REALITETI I JETES SE DUNJASE !
Ne te gjithė jemi te zhytur ne kėtė jete
te fundosur me tere atė qe posedon deri tek hundėt tona; mėngjes,mbrėmje, familje, mall,gra, fėmijė,sprova, pozite,shoke,luks, boshllėk,zbavitje,tv, video,satelit,mobil,kompjuter, internet, libra,revista,hobi, sport, studime,pune, pamje,veture, rroba,zbukurim,garim, armiqėsi,pajtim, dashuri, vetkenaqesi,dashuri dhe dashuri djaloshare, lazdrimi i vajzave,shoqe, kallaballėk, ndyrėsi, politike, ekonomi, shkenca,arte dhe letėrsi,probleme te ēdo lloji e ngjyre,padrejtėsi, dhune dhe persekutim,ėndrra, ambicie,zhgėnjim, shprese, lakmi,zili, pėrgojim, pėrgjim,,kritike, mashtrim,fanatizėm, luftim, mbytje, plaēkitje, ekzekutim, robėri,te vrare, te plagosur,te sėmurė, jetime,ekstremizėm, persekutim, globalizėm, ēlirim, liri, demokraci, urbanizim, familjarizem, pavarėsi,lajmėrim,e shume e shume gjera tjera te cilat e bllokojnė brendėsinė tone dhe mundohen ta dine atė qe ndodhe,atė qe dėshirojmė,kush jemi ne,si ėshtė me mire dhe si arrijmė tek lumturia,si e kėnaqim Zotin tone,sit e ndahemi te kėnaqur prej vetes sonė dhe si te ndahen njerėzit te kėnaqur prej nesh?
E vėrteta ėshtė se ne njė dite nuk do te mund t'i bėjmė njerėzit te ndahen te kėnaqur prej nesh sikurse qe nuk do ta bėjmė as veten tone,sepse sado qe te punojmė prapėseprapė do te gjejmė ne dhe njerėzit te meta e mangėsi ne qeniet tona.
Sado qe te pėrpiqemi ta kuptojmė jetėn dhe ta balancojmė kėtė tollovi nuk do t'ia arrijmė qėllimit dhe nuk do te mund t'i bėjmė te kėnaqur te gjitha palėt e as te krijojmė njė balancė shėmbėlltyre,ashtu si e enderrojme.
Jeta ėshtė e vėshtirė,e nyjshme dhe e pakuptueshme. Endrra e lumturisė se shkelqyeshme ėshtė e pamundur dhe e parealizuar sepse neve edhe po te na i epeshin tere te mirat prapėseprapė jemi te sprovuar;ose ne fenė tone,ose ne shėndetin tone,ose ne familjet tona ose ne pasurinė tone ose ose ose...
Themi,flasim,enderrojme,realizojmė dhe ne fund mangėsi pa asfare dyshimi. Por a kemi mundėsi ta permiresojme ditėn tone te sotme sepse ndoshta nuk ekziston e nesėrmja?
A kemi mundėsi t'i ndalim tollovit,zhurmat, kallaballėkun, papastėrtinė, sprovat,urrejtjet,punėn dhe
dhe
dhe ta permiresojme veten tone,jetėn tone dhe fqinjte tanė,te jemi me tepėr pozitiv,mė me ndikim,me te dobishėm pėr veten dhe shoqėrinė tone,me perkushtues pėr fenė dhe te vėrtetėn,braktisės te se kotės,shmangės te epsheve dhe dyshimeve,ta permiresojme ēdo gjė dhe ēka do?
A kemi mundėsi pėr njė gjė te tille?
Shume thjesht, i drejtohem vetes sime para jush: Sa here je ulur dhe i frikėsuar ke dėgjuar vetėtimėn dhe bubullimėn,e cila gati sa t'i shurdhonte veshėt dhe i ēante muret e dhomės? Sa here ke percjellur xhenaze apo ke kaluar pranė varrezave te shohėsh se ku ėshtė pėrfundimi yt? Sa here ke pare te dashurit tu duke vdekur? Sa here je djegur apo te ėshtė sosur dic para zjarrit te ndezur,e cila te ka shkaktuar dhimbje te mėdha? Sa here je sėmurė me ndonjė sėmundje te thjesht,ose te ka ndodhur ndonjė ngjarje dhe ke ndier ne shpirtin tėnd se ti,miliona here je me i dobėt sesa e ke paramenduar veten tende? Sa here ke dėgjuar pėr ndėshkimin e varrit,tubimit dhe xhehenemit? Sa here te ka ndėshkuar Allahu si shkak i mėkateve tua ndersa ti ende nuk ke marrur mėsim?
Nėse nuk i ke pėrkujtuar tere kėto vėlla i nderuar dhe ti motėr e nderuar muslimane,atėherė te kėshilloj ty,sikurse qe kėshilloj veten time dhe ēdo ke qe e lexon kėtė shkrese,te shkosh tek varrezat se paku njė here ne muaj,ose se paku parakalo para tyre dhe merr mėsim!
Pėrcille rubrikėn e pėrkujtimit tė te vdekurve ne shtypin ditor dhe mendo se cfare bėjnė ata tani dhe se a janė ne xhennet apo ne xhehennem?
Imagjino sikur ne ta dėgjonim ndėshkimin e te vdekurve si do te ishte puna me ne? Imagjino se zjarri i dunjase ėshtė njė pjese e thjeshte dhe asgjė ne raport me zjarrin e ahiretit,na ruajte neve dhe juve Allahu,subhanehu ve teala!
Pas tere kėsaj,vėlla dhe motėr! A meriton njė dėfrim i shkurtėr muzikor,ose filmik,ose kėngė ose trazira ose vjedhje ose mbytje ose pasuri ose pozite ose gra ose prostitucion ose homoseksualizėm ose mosfshehje prej meshkujve( femra) ose huliganizėm ose...ose...ose...qe te zhytesh ne ndėshkimin,te cilin e ndiejmė ne kėtė ēaste. Nėse-sipas jush meriton-atėherė te vazhdojmė kėshtu pra,e nėse jo atėherė te pendohemi para se te kaloje koha!
www.islamway.com
Shkroi: Motra Shejma
Pėrshtati: Sedat Gani Islami
26-4-2005,e marte
Brunei Darussalam