SHERBIMI FESE ESHTE PREJ PARIMEVE ME TE
RENDESISHME
Po,ai
eshte sherbimi prej te cilit robit i rritet vlera(grada) tek Zoti
i tij.Nuk eshte profesion,nga i cili fyhet robi e as
pozite e ndershme qe i eshte lene ne dispozicion robit;te
zgjedhe apo te refuzoje.Nuk eshte sanduk sadakaje e as farz kifaje,nuk
eshte vaxhib vetem ta kryesh por sherbimi fese eshte kusht prej kushteve te
saj,eshte domomsdoshmeri prej domosdoshmerive te saj,eshte baze prej bazave te saj...
Nje kuptim i
tille ka qene i ngulitur ne zemrat e selefeve tone te pare.Ata nuk paten nevoje qe t'u argumentohet domosdoshmeria e sherbimit fese ose ta pranojne si
rezultat i argumentimit,por ka mjaftuar qe njeri prej tyre te hyje ne Islam
ose te vendoset ngulitet Islami ne zemren e tij e
pas kesaj ta llogarise veten thirres i kesaj feje.
Rreshtohet ne aradhen e
ushtrise se saj(fese),sakrifikon mundin e tij per
fitoren e saj dhe mbrojtjen e saj nga cdo ane.
Vertet kete fe nese e
shqyrtyon hulumtuesi( i mencur) kupton se ai eshte i
krijuar qe ta mbaje ate si thirres ne te.mMe zgjerimin e hulumtimit e shef
njeriu se ai,i cili deshiron te jete musliman pa obligime e pergjegjesi,ai
kerkon shembull (forme-lloj) te fese te ngjashme me traditat fetare te
ruhbaneve(prifterve) neper shpella e neper faltoret e tyre.Sa here eshte
perseritur vella se "áÇ
ÑåÈÇäíÉ Ýì ÇáÇÓáÇã Nuk ka murgeri ne Islam".
Vertet prej urdherave te
pare edukues qe kane zbritur nga Allahu s.w.t ne Kur'an eshte urdheri per
terheqjen e verejtjes (thirrjes ne rrugen e Allahut) dhe transmetimi i
shpalljes njerzve.Thote Allahu svt"ÝÃäÐÑ íÇ ÃíåÇ
ÇáãÏËÑ Þã O ti i mbuluar!Ngritu dhe
terhiqu verejtjen duke i thirrur".(Muddeththir 1-2)
Pas kesaj ka vazhduar
ajo,cka mund ta quajme Fikhu i Davetit(Strategjia e Thirrjes) kur shpallja
perbente urdhera qe interesohej per ceshtjen e davetit, sikurse ajetet:ÝÇÕÏÚ
ÈãÇÊÃãÑæ ÃÚÑÖ Úä ÇáãÔÑßíä
"Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve.(Hixhr
94).Pastaj"Þá åÐå ÓÈíáíÇÏÚæÇ Åáì Çááå
ÚáìÈÕíÑÉ ÇäÇ æ ãä ÇÊÈÚäí æ ÓÈÍÇä Çááå æ ãÇ ÃäÇ ãä ÇáãÔÑßíä "Thuaj: “Kjo është rruga
ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që
vjen pas meje…(Jusuf 108).Pastaj"ÇÏÚ Åáì ÓÈíá ÑÈß ÈÇáÍßãÉ æ
ÇáãæÚÙÉ ÇáÍÓäÉ æ ÌÇÏáåã ÈÇáÊí åí ÃÍÓä"Ti
(Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe
polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është
Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri
për të udhëzuarit.(Nahl 125).
Keto
jane ajete,qe
e pershkruajne formen e muslimanit thirres,i cili e pason rrugen e te derguarit
s.a.v.s.
Muhammedi
a.s qysh ne fillim i kushtoi rendesi konstruktimit te personalitetit thirres,i cili
e bartë kete fe dhe sakrifikon per te.Te parin,te
cilin e ftoi Muhammedi
a.s ne Islam ishte Ebu Bekri
r.a.Ky zoteri ndaj fese se tij nuk ishte statuje e ngurte e as barre e rende,por,
levizidhe ne
doren e tij pranuan Islamin madje edhe nga
zotrinjte kurejshite.Ai duronte shpifjet qe i benin se kinse po liron
rober qe ta pranojne Islamin.
Vertet qarkullimi –levizja e sahabeve r.a pas
vdekjes se Muhammedita.s
ne vendet e ndryshme te botes eshte argument i fuqishem se personalitetin,te
cilin e ka konstruktuar Muhammedi a.s eshte personalitet qarkullues-i
gjalle,personalitet qe nuk di te ndalur…
Ne
koment te ajetit ÝÃäÐÑ íÇ ÃíåÇ ÇáãÏËÑ Þã" O ti i mbuluar!Ngritu dhe terhiqu verejtjen duke i
thirrur".(Muddeththir 1-2),Shejhul Islami,Ibni Tejmije thote: eshte
obligim per ummetin qe te transmetoje ate,qe iu zbrit Muhammedit a.s,t'ua
terheqin verejtjen njerzve sikurse ua terhiqte ai.Allahu s.w.t na njoftoi
se exhinet e kryen kete obligim ku thote
æáæ Çáì Þæãåã
ãäÐÑíä""Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të
dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur
u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.(Ahkaf 29).
Thote
Ibni Kajjimi r.a:percjellja-mesimi-i sunnetit te Muhammedit a.s ummetit eshte
me e vlefshme sesa hedhja e shigjetave ne qafat e armiqve,ngase kete mund ta
beje shumica e njezve ndersa transmetimin e sunnetit nuk mund ta beje
askush perveq Verethetul
Enbijave(Trashegimtareve te Pejgamberve-Dijetareve) dhe pasuesit e tyre ne
popujt e tyre. Allahu na befte prej tyre.(Tefsiri i Ibni Kajjimit F:431)
Imam Gazaliu thote:dije se
cdo njeri qe rrin ne shtepine e tij,kudo qofte,nuk eshte i sigurte ne kete kohe
nga e liga(munkeri),nga aspekti i braktisjes se udhezimit te njerzve,mesimin e
tyre dhe shpierjen e tyre per ne te
miren.Shumica e njerzve bejne
gabime ne kushtet e namazit ne qytet e lere me ne fshatra e bjeshke...andaj
eshte obligim qe ne cdo xhami a lagje te kete hoxhe(fekih),i cili ua meson
njerzve fene e tyre.Pokeshtu edhe ne fshatra.Jo vetem kaq.Nje hoxhe qe eshte i
lire e ka detyrim te dale ne vendet
fqinje …qe t'ua mesoj atyre fene.
Nga Xha'fer Ibni Sulejmani transmetohet se ai e ka
degjuar Malik Ibni Dinarin duke thene:po te kisha mundesi te mos flija nuk do
te flija nga frika se mos po zbret denimi e te me gjej fjetur.Po te gjeja
shoke,do t'i ndaja anekend botes te therrasin:o ju njerez!Zjarre Zjarre!!.
Ibrahim Ibni Esh'ath ka thene:kur dilnim ndonjehere me
Fudejl Ibni Ijjadin ne ndonje xhenaze nuk ndalej se keshilluari,perkujtuari e
qari thuajase ai po shkon ne Ahiret.Keshtu vazhdonte derisa arrinim tek
varrezat e pastaj ulej e ta merrte mendja se ai eshte ne mesin e te vdekurve.Ai
ulej nga deshperimi e te qajturit.ndersa kur ngritej,na njoftonte per Ahiret
thuajase se sikur ai eshte kthyer nga Ahireti.Shuxhae Bin Velid transmetohet te
kete thene:dilja me Sufjan Eth Thevriun dhe gjuha e tij cdohere ishte e lagur
nga urdherimi per te mire e ndalimi nga
e keqja.Transmetohet poashtu se kur Sufjan Eth Thevriu shifte ndonje te keqe e
nuk mund ta ndalte urinonte gjak.(Kete shenim e kam marre nga nje burim
tjeter).
Imam Zuhriut nuk i mjaftonte edukimi i nje gjenerate
dhe kualifikimin e imameve te hadithit por dilte edhe
ne fshatra e i mesonte njerzit.
Vellau i Imam Gazaliut,dijetari Ahmed Gazaliu,shkonte
neper fshatra ,bjeshke,shkretira,ku jetonin njerzit,te cilet i keshillonte e ua
mesonte fene.Kete e bente qe te afrohej tek Allahu s.w.t.
Thote Rashidi:nuk ka nevoje te deshperohet thirresi
islam(Daiu) nese nuk gjen kohe te pershtatshme per namazin e nates cdo dite,apo kendimin e Kur'anit ngase mesimi
i njerzve dhe edukimi i rinise ka
shperblim me te madh.Shembull per kete jane pionieret e dawes(Thirrjes ne
Islam) nga gjenerata e arte e Selefus Salihit,te cilit nxitonin ta perhapnin
fjalen e Allahut.Ua paraprinin njerzve ne
te folur e silleshin me ta me te mire.Nuk pritnin njerzit t'iu vinin e
ti pyesin…pastaj e permendi tregimin e beduinit arab,i cili erdhi tek Muhammedi
a.s e i tha:O Muhammed!Na ka ardhe i derguari yt,i
cili pretendon se Allahu te ka derguar ty…
Thote Rashidi:Iu ka shkuar emisari i Muhammedit a.s si
thirres(Dai).Keshtu u shkohet njerzve.Ai,i cili prêt qe ti vijne njerzit,ai nuk
eshte (thirres) dai.Sikur ta filtronim fjalen e beduinit,do ta kuptonim se si u
nda ky sahabi nga qyteti pasiqe e dergoi
Muhammedi a.s tek nje popull ne shkretire,si u nda nga familja,femijet e tij,si
kaloi shkretetira,lugine pas lugine,koder pas kodre,si iu drejtua
rreziqeve,nxehtesise e te ftohtit,vetem e vetem qe ta kumtoje ftesen islame.Kjo
eshte ceshtja e dawetit(thirrjes),e cila deshiron te arrije tek caku apo
qellimi i saj.
Levizja perterealizuar kete qellim eshte e
patjetersueshme sikur qe eshte edhe oratoria,prezentimi i shpalljes me te
folur,shkuarje prej nje vendi ne tjetrin etj…Qendrimi duarkryq e imagjinata nuk
jane prej rrugeve qe te shpiejne tek qellimi.Kuptoje jeten e Selefit
(gjeneratave te para) dhe pasoj ata se do tia arrish qellimit!!!
Vertet levizja per fe,shpenzimi i energjise per
thirrje(da'we) ne rrugen e Allahut dhe
vendosja e ligjit te Allahut ne toke duke lartesuar fjalen e tij s.w.t duhet te
jete pjese e qepur ne imanin e cdo muslimani.Muslimani nuk pushon se
llogarituri veten ne cdo kohe:cfare ka pergaditur per Allahun?Rrotullohet ne
shtratin e tij i frikesuar.Nuk knaqet me gjumin e tij.E shqetesojne lajmet e
musliameve.Interesohet per gjendjen e tyre.Deshperohet shume nga jeta e tyre e
mjeruar.Mendon per udhezimin e krijesave,ndersa deshperohet nga fakti i njerzve
te pakte,qe punojne per kete fe.Ai nuk mendon vetem per fqiun,por per tere
njerzit e botes:si ti ftoje ne Islam?
Ah cfare vullneti sikur te
gjeje zemer?!
Mendoj se nje pune e tille nuk eshte ngarkese e
madhe.Ata,te cilet ne kete aspekt mund t'i marrim model jane Xhemati Teblig,te
cilet nuk ndalen se thirruri ne rrugen e Allahut.Ata ne te njejten kohe na
japin shembull se si sakrifikohet per fe,e shtrenjta e e lira,na japin shembull
se si levizet-qarkullohet per te sherbyer ketij dini.Si rezultat i ketij
angazhimi kane pranuar Islamin nje numer i madh pabesimtaresh e jane udhezuar
shume fasika(arrogante).Transmetohet nga nje njeri,i cili kishte prezentuar ne
ndejet e tyre se:u ulem ne nje xhami qe te njihemi ndermjet vete.U ngrit se
pari nje plak i urte e i mencur qe te prezentohet.I kishte kaluar te
70-tat.Tha:Quhem Haxhi Vehidud Din.Punoj ne tregti.Jam 9 vjecar.U cuditem kur
tha se jam 9 vjecar.Nente vjecar-thame?! Tha:po sepse une e llogaris jeten
time prej kohes kur kam hyre ne kete
levizje ndersa sa i perket jetes para kesaj,ate e llogaris si te humbur…Ky plak
kur keshillonte thoshte:Mos e humbni jeten sikurse une por kapuni per fene e
Allahut.Thuhet se e kane pyete udheheqesin e tyre:perse shkoni ne kafene t'i
ftoni njerzit ne fe?Tha:cfare mendoni po ta kishit nje te semure ne shtepi
cfare do te benit?Thame:nese e ka semundjen e veshtire ia sjellim mjekun ne
shtepi ndersa nese semundja eshte e lehte
ai shkon vete te mjeku.Tha:keshtu qendron puna edhe me ata qe nuk e
dijne rrugen e xhamise.Semurja e tyre eshte e rende andaj ne shkojme qe ti sjellim tek
mjeku(xhamia)….
Transmetohet nga hoxhollaret e tyre se njehere kishin
dalur ne nje qytet te
Evropes kur ja ne nje kafe nje msusliman,i ulur me nje femer duke pire
raki.Shkuan tek ai e keshilluan derisa iu zbut zemra e i lotuan syte.E kapen
per krahi qe ta shpiejne ne xhami.e kapi gruaja per krahu e nuk e leshonte.pas
nje perpjekjeje ia arriten ta marrin. E moren e cuan ne
xhami.Ia mesuan pastrimin dhe namazin.Njeriu u pendua dhe i braktisi punet e
keqia.
Ata u perpiqen te zbulojne metoda se si ti terhiqin
njerzit ne fe.Kete me te qarte na e bene edhe rasti i nje tebligiu,i cili
deshironte ta ftonte nje mjek ne Islam.Pagoi nje shume te hollash,qe te
kontrollohet.Pasi qe i erdhi radha te kontrollohet,e lajmeroi mjekun se nuk
eshte i semure por ka patur deshire ta ftoje ne islam.Filloi ta kershillonte
derisa iu zbut zemra.Ndikoi keshilla shume keshtuqe mjeku deshiroi tia ktheje
parate njeriut por refuzoi duke i thene se kjo le te jete si shperblim per
kohen, te cilen ta morra.
Pasiqe u be e njohur se njeriu mund te arrij ne hene,tha njeri prej tyre:po te ngjiteshin njerzit ne hene,do
t'ua dergonim atyre nje karvan daish(thirresish) qe t'i therrasim ne fe.
Ne vazhdim nje tregim interesant.Vellau yne,muezzin,merzitet shume dhe deshperohet sepse ndertesa e larte ne Angli do te
rrezohet meqe kishte filluar te luhatet.U pyet perse ishte
deshperuar?Tha:mendoja se Allahu do ta hape Angline e do te ngritem ne ate
ndertese e do ta therras ezanin.
Dijetari Muahmmed Ismail Mukaddem thote se e njof nje
vella amerikan,qe me origjine eshte spanjoll,i cili se
bashku me gruan e tij kane pranuar Islamin.Ata jetojne ne Nju Jork.Vetes ia
kane bere obligim qe te therrasin ne rrugen e Allahut s.w.t. Ai dhe gruaja e
tij dalin dhe qendrojne para kishes duke i thirrur njerzit ne fe,burrat e
grate.
Buhariu
transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi a.s ka thene:Dy fjale jane te dashura
tek Allahu,te lehta per gjuhen e te renda ne peshore:Subhan Allahi Ve
Bihamdihi,Subhan Allahi El Adhiim".Natyrisht se tregimi,i cili lidhet
per kete hadith nuk eshte me pak i rendesishem se sa tregimet
tjera.Transmetohet se nje plak prezentonte ne ligjerata por nuk mund te mbante
mend perveqse pak.U ankua tek hoxha se nuk mund te mbante mend dhe iu lut t'i
mesonte dic te lehte.Hoxha ia mesoi kete hadith,te cilin e cekem.Plakut i vinte
shume lehte ky hadith dhe kudo qe shkonte ua tregonte njerzve kete hadith.Nje
dite Allahu tregoi nje mrekulli nepermjet gojes se plakut.Ai ishte shkak per
udhezimin e nje mjeku jofetar.Plaku u semur per vdekje.Ia sollen nje mjek ne
shtepi.Duke e kontrolluar mjeku pa se plaku po levizte buzet,deshironte te
thoshte dic.Ia ofroi veshin dhe u cudit
nga ajo qe degjoi.A deshiron te ta mesoj nje hadith-i tha plaku?Mjeku
levizi koken ne shenje pohimi.Plaku ia tha hadisin e lartepermendur.Vdiq
plaku.Mjeku nuk ndihej i qete.Cdohere ne koke e kishte fytyren e molisur te
plakut dhe ne vesh i silleshin fjalet e tij:a ta mesoj nje hadith?Cuditej se si
nje plak ne momentet e vdekjes,kur dhimbjet jane me te medha se
kurdohere,deshiron njerzve tua mesoj bile te pakten nje fjale te pejgamberit
a.s.Iu rrok mjeku librave fetare derisa arriti graden e dijetarit ne fe.U
udhezua nga shpirti i pasur i plakut te varfer.(Ky tregim nuk eshte ne liber).
Marre nga "Thelathune Tarikaten Li Hidmeti Ed
Dini",te Rida Ahmed Es Samdi,pjeserisht nga
f:27-34.