FILOZOFIA E BAJRAMIT

 

Tėrė muslimanet ne bote sot festojnė Bajramin, japin sadaka, presin kurban, vizitojnė anėtarėt e familjes dhe miqtė, veshin rroba te mira, parfymosen, e kėshtu me radhe.

A thua valle se ēka ėshtė qėllimi shoqėror dhe njerėzor i Bajramit dhe si duhet te jete sjellja dhe morali ynė gjate festave?!

Qėllimi shoqėror i Bajramit ėshtė te mbjellė harenė, gėzimin ne zemra, qetėsinė trupore, pėrforcimin e dashurisė shoqėrore, mėshirėn ne mes te afėrmeve dhe bashkėpunimin e ndėrsjellė njerėzor.

Ne kėtė feste afrohen zemrat, bashkohen me lidhje miqėsore, harrohen urrejtjet, takohen pas ndarjes, pajtohen pas mosmarrveshjeve, shtrijnė dorėn e pajtimit, respektivisht ripėrtėrihen marrėdhėniet shoqėrore dhe njerėzore me dashuri, sinqeritet dhe vėllazėrim.

Qėllimi shoqėror i festes ėshtė rikujtimi i ndėrtuesve te shoqėrisė pėr te dobėtit dhe te paaftit derisa ēdo shtėpi dhe familje te mbushet me gėzim e hare. Kėtė qellim te larte shoqėrore e simbolizon urdhėrimi i sadakatul fitrit ne Bajramin e Ramazanit dhe i prerjes se kurbanit ne Bajramin e madh([1]).

Dhėnia e vitrave para bajramit paraqet shtrimin e dorės se mirėsisė, ndėrsa shpėrndarja e mishit te kurbanit paraqet elementin e vellazerise, sepse disa edhe pse nuk kane mundėsi te prerjes se kurbanit, solidarizohen me vėllezėrit e tyre qe shpėrndajnė mishin  vetėm e vetėm qe ne kėtė dite edhe te varfrit te jene te lumtur.

Me kėtė nuk po themi se Allahu, subhanehu ve teala, dėshiron qe te derdhet gjak pėr Tė ne kėtė bote, sepse kjo nuk ėshtė urtėsi dhe qellim i bajramit, por dėshiron "لَنْ يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلا دِمَاؤُهَا وَلَكِنْ يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنْكُمْ كَذَلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَبَشِّرِ الْمُحْسِنِينَ  Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahun pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsve merru myzhde".(Haxh, 37), dhe kėshtu, kėtė dite i shef te gjithė te gėzuar.

Qėllimi njerėzor iu festes ėshtė shoqėrimi i njė numri te madh njerėzish ne gėzim e hare, ne njė kohe te caktuar, si ne lindje ashtu edhe ne perėndim.

Ne feste bashkohen lidhjet ideologjike e shpirtėrore qe i caktoi feja por njerėzit, pamarre parasysh llojllojshmėrinė e gjuhėve dhe kombeve te tyre. Kėto ishin disa nocione shoqėrore e njerėzore te festes.

Pastaj festat i prezantojnė kėto nocione ne ēdo shoqėri, dhe kush ka dėshirė te njoh moralin e njė populli, le te pėrcjell festat e tyre, te cilat paraqesin realitetin e ndjenjave dhe traditave te tyre. Shoqėri e lumtur konsiderohet ajo qe e lartėson deri ne kulm moralin dhe ndjenjėn njerėzore gjate kohės se festes, sepse ne kėtė kohe ajo tregon bashkimin, kooperimin dhe mėshirėn reciproke te saj.

Si veprojmė ne me kėto nocione shoqėrore dhe njerėzore gjate festave tona bashkėkohore? Si ėshtė realiteti i moralit tone shoqėrore? S'ka dyshim se festat tona atribuohen me disa nocione kooperuese shoqėrore te sadakave dhe mireberjeve ndaj njerėzve nevojtare por jo aq sa ne harxhojmė dhe shpenzojmė ne luks, dėfrime, shėtitje, pushime verore e dimėrore, pre ne me pak japim pėr te varfėrit se sa shpenzojmė, madje shpeshherė japim pasi qe vetėm te na rikujtoj dikush se "duhet dhėnė diē pėr shpirt".

Ka njerėz qe janė te varfėr, por pėr hire te mbrojtjes se nderit e dinjitetit iu vie turp te dalin e te lypin. Ne i kemi harruar te tillėt, nuk ua shuajmė dhimbjet, nuk ua gėzojmė zemrat. Kjo harrese nuk ėshtė parim i shoqėrisė se lumtur, por ėshtė pjese negative e saj dhe nuk di se a kemi bajram apo jo, sepse jemi kontradikte ndaj porosive te Muhammedit, Alejhi selam, "Jepuni te varfėrve ne kėtė dite". (Transmetojne Bejhekiu dhe Darekutniu), "Jepuni te varfėrve pėr kėtė dite qe te mos kenė nevoje te bredhin dhe te kėrkojnė furnizim pre veten". (Bejhekiu), "Jepuni te varfėrve ne Bajram qe pėr atė dite te jene te siguruar". (Darekutni)

Ne gjeneratat e mėparshme, Islami frymonte ndryshe, frymonte lirshėm, dhe derisa ishte planprogram jete, njerėzit shijonin domethėniet e vėrteta te festes; fqiu mendonte pėr fqiun e vet para se te mendonte pėr vete, madje fėmijėve te tii iu jepte pėrparėsi ndaj fėmijėve te tij.

Vakidiu, dijetar i njohur i shek:II-te hixhrijj, rrėfen njė ngjarje: "Kisha dy shoke aq te ngushte saqė veten e ndienim njė. Njeri prej tyre ishte hashimijj. Kur pėrjetova njė vėshtirėsi gjate njė feste te bajramit, shoqja me tha: Pėrjetojmė mjerim e vėshtirėsi dhe kur i shoh fėmijėt me rroba te vjetra me tronditet zemra, andaj mendo t'ia bėjmė disi!

Vakidiu vazhdon e thotė: Ia shkrova njė letėr shokut tim hashimijj dhe i kėrkova ndihme, kurse ai m'i dėrgoi 1000 dėrhem. Sa i mora ne dore kur ja njė letėr nga shoku tjetėr, ne te cilėn ankohej ashtu siē iu ankova unė shokut tim hashimijj dhe ia dėrgova qesen e posapranuar.  Pėr kėtė e njoftova gruan time e cila me lėvdoi e nuk me qortoi. Derisa isha ne atė gjendje papritmas me erdhi shoku im hashimijj dhe me solli njė qese sikur ajo e para e me tha: Me trego se ē'bėre me qesen e pare qe ta dėrgova? Pasi qe ia tregova rastin me tha: Kur mi kėrkove paratė, i kisha vetėm ato qe t'i dėrgova ty, pastaj kėrkova nga shoku im i trete ndėrsa ai ma dėrgoi qesen qe ti ia dėrgove.

Vakidiu vazhdon: Keshtuqe in dame 1000 dėrhem ne mes nesh, duke marre secili nga 300 ndėrsa gruaja 100. Kur Me'muni, Halifeja, e kishte dėgjuar kėtė lajm me thirri qe ta vėrtetonte rastin. Urdheroi qe te na ipen 7.000 dėrhem; pėr secilin prej nesh nga 2.000 ndėrsa pėr gruan 1.000 dėrhemė".

Ky ėshtė fenomen i sinqerte i ngritjes se moralit shoqėror ne ēdo popull, andaj te ndalemi dhe te mendohemi pėr vete se a iu ngjajmė kėtyre njerėzve apo jo dhe deri ne ēfarė shkalle ka arritur morali ynė. Pėrgjigja natyrisht se jo, ne nuk iu ngjajmė atyre.

Ne nuk i rikujtojmė vėllezėrit tanė gjate festive, nuk ēajme kokėn pėr ata qe edhe sot e kėsaj dite qėndrojnė ne tenda apo ne kushte tepėr te vėshtira, nuk iu ndihmoje jetimėve, jemi vrojtues te heshtur te ngjarjeve pothuajse s'ka ndodhur asgjė, nuk shkojmė neper fshatra e te vizitojmė vėllezėrit e motrat tona, te cilėt kane humbur nga 5-6 anėtarė…Atė qe e shkatėrroi lufta te mos e pėrbuzė koha!  

Ē'faj ka ai perse jeton apo mos ndoshta edhe ai ėshtė dashur te jete i vdekur? Ēfarė feste pėrjetojmė ne nėse nuk i gėzojmė edhe ata shpirtra te trazuar, te cilėt nen hijen e kohės mbeten pa vend. Besoj se kjo feste e jona nuk do te festohet sikur dje kur ishte e zhveshur nga dhimbja pėr vėllezėrit dhe motrat tona.

Ne nuk kėrkojmė nga njerėzit te derdhin lot, te izolohen neper shtėpi, nuk preferojmė as mosngrenien si te ishin agjėrues, por ne kėrkojmė nga populli qe ta tregoje veten si i vetėdijshėm dhe i gatshėm pėr solidarizim me te pikėlluarit, me te varfrit, solidarizim me ndihma, vizita, sadaka, kurban, etj. Ne vend te dėfrimit te tepruar, t'i plotėsojmė nevojat e popullit.

O vėlla! S'ka dyshim se ti pėrgatitesh pėr festen e bajramit, qofsh baba, nene, burrė, grua, vėlla, motėr, djalė, vajze, dhe s'ka dyshim se ofron ēdo gjė qe ėshtė e nevojshme pėr feste, duke filluar nga veshja, ushqimi, dėfrimi.

Ne nuk jemi kundėr kėsaj, por krahas kėsaj shto edhe njė pėrgatitje te ēmueshme pėr Zotin tėnd dhe te vlefshme pėr vėllezėrit e ajo ėshtė: pėrgatitja pėr lehtėsimin e barrėve, pikėllimit, lypjes, etj.

Kėrkoje vėllain, fqiun, mikun, dashamirin tėnd dhe pyete nėse ka nevoje pėr diē. Ndihmoj qe gėzimi te depėrtojė edhe ne zemrėn e tij, fėmijėve dhe gruas se tij, bile te paktėn me njė fjale te mire, nėse nuk ke  mundėsi materialisht t'i ndihmosh.

Ne mėngjesin e festes sot kur tua urosh festen anėtareve te familjes dhe kur te tuboheni rreth ushqimeve te kėndshme e pijeve freskuese pėrkujtoni te vobektit, te cilėve ne kėtė mėngjes iu mungon buzėqeshja e te atit, te vejat pėr burrat e tyre, baballarėt e nenat pa djem, motrat pa vėllezėr.

Ta pėrkujtojmė se kur ne plotėsojmė kėrkesat e njerėzve, ne i plotėsojmė kėrkesat tona. Thotė Allahu, subhanehu ve teala, " وَمَا تُنفِقُواْ مِنْ خَيْرٍ فَلأنفُسِكُمْ  Ckado qė tė jepni nga pasuria, e keni pėr veten tuaj,…". (Bekare, 272), pastaj " مَنْ عَمِلَ صَالِحاً فَلِنَفْسِهِ  Kush bėn mirė, ai e ka pėr vete,". (Fussilet, 46)

Muhammedi,Alejhi selam ka thėnė "Ai qe e shpėton vėllain e vet nga ndonjė vėshtirėsi e kėsaj bote, Zoti e shpėton atė nga ndonjė vėshtirėsi e botes tjetėr"., pastaj "Zoti i ndihmon robit te Vet aq sa robi iu ndihmon tjerėve". (Muslimi), pastaj "Shembulli i dashurisė dhe i mėshirės se ndėrsjellė te besimtaret i ngjanė trupit; nėse njė organ ankohet, ankohen edhe organet tjera". (Muslimi & Ahmedi).

O Zot! Na bėn prej atyre qe te falėnderojnė pėr begatitė e dhėna, iu ndihmojnė vėllezėrve dhe i pėrgjigjen thirrjes Sate ne ēdo kohe e ne ēdo vend! ([2])

O Zot! Unė kėtu jam para Teje

O Zot! Deklaroj se s'ke shok

O Zot! Deklaroj se falėnderimi dhe sundimi te takojnė vetėm Ty

O Zot! Deklaroj se s'ke shok

Sedat Gani Islami,

5-3-2001, e hėnė,

Vushtrri, Kosovė


 

---------------------------------------------

[1] Shėnim: Tek ne fatkeqėsisht ky bajram quhet i vogėl. Kjo ėshtė gabim andaj duhet pėrmirėsuar.

 [2] Referencat:

  1. Filozofia e agjėrimit, Mustafa Sibai
  2. Agjėrimi, si dhe pse?
  3. Ilmud-din
  4. Fik'hul Ibadat
  5. Kėshtu fliste Muhammedi,Alejhi selam
  6. Shtyllat e Islamit, Vehbi Sulejman Gavoēi

 

 

Hosted by www.Geocities.ws

1