Me Emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëplotit

KU ESHTE XHEHENNEMI?
 
Pyetja:
 
Thote Allahu,subhanehu ve teala, " æÓÇÑÚæÇ Åáì ãÛÝÑÉ ãä ÑÈßã æÌäÉ ÚÑÖåÇ ÇáÓãæÇÊ æÇáÃÑÖ ÃÚÏÊ ááãÊÞíä Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit".( Ali Imran 133). Nese puna qendron keshtu atehere ku është Xhehennemi,meqe gjeresia e Xhennetit është sa toka e qiejt?
 
Pergjegja:
 
E verteta është se ky kozmos,ne nje pjese te vogel te te cilit jetojme ne,nuk është i kufizuar ne keta qiej dhe këtë toke,edhe pse deri me tani nuk kemi arritur t'i njohim as qiejt.
Mbi keta qiej ekziston pushtet i Allahut,Subhanehu ve teala ,te cilin nuk e arrijne dot mendjet e as diturite tona.Mu per këtë muslimanet ne namazin e tyre,gjegjesisht ne ruku'( perulje ) thone " Çááåã ÑÈäÇ áß ÇáÍãÏ ãáÁ ÇáÓãæÇÊ æãáÁ ÇáÃÑÖ¡ æãáÁ ãÇ ÔÆÊ ãä ÔíÁ ÈÚÏ  O Allahu yne! Zoti jone Ty te takon falenderimi sa tërë qiejt,sa tërë toka si dhe sa tërë ajo që pas kesaj deshiron Ti.( Muslimi)
Disa prej ketyre gjerave i ka vertetuar edhe shkenca bashkekohore,e cila distancen mes nesh dhe largesive marramendese te disa planeteve e mat me miljona vit-drite,derisa largesine e planeteve tjera te pazbuluara e mat me qindra miljona vit-drite.Kjo tanime është bere e njohur.
Nese Xhenneti ka gjeresi sa qiejt e toka,kjo nuk do te thote se ne pushtetin e Allahut,Subhanehu ve teala nuk ka vend per Xhehennemin,madje ne pushtetin e Allahut jo vetem qe ka vend per Xhehennemin por ka edhe per shumecka,sepse pushteti i Allahut,Subhanehu ve teala nuk kufizohet me asgje,është i gjere aq sa Allahu,subhanehu ve teala, deshiron.
Ne realitet kjo pyetje ka histori te gjate.Nuk eshte pyetje qe behet ne kohen tone,por edhe vet Pejgamberit i ishte bere nje pyetje e tille.Pejgamberi kur e pyesnin "Ku është Xhehennemi" iu thoshte" Ku mbetet nata kur vie dita ?".
Sipas transmetimit te Ebu Hurejres,thuhet se Pejgamberin,Alejhi selam, e kishte pyetur nje njeri me këtë pyetje.
I kishte thënë Pejgamberi Alejhi selam"A e shef se kur te vie nata mbulon cdo gje (errëson cdo gje)? Ku eshte dita-pyeti Pejgamberi?
Tha: Dita është atje ku Allahu,subhanehu ve teala, deshiron.
Tha Pejgamberi Alejhi selam"Pokeshtu qendron puna edhe me Xhehennemin.Eshte atje ku Allahu,subhanehu ve teala, deshiron te jete.
Komentatori i shquar i Kur'anit,Ibni Kethiri ne librin (tefsirin) e tij,si koment ndaj hadithit te mëparmë thote: Ky hadith permban dy kuptime:
1-Mosshiqimi yne i nates kur te vie dita nuk do te thote se nata nuk është diku,edhe pse ne nuk e dime.Pokeshtu edhe Xhehennemi, eshte atje ku Allahu deshiron te jete.Ky kuptim është me i mundshëm.
2-Kur dita t'a pershkoje nje pjese te botes,nata pershkon pjesen tjeter.Keshtu është edhe me Xhennetin dhe Xhehennemin.Xhenneti është ne pjeset me te larta ndersa Xhehennemi është ne pjeset me te ulta.Pra gjeresia e Xhennetit sa qiejt dhe toka dhe ekzistenca e Xhehennemit nuk bien ndesh.Allahu e di me se miri! 
 
Marre nga www.elsonna.com
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
10/shkurt/2005,e enjte
Brunei Darussalam
 
Hosted by www.Geocities.ws

1