Ti je ai qė e vonon
fitoren e ummetit!
Derisa isha i
interesuar me pėrcjellje tė lajmeve pėr fatkeqėsitė qė po iu ndodhin muslimanėve
mendova nė vete dhe ju drejtova vetes me: O, i mjere! Ti je ai qė e vonon
fitoren e kėtij ummeti, madje ti je shkaktar kryesor i tė gjitha fatkeqėsive qė
na kanė goditur!
Mendova prap si mund
tė ndodhė kjo kur une jam njė njeri i dobėt e nuk zoterojė asgjė, po t'i
urdhėroja pėr diē muslimanėt nuk do tė mė respektonin e po t'i kėshilloja nuk do
kėshilloheshin.
Ndalova duke mu
kujtuar se: shkaku janė mėkatet, tė cilat e kanė mbuluar zemrėn, mėkate me tė
cilat e lufton Allahun, subahnehu ve teala, ditėn e natėn
shkak ėshtė braktisja
e obligimeve dhe dhėnia pas tė ndaluarave
Po ēfarė kam bėrė unė
apo ti qė tė qortohesh me vonimin e fitores?
Ah, o rob i Allahut!
Vallahi po u ula e t'i numėroje tash se cka je duke bėrė do tė kalonte kohė e
gjate, por ja; a je ti prej atyre qė e falin namazin e sabahut nė xhami?
Paj, ndonjėherė. E
ndonjėherė mė kalon
Mė nderprehet fjala
me: Mu ky ėshtė problemi! Si pretendon xhihad kundėr armiqėve tė tu, ndėrsa ke
dėshtuar nė xhihadin e nefsit tėnd sė pari? Ke dėshtuar nė njė ēėshtje e cila
nuk tė obligon as dhėnie tė pasurisė e as gjak, nė njė gjė qė nuk tė merr mė
shumė se disa minuta tė paktė; nė faljen e dy rekateve pėr Allahun.
Si kėrkon xhihad kur
ti je ai i cili nuk i kryen namazet farze me kohė, i lėshon sunnnetet, nuk lexon
asgjė nga Kur'ani gjatė tėrė ditės, ke harruar lutjet e mbrėmjes dhe mėngjesit,
nuk ke ruajtur shiqimin, nuk je bėmires ndaj prindėrve, nuk mban lidhjet
familjare?
Kėrkon qė ligji i
Allahut tė sundojė nė vendin tėnd ndėrsa ai si i tillė ende s'ka zėnė vend nė
zemrėn tėnde e as nė mesin e familjes tėnde, nuk ke frikė Allahut pėr familjen
tėnde, nuk i ke ftuar nė udhėzim, nuk je i interesuar t'i ushqesh nga hallalli,
e ndoshta une ose ti bile jemi je prej atyre pėr tė cilėt thotė Allahu: "..dhe
pasurinė e doni sė tepėrmi" (Fexhr 20)
Gėnjeshtra, mashtrime,
mospėrmbushje premtimi ja kėshtu meritohet kėrcėnimi
Prap u ndala: Po ku
jam une e ku vonimi i fitores? A vonohet fitorja e njė ummeti tė tėrė pėr shkak
tė njė personi tė vetėm, njė nė njė miliardė?
Po u shikua nė tėrė
dunjanė, ka qindra miliona si ti
Tė gjithė nė kėtė rrugė, nuk interesohen pėr
vepra tė mira, e as nuk iu frikėsohen mėkateve.
Tė gjithė argumentohen
se janė duke e kėrkuar fitoren, sepse nė ummet ka tė tillė qė janė mė tė mirė se
kėta
por, realiteti i hidhur ėshtė se tė gjithė janė tė njėjtė pėrveē atyre qė
Allahu i ka mėshiruar.
A nuk e din o rob i
Allahut se sahabeve, radijallahu anhu, nėse iu vonohej fitorja e nuk iu vinte e
kuptonin se nė atė ushtri ka dikush qė ka bėrė mėkate? E ēfare mendon ti pėr
ummetin i cili ka rėnė nė mėkate tė mėdha e tė vogla
a nuk po e sheh se ēfarė po
ndodhė nė lindje e nė perėndim?
Filluan lotėt tė mė
rrjedhin nė fytyrėn time, nuk kisha paramenduar madje as njė ditė tė vetme se
une, i cili e kam dashur Allahun dhe tė Derguarin e Tij, e kam dashur fene e Tij
dhe ithtarėt e fesė sė Tij, tė jam shkak prej shkaqeve tė pėsimit tė kėtij
ummeti
tė jam shkak i lumenjve tė lotėve tė derdhur, tė muslimanėve anekėnd
botės
Ka qenė lehtė pėr mua
ta qortoj njė gjykatės ose udheheqės, pėrgjegjės ose ministėr, por nuk e kam
menduar sė pari tė metat e mija dhe gabimin tim
nuk kam logjikuar mbi fjalėn e
Allahut, subahnehu ve teala: " Sigurisht qė Allahu nuk do tė ndryshojė gjendjen
e njė populli pėrderisa ata vet ta ndryshojnė vetveten" (Err-Rra'd 11)
Falenderimi i takon
Allahut qė mė ka dhėnė tė kem nga "Nefsi Levvame" (shpirti qortues), me tė cilin
Allahu ėshtė betuar nė Kur'an deri nė Ditėn e Kijametit
Cfarė do ishte
kėshilla:
Fillo me veten tėnde,
fali namazet e obliguara nė kohėt e tyre, jipe zekatin, ke kujdes arrogancėn
ndaj prindėrve, afrohu tek Allahu me nafile, mos lėsho shansėn e cila tė afron
tek Allahu pa e berė edhe nese ėshtė ndonjė gjė e vogėl.
Pėrkujto se tė
buzėqeshurit vėllaut tėnd ėshtė sadaka-lėmoshė.
Mos fto nė diēka e ti
tė jesh nė tė kundėrtėn e saj!
Mos kėrko pasimin e
sheriatit nga dikush pėrveē nėse je shembull i gjallė nė pasimin e tij nė shtėpi
dhe veprat tua!
Mos kėrko ngritjen e
flamurit tė xhihadit, derisa ti ke dėshtuar nė xhihadin e nefsit tėnd!
Mos e qorto askend se
nuk janė tė ndėrgjegjshėm nė pėrgjegjėsinė qė e kanė, por pėrmiresoje veten e tė
tjerėt permirėsohen
behu shembull kudo qė tė shkosh
nese e kalon kohėn duke
polemizuar pėr tė metat e njerėzve, ndalu se tė tillėt janė tė shumtė, por fillo
me permirėsimin e vetes tėnde
e pastaj lute Allahun me sinqeritet se do tė vij
fitorja ty dhe atyre qė janė me ty dhe tė gjithe atyre qė ecin gjurmės tėnde
!
Mundohu tė jesh prej
atyre pėr tė cilėt thotė Allahu: "Nėse ju e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju
ndihmojė juve" (Muhammed 7)
Dije se ēdo mėkat tė
cilin e bėn apo ēdo vepėr tė mirė tė cilėn e le pa bėrė, ėshtė argument i
deponuar kundėr teje nė gjykatėn pėr gjakun e muslimanėve tė pastėr
!
Pastaj ngrita kokėn i
penduar tek Allahu pėr ate qė kam bėrė, i fshiva lotėt e thashė: "O Zoti im ky
ėshtė pendimi im pėr Ty, jam penduar tek Ti..."
Tash le tė hapim faqe
tė re tė jetės
fillova me dy rekate nė mesnate duke e lutur Allahun qė tė m'a
bėjė tė pėrhershėm begatinė e tyre
Pėrktheu nga
origjinali nė arabisht:
Sedat Islami
Brunei