VLERAT E HAXHIT DHE UMRES
Thote Allahu s.w.t ne librin e Tij famelarte" اليوم أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإسلام دِينا sot persosa per ju fene tuaj ,plotesova ndaj jush dhuntine Time,e Islamin e zgjodha fe per ju".{Maide3}
Ky ajet fisnik,ka zbritur ne haxhin lamtumires,gjegjesishte,ne Arafat,derisa Pejgamberi a.s ishte duke qendruar aty.Qysh kur Allahu s.w.t urdheroi te dashurin e Tij ,Ibrahimin a.s,qe t'i therret njerzit per ne haxh ,zemrat jane te uritura per kete shtepi dhe ate vend,ndersa grupet e delegacionet nuk kane te ndalur ,njeri pas tjetrit,nga cdo vend i larget,si pergjegje fteses se Allahut s.w.t
Ibni Abbasi r.a transmeton se kur Ibrahimi a.s e e perfundoi ndertimin e Qabese ,u urdherua qe t'i ftoj njerzit per t'a vizituar ate!Tha:OZot! Zeri im nuk u arrin dot .Tha:ti fto e Mua me mbetet komunikimi(i fteses sate)!Thirri Ibrahimi a.s"O njerez u eshte obliguar haxhi per ne shtepine e vjeter pra bejeni haxhin!".Zerin e Ibrahimit a.s e degjuan cka ka mes toke e qielli;a nuk po shihni sesi njerzit vijne prej vendeve me te largeta duke bere telbijje(lebbejke Allahumme lebbejke-te jemi pergjegjur o Zoti yne te jemi pergjegjur ).
Haxhi si ibadet eshte obliguar nga Allahu s.w.t per roberit e Tij vetem njehere ne jete,dhe kete ,per ate qe ka mundesi.Thote Allahu s.w.t " وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَن اسْتَطَاع إِلَيْهِ سَبِيلا.. per hire te Allahut ,vizita e shtepise (Qabese)eshte obligim per ate qe ka mundesi udhetimi te ajo…"{Ali Imran 97}.
Njohja e obligueshmerise se haxhit,eshte prej gjerave qe patjeter cdo musliman duhet t'i dije.
Ligji hyjnor per ate qe kryen kete obligim te ndershem ka parapare shperblim te madh ,i cili ia terheq njeriut vemendjen,ia forcon bindjen dhe vendosmerine si dhe e ben ti qaset ketij obligimi me zemer te gjere dhe vendosmeri te plote.Ai shpreson shperblimin e Allahut s.w.t ,meshiren e Tij dhe ate begati qe e ka pregaditur per haxhinjte e shtepise se Tij s.w.t
Andaj per hire te kesaj ,citatet hyjnore(kuranore dhe profetike) ne lidhje me vleren dhe begatite e Haxhit dhe Umres jane te shumta,e ne inshaAllah do te cekim dic prej tyre:
1-haxhi shlyen mekatet para tij
Haxhi eshte prej shkaqeve me dominante ne shlyerjen e gabimeve dhe mekateve .Kur njeriu t'ia arrije qellimit final prej haxhit ,e ai eshte te kete haxh te pranuar,kthehet nga haxhi i tij ,i pastert nga mekatet sikurse ate dite qe e ka lindur nena.Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s ka thene" من حج فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه kush ben haxhin e nuk i afrohet gruas (per mardhenie intime gjate kohes se caktuar) e as nuk neperkembe dispozitat e sheriatit , kthehet (i pastert nga mekatet)sikurse diten qe e ka linde nena e tij".{Buhariu}
Teksti siperfaqesor i hadithit shpreh faljen e mekateve ne pergjithesi ,te medhate e te voglat.Kete e mbeshtet edhe ibni Haxheri.Por ajo qe duhet kushtuar vemendje ketu eshte se kjo falje eshte e kushtezuar me gjerat qe i ceku hadithi(ruajtja nga mardheniet intime me gruan dhe mos neperkembja e dispozitave).
Muslimi r.a ne sahihun e tij transmeton se Amr bin el Asi erdhi te Pejgamberi a.s qe ta pranoje islamin por deshi qe t'ia kushtezoje kete Pejgamberit a.s me faljen e mekateve te meparshme te tij.Pejgamberi a.s ia ceku tri gjera qe secila prej tyre fshien mekatet e meparshme .Tregon Amr ibn Asi :Kur Allahu s.w.t e vendosi islamin ne zemren time shkova tek Pejgamberi a,s e i thashe :shtrije doren te te besatohem.E shtriu por une e terhoqa.Me tha :cfare deshiron o Amr?Thashe:kushtezim.Tha :cfare kushtezon?Thashe qe te me falen mekatet.Tha:A nuk e din se Islami shlyen (mekatet)para tij,hixhreti shkaterron ate(mekatet)para tij si dhe haxhi anulon ate qe ka qene para tij".
2-haxhi i pranuar shperblim ka xhennetin
Allahu s.w t u premtoi roberve te Vet se do t'i shperbleje per ibadetin e tyre ,e ne kete kontest ,shperblimin e haxhit e definoi me xhennet.Transmeton ebu Hurejre r.a i cili thote:e kam degjuar te detguarin e Allahut duke thene" العمرة إلى العمرة كفارة لما بينهما، والحج المبرور ليس له جزاء إلا الجنة Umreja deri ne umre shlyen mekatet(e periudhes)mes tyre,ndersa per haxhin e pranuar nuk ka shperblim tjeter perveq xhennetit"{Muttefekun alejhi}
Ky shperblim eshte i kushtezuar me haxh te pranuar sepse shperblimi i cdo haxhi nuk eshte xhenneti por shperblimi me xhennet mbetet i kushtezuar me haxh te pranuar.
Haxhi i pranuar eshte haxhi ,i cili kryhet ne perputhshmeri me sheriatin ,ne rite e besim,te cilin (besim) nuk e turbullon ndonje njolle shirku,mekati a hipokrizie.
Prej shenjave te haxhit te pranuar eshte qe gjendje e njeriut te jete dukshem me mire pas haxhit sesa para tij.Argument per kete eshte ajeti kuranor" وَالَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدىً وَآتَاهُمْ تَقْوَاهُم kurse ata qe gjeten rrugen e drejte ,Ai(Allahu s.w.t) atyre ua shton edhe me udhezimin ne rrugen e drejte dhe u ofron mundesi te jene edhe me te matur"{Muhammed 17}
Hasan el Basriu thote"haxhi i pranuar llogaritet ai qe ,haxhiun e kthen zahid(asket)ne dunja e lakmitar ne ahiret".Me nje fjale,per haxhin e pranuar mund te themi ashtu siq tha edhe Kurtubiu"haxhi i pranuar eshte ai qe i jane perfille e zbatuar dispozitat(ne perpikeri) si dhe eshte kryer ne formen me te persosur ,mu ashtu siq i kerkohet te obliguarit(mukel-lefit).
3- haxhi eshte prej veprave me te mira
Besimtari nga vet natyrshmeria e tij eshte lakmitar i hajrit si dhe nxitues per respektin ndaj Allahut.Ai afrohet tek Allahu s.w.t me veprat me te dashura ,te cilave u jep perparesi ndaj atyre,qe kane me pak sevap. Pejgamberi a.s keto vepra i radhitit sipas gradave kur u pyet nga nje sahabi, siq shenon ebu Hurejre,se "cila veper eshte me e mnira?Tha:besimi ne Allahun.Pastaj cila - u pyet?Tha:xhihadi ne rrugen e Allahut .Pastaj cila? Tha:haxhi i pranuar"{Muttefekun alejhi}.
Njeri prej selefit (gjeneratave te para)thote duke e sqaruar shkakun e favorizimit te haxhit ndaj ibadeteve tjera dhe radhitjen e tij ne kete zinxhir te veprave me te zgjedhura:shiqova(studiova)ne veprat e mira kur ja pashe se namazi ishte perpjekje trupore e jo shfrytezim i pasurise.Zekati poashtu .Ndersa haxhi demonstronte me te dyjat dhe verejta se ishte me i mire.Pra haxhi na qenka ibadet trupor e material!
4-haxhi eshte xhihad
Xhihadi eshte lloje e grada.Prej tij ka :xhihad me pasuri e me shpirt,xhihad me gjuhe e fjale,xhihad te epshit per neneshtrueshmeri ndaj ibadetit te Allahut s.w.t,ndersa ne haxh,lloji i fundit shprehet qarte,meqe ne te ka mundime e lodhje trupore si dhe shpenzim pasurie.
Allahu s.w.t e ligjezoi haxhin si xhihad per cdo te dobet,qe nuk ka mundesi te luftoje ne rrugen e Allahut s.w.tTransmetohet se Aisheja (nena e besimtareve)r .a i ka thene pejgamberit a.s"ne po e shohim xhihadin si vepren me te mire ,e te mos luftojme?Tha:por xhihadi me i mire eshte haxhi i pranuar".{Buhariu}.
Thote Omeri r.a"kur ti vendosni shalat (mbi kafshe)atehere merrni udhetim per ne haxh se ai eshte njeri prej dy llojeve te xhihadit.Ibni Mes'udi r.a thote"ai (xhihadi)eshte shale(pregaditje) dhe udhetim.Shala (pregaditja me paisjet e nevojshme)eshte per ne rrugen e Allahut ndersa udhetimi per haxh.
Keta dhe tjeret r.a ,udhezojne ne rendesine dhe poziten e ketij obligimi ne jeten e muslimanit.
5- haxhi si shkak per pasuri dhe shumefishim te saj
Ndonjehere njeriu mendon se parate qe i shpenzon ne kryerjen e haxhit apo umres ia pakesojne pasurine e e bejne te varfer.Pejgamberi a.s deshiqe ta zhduke kete frike e keqkuptim keshtuqe sqaroi se pasuria e shpenzuar per haxh e umre eshte shkak i sjelljes se rizkut dhe largimit te varferise nga njeriu me emrin e Allahut s.w.t
Ibni Mes'udi transmeton se Pejgamberi a.s ka thene " تابعوا بين الحج والعمرة فإنهما ينفيان الفقر والذنوب كما ينفي الكير خبث الحديد والذهب والفضة pasoni haxhin e umren (njerin pas tjetrit) sepse ato shlyejne varferine dhe mekatet sikurse qe kiri(mjeti i farketarit ose zejtarit)largon ndryshkun (te keqtit) nga hekuri,ari e argjendi "{Imam Ahmedi }
Sikur qe Allahu s.w.t i premtoi robit per t'ia kthyer ate qe shpenzoi ne dunja dhe per t'ia zgjeruar rizkun poashtu premtoi edhe shumefishim te ketij shpenzimi tek Ai s.w.t,sikurse qe shumefishohet shpenzimi ne rrugen e Allahut s.w.t.Nga Burejde r.a transmetohet se Pejgamberi a.s ka thene" النفقة في الحج كالنفقة في سبيل الله بسبعمائة ضعف shpenzimi ne haxh eshte sikurse shpenzimi ne rrugen e Allahut ;i shumefishur 700 sosh"{Imam Ahmedi me sened te mire}
6-haxhiu eshte ne sigurine dhe mbrojtjen e Allahut s.w.t
Meqe haxhi terheq vemendjen per rreziqet dhe friken qe e godasin njeriun ,madje e bejne edhe ta anuloje haxhin ,Allahu s.w.t siguroi atij ,qe ia mesyen shtepise (Qabese)per ta bere haxhin, ruajtje dhe perkujdesje ne kete dhe boten tjeter .Ne dunja,nese kthehet ne shtepi tek familja kthehet me shperblim e sevap ndersa ne ahiret(nese vdes) ,ringjallet ne gjendjen ne te cilen vdiq,e me ate qe eshte Allahu s.w.t le te mos kete frike !
Ebu Hurejre rrefen se Pejgamberi a.s ke thene" ثلاثة في ضمان الله عز وجل: رجل خرج إلى مسجد من مساجد الله، ورجل خرج غازيا في سبيل الله تعالى، ورجل خرج حاجًا tre njerzve,Allahu s.w.t ,u premton siguri:
-Njeriu qe mesyen xhami prej xhamive te Allahut s.w.t,
-luftetari ne rrugen e Allahut s.w.t,dhe
-ai qe mesyen haxhin ".{Transmeton ebu Neim,ndersa shejh Albani e ka bere sahih}.
Ibni Abbasi r.a rrefen se pejgamberi a.s ,tha ,per ate ,te cilin e mbyti kafsha e tij" اغسلوه بماء وسدر، وكفنوه بثوبيه، ولا تخمروا رأسه ولا تحنطوه، فإنه يبعث يوم القيامة ملبيًا pastrojeni me uje dhe me lotus(lloj bime ,qe i thahet fleta e perdoret per pastrim) dhe qefinoseni me dy rrobat e tij (te ihramit) (por) mos ia mbuloni fytyren e as mos e parfymosni sepse ky do te ringjallet diten e gjykimit duke bere telbijje".{Buhariu&Muslimi}.
7-haxhinjte dhe umrebersit jane delegacion per tek allahuts.w.t
Ibni Omeri r.a transmeton se Pejgamberi a.s ka thene" الغازي في سبيل الله والحاج والمعتمر وفد الله، دعاهم فأجابوه، وسألوه فأعطاهم luftetari ne rrugen e Allahut s.w.t,haxhiu dhe umreberesi jane delegacion per tek Allahu s.w.t;i thirri e iu pergjegjen,e luten e ua dha(plotesoi duane)"{transmeton ibni Maxheh ndersa shejh Albani e ke bere sahih}.
Cili nder e respekt krahasohet me nderin ,te cilin e disponon njeriu ne mikpritje te Allahut s.w.t dhe se cfare nderi mund te krahasohet me nderin e plotesimit te duase se robit nga ana e Allahut s.w.t???
Perktheu dhe pershtati :Sedat Gani Islami
Brunei Darussalam
7/1/2004,e merkure
marre nga www.islamweb.net