Me emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit

PEJGAMBERI ALEJHI SELAM
ishte bashkeshorti më i ndershëm dhe më i mëshirshëm
 
Muhammed Xhelal Kishk-Allahu e paste meshiruar-
 
Pejgamberi Alejhi selam si bashkeshort:
E donte gruan duke e çmuar si njeri,nënë,grua,vajze dhe shok jete.Ishte pyetur "Kush është me meritori per shoqerine time? Kishte thënë "Nena jote,pastaj nena jote,pastaj nena jote,pastaj babai yt".
 
Ka thënë poashtu" من أدرك أبويه أو أحدهما فلم يبرهما فمات فدخل النار فأبعده الله Kush i arrin njerin apo te dy prinderit gjalle dhe nuk është bemires ndaj tyre pastaj vdes (ne këtë gjendje) do te hyje ne zjarre dhe do t'a largoje atë Allahu (subhanehu ve teala,prej meshires se Tij)".
 
Ata te cilet e paten pyetur per martesen e vajzave, i kishte urdher t'a martojne vajzen e tyre me te varferin,te cilin e don vajza, e jo me te pasurin,te cilin e dojne ata.
 
Pejgamberi Alejhi selam e puthte Aishen,gruan e tij.Kur ajo pinte nga nje ene,Pejgamberi Alejhi selam e merrte atë ene dhe pinte prej saj,duke vene gojen po aty ku e vuri edhe gruaja e tij,Aisheja.
 
Mbeshtetej ne preherin e saj si dhe lexonte Kur'an, madje e puthte duke qene agjerueshem..
 
Nje here u hidherua me Aishen e tha: A ke deshire qe te gjykoj mes nesh Ebu Ubejde Bin El Xherrahi?
Tha: Jo,ai nuk do te gjykoj mes nesh.
Tha: A e pranon Omerin?
Tha: Jo,une kam frike prej Omerit.
Tha: A deshiron te gjykoj mes nesh Ebu Bekri?
Tha: Po.
Erdhi Ebu Bekri ,prej te cilit kerkoi Pejgamberi Alejhi selam te gjykoj.
U çudit Ebu Bekri e tha: Une te gjykoj o i derguari i Allahut?
Filloi Pejgamberi Alejhi selam t'ia tregoj mospajtimin ne mes tyre.Ia nderpreu Aisheja te folurit duke thënë: Thuaje te verteten o i derguari i Allahut! Ebu Bekri i ra shuplake ne fytyre keshtuqe i rrodhi gjak prej hunde. I tha duke iu kercenuar:Kush ben drejtesi nese nuk ben Pejgamberi Alejhi selam.
Tha pejgamberi : Kete nuk e deshiruam. U ngrit dhe me doren e vet ia pastroi gjakun prej fytyre dhe rrobe.
 
Kur gruaja e tij hidherohej e vendoste doren e tij ne krahun e saj dhe thoshte " اللهم اغفر لها ذنبـها وأذهب غيظ قلبها ، وأعذها من الفتنO Zoti im! Falja mekatet,largoje hidherimin prej zemres se saj dhe ruaje prej sprovave".
 
Omeri hidherohej ne gruan e tij ndersa ajo e permiresonte.Refuzoi qe t'a kundershtoj keshtuqe ia ktheu gruaja " Perse m'a mohon këtë te drejte derisa grate e Pejgamberit,-pasha Allahun- jane duke e bere këtë me Pejgamberin,Alejhi selam,madje ndonjera prej tyre i hidherohet ( dhe e braktise) deri ne mbremje.
 
Kur hynte ne shtepi Pejgamberi Alejhi selam ipte selam aq sa te fjeturin nuk e zgjonte ndersa ai qe ishte zgjuar e ndiente.
 
E urrente qe njeriu t'a befasoje gruan e tij kur te kthehet prej ndonje udhetimi,por ia dergon dike qe t'a lajmeroje se ai erdhi.
 
Hyri Ebu Bekri tek Pejgamberi Alejhi selam,i cili ishte i mbuluar me rroben e tij. Dy vajza iu binin defave para Aishes,keshtuqe e mohoi kete. Pejgamberi e ngriti koken dhe tha: Leri ato o Ebu Bekir,sese (keto) jane dite feste .
 
Derisa ne xhamine e Pejgamberit,Alejhi selam, luhej loja e Habeshit me shtiza,Aisheja ishte mbeshtetur ne shpinen e tij dhe shiqonte lojen,derisa ishte merzitur duke shiquar.
 
Pejgamberi Alejhi selam kishte thënë " من عال جاريتـين جاء يوم القيـامة أنا وهو كهاتين وضم أصابعه أي متساويين أو متجاورين  Kush i merr ne perkujdesje dy vajza,do te vie ne Diten e Kijametit,duke qene une dhe ai si keta dy gishtrinje,te cilet i beri bashke apo i beri paralel".
 
Ndalonte Azlin(Derdhjen e burrit jashte organit gjenital te femres) perveqse me pajtueshmeri te gruas.Pra nuk i lejohet burrit,qe vetvetiu t'a merr këtë vendim,sikurse qe nuk i lejohet t'a imagjinoje gruan si nje mjet " Te shfryerjes se epshit".
Nuk ka ndonje nençim me te madh per gruan nga burri se sa kur ajo te doje te mbes shtatezene prej tij ndersa ai nuk deshiron.
 
Thote Pejgamberi Alejhi selam " الدنيا متاع .. وخير متاع الدنيا المرأة الصالحة Dunjaja është knaqesi (defrim),ndersa knaqesia e saj me e mire është gruaja e ndershme".
Ka thënë gjithashtu " إن أشر الناس عند الله منزلة يوم القيامة : الرجل يفضي إلى  امرأته، وتفضي اإليه ثم ينشر سرها Njeriu me poziten me te keqe tek Allahu ne Diten e Kijametit (do te jete) : Burri,i cili i afrohet gruas dhe i afrohet ajo atij(per mardhenie),pastaj perhap fshehtesine e saj".
 
www.islamweb.net
Pershtati: Sedat Gani Islami
22/1/2005,e shtune
Brunei Darussalam 
 
Hosted by www.Geocities.ws

1