|
Dyshimet E Mohuesve Te Shperblimit Dhe Ndeshkimit Ne Varr |
||
|
Njerzit pyesin: Si t'iu pergjegjemi ateisteve dhe renegateve,te cilet mohojne ndeshkimin e varrit,gjeresine apo ngushtesine e tij,shenderrimin e tij ne grope prej gropave te xhehennemit apo kopsht prej kopshteve te xhennetit,megjithqe i vdekuri ndodhe te mos vendoset fare ne varr? Thane: Ne e hapim ndonje varr e nuk gjejme melaike,te cilat i godasin njerzit me ēekane te hekurte,as gjarperinje dhe as zjarrė qe flakėron.Po t'a hapnim varrin do t'a gjenim te vdekurin ashtu sic e kemi vendosur; pa ndryshuar fare,madje po t'i vendosnim dic te thjeshte mbi gjoks do t'a gjenim ashtu sic e kemi vendosur.Si mund te zgjerohet varri aq sa shef syri apo t'i ngushtohet kur ne e gjejme te vdekurin ashtu sic e kemi vendosur dhe e gjejme gjeresine te cilen ne ia mihėm,pa u zgjeruar apo ngushtuar fare?Si mund te kėtė vend ne kėtė varr per te,melaiket dhe veprat e tij ,te cilat i vijne ne forme te njeriut te mire apo te keq,varesisht nga veprat e tij. Keta ithtare te risive e humbjes thane: Cdo hadith,i cili bie ndesh me (para) gjykimet e mendjes dhe shqisave tona,qysh ne start gjykohet si thenie e gabuar. Thane: Ne e shohim te kryqezuarin ne dru,i cili qendron ne kėtė gjendje kohe te gjate,as nuk pyetet,as nuk pergjigjet,as nuk leviz dhe as qe ndezet trupi i tij zjarre? Disa te tjere i shqyejne egresirat, apo shpezet grabitēare ua hane mishin apo apo Gjymtyret e tyre ndodhe te shpernadahen ne barqe peshkaqenesh, shpezesh,shtazesh andaj si paramendohet marrja ne pyetje e personit te tille nga melaiket? Si mund t'i behet te tillit varri kopsht prej kopshteve te Xhennetit apo grope prej gropave te xhehennemit? Si mund t'i zgjerohet te tillit varri apo t'i ngushtihet aq shume saqe edhe eshtrat i thyhen,kur ai nuk eshte i vendosur fare ne varr? PERGJEGJET PER KETO DYSHIME
PERGJEGJA E PARE: Le t'a dije njeriu, i cili mohon shperblimin apo ndeshkimin ne varr, se Pejgamberėt Alejhim selam, nuk lajmerojnė per gjera,qe jane te pakapshme per mendjen,apo qe mendja i shpalle absolutisht te pamundura,por lajmet e tyre jane te dy natyrave: 1- Lajme,qe mendja i percepton,dhe 2- Lajme,qe mendja nuk mund t'i arrije,sikurse qe jane Sekretet ( Gajbijjatet),me te cilat lajmeruan per detajet e jetes pas vdekjes ( Berzahut),Dites se fundit,detajet e shperblimit dhe ndeshkimit,etj. Lajmet e tyre assesi nuk mund te jene te pakapshme per mendjen,sepse cdo lajm,qe per mendjen ėshtė i paarritshem,nuk mund te mos pershkruhet me njeren prej dy gjerave vijuese: 1-Lajmi ėshtė genjeshter,ose 2-Mendja ėshtė e prishte, keshtuqe ajo ia diktone nje dyshim te fantazmuar, te ciles njeriu ia ve emrin "Logjike". Thote Allahu, subhanehu ve teala, "وَيَرَى الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ الَّذِي أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ هُوَ الْحَقَّ وَيَهْدِي إِلَى صِرَاطِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ Ndėrsa atyre qė u ėshtė dhėnė dijenia, e dinė se kjo qė tė ėshtė shpallur ty nga Zoti, ėshtė e vėrtetė dhe se udhėzon pėr nė rrugėn e Fuqiplotit, tė lavdishmit.( Sebe' 6) Poashtu thote "أَفَمَن يَعْلَمُ أَنَّمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَبِّكَ الْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَى إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ الأَلْبَابِ A ėshtė i njėjtė ai qė e di se ajo qė t'u shpall ty nga Zoti yt ėshtė e vėrtetė, si ai qė ėshtė i verbėr? Vetėm njerėzit e arsyeshėm qė kanė mendje tė shėndoshė e kuptojnė tė vėrtetėn.( Rra'd 19) Poashtu thote "وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَفْرَحُونَ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ Ata tė cilėve Ne u dhamė shpallje, gėzohen me atė qė t'u shpall ty, e ka prej grupacioneve (tė besimeve tė ndryshme) qė mohojnė njė pjesė tė tij (tė Kur'anit) ( Rra'd 36) (Shiqoni kėtė dhe binduni se) Shpirterat nuk gezohen me te pamunderen.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاء لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ {57} قُلْ بِفَضْلِ اللّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُواْ O ju njerėz! Juve ju erdhi nga zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė krahrorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt.Thuaj: Vetėm mirėsisė sė All-llahut dhe mėshirės sė Tij le t'i gėzohen, ( Junus 57-58) E pamundura (nese ju o atesit thoni per Kur'anin dhe Sunnetin se jane ne kundershtim me mendjen) nuk sheron dhe nuk perfitohet prej saj dobi,gezim apo meshire. Ky dyshim buron nga ata,qe hajri nuk ka pershkuar zemrat e tyre dhe as qe jane ngulitur ne ISLAM([1]). PERGJEGJA E DYTE: Pejgamberit Alejhi selam,duhet t'i kuptohet qellimi (nga thenia e tij) pa teprim (ekstravagance) apo mangesi.Theniet e Pejgamberit,Alejhi selam, nuk barten ne kuptimin qe nuk e perqellimojne, sikurse qe nuk mangesohet apo mohohet,ajo qe e kane per qellim,apo sqarojne ose udhezojne ne te.Me braktisjen e ketij parimi shume njerez humben dhe u larguan nga e verteta,madje te keqkuptuarit ne lidhje me Allahun,subhanehu ve teala,dhe te derguarin e Tij,ėshtė baze e cdo bidati (risie) dhe humbjeje,e cila ėshtė shfaqur ne mesin e musilmaneve. Kjo njeherit ėshtė baze e cdo gabimi ne ceshtjet primare dhe sekondare ( te fese),e vecanerisht,nese kesaj i bashkangjitet qellimi i keq,e atehere kur te perputhen te keqkuptuarit e pasuesit ne disa ceshtje,por qe ka qellim te mire,dhe qellimi i keq i te pasuarit,mos pyet per fatkeqesine,e cila e godet fene dhe ithtaret e saj.Allahu na ruajt dhe na ndihmofte! E kush tjeter perveq te keqkuptuarit ne lidhje me Allahun,subhanehu ve teala, dhe te derguarin e Tij,i shpjeri ne humbje KADERITE, MURXHITET,HAVARIXHET, MU'TEZILET,XHEHMITE,RAFIDET, e te gjitha grupacionet risimtare,madje feja fatkeqesisht e ka nje botekuptim te tille te gabuar te shume njerez. Atė qe e kuptuan sahabet dhe pasuesit e tyre ne lidhje me Allahun,subhanehu ve teala, dhe te derguarin e Tij,e braktisen njerzit,madje askush "nuk ia leshon syte" atij thesari,fatkeqesisht te panjohur per muslimanet. PERGJEGJA E TRETE: Allahu,subhanehu ve teala,boterat i ndau ne tri:DUNJAJA,BERZAHU (jeta ne varreza) dhe AHIRETI, ku per cdonjeren caktoi dispozita te vecanta. Njeriu perbehet prej trupit dhe shpirtit, keshtuqe dispozitat e dunjase i caktoi per trupat (se pari) dhe shpirterat ( se dyti), ashtu sic pershtaten me ligjet e dunjase.Mu per kėtė dispozitat sheriatike ne lidhje me njeriun, i caktoi ne baze te asaj cka shpreh gjuha dhe veprojne gjymtyret,edhe nese shpirti e fsheh te kunderten. Dispozitat e Berzahut jane mbi shpirtera se pari e pastaj mbi trupa,ashtu sci perputhen me normat dhe parimet e Berzahut ( jetes ne varreza). Sikur qe shpirterat e pasonin trupin ne ēeshtjet e dunjase; ndienin dhimbje kur ndiente ai dhe gezoheshin kur gezohej ai,pokeshtu ėshtė edhe ne ceshtjet e Berzahut; trupat ndiejne dhimbje nese shpirti ndien dhe gezohen nese shpirti gezohet. Ne dunja trupat ishin shkaktare te knaqesise ose ndeshkimit, keshtuqe shpirterat se bashku me trupat perjetonin dhimbjen ose knaqesine.Trupat ne dunja jane te dukshem ndersa shpirterat jane te fshehte dhe thuajase trupi eshte varr i shpirtit. Ndersa ne Berzah qendron e kunderta,trupat jane te fshehte ndersa shpirterat jane te dukshem.Dispozitat e Berzahut aplikohen mbi shpirtera edhepse knaqesia apo ndeshkimi iu arrin edhe trupave. VĖLLA! Kuptoje kėtė ceshtje sic duhet,ne menyre qe te te largohet cdo dyshim,qe te vie nga faktore te brendshem apo te jashtem.Shiqo se si Allahu,subhanehu ve teala, me Urtesine, Butesin, Meshiren dhe Udhezimin e Tij na solli shembuj nga jeta e atij qe flen ne dunja.Ajo qe perjeton gjate gjumit,qofte ndeshkim apo shperblim,ndodhe sipas ligjeve te shpirtit,ndersa ne shohim se trupi e pason shpirtin ne kėtė.Ndodhe qe enderra te kėtė ndikim te madh saqe verehen qarte gjurmet e saja ne trup.P.sh: Ai qe shef ne enderr se dikush e goditi,kur te zgjohet shef gjurmet e saj ne trup.Apo ndodhe te shef ne enderr se ka ngrene dic keshtuqe kur te zgjohet ndien eren e ushqimit ne gojen e tij,madje nuk ndien fare uri a etje;behet sikur te kėtė ngrene ne te zgjuar. Cka ėshtė edhe me e cuditshme se kjo,sepse t'i ndodhe t'a shohish njeriun i cili zgjohet pergjumur,keshtuqe godet,shtyen,ben veprime thuajase ai eshte zgjuar,edhe pse ai ėshtė fjetur duke mos ditur asgje per kėtė. Kjo ndodhe keshtu sepse dispozita ėshtė aplikuar mbi shpirt ndersa trupi e ka ndihmuar zbatimin, sepse sikur dispozita te zbatohej ne trup, njeriu do te zgjohej dhe do te ndiente se cfare ėshtė duke ndodhur perreth tij. Nese shpirti ndien dhimbje apo knaqesi, kjo i arrin edhe trupit nepermjet parimit te PASIMIT (percjelljes se dispozites prej njerit ne tjetrin).Pra keshtu ėshtė puna ne Berzah, ku shpirti vihet ne theks me shume me dispozita ne raport me trupin, por jo teresisht i ndare prej trupit,ne menyre qe diten kur te tubohen trupat dhe te ngriten njerzit prej varrezave,dispozitat do te aplikohen mbi shpirtera dhe trupa,duke mos u fshehur as njeri e as tjetri. Kur t'a kuptsoh kėtė mire,te behet e qarte se lajmet qe na i solli Pejgamberi Alejhi selam ne lidhje ne shperblimin apo ndeshkimin, zgjerimin apo ngushtimin e varrit,te qenurit e tij kopsht prej kopshteve te Xhennetit apo grop prej gropave te Xhehennemit,jane ne pajtueshmeri te plote me mendjen dhe se kjo ėshtė e vertete,pa asfare dyshimi. Madje ē'ėshtė me e cuditshme se kjo,se ti shef njerez qe flejne ne nje shtrat te vetem,njeri prej tyre ndien knaqesi te madhe dhe kur te zgjohet veren shenjat e gezimit, ndersa shoku/shoqja nuk di asgje per kėtė, edhe pse ne nje shtrat e kane kaluar naten.Nese kjo ndodhe ne dunja keshtu,atehere ceshtja e Berzahut ėshtė me e cudtishme se kjo([2]). PERGJEGJA E KATERTE: Allahu,subhanehu ve teala, Ahiretin dhe ceshtjet qe kane te bejne me te, i la si sekrete( gajbijjate),duke ia bere te pamundur njeriut kuptimin e tyre ne kėtė bote.Kjo ndodhe si rezultat i persosmerise se Urtesise se Tij,Azze Ve Xhel-le;qe te dallohet besimtari i sinqerte,i cili beson sekretet, per te cilat lajmeroi Zoti i tij,nga ai qe nuk i beson keto sekrete. E PARA e ketyre sekreteve ne lidhje me Ahiretin ėshtė zbritja e melaikeve tek ai, qe ėshtė ne prag te vdekjes,te cilet i ulen tek koka dhe te cilet ai i shef mire.Flasin ne prezence te tij si dhe thone Amin ne duate e tij.Si argument per kėtė mjafton ajeti " فَلَوْلَا إِذَا بَلَغَتِ الْحُلْقُومَ {83} وَأَنتُمْ حِينَئِذٍ تَنظُرُونَ {84} وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنكُمْ وَلَكِن لَّا تُبْصِرُونَ Pėrse, pra kur arrin shpirti nė fyt,84.E ju nė atė moment shikoni (se ē'po i ngjet).85.E Ne jemi mė afėr tek ai se ju, por ju nuk shihni.(Wakia 83-85),dtth: Jemi afer tek ai me te derguarit dhe melaiket Tona,por ju nuk shihni. Kjo ėshtė skena e pare e Ahiretit,e cila per ne ėshtė e padukshme,edhepse kjo skene ndodhe ne dunja. PERGJEGJA E 5-tė DHE 6-tė: Zjarri dhe gjelberimi qe gjendet ne varr, nuk ėshtė prej llojit te zjarrit dhe gjelberimit te dunjase,ne menyre qe te kėtė mundesi ta shof ai, qe i ka pare ne kėtė dunja.Ai zjarre dhe gjelberim ėshtė nga lloji i Ahiretit,i cili ėshtė me i ashper sesa zjarri i dunjase,dhe te cilin nuk mund t'a ndiejne banoret e dunjas,sepse Allahu,subhanehu ve teala, ia nxen dheun dhe guret qe jane permbi te e nen te,derisa te behen me te nxehte sesa gacat e dunjase,te cilet edhe nese i prekin njerzit e gjalle nuk ndiejne nxehtesi. Madje cka ėshtė me e cuditshme se kjo, sepse ndodhe qe dy njerez te vorrosen afer; njeri ėshtė ne grop te xhehennemit ndersa tjetri ėshtė ne kopsht te xhennetit, dhe as njerit as tjetrit nuk i arrin ajo me cka disponon shoku i tij, keshtuqe te parit nuk i arrijne te mirat e te dytit ndersa te dytit nuk i arrijne nxehtesia dhe zjarri,me te cilin eshte denuar fqiu i tij. Forca e Allahut, Subhanehu ve teala ėshtė me e madhe dhe me e cuditshme se kjo. Allahu,subhanehu ve teala, na i tregoi argumentet e forces se Tij ne kėtė dunja per gjera edhe me mė rendesi se kjo (per cka po shkruajme),por c'te besh,njerzit atė qe nuk e kuptojne e gjykojne si genjeshter apo te pamundur,perveq atyre qe Allahu,subhanehu ve teala, i udhezoi dhe i ruajti (nga devijimi) Allahu,subhanehu ve teala, pabesimtarit ne varr ia shtron dy derrasa te zjarrta,me te cilat digjet varri i tij,sikurse qe digjet furra,e kur Allahu,subhanehu ve teala, t'ua tregoje (t'i beje disa te shiqojne) disa rober te tij,ua mundeson,sepse po t'ua mundesonte te gjitheve do te eliminohej obligimi dhe besimi ne gajb (sekret),si dhe njerzit nuk do te vorroseshin. Kete e sqaron edhe hadithi i shenuar ne dy koleksionet e verteta, atė te Buhariut dhe Muslimit, ku thote Pejgamberi Alejhi selam "لو لا أن تدافنوا لدعوت الله أن يُسمعكم من عذاب القبر ما أسمع "Ju po te mos vorroseshit,do t'a lusja Allahu,subhanehu ve teala, t'iu beje t'a degjoni ndeshkimin e te vdekurve,te cilin une e degjoj". Meqe kjo urtesi nuk vlen edhe per kafshet, ato e degjojne ndeshkimin sikurse qe degjoi Pejgamberi Alejhi selam,ndeshkimin e atyre qe ndeshkoheshin ne varr kur kaloi prane tyre([3]). PERGJEGJA E SHTATE: Allahu,subhanehu ve teala, ne kėtė bote ben gjera qe jane edhe me te cuditshme se kjo,p.sh: Xhibrili,Alejhi selam,i zbriste Pejgamberit,Alejhi selam, dhe i personifikohej ne forme te njeriut,madje i fliste me fjale, te cilat ai degjonte ndersa ata qe ishin prane te tij,as nuk e shihnin dhe as nuk e degjonin Xibrilin. Ndonjehere shpallja i vinte ne forme te ziles, or askush prej atyre qe ishin me te nuk e degjonte kėtė. Xhinet poashtu flasin ndermjet vete me zera te larte ndersa ne nuk i degjojme. Melaiket iu bertitnin pabesimtareve ne luften e Bedrit dhe iu binin qafave te tyre me shpata,ndersa muslimanet nuk degjonin dhe nuk shihnin asgje([4]). Allahu,subhanehu ve teala, shume gjera ua ben njerzve te pamundshme-paarritura per mendjet e tyre, edhe pse ato ndodhin ne kėtė bote.Xhibrili e mesonte Pejgamberin,Alejhi selam, ndersa te tjeret qe ishin prezent tek Pejgamberi Alejhi selam fare nuk degjonin.Andaj si mund te mohoj ai,qe e njef Allahun,subhanehu ve teala,pranon se Allahu,subhanehu ve teala, ėshtė posedues i Forces dhe Fuqise,ka mundesi te beje cfare te doje,shkakton ngjarje dhe ndodhi,pamjen e te cilave nuk ua mundeson disa krijesave te Tij,si meshire per to,sepse ato( krijesat) nuk kane mundesi t'i bejne balle shiqimit apo degjimit te tyre ?! Njeriu posedon degjim dhe shiqim shume te dobet dhe te kufizuar, keshtuqe nuk ka mundesi t'a shof ndeshkimin e varrit, sepse shumices absolute qe Allahu ua mundesoi shiqimin e ndeshkimit ne varr, iu ra te fiket dhe per kohe te gjate nuk ndiheshin mire. Analogjia ne mes Berzahut dhe asaj cka shohin njerzit ne dunja, nuk ėshtė jeter perveqse injorance, humbje, pergenjeshtrim i Pejgamberit, Alejhi selam, dhe te pershkruar Allahun, subhanehu ve teala, me dobesi. Kjo ėshtė pika me e larte e injorances,sepse njeriu ka mundesi t'a zgjeroje nje varr ndoshta edhe 100 m,pastaj t'a maskoje nga njerzit,keshtuqe ata nuk mund ta shohin atė perveq se si nje gropevarr te ngushte Nese njeriu paska mundesi t'a beje kėtė,atehere si nuk ka mundesi Allahu,subhanehu ve teala, ta beje kėtė,si nuk mund t'a zgjeroje sa te doje dhe kujt te doje, dhe me pas t'ua paraqes njerzve si te ngushte edhe pse ai ne te vertete ėshtė i gjere,i mire,me ere te kendshme dhe i ndriēuar me drite. PERGJEGJA E TETE: Nuk eshte e pamundur kthimi i shpirtit ne te kryqezuarin,te fundosurin a te djegurin.Ne nuk e verejme kėtė kthim sepse ndodhe sipas nje procesi tjeter,qe per ne ėshtė teresisht i panjohur.Atyre qe iu bie te fiket,jane te gjalle dhe me vete kane shpirterat,por ne nuk ndiejme se jane te gjalle. Pokeshtu atij qe i jane shkaperderdhur gjymtyret dhe i jane shperndare , apo i jane bere hi e pluhur, nuk ka ndodnje pengese per ATĖ QE KA FORCE MBI CDO GJE t'ia beje shpirtit nje lidhje me ato pjese (gjymtyre) te shkaperderdhura,larg apo afer qofshin,dhe keshtu keto gjymtyre te ndiejne nje lloj dhimbje apo knaqesie,varesisht se cfare ndien shpirti(Nese ndien kenaqesi ndiejne edhe pjese,nese shpirti ndien dhimbje atehere edhe pjeset ndiejne dhimbje S.I) Si nuk mund te ndodhe kjo kur Allahu,subhanehu ve teala, sendeve te ngurta iu beri shqisa,me te cilat e falenderojne Allahun,subhanehu ve teala, madje guret nga frika e Allahut,Subhanehu ve teala rrezohen dhe rreshqasin prej kėrshit Malet dhe pemet i bejne sexhde Allahut,Subhanehu ve teala ndersa guret,uji e bimet e falenderojne Allahu,subhanehu ve teala, na lajmeroi ne Kur'an se prej gureve ka qe rreshqasin dhe rrokullisen nga frika prej Tij,Azze ve Xhel-le.Thote Allahu,subhanehu ve teala, "وَإِنَّ مِنَ الْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ الأَنْهَارُ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ الْمَاء وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenj, e ka disa prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju." (Bekare 74) Poashtu na lajmeroi se toka dhe qiejt i kerkojne leje dhe se Allahu,subhanehu ve teala, iu drejtua me te folur tokes dhe qiejve te cilat u pergjigjen ashtu sic ėshtė me se miri.Thote Allahu,subhanehu ve teala, "ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاء وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ اِئْتِيَا طَوْعاً أَوْ كَرْهاً قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِينَ Mandej e mėsyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinė qė ishte si materie e parė) dhe atij e edhe tokės i tha: Qasuni urdhėrit Tim me dėshirė ose me dhunė! Ato tė dyja thanė: Po i qasmi me dėshirė!" Fussilet 11) Sahabet degjonin tesbihun (falenderimin) e ushqimit,te cilin e hanin.Poashtu degjuan edhe rėnkimet apo dėnesjen e cungut te thare ne xhami,atehere, nese ne keta trupa ka ndjenja dhe ndijime,trupat te cilet kane patur shpirtera kane me te drejte per nje gje te tille( pra per ndijime pas vdekjes). Allahu,subhanehu ve teala, roberve te Tij ua tregoi kthimin e shpirtit,te cilit i ishin shkaperderdhur gjymtyret([5]),ku i ringjallur foli,eci,ngreni,piu dhe u martua. Apo rasti i atyre qe Allahu,subhanehu ve teala, i nxorri nga shtepite e tyrenga frika e vdekjes pastaj iu tha: Vdisni dhe vdiqen.Pastaj urdheroi dhe u ringjallen([6])Apo sikurse vrasesi ne kohen e Musaut Alejhi selam([7]) ,apo ata te cilet i thane Musaut Alejhi selam,na e trego Zotin tend ashiqare ,te cilet Allahu,subhanehu ve teala, i beri te vdesin,pastaj i ringjalli prape ne kėtė dunja([8]) Apo rasti i banoreve te shpelles,As-habul Kehf-it([9]),,apo rasti i Ibrahimit,Alejhi selam me zogjet([10]) Nese Allahu,subhanehu ve teala, ua ktheu jeten e plote ketyre trupave pas vdekjes se tyre,atehere cfare e pengon FORCEN E TIJ qe t'ua ktheje atyre gjymtyreve nje jete jete jo te perhershme([11]) ,pas vdekjes se tyre,ne te cilen i ndeshkon apo shperblen,varesisht prj veprave te personit. Vertet mohimi i kesaj nuk ėshtė tjeter veēse pergenjeshtrim, urrejtje dhe perbuzje. MOSSHIQIMI I NDESHKIMIT NE VARR ĖSHTĖ MESHIRE PER NJERZIT
Sekreti i problemit qendron ne atė se gjeresia, ngushtimi, ndricimi, gjelberimi dhe zjarri qe e shoqerojne te vdekurin,nuk jane te llojit,qe tek ne nė dunja ėshtė i njohur.Allahu,subhanehu ve teala, njerzve ne kėtė bote ua tregoi ceshtjet qe kane te bejne me boten e tyre,ndersa ceshtjet qe kane te bejne me Ahiretin,i beri sekrete,ashtuqe pranimi i tyre dhe besimi ne to, te jene shkaqe te lumturise se tyre,ne menyre qe kur ketyre ceshtjeve tiu largohet perdeja do te jene te dukshme( por atehere nuk vlen besimi ne to).Mu per kėtė,i vdekuri edhe nese eshte i vendosur ne mesin e njezve,nuk ka ndonje pengese,qe t'i vijne melaqet e t'a pyesin dhe t'iu pergjigjet,duke mos e diktuar kėtė te gjallet,te cilet jane prezent. Kjo sikur i ngjan edhe shembullit te atij, qe flen prane dikjut,i cili ndeshkohet ne gjume,ndersa shoku i tij,i cili ėshtė zgjuar asgje nuk din,edhe pse shenjat e goditjes i kane mbetur ne trup. NDESHKIMI I VARRIT ĖSHTĖ NDESHKIMI I BERZAHUT Njeriu duhet t'a dije se ndeshkimi apo defrimi ne varr,ėshtė emėr-term qe nenkupton ndeshkimin apo defrimin ne Berzah,e cila ėshtė periudhe mes dunjase dhe ahiretit.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ " e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) deri nė ditėn kur ringjallen.(Mu'minun 100) Ndersa ėshtė quajtur "ndeshkim apo defrim" i varrit sepse shumica e njerzve vorrosen.Ndersa sa i perket te kryqezuairt,fundosurit,atij qe e hane egersirat,etj,edhe ata do t'a kene hisen e tyre te ndeshkimit apo shperblimit,edhe nese format apo menyrat e shperblimit,respektivisht ndeshkimit,ndryshojne nga ato te atyre qe jane vorrosur. Disa nga te paret menduan se nese kur te vdesesh,e djege trupin,dhe pasi qe te behet hi,nje pjese e hedh ne det ndersa tjetren ne toke,ne diten kur era ėshtė shume e fuqishme,shpeton dhe nuk do te llogaritesh,por do te harrohesh. Ky i mjere porositi bijte e tij,qe pas vdekjes se tij te veprojne keshtu,dhe vertete keshtu vepruan. Allahu,subhanehu ve teala,e urdheroi token dhe e tuboi tere hirin e tij,pokeshtu edhe detin,i cili e tuboi tere hirin e tij,pastaj i tha:Ngritu! Kur ja ai u ngrit para Allahut,Subhanehu ve teala ,i Cili,e pyeti: Cfare te shtyri t'a besh atė veper ( te porositesh per tė tė djegur..)? Tha: Frika per tė dale perpara o Zot,e Ti je mė i dituri! Allahu,subhanehu ve teala, e fali. Pra,bazuar ne kėtė,i vdekuri ne cafredo gjendje te jete,ndeshkohet apo shperblehet.Po te vorrosej i miri ne furra te zjarrta,trupin e tij do ta pershkonte shperblimi,duke e bere Allahu,subhanehu ve teala, kėtė zjarre te ftohte dhe shpetim per te,sepse pjeset perberese te zjarrit jane prej tokes,e cila i ėshtė nenshtruar urdherit te Zotit,xhel-le xhelaluhu.Madje toka perveq qe nuk e kundershton Allahun,subhanehu ve teala,Zotin e saj,ajo i ėshtė neshtruar me dashuri dhe respekt.Kush e mohon kėtė,ai veq ka mohuar Allahun,subhanehu ve teala,,Zotin e boterave DYSHIM QE MERITON SQARIM([12]) Shume njerez ende pyesin: Si ka mundesi,qe meleku tua marre shpirterat njerzve,derisa ne te njejten kohe mund te vdesin qindra njerez ne vende te ndryshme te botes? PERGJEGJA: 1- Per Allahun,subhanehu ve teala, asgje nuk ėshtė e veshtire. Allahu,subhanehu ve teala,solli shembuj ne Kur'ani se si pernjehere ben te vdesin shume krijesa.Thote Allahu,subhanehu ve teala,"وَإِذْ قُلْتُمْ يَا مُوسَى لَن نُّؤْمِنَ لَكَ حَتَّى نَرَى اللَّهَ جَهْرَةً فَأَخَذَتْكُمُ الصَّاعِقَةُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ {55} ثُمَّ بَعَثْنَاكُم مِّن بَعْدِ مَوْتِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ Dhe kur i thatė: O Musa, ne nuk tė besojmė ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atėherė juve u rrėmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.56.Pastaj, qė tė jeni mirėnjohės pas vdekjes suaj juve ju ngjallėm."( Bekare 55-56) Allahu,subhanehu ve teala,solli si shemull poashtu nje grup njerzish, te cilet dolen nga shtepite e tyre dhe i beri te vdekur,te cilet i ringjali prape ne kėtė dunja.Thote Allahu,subhanehu ve teala, ne Kur'an" أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَارِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ الْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ اللّهُ مُوتُواْ ثُمَّ أَحْيَاهُمْ إِنَّ اللّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَـكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَشْكُرُونَ A nuk di pėr ata, tė cilėt nga frika prej vdekjes u larguan prej atėdheut tė vet, e tė cilėt ishin me mijėra, e All-llahu atyre u tha: Vdisni! (ata vdiqėn) Pastaj i ngjalli. All-llahu ėshtė shumė bamirės pėr njerėz, por shumica e njerėzve nuk janė mirėnjohės. "(Bekare 243) 2- Allahu,subhanehu ve teala,sqaroi ne Kur'an se nuk ėshtė vetem nje melek qe i merr shpirterat,por jane shume,gjegjesisht ka shume ndihmes.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ وَيُرْسِلُ عَلَيْكُم حَفَظَةً حَتَّىَ إِذَا جَاء أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ تَوَفَّتْهُ رُسُلُنَا وَهُمْ لاَ يُفَرِّطُونَ Vetėm Ai ėshtė mbizotėrues ndaj robėrve tė vet. Ndaj juve dėrgon rojė (cakton engjėj) derisa kur t'i vijė ndonjėrit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin tė dėrguarit tanė (tė tjerė) dhe ata nuk bėjnė kurrfarė lėshimi. "(En'am 61) 3- Transmetohet ne thenie fetare se Allahu,subhanehu ve teala, i vendos melekut te vdekjes ne dore tere shpirterat e atyre qe do te vdesin,keshtuqe ai ua merr shpirterat te gjitheve ne te njejten kohe([13]). 4- Shembull nga jeta e perditshme.Ndodhe qe nje njeri i vetem,i cili punon ne ndonje stacion elektrik,ua ndale rrymen mijera shtepive ne te njeten kohe,duke mos patur asnje ndihmes.Shembuj te kesaj natyre ka shume Shenim: Te gjitha fusnotat jane vene sipas meje,gjegjesisht sqarimeve te nevojshme,te cilat i diktova gjate perkthimit. Marre nga " Esbabu Adhabil Kabri,te Velid Bin Muhammed,f:20-44 16/1/2004,e premte (pas mesnate), Brunei Darussalam [1] Ajetet argumentuan qarte se ajo qe iu shpalle Pejgambereve Alejhim selam, dhe te cilen e proklamuan,ėshtė e vertete,logjike,sheruese e shpirterave, udhezuese, meshire dhe gezim per besimtaret,andaj moskuptimin e tyre te tillet duhet t'ia referojne mendjes se tyre te prishte. S.I [2] Shtese imja: Shejhul Islam,Ibni Tejmije mendon se ndeshkimi ose shperblimi ne Berzah ndodhe ndonjehere mbi shpirtera e ndonjehere mbi trupa.Madje ne menyre qe njeriu te mos mendoje se me shkaterrimin e trupit te njeriut,apo ngrenia e tij nga egersirat,nuk mund te realizohet llogaria, Pejgamberi Alejhi selam solli per kėtė nje shembull e tha"Nje njeri kishte bere mekate, keshtuqe kur i erdhi vdekja u frikesua t'i dal Allahut,Subhanehu ve teala i tille,por urdheroi femijet e tij,qe pas vdekjes, t'a diegin dhe t'ia shperndajne pluhurin-hirin- ne toke dhe det.Vdiq ndersa femijet ia permbushen porosine.Kur doli para Allahut,Subhanehu ve teala ,Allahu,subhanehu ve teala, urdheroi token e detin t'i mbledhin pjeset e trupit te tij keshtuqe u be sikurse ishte me pare ne dunja.Allahu e pyeti :Perse e bere kėtė? Tha: U frikesova te dal para teje-ia ktheu robi.Per hire te kesaj, Allahu,subhanehu ve teala, ia fali mekatet.Nje shembull tjeter te kesaj natyre do te mund t'a ceknim shembullin e atij,qe ne enderr shef se ėshtė duke bere mardhenie sksuale me dike.Ndien knaqesi ndersa kur te zgjohet shef shenjat e kesaj,shef spermen,edhe pse ai ne fakt nuk kishte bere mardhenie me aske. [3] Per shkak te moskujdesise ndaj urines dhe pergjimit te fjaleve.S.I [4] Shembuj per kėtė ke sa te duash.Iblisi i mallkuar ne luften e Bedrit ishte personifikuar ne formen e Surakes dhe posa kishte pare melaiket ia kishte mbathur.Nje njeri e ndaloi dhe i tha: Po ti a nuk na nxisje per lufte?! Pasi qe e rrezoi per toke i tha: Une po e shof atė qe ti nuk po e shef (dtth melaiket me shpata).Apo rasti i sahabiut, i cili tregonte se si para tij iu fluturonin pabesimtareve kokat ndersa ai mendonte se ky i ka prere.Pejgamberi ia sqaroi se ata i kishin mbytur melaiket.Edhe kjo ka ndodhur ne luften e Bedrit [5] Sic duket autori e ka per qellim Uzejrin,per te cilin thote Kur'ani"أَوْ كَالَّذِي مَرَّ عَلَى قَرْيَةٍ وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَى عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىَ يُحْيِـي هَـَذِهِ اللّهُ بَعْدَ مَوْتِهَا فَأَمَاتَهُ اللّهُ مِئَةَ عَامٍ ثُمَّ بَعَثَهُ قَالَ كَمْ لَبِثْتَ قَالَ لَبِثْتُ يَوْماً أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ قَالَ بَل لَّبِثْتَ مِئَةَ عَامٍ فَانظُرْ إِلَى طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمْ يَتَسَنَّهْ وَانظُرْ إِلَى حِمَارِكَ وَلِنَجْعَلَكَ آيَةً لِّلنَّاسِ وَانظُرْ إِلَى العِظَامِ كَيْفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكْسُوهَا لَحْماً فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُ قَالَ أَعْلَمُ أَنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ .Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij qė kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar nė kulmet e tij, e tha: Si e ngjallė All-llahu kėtė pas shkatėrrimit tė tij? e All-llahu e bėri tė vdekur atė (pyetėsin - Uzejrin) njėqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: Sa qėndrove (i vdekur)? Ai tha: Njė ditė, ose njė pjesė tė ditės! Ai (All-llahu) Tha:Jo, por ke ndejur (i vdekur) njėqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tėnde si nuk ėshtė prishur, e shikoje edhe gomarin tėnd (si i janė shkapėrderdhur eshtrat). E pėr tė bėrė ty argument pėr njerėzit (bėmė kėtė sprovė), shiko se si i kombinojmė eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bė e qartė atij tha: U binda se me tė vėrtetė All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send!. Shif:Bekare 259 [6] أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَارِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ الْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ اللّهُ مُوتُواْ ثُمَّ أَحْيَاهُمْ إِنَّ اللّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَـكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَشْكُرُونَ A nuk di pėr ata, tė cilėt nga frika prej vdekjes u larguan prej atėdheut tė vet, e tė cilėt ishin me mijėra, e All-llahu atyre u tha: Vdisni! (ata vdiqėn) Pastaj i ngjalli. All-llahu ėshtė shumė bamirės pėr njerėz, por shumica e njerėzve nuk janė mirėnjohės.( Bekare 243). [7] وَإِذْ قَتَلْتُمْ نَفْساً فَادَّارَأْتُمْ فِيهَا وَاللّهُ مُخْرِجٌ مَّا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ {72} فَقُلْنَا اضْرِبُوهُ بِبَعْضِهَا كَذَلِكَ يُحْيِي اللّهُ الْمَوْتَى وَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ (pėrkujtoni) Kur e patėt mbytur njė njeri dhe u kundėrshtuat mes veti pėr te, e All-llahu ėshtė zbulues i asaj qė e mbanit fshehtė.73.E ne u thamė: Mėshoni atij (tė vdekurit) me njė pjesė tė saj (tė lopės sė therrur!) Ja, kėshtu All-llahu ngjallė tė vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu qė tė kuptoni. Shif Bekare 72-73 [8] وَإِذْ قُلْتُمْ يَا مُوسَى لَن نُّؤْمِنَ لَكَ حَتَّى نَرَى اللَّهَ جَهْرَةً فَأَخَذَتْكُمُ الصَّاعِقَةُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ {55} ثُمَّ بَعَثْنَاكُم مِّن بَعْدِ مَوْتِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ Dhe kur i thatė: O Musa, ne nuk tė besojmė ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atėherė juve u rrėmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.56Pastaj, qė tė jeni mirėnjohės pas vdekjes suaj juve ju ngjallėm.Bekare 55-56 [9] أَمْ حَسِبْتَ أَنَّ أَصْحَابَ الْكَهْفِ وَالرَّقِيمِ كَانُوا مِنْ آيَاتِنَا عَجَباً {9} إِذْ أَوَى الْفِتْيَةُ إِلَى الْكَهْفِ فَقَالُوا رَبَّنَا آتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَداً {10} فَضَرَبْنَا عَلَى آذَانِهِمْ فِي الْكَهْفِ سِنِينَ عَدَداً {11} ثُمَّ بَعَثْنَاهُمْ لِنَعْلَمَ أَيُّ الْحِزْبَيْنِ أَحْصَى لِمَا لَبِثُوا أَمَداً {12} نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ نَبَأَهُم بِالْحَقِّ إِنَّهُمْ فِتْيَةٌ آمَنُوا بِرَبِّهِمْ وَزِدْنَاهُمْ هُدًى {13} وَرَبَطْنَا عَلَى قُلُوبِهِمْ إِذْ قَامُوا فَقَالُوا رَبُّنَا رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَن نَّدْعُوَ مِن دُونِهِ إِلَهاً لَقَدْ قُلْنَا إِذاً شَطَطاً {14} هَؤُلَاء قَوْمُنَا اتَّخَذُوا مِن دُونِهِ آلِهَةً لَّوْلَا يَأْتُونَ عَلَيْهِم بِسُلْطَانٍ بَيِّنٍ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ كَذِباً {15} وَإِذِ اعْتَزَلْتُمُوهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ إِلَّا اللَّهَ فَأْوُوا إِلَى الْكَهْفِ يَنشُرْ لَكُمْ رَبُّكُم مِّن رَّحمته ويُهَيِّئْ لَكُم مِّنْ أَمْرِكُم مِّرْفَقاً {16} وَتَرَى الشَّمْسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَاوَرُ عَن كَهْفِهِمْ ذَاتَ الْيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقْرِضُهُمْ ذَاتَ الشِّمَالِ وَهُمْ فِي فَجْوَةٍ مِّنْهُ ذَلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ مَن يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُ وَلِيّاً مُّرْشِداً {17} وَتَحْسَبُهُمْ أَيْقَاظاً وَهُمْ رُقُودٌ وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ الْيَمِينِ وَذَاتَ الشِّمَالِ وَكَلْبُهُم بَاسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِالْوَصِيدِ لَوِ اطَّلَعْتَ عَلَيْهِمْ لَوَلَّيْتَ مِنْهُمْ فِرَاراً وَلَمُلِئْتَ مِنْهُمْ رُعْباً {18} وَكَذَلِكَ بَعَثْنَاهُمْ لِيَتَسَاءلُوا بَيْنَهُمْ قَالَ قَائِلٌ مِّنْهُمْ كَمْ لَبِثْتُمْ قَالُوا لَبِثْنَا يَوْماً أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ قَالُوا رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثْتُمْ فَابْعَثُوا أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمْ هَذِهِ إِلَى الْمَدِينَةِ فَلْيَنظُرْ أَيُّهَا أَزْكَى طَعَاماً فَلْيَأْتِكُم بِرِزْقٍ مِّنْهُ وَلْيَتَلَطَّفْ وَلَا يُشْعِرَنَّ بِكُمْ أَحَداً {19} إِنَّهُمْ إِن يَظْهَرُوا عَلَيْكُمْ يَرْجُمُوكُمْ أَوْ يُعِيدُوكُمْ فِي مِلَّتِهِمْ وَلَن تُفْلِحُوا إِذاً أَبَداً {20} وَكَذَلِكَ أَعْثَرْنَا عَلَيْهِمْ لِيَعْلَمُوا أَنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَأَنَّ السَّاعَةَ لَا رَيْبَ فِيهَا إِذْ يَتَنَازَعُونَ بَيْنَهُمْ أَمْرَهُمْ فَقَالُوا ابْنُوا عَلَيْهِم بُنْيَاناً رَّبُّهُمْ أَعْلَمُ بِهِمْ قَالَ الَّذِينَ غَلَبُوا عَلَى أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِم مَّسْجِداً {21} سَيَقُولُونَ ثَلَاثَةٌ رَّابِعُهُمْ كَلْبُهُمْ وَيَقُولُونَ خَمْسَةٌ سَادِسُهُمْ كَلْبُهُمْ رَجْماً بِالْغَيْبِ وَيَقُولُونَ سَبْعَةٌ وَثَامِنُهُمْ كَلْبُهُمْ قُل رَّبِّي أَعْلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا قَلِيلٌ فَلَا تُمَارِ فِيهِمْ إِلَّا مِرَاء ظَاهِراً وَلَا تَسْتَفْتِ فِيهِم مِّنْهُمْ أَحَداً A mos mendove ti se ata tė vendosurit e shpellės dhe Rekimit ishin nga mrekullitė Tona mė tė ēuditshme?10.Kur djelmoshat u strehuan nė shpellė e thanė: O Zoti ynė, na dhuro nga ana Jote mėshirė dhe na pėrgatit udhėzim tė drejtė nė tėrė ēėshtjen tonė!11.Ne u vumė mbulojė mbi veshėt e tyre (i vumė nė gjumė) nė shpellė pėr disa vite me rradhė.12.Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) pėr tė parė se cili prej tyre dy grupeve ėshtė mė preciz nė njehėsimin e kohės sa qėndruan gjatė.13.Ne po tė rrėfejmė saktė ēėshtjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe mė ua shtuam bindjen.14.Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bėmė tė qėndrueshėm) sa qė kur ngritėn thanė: Zoti ynė ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, nuk adhurojmė ndonjė zot tjetėr pos Tij, e Ne atyre edhe mė ua shtuam bindjen.15.Kėta, populli ynė ka besuar zota tjerė pos Tij, pse pra nuk sjellim ndonjė argument tė qartė pėr aa? A ka mė mizor se aiqė shpif gėnjeshtėr ndaj All-llahut?16.Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj qė adhurojnė ata, pos All-llahut, atėherė strehonu nė shpellė, e Zoti juaj ju dhuron nga mėshira e tij e gjerė dhe u lehtėson nė ēėshtjen tuaj atė qė ėshtė nė dobinė tuaj.17.Dhe ti e shihje diellin kur lindte bartej prej shpellės sė tyre nga ana e djathtė, e kur perėndonte largohej nga ata nga ana e majtė, e ata ishin nė njė vend tė gjerė tė saj. Kjo ishte njė nga argumentet e All-llahut. Atė qė e udhėzon All-llahu, ai vėrtet ėshtė udhėzuar, e atė qė e humb, ti nuk do tė gjejsh pėr tė ndihmės qė do ta udhėzonte.18.Do tė mendoje se ata janė tė zgjuar, ndėrsa ata ishin tė fjetur, e Ne i rotullonim herė nė krahun e djathtė e herė nė tė majtin. Qeni i tyre kishte shtrirė kėmbėt e para pranė hyrjes. Sikur tė kishe hasur nė ta, do tė ishe kthyer duke ikur dhe do tė ishe mbushur frikė prej tyre.19.Ashtu (sikurse i vumė nė gjumė) i zgjuam ata qė tė pyesin njėri-tjetrin (se sa kanė fjetur). Njėri prej tyre foli e tha: Sa keni ndejur? Ata thanė:Kemi ndejur njė ditė ose njė pjesė tė ditės! Disa thanė: Zoti juaj e di mė sė miri se sa keni ndejur, prandaj dėrgojeni njėrin prej jush me kėtė argjend (monedhė argjendi) nė qytet, e tė zgjedhė ushqim mė tė mirė, e t'ju sjellė atė juve dhe le tė ketė shumė kujdes e tė mos i japė tė kuptojė askujt pėr ju.20.Pse, nėse ata (tė qytetit) kuptojnė pėr ju, do t'ju mbysin me gurė, ose do t'ju kthejnė nė fenė e tyre, e atėherė kurr nuk keni pėr tė shpėtuar.21.Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohim njerėzit), e tė kuptojnė se premtimi i All-llahut (pėr ringjallje) ėshtė i sigurt dhe se katastrofa e pėrgjithshme (kijameti) ėshtė e padyshimtė. (i zgjuam) Mu atėherė kur ata (populli) bisedonin pėr ēėshtjen e tyre dhe thanė: Ndėronu atyre njė ndėrtesė (tė jetė shenjė). Zoti i tyre di mė sė miri pėr ta. E ata qė ishin me shumicė thanė: Do tė ndėrojmė gjithqysh nė hyrjen e tyre njė xhami.22.Ata (qė bisedonin pėr kėtė) do tė thonė: Ishin tre, i katėrti ishte qeni i tyre, dhe thonė: Ishin pesė, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre, kjo ishte hamendje, po edhe thonė: Ishin shtatė, e qeni i tyre ishte i teti! Thuaj: Zoti im di mė sė miri pėr numrin e tyre, pėrveēnjė pakice nuk di kush pėr ta, e ti (Muhammed) mos polemizo pėr numrin e tyre vetėm ashtu nė tėrėsi, dhe askė mos e pyet pėr ta.Shif Kehf 9-22 [10] وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِـي الْمَوْتَى قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِن قَالَ بَلَى وَلَـكِن لِّيَطْمَئِنَّ قَلْبِي قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِّنَ الطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ اجْعَلْ عَلَى كُلِّ جَبَلٍ مِّنْهُنَّ جُزْءاً ثُمَّ ادْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْياً وَاعْلَمْ أَنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ Pėrkujto kur Ibrahimi tha: Zoti im, mė mundėso tė shoh se si i ngjallė tė vdekurit? Ai (Zoti) tha: A nuk je i besueshėm? Ai (Ibrahimi) tha: Po, por desha qė zemra e ime tė ngopet (bindje)! Ai (Zoti) tha: Merri katėr shpendė pranė vete (therri e copėtoji), e pastaj nė ēdo kodėr vėne nga njė pjesė tė tyre, mandej thirri ato, do tė vijnė ty shpejt, e dije se All-llahu ėshtė i Gjithėfuqishmi, i Urti. Bekare 260 [11] Kjo vlen vetem ne periudhen e Berzahut, sepse ne Ahiret do tua ktheje jeten perhere [12] E pashe te arsyeshme t'a cek kėtė kapitull edhe pse autori fare nuk e ka cekur [13] Kėtė e kam degjuar prej Shejhut Ismail El Hamidi,nga Saudia |