Sedat Islami
Duaja ne hadithe
Vellezer besimtare! Vertet ibadetet tek Allahu s.w.t dallojne ne vlere dhe rendesi.
Disa ibadet Allahu s.w.t i beri mė me rendesi dhe kerkoi nga njeriu qe patjeter
t'i kryeje ndersa per disa te tjera ia preferoi dhe e nxiti t'i kryeje.Nga ketu
dallon farzi prej sunnetit,sunneti prej mendubit ,etj.
Ne zingjirin e veprave me te cmuara
dhe mė me vlere tek Allahu s.w.t gjejme edhe duane.Thote Muhammedi a.s "Nuk
ka gje me te ndershme tek Allahu sesa duaja".(Tirmidhiu).Ne
nje rast tjeter Muhamedi a.s pate thene"Duaja eshte ibadet(adhurim)".(Transmeton
Ahmedi ndersa Tirmidhiu ka thene se hadithi eshte hasen sahih).
Problemet e jets praktike shpeshhere
na diktojne nevojen qe te kerkojme dic nga njerzit ,qofte ndihme materiale,hua
apo edhe perkrahje shpirterore.Ne te shumten e ketyre rasteve gjejme njerzit
nga te cilet kerkojme dic te jene te mrrolur apo te ankohen se "as per
vete nuk kane" apo t'a kushtezojne ndihmen me dic qe nuk ke mundesi t'a
besh,psh:mbytja e dikujt,te vjedhesh per te,
.apo nese te ndihmon materialisht
te kerkon kamate etj.Vertet kjo eshte nje skec i hidhur i nje realiteti te
skenave te perditshme te jetes sone por a thua,a ndodhe keshtu edhe me Allahun
s.w.t? A hidherohet Allahu s.w.t nese njeriu kerkon dic prej
Tij? A ia kushtezon ndihmen me dic qe ia zbeh
imazhin e fese dhe karakterit te tij njerzor? Pergjegja:Assesi,madje
Allahu s.w.t ka deshire qe njeriu te kerkoje prej Tij dhe ta lus Ate. Thote
Muhammedi a.s"Kerkoni nga Allahu sepse Allahu ka deshire qe te kerkohet prej Tij dhe se ibadeti me i cmuar eshte pritja
e pergjegjes (ose permbushjes se duase)".
Madje Allahu s.w.t hidherohet nese
njeriu nuk kerkon prej Tij.Thote Muhammedi a.s "Vertet,ai qe nuk kerkon nga Allahu ,(Allahu) i hidherohet
Atij".(Tirmidhiu).Ky hadith sikur argumenton edhe hadithin"
dhe
kur te kerkosh kerko prej Allahu,dhe kur te kerkosh mbrojtje kerko prej Allahu (mbrohu
me Allahun)
".
Besimtari kur t'a lute Allahun,ndien se Ai eshte afer,degjon lutjet dhe renkimet e tij. Madje
vet Allahu s.w.t e urdheroi Muhammedin qe t'i nxite besimtaret ne dua duke iu
treguar se Allahu eshte afer,degjon dhe iu pergjigjet
lutjeve te lutesve.Thote Allahu s.w.t"E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr
Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata
drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua.(Bekare
186).
Vella te thashe me pare se nese
kerkon dic nga ndonje njeri do t'a shohesh te mrrolur apo ne disa raste edhe te
ofendon ,te thote"une nuk caj koken per ty,perse edhe ti nuk
punon?...",ndersa Allahu s.w.t turperohet prej teje.Po,turperohet prej
teje qe ti t'a lusesh e Ai te te mos pergjigjet.Thote Muhammedi a.s"Vertet
Allahu eshte i Gjalle,i Ndershem(Fisnik),turperohet qe nese njeriu i ngrit
duart kah Ai t'ia ktheje bosh (pa iu pergjigjur duase se tij)".(Tirmidhiu).
Vella duaja eshte mjet qe e ben
Allahun te te doje ty.Duaja e shpeshte ben qe ti nese i lutesh Allahut te
pergjigjet,nese kerkon mbrojtje nga Ai te mbron
Vella qe te te behet e qarte
rendesia dhe vlera e duase degjo kete
hadith dhe pershkrimin qe Allahu ia ben robit kur ai e lut Allahun .Thote
Pejgamberi a.s"Allahu s.w.t ka thene:Kush armiqesohet me nje dost Timin
do t'i shpalli lufte dhe nuk ka dic me te dashur me te cilen afrohet tek Une
robi sesa ajo qe ia kam obliguar.Njeriu vazhdon te afrohet tek Une (
Allahu s.w.t) me nafile derisa t'a dua
,e kur t'a dua jam degjimi i tij me te cilin degjon,shiqimi i tij me te cilin
shiqon,dora e tij me te cilen godet,kemba e tij me te cilen ec, nese me kerkon (dic)
do t'ia jap,nese kerkon mbrojtje nga Une do t'a mbroje".(Buhariu).
Ndonjehere njeriu ankohet se nuk i
pranohet duaja,lutet kohe te gjate por prape nuk shef
pergjigje.Allahu na ruajt! Ka njerez qe fillojne te mendojne keq per Allahun se
kinse Ai nuk po i dojka keta ose dic tjeter
Keto mendime dhe te ngjashmet jane
te perbuzura ne fene tone dhe njeriut te tille i mbetet qe dobesine e
mospranimit te duase t'a hulumtoje ne vetveten e tij sepse Allahut s.w.t nuk i
takon urrejtja ndaj roberve te Tij perveq ndaj atyre qe e mohojne Allahun s.w.t
dhe ndaj vetvetes se tyre jane te padrejte.
***
(Disa shkaqe te
mospranimit te duase)
1)Ngrenia, pirja dhe veshja nga harami
Thote Muhammedi a.s"Vertet
Allahu eshte i mire dhe nuk pranon tjeter perveq se mires dhe se Allahu i ka urdheruar
besimtaret me ate qe i ka urdheruar pejgamberet,ka
thene"O ju te derguar! Hani nga te mirat dhe beni vepra te mira",(ndersa per besimtaret ) ka thene"O ju qe keni beuar!
Hani nga te mirat qe iu kemi furnizuar",pastaj e ceku njeriun qe ka marre
udhetim te gjate,floket i jane shprishur dhe eshte pluhurosur,i ngrit duart
drejt qiellit e thote" O Zot!O Zot!,ndersa ushqimi i tij eshte
haram,uji(pija) e tij eshte haram,veshja e tij eshte haram,eshte ushqyer nga
harami,andaj a t'i prahohet ketij(duaja)?!".(Muslimi).
2) Lenia e urdherimit per te mire dhe ndalimit nga e keqja
Thote Muhamedi a.s"Pasha Ate,ne doren e te Cilit eshte shpirti im,(ose) do te urdheroni
per te mire dhe te ndaloni nga e keqja ose ndodhe qe Allahu t'ua leshoj-dergoj
ndonje ndeshkim pastaj e lutni e nuk iu pergjigjet". (Tirmidhiu).
3) Lenia e duase
Si shkak tjeter per mospranimin e
duase eshte edhe lenia e saj.Thame me pare,duke u bazuar ne hadith se ibadeti
me i cmuar eshte pritja e permbushjes se duase por megjithate shohim disa
njerez te cilet luten nje kohe e pastaj i kap nje deshprim,pesimizem, se perse
neve nuk po n'a u pranohet duaja?Ky pesimizem behet shkak qe ata te largohen
nga duaja e te humbin te mira te shumta.Thote Muhammedi a.s"I
pergjigjet(Allahu duase se) ndonjerit prej jush derisa nuk ngutet e te thote:Jam
lutur (shume here) por nuk me eshte pergjegjur (permbushur duaja)". (Muttefekun
Alejhi).
4)Lutja duke bere njeriu mekate
Si shkak tjeter i mospranimit te
duase eshte lutja e njeriut duke bere njeriu mekate apo duke shkeputur
mardheniet familjare.Thote Muhammedi a.s "Vazhdon t'i plotesohet duaja
robit derisa nuk lutet me mekat apo shkeputje te mardhenieve familjare(dtth
duke qene ai ne keto dy mekate) dhe derisa nuk ngutet.Eshte pyeteur:O i derguar
i Allahut! Cfare eshte ngutja(ne kete rast)?Tha: Te
thote njeriu :Jam lutur e lutur por s'kam pare te me jete permbushur
duaja.Deshperohet nga kjo gjendje dhe e braktis duane". (Muslimi).
5) Lutja e njeriut duke qene i
pakujdesshem
Si shkak tjeter per mospermbushje te
duase eshte edhe lutja e njeriut duke qene zemra e tij gafile(e
pakujdesshme).Thote Muhammedi a.s"Lutnie Allahun duke qene te bindur se
Allahu iu pergjigjet dhe dine se Allahu nuk i pergjigjet duase ( e cila rrjedh
nga) zemra e pakujdeshme(gafile)".(Tirmidhiu).
Hadithi ne fjale permban dy ceshtje
shume me rendesi.Njera prej tyre eshte nxitese ndersa tjetra eshte kercenim.Sa i
perket nxitjes,ate e verejme ne pjesen e pare te
hadithit ku Muhammedi a.s me tere potencialin mundohet t'a binde robin se nese ai beson se nuk ka kush qe i pranon lutjet dhe i
permbush ato perveq Tij dhe se nuk ka kush qe drejtohen ankesat perveqse tek
Ai, duaja e tij ne nje menyre a tjeter do te pranohet.
Pra nese njeriu eshte i bindur se
Allahu s.w.t eshte Ai qe ua permbushe njerzve nevojat atehere nga ajo bindje dhe mendim i mire qe
ka per Zotin xh.sh, fiton pershtypjen se Allahu s.w.t, ne pergjegjen e
menjehershem te duase se tij apo vonimin e saj ka caktuar nje urtesi dhe si i
tille me mendime te tilla robi do te shpetoje.Per te na qene edhe me qarte kjo
teori,fjalen ia japim njeriut me te madh te botes,Muhammedit a.s,i cili
thote"Nuk ka besimtar i cili lutet me ndonje lutje ,ne te cilen nuk ka
mekat e as shkeputje mardheniesh
familjare e te mos ia jap Allahu njeren prej ketyre tre gjerave:
1-(ose) ia
shpejton plotesimin ne kete bote,
2-(ose) ia deponon ne Ahiret,dhe
3-(ose) ia
largon me ate dua nje te keqe sikurse ajo (e mire ne peshe).
(Atebote kur degjuan sahabet per kete
vlere te duase)Thane"Pra do te
shpeshtojme duane! Tha:Allahu ua shton (te mirat). (Ahmedi).
Pra besimtari i sinqerte ne Allahun
beson se Allahu ka caktuar ndonje te mire ne duane e tij dhe qe,edhe pse per momentin
rezultati i saj eshte i fshehur megjithate
begatia dhe dhuntia e asaj duaje do te duket me vone,ose ne kete bote ose ne
tjetren.
Ndersa sa i perket ceshtjes se dyte,per te cilen thame se eshte kercenim,eshte ajo se Allahu
s.w.t nuk pranon duane nga zemra qe nuk ka dro,nga gjuha qe e thote ate dua
sikur gjerat e tjera te pahijshme.Vertet kjo eshte keshtu sepse Allahu nuk
shperblen edhe per ibadetet tjera nga neglizhentet.Kemi degjuar hadithin se
Allahu s.w.t pranon nga namazi i njeriut veten aq sa njeriu prezenton me mendje dhe shpirt".
6)Lutja vetem kur njeriu gjendet ne
veshtiresi
Si shkak tjeter per mospranimin e duase eshte lutja e
njeriut kur vetem ai eshte ne bela a fatkeqesi.Thote Muhammedi a.s"
***
Kerkimi falje-Istigfari- shanse per faljen e
mekateve
Allahu s.w.t na ka treguar se Ai nuk
e ndeshkon nje popull perderisa ata kerkojne falje nga Ai por ndeshkon popujt
qe shfaqin mendjemadhesi,ipen pas te ndaluarave,harrojne obligimin e tyre ndaj
Allahut dhe bejne trazira ne toke.Thote Muhammedi a.s "Allahu nuk i
ndeshkon (njerzimin) derisa ata kerkojne falje".
Vella!Kerkimi
falje nga Allahu ka vlere te madhe.Eshte mjet per t'a dalluar modestin nga mendjemadhi,besimtarin
nga hipokriti
Kerkimi falje (Istigfari) eshte urekaluese mbi cdo fatkeqesi dhe
urelidhese me cdo te mire,eshte celes i rizkut.Thote Muhammedi a.s"Kush
ipet pas kerkimit falje-istigfarit (dhe e ben shprehi), Allahu s.w.t nga cdo
problem i gjen rrugedalje,nga cdo pikellim i gjen lehtesi(dhe largim te tij)
dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare". (Ibni
Maxhe dhe Davudi).
E lusim Allahun te
n'a beje prej atyre qe iu pranohen duate e tyre dhe prej atyre qe kane mendime
te mira per Zotin e tyre. Amin!
Ora 5: 05, pas Ikindie