| EDUKATA E FQINJESISE | ||
|
1- Zgjedhja E Fqiut Te Mire Njeriu para se te vendose per t'a zgjedhur nje vend te preferuar per banim,patjeter duhet te shiqoj te zgjedhe fqinje te mire,sepse fqiu ndodhe t'i dij fshehtesite e shtepise,pastaj vet njeriu ka nevoje per fqinje.Nese jane te mire i bejne dobi dhe ia lehtesojne problemet ndersa nese jane te keqinje,ndodhe qe ata te jene shkaktare te problemeve te tij.Mu per kėtė ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam " أربع من السعادة : المرأة الصالحة ، والمسكن الواسع ، والجار الصالح ، والمركب الهنئ . وأربع من الشقاء : المرأة السوء ، والجار السوء ، والمركب السوء ، والمسكن الضيق Kater gjera jane prej lumturise: Gruaja e sinqerte,banesa e gjere,fqiu i sinqerte dhe mjeti i udhetimit i rehatshem.Ndersa kater gjera jane pjese te deshperimit: Gruaja e keqe( me moral te keq),fqiu i keq,mjeti i udhetimit i keq dhe banesa e ngushte([1]). Ne disa fjale te urta thuhet" Fqiu para shtepise". 2- T'ia Duash Fqiut Atė Qe Don Per Vete Kjo eshte e drejte e muslimanit ndaj vellaut te tij musliman,madje eshte prej tullave qe plotesojne ndertesen e imanit-besimit.Ajo cka ėshtė e vecante per fqiun ne kėtė kontest se fqiu ka me se shumti te drejte ne kėtė aspekt,madje Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" والذي نفسي بيده. لا يؤمن عبد حتى يحب لجاره مايحب لنفسه Pasha Atė,ne doren e te Cilit ėshtė shpirti im! Nuk ka besuar njeriu derisa t'ia deshiroje fqiut ate qe deshiron per vete([2]). Muslimani e ka oobligim qe fqiut te tij t'ia deshiroje cdo te mire te cilen e deshiron per vete dhe t'ia urreje cdo te keqe dhe te lige, te cilen e urren per vete. 3- Mosdemtimi Me Asgje,Fjale Apo Veper Qofte Demtimi i fqiut eshte veper e ndaluar. Pejgamberi ėshtė treguar shume i ashper ndaj atyre qe shqetesojne fqinjet e tyre.Ka thene"من كان يؤمن بالله واليوم الآخر فلا يؤذ جاره Kush beson Allahun dhe Diten e Fundit le te mos e shqetesoje fqiun e tij"([3]). njeriu e ka obligim te largohet nga shqetesimi i fqiut,qofte me fjale,veper apo gjeste,sepse shqetesimi i fqiut ėshtė veper e ndaluar ne cfaredo forme qofte. 4- Bemiresia E Perhershme Ndaj Fqiut Kjo bemiresi nuk ėshtė e kushtezuar me forme,mjet apo lloj,por ėshtė me rendesi te jete e perhershme.Thote Pejgamberi Alejhi selam " من كان يؤمن بالله واليوم الآخر فليحسن إلى جاره ، ومن كان يؤمن بالله واليوم الآخر فليكرم ضيفه ، ومن كان يؤمن بالله واليوم الآخر فليقل خيرا أو ليسكت Kush beson ne Allahun dhe Diten e Fundit,le t'i beje mire fqiut, kush beson ne Allahun dhe Diten e Fundit,le t'a nderoje musafirin dhe kush beson ne Allahun dhe Diten e Fundit,le te flase mire ose le te heshte!([4]) Pra muslimani e ka obligim bemiresine ndaj fqiut ne cdo forme qe ka mundesi. 5- Perballimi I Demeve Te Fqiut Dhe Durimi Per To Eshte thene" Nuk eshte fqinjesi e mire te mos e demtosh fqiun,por fqinjesi e mire eshte t'i perballosh demet e fqiut". Muslimani e ka obligim qe te beje durim dhe t'i perballoje demet e fqiut,duke ia kthyer me te mire,sepse me kete ai veq ka mbyllur deren e cytjeve te shejtanit. 6- Ndihma Fqiut Me Ushqim ,E Sidomos Nese Eshte I Varfer Nuk ėshtė fqinjesi e mire qe ti te ngopesh ndersa fqiu yt ėshtė i uritur.Kjo nuk ėshtė edukate islame.Mu per kėtė ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam " ليس المؤمن بالذي يشبع وجاره جائع إلى جنبه Nuk ėshtė besimtar( i sinqerte) ai qe ngopet ndersa prane tij fqiu i tij ėshtė i uritur"([5]). Shume njerez nuk interesohen per fqinjet e tyre.Vie ne shtepi me gjera luksoze ndersa nuk mendon fare per fqiun e tij te varfer.Kjo nuk i shkon shtati edukates se nje muslimani. Muslimani kur te gatuaj dic,duhet qe edhe fqiut te vet t'i beje hise aty,si shenje dashurie dhe respekti ndaj tij.Ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam " إذا طبخ أحدكم قدرا فليكثر مرقها ، ثم ليناول جاره منها Nese dikush ka vene nje parci le t'ia shtoje edhe pak uje,e pastaj t'ia jap ate fqiut te vet([6]). Muslimani nuk e perbuz fqiun nese i dhuron dic te thjeshte,madje nuk ben qe kjo te jete shkak qe te turperohet e te mos ia dhuroje.Thote Pejgamberi Alejhi selam " يا نساء المسلمات لا تحقرن جارة لجارتها ولو ِفرسِنَ شاة Oj Gra besimtare! Le te mos e perbuze-nencmoje fqinja fqinjen,qofte edhe me thundėr([7]) deleje ..."([8]). Pra cdo musliman duhet te jete syēele para kesaj edukate apo mirsjelljeje te larte,duhet te mos e harroje apo anshkaloje,sepse kjo ka ndikim te madh tek fqiu,madje eshte argument i nje shoqerie islame te pershkruar me meshire,butesi dhe sigurim te njeri tjetrit. Ndersa nese blen gjera ushqimore dhe i lejon femijet tu te dalin me embelesira apo peme para femijeve te fqiut tend te varfer,ti me kete veq e ke turperuar fqiun tend,sepse femijet e tij lakmojne,ndihen te turperuar,etj...Kjo eshte dic e pa preferuar,sepse fqiut me kete i shkakton dhimbje shpirterore,madje kjo bie ndesh me parimet e Pejgamberit Alejhi selam. 7- Ndihma Materiale Nese Per Kėtė Ka Nevoje Muslimani e ka obligim qe cdohere te jete ne rrjedha me gjendjen e fqiut te tij te varfer,te cilit i ndihmon madje edhe nese ai fare nuk ka kerkuar prej tij.Kjo ėshtė e drejtė e muslimanit ndaj muslimanit,ndersa e drejta e fqiut ėshtė me prioritarja. 8- Bashkangjitja Ne Gezim E Hidherim Nese fqiu ka ndonje manifestim gezimi,duhet shkuar tek ai per t'a ndare gezimin se bashku.Kjo nese nuk ka ne manifestim gjera te ndaluara sheriatikisht,sepse ne te kunderten nuk duhet shkuar e as pergjegjur fteses ne haram pamarre parasysh prej kujt ėshtė. Ndersa nese fqiun tend e godet ndonje fatkeqesi duhet shkuar per t'a ndare pikellimin dhe dhimbjen se bashku.Duhet ngushelluar me fjale te mira,duhet bere te ndihet i forte dhe te mos jete kjo shkak qe ai t'a humb besimin apo te thote gjera qe ne Islam jane rreptesisht te ndaluara. Tere keto jane te drejta te muslimani ndaj muslimanit andaj sic thame me pare e drejta e fqiut eshte prioritare ne kete aspekt. 9- Ne Rast Shpernguljeje Ne Ndonje Vend Tjeter Per Banim,Duhet Prezentuar Atij Se Pari Shtepine Nese deshiron te kaloje ne ndonje vend tjeter per banim,atehere fqiut duhet t'ia prezentoje shtepine e tij para cdokujt tjeter.Pokeshtu edhe token e malin.Ka thene Pejgamberi alejhi selam " من كانت له أرض فأراد بيعها فليعرضها على جاره Kush ka toke dhe deshiron t'a shese atė,le t'ia prezentoje( se pari) fqiut"([9]). Ky gjest eshte fenomenal per fqiun,sepse e ben te ndihet i respektuar meqe fqiu i tij e respektonte sa ishte prane tij e tash edhe kur e leshon vendin deshiron t'a respektoje prape duke mos ia sjellur ndonje te huaj,qe nuk dihet se eshte apo nuk eshte i mire. Fatkeqesisht shume njerez e kane harruar kete parim. 10- Le Te Mos E Pengoje Fqiun Ne Mbjelljen E Drurit Ne (Afer) Murit Te Tij Nese fqiu ka nevoje per nje gje te tille,muslimani duhet t'a toleroje qe t'a mbjelle drurin,ne menyre qe te kete dobi prej tij.Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam ka thene " لا يمنع جار جاره أن يغرس خشبة في جداره Le te mos e pengoje fqiu fqiun ne mbjelljen e drurit ne murin e tij"([10]). Pastaj kishte thene ebu Hurejre" ما لي أراكم عنها معرضين ؟ والله! لأرمين بها بين أكتافكم أي لأصرحن ولأحدثن بها بينكم مهما ساءكم ذلك وأوجعكم . Cfare kam qe iu shof ia keni kthyer shpinene kesaj? Pasha Allahun! Cdohere do t'ua them sado qe t'iu shkaktoje keq apo dhimbje. 11- Shenjterimi I Fqiut Dhe Mos Tradhetia E Tij Kjo behet duke mos ia perhapur sekretet,duke mos ia neperkembur nderin,duke mos ia keqperdorur familjen,sepse kjo eshte prej mekateve me te medha.Pejgamberi kur u pyet se cili mekat eshte me i madhi? Tha: أن تجعل لله ندا وهو خلقك T'i besh Allahut shok ndersa Ai te ka krijuar ty.Pastaj cili? Tha: أن تقتل ولدك خشية أن يطعم معكT'a mbysesh femiun tend nga frika te te shoqeroje ne ushqim.Tha: Pastaj cili? Tha: أن تزني حليلة جاركTe besh zina( prostitucion) me gruan e fqiut tend([11]). Si guxon te ndodhe kjo kur muslimani e ka obligim t'a ruaje fqiun e tij ne moral,pasuri dhe nder derisa fqiu i tij te defrehet me siguri dhe qetesi.Thote Pejgamberi Alejhi selam "Pasha Allahun nuk ka besuar! Pasha Allahun nuk ka besuar! Pasha Allahun nuk ka besuar! Thane: Kush o i derguari i Allahut ? Tha: الذي لا يأمن جاره بوائقهAi,nga te ligat e te cilit,nuk ėshtė i sigurte fqiu i tij"([12]). Qellimi me te "liga" ne hadith ėshtė tradhetia. 12- Duhet T'i Permbush Ne Raport Me Fqiun Te Drejtat E Muslimanit Ndaj Muslimanit Kjo sepse fqiu ka me se shumti te drejte ne kėtė aspekt.Muslimani i ben mire fqiut ne cdo aspekt;e viziton nese semuret,nese teshtin i deshiron shendet (duke i thene Allahu te meshirofte),e keshillon per atė qe ėshtė me se miri per te,i pergjigjet fteses se tij,kujdeset per familjen dhe femijet e tij nese ai nuk ėshtė prezent,pas vdekjes se tij ia percjell xhenazen,lutet per te,etj. 13- Keshillimi,Urdherimi Per Te Mire Dhe Ndalimi Nga E Keqja Nese fqiu shef dic te keqe tek fqiu,ose e shef duke e braktisur ndonje veper te mire,duhet t'a keshilloje,t'a urdheroje per te mire dhe t'a ndaloje nga e keqja,sepse ne kete kontest, e drejta e fqiut eshte me prioritarja ndaj te gjitheve. Fatkeqesisht shume njerez i shofin fqinjte e tyre ne gjera te ndaluara e nuk i keshillojne e as nuk i urdherojne per ne te mira.Kjo nese eshte dic , padyshim se ėshtė tradheti e fqiut dhe moskujdesje per te. Kjo ėshtė ajo qe Allahu,subhanehu ve teala, na e lehtesoi te shkruajme per edukaten ne raport me fqiun.Pra Allahut,subhanehu ve teala, i takon falenderimi! Mare nga Mevsuatul Edebi,te Abdul Aziz Bin fet'hi Es Sejjid Nida Burimi : www.denana.com Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami 10/2/2005,e enjte (para dreke) Brunei Draussalam
[1] Ahmedi 1/168,Ibni Hibbani 4021,Ebu Neimi ne El Hilje 8/388,Bejhekiu ne Shuab,9556,9557,Sahihul Xhamii 887 [2] Muslimi 45 [3] Buhariu 6017 [4] Muslimi 48 [5] Taberaniu ne El Kebir,Silsiletus sahiha,nr:148 [6] Sahihul Xhamii 676 [7] Sa i perket shprehjes Firsin (Thunder) ne hadith,ėshtė shprehje e cila perdoret zakonisht per kuaj,ndersa deles i ėshtė vene ne kėtė rast vetem alegorisht.Qellimi me kėtė ėshtė rendesia qe i ėshtė kushtuar dhenies (per hire te Allahut,Subhanehu ve teala) qofte edhe pak si dhe pranimi i saj,sepse perndryshe nuk ėshtė zakon qe njeriut t'i dhurohet thundra por qellimi ėshtė "Le te mos jete shkak pakica e dickafit per te mos ia dhuruar fqinjes,sepse pak pak me mire se hic.Ndoshta kuptimi ėshtė se ndalohet t'a perbuze fqinja atė qe i dhurohet edhe nese ėshtė pak Shif: Komentin e Sahihut te Buhariut nga Haxher el Askalani ne kapitullin El Hibetu ve fadluha vet tahridu alejha.Sqarimi ėshtė fusnote imja.Sedat Islami [8] Buhariu 6017,2566,Muslimi 1030 [9] Ibni Maxheh 2493,Sahih Ibni Maxheh 2022 [10] Buhariu 2463,Muslimi 1609 [11] Buhariu 6001,Muslimi 86 [12] Buhariu 6016 |