EDUKATA E KERKUESIT TE DITURISE
Meqe dituria eshte ushqim dhe ibadet shpirteror;eshte celes i jetes se njeriut dhe i forces se tij, eshte e obligueshme per kerkuesin e saj qe te paiset me edukaten per te dhe te angazhohet per te. Edukata eshte obligim ne cdo rast, por sa i perket kerkuesit te diturise eshte me se e nevojshme per te. Ja disa pika te cilat bejne pjese ne kuader te kesaj edukate:
1. Pastrimi i nijjetit gjate kerkimit te diturise
Shejh Albani thote se: ne sheriat eshte unike se Allahu subhanehu we teala nuk i pranon ibadetet pervec atyre qe jane per hire te Tij. Argumentet per kete nga Kurani dhe Sunneti jane te shumta, prej tyre:
Thote Allahu subhanehu we teala:
"Thuaj: Une jam njeri sikurse edhe ju, mua me shpallet se vetem nje Zot eshte Zoti juaj e kush shpreson takimin me Zotin e vet le te bej veper te mire e ne adhurimin ndaj Zotit te tij le te mos e perziej aske"(Kehf:110), don te thote: le te mos e kete per qellim dike tjeter pervec Allahun ne ibadetet e tij.
Poashtu thote Allahu subhanehu we teala :
"E duke qene se ata nuk ishin te urdheruar me tjeter pos qe ta adhuronin Allahun me nje adhurim te sinqerte ndaj Tij"(Bejjineh: 5).
Thote Muhammedi alejhi selam :"Veprat shperblehen sipas qellimeve dhe cdokush shperblehet per ate qe ka pasur nijjet. Kush bene hixhret per Allahun dhe te Derguarin e Tij hixhreti i tij eshte per Allahun dhe te Derguarin e Tij, e kush bene hixhret per dunja, qe te fitoje dic prej saj ose per ndonje femer ta martoje, hixhreti i tij eshte per ate, per hir te seciles ka migruar." (Transmetojne: Buhariu dhe Muslimi nga Umer bin Hattabi r.a. ).
Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se erdhi nje njeri tek Muhammedi alejhi selam e i tha: " O i Derguari i Allahut, cfare thua per njeriun i cili lufton per shperblim dhe per nam, cfare ka per te?" Tha: " Asgje. Dhe e perseriti ate tri here duke i thene atij pejgamberi asgje ska per te, pastaj tha:"Allahu nuk pranon nga veprat pervec asaj qe eshte per te sinqerisht dhe me te cilen kerkohet kenaqesia e Tij." ( transmeton Nesaiu me sened te mire). Thote Ibn Xhemati: "nijjeti i mire ne kerkimin e diturise eshte ta synoj me te kenaqesine e Allahut subhanehu we teala, te punoje me te, ta ringjalle e ta shendrise zemren e tij me te, ta zbukuroj punen e fshehte te tij dhe te afrohet me te tek Allahu subhanehu we teala ne Diten e Gjykimit".
Thote Sufjan eth-Thewriu, prisi i besimtareve ne hadith, : " nuk kam sheruar diq me te veshtire per mua sesa nijjeti-n" .
Ka thene Ebu Jusufi, nxenesi i Ebu Hanifes, : " O popull, dua qe diturine tuaj ta keni per Allahun e Lartesuar sepse une nuk ka mexhlis(ndenje) ne te cilen jam ulur dhe kam patur per qellim sinqeritetin dhe modestine e te mos jam ngritur pa u bere me i autoriteshem e nuk ka mexhlis ne te cilin kam vendosur te ngritem e te mos me jane zbuluar te metat". Sikur tere kete qe e thame e ka permbledhur hadithi, te cilin e transmeton Muslimi nga Ebu Hurejrete r.a. i cili thote: " e kam degjuar te Derguarin e Allahut duke thene: "Njeriu i pare i cili do te llogaritet ne Diten e Gjykimit eshte njeriu i cili ka rene shehid. Ai do te shpieret ne gjykim dhe do ti ekspozohen begatite e tij qe ia ka dhene Allahu subhanehu we teala ,te cilat do ti njohe e pastaj Allahu do ti thote:"C'ke bere me begatite te cilat ti kam dhene?" Ai thote:" kam luftuar per ty derisa kam rene shehid." Allahu do ti thote:"Genjen, sepse ti ke luftuar qe te thuhet se je trim i pa trembur dhe keshtu eshte thene per ty" atehere do te urdheroj qe te terhiqet per fytyre zvarre derisa te hidhet ne Zjarre. Pastaj do te ftohet ne gjykim ai qe ka studiuar dituri,i ka mesuar te tjetret dhe qe ka lexuar Kur'anin. Edhe ai do te sillet ne gjykim. Edhe atij do ti ekspozohen begatite edhe ai do ti njohe ato. Edhe atij Allahu do ti thote:" e cka bere ti me tere kete?" Ai do te thote:"kam mesuar(per vete) dhe i kam mesuar te tjeret dhe per Ty kam lexuar Kur'anin" Allahu i thote:"Genjen, sepse ti ke mesuar qe te thone se je dijetar, kurse Kur'an ke lexuar qe te thone se je lexues i Kur'anit dhe keshtu eshte thene." Pastaj do te urdheroj Allahu qe te terhiqet zvarre per fytyre derisa te hidhet ne Zjarre. Pastaj do te gjykohet njeriu, te cilit Allahu i ka dhene pasuri nga llojet e ndryshme. Edhe ai do te sillet ne gjykim. Edhe atij do ti ekspozohen begatite e tij edhe ai do ti njohe ato, atehere Allahu do ti thote:"C'ke bere ti me tere kete?" Ai do te thote: "nuk kam lene asnje vend qe ti ke deshiruar te shpenzoje pasuri e te mos kam shpenzuar ne emrin Tend." Edhe atij Krijuesi do ti thote:"Genjen, sepse ti ke vepruar keshtu qe te thuhet se je bujar, madje keshtu eshte thene." Pastaj do te urdheroj qe edhe ai te te hudhet ne zjarre. "
Transmeton Umeri r.a. se Pejgamberi alejhi selam ka thene:" Kush kerkon dituri qe te lavderohet para dijetareve dhe ti polemizoj me te mendjelehtit apo ti kthej fytyrat e njerezve kah ai, ai eshte ne zjarre." (Tranmeston Ibn Maxheh, ndersa Shejh Albani e ka bere sahih ne librin:"Sahihu tergibi we terhibi")
2. Pastrimi i jashtem dhe i brendshem
Transmetohet se Ibn Umeri ka thene:"i premtoj Xhibrili Muhammedit alejhi selam se do ti vije e iu vonua(e nuk i erdhi per disa dite), derisa iu rendua ceshtja Muhammedit alejhi selam. Doli dhe e takoi Xhibrili ate, e ky iu ankua. Xhibrili tha:"Ne nuk hyjme ne shtepine ne te cilen ka qene ose fotografi." (Transmeton Buhariu)
Nese melaiket nuk hyne ne shtepine ne te cilen ka qene ose foto, si i zbresin atehere nje zemre e cila eshte e mbushur me te keqia dhe cilesi te urrejtura, si: hidherimi, epshi, urrejtja, zilia, mendjemadhesia etj.
Nje zemer e erret, e mbushur me mekate, nuk ka mundesi ti pres melaiket e as te kete vend ne te per diturine e cila eshte drite te cilen e hedhe Allahu subhanehu we teala ne zemrat e atyre qe deshiron. Ka thene imam Shafiu :
Iu ankova mesuesit per mbamendjen e lige
E me keshilloj qe ti le mekatet
Me tha se dituria eshte nur
Dhe se nuri I Allahut nuk i ipet mekatarit
Ndersa sa i perket aspektit te jashtem, don te thote, atij trupor, duhet braktisur bidatet dhe duhet stolisur me sunnete te Muhammedit alejhi selam ne te gjitha gjendjet. Gjithashtu duhet kujdesur per abdesin dhe pastertine e trupit aq sa kemi mundesi. Studenti duhet pastruar zemren nga cdo mashtrim dhe dredhi, besim te kote dhe moral te keq; ne menyre qe te jete i paster per pranimin e diturise dhe ruajtjen e saj ne shpirtin e tij.
Disa ka thene:"Dituria eshte namaz i fshehte dhe adhurim shpirteror, sepse sikur qe namazi, si ibadet trupor, nuk vlen pa pastertine perkatese(abdestin ose guslin) poashtu edhe dituria nuk vlen pervecse me pastertine perkatese e cila shprehet ne te qenurit i paster nga cilesite dhe morali i keq. Nese zemra pastrohet per dituri, duken shenjat e bereqetit dhe zhvillimit ne te, sikurse toka e cila nese pergatitet mire per mbjellje jep frutet e saja dhe bereqetin si jo me pare." Ne hadith qendron:" Vertet ne trup eshte nje cope mishi, nese ajo prishet, prishet i tere trupi, veni re ajo eshte zemra." (Muttefekun alejhi).
Thote Sehliu:" I eshte ndaluar zemres depertimi i nurit ne te derisa ne te ka diq qe e urren Allahu subhanehu we teala".
3. Percaktimi i zemres vetem per dituri.
Ne librin "Muhtesar minhaxhul kasidin" thuhet: "I duhet studentit shkeputja nga shkaqet te cilat e preokupojne me diq tjeter pervec diturise, sepse te menduarit kur do qe zgjerohet ngushtohet rruga e njohurise se te vertetave." Selefi diturine e favorizonin ndaj cdo gjeje tjeter. Transmetohet se imam Ahmedi nuk eshte martuar derisa i ka arritur te dyzetat. Ebu Beker bin el-Endariut iu dhurua nje robereshe e cila porsa hyri tek ai, hasi ne dic jo te zakonshme, pa se ai kishte filluar te mendonte per nje mesele(ceshtje juridike) e cila nuk iu kujtohej, urdheroi qe tia largonin robereshen nga shtepia. Tha roberesha:"valle ,a po me largon per shkak te ndonje mekati qe kam bere?" Tha: " jo, por zemra ime eshte preokupuar me ty dhe une nuk ia lejoj vetes sime qe ti te me pengosh nga dituria." Transmetohet se imam Shafiu ka thene:"Nuk ka njeri i cili kerkon diturine me pasuri ose sundim dhe me vetekenaqesi te epshit e te shpetoj, por kush e kerkon diturine me nencmim te epshit, jete modeste dhe sherbim te dijetareve ka shpetuar." Transmetohet se Ebu Hurejrete ka thene:''njerezit po thone Ebu Hurejrete ka arritir dituri shume, ndersa une e shoqeroja te Derguarin e Allahut alejhi selam qe te mbushi barkun tim kur s'kam ngren buke(kfasaci) e as nuk kam vesh rroba te bukura, e as nuk me kane sherbyer as filani e as filanja, une e lidhja barkun tim me gure nga uria." Transmetohet se Enes bn Maliku r.a. ka thene:" askush nuk do te mund ta arrij ate qe deshiron nga kjo dituri derisa ta godet ate varferia dhe ta favorizoje ate(diturine) ndaj cdo gjeje." Ibn Xhemati thote:"kerkuesi i diturise duhet nxituar ne rinine e tij qe ta shfrytezoj kohen e lire per fitimin e diturise, e jo ta mashtoje veten me "do te", sepse cdo ore qe kalon nga jeta jote nuk ka kthim e as zevendesim. Poashtu eshte mire te shmanget nga shkaqet qe e largojne nga mesimi, sepse keto shkaqe jane sikurse bandit qe te plaqkite."
Per kete shohim se selefi preferonin largimin nga vatani, ngase te menduarit sado qe te zgjerohet, preokupohet ne gjera te shumta dhe si rezultat i kesaj ngushtohen mundesite e arritjes se te vertetes. Ne shmangien nga shkaqet nuk do te thote edhe te mos e kerkojme rrizkun e te mos mundohemi per te fare, por tia shtrijme doren dikujt na dha dic apo jo. Kjo asessi nuk bene te jete veti e studentit. Thote imam Shafiu r.a. :"mos e shoqero-konsulto ate qe ska miell ne shtepi, sepse ai eshte cmendur." Edhe njehere, qellimi me shmangjen nga shkaqet eshte shmangja nga shkaqet per te cilat nuk ka nevoje dhe jane luks per te. Qellimi final prej kesaj eshte: percaktimi i zemres vetem per dituri, sic thote Ebu Jusufi rahimehullah :"dituria eshte diq qe nuk ta jep nje pjese te saj derisa ti tia jepesh tere tenden".
4. Ngrenia e paket duke qene hallall, devotshmeria dhe dhikri.
Ka thene imam Shafiu "nuk jam ngopur qysh qe 16 vite'. Transmetohet se Ukbete bin Rasibiu ka thene"hyra tek Hasani ,i cili ishte duke ngrene, e me ftoi qe te hame.I thashe kam ngrene derisa me nuk kam mundur te ha.Tha i mahnitur :SubhanaAllah !A han besimtari derisa me nuk mundet.
Ibni xhemati thote"prej shkaqeve me te rendesishme per te kuptuar dhe mos u merzitur eshte ngrenia e pakte dhe hallall sepse ngrenia e shumte terheq pas nevojen e pirjes se shumte te ujit e keto se bashku terheqin gjumin ,ngecjen e trurit,dobesimin e shqisave dhe pertacine.
Asnjeri nga dijetaret nuk eshte pershkruar me cilesine e ngrenies se teperte e as nuk e kane pelqyer kete.
Kerkuesit te diturise i duhet devotshmeria ne te gjitha ceshtjet e tij si dhe largimi nga veprat e dyshimta sepse Muhammedi alejhi selam ka thene"…kush iu frikesohet dyshimeve e ka pastruar fene e tij dhe moralin e tij e kush bie ne dyshime ka rene ne haram.(shembulli i kesaj eshte) sikurse cobani i cili ruan kopene rreth mexhes e ka frike te futet kafsha ne (are) pra cdo mbret ka kufinjt e tij e kufinjte e Allahut jane ndalesat e tij".(Buhariu&Muslimi)
Kerkuesi i diturise e ka obligim zgjedhjen e hallallit ne ushqim ,pije,veshje dhe banim ne menyre qe zemra ti behet e pastert per pranimin e diturise dhe drites se saj.Asaj qe me se shumti studenti duhet ti kushtoje rendesi eshte dhikri-te perkujtuarit e Allahut dhe ate ne cdo rast sepse dhikri eshte dere e hapur e te mirave dhe rruga me e sigurte e realizimit te synimeve ;e ata qe i shmangen kesaj begatie te madhe ,e mira per ta eshte e ndaluar ndersa ata qe pajtojne me kete rruge jane udhezuar ne te verteten dhe e verteta u prin atyre cdohere. Thote ibnul Kajjimi r.a"drejtimi kah Allahu s.w.t dhe kthimi tek Ai eshte kur te jesh i knaqur me te dhe prej tij ,mbushja e zemres me dashuri per te si dhe te jetuarit me dhikrin ndaj tij.Thote ibnul Kajjimi e kam degjuar ibni Tejmijjen duke thene"vertet ne dunja eshte nje xhennet,ai qe nuk hyn ne te nuk hyn as ne xhennetin e ahiretit."(qellimi me xhennetin eshte dhikri)
Vazhdon te na rrefeje ibnul Kajjimi per shejhun e tij e thote"njehere prezentoi ne namazin e sabahut dhe beri dhikrin derisa u nda dita nga nata,pastaj u kthye kah une e me tha"ky eshte ushqimi im .Po te mos e kisha ngrene do te me leshonte fuqia".Njehere tjeter kishte thene"nuk e le dhikrin asnjehere perveqse me nijjet qe te pushoj dhe me ate pushim te pergaditem per nje dhiker tjeter".
Thote ibni Tejmijje r.a"ka ndodhe qe per nje ajet te vetem te kam konsultuar 100 tefsire e pastaj e lutja Allahun qe te ma mundesoje kuptimin e tij e thoja"o Mesues i Ademit e Ibrahimit mesom mua.Ndonjehere me kaq ndodhur te shkoj ne xhami te braktisuar e e zhytja fytyren time ne dhe e thoja"O Mesues i Ibrahimit mesom mua'.
5. Pakesimi i ushqimit ,gjumit dhe te folurit qa se te kete mundesi
Sa i perket ushqimit folem me pare ndersa sa i perket gjumit i preferohet ta pakesoje aq sa te mundet dhe aq sa nuk e demton veten e assesi te shtoje mbi 8 ore dhe kjo eshte 1/3 e dites .Nese ka mundesi ta pakesoje kete atehere le ta beje.
Ka thene Zernuxhiu"Hasan ibni Zijadi i arriti te tetedhjetat duke mesuar e studiuar, e nuk ka rene ne shtrat 40 vite."
Muhammed esh Shejbani nuk flinte naten e prane vetes cdohere kishte uje me te cilet e largonte gjumin e thoshte"gjumi eshte i nxehet e per ta larguar ate patjeter se nevojitet uji i ftohte".
Ndersa sa i perket te folurit thote Muhammedi as."kush i beson Allahut dhe dites se fundit le te flas mire ose le te heshte"(muttefekun alejhi).
Transmetohet se Jezid ibni ebi Habibi ka thene"vertet prej sproves se dijetarit eshte qe te folurit te jete me i dashur tek ai se te degjuarit ".
Ebu Dhejjali thote"mesoje heshtjen ashtu siq e ke mesuar te folurit sepse nese te folurit te udhezon heshtja te ruan.Nga heshtja ke dy te mira:
1-merr dituri nga ai qe eshte me i ditur se ti,dhe
2-largon injorancen nga ia qe eshte me i paditur se ti.
Ka thene ebu Omer ibn Abdul Berri "te folurit e mire eshte begati dhe eshte me e mire se heshtja sepse vlera me e larte nga heshtja eshte shpetimi prej te keqiave ndersa te folurit e mire eshte vepra me me vlere sidomos kur eshte per qellim largimi i injorances dhe kur eshte per qellim fytyra e Allahut s.w.t
6. Braktisja e shoqerise aq sa te kesh mundesi si dhe zgjedhja e shokeve
Studenti duhet braktisur shoqerine e sidomos ate nga gjinia e kundert. Ne vecanti duhet larguar nga ata,tek te cilet loja,zbavitjae defrimi jane te shumta ndersa studimi eshte i pakte sepse morali eshte dic qe vidhet …
Pasojat e shoqerimit te keq jane humbja e kohes ,humbja e pasurise dhe nderit.Studenti duhet te shoqerohet me ata ,prej te cileve ka dobi.Nese i ndodhe qe te shoqerohet me ndonje shok te keq qe ia humbe kohen e pasurine atehere le ti nderpret lidhjet qysh ne fillim para se shoqeria te ze rrenje sepse nese nje ceshtje ve rrenje te thella eshte veshtire te eliminohet.Ne gjuhet e juristeve islam-fukahave sillet nje parim"pengimi eshte me i lehte sesa sherimi". Por nese ka nevoje per shoqeri atehere le te zgjedhe shokun e devotshem ,vepermire ,fetar dhe intelegjent;ne menyre qe nese harron dic tia perkujtoje ,nese ka nevoje per dic t'i ndihmoje e nese i ndodhe dic e keqe ti jap saber(gajret).
7. Zgjedhja e diturise dhe mesuesve
Thote ibnul Kajjimi"vertet vlera e nje diturie eshte ne njohurite qe i shtjellon ajo dituri dhe ne kete aspekt nuk ka dyshim se nga njohurite me te shendritshme e me te medha eshte njohja e Allahut s.w.t,krijuesit te gjithesise…
Ska dyshim se dituria qe shtjellon cilesite,emrat dhe veprat e tij eshte prej diturive me me vlere dhe eshte baze e diturive tjera ,te cilat per vertetimin e esences se tyre kane nevoje per kete dituri.
Ndersa sa i perket zgjedhjes se mesuesit duhet zgjedhur me te diturin dhe me te devotshmin,siq e zgjodhi ebu Hanife mesuesin e tij Hammad ibn Sulejmanin pas nje shqyrtimi dhe studimi detal e tha"pashe se ishte dijetar,i urte,i bute dhe durimtar"
Nuk mjafton te jete mesuesi vetem i ditur pro duhet te jete edhe i moralshem.Transmetohet se ibni Sirini ,Maliku dhe nje grup prej selefit kane thene"vertet kjo ditur eshte fe andaj shiqoni prej kujt po e merrni fene tuaj".
8. Disiplina maksimale me mesuesin
Transmetohet nga Sha'biu se Zejd ibn Thabiti ,posa fali namazin e nje xhenazeje iu afrua mushkes qe ti hip.Erdhi ibni Abbasi e i ndihmoi te hip ne shale.Zejdi i tha :largohu o biri i axhes se pejgamberit a.s.Ibni Abbasi ia ktheu:keshtu veprohet me dijetare".
Studenti duhet ta doje mesuesin e tij, te mos dal jashte mendimeve te tij sikurse vepron i semuri me mjekun. Eshte mire ta konsultoj cdohere per ceshtjet e tij dhe te kete per qellim me sherbimin ndaj tij, afrimin tek Allahu subhanehu we teala. Duhet ta shikoj me sy dashurie e modestie, ne menyre qe te perfitoje nga dituria e tij. Disa nga selefi, kur shkonin te mesuesi i tyre,i jepnin sadaka dhe thonin:"O Zoti im, fshehi te metat e mesuesit tim nga une dhe mos ma ndalo bereqetin e diturise se tij." Ka thene imam Shafiu r.a. :"I shfletoja fletet para Malikut ngadale, duke u frikesuar qe te mos e pengoj shfletimi i tyre." Kane thene disa dijetare :''Nese ulesh me dijetare behu me kureshtar te degjosh, sesa te flasesh." Hasan ibn Aliu i tha djalit te vet:"O biri im, nese ulesh me dijetare, behu me kureshtar te degjosh , sesa te flasesh. Mesoje degjimin e mire ashtu siq e ke mesuar heshtjen. Askuj mos ia nderprej te folurit, edhe nese e zgjat, derisa te ndalet vet." Ka thene Sha'biu :"shoqeroni dijetaret, sepse nese beni mire dic u lavderojne, nese beni diq keq u udhezojne, nese gaboni nuk u qortojne, nese nuk dini u mesojne e nese prezentojne ne mesin tuaj, keni dobi prej tyre."
Elhamdu lilahi we salatu we selamu ala resulina Muhammed
Marre nga libri FADLUL ILMI VE ADABU TALEBETIHI VE TURUK TAHSILIHI VE XHEM'IHI f.116-137
Sedat Islami
Student prane Universitetit Islamik ne Brunei Darussalam