MORALI I ITHTAREVE TE KUR'ANIT
 
Falenderimet i takojne Allahut s.w.t ndersa pershendetjet qofshin mbi te derguarin meshire per te gjitha botrat, mbi familjen e tij, shoket e tij dhe pasuesit e tyre gjer ne amshim�me pas:
Nxenia e Kur'anit permendesh eshte prej begative me te medha me te cilat Allahu s.w.t e begaton robin e Vet. Kjo begati vetvetiu obligon falenderim per  Dhenesin e saj s.w.t ne menyre qe t'a begatoje ne te dhe ti beje dobi me te njeriut. Mu per kete njeriut qe e ka nxene permendesh librin e Allahut s.w.t i duhet te udhezohet me udhezimin e tij , te stoliset me moralin e tij dhe te edukohet me edukaten e tij�me ate moral dhe educate, formen konkrete te se ciles e gjejme te ngulitur ne personalitetin e Muhammedit a.s, sic qendron ne hadithin, ne te cilin eshte pyetur nena e besimatreve, Aisheja r.a per moralin e Pejgamberit a.s e tha: ��� ���� ������Morali i tij ishte Kur'ani". Per kete moral kane folur dijetare te nderuar nga selefi e gjeneratat tjera ndersa ne ne vijim, ithtareve te Kur'anit do t'iu sjellim dic prej atij morali. Ka thene Bishr bin el harithi: e kam degjuar Isa bin Junusin duke thene: Kur njeriu ta beje Kur'anin hatme nje melaqe e puthe mes dy syve. Pra atij i duhet qe ta beje Kur'anin pranvere te zemres se tij dhe t'a ndertoje me te ate pjese te zemres qe i eshte prishur-shkaterruar, te edukohet me Kur'anin, te stoliset me moral te larte, me te cilin dallohet prej te gjithe njerzve, te cilet nuk lexojne Kur'an.
Gjene e pare te cilen duhet t'a beje eshte t'a kete devotshmerine ne vetmi e shoqeri: duke qene i matur ne ushqim, pije, veshje, te jete ne rrjedhe me kohen ne te cilen jeton dhe te jete i kujdesshem per moralin e familjes se tij. Ai duhet t'ua terheq verejtjen qe te jene me afer fese, te jene te preokupuar per te permiresuar gjerat, te cilat jane shtremberuar nga njerzit, duhet t'a ruaj gjuhen e vet, te jete fjalematur, nese flet le te flet me dituri, nese mendon se te folurit ne ate rast eshte i qelluar, e nese heshte le te hesht me dituri dhe kete nese heshtja eshte me e qelluar.
Nuk duhet te hyje ne gjera qe nuk i interesojne, duhet te kete frike nga gjuha e tij me shume sesa ndaj armikut te tij, e burgos gjuhen e tij ashtu sic e burgos armikune tij; ne menyre qe te jete i sigurte nga sherri dhe fundi i keq i saj. Duhet te qeshe pak nga ajo qe qeshin njerzit per shkak te fundit te keq te te qeshurit. Nese gezohet nga dic qe eshte dakord me te verteten buzeqesh, shakane e urren nga frika e lojes, nese ben shaka e thote te verteten, eshte ballehapur, fjalemire, nuk e lavdon veten me gjithe cilesite e mira qe i ka e si ndodhe t'a lavdoje veten me gjerat qe nuk i posedon?! Frikesohet nga vetja e tij qe te ngadhenjeje mbi te dic  qe e ka ne qejf  ndersa qe e hidheron Allahun e tij, nuk pergojon e as nuk e nencmon aske, nuk shan nese e godet ndfonje fatkeqesi e as nuk i ben zullum askujt, nuk ben zili e as nuk ndan mendime te keqija per aske perveq atyre qe e meritojne�Duhet t'i ruaj te gjitha gjymtyret e trupit nga gjerat e ndaluara, perpjeket qe te shpetojne njerzit prej gjuhes dhe dores se tij, nuk ben padrejtesi ndersa nese i behet padrejtesi fal, nuk e persekuton aske ndersa nese persekutohet ben durim, e permaban hidherimin qe t'a beje te lumtur Zotin e vet ndersa ndaj armikut te vet eshte i ashper.
Duhet te jete modest, nese i thuhet e verteta e pranon, qofte prej te voglit apo te madhit, kerkon te ngritet tek Alahu s.w.t e jo tek njerzit.
Nuk duhet te haje prej Kur'anit e as t'i permbush nevojat e tij nga fitimi prej Kur'anit, e as te mos vrapoje me te pas bijve te mbreterve, e as te mos i shoqeroje te pasurit qe ta nderojne, nese pasurohet pasurohet, nese mbetet i varfer mbetet�Gjithashtu duhet te jete bemires ndaj prinderve: te jete krahulur per ta, ta ule zerin e tij ne prezence te tyre, te shpenzoje per ta, t'i falenderoje ne pleqeri, t'i mbaje lidhjet familjare dhe farefisnore si dhe t'a urreje ndarjen, ai i cili nuk i vie ky i shkon, ai qe i ben Allahut mekate ne te(duke i bere padrejtesi ketij) ky e respekton Allahun ne te(nuk ben padrejtesi), kush e shoqeron ky i ben mire�Duhet te jete bashkebisedues i mire me ate qe ulet, nese i meson te tjeret behet i bute, nuk i qorton ne gabime e as nuk i turperon, eshte i transparent ne ceshtjet e tij, durimtar kur i merson tjeret, ndejtja me te te sjelle te mira�
Abdullah bin Omeri r.a ka thene: Ne, ishim fillim i ketij ummeti dhe ka patur  njeri prej shokeve te zgjedhur te pejgamberit a.s qe nuk ka ditur tjeter perveq nje sure prej Kur'anit ose dic keshtu. Kur'ani ishte i veshtire per ta (por) ata u begatuan me te vepruarit sipas tij. Ndersa ne fund te ketij Ummeti Kur'ani do te jete i lehte saqe edhe femiu dhe i huaji (joarabi) do t'a lexojne por nuk do te punojne sipas tij.
Transmetohet te kete thene Muxhahidi ne koment te fjales se Allahut s.w.t" ������ ��� ������ �lexojn� drejt� ashtu si �sht� "( Bekare 121), punojme me te ashtu sic eshte me se miri".
Transmetohet te kete thene Abdullah Bin Mesu'udi" Bartesi i Kur'anit duhet te njihet naten kur njerzit flejne(duhet te falet e te lexoje Kur'an) dhe me diten e tij kur njerzit hajne(te agjeroje), me drone e tij kur njerzit te peshtillen-perzihen, me modestine e tij kur njerzit te bejen mendjemadhesi, me deshrimin-pikellimin e tij kur njerzit te gezohen, me te qajturit e tij kur njerzit te qeshin dhe me heshtjen e tij kur njerzit te zhyten (ne te flout te pakontrolluar).
Fudejl Ijjadi ka thene: Bartesi i Kur'anit(ai qe e ke zene permendesh) barte flamurin e Islamit �Nuk duhet   te flas me cdo ke qe flet e as te jete neglizhent me ate qe eshte neglizhent si dhe nuk duhet te luaj me ata qe luajne".
Allahu s.w.t na befte prej atyre qe jane edukuar me edukaten e Kur'anit dhe jane stolisur me moralin e tij..Amin!

Pershtati ne gjuhen shqipe: Sedat Gani Islami
18/September/2004, e shtune
Marre nga www.islamweb.net
 
Hosted by www.Geocities.ws

1