Leter prej zemres :
Fletushka Eshte Zbardhur Mos E Be Te Zeze !
( Kushtuar Haxhilerëve)
Vella besimtarë…moter
besimtare…
Thote Allahu s.w.t"
ياأيها الذين آمنوا اتقوا الله وكونوا مع الصادقين .."O ju që besuat! Ta keni në
kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.(Tewbe 119)
Poashtu ka thene" ولا
تكونوا كالتي نقضت غزلها من بعد قوة أنكاثا . ."Mos u bëni (në çështjet e betimit)
si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort,..."(Nahl
92)
Falenderimi i takon
Allahut s.w.t qe na bekoi ne dhe ju per kryerjen e kesaj shtylle te madhe
fetare,per te cilen thote Muhammedi Alejhi selam " من حج فلم يرفث ولم يفسق رجع
من ذنوبه كيوم ولدته أمه "Kush e ben haxhin duke mos iu afruar gruas dhe duke mos
neperkembur dispozitat e Allahut s.w.t kthehet prej tij i paster nga mekatet
sikurse ate dite që e ka lindur nena".
E mendimi yne per
Zotin tone? …Se Ai veq na i ka falur mekatet,na i ka mbuluar te metat ,na i ka
larguar gabimet,Ai eshte Ai është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje
mëkatesh!
Ai qe ka mendime te
mira per Allahun s.w.t ai do ti beje edhe veprat e mira.
Ka thene Hasan El
Basriu" Besimtari eshte mendimmire ndaj Allahut s.w.t keshtuqe edhe veprat i ben
te mira ndersa pabesimtari eshte mendimkeq per Allahun keshtuqe edhe veprat i
ben te keqia".
Mu per kete nuk i
takon nje besimtari qe pasi fletushka e tij te jete zbardhur te kthehet prape e
te behet e zeze prej mekateve,dhe nuk i takon besimtarit qe pasi e ka pastruar
veten e tij me ibadet per Allahu s.w.t t'a perlyej-ndyte ate me
mekate.
Te gjithe ne e kemi
per obligim qe te fillojme me nje faqe te re me Allahun s.w.t,t'a respektojme e
jo ti bejme mekat ne menyre qe te shpetojme me knaqesine dhe xhennetet e Tij
s.w.t
Thote Allahu s.w.t"ومن
يطع الله ورسوله فقد فاز فوزاً عظيماً "… e kush respekton All-llahun dhe të
dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh"(Ahzab 71)
Ka thene Pejgamberi
a.s" كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى . قيل ومن يأبى يا رسول الله ، قال : من
أطاعني دخل الجنة ومن عصاني فقد أبى". رواه البخاري . " Tere ummeti im do te hyjne
ne xhennet perveq atyre qe kundershtojneEshte thene: Po kush kundershton o i
derguari i Allahut s.w.t? Tha: Kush me respekton mua do te hyje ne xhennet
ndersa kush me kundershton ai veq ka refuzuar".( Buhariu)
O Allahu yne! O
Rrotulluesi i zemrave ! Perforcoji zemrat tona ne fene Tende!
Per fund:
E lusim Allahun s.w.t
ten a bashkoje me ju prape ne rruge te besimit dhe te respektit per Allahun
s.w.t!
Marre nga
www.saaid.net
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
16/10/2004,e
shtune
Dita e pare e Ramazanit ne Brunei