|
EBU BEKRI, JETA DHE SUNDIMI I TIJ |
||
|
Parathenia Falenderimi i takon Allahut, Subhanehu ve teala ndersa pershendetjet qofshin mbi Pejgamberin Alejhi selam, mė pas: Nuk ka pejgamber, te cilin e dergoi Allahu, subhanehu ve teala, e te mos kete patur ithtare dhe kundershtare.Pokeshtu edhe zoteriu yne, Muhammedi,Alejhi selam, kishte ithtare e kundershtare.Ne mesin e ithtareve te tij ka qene nje njeri,i cili e shoqeroi Pejgamberin,Alejhi selam, qysh prej diteve te para te shpalljes,madje ai ishte i pari qe besoi ne revelaten e Muhammedit Alejhi selam Ai ishte qe vertetoi Mi'raxhin,shoqeroi Pejgamberin,Alejhi selam, ne Hixhret Ai eshte Ebu Bekri,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij Vleren e tij nuk mund t'a pershkruaj lapsi e as gjuha.Mjafton argument per vleren e madhe te tij se ai eshte,ai prej te cilit Allahu,subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi Alejhi selam u ndane te knaqur. Pejgamberi Alejhi selam e pergezoi me Xhennet madje ai eshte i pari qe do te hyje ne Xhennet E perkrahu Pejgamberin,Alejhi selam, ne kohen kur nuk kishte perkrahes tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala,shpenzoi per Islamin dhe muslimanet kur ata ishin te dobet, luftoi per Allahun,subhanehu ve teala, derisa vdiq E vecanta e ketij shkrimi eshte se ne vend te lodhjes gjate punes kam ndier gezim, rehati dhe qetesi te madhe shpirterore sidomos kur perkujtoja faktin ose thene me mire fakte se ky sahabi i nderuar vertet ishte i dashur dhe i aferm tek Pejgamberi, Alejhi selam. Punimi im ne esence eshte nje ese[1] e shkurter e jetepershkrimit te Ebu Bekrit, Allahu qofte ndare i knaqur prej tij. Punimin e kam ndare ne dy kapituj: Ne kapitullin e pare kam folur per jeten e tij prej lindjes e gjer ne hilafet ndersa ne kapitullin e dyte kam folur per jeten e tij pas kesaj periudhe e deri ne vdekje. Ne fund e lus Allahun, subhanehu ve teala, t'a vendoje kete veper timen ne peshoren e veprave te mira te mia dhe t'a beje per hire te Tij, subhanehu ve teala, ngase Ai ka mundesi per nje gje te tille! Sedat Gani Islami 21/2/2004, e shtune Brunei Darussalam ---------------------------------------------------------------------------------------------- KAPITULLI I PARE EMRI: Abdullah Bin Ebi Kuhafe,ndersa emri i Ebu Kuhafes eshte Uthman Bin Amir Bin Amr Bin K'ab Bin S'ad Bin Tejm Bin Murr-Rre Bin K'ab Bin Luejj Bin Galib Et Tejmi El Kureshijj. Gjenealogjikishte me Pejgamberin,Alejhi selam, takohet tek Murr-rre Bin K'ab[2]. EPITETI (Kunja): Ebu Bekir LLAGAPI : Atik,Siddik Thuhet se llagapin Atik e ka marre per ate se: 1- Ka qene i bukur 2- Ishte fytyrelire (i buzeqeshur)[3] 3- Ishte i hershem ne te mira 4- Thuhej se nenes se tij nuk i jetonin femijet.Kur e lindi Ebu Bekrin shkoi me te tek Qabeja dhe u lut: O Zoti im! Le te jete ky i faluri( liruari) Yt prej vdekjes dhe ma fal ( jep) mua kete! Ka edhe variante tjera Ndersa sa i perket llagapit Siddik, u gradua me te sepse ishte i pari qe vertetoi udhetimin e Pejgamberit, Alejhi selam, permbi shtate pale qiej per tek Allahu, subhanehu ve teala. Kur u kthye Pejgamberi Alejhi selam dhe i lajmeroi njerzit per kete disa u tallen me te. Duke menduar se me kete ngjarje do te arrinin t'a ndanin Ebu Bekrin prej tij shkuan heret tek ai ne mengjes dhe i thane: Shoku yt po pretendon se ka udhetuar ( permbi qiej ) ? Pa u hutuar aspak iu tha: Nese e ka thene kete ai atehere e ka thene te verteten! Allahu, subhanehu ve teala, e quajti poashtu me kete emer ne Kur'an. Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَصَدَّقَ بِهِ أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ وَالَّذِي جَاء بِالصِّدْقِ E ai qė e solli tė vėrtetėn dhe ai qė e vėrtetoi atė, tė tillėt janė tė ruajturit[4]". Eshte thene ne koment te ketij ajeti" Ai, i cili erdhi e te verteten eshte Pejgamberi Alejhi selam ndersa ai, i cili ia vertetoi ate (dhe besoi ne te ) eshte Ebu Bekri,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij. Llagapin Siddik e morri sepse ishte i pari prej burrave qe vertetoi misionin e Pejgamberit,Alejhi selam dhe njeherit besoi ne te. Mu per kete Pejgamberi Alejhi selam e quajti Siddik. Buhariu transmeton nga Enes bin Maliku r.a se Pejgamberi Alejhi selam sebashku me Ebu Bekrin,Omerin dhe Uthmanin u ngjiten ne Uhud.U dridh (Uhudi) ndersa (Pejgamberi Alejhi selam ) tha: اثبت أُحد ، فإنما عليك نبي وصديق وشهيدان Mbahu o Uhud se mbi ty jane Pejgamberi Alejhi selam, Siddku dhe dy deshmoret (shehidet)". Ebu Bekri poashtu quhej El Evvah- i dhimbshem si rezultat i butesise dhe dhimbshmerise se madhe te tij. LINDJA: Lindi 2 vjate e 6 muaj pas vitit te Elefantit. JETA: Jetoi 63 vite[5]. ISLAMI: Do te ishte mire dhe me vend ketu te cek faktin se Ebu Bekri asnjehere asnje idhulli nuk i beri sexhde.Transmetohet te kete thene" Nuk i kam bere sexhde asnje idhulli asnjehere.Kete e kam bere sepse une kur pata arritur pjekurine me morri Ebu Kuhafeja[6] dhe me dergoi ne nje vend ku kishte idhuj.Me tha: Keta jane zoterat tu! Me la dhe shkoi.Iu afrova nje idhulli e thashe: Une jam i uritur me ushqe! Por nuk m'u pergjigj.Thashe: Une jam i zhveshur me vesh! Por prape nuk m'u pergjigj keshtuqe ia hodha nje guri ne fytyre[7]. SI E PRANOI ISLAMIN? Kur u dergua Muhammedi, Alejhi selam shkuan disa njerez prej kurejsheve tek Ebu Bekri dhe i thane: O Ebu Bekir! Vertet shoku yt (Ua nderpreu te folurit e) Tha (i frikesuar) : Cfare eshte puna e tij? Thane: Ai eshte atje ne Xhami (qabe),therret ne adhurimin e nje Zoti dhe pretendon se eshte pejgamber. Tha Ebu Bekri: A kete e ka thene? Thane: Po. Shkoi Ebu Bekri tek Pejgamberi Alejhi selam ,ia trokiti deren dhe kerkoi qe te dale.Kur doli Pejgamberi Alejhi selam i tha: O Ebul Kasim! Cfare eshte ajo qe jam njoftuar per ty? Tha Pejgamberi Alejhi selam : Po cfare te ka arritur per mua? Tha: Jam njoftuar se ti therret ne Njeshmerine e Allahut dhe pretendon se je i derguar i Allahut. Tha: Po o Ebu Bekir.Zoti im me beri pergezues e qortues.Me beri permbushje te duase se Ibrahimit,Alejhi selam[8] dhe me dergoi per te gjithe njerzit. Tha Ebu Bekri: Pasha Allahun! Une nuk e di nese ti ke genjyer ndonjehere dhe ti vertet e meriton revelaten per (hire te) emanetit tend te madh, mbajtjes se lidhjeve familjare dhe sjelljen tende te mire.Shtrije doren te te besatohem! Ka thene Pejgamberi Alejhi selam" ما دعوت أحدا إلى الإسلام الا كانت منه عنده كبوة و نظر الا ما كان من ابي بكر ,ما عكم عنه حين ذكرته و ما تردد فيه Nuk kam ftuar ndoke ne Islam e te mos kete ngecur dhe menduar[9] perveq Ebu Bekrit,te cilit posa ia kam permendur nuk ka pritur dhe as nuk ka dyshuar". Ai ishte burri i pare qe e pranoi Islamin[10],duke mos harruar se Aliu r.a ishte i pari mashkull qe pranoi Islamin,pastaj ate e pasoi Zejd Bin Harithe,sherbetori i Muhammedi,Alejhi selam[11] KUSH E PRANOI ISLAMIN PREJ TIJ Prej tij pranuan Islamin personalitete te rendesishme prej sahabeve.Prej tyre ka madje qe jane te pergezuar edhe me xhennet,si: Uthman Ibniaffani,Zubejr Bin El Avam,Abdurrahman Bin Avf,S'ad Bin Ebi Vekkas,Talha Bin Ubejdullah Ndoshta nuk do te ishte e tepert sikur t'a ceknim tregimin se si e pranoi Talhaja Islamin? Kur kurejshitet pane se shume njerez po e pranojne Islamin prej Ebu Bekrit thane: Dergojani nje njeri Ebu Bekrit! Ia derguan Talhane( i cili atebote ishte pabesimtar).Derisa Ebu Bekri ishte ne mesin e popullit erdhi Talhaja dhe i tha: Ngritu me mua o Ebu Bekir! Tha : Per cfare me therret? Tha: Te therras ne ibadet per Latin dhe Uzzane. Tha: Po kush jane Lati dhe Uzzaja? Tha: Vajzat e Allahut. Tha: Po kush eshte nena e tyre? Heshti Talhaja dhe iu tha shokeve te vet: Pergjigjiuni shokut tuaj. Heshten. Tha Talhaja: Ngritu o Ebu Bekir se une deshmoj se nuk ka zot tjeter perveq Allahut dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguar i Allahut. E mori Ebu Bekri per dore,e dergoi tek Pejgamberi Alejhi selam dhe e pranoi Islamin[12] FEMIJET E TIJ: Ai kishte tre djem dhe tri vajza. Sa iu perket djemve ata ishin: 1- Abdullahu. E pranoi Islamin heret.Ne diten e Taifit u godit me nje shigjet ndersa vdiq ne kohen e sundimit te babait te vet. 2- Ebu Atik Muhammed bin Abdurrahman.Lindi ne te gjalle te Pejgamberit,Alejhi selam. 3- Muhammed bin Ebi Bekir.Lindi ne vitin e Haxh-xhetul Veda'( Haxhin lamtumires) ndersa vdiq ne Egjipt dhe u vorros po aty. Ndersa vajzat ishin: 1- Aisheja,gruaja e Pejgamberit,Alejhi selam, 2- Esmaja,gruaja e Zubejr bin El Avamit.Migroi ne Medine duke qene shtatezene ne Abdullah bin Zubejrin,i cili ishte foshnja e pare qe lindi ne Islam pas hixhretit ( migrimit). 3- Ummu Kulthum bint Ebi Bekir.Lindi pas vdekjes se Ebu Bekrit. Disa historiane thone se numri i femijeve te tij ishte shumefish me i madh se ky.Allahu e di me se miri! MORALI i TIJ : Nuk ka dyshim se sic thote Pejgamberi Alejhi selam " خياركم في الجاهلية خياركم في الإسلام إذا فقهوا I zgjedhuri i juaj ne xhahilijet eshte i zgjedhuri juaj ne Isiam,nese behen te perkushtueshem",dhe nisur nga ky fakt zoteriu yne Ebu Bekri ishte njeri me moral te larte madje ishte prej njerzve me te devotshem.Nuk e mashtronin humbjet e injorances,si: adhurimi i putave,konsumimi i alkoolit,edhe pse keto gjera per bashkekohaniket e tij ishin normale... Ka thene Aisheja r.a" Ebu Bekri ia ndaloi vetes konsumin e alkoolit ne peridhen paraislamike keshtuqe nuk e piu as ne kete peridhe dhe as ne peridhen e Islamit.Kete e beri i shtytur nga fakti se ai kishte pare nje te dehur, i cili vendoste doren ne ndytesire,te cilen e afronte tek goja,por kur ndiente eren e keqe e largonte dhe mu per kete ia ndaloi vetes pirjen e alkoolit[13]. Ishte burre qe fliste mire dhe kishte shoqeri te mrekullueshme. DEVOTSHMERIA E TIJ: Vdiq Ebu Bekri duke mos lene as dinar dhe as dirhem. Hasan bin Aliu r.a rrefen se me rastin e semundjes per vdekje,Ebu Bekri e kishte thirrur Aishen dhe e kishte urdheruar qe te gjitha gjerat shteterore gjate kohes sa ishte halife t'ia dorezoje pas vdekjes se tij Omerit r.a. Kur vdiq Ebu Bekri,Aisheja ia dergoi ato gjera Omerit r.a, i cili kur i pa keto gjera tha: Allahu qofte i knaqur me ty o Ebu Bekir se vertet i ke lodhur ( ngarkuar) prisat pas teje. Ebu Bekri edhe me heret ne kohen kur morri postin e halifes punonte per te jetuar.Omeri e ndaloi nga kjo duke i dhene page nga Bejtul Mali konform punes qe kryente si halife. Ebu Bekri nuk hante nga harami.Transmetohet se nje djalosh i ri mblidhte haraqin.Nje dite erdhi me dic,prej se ciles ngreni Ebu Bekri. I tha djlaoshi: A e di c'eshte kjo? Tha: Jo.C'eshte? Tha: Ne periudhen paraislame i bera fall nje njeriu, te cilin e mashtrova (tradhtova). Ky njeri me takoi dhe m'a dha kete (si shperblim), te cilen ti je duke e ngrene. Ebu Bekri e futi doren ne fyt, vjelli dhe e nxorri ate qe kishte ngrene[14]. CILESITE ME TE CILAT ESHTE SHQUAR EBU BEKRI R.A Askush nuk mundi te vjele dhe te paiset me cilesi dhe virtyte te larta sic beri Ebu Bekri. Ne vijim disa prej cilesive te tij: 1- Ishte prej muslimaneve te pare qe pranuan Islamin 2- Ishte njeriu me i mire i ketij ummeti pas Pejgamberit, Alejhi selam. Ka thene Ibni Omeri r.a" Ne kohen e Pejgamberit,Alejhi selam, benim vleresimin e njerzve.Se pari e zgjedhnim Ebu Bekrin pastaj Omeri bin Hattabin pastaj Uthman bin Affanin r.a".[15] 3- Ishte shoqerues i Pejgamberit,Alejhi selam,gjate migrimit prej Mekkes per ne Medine. 4- Kur migroi me Pejgamberin,Alejhi selam,tere pasurine e dha ne rrugen e Allahut,subhanehu ve teala. 5- Ishte halifi i pare i muslimaneve pas vdekjes se Pejgamberit,Alejhi selam, 6- Ishte prej atyre qe ipnin fetwa gjate kohes se Pejgamberit, Alejhi selam. Buhariu dhe Muslimi transmetojne se nje grua erdhi tek Pejgamberi Alejhi selam dhe i foli per dic,te cilen me pastaj Pejgamberi Alejhi selam e urdheroi me dic.I tha gruaja: Cfare te bej nese nuk te gjej ty o i derguar i Allahut? Nese nuk me gjen mua shko tek Ebu Bekri-ia ktheu Pejgamberi Alejhi selam ". 7- Kur Pejgamberi Alejhi selam nxiti per te shpenzuar ne rrugen e Allahut, Subhanehu ve teala shpenzoi tere pasurine e tij.Omeri r.a thote" Pejgamberi Alejhi selam na urdheroi te ipnim sadaka ( lemoshe) ! Thashe: Nese ndonjehere do te mund t'a mundi[16] Ebu Bekrin sot ta bej ate. Tha: Erdha me gjysmen e pasurise sime.Me tha Pejgamberi Alejhi selam: Cfare iu le familjes sate? Thashe: Kaq ( sa solla ketu,dtth gjysmen).Erdhi Ebu Bekri me tere ate qe kishte.I tha (Pejgamberi Alejhi selam ): Cfare iu le familjes sate o Ebu Bekir? Ua lashe Allahun dhe te derguarin e Tij-ia pergjegj Ebu Bekri.Omeri thote: Thashe: Pasha Allahun! Nuk mund t'a kaloje ne asgje[17]. 8- Ishte prej njerzve me te dashur tek Pejgamberi Alejhi selam. Muslimi transmeton nga Amr bin El Asi,i cili e ka pyetur Pejgamberin,Alejhi selam, قال عمرو بن العاص لرسول الله صلى الله عليه وسلم : أي الناس أحب إليك ؟ قال : عائشة . قال : قلت : من الرجال ؟ قال : أبوها se cilin njeri e do me se shumti? Tha: Aishen.Thashe: Po prej burrave? Tha: babain e saj ( dtth Ebu Bekrin). 9- Pejgamberi Alejhi selam u vellazerua me te.Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Eu Seid el Hudriu se Pejgamberi Alejhi selam ua mbajti nje ligjerate njerzve e tha"إن الله خير عبدا بين الدنيا وبين ما عنده فاختار ذلك العبد ما عند الله . قال : فبكى أبو بكر ، فعجبنا لبكائه أن يخبر رسول الله صلى الله عليه وسلم عن عبد خير ، فكان رسول الله صلى الله عليه وسلم هو المخير ، وكان أبو بكر أعلمنا . فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : إن مِن أمَنّ الناس عليّ في صحبته وماله أبا بكر ، ولو كنت متخذاً خليلاً غير ربي لاتخذت أبا بكر ، ولكن أخوة الإسلام ومودته ، لا يبقين في المسجد باب إلا سُـدّ إلا باب أبي بكر Nje robi Allahu,subhanehu ve teala, ia mundesoi te zgjedhe ne mes dunjase dhe asaj qe eshte tek Ai keshtuqe zgjodhi ate qe eshte tek Allahu,subhanehu ve teala.Tha: Qau Ebu Bekri. U cuditem se perse qau per nje njeri qe lajmeroi Pejgamberi Alejhi selam se i eshte dhene ( ne mundesi) zgjedhja.(me vone kuptuam se) Ai rob ishte Muhammedi,Alejhi selam.Ebu Bekri ishte me i dituri yne. Pejgamberi Alejhi selam tha: Prej njerzve me besnik me shoqerine dhe pasurine e tij ndaj meje eshte Ebu Bekri.Po te merrja mik-dost (Halil) ndoke tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala do t'a merrja Ebu Bekrin por (kjo le te mbetet) vellazeri dhe dashuri islame.Le te mos mbetet dere ne xhami pa u mbyllur perveq deres se Ebu Bekrit". 10- Allahu, subhanehu ve teala, gjykoi per te se eshte i paster dhe shpirēilter.Thote Allahu, subhanehu ve teala, "وَسَيُجَنَّبُهَا الْأَتْقَى {17} الَّذِي يُؤْتِي مَالَهُ يَتَزَكَّى {18} وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُ مِن نِّعْمَةٍ تُجْزَى {19} إِلَّا ابْتِغَاء وَجْهِ رَبِّهِ الْأَعْلَى {20} وَلَسَوْفَ يَرْضَى Ndėrsa ai qė ėshtė mė i devotshėm do tė jetė larg tij.18.Ai qė e jep pasurinė e vet e pastrohet, 19.E jo pėr ta shpėrblyer ndokė qė i ka bėrė mirė mė parė.20.Por vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė lartit, 21.Pėr Zotin, ai do tė gėzojė atė kėnaqėsi! (Lejl 17-21) 11- Ebu Bekri ishte prej njerzve me imanin me te madh ne bote. Pejgamberi Alejhi selam tha se" Po t'a vendosnim imanin e tere ummetit ne nje ane dhe imanin e Ebu Bekrit ne anen tjeter do t'a peshonte imani i Ebu Bekrit". 12- Ebu Bekri do te thirret prej te gjitha dyerve te Xhennetit.Kur Pejgamberi Alejhi selam lajmeroi se namazlinjte do te thirren nga dersa e namazit,agjeruesit nga dera rejjan Ebu Bekri atebote pyeti se a ka ndokush qe thirret prej te gjitha ketyre dyerve? Pejgamberi Alejhi selam tha: : نعم ، وأرجو أن تكون منهم يا أبا بكر Po,shpresoj qe te jesh ti prej tyre o Ebu Beker[18]. 13- Ishte njeriu qe per nje didte te vetme fitoi shume cilesi te mira. Muslimi transmeton nga ebu hurejre se Pejgamberi Alejhi selam nje (dite) tha:من أصبح منكم اليوم صائما ؟قال أبو بكر رضي الله عنه : أنا. قال : فمن تبع منكم اليوم جنازة ؟قال أبو بكر رضي الله عنه : أناقال : فمن أطعم منكم اليوم مسكينا ؟قال أبو بكر رضي الله عنه : أناقال : فمن عاد منكم اليوم مريضا ؟قال أبو بكر رضي الله عنه : أنافقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : ما اجتمعن في امرىء إلا دخل الجنة Kush prej jush u zgjua sot agjerueshem? Tha ebu bekri: Une. Tha:kush prej jush percolli sot ndonje xhenaze? Tha ebu bekri: une. Tha: kush ushqeu sot ndonje te varfer? Tha ebu bekri: une. Tha : kush vizitoi sot ndonje te semure? Tha ebu bekri: une. Tha Pejgamberi Alejhi selam: Nuk bashkohen (ne dike keto cilesi) e te mos hyje ne xhennet". 14- Ebu Bekri ishte i njohur per moralin,bujarine dhe guximerine e tij.Ai shoqeroi Muhammedin,Alejhi selam gjate hixhretit. Transmetohet se nje dite Aliu r.a e nje grup njerzish tha: Kush eshte njeriu me guximtar? Thane: Ti o pris i besimtareve.Tha: sa me perket mua nuk me ka ndodhur t'a dyluftoje dike e te mos dale fitimtar.Ndersa me guximtari eshte Ebu Bekri.Ne diten e Bedrit Pejgamberit,Alejhi selam, ia beme nje tende dhe thame: Kush do te rrije me Pejgamberin,Alejhi selam, qe te mos arrije tek ai asnje politeist.Pasha Alahun askush prej nesh u afrua perveq ebu bekrit, i cili mbante shpaten mbi koken e Muhammedit,Alejhi selam (qe t'a runate) 15- Ishte pris i besimtareve per ne Haxh gjate kohes sa ishte gjalle Pejgamberi Alejhi selam 16- Ishte imam kur Pejgamberi Alejhi selam mungonte per shkak te semundjes prej se ciles edhe vdiq 17- Kur Pejgamberi Alejhi selam beri M'iraxhin ishte i pari i cili e besoi kete lajm. KONTRIBUTI I TIJ GJATE JETES SE PEJGAMBERIT,ALEJHI SELAM, Me pare cekem se ai ishte prej njerzve qe me se shumti shpenzonin per Islamin por ajo qe ketu dua t'a cek eshte dic qe nuk e cekem me larte dhe qe vertet meriton t'i kushtohet jo nje nentitull sic po bejme ne por nje liber komplet.Ne vazhden e te mirave te tij per Islamin dhe muslimanet ka bere nje pune te madhe,e cila ka shkruar emrin e tij me ar ne faqet e historise.Ajo ceshtje apo pune eshte se ky fatebardhe pagoi cmimin e truallit per xhami te Pejgamberit,Alejhi selam.Po, pagoi cmimin e truallit per xhamine e Pejgamberit Alejhi selam[19], per xhamine ne te cilen edhe sot e kesaj dite falen miliona njerez Xhamine,per ne te cilen eshte i ligjezuar udhetimi Xhamine qe falja ne te vlen sa 1000 falje[20] ne xhamijat tjera Allahu qofte ndare i knaqur prej teje o Ebu Bekir! EBU BEKRI DHE HADITHI I PEJGAMBERIT,ALEJHI SELAM Ebu Bekri transmetoi 142 hadithe. Ebu bekri ishte i pari qe vuri bazat e perforcimit (tethbit) ne marrjen e hadithit dhe kujdesin ne transmetimin e tij, saqe Hafidh Edh Dhehebiu thote ne librin e tij "Tedhkiretul Huffadh" se ai eshte i pari i cili i kushtoi rendesi pranimit te haditheve. SAHIFEJA E EBU BEKRIT Ebu Bekri tuboi 500 hadithe ne nje sahife (fletushke) por i dogji. Hakimi me senedin e tij transmeton nga Kasim bin Muhammedi se Aisheja r.a ka thene"Babai im tuboi hadithin nga Pejgamberi Alejhi selam.Iishin gjithsej 500 hadithe.Buajti ate nate duke u rrotuluar ne shtrat (shume).Me beri te ndihem keq per te.I thashe: A rrotullohesh nga ndonje dert apo te ka ndodhur dic? Kur u zgjua tha: Oj bija ime! M'i sjell hadithet te cilat i ke ti.Ia solla ndersa ai kerkoi zjarre dhe i dogji. I thashe: Perse i djege? Tha: U frikesova te vdes e ato te mbesin tek une.Ndoshta ka hadithe nga njerez qe iu kam zene bese por nuk ka qene ashtu sic me ka transmetuar keshtuqe behem bartes i saj ndersa lajmi nuk eshte i vertete.Allahu e di me se miri! Ebu bekri i shkroi Amr Bin El Asit nje leter ne te cilen thoshte se Pejgamberi Alejhi selam ne lidhje me ensaret kishte thene" Pranoni nga te miret e tyre ndersa anashkaloni nga te keqinjte e tyre.Poashtu i shkroi edhe Enes Bin Malikut, i cili ishte mekembes i tij ne Bahrejne rreth obligimeve (farzeve) qe i obligoi Allahu,subhanehu ve teala, dhe i derguari i Tij.Supozohet te kete qene e vulosur kjo leter me unazen e Pejgamberit,Alejhi selam[21]. ---------------------------------------------------------------------------------------------- KAPITULLI I DYTE: SUNDIMI I TIJ: PARASHENJAT E SUNDIMIT TE TIJ: Te gjithe e dime se kur Pejgamberi Alejhi selam u semur per vdekje e urdheroi Pejgamberin, Alejhi selam, t'ua fale njerzve namazin. Ne kete ka argument se Pejgamberi Alejhi selam ua beri me dije njerzve deshiren e tij per te qene Ebu Bekri udheheqes pas tij[22]. Buhariu & Muslimi transmetojne nga Xhabir Bin Mut'am se nje grua i kshte ardhdur Pejgamberit,Alejhi selam, dhe e kishte urdheruar qe (pas nje kohe) te kthehet prape tek Pejgamberi Alejhi selam.Tha gruaja:Me tergo cfare te beje nese nuk te gjej ty? Me kėtė sikur e kishte per qelim vdekjen e Pejgamberit,Alejhi selam, . Tha:Nese nuk me gjen mua atehere shko tek Ebu Bekri.[23] Ne kete ka argument poashtu se Pejgamberi Alejhi selam e favorizoi ate ndaj te gjithe sahabeve.Pasatj Pejgamberi Alejhi selam u fal duke qene Ebu Bekri imam i tij dhe muslimanve[24]. Kur Pejgamberi Alejhi selam vdiq, Omeri u ngrit me shpate ne dore dhe kercenonte me vdekje cdo ke qe thote se Pejgamberi Alejhi selam ka vdek.Pas pak erdhi Ebu Bekri dhe pasi qe pa se Pejgamberi Alejhi selam kishte vdekur i tha Omerit: Hesht! Omeri nuk heshtte.Filloi Ebu Bekri te flase ndersa njerzit u braktisen ate dhe iu drejtuan Ebu Bekrit.Ne kete poashtu ka argument se Ebu Bekri ishte me meritori prej sahabeve dhe ishte me i respektuari ne mesin e tyre sikurse qe ka argument te fuqishem per vendosmerine e tij ne fatkeqesi dhe kohera te liga. SI U BE ZGJEDHJA? Ende pa u vorrosur Pejgamberi Alejhi selam nje grup sahabesh nga ensaret u tubuan ne shtepine e Beni Saade ndersa muhaxhiret u tubuan rreth Ebu Bekrit per te diskutuar per ceshtjen se kush do te vie si Halife i muslimaneve.Ceshtja sa vinte e komplikohej saqe gati sa edhe u perēane muslimanet,por,fale ndihmes se Allahut,Subhanehu ve teala,i Cili inspiroi Omerin ta merrte Ebu Bekrin dhe te shkonte tek ensaret,ku pas nje konsltimi ,arriten te gjithe ne perfundim se jane te knaqur qe Ebu Bekri te jete halifeja i tyre.Ky ishte betimi i pare qe iu be halifes ndersa te nesermen Ebu Bekri derisa deshironte te ngritej ne minber ta njoftonte masen e gjere per kete, ia parapriu Omeri ne te folur e tha: Ensaret dhe Muhaxhiret u dakorduan qe Ebu Bekri te jete halifeja i tyre.U ngriten te gjithe njerzit dhe ia dhane besen.Ky besatim njihet si i pergjithshem dersia ai i pari njihet si i vecante. Ceshtjen e pare te cilen e beri Ebu Bekri pas vdekjes se Pejgamberit,Alejhi selam, ishte dergimi i Osames per t'i luftuar romaket edhe pse sahabet nuk u pajtuan te jene nen komanden e Osames, i cili ate bote ishte shume i ri.Por Ebu Bekri dha urdher te prere qe te jete ai komandant sepse ai ishte zgjedhur nga Pejgamberi Alejhi selam . Pas nje kohe te shkurter Ebu Bekri ishte njoftuar se disa fise kane refuzuar per t'a dhene zekatin keshtuqe vendosi t'i luftoje edhe pse Omeri ne fillim nuk ishte i ketij mendimi por kur pa se Ebu Bekri ishte i vendosur ne te tha: Kuptova se Allahu,subhanehu ve teala, ia kishte hapur gjoksin dhe se ai ishte ne te verteten keshtuqe pajtova me te. SHENIMET ME TE RENDESISHME HISTORIKE NE KOHEN E TIJ: 1- Luftimi i atyre qe refuzuan dhenien e zekatit, 2- Lufta e Jemames kunder Musejlemes,i cili pretendonte se eshte pejgamber, 3- Lufta kunder nje gruaje,e cila poashtu pretendonte pejgamberllekun. Emri i saj ishte: Sexhah bint El Harith. 4- Clirimi i Irakut,dhe 5- Luftimi i romakeve. VDEKJA E TIJ: Ne kohen kur Halid Bin Velidi luftonte romaket, Allahu,subhanehu ve teala, caktoi nje urdher tjeter.Ai urdher ishte semurja e Ebu Bekrit per vdekje. Kur pa se ai se afermi do te kaloje ne fqinjesi te Allahut, Subhanehu ve teala i thirri shoket e vet,sahabet, dhe ua paraqiti deshiren e tij per zgjedhjen e Omerit pas tij si halife te muslimaneve.Kete gje e pranuan te gjithe sahabet duke e lavduar Omerin. Vdiq Ebu Bekri ne muajin Xhumadel Ahire,tri nete pa u mbushur 13 vite te hixhretit.Sundimi i tij zgjati: 2 vjet,3 muaj dhe 10 nete.Vdiq duke qene 63 vjeqar. Porositi qe te vorrosej prane Pejgamberit,Alejhi selam.Namazin e xhenazes ia fali Omeri r.a. Transmeton Aisheja r.a se "Ebu Bekri vdiq naten ndersa u vorros para agimit.Xhenazen ia fail Omeri". MESIMET DHE KESHILLAT QE I PERFITOJME PREJ JETES SE TIJ: 1- Respektimi i udheheqesit sic e respektoi ai Pejgamberin,Alejhi selam, 2- Shoqeria e vertet sic e shoqeroi ai Pejgamberin,Alejhi selam, madje duke vene edhe jeten e tij ne rrezik 3- Stimulim per sadaka 4- Stimulim per ndertimin e xhamive 5- Stimulim per ndihme muslimaneve per hire te Allahut,Subhanehu ve teala 6- Moslakmia e pozites 7- Lejimi i te qenurit pris i atij qe nuk eshte me i miri, sepse Ebu Bekri nuk ishte me i mire sesa Pejgamberi Alejhi selam edhe pse ai doli imam i Pejgamberit Alejhi selam. 8- Domosdoshmeria e konsultimit te kryetarit me shoket e vet ne ceshtjet shteterore 9- Mosmashtrimi me poziten e kryetarit 10- Vendosmeria dhe paluhatshmeria e muslimanit ne fatkeqesi dhe kohe te liga. Mesimet dhe keshillat, te clat nxirren prej jetes se tij,qofte private apo zyrtare jane te shumta por ne do te mjaftojme me kaq. PER FUND: Vertet eshte knaqesi te shkruash per te miret sepse edhe nese nuk je prej tyre ndien thelle ne shpirtin tend nje dashuri dhe iman,e aq me teper kur shkruan per jeten e nje sahabiu sic ishte Ebu Bekri, i cili me veprat e tij deshmoi sinqeritetin,vendosmerine,trimerine dhe modestine e tij qe kishte.Deshmoi se vertet meritonte knaqesine e Allahut,Subhanehu ve teala dhe te Pejgamberit,Alejhi selam. Neve nuk na mbetet tjeter veq t'a lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na fale mekatet, te na shtoje te mirat si dhe te na ringjalle ne turmen e te devotshmeve! Amin 14/korrik/2004 ---------------------------------------------------------------------------------------------- Literatura E Konsultuar:
1- Siretun Nebijji ve As-habuhu El Ashreti, El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gani El Makdesi El Xhemailijj El Hanbelijj, Bot: i pare,1986,Darul Xhinan 2- Es Siretu En Nebevije,Ibni Hisham,Bot:i pare,Darul Xhijl,Bejrut,Lubnan, 3- Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti, Dr: Saxhidu Rrahman Es Siddiki,Darul Hadith,2001,Kajro,Egjipt 4- Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,Darul Xhijl,Bejrut,Lubnan 5- Muhammedun Resulullah,Menhexhun Ve Dirasetun,Bahthun Ve Tahkikun,Muhamed Es Sadik Ibrahim Urxhun, bot: i pare, 1985,Darul Kalem, 6- Hajatus Sahabe,Muahmed Jusuf El Kendehlevi, bot: i pare 1987,Daru Rrejjan Lit Turath,Kajro,Egjipt 7- Sherhul Akideti el vasitijjeti,Muhammed Bin Salih el Uthejmin,Botimi i pare,2002,Mektebetus safa,Kajro,Egjipt 8- El Kabesat Es Sennije Min Sherhi Akideti Et Tahavijjeti,Dr/Salah Abdel Fettah El Halidi,Botimi i pare,2000,Darul Kalem,Dimeshk,Siri
[1] Tema ne esence eshte marre nga pjese te shkeputura te nje punimi tim seminarik ne gjuhen arabe ne lenden e Siretu en Nebevijje, ne vitin e dyte akademik ( 2003-2004) ne Universiti Brunei Darussalam,te cilin e kam mbrojtur para hiresise se tij,Dr: Sahibud- din Laming. Nga deshira e madhe per t'a njohur kete personalitet te madh islam vendosa te pakten,me gjithe kohen e pakte qe kemi ne keto vite studentore t'a sjell nje version te punimit tim edhe ne gjuhen shqipe,duke shkeputur pjese te cilat per publikun shqiptar me jane dukur se jane mė me rendesi.Mu per kete ne ceshtjen e zgjedhjes se Halifes dhe gjerat tjera perkitazi me Hilafetin nuk jam ndalur shume,sepse nuk me eshte dukur e arsyeshme t'ua prezentoje nje gje te tille publikut,prej te cileve ka madje qe as nuk e njohin Ebu Bekrin e si te hyje ne detaje per kete ceshtje.Ne kete rast kam mjaftuar me njohurite elementare,duke lene detajet anash.Ndoshta ne te ardhmen do t'a sjellim edhe Hilafetin e tij ne detaje ne ndonje punim te vecante per te nese per nje gje te tille ndihet nevoje. [2] Siretu En Nebijji ve As-habuhu El Ashreti,El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gani El Makdesi El Xhemailijj El Hanbelijj,Darul Xhinan,bot: i pare,1986,f:61 Es Siretu En Nebevije,Ibni Hisham,Darul Xhijl,Bejrut,Lubnan,bot:i pare,vell:1,f:231 [3] Ibid,F;231, Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti,Dr:Saxhidu Rrahman Es Siddiki,Darul Hadith,2001,Kajro,Egjipt,f:45 [4] Zumer 33 [5] Siretu En Nebijji ve as-habuhu El ashreti,El hafidh ebi muhamed abdul gain el makdesi el xhemailj el hanbelijj,f:61 [6] Babai i tij [7] Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,Darul Xhijl,Bejrut,Lubnan,f:13 [8] i cili e pat lutur Allahun,subhanehu ve teala,qysh heret duke i ngritur muret e Qabese per t'a derguar nje pejgamber nga mesi i ketij populli dhe ashtu ngjau.Kete e shenoi edhe Kur'ani.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtėpisė (Qabes - luteshin): Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di!128.Zoti ynė, bėna neve dyve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė, njerėz tė bindur ndaj Teje, na i mėso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanė dhe falna neve, vėrtetė Ti je qė falė, je mėshirues!129.Zoti ynė, dėrgo ndėr ta, nga gjiu i tyre tė dėrguar qė t'u lexojė atyre ajetet Tua, t'u mėsojė atyre librin dhe urtėsinė, e t'i pastroj (prej ndytėsisė sė idhujtaris) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhėnjyesi, i dijshmi.(Bekare 127-129) [9] apo gjykuar se a eshte e mire apo jo ajo ne te cilen therret [10] Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,f:5 [11] Es Siretu En Nebevije,Ibni Hisham, vell:1,f:228-230 [12] Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,f: 16-17 [13] Kjo ngjarje ka ndodhe ne peridhen paraislamike [14] Tranmseton Buhariu [15] Transmeton Buhariu [16] Ky ishte garim ne te mira e jo zili apo urrejtje [17] Transmeton Tirmidhiu [18] Transmeton Buhariu dhe Muslimi [19] Muhammedun resulullah,menhexhun ve dirasetun,bahthun ve tahkikiun,muhamed es sadik ibrahim urxhun,darul kalem,botimi i pare 1985,vell:3 f:10 Hajatu Ei Beker,Mahmud Shelebi,f: 36 [20] Nga Ebu Hurejre rrefehet te kete thene Pejgamberi Alejhi selam " صلاة في مسجدي هذا أفضل من ألف صلاة فيما سواه. إلا المسجد الحرام Namazi ne xhamine time eshte me i mire sesa 1000 namaze ne xhamite tjera,perveq Qabese. Transmeton Ibni Maxhe [21] Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti,Dr: Saxhidu Rrahman Es Siddiki,f:45-46 [22] Shif:Sherhul Akideti el vasitijjeti,Muhammed Bin Salih el Uthejmin,Botimi i pare,2002,Mektebetus safa,Kajro,Egjipt,f:52-53 [23] Buhariu nr:3659,Muslimi nr:2386 [24] El Kabesat Es Sennije Min Sherhi Akideti Et Tahavijjeti,Dr/Salah Abdel Fettah El Halidi,Botimi i pare,2000,Darul Kalem,Dimeshk,Siri,f:346 |