FISKU [1] -Domethenia dhe llojet e tij

Falenderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndersa pershendetjet qofshin mbi te derguarin tone,Muhammedin,Alejhi selam,familjen,shoket dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim,me pas:

Rendesia e studimit te kesaj teme "Fisku",del ne shesh kur te na u behet e qarte se problematika e pare qe ka ndodhur ne Islam ėshtė الفاسق الملي"  Fasiku i perhershem".

Havarixhet shpiken teorine,sipas se ciles tere besimtaret gabimtarė jane jomuslimane dhe do te jene perhere ne zjarre.Murxhiet thane se mekataret jane me besim te plote ndersa Mu'tezilet thane: Ata jane ne nje pozite ne mes dy pozitave ne kėtė dunja ndersa ne Ahiret jane perhere ne zjarre.

Allahu,subhanehu ve teala, udhezoi ithtaret e Ehli Sunnetit ,te cilet per mekataret thane:Ata jane besimtare por besimi-imani i tyre ėshtė cunguar,ose jane besimtar ne besimin e tyre ndersa fasika me mekatet e tyre.Ne Ahiret ata do te jene nen vullnetin dhe deshiren e Allahut,Subhanehu ve teala;nese don i ndeshkon me drejtesine e Tij ndersa nese don i fal me meshiren e Tij.

Fisku eshte prej gjerave,per praktikimin e te cilave ka kercenim,te cilin e pasojne rezultate (negative).Ka thėnė Ibni Tejmijje: Dije se ceshtja e te gjykuarit me kufer (pabesim) apo fisk per dike ėshtė prej ceshtjeve te " الأسماء والأحكام Emrave dhe Dispozitave",me te cilat ėshtė i lidhur premtimi dhe kercenimi ne Ahiret.Poashtu per to lidhet edhe الموالاة والمعاداة  Miqesia e Armiqesia…". Si shtese kesaj,Pejgamberi Alejhi selam terhoqi verejtjen prej te gjykuarit me Fisk,pamarre parasysh se per ke behet fjale,derisa nuk ke argument. Ebu Dherri transmeton se e ka degjuar Pejgamberin,Alejhi selam,duke thėnė:  لَا يَرْمِي رَجُلٌ رَجُلًا بِالْفُسُوقِ وَلَا يَرْمِيهِ بِالْكُفْرِ إِلَّا ارْتَدَّتْ عَلَيْهِ إِنْ لَمْ يَكُنْ صَاحِبُهُ كَذَلِكَ " Nuk ndodhe t'a akuzoje dikush dike me fisk ose kufer,e te mos i kthehet ketij(shpifja e tij),nese personi nuk ėshtė i tille"([2]).

Rendesine e studimit te kesaj teme e dikton poashtu edhe vet emri Fisk,i cili ėshtė emer i pergjithshem dhe perfshin: Kufrin (pabesimin),mekatet e medha dhe te gjitha mekatet tjera.

Domethenia e Fiskut

Etimologjikisht: الخروج عن الشيء، أو القصد، وهو الخروج عن الطاعة، والفسق: الفجور Fjala Fisk dtth:Dalje nga dic,ose dalje nga qellimi,i cili ėshtė dalje nga respekti-nenshtrimi (arrogance dhe vandalitet).Ndersa Fisku ėshtė: Amoralitet,paturpesi.

Terminologjikisht: Ekzistojne disa mendime:

Ka thėnė Ibni Atijje" Fisku ne zakonin fetar dtth: Dalje nga respekti-arrogance.Kjo dalje mund te jete Kufer(pabesim) por mund te jete edhe mekat([3]).I ketij mendimi ėshtė edhe Kurtubiu([4]).

Ka thėnė Alusiu: Fisku sipas sheriatit dtth: Dalja e te mencurve nga respekti (berja arrogante).Kjo perfshin pabesimin(kufrin),mekatet e medha,mekatet e vogla,ndersa keshtu si tradite sic ėshtė bere ,ky term perfaqeson mekatet e medha dhe nuk emertohen me te mekataret e mekateve tjera,perveqse me argument([5]).

Llojet e Fiskut

Fisku ka disa lloje nga ndarje te ndryshme.Ndahet ne:

Fisk,i cili te nxjerr nga Islami,dhe

Fisk ,i cili nuk te nxjerr nga Islami.

Ka thėnė Muhammed bin Nasr El Mervezijj : والفسق فسقان: فسق ينقل عن الملة، وفسق لا ينقل عن الملة، فيسمى الكافر فاسقًا، والفاسق من المسلمين فاسقًا Fisku ėshtė dy llojesh: Fisk,i cili te nxjerr nga mileti (Islami) dhe fisk ,qe nuk te nxjerr nga mileti,keshtuqe pabesimtari quhet fasik sikurse qe fasiku nga muslimanet quhet fasik.

Fisku,i cili ka domethenie te pabesimit ceket shume ne ajetet kur'anore.Madje ka thėnė Ibvnul Vezir se ky lloj fisku zakonisht ceket dhe ėshtė per qellim ne ajetet kur'anore.Ajetet deshmojne se fasiku ne kohen e Pejgamberit,Alejhi selam, quhej kafir(pabesimtar).Thote Allahu, subhanehu ve teala," إِنَّ الْمُنَافِقِينَ هُمُ الْفَاسِقُونَ Nuk ka dyshim, hipokritėt janė ata tė prishurit([6]).Pastaj "وَلَقَدْ أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ وَمَا يَكْفُرُ بِهَا إِلَّا الْفَاسِقُون Ne tė kemi shpallur ty (Muhammed) argumente tė qarta dhe ato nuk i mohon askush, pėrveē atyre qė kanė dalė respektit."([7]).Ibni Veziri pasi ceku ajete te shumta tha: Keto ajete deshmojne se Fasiku ne periudhen e hershme emertonte kafirin…([8])

Llojet e fiskut,i cili nuk te nxjerr prej feje

Fiskun,i cili nuk te nxjerr prej feje,mund t'a ndajme ne:

Fisk ne besim (I'tikadijj),dhe

Fisk ne vepra.

Shembulli i fiskut ne besim mund te merret ajo qe ka thėnė Ibnul Kajjimi: فسق أهل البدع الذين يؤمنون بالله ورسوله واليوم الآخر، ويحرمون ما حرم الله، ويوجبون ما أوجب الله، ولكن ينفون كثيرًا مما أثبت الله ورسوله، جهلاً وتأويلاً، وتقليدًا للشيوخ، ويثبتون ما لم يثبته الله ورسوله ... Fisku i ithtareve te risive,te cilet e besojne Allahun,subhanehu ve teala,Pejgamberin,Diten e Gjykimit,ndalojne atė qe e ka ndaluar Allahu,subhanehu ve teala,obligojne atė qe e ka obliguar Allahu,subhanehu ve teala,por nga injoranca,(keq) komentimi dhe pasimi i hoxhollareve (verberisht),mohojne shume gjera qe ia ka vertetuar Allahu,subhanehu ve teala dhe i derguari i Tij,dhe faktkeqesisht vertetojne shume gjera,te cilat Allahu,subhanehu ve teala, dhe i derguari i Tij nuk i kane vertetuar…([9])

Fisku eshte me perfshires sesa bidati (risia ne fe),meqe fisku emerton bidatin e edhe gjera te tjera.Mu per kete ka thene Ibni Salahi: كل مبتدع فاسق، وليس كل فاسق مبتدعًا Cdo risimtar ehste fasik ndersa cdo fasik nuk ėshtė risimtar"([10]).

Ndersa sa i perket fiskut ne vepra,shembuj per tė ke sa te duash. Emertimet e tij jane te shumta,sic ėshtė rrefyer ne tekste fetare dhe thenie te dijetareve.Ndoshta tere kėtė do t'a permbledhte thenia e Imam Neveviut : وأما الفسق فيحصل بارتكاب الكبيرة، أو الإصرار على الصغيرةNdersa sa i perket fiskut,ai realizohet duke bere mekate te medha dhe duke ngulkembe ne mekate te vogla"([11]).

Ndersa sa i perket kriterit per mekatin e madh,sipas mendimeve me ta sakta,mekati madh eshte : هي ما فيها حد في الدنيا، أو وعيد خاص في الآخرة، كالوعيد بالنار، والغضب، واللعنة Ai,per te cilin ka kod penal ne dunja,kercenim te vecnat per ten e Ahiret,qofte kercenim me zjarre,hidherim apo mallkim.Ndersa mekat i vogel ėshtė : ما ليس له حد في الدنيا ولا وعيد في الآخرةAi,per te cilin nuk ka mase ndeshkuese ne dunja e as kercenim ne Ahiret.Kjo ėshtė transmetuar nga Ibni Abbasi,Ibni Ujejne,Ahmed bin Hanbeli,Ebi Ubejd El kasim bin Selami…([12]).

Disa tekste dhe thenie sa i perket gjerave,te cilat i perfshin-emerton fisku ne vepra:

1-  Shpifesi quhet fasik.Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَالَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاءَ فَاجْلِدُوهُمْ ثَمَانِينَ جَلْدَةً وَلا تَقْبَلُوا لَهُمْ شَهَادَةً أَبَداً وَأُولَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ Edhe ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, t'i rrahni ata me nga tetėdhjetė tė rėna dhe atyre mos u pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm."([13]).

2-  Genjeshtari quhet fasik.Thote Allahu,subhanehu ve teala," يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَأٍ فَتَبَيَّنُوا أَنْ تُصِيبُوا قَوْماً بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ O ju qė keni besuar, nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm u sjell ndonjė lajm, ju shqyrtojeni mirė, ashtu qė tė mos e goditni ndonjė popull pa e ditur realitetin, e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė."([14]).

3-  Ndalesat e Ihramit ne Haxh quhen fusuke.Thote Allahu,subhanehu ve teala," الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَعْلُومَاتٌ فَمَنْ فَرَضَ فِيهِنَّ الْحَجَّ فَلا رَفَثَ وَلا فُسُوقَ وَلا جِدَالَ فِي الْحَجِّ Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar e kush bėn (ia fillon tė zbatojė) haxhin nė kėta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bėn tė merr nėpėr kėmbė dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. …"([15]).Sipas Ibni Xheririt dhe te tjereve,me shprehjen Fusuk ne ajet jane per qellim ndalesat e Ihramit.

4-  Fyerja me emra te ndyte poashtu llogaritet fisk.Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَلَا تَنَابَزُوا بِالْأَلْقَابِ بِئْسَ الِاسْمُ الْفُسُوقُ بَعْدَ الْإِيمَانِ… mos etiketoni njėri-tjetrin me llagape. Pas besimit ėshtė keq tė pėrhapet llagapi i keq."([16]).

5-  Pejgamberi Alejhi selam Ruvejbidanė e kishte llogaritur fisk.Thote Pejgamberi Alejhi selam"إِنَّ أَمَامَ الدَّجَّالِ سِنِينَ خَدَّاعَةً يُكَذَّبُ فِيهَا الصَّادِقُ وَيُصَدَّقُ فِيهَا الْكَاذِبُ وَيُخَوَّنُ فِيهَا الْأَمِينُ وَيُؤْتَمَنُ فِيهَا الْخَائِنُ وَيَتَكَلَّمُ فِيهَا الرُّوَيْبِضَةُ قِيلَ وَمَا الرُّوَيْبِضَةُ قَالَ:الْفُوَيْسِقُ يَتَكَلَّمُ فِي أَمْرِ الْعَامَّةِ Vertet para Dexhxhalit do te jene vite te rrejshme.Pergenjeshtrohet i sinqerti ndersa vertetohet genjeshtari,tradhetohet besniku ndersa i zihet bese tradhetarit dhe flasin ne to (vitet) Ruvejbidatė (te gjunjezuarit).U pyet: Po kush jane Ruvejbidatė? Tha:Fuvejsiku (emer i zvogeluar nga fasik),flet ne emer te shumices([17]).

Mund te thuhet se Fisku kur emerton keto mekate,dtth keto mekate jane me te medha sesa ato,te cilat nuk quhen fisk.Ka thėnė Bejdaviu"'والفسق إذا استعمل في نوع من المعاصي دل على عظمته كأنه متجاوز عن حده Kur termi Fisk perdoret vetem per nje lloj te mekateve,atehere tregon apo aludon ne madhesine e tij dhe sikurse ky fisk ka kaluar kufinjte e tij([18]).

Domosdoshmeria e dallimit te domethenies se Fiskut tek Ehli Sunneti dhe kundershtaret e tyre

Edhepse mekatari i madh tek Ehli Sunneti ėshtė fasik,megjithate ai nuk del prej feje komplet.Imani mund te jete prezente tek ky njeri.Kjo gje keshtu ėshtė e aprovuar tek Ehli Sunneti dhe Xhemati.Njeriu i tille-sipas Ehli Sunnetit dhe Xhematit-konsiderohet besimtar ne besimin e tij dhe fasik ne mekatin e tij.Ceshtja e tij i mbetet Allahut,Subhanehu ve teala ;nese don e fal me meshiren e Tij e nese don e ndeshkon me drejtesine e Tij dhe se fundi i tij heret apo vone ėshtė Xhenneti.Ehli Sunneti dhe Xhemati jane te pajtuar se Fasikat e ummetit islam,edhe nese hyjne ne zjarre-Xhehennem,ose e kane merituar hyrjen ne te,megjithate nuk do te jene te perjetshem ne te,por nje dite,do te dalin dhe do te hyjne ne Xhennet pergjithmone.

Ibni Tejmijje,duke mbeshtetur kėtė ceshtje thote: Prej bazave te Ehli Sunnetit dhe Xhematit ėshtė se feja dhe besimi perbehen nga fjale dhe vepra;fjale e zemres dhe gjuhes dhe veper e zemres dhe gjymtyreve. Poashtu ata jane dakorduar se imani shtohet me vepra-ibadete ndersa pakesohet me mekate,duke mos gjykuar me kufer,pabesim per ithtaret e Kibles sone per shkak te gabimeve dhe mekateve te medha,sic bene Havarixhet.Vellazeria jone besimore me mekatberesit e medhenje eshte e vertet dhe e aprovuar ne fene e Allahut,Subhanehu ve teala.Thote Allahu,subhanehu ve teala," فَمَنْ عُفِيَ لَهُ مِنْ أَخِيهِ شَيْءٌ فَاتِّبَاعٌ بِالْمَعْرُوفِ Kurse atij qė i falet diēka nga vėllau i vet atėherė ajo le tė pėrcillėt (e atij qė e fal) kuptueshėm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bėhet me tė mirė.…"([19]).Poashtu  thote"وَإِنْ طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِنْ بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِنْ فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ[9]إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ Nėse dy grupe besimtarėsh tentoj nė tė luftojnė ndėrmjet vete, ju pajtoni ata, e nė qoftė se ndonjėri prej tyre e sulmon tjetrin, atėherė luftojeni atė grup qė vėrsulet me pa tė drejtė, derisa t'i bindet udhėzimit tė All-llahut, e nėse ktheheni, atėherė me drejtėsi bėni pajtimin ndėrmjet tyre, mbajeni drejtėsinė, se vėrtet All-llahu i do tė drejtit.10.S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr, pra bėni pajtim ndėrmjet vėllezėrve tuaj…"([20]).

Islami i fasikut te perhershem nuk zhduket teresisht,i tilli nuk mbetet perhere ne zjarre,sic thone Mu'tezilet,por hyne ne kuadrin e imanit te pergjithshem,sic thote Allahu,subhanehu ve teala," فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ ai ėshtė i obliguar ta lirojė njė rob besimtarė…"([21]). Ndodhe qe edhe te mos hyje ne kuader te ermit te imanit te pergjithshem,sic thote Allahu,subhanehu ve teala," ِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَاناً E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėnqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre."([22]),apo sic thote Pejgamberi Alejhi selam"لَا يَزْنِي الزَّانِي حِينَ يَزْنِي وَهُوَ مُؤْمِنٌ وَلَا يَشْرَبُ الْخَمْرَ حِينَ يَشْرَبُ وَهُوَ مُؤْمِنٌ وَلَا يَسْرِقُ حِينَ يَسْرِقُ وَهُوَ مُؤْمِنٌ وَلَا يَنْتَهِبُ نُهْبَةً يَرْفَعُ النَّاسُ إِلَيْهِ فِيهَا أَبْصَارَهُمْ حِينَ يَنْتَهِبُهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌ Nuk ndodhe te beje prostitucion laviri e gjate aktit te jete besimtar,e as te konsumoje alkool gjate konsumimit e te jete besimtar,e as gjate vjedhjes kur te vjedh e te jete besimtar,e as te plaēkise plaēke,ku njerzit i ngrisin shiqimet e tyre ne te kur t'a plaēkise e tė jete besimtar"([23]).

Ne themi: Ai ėshtė besimtar me iman-besim te cunguar,ose ėshtė besimta ne imanin e tij,fasik me mekatin e tij.Atij as nuk i ipet emri i plote i besimtarit por as nuk i mohohet teresisht([24]).

Nese ky ehste kuptimi i fiskut tek Ehli Sunneti dhe Xhemati,atehere nuk ka dem nese sjellim edhe mendimet e kundershtareve te ehli Sunnetit dhe Xhematit.

ESH'ARITE thone : Ne kemi gjetur ne ta(cilesi),qe i bejne besimtare ne teresi dhe keshtu Esh'arinjte, i llogarisin Fasikat si besimtare te vertete.

 Dallimi ne mes tyre dhe Ehli Sunnetit qendron,sic cekem me larte,se ehli Sunneti e kushtezon besimin e tyre dhe nuk thote se ata jane besimtare ne teresi,por thote ata ajen besimtare ne besimin e tyre dhe fasika ne mekatin e tyre.Per lavirin,konsumuesin i alkoolit,nuk themi se jane besimtare ne teresi,port hemi duke kushtezuar: ata jane besimtare ne besimin e tyre ndersa fasika me mekatet e tyre,ose themi:jane besimtare me iman te pakesuar.Dallimi ne mes Esh'arinjeve dhe Ehli Sunnetit qendron se ata veprat nuk i kane llogaritur ne kuader te besimit por kane thėnė se besim apo iman dtth: (vetem) vertetim me zemer.

Ndersa sa iu perket Mu'tezileve,fisku te ata ka domethenia te kunderte nga ajo qe kaloi.Fasiku tek Mu'tezilet nuk konsiderohet besimtar fare sikurse qe nuk konsiderohet pabesimtar,por ai ne kėtė bote eshte ne nje pozite ne mes dy pozitave,ndersa ne Ahiret ėshtė perhere ne zjarre.

Kjo ishte ajo qe Allahu,subhanehu ve teala, me begatine dhe bekimin e Tij na e mundesi t'a shkruajme nė kėtė punim.

Salavatet qofshin mbi Muhammedin,familjen dhe shoket e tij gjer ne asmhim! Amin!!!

 

Autor: Shejhu Abdul Aziz Al Abdul Latif

Burimi: www.islammemo.cc

Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami

1 mars 2005,e marte (pas mesnate)

Brunei Darussalam

 


 

[1] Neperkembja e dispozitave fetare

[2] Buhariu

[3] Tefsir Ibni Atijje 1/155

[4] Shif:Tefsirin e Kurtubiut 1/245

[5] Alusiu 1/210

[6] Tevbe 67

[7] Bekare 99

[8] El Avasimu vel Kavasimu,2/160-161

[9] Medarixhus Salikin 1/ 362

[10] Fetava Ibni Salah,f:28

[11] Fetava En Nevevi,f:261

[12] Mexhmuu Fetava Ibni Tejmije 11/650), Sherh Et Tahavijje 2/526,Edvaul Bejan te autorit Shenkiti 7/199

[13] Nur 4

[14] Huxhurat 6

[15] Bekare 197

[16] Huxhurat 11

[17] Transmeton Ahmedi ndersa Ibni Kethiri ne lidhje me kėtė hadith,ne librin e tij El Bidaje Ven Nihaje 1/57 ka thėnė: Ėshtė sened i mire dhe ėshtė vecuar me te,nga kjo rruge,vetem Imam Ahmedi

[18] Tefsir El Bejdavi 1/72

[19] Bekare 178

[20] Huxhurat 9-10

[21] Nisa 92

[22] Enfal 2

[23] Buhariu dhe Muslimi

[24] El Akide El Vasitijje,me koment te Muhammed Halil Herras,f:152-156

 

Hosted by www.Geocities.ws

1