www.sedatislami.tk
 

 

VLERA E DHJETĖSHIT TE FUNDIT TE RAMAZANIT DHE

NATĖS SE KADRIT

 

 

Thotė Allahu,subhanehu ve teala," وربك يخلق ما يشاء ويختار ما كان لهم الخِيَرة Zoti yt krijon ēka tė dojė dhe zgjedh kė tė dojė, atyre nuk u takon zgjedhja". (Kasas 68), dhe nisur nga kėtu, Allahu,subhanehu ve teala, zgjodhi dhe favorizoi dhjete ditėt e fundit te Ramazanit nga ditėt tjera te muajit, duke i veēuar ne vlere dhe shpėrblim.

Pejgamberi Alejhi selam ne kėto dite pėrpiqej dhe bėnte me shume vepra te mira sesa ne ditėt tjera, pėr ēka na njofton Aisheja" كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يجتهد في العشر الأواخر ما لا يجتهد في غيره Pejgamberi Alejhi selam angazhohej ne dhjete ditėt e fundit (me ibadet dhe vepra te mira) jo sikurse ne ditėt tjera (por shtonte dhe pėrpiqej me shume)". (Muslimi)

Kėto dhjete net te fundit i ngjallte me ibadete te shumta, si: namaz, dhikr, kur'an, etj. Aisheja na tregon pėr kėtė e thotė"  كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا دخل العشر أحيا الليل ، وأيقظ أهله ، وجَدَّ وشدَّ المئزر Pejgamberi Alejhi selam kur vinte dhjetėshi i fundit i Ramazanit, i ngjallte netėt (me ibadete), zgjonte familjen e tij prej gjumi, pėrpiqej (pėr ibadet te shumte), dhe shtrėngohej (pėr ibadet) si dhe largohej nga marrėdhėniet seksuale me gratė (e veta) ". (Muslimi)

Gjate kėtyre netėve e zgjonte familjen e vet qe te falen dhe ta pėrkujtojnė Allahun,subhanehu ve teala, nga dėshira e madhe pėr t'i shfrytėzuar ne pune te hajrit kėto net. Ibni Rexheb El Hanbeliu ka thėnė: Kur vinte dhjetėshi i fundit, Pejgamberi Alejhi selam, ēdo anėtar te familjes se tij qe kishte mundėsi pėr t'u falur nuk e linte pa e zgjuar prej gjumit".

Pejgamberi Alejhi selam kishte vazhduar te qėndronte ne i'tikaf gjate kėtyre dhjete ditėve derisa i kishte ardhur vdekja. Ne dy koleksionet e vėrteta te haditheve (BUhariut dhe Muslimit), nga Aisheja rrėfehet se"   أن النبي صلى الله عليه وسلم كان يعتكف في العشر الأواخر من رمضان حتى توفاه الله ، ثم اعتكف أزواجه من بعده Pejgamberi Alejhi selam qėndronte ne I'tikaf gjate dhjetėshit te fundit te Ramazanit derisa ia morri shpirtin Allahu,subhanehu ve teala, ndėrsa pas vdekjes se tij, gratė e tij qėndronin ne i'tikaf".

Kėtė nuk e kishte bere pėr tjetėr pėrveēse pėr t'u veēuar pėr ibadet-adhurim, pėr tu larguar prej problemeve ditore, si dhe pėr ta kėrkuar Natėn e Kadrit, kėtė nate te madhe, e cila tek Allahu,subhanehu ve teala, ėshtė me e mire sesa puna e 1000 muajve. Thotė Allahu,subhanehu ve teala,"  ليلة القدر خير من ألف شهر Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! (Kadr 3)

Ne kėtė nate te madhe caktohen caktimet e krijesave pėr tere vitin; shkruhen te gjallėt dhe te vdekurit (caktohet kush lind e kush vdes), te lumturit e te dėshpėruarit, caktohen rizku (furnizimi) dhe exhelet. Thotė Allahu,subhanehu ve teala,"فيها يفرق كل أمر حكيم Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.".(Duhan 4)

Allahu,subhanehu ve teala, robėrve te Vet nuk ua caktoi se ne cilėn nate bie Nata e Kadrit, por e la te fshehte qe t'i shtojnė ibadetet, te jene me te zellshėm gjate kėtyre dhjete netėve dhe qe te dallohet ai qe njėmend e kėrkon Natėn e Kadrit nga ai qe tregohet dembel dhe pėrtac, sepse kush ka dėshirė dhe kėrshėri pėr diē, do te pėrpiqet ta arrije atė dhe mundimet, veshtiresite dhe pėrpjekjet pėr ta arritur do t'i duken te lehta.

Preferohet kėrkimi i kėsaj nate ne dhjetėshin e fundit, me konkretisht ne netėt tek, meqė ne te dy sahihet ėshtė vėrtetuar te kėtė thėnė Pejgamberi Alejhi selam" عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ الْتَمِسُوهَا فِي الْعَشْرِ الْأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ لَيْلَةَ الْقَدْرِ فِي تَاسِعَةٍ تَبْقَى فِي سَابِعَةٍ تَبْقَى فِي خَامِسَةٍ تَبْقَى  Kėrkojeni Natėn e Kadrit ne dhjetėshin e fundit te Ramazanit; (respektivisht) ne nėshin e mbetur([1]) (29-ten), shtatėshin e mbetur (27-ten), pesėshin e mbetur (25-ten)".

Shpresohet qe te jete ne shtatėshen e fundit (27-ten). Ibni Omeri rrėfen se disa shoke te Pejgamberit,Alejhi selam, e kishin pare Natėn e Kadrit ne natėn e 27-te keshtuqe Pejgamberi Alejhi selam kishte thėnė: أرى رؤياكم قد تواطأت في السبع الأواخر ، فمن كان متحريها فليتحرها في السبع الأواخر Po shoh se ėndrra juaj ėshtė pėrputhur ne shtatėshen([2]) e fundit (27-ten), andaj kush ka vendosur ta kėrkojė atė le ta kėrkojė ne shtatėshen e fundit (ne te 27-ten nate)". (Buhariu) Ne versionin e Ebu Davudit qėndron" ليلة القدر ليلة سبع وعشرين Nata e Kadrit ėshtė nata e 27-te".

Vėlla! Behu kureshtar ta pasosh pejgamberin tėnd dhe angazhohu gjate kėtyre ditėve e netėve me ibadete e vepra te mira. Prezantohu dhuratave te Allahut,Subhanehu ve teala se ka gjasa qe ta marrėsh ndonjė dhe me kurrė nuk do te jesh i pikėlluar apo dėshpėruar. Shpeshtoje duanė dhe pėruljen, e sidomos duanė, te cilėn Pejgamberi Alejhi selam ia mėsoi Aishes kur i pate thėnė: O i dėrguari i Allahut! Me trego nėse unė e dije pėr njė nate se ajo ėshtė Nata e Kadrit ēfarė te them ne te? Tha: Thuaj: اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني O Allahu im! Ti je Falės, e do faljen andaj me fal mua!!! (Ahmedi dhe te tjeret)

O Allahu ynė! Na begato dhe beko pėr agjėrimin e Ramazanit dhe faljen ne te, e sidomos faljen gjate Natės se Kadrit dhe na bė ngadhėnjyes dhe te pranuar pranė mėshirės Sate!!!([3])


 

--------------------------------------------------------------------

[1] في تاسعة تبقى وفي سابعة تبقى وفي خامسة تبقى ne nėnėshin e mbetur, shtatėshin e mbetur, pesėshin e mbetur…Ajo qe duket sipėrfaqėsisht ėshtė se pėr qellim e ka patur natėn e 29-te, 27-te dhe 25-te. Tajjibiu, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Shprehja ne hadith: "Ne nėnshin e mbetur" e ka pėr qellim natėn e 22-te, sepse 22-i ėshtė e nėnta e mbetur, shtatėshja e mbetur ėshtė nata e 24-te, pesėshja e mbetur ėshtė nata e 26-te. Ka thėnė Zerkeshiu: E para (nėnshi i mbetur) ėshtė ne natėn e 21-te, e dyta (shtatėshi) ėshtė ne natėn e 23-te, e treta (pesėshi) ne natėn e 25-te. Kėshtu ka thėnė Maliku.

Disa te tjerė kane thėnė: Nata e Kadrit bie ne netėt tek nėse muaji ėshtė i mangėt (ka 29 dite) ndėrsa nėse ėshtė i plote nuk bie pėrveē se ne netėt ēift, keshtuqe nėnsheja e mbetur komentohet si nata e 22-te, pesėshja e mbetur si nata e 26-te, shtatėshja e mbetur si nata e 24-te…Kjo llogaritje ėshtė sipas mėnyrės arabe, te cilėt posa te kaloje gjysma e muajit, pjesėn e mbetur e llogarisin me: kane mbetur kaq, e jo me atė qe ka kaluar…Buhariu rrėfen edhe kėtė shtese nga Ikrimeja nga Ibni Abbasi: التمسوها في أربع وعشرين  Kėrkojeni atė ne te 24-ten nate".

Ka thėnė Neveviu: Dijetaret kane polemizuar rreth natės se saj (N.K).

-          Njė grup kane thėnė se ajo njė vit ėshtė ne njė nate ndėrsa vitin tjetėr ėshtė ne natėn tjetėr. Ky mendim mund te merret si pėrputhje ne mes kėtyre haditheve.

-          Ėshtė thėnė poashtu se ēdo hadith ka ardhe me caktimin e njėrės kohe te saj keshtuqe nuk ka kundėrthėnie ne mes tyre (haditheve). Ka thėnė: Kėshtu kane thėnė Imam Maliku, Ahmedi, Thevriu, Is'haku, Ebu Thevri, etj. Kėta thane se kjo nate ec (endet) neper dhjetėshin e fundit te Ramazanit (d.t.th: nje vit ėshtė ne njė nate ndėrsa vitin tjetėr ne tjetėr nate).

-          Ėshtė thėnė poashtu se ajo endet neper tere Ramazanin, jo vetėm ne dhjetėshin e fundit.

-          Ėshtė thėnė poashtu se ajo ėshtė nate e caktuar dhe kurrė nuk lėviz-endet, madje ėshtė thėnė se ajo ėshtė e caktuar ne te gjitha vitet, qe nuk ndryshon. Bazuar ne kėtė, ajo ėshtė ne tere vitin. Ky mendim ėshtė i Ibni Mes'udit, Ebu Hanifes dhe dy nxėnėsve te tij.

-          Ibni Omeri dhe njė grup sahabesh mendonin se ajo ėshtė ne tere Ramazanin, e jo veten ne dhjetėshin e fundit.

-          Ėshtė thėnė se ajo ėshtė ne dhjetėshin e mesėm te Ramazanit (11-20).

-          Ėshtė thėnė se ėshtė ne dhjetėshin e fundit, me konkretisht ne netėt tek.

-          Ėshtė thėnė se ėshtė ne dhjetėshin e fundit ne netėt ēift, siē qėndron ne hadithin e Ebu Seidit.

-          Ėshtė thėnė se ajo ėshtė ne natėn e 23-e, ose 27-te. Ky mendim ėshtė i Ibni Abbasit.

-          Ėshtė thėnė: Kėrkohet ne natėn e 17-te, 21-te, 23-te. Kjo ėshtė rrėfyer nga Aliu dhe Ibni Mes'udi.

-          Ėshtė thėnė nata e 23-te. Ky mendim ėshtė i shume sahabeve dhe te tjerėve.

-          Ėshtė thėnė: Ajo ėshtė nata e 24-te. Kėtė mendim e perfaqesojne Bilali, Ibni Abbasi, Hasan Basriu dhe Katadeja.

-          Ėshtė thėnė: Nata e 27-te. Ky ėshtė mendim i njė grupi sahabesh.

-          Nata e 17-te. Ky mendim ėshtė i Zjed Bin Erkamit dhe Ibni Mes'udit.

-          Nata e 19-te. Mnedim i Ibni Mes'udit dhe Aliut.

-          Nata e fundit e Ramazanit.

Komentimi i Ebu Davudit, Avnul Ma'bud.( komenti ėshtė huazuar nga CD Kutubu-t-Tis'a)  Shėnim i  pėrkthyesit.                

[2] Ne komentin e Sahihut te Buhariut thuhet: Nga forma sipėrfaqėsore vėrehet se pėr qellim ėshtė fundi i muajit (d.t.th: nata e 27-te). Ėshtė thėnė se pėr qellim ėshtė shtatėshe, fillimi i te cilit ėshtė nata e 22-te ndėrsa fundi ėshtė nata e 28-te. Sipas mendimit te pare, nata e 21-te dhe 23-te nuk hyjnė ne kuadėr te kėsaj, ndėrsa sipas mendimit te dyte, hyn vetėm e dyta (ndoshta pėr qellim e ka nata e 23-te, e dyta e cekur ne mendimin paraprak) ndėrsa nuk hyn nata e 29-te…Pasi qe Ibni Haxheri i cek disa transmetime nga Buhariu, Muslimi dhe Imam Ahmedi, thotė se ne baze te domethėnies se tyre, mundėsia ose opsioni i pare i komentimit te "Shtatėshes" ėshtė me i qėlluar. (Fet'hul Bari, komenti ėshtė huazuar nga CD Kutubu-t-Tis'a) Shėnim i  pėrkthyesit.                

[3] Marre nga www.islamweb.net, Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 13-10-2005, e enjte, Brunei Darussalam

Hosted by www.Geocities.ws

1