Historia e
agjerimit
Agjerimi eshte ibadet
i vjeter.Ka ekzistuar ne popujt e meparshem ,duke levizur prej nje populli
ne tjetrin edhe nese forma e tij ka qene e ndryshme. Mu per kete thote Allahu
s.w.t " O ju qe besuat , agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte edhe
obligim i atyre qe ishin para jush�" bekare 183
Jehudet kishin agjerim
, te cilin ua pat obliguar Allahu s.w.t. Agjerimi i tyre ishte dita e dhjete e
muajit te shtate te vitit te tyre.Ajo dite quhej tisrij, e cila fillonte nga
perendimi i dites se nente e vazhdonte deri ne perendimin e dites se dhjete.Ajo
dite ishte[konsiderohej] dite e shlyerjes se mekateve .Kete dite poashtu e
quajne edhe kebbur.
Me kalimin e kohes
Ahbaret [prifterit] e tyre ligjezuan agjerimin edhe te kater diteve tjera dhe
ate :diten e pare te muajit te 4-te,5-te,7-te dhe 10-te ,prej muajve te
vitit te tyre;si perkujtim i ndodhive te Bejtul Makdisit.
Agjerimi i dites
burejm pasqyronte shpalosjen e kujtimeve per shpetimin e tyre nga mbreti
Ihshujerush [mbret persian] ne ngjarjen e istirit.
Ata poashtu kane
agjerim vullnetar. Ne hadith� transmetohet se "vertet agjerimi me i dashur tek
Allahu eshte agjerimi i Davudit.[poashtu] namazi me i dashur tek Allahu eshte
namazi i Davudit . Ai flinte gjysmen e nates ,falej 1/3 e flinte 1/6.[Davudi]
agjeronte nje dite e hante nje dite". Muttefekun alejhi
Ata poashtu kane
agjerimin e Ashura-se . Ne sahih transmetohet nga ibni Abbasi r.a se
"[kur] Pejgamberi a.s erdhi ne Medine ,jehudet agjeronin Ashura-ne .Thane
:kjo eshte dita ne te cilen Musai ngadhenjeu mbi Faraonin. Pejgamberi a.s u tha
shokeve te vet : ju keni me shume te drejte ne Musain se ata andaj agjeronie".
Buhariu
Sa u perket te
krishtereve ata imitonin jehudet ne agjerim . Ne sahih transmetohet nga Ismail
bin Umejje se ai e ka degjuar ebu Gatafan bin Tarif el Meriun duke thene:
e kam degjuar Abdullah bin Abbasin duke thene " kur Pejgamberi a.s agjeroi
Ashura-ne dhe urdheroi te agjerohej thane [sahabet]:o i derguar i Allahut
, ajo eshte dite te cilen e shenjterojne jehudet e te krishteret[ne tekstin e
Davudit:e agjerojne jehudet dhe te krishteret] . Tha Pejgamberi a.s :ne vitin e
ardhshem nese don Allahu do ta agjerojme [edhe ] diten e
nente.Tha[transmetuesi]: nuk erdhi viti i ardhshem derisa pejgamberi a.s nderroi
jete". Muslimi dhe ebu Davudi
Pastaj Ruhbanet
[murgjit] e tyre ua ligjezuan atyre agjerimin e 40 diteve duke pasuar Mesihun ;i
cili agjeroi 40 dite para dergimit te tij[si profet]. Tek ata ligjezohet poashtu
zotimi i agjerimit ne pendim [tewbe] etj. Por ajo qe i bene ata te dallojne nga
te tjeret eshte se ata kuptimit esencial te agjerimit i dhane kahje te ndryshme
ose thene me mire e shtremberuan.Agjerimi te ata dtth:braktisja e ushqimeve te
renda dhe pijeve ose ngrenia e nje racioni te vetem ne dite ,e qe lejohej pasimi
i tij me ndonje ushqim te lehte.
Komentatoret e shquar
te Kuranit si et Taberiu dhe ibnul Arebiu transmetojne se te krishtereve iu
obligua agjerimi[ me pare]. Poashtu iu obligua atyre qe te mos hane pas
gjumit[kur te zgjohen ne mengjes] dhe te mos kene mardhenie me grate gjate
muajit te agjerimit.
Agjerimi atyre u vinte
ne kohera[stine] te ndryshme.Here u vinte ne dite te nxehte e te gjate e
here u vinte ne dite te ftohte e te shkurter.Kjo sikur i rendoi ata andaj
zgjodhen mendimin e tyre qe ta caktojne ate ne nje stine mesatare.Keshtuqe
vendosen ta bejne ate ne Vjeshte, kur nuk eshte as nxhte por as ftohte dhe si
arsyetim te krimit qe kishin bere thane:do ti shtojme 20 dite qe ta shlyejme
mekatin te cilin e beme.Keshtu pra agjerimi i tyre arriti ne 50
dite.
Poashtu ne
xhahilijjet[periudhen para islamike] kishte agjerim si agjerimi i Ashura-se te
cilin e mbanin Kurejshet.
Transmetoet nga
Aisheja,nena e besimtareve se " dita e Ashura-se ishte dite te cilen e agjeronin
kurejshet ne xhahilijjet.Poashtu edhe Pejgamberi a.s e agjeronte ne
xhahilijjet por kur erdhi ne Medine e agjeroi dhe urdheroi te agjerohej.Posa u
obligua Ramazani ,ky mbeti obligim [farz] e Ashura u braktise.Kush donte e
agjeronte e kush donte e lente".[transmetojne Ahmedi dhe ebu Davudi ndersa shejh
Albani e ke bere sahih.]
Erdhi thirrja hyjnore
per besimtaret qe ta agjerojne kete muaj siq iu pat obliguar edhe paraardhesve
te tyre . Thote Allahu s.w.t"o ju qe besuat , agjerimi u eshte bere obligim
sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush , keshtu qe te beheni
te devotshem". Bekare 183
Qellimi me "ata qe
ishin para jush', eshte :ata qe ishin para muslimaneve nga ithtaret e sheriateve
te meparshme e ata jane ehhul kitabi si: jehudet e te krishteret.
Keshtu pra i nderuari
vella lexues pame se agjerimi ka histori te vjeter e te bujshme, e cila padyshim
se nese tregon per dic tregon per rendesine e tij te madhe.
A e kuptojne njerzit
kete e ne vecanti ata qe e prishin ate paarsye dhe ata qe nuk perfillin
dispozitat islame? Vertet ata patjeter duhet nenshtruar ligjeve te Allahut s.w.t
qe te shpetojne ne Dunja e Ahiret e padyshim se Allahu eshte Udhezues per ne
rrugen e hajrit!!!
Marre nga
www.islamweb.net
Perktheu dhe
pershtati: Sedat
Islami
Student ne Brunei
Darussalam
26/10/2003 e
diele
Nata e
Ramazanit