FSHEHTĖSIA E NATĖS SE KADRIT

 

 

Zgjedhja e Natės se Kadrit ėshtė nder pėr te gjitha krijesat, sepse ajo ėshtė nate, ne te cilėn shpėrndahet e mira (hajri) pėr te devotshmit. Ajo nuk ėshtė pėrcaktuar te jete vetėm ne njė nate te caktuar, por, ajo lėviz ne te gjitha netėt e vitit, ne te gjitha stinėt e vitit, duke kaluar se bashku me Ramazanin prej njė stine ne tjetrėn.

Nata e Kadrit doli ne skene ne momentet e shpalljes, sepse Kur'ani, nga Levhi Mahfudhi, filloi te zbresė ne kėtė nate, qe njerėzimi te marre pėrkatėsi te fesė se pastėr. Ajeti إن أنزلناه في ليلة القدر Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė Natėn e Kadrit…( Kadr 1), d.t.th. filloi zbritja e Kur'anit nga Levhi Mahfudhi, i cili ishte ne boten e fshehte (Alemul Gajbin) dhe se  zbritja e Kur'anit ėshtė njė e mire, e cila as me mund e as me dituri te askujt nuk mund te arrihet. Kur'ani rrėfen pėr ngjarje para se te jete krijuar toka dhe vazhdon me ngjarje gjer ne kataklizmė (e pėrtej saj).

Zbritja e shpirtit fisnik, Xhibrilit, ėshtė poashtu prej ēėshtjeve te fshehta (gajb), ne te cilat ne besojmė ashtu siē na ka urdhėruar Allahu.

Nata e Kadrit ėshtė me e mire se 1000 muaj. Ėshtė pėrcaktuar ne 1000 ngase arabet ne kohen e Muhammedit nuk llogaritnin diē ne me shume se 1000, sepse ata nuk i njihnin atėbotė milionat dhe bilionėt, dhe se vlera e Natės se Kadrit, pėrveē tjerash, ėshtė se ne te ka zbritur Kur'ani, i cili ia mėsoi njeriut qėllimin e ekzistimit te tij, udhėzoi ne parimet pėr pėrmirėsimin e gjendjes se tij (ne shoqėri) si dhe mbajtjen pėr programin e jetesės, se pėrcaktuar nga i FAMSHMI ALLAH.

Kur njeriu e kalon Natėn e Kadrit i pėrkushtuar me ibadet pėr Allahun,subhanehu ve teala, ai do te arrije kthejlltesine e paqes shpirtėrore.

 

Pėrse Nata e Kadrit ėshtė mė e mire se 1000 muaj?

 

Transmetohet se Ditėn e Gjykimit do te vie njė ēifut, i cili ka adhuruar Allahun,subhanehu ve teala, 400 vite dhe njė njeri nga ummeti i Muhammedit,Alejhi selam, i cili ka adhuruar Allahun,subhanehu ve teala, 40 vite, duke qene me sevape me shume sesa ai, i cili pat adhuruar Allahun,subhanehu ve teala, 400 vite. Ēifuti pyet se perse ky ka sevap me shume? Do t'i thuhet: Ju me adhuronit sepse frikėsoheshit nga dėnimi, ndėrsa ummeti i Muhammedit,Alejhi selam ishin te sigurte nga dėnimi([1]) e me adhuronin dhe mu pėr kėtė, ibadeti i tyre ka me shume sevap.

 

Pėrse Allahu e la sekret kėtė natė?

 

1-     E la sekret kėtė nate ashtu siē i la edhe shume gjera tjera. P.sh: E fshehi kohen e vdekjes, qe te frikėsohet mėkatari, e fshehi emrin e Tij me te madh qe ta adhurojmė dhe lusim me te gjithė emrat, e fshehi pėrgjigjėn e duasė qe njeriu ēdoherė te bej dua, e fshehi kenaqesine e Tij ndaj ibadetit te robit qe vazhdimisht ai te vazhdoje ne ibadet, e fshehu pranimin e tevbes-pendimit, qe te vazhdoje njeriu ēdoherė me tevbe, e fshehu hidhėrimin e Tij ndaj mėkateve ( e jo vetėm ndaj ndonjė mėkati te caktuar), qe njerėzit te kenė kujdes ndaj te gjitha mėkateve, pokėshtu Allahu e fshehu kėtė nate qe ta respektojmė dhe t'i bėjmė ibadet ne te gjitha netėt e Ramazanit (e sidomos ne dhjete ditėt e fundit te kėtij muaji. S.I)

2-     Allahu,subhanehu ve teala, sikur ka dashur te na thotė: Po tu behej e qarte njerėzve saktėsia e rėnies se kėsaj nate, duke e ditur pasionin tuaj pėr mėkate, sepse ndoshta epshi juaj do t'ju ftonte qe ne kėtė nate t'i lini mėkatet, me dije se mėkati me dije ėshtė me i rende sesa ai pa dije, dhe mu pėr kėtė shkak e kam fshehur kėtė nate. Allahu sikur ka dashur te thotė se nėse me bėn ibadet gjate kėsaj nate do te kesh shpėrblim sa 1000 muaj ndėrsa nėse me bėn mėkate do ta kesh ndėshkimin sa te 1000 muajve.

3-     Ndoshta Allahu,subhanehu ve teala, e ka lėnė te fshehte qe njeriu te beje pėrpjekje pėr ta gjetur atė dhe kėshtu te shpėrblehet pėr mund.

4-     Nėse robi nuk e din saktėsinė e rėnies se kėsaj nate, ai pėrpiqet qe te beje ibadet ne te gjitha netėt e Ramazanit, dhe meqė zemra nuk i flenė ne asnjė nate ai vazhdon me atė vrull te madh te ibadetit tere netėve te Ramazanit. Allahu,subhanehu ve teala, mburret para melaikeve duke u thėnė" A nuk thoshit ju se po krijoj shkatėrrues e kriminel?! Ja, shikoni angazhimin e tij pėr kėtė nate!

 

Kush e ka pare Natėn e Kadrit

 

Ka thėnė Ibni Rexhebi: Allahu,subhanehu ve teala, nuk ia ka zbuluar askujt kėtė nate, as prej te pareve e as prej te fundit, as pejgambereve e as profetėve, as ditėn e as natėn, ne te cilėn bie kjo natė, me pėrjashtim te Pejgamberit tone, Muhammedit, Alejhi selam. Muhammedi, Alejhi selam e pa ne ėndėrr dhe iu be e qarte se ne cilėn nate ėshtė. U zgjua nga gjumi([2]) ai e dinte se kur ėshtė. Deshi qe t'i lajmėronte sahabet pėr kėtė, por, dy njerėz u grinden para Muhammedit dhe kėshtuqe harroi andaj urdhėroi qe ta kėrkojnė ne dhjete netėt e fundit. Ne disa hadithe, pamja e saj ne ėndėrr, tregohet e ka ndodhe edhe tek disa njerėz te tjerė.

Ne sahihun e Muslimit, transmetohet nga Ibni Omeri, i cili thotė se disa burra nga shokėt e Muhammedit kishin pare ne ėndėrr Natėn e Kadrit, dhe atė ne te 27-tėn nate. Muhammedi me atė rast kishte thėnė: أرى رؤياكم قد تواطأت في السبع الأواخر فمن كان متحرِّيها فليتحرّها فس السبع الأواخر Shoh se ėndrra juaj ėshtė pėrputhur ne 7-in e fundit (natėn e 27-te) andaj kush e kėrkon atė le ta kėrkojė ne 7-in e fundit".

 

Imam Neveviu ne koment te sahihut te Muslimit ka thėnė: Dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se ajo shihet (ne ėndėrr) nga ai, pėr te cilin Allahu shfaq dėshirė ēdo vit ne Ramazan. Kėtė e dėshmon edhe njė numėr i haditheve dhe rasteve te pa numėruara te atyre qe e kane pare.

 

Disa veēori dhe dobi te kesaj nate

 

Thotė Allahu,subhanehu ve teala,"  تَنَزَّلُ الْمَلائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍMe lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. (Kadr 4), d.t.th: si rezultat i bereqetit te kėsaj nate, shtohet edhe numri i zbritjes se melaikeve ne toke. Melaiket zbresin sebashku me bereqet e mėshirė sikurse zbresin gjate kohės se kėndimit te Kur'anit ose ne ndejat e diturisė, mbi kėrkuesit (studentet) e diturisė i zgjerojnė-vendosin krahėt e tyre, si nder dhe mėshirė pėr ta.

 

سلام هي Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe…".(Kadr 5): Ka thėnė Muxhahidi: Ajo ėshtė e pastėr, shejtani ne te nuk mund te bej ndonjė te lige ose te keqe, ndėrsa Sha'biu thotė: Bien selam mbi ata qe qėndrojnė ne xhamia (duke u falur) deri ne mėngjes. Transmetohet nga Ebu Hurejre merfuan: إن الملائكة تلك الليلة في الأرض أكثر من عدد الحصى Vėrtet melaiket ne kėtė nate janė me shume se numri i rėrės".

Ndėrsa ne koment te فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ  Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė (Duhan 4), Katadeja dhe te tjerėt kane thėnė: Ne kėtė nate pėrcaktohen ēėshtjet; caktohen exhelet (vdekjet-lindjet) dhe rizku".

 

Ibni Kethiri transmeton nga Ka'bi, i cili ka thėnė: Sidretul Muntehaja ėshtė ne kufi-skaj te qiellit te shtate, ne afėrsi te Xhennetit, ajo ėshtė kufiri i ajrit te dunjas dhe Ahiretit.  Pjesa e larte e saj ėshtė ne Xhennet ndėrsa trupi dhe degėt janė nen Kursi. Ne te ka melaike, numrin e te cilave nuk e di kush pos Allahut, ne te cilat (dege) e adhurojnė Allahun. Ne ēdo vend ka melaike ndėrsa vendi i Xhibrilit ėshtė ne mes. Allahu e thėrret Xhibrilin qe me te gjitha melaiket, qe banojnė ne kėtė peme, te zbrese ne ēdo Nate te Kadrit, duke i dhėnė ēdo melaikeje mėshirė pėr besimtaret. Zbresin me Xhibrilin gjate perėndimit te diellit dhe nuk ka moment gjate Natės se Kadrit e te mos kėtė ndonjė melek ose ne sexhde ose ne Kijam (qėndrimi ne kėmbė gjate namazit) duke u lutur pėr besimtarėt dhe besimtaret. Hyjnė ne ēdo vend pėrveē ne kisha, sinagoga, ne shtėpitė ne te cilat ka puta, ne vendet e ndyta, ne kafenetė e alkoolit, etj. Kėto melaike gjate tere natės luten pėr besimtaret ndėrsa Xhibrili nuk lėshon mysliman pa i fol doreperdore. Shenjat e kėsaj pėrshėndetje janė: Rrėqethja e lėkurės, butėsia e zemrės, lotimi i syve, etj. Kėto pra ishin disa nga shenjat e pėrshėndetjes se Xhibrilit".

Pastaj thotė Ka'bi se ai, i cili thotė tri here La Ilahe Il-la Allah gjate kėsaj nate, Allahu,subhanehu ve teala, me njėrėn prej tyre e fal, me tjetrėn e shpėton nga zjarri ndėrsa me te treten e fut ne Xhennet. I thamė Ka'b El Ahbarit: O Ebu Is'hak!  Vetėm te sinqertit (janė ata qe e bėjnė kėtė). Tha: Pse, a thotė kush pos te sinqertėve Natėn e Kadrit La Ilahe Il-la Allah? Pasha Atė, ne dorėn e te Cilit ėshtė shpirti im, pėr mynafikun (hipokritin) dhe kafirin (pabesimtarin) kjo nate ėshtė me e rende sesa te bartin mbi supe njė kodėr. I pari i cili ngritėt ne qiell ėshtė Xhibrili, i cili ngritėt derisa te arrije ne pjesėn me te larte te diellit, ku i shtrin krahėt e tij, respektivisht dy krahė te tij te verdhe, te cilėt nuk i shtrin pėrveēse ne kėtė ēast dhe keshtuqe diellit nuk i duken rrezet, pastaj i thėrret melaiket dhe ngritėn. Bashkohet drita e melaikeve dhe drita e krahėve te Xhibrilit, pastaj ngritėn ne mes te qiellit te dynjas dhe tokės, duke kėrkuar falje, duke bere dua pėr besimtaret dhe besimtaret dhe pėr atė, qe ka agjėruar me vetllogaritje dhe sinqeritet.

Me pastaj hyjnė ne qiellin e dynjasė dhe ulen ne grupe. Tubohen melaiket e qiellit te dunjase dhe i pyesin pėr ēdonjėri dhe grua. U tregojnė derisa thonė se ēfarė beri filani, pastaj ēfarė beri filani, si e gjetet filanin kėtė vit? Sa i pėrket filanit, vitin e kaluar ishte namazli i mire ndėrsa ne kėtė vit ka qene bidatxhi (risimtar)- iu pėrgjigjėn. Ndėrsa sa i pėrket filanit- vazhdojnė melaiket-, vitin e kaluar ishte i larguar nga ibadeti kurse kėtė vit ishte prej te devotshmeve keshtuqe edhe istigfari (kėrkimi falje pėr te) i takon kėtij. Filanin e filanen i gjetėm duke e pėrkujtuar Allahun, filanin e gjetėm ne ruku, filanin ne sexhde ndėrsa filanin duke lexuar Kur'an. Kėshtu vazhdojnė duke treguar gjate tere ditės e natės derisa te arrijnė ne qiellin e dyte, ku kalojnė njė dite e nate, sikurse qe kalojnė edhe ne te grithe qiejt tjerė. Kėshtu vazhdojnė derisa te arrijnė ne Sidretul Munteha, e cila iu drejtohet: O banoret e mi! Me tregoni pėr njerėzit, emėrtomėni ata mua, sepse unė ndaj jush kam te drejte dhe se unė i dua ata qe i donė Zoti.  Ka'b El Ahbari rrėfen se ata ia numėrojnė asaj burrat dhe gratė me emrat e tyre dhe te baballarėve te tyre. Pastaj kthehet Xhenneti kah Sidretul Munteha e i thotė: Me trego ēfarė te treguan banoret tu? Sidretul Muntehaja i tregon. Thotė Xhenneti: Allahu e mėshiroftė filanin e filanin! O Allah! Mi sjell sa me pare mua...Xhibrili arrin ne pozitėn e tij me pare se te tjerėt dhe e lajmėron Allahun se filanin e kishte gjetur ne sexhde, pėr te cilin edhe kėrkon falje Xhibrili. Kur ta dėgjojnė bartėsit e Arshit kėtė nga Xhibrili, thonė: Allahu e mėshiroftė filanin e filanen! Thotė Xhibrili: O Zot! Kėtė person vitin e kaluar e kam gjetur duke vepruar sipas traditės se Pejgamberit (sunnetit) ndėrsa kėtė vit e gjeta duke bere risi (bidate) dhe i larguar nga ajo qo Ti ke urdheruar. Thote Allahu: O Xhibrli! Nese pendohet dhe me kerkon falje pak ēaste para se te vdes do t'ia fal. Xhibrili thotė: Ty te takon falėnderimi o Zoti im! Ti je me i mėshirshmi Mėshirues!, Ti je me i mėshirshėm pėr krijesat Tua sesa ata pėr vetvete, dhe ēka ka ne qiej thonė: Falėnderimi te takon Ty o Mėshirues! Falėnderimi te takon Ty o Mėshirues! Shejtani gjate kėsaj nate nuk mund te del deri ne mėngjes dhe s'ka mundėsi qe askujt t'i shkaktoje asgjė te keqe. Asnjė sihirbaz nuk mund te bej magji.

 

Sha'biu ka thėnė: Nata e saj (pėr nga vlera) ėshtė si dita e saj (Natės se Kadrit) dhe anasjelltas (d.t.th: dita e saj ėshtė sikurse nata e saj)".

 

Ferrau ka thėnė: Allahu, Natėn e Kadrit, nuk pėrcakton veēse lumturi dhe begati, ndėrsa ne netėt tjera pėrcakton fatkeqėsi dhe dėnime".

 

Nata e Kadrit dhe Nata e Xhumasė

 

Ka thėnė Allahu,subhanehu ve teala," ليلة القدر خير من ألف شهر  Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!".( Kadr 3) Alusiu, dijetari i madh ne shkencėn e tefsirit, ka thėnė ne koment te kėtij ajeti: Forma e jashtme e tij, favorizon me shume Natėn a Kadrit, por ēėshtja vazhdon te mbetet diskutabile tek dijetaret.

Shumica e imamėve janė te mendimit se nata e Kadrit ėshtė me e vlefshme duke u bazuar ne kėtė ajet, sepse Allahu,subhanehu ve teala, filloi zbritjen e Kur'anit ne kėtė nate…dhe se Allahu, subhanehu ve teala, ka urdhėruar ta kėrkojmė. Allahu,subhanehu ve teala, kėtė nate e beri si nate te caktimit te rizkut dhe exheleve (lindjeve e vdekjeve), siē thotė فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ  Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė "(Duhan 4)...

Transmetohet se Ka'bi ka thėnė: Allahu ka veēuar orėt dhe nga to zgjodhi orėt e namazeve, veēoi ditėt e prej tyre zgjodhi ditėn e premte, veēoi muajt e prej tyre zgjodhi muajin e ramazanit, veēoi netėt e prej tyre zgjodhi natėn e Kadrit. Ajo ėshtė nata me e vlefshme ne muajin me te vlefshėm. Muhammedi nxiste qe te punojmė (falemi e te bėjmė ibadet ne ēdo forme) duke thėnė" من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه   Kush bėn vepra (namaz apo ēkado tjetėr e mire qofte) Natėn e Kadrit, me besim dhe vetllogari([3]), do t'i falen mėkatet e mėparshme". Ne njė transmetim tjetėr qėndron" edhe te mėvonshmet". Muhammedi,Alejhi selam e ndaloi qe nata e xhumasė te veēohet me ndonjė pune (ibadet) apo diē tjetėr siē e ndaloi qe dita e saj te veēohet me agjėrim.

Dijetaret e medh'hebit Hanbelijj mendojnė se nata e xhumasė ėshtė me e vlefshme dhe atė duke u bazuar ne hadithin, te cilin e transmeton Ibn Abbasi" Allahu, natėn e xhumasė, ua fal (mėkatet) te gjithė ithtarėve te Islamit". Gjithashtu Ibni Mes'udi transmeton se Muhammedi ka thėnė" Nuk ka nate te xhumasė e te mos shikoje Allahu ne krijesat e Tij tri here, (respektivisht) ne ata, qe nuk i kane pėrshkruar shok ne asgjė".

 

Duaja ne kėtė nate   

 

Transmeton Aisheja, gruaja e Muhammedit,Alejhi selam, se ajo kishte pyetur Muhammedin,Alejhi selam ēfarė te bėnte nėse do ta gjente-qėllonte natėn e Kadrit? Muhammedi, Alejhi selam i kishte thėnė: Thuaj: اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني O Zoti im! Ti je Falės dhe e do faljen andaj te lutem me fal!

Transmetohet se Muhammedi,Alejhi selam thoshte: أعوذ برضاك من سَخَطِك و عفوِك من عقوبتك Te kėrkoj mbrojtje me kenaqesine Tėnde ndaj hidhėrimit Tėnd dhe me faljen Tėnde ndaj ndėshkimit Tėnd".

Pėr te mos i cekur te gjitha duatė e cekura ne libėr, ne sollėm njė dua pėrmbledhėse, te thėnė nga Shejhu Sha'ravi: O Zoti im! Te lus pėr ēėshtje te mire, dua te mire, shpėtim te mire, vepėr te mire, jete te mire, vdekje te mire, me pėrforco (ne fenė Tėnde), ma rendo peshoren e veprave te mira te mia. Ma ngrit gradėn, pranoma namazin dhe m'i fal mėkatet. Te lus pėr pozita te larta ne Xhennet…Amin! O Zot! Te lus te ma pėrmirėsosh gjendjen time, te ma pastrosh zemrėn time, te ma mbrosh moralin, te ma ndriēosh zemrėn dhe te mi falesh mėkatet. O Zot! Me shpėto nga zjarri!".

 

Kur ėshtė Nata e Kadrit?

 

Sa i pėrket pėrcaktimit te saj ne njė nate te caktuar se ajo ėshtė ne kėtė apo atė nate, atė nuk e di kush pos Allahut,subhanehu ve teala. Muhammedi, Alejhi selam ka thėnė: التمسوها في العشر الأواخر من رمضان Kėrkojeni ne dhjete ditėt e fundit te Ramazanit".

Dijetaret kane polemizuar edhe rreth kohendodhjes se saj, nėse mund ta quajmė kėshtu, rrespektivisht, kane polemizuar se ne cilin muaj dhe nate ėshtė ajo. Njė shumice e madhe mendojnė se ajo patjetėr duhet te jete nate me plotkuptimin e fjalės, por epiqendra e polemikes sillej rreth veēorive te kėsaj nate:

1-     Nata e Kadrit ėshtė ne tere vitin. Ky mendim ėshtė i pėrcjellur nga Ebu Hanife, i cili si argument ka fjalėn e Ibni Mes'udit, i cili kishte thėnė: و من يُقِم الحول يصبها Kush pėrpiqet ne ibadete gjate tere vitit, do ta gjeje atė". Por ne Sahihun e Muslimit transmetohet nga Zerr Bin Xhejshi, i cili thotė: E pyeta Ubejj Bin Ka'bin e i thash: Vėllai yt, Ibni Mes'udi, po thotė se ai qe pėrpiqet-angazhohet gjate tere vitit e arrin atė (Natėn e Kadrit). Ka'bi iu pergjigj: Ka patur pėr qellim qe njerėzit te mos bėhen pėrtacė sepse ai e din se ajo ėshtė ne Ramazan, se ėshtė ne dhjete ditshin e fundit dhe se (me konkretisht) ėshtė ne te 27-ten nate. Argument tjetėr merret edhe hadithi i Ebi Akrebit, i transmetuar ne Musnedin e Imam Ahmedit, i cili thotė: Njėherė shkova herėt tek Ibni Mes'udi gjate Ramazanit dhe e gjate te ulur mbi shtėpi. E dėgjuam duke thėnė: Te vėrtetėn e ka thėnė Allahu ndėrsa i dėrguari i Tij e ka kumtuar! I thamė: Te dėgjuam duke thėnė: Te vėrtetėn e ka thėnė Allahu ndėrsa i dėrguari i Tij e ka kumtuar! Tha: Pejgamberi ka thėnė: Ne natėn e 7-it te fundit (27-it)([4]), lind dielli ne agimin e se nesėrmes se saj, i pastėr pa rreze". E shikova kėtė dhe e gjeta ashtu siē ka thėnė Muhammedi".

Ėshtė pyetur Ibni Tejmije pėr Natėn e Kadrit, ne kohen kur ka qene i burgosur ne Kalanė e  Xhebelit, ne v.606 h., e ka thėnė: Falėnderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala! Nata e Kadrit ėshtė ne dhjete ditėt e fundit te Ramazanit, siē ėshtė vėrtetuar prej vet Muhammedit, i cili ka thėnė: هي في العشر الأواخر من رمضان Ajo ėshtė ne dhjetėshin e fundit te Ramazanit". Me konkretisht ėshtė ne netėt tek. Por netėt tek mund te llogariten nga ajo qe ka kaluar, keshtuqe Nata e Kadrit kėrkohet ne natėn e 21-te, 23-te, 25-te, 27-te, 29-te, por, mund te llogariten edhe ne baze te asaj qe ka mbetur, siē thotė Muhammedi: لتاسعة تبقى لسابعة تبقى لخامسة تبقى لثالثة تبقى Ne te 9-ėn nate te mbetur (29-ten nate), ne te 7-tėn nate te mbetur (27-ten nate)([5]), ne te 5-tėn nate te mbetur (25-ten nate), ne te 3-tėn nate te mbetur(23-nate)". Bazuar ne kėtė, nėse muaji i ka 30 dite, Nata e Kadrit bie ne netėt ēift dhe kėshtu 22-i ėshtė e 9-ta e mbetur, 24-i ėshtė 7-i i mbetur. Kėshtu e ka komentuar kėtė Ebu Seid El Hudriu ne hadithin sahih([6]), i cili ėshtė siē vijon: Transmetohet nga Ebu Seid el Huderiu tė ketė thėnė: “Ėshtė pyetur i Dėrguari i Allahut se nė cilėn natė bie Nata e Kadrit, e ai ėshtė pėrgjigjur: “Kėrkojeni atė nė dhjetėnatėshin e fundit tė Ramazanit, kėrkojeni atė nė netėt tek, nė natėn e njėzetenjėtė, ose tė njėzetetretė, ose tė njėzetepestė, ose tė njėzeteshtatė, ose tė njėzetenėntė".

Ebu Hurejre, transmeton e thotė: Pėrkujtuam Natėn e Kadrit ndėrsa Pejgamberi Alejhi selam tha: Sa kane kaluar prej muajit? Thamė: 22 kane kaluar e 8 kane mbetur. Tha: kane kaluar 22 e kane mbetur 7, andaj kėrkojeni sonte, sepse muaji i ka 29 dite". Nėse muaji i ka 29 dite, data e asaj qe ka mbetur dhe asaj qe ka kaluar ėshtė e njėjtė([7]).  

Nėse ēėshtja ėshtė kėshtu, atėherė duhet kėrkuar natėn e kadrit ne te gjitha ditėt e dhjetėshit te fundit, siē ka thėnė Pejgamberi: Kėrkojeni atė ne dhjetėshin e fundit"...(Mexhmuul Fetava, 25, 286)

2-     Ajo ėshtė ne tere muajin e Ramazanit. Ky ėshtė mendimi i Ibni Omerit dhe i njė grupi prej sahateve. Ne sunenin e Ebu Davudit transmetohet se Ibni Omeri ka thėnė: U pyet Muhammedi pėr Natėn e Kadrit ndėrsa unė dėgjoja. Tha: هي في كل روضان Ajo ėshtė ne tere Ramazanin".

3-      Ajo ėshtė nata e pare e muajit Ramazan. Kėtė mendim e ka thene Ebu Ruzejn El Ukajliu, sahabi i Pejgamberit,Alejhi selam.

4-     Ajo ėshtė ne dhjete netėt e mesme dhe te fundit. Kėtė mendim e demanton hadithi, ne te cilin thuhet se kur Muhammedi kishte hyre ne I'tikaf ne dhjete ditėt e mesme, i kishte ardhur Xhibrili dhe i kishte thėnė: إن الذي تطلب أمامك Vėrtet, atė qe je duke e kėrkuar e ke pėrpara (ne dhjete ditėt vijuese)".

5-   Ajo ėshtė vetėm ne dhjetėshin e fundit. Kėtė e pėrkrah hadithi التمسوها في العشر الأواخر Kėrkojeni atė ne dhjetėshin e fundit".

6-   Ajo ėshtė e veēuar ne netėt tek te dhjetėshit te fundit. Kėtė e ndihmon hadithi التمسوها في العشر الأواخر في الوتر Kėrkojeni atė ne dhjetėshin e fundit ne (netėt) tek".

7-     Ajo ėshtė nata e 17-te. Ky mendim na ėshtė percjellur nga Zejd Bin Erkam dhe Ibni Mes'udi. Kėtė mendim e kane pėrfaqėsuar edhe Zejd Bin Thabiti dhe Hasen El Basriu.

8-     Ajo ėshtė nata e 19. kėtė mendim e pėrfaqėson Aliu dhe Ibni Mes'udi, Allahu qofte i kėnaqur prej tyre.

9-     Ajo kėrkohet ne natėn e 17-te, 21-te, 23-te. Ne sunenin e Ebu Davudit transmetohet nga Ibni Mes'udi se Muhammedi ka thėnė: Kėrkojeni atė ne natėn e 17-te te Ramazanit, natėn e 21-te dhe natėn e 23-te, pastaj heshti".

10- Ajo ėshtė nata e 21-te. Pėr argument kane hadithin e Buhariut (4/236) dhe Muslimit (1167).

11- Ajo ėshtė nata e 23-te. Argument kane hadithitn e Muslimit 1168 & 1170.

12- Ajo ėshtė nata e 24-te. Ky mendim ėshtė i transmetuar nga Bilali, Ibni Abbasi, Hasen el Basriu dhe Katadeja. Imam Ahmedi ne musnedin e tij transmeton nga Bilali se Muhammedi ka thene: Nata e Kadrit ėshtė ne natėn e 24-te".

13- Ne natėn e 23-te ose 27-te. Kėtė mendim e ka thėnė Ibni Abbasi. Argument pėr kėtė, Ibni Abbasi ka hadithin: Ajo ėshtė ne dhjetėshin (e fundit); ne 7-in e kaluar ose ne 7-in e mbetur". Ne musnedin e Bezzarit, me sened te mire nga Abdullah Ibne Mes'udi se Muhammedi,Alejhi selam ėshtė pyetur pėr natėn e Kadrit dhe ka thėnė: Me ėshtė treguar por me humbi (ne harrese), andaj kėrkojeni ne 7-in (27-ten nate) ose 3-in (23-ten nate) e mbetur".

14- Ajo ėshtė nata e 27-te. Te kėtij mendimi janė shumica e sahabeve. Ubejj Bin Ka'bi  ishte pyetur se me ēfarė e argumentonte kėtė? Tha: Me shenjat, pėr te cilat na ka njoftuar Muhammedi,Alejhi selam "Dielli lind por s'ka rreze". Ne sunenin e Ebu Davudit nga Muaviu transmetohet se Muhammedi pėr Natėn e Kadrit ka thėnė: Nata e 27-te".

15-  Ajo ėshtė nata e 29-te. Imam Ahmedi, me sened te mire, transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, pėr Natėn e Kadrit, ka thėnė: Ajo ėshtė nata e 27-te ose 29-te dhe (se) numri i melaikeve ne toke (gjate kėsaj nate) do te jete me shume sesa numri i yjeve".

16- Nata e 22-te ose 23-te.

17- Nata e 21, 23, 25, 27, ose nata e fundit.

18- Nata e 27 ose nata e 29.

19- Ajo ėshtė ne netėt tek te dhjetėshit te fundit.

 

Meqė pame mendime te ndryshme, ta bazuara ne versione te ndryshme te haditheve, themi ashtu siē kane thėnė nje grup dijetaresh se Nata e Kadrit lėviz, keshtuqe njė vit bie ne njė nate e vitin tjetėr ne natėn tjetėr. Te kėtij mendimi janė Maliku, Sufjan Eth Thevriu, Imam Ahmedi, Is'hak Bin Rahivejhi, Ebu Thevriu, etj. Kėtij karvani dijetaresh i ėshtė bashkuar edhe Imam Neveviu, duke bashkuar hadithet e transmetuara me kėtė tematike.

Vėlla dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se Allahu,subhanehu ve teala, ia tregon atė kujt te doje prej bijve te Ademit. Neveviu ka thėnė: Allahu ua fshehu kėtė nate robėrve te Tij qe te mos flasin pėr vlerėn e kėsaj nate e t'i pakėsojnė veprat, por ka dashur qe ata te pėrpiqen dhe angazhohen me trupat e tyre sepse pėr kėtė edhe janė krijuar, siē thotė Allahu,subhanehu ve teala,  وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْأِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė". (Dharijat 56) Njė gjė te tille sikur e pėrkrah edhe hadithi i Taberaniut ne Mu'xhemul Kebir, me sened te mire se Abdullah Bin Unejsi e kishte pyetur Muhammedin, Alejhi selam: O i dėrguari i Allahut! Me lajmėro se ne cilėn nate kėrkohet nata e Kadrit? Tha: Po te mos e kishin lėnė njerėzit namazin (q)e te falen vetėm ne kėtė nate, do tė lajmėroja!".

 

Pėrzgjedhje nga materiali i botuar ne Fetava El Kubra te Shejh Sha'ravit, vėll: II-tė,

f: 826- 851

Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

12.8.2002,e hėnė

 


 

--------------------------------------------------

[1] gjate kohės se qėndrimit te Muhammedit,Alejhi selam ne kėtė bote dhe kėtė bazuar ne ajetin و ما كان الله ليعذبهم و أنت فيهم Po All-llahu nuk do t’i dėnojė ata, derisa ti (Muhammed) je nė mesin e tyre (Enfalė 33)

[2] Vėrejtje: Ėndrrat e pejgambereve janė shpallje-vahj.S.I

[3] Sa i pėrket thėnies" Me besim dhe vetllogari" e ka pėr qellim me besim ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe ne shpėrblimin, te cilin e ka pėrgatitur pėr falėsit ne kėtė nate, ndėrsa sa i pėrket vetllogarise e ka pėr qellim duke llogaritur shpėrblimin dhe kėrkuar sevapet. Kete mendim e ka thene Abdullah El Shehrijj, shif: Esrar Lejletil Mubareketi, www.emanway.com

[4] في تاسعة تبقى وفي سابعة تبقى وفي خامسة تبقى ne nėnėshin e mbetur, shtatėshin e mbetur, pesėshin e mbetur…Ajo qe duket sipėrfaqėsisht ėshtė se pėr qellim e ka patur natėn e 29-te, 27-te dhe 25-te. Tajjibiu, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Shprehja ne hadith: "Ne nėnshin e mbetur" e ka pėr qellim natėn e 22-te, sepse 22-i ėshtė e nėnta e mbetur, shtatėshja e mbetur ėshtė nata e 24-te, pesėshja e mbetur ėshtė nata e 26-te. Ka thėnė Zerkeshiu: E para (nėnshi i mbetur) ėshtė ne natėn e 21-te, e dyta (shtatėshi) ėshtė ne natėn e 23-te, e treta (pesėshi) ne natėn e 25-te. Kėshtu ka thėnė Maliku.

Disa te tjerė kane thėnė: Nata e Kadrit bie ne netėt tek nėse muaji ėshtė i mangėt (ka 29 dite) ndėrsa nėse ėshtė i plote nuk bie pėrveē se ne netėt ēift, keshtuqe nėnsheja e mbetur komentohet si nata e 22-te, pesėshja e mbetur si nata e 26-te, shtatėshja e mbetur si nata e 24-te…Kjo llogaritje ėshtė sipas mėnyrės arabe, te cilėt posa te kaloje gjysma e muajit, pjesėn e mbetur e llogarisin me: kane mbetur kaq, e jo me atė qe ka kaluar

[5] Ne komentin e Sahihut te Buhariut thuhet: Nga forma sipėrfaqėsore vėrehet se pėr qellim ėshtė fundi i muajit (d.t.th: nata e 27-te). Ėshtė thėnė se pėr qellim ėshtė shtatėshe, fillimi i te cilit ėshtė nata e 22-te ndėrsa fundi ėshtė nata e 28-te. Sipas mendimit te pare, nata e 21-te dhe 23-te nuk hyjnė ne kuadėr te kėsaj, ndėrsa sipas mendimit te dyte, hyn vetėm e dyta (ndoshta pėr qellim e ka nata e 23-te, e dyta e cekur ne mendimin paraprak) ndėrsa nuk hyn nata e 29-te…Pasi qe Ibni Haxheri i cek disa transmetime nga Buhariu, Muslimi dhe Imam Ahmedi, thotė se ne baze te domethėnies se tyre, mundėsia ose opsioni i pare i komentimit te "Shtatėshes" ėshtė me i qėlluar. (Fet'hul Bari, komenti ėshtė huazuar nga CD Kutubu-t-Tis'a) Shėnim i  pėrkthyesit.                

[6] Siē duket, ne libėr ėshtė bere njė gabim, sepse hadithi nuk ėshtė cekur fare, dhe ne vend te tij, pas asfare sqarimi, ėshtė cekur hadithi, i cili nuk ka te beje me kėtė aspekt te temės, mu pėr kėtė, e solla kėtė shėnim, duke e cekur edhe hadithin, te cilin e gjeta ne komentimin e Sures Kadr, ne gjuhen shqipe, nga Sabri Bajgora

[7] D.t.th: Nėse muaji i ka 29 dite, llogaritja ėshtė e njėjtė; ne daē llogarit nga ato qe kane kaluar, e thuaj: kane kaluar kaq, ne daē llogarit me atė qe ka mbetur e thuaj: kaq kane mbetur. S.I

Hosted by www.Geocities.ws

1