
"Ky eshte Allahu ,Zoti juaj ,nuk ka te adhuruar perveq Tij,Krijues i cdo sendi pra adhuronie Ate :eshte Mbikqyres ndaj cdo sendi.Te paret (e njerzve) nuk mund ta perfshine Ate e Ai i perfshine te paret.Ai eshte shume i kujdesshem,hollesisht i njohur".en'am 102 -103
"Ne derguam ne cdo popull te derguar qe t'iu thone "Adhuronie Allahun e largohuni prej djajve(adhurimit te tyre)…" nahl 36,dhe se fundi islami me qasjet e tij i drejtohet;
7) Ngritjes se njeriut ne formen me te persosur njerzore,forme ne te cilen epshi,pasuria, defrimet nuk jane udheheqese por te udhehequra.Ai person te cilin epshi ,pasuria,defrimet nuk e udheheqin ai ia ka friken Allahut,beson ne shperblimet dhe ndeshkimet e Tij ,ruan nderin e tjetrit fshehtas e sheshazi,shpenzon per hire te Allahut,permbushe premtimin ,ruan emanetin,deshmon te verteten kudo qe te jete.Degjo se cfare thote Allahu"Eshte e vertet se njeriu eshte i prirur te jete i padurueshem. Pse kur e godet ndonje e keqe ai ankohet se tepermi.Nderkaq kur e gjen e mira ai behet teper koprrac.Perveq atyre qe falen.Te cilet jane te rregullte ne faljen e namazit te tyre.Dhe ata qe ne pasurine e tyre kane ndare nje pjese te caktuar.Per lypsin dhe per nevojtarin qe nuk lyp.Edhe ata qe e besojne bindshem diten e gjykimit.Edhe ata qe i frikesohen denimit nga Zoti i tyre.Sepse eshte e vertet qe nu ka shpetim prej denimit te Zotit te tyre.Edhe ata qe jane ruajtur nga punet e ndyra(amorale).Me perjashtim ndaj grave te veta dhe ndaj robereshave qe i kane ne posedim,ata nuk qortohen per to.E kush kerkon perveq tyre te tillet jane te shfrenuar (meritojne denim).Edhe ata qe jane besnik ndaj amanetit qe u eshte besuar dhe ndaj premtimit te dhene .Edhe ata qe deshmine e vet e zbatojne(nuk e mohojne ,nuk e fshehin).Edhe ata  qe jane te kujdesshem ndaj rregullave te namazit te tyre.Te tillet jane ne xhennete dhe te tillet jane te nderuar  ".mearixh 19-35
Pra, pame se islami me qasjet e veta hyn ne te gjitha poret dhe shtresat e jetes.Ndalon nga kjo ,urdheron tjetren ,hyn me qasjet e tij ne ceshtjet e pastertise ,ushqimit dhe pijeve,veshjes,mjeteve dhe metodave te argetimit,mardheniet e perditshme,adhurimin e njeriut,etj.
Vertet jeta eshte ngjyra ngjyra por cfare eshte shkaku qe islami shfaqi nje interesim kaq te madh per jeten e njeriut? A ka ndonje rrezik nese njeriu i largohet plotesisht islamit ose e praktikon vetem ne disa aspekte te jetes ? Perse nuk e ka lene islami njeriun te lire te beje cfare te doje me veten e vet ne ceshtjet e pastertise,ushqimit ,veshjes,argetimit?
A ka ndonje rrezik per njeriun ne vecanti dhe shoqerine ne pergjithesi po ta lente islami njeriun te lire papercakimin e kurrfare konditeje apo parimi ne jeten e tij personale? Per te gjitha keto pyetje ka pergjegje sikur t'iu behej e qarte (njerzimit) se islami eshte domosdoshmeri per jeten e njeriut dhe se si i tille i pershtatet plotesisht natyrshmerise se njeriut.Njeriu deshiron(ka passion,epsh) por ne te njejten kohe islami e ka pregadite qe te jete udheheqes me te cilen pozite ose udheheqje  e udheheq veten dhe te tjeret. Njeriu ka natyre qe e terheq kah deshira per interesa personale por megjithate ajo natyrshmeri anon prape kah shoqeria.Njeriu deshiron, deshiron (ka pasion) per barkun e vet (ushqime) dhe per organin e tij( mardhenie intime).Njeriu eshte udheheqes ,qender e se ciles udheheqje eshte zemra e cila eshte fshehtesia dhe shkaku i dallimit te tij( nga krijesat tjera).
Njeriu po ti qasej kerkimit te asaj cfare deshiron do te jetonte per bark e organe  dhe udheheqjen me te cilen vecohej do t'ia nenshtronte epshit te barkut e organeve, pra (njeriu i tille )do te behej njeri qe vetem deshiron .Perpiqet ta mbushe barkun e ta shfryeje epshin.Nuk zgjedhe me cfare ta mbushe barkun apo ku ta shfryeje epshin.Njeriu i tille pasojat e saj i vjele vete i pari jo pse e ka humbe mundesine e dallimit te se mires nga e keqja por per shkak se ai tash nuk ka mundesi te ndalet diku (nga ato epshe).Merr rruge te drejta e te shtrembeta ,perdor metoda te mira e te keqia ,nuk ka vi te drejte per jeten e tij.Nuk i intereson se ajo qe e han apo e pin eshte e demshme per te apo jo, nuk pyet per demet ose jo demet ne rast lidhjeje me gjini te kundert.Shef se si shkaterrohet por s'ka force te ngritet.Shef se disa lloje ushqimesh ose pijesh qe i perdor jane te demshme per te por megjithate s'mund te largohet prej tyre.Shef se ne rast lidhjeje me gjini te kundert ka pasoja ne shendet por prape nuk mund te ngadhenjeje ndaj deshires se tij epshore.Ai eshte njeri i dobet qe nuk mund  ta munde epshin e vet.i eshte nenshtruar epshit te vet e i eshte dobesuar vendosmeria e vullneti ,i eshte nenshtruar barkut e organeve,e harroi udheheqjen dhe rolin e vet e zemra e tij u zbraz nga te gjitha perveq epshit.Mendja e tij ec kah ecin kembet.Ai eshte njeri i vdekur ne formen e te gjallit.Kjo ishte nga nje aspekt e ne aspektin tjeter njeriu ka natyrshmeri qe e terheq kah interesi personal por megjithate ai anon kah shoqeria sepse shoqeria i takon njeriut e jo krijesave tjera te cilat i udheheq epshi .Krijesat e tilla jane shtazet dhe sikur njeriu t'ia lejonte veten shtytesve te interesit personal ne rastet e mardhenieve me njerez do te ishte njeri qe nuk pranon ekzistencen e tjereve  dhe si i tille nuk ka mundesi te mos kete nevoje per te tjeret por ndeshet me ekzistimin e tyre ngase ekzistenca e tyre eshte e vertete e pamohueshme  dhe ai tash eshte njeri qe ben dhe i behet padrejtesi.i ben padrejtesi dikujt sepse ky nuk pranon ekzistencen e tyre e poashtu i behet padrejtesi sepse edhe te tjeret nuk pranojne ekzistencen e tij.
Rezultati i cili arrihet ne rast lenie njeriun pa kurrfare parimesh e as qasjesh ne jeten e tij publike e personale eshte:humbja e vullnetit dhe personalitetit njerezor ,humbja e forces,humbja e dallimit te se mires nga e keqja pastaj armiqesia e perhershme.Kjo ndodhe keshtu sepse njeriu nga vet natyra eshte i prirur te kete personalitet  e vullnet ne nje aspekt e ne aspektin tjeter ta anoje kah shoqeria madje ky eshte edhe qellimi i islamit qe ta mbroje dhe perkrah kete natyrshmeri .
Islami eshte mesazh i cili ia pershkruan njeriut rrugen e cila e shpie tek vullneti ,forca e ngadhenjimi.islami nuk preokupohet vetem me nje person por se bashku me te edhe me shoqerine ,si faktor i rendesishem i jetes se perditshme sepse problemi kyq eshte humbja e vullnetit te njerzve dhe mosekzstimi i bashkepunimit shoqeror ne mes tyre
Sedat Gani Islami
12/Rebiu-l-Evvel/1424
Student ne Brunei Darus-selam
 
 
 
Hosted by www.Geocities.ws

1