NA QETESO ME NAMAZ!
Abdul Kajjum Es Suhejbani
Falenderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala, ndersa pershendetjet qofshin mbi te derguarin tone,Muhammedin,Alejhi selam,familjen,shoket dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim,më pas:
Ne hadith qendron" Þã íÇ ÈáÇá ÝÃÑÍäÇ ÈÇáÕáÇÉ " Ngritu o Bilal dhe qetësona me namaz".
Pas perpjekjes se mundimshme dhe lodhjes se madhe,ka nevoje per qetesi dhe pushim,te cilën e kerkonte ne namaz" Na qeteso me namaz"…
Ai (Pejgamberi,Alejhi selam) aty e gjente qetesine,rehatine dhe pushimin.
Hyn ne namaz dhe i harron brengat e dunjase,largohet nga mundimet e saja; ai e zbraze zemren e tij nga cdo gje vetem e vetem per te biseduar me Zotin e tij, keshtuqe,ne zemren e tij nuk mbetet vend per derte dhe brenga te dunjase.
Ai gjente rehati sepse zemra e tij ishte mbushur me dashuri ,respekt dhe madherim per Allahun,Subhanehu ve teala.
Mu per këtë ai deshironte te flase me Zotin e tij,sepse ketu e gjente knaqesine e shpirtit,forcen e zemres,gjeresine e gjoksit,largimin e brenges dhe eliminimin e pikelimit.
Falesi i namazit qendron para Allahut,Subhanehu ve teala ,flet me Zotin e tij,e kur t'a pastroje zemren e tij per bisede me Zotin e tij,t'ia jap namazit hakun e tij,t'a persos drone-perkuljen gjate namazit dhe t'a mbush zemren e tij me dashuri,respekt dhe madherim per Zotin e tij,ai kur t'a kryeje namazin do te vereje lehtesi ne shpirtin e tij,do te ndieje se barrat i jane larguar,do te gjeje gjalleri,qetesi dhe rehati ne shpirt,saqe do te deshironte te mos ndahej prej namazit,sepse namazi është qetesim shpirteror i tij,është begati e shpirtit te tij,është parajse e zemres se tij,është pushimore ne dunja…
I tilli ndien se eshte ne nje burg te ngushte derisa te hyje ne namaz, me te cilin qetesohet e jo pas kryerjes se te cilit qetesohet.
Te dashurit thone: Falemi qe te pushojme me namazin tone,sic pate thënë prisi dhe shembelltyra e tyre,Pejgamberi Alejhi selam "O Bilal! Na qeteso me namaz! ,e nuk i tha" Qetesona prej tij"( Dtth:Jepi Fund Qe Te Pushojme Pas Namazit S.I).
Pejgamberi ne nje rast tjeter kishte thënë"…ndërsa rehatia shpirterore me është bere ne namaz".
Atij qe rehatia shpirterore i eshte bere ne namaz, si mund te ndieje rehati jashte tij,si ka force te ndahet prej tijj?!
SHEMBUJ TE ARTE NGA NAMAZI I SELEFIT
Ne vijim do te sjellim disa peizazhe,te cilat na pasqyrojne namazin e muslimaneve te pare,ne te cilat verehet qarte knaqesia shpirterore,te cilen e gjenin ne namaz.
Prej tyre kishte qe e zgjatnin namazin cuditshem.Kjo tregon se ata gjenin qetesi dhe rehati te madhe,knaqesi dhe gezim te madh,prehje dhe pushim te kendshem…Do te deshironte te mbetej ne këtë gjendje tere kohen e tij!
Namazi i gjate-nese behet me vullnet te lire dhe jo per syefaqesi- është argument se falesi ka gjetur ne te knaqesi dhe begati te madhe,sepse ne te kunderten nuk do t'a ilustronte namazin e tij me këtë pershkrim,ngase njeriu nga gjerat qe e merzisin dhe deshperojne, cdohere nxiton te lagrohet prej tyre.
Eshtë rrefyer se Ibni Zubejri kishte bere nje rekat,prej se ciles nuk ishte ngritur derisa kishte lexuar suren Bekare,Ali Imran,Nisa dhe Maide.
Ka thene Ali Bin Fudejli : E kam pare Thevriun te këtë bere sexhde,prej se ciles nuk ishte ngritur derisa numerova gishtrinjte 49 here.
Ka thënë Ibni Vehbiu" E kam pare Thevriun ne Harem (Meke) pas namazit te akshamit.U fal pastaj beri sexhde,prej se ciles nuk u ngrit derisa hyri koha e jacise.
Ka thënë Abdan El Ehvaziu" Nuk faleshim pas Hedbes,per shkak se e zgjaste namazin shume.Gjate rukuse (perkuljes) dhe sexhdes (peruljes) bente tesbih me shume se 30 here.
Ka thënë Ebu Beker Bin Ajjash" E kam pare Habib Bin Ebi Thabitin duke bere sexhde.Po t'a shihje do te thoshe se eshte i vdekur ( prej sexhdes se tij te gjate)
Ka thënë Ebu Kutni" Nuk me ka ndodhur t'a shof Shu'ben duke bere sexhde e te mos them: Ka harruar se është ne namaz,dhe as ne mes sexhdeve e te mos mendoje se ka harruar se është ne namaz.
Talik Bin Habibi nuk e bente rukun ne namazin e tij derisa kendonte nga Bekareja gjer ne suren Ankebut.Thoshte: Kam deshire te falem derisa te ankohet shpina ime.
Prej tyre kishte qe kur hynte ne namaz i drohej-perulej zemra,i ngriheshin(qetesoheshin) gjymtyret ,saqe ndokush qe e shifte mendonte se është statuje,madje zogu mendonte se falesi eshte mur, keshtuqe nga qetesia e tij e madhe ne namaz,ndalej dhe pushonte ne shpinen e tij.
Kjo qetesi padyshim se është argument per rehatine, te cilen e gjente falesi ne namazin e tij,sepse po te mos gjente rehati nuk do te qetesohej keshtu,madje njeriu kur është ne nje gjendje qe nuk ndien qetesi,atehere levizjet,kthyerja majtas-djathtas dhe veprimet i shtohen shume.
Ka thënë Thabit El Benani"Kaloja prane Abdullah Bin Zubejrit,i cili falej pas mekamit ( vendit te Ibrahimit a.s ne Qabe),dhe thuajase ai ishte tra i ngulitur,qe fare nuk leviz.
Ka thënë Jahja Bin Vethabi" Ibni Zubejri kur bente sexhde,zogjet uleshin dhe pushonin ne shpinen e tij,fluturonin e ktheheshin,dhe nuk e shihje perveq se si nje mur te shtremberuar.
Ka thënë A'meshi"Ibrahimi kur bente sexhden t'a merrte mendja se është mur;vinin zogjet dhe zbritnin ne shpinen e tij.
Eshtë thënë se "Anbes Bin Ukbeja kur bente sexhden vinin zogjet dhe uleshin ne shpinen e tij,duke e menduar si nje mur te shtremberuar.
Muslim Bin Jesari kur falej ngulitej sikur te ishte tra,nuk anonte as kendej e as andej.Eshte thënë se kur falej t'a mirrte mendja se është rrobe e hidhur.
Prej tyre kishte qe kur hynin ne namaz preokupohej vetem me te duke harruar tere ata qe i ka përreth,saqe nuk verente se cfare ndodhte ne prani te tij,sadoqe te këtë qene e madhe ajo.
Kur dashuria e nje personi shtohet per dic,ai padyshim se preokupohet me te ,saqe ndodhe t'a harroj edhe veten e tij.A nuk ke degjuar se si pren duart grate e qyteit kur e pane Jusufin" ÝáãÇøó ÑÃóíúäóåõ ÃßúÈÑäå æÞØøóÚúä ÃíÏíóåõäøóøó "… Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre..."( Jusuf 31)
Ato u mahniten nga bukuria e tij,keshtuqe prene duart e tyre duke mos ditur fare se cfare po benin.
Prej falesve ka qe gjejne knaqesi ne namazin e tyre,e cila i ben t'i harrojne te gjitha gjerat afer tyre.
Prej tyre kishte qe nuk ndiente se ne prani te tij ndodhi dic,prej tyre kishte qe e ndienin këtë por nuk canin koken per te,pothuajase ai fare nuk e kishte ditur…Kjo padyshim se ka qene rezultat i prezences se madhe te tij ne namaz dhe mosinteresimit per gjerat tjera.
Kane permend disa se se nje guri i Katapultes ( mjet i vjeter luftarak) kishte rene ne ballkonin e xhamise,e prej ballkonit kishte rene ne mjekrren e Zubejrit,i cili ishte ne kembe duke u falur.Kjo nuk e largoi Zubejrin prej vendit te tij, nuk ia nderpreu leximin e Kur'anit,nuk ndikoi qe ai t'a bente rukune me shkurt sesa qe e bente ne gjendje normale;ai kur falej,flaej me tere qenien,ai gjate namazit nuk preokuphej me dic tjeter.
Transmetohet se derisa Zubejri nje dite falej,ra prej plafonit nje gjarper,i cili e thumboi djalin e tij,Hashimin,ne bark.Bertiten grate,u krijua tollovi ne shtepi,u tubuan t'a mbysin gjarperin…Shpetoi Hashimi dhe e mbyten gjarperin.Tere këtë e ben ndersa Zubejri ishte ne namaz,duke mos u kthyer dhe duke mos ditur se cfare i ndodhi birit te tij,Hashimit,derisa dha selam dhe e perfundoi namazin.
Ka thënë Mejmun Bin Mehrani" Nuk me ka ndodhur ta shof Muslim Bin Jesarin duke u kthyer andej e kendej ne namazin e tij kurre.U shkaterrua nje pjese e xhamise ndersa Muslimi ishte ne te duke u falur.U frikesuan njerzit qe ishin ne treg,sepse ai ishte ne xhami.Por,ai nuk kishte levizur fare,nuk ishte kthyer as andej e as kendej.Kur doli njerzit ia uronin shpetimin ndersa ai i cuditur thoshte" Une nuk di se cfare ka ndodhur.
Transmetohet se shtepia e Muslim Bin Jesarit ishte ndezur flake dhe ishte shuar ndersa ai falej.Kur i treguan per këtë tha: Per Zotin! Une nuk kam ndier asgje.
Prej tyre kishte qe ne namaz e goditte ndonje dhimbje e madhe ndersa ai nuk kthehej fare,por e vazhdonte namazin e tij.Knaqesia e namazit e kishte shoqeruar dhimbjen e tij dhe ishte bere sikur te mos këtë ndier asgje.
Nje Ensar ( Medinas i vjeter-Shok i Pejgamberit,Alejhi selam,) gjate nje beteje kishte filluar te falej naten.E gjuajti nje politesit me nje shigjete,te cilen e nxorri dhe filloi te falej.E gjuajti me shigjeten e dyte,te cilen prape e nxorri dhe filloi te falej.E gjuajti me te treten dhe prape veproi si ne dy heret e para.Pas pak e diktoi këtë shoku i tij,dhe kur pa gjakun tha: I Lartesuar Qofsh O Allah! Perse nuk më dhe shenje qysh ne fillim kur te goditi? Tha: Isha duke e lexuar nje sure,te cilen nuk desha t'a nderprisja.
Shiqo vella se si beri durim ndaj ketyre shigjetave,shiqo se si perballoi dhimbjet e plagëve,shiqo se edhe pse i ndodhen keto gjera,zemra e tij nuk kishte force t'a braktiste leximin e asaj kaptine...
Cfare knaqesie gjen ky njeri ne namaz?! Cfare gezimi e qetesie gjen ne namaz?! Harroi me namaz lodhjen e udhetimit,mundimet e rruges dhe dhimbjet e shigjetave.
Behu kureshtar per persosmerine e namazit tend,plotesimin e drose-peruljes ne te,qe t'a gjesh knaqesine dhe rahatine!
Namazi nuk do te jete rehati per ty perderisa ta falesh ashtu sic je urdheruar;me dro,qetesi dhe vemendje te plote " æÅäøóåÇ áßóÈöíÑóÉñ ÅáÇøó Úóáóì ÇáúÎÇÔöÚöíäó "… ërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)..."( Bekare 45)
Ai qe ka dro ne namaz,atij namazi i vie lehte,është i dashur tek ai,ndersa te kundertit,namazi i vie rende,ne te cilin nuk gjen rehati dhe as gezim.
O Allahu yne! Na begato me dro ne namaz dhe bëre atë qetesi shpirterore per ne!
www.islamway.com
Pershtati : Sedat Gani Islami
12/1/2005,e merkure
Brunei Darussalam