Peshorja E Dashurise Sate Per Allahun
Namazi i sabahut është peshore e dashurise sate per Allahun,subhanehu ve teala.
Kur Allahu,subhanehu ve teala, urdheroi besimtaret me kryerjen e e namazit iu kercenua atyre qe vonojne namazin ne kohen e tij dhe tha" Ýæíá ááãÕáíä ÇáÐíä åã Úä ÕáÇÊåã ÓÇåæä " Pra shkatërrim është për ata që falen,5.të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.(Maune 4-5) Komantatoret ne koment te ketij ajeti kane thënë" Vejli (shkaterrim-mjere: ne shqip), i cekur ne ajetin 4 te sures se cekur me pare, është lugine ne Xhehennem,net e cilen ka thellesi te madhe…erresire te madhe…A i beson ummeti islami librit te Allahut te vet ?
Shume muslimane ne këtë kohe e kane anashkaluar namazin e sabahut,sikurse ai ka humbur nga fjalori i tyre,te cilin e falin pasiqe te kalojne ore te tera pas kalimit te kohes se tij,madje disa e falin pak para namazit te drakes, duke mos harruar te tjeret te cilet nuk e falin fare…Perse ky anashkalim ne te drejten e Allahut,Subhanehu ve teala ?
- A nuk pretenduam ne te gjithe se e duam Allahun,subhanehu ve teala, me shume se cdo gje ne toke?! Njeriu prej nesh kur t'a doje dike shume dhe sinqerisht,deshiron edhe t'a takoje,madje mendon per te tere kohen…Sahere qe koha e takimit afrohet nuk mund te flen derisa t'a takoje te dashurin e tij/saj…A thua se vertet ata qe pertojne t'a falin namazin e sabahut e duan Allahun,subhanehu ve teala,?!
- Le te imagjionojme nje milioner, i cili i ofron nje nder njerit prej puntoreve te kompanise se tij, qe te shkoje cdo dite ne ora 5:30 ne mengjes tek shtepia e drejtorit, per t'a zgjoje nga gjumi, dhe te kthehet prape. Kjo pune nuk merre kohe me shume se 10 min.Si shperblim per këtë pune,drejtori do t'a paguaje cdo dite nga 1000 $. Puna do ta vazhdoje aq sa puntori vazhdon t'a zgjoje zoteriun e tij prej gjumi…Ndersa puna merr fund dhe puntori detyrohet t'ia ktheje zoteriut te gjitha parate nese vetem nje dite-paarsye- nuk e zgjon nga gjumi…
Nese ti vella musliman je ne pozite te ketij puntori, a do te ngecje ne këtë aspekt? A nuk do te ishte kureshtar qe t'a zgjosh cdo dite per hire te 1000 $-it ? A nuk do te mundoheje me tere forcen dhe tera menyrat t'a bindje zoteriun tend, nese nje dite nuk ke mundur t'a zgjosh nga gjumi, se nje gje e tille është bere nga pamundesia jote atë dite?
Allahut,Subhanehu ve teala i takon shembulli me i larte ( dtth nuk e krahasojme Allahun,subhanehu ve teala, me krijesat ne shembuj por vetem sa per sqarim) ,por, si vella e harrove Allahun,subhanehu ve teala, ndersa Ai te furnizon, Ai është i Cili te ka begatuar me cdo gje,begatite e Tij ndaj teje jane me shume sesa miljarda dollare.Allahu tha " æÅä ÊÚ쾂 äÚãÉ Çááå áÇ ÊÍÕæåÇ Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato".( Nahl 18)
A nuk meriton ky Zot i Meshirshem dhe Fisnik te zgjohesh cdo dite per Te ne ora 5:30 ne mengjes, qe t'a falenderosh vetem dhjete min. per begatite dhe dhuntite e Tij te medha dhe te shumta qe t'i ka dhene ?
Dispozita E Anashkalimt Te Faljes Se Sabahut Me Kohe
Thote Allahu,subhanehu ve teala, " Åä ÇáÕáÇÉ ßÇäÊ Úáì ÇáãÄãäíä ßÊÇÈÇ ãæÞæÊÇ" amazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët…".( Nisa 103)
Vertet Islami është program i plote per jete,është marrveshje ne mes krijese dhe Krijuesit,ne te cilen njeriu obligohet me detyra ndaj Allahut,Subhanehu ve teala,per ç'gje Allahu,subhanehu ve teala, i jep te drejta dhe vecori, dhe nuk është logjike te dakordohet per nje marrveshje te tille, pastaj te besh ç'te duash dhe te braktisesh ç'te duash…
1- Thote Allahu,subhanehu ve teala, " íÇ ÃíåÇ ÇáÐíä ÂãäæÇ ÇÏÎáæÇ Ýí ÇáÓáã ßÇÝÉ " O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi),…."( Bekare 208).Kane thënë komentatoret ne koment te ketij ajeti "Pranojeni Islamin me te gjitha dispozitat dhe ligjet e tij, sepse Allahu,subhanehu ve teala,ishte hidheruar ne Beni Israilet,te cilet morren nga feja e tyre atë qe deshen ndersa braktisen pjesen tjeter dhe nuk e zbatuan,dhe mu per këtë iu tha atyre" ÃÝÊÄãäæä ÈÈÚÖ ÇáßÊÇÈ æÊßÝÑæä ÈÈÚÖ "… A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni Ç…"(Nisa 85).
2- Pejgamberi Alejhi selam ,personin, i cili braktise nanamzin e sabahut dhe jacise me xhemat, e pershkroi se ai është hipokrit( munafik),hipokrizia (nifaku) i te cilit është e qarte. Nese është keshtu me atë qe nuk i fal namazet me xhemat atehere si është puna me atë qe nuk i fale fare; as me xhemat dhe as pa te.Thote Pejgamberi Alejhi selam "þáíÓ ÕáÇÉ þþ ÃËÞá Úáì ÇáãäÇÝÞíä ãä ÇáÝÌÑ æÇáÚÔÇÁ áæ íÚáãæä ãÇ ÝíåãÇ (íÚäí ãä ËæÇÈ) áÃÊæåãÇ æáæ Í龂 (Ãí ÒÍÝÇ Úáì ÇáÃÞÏÇã) " Nuk ka namaz me te veshtire (rende) per hipokritet sesa namazi i sabahut dhe jacise,por,po ta dinin se cfare shperblimi ka ne to, do te vinin qofte edhe duke u zvarritur".( Transmeton Buhariu ne Kreun e Ezanit)
3- Allahu,subhanehu ve teala, shpalle se është i paster nga ata, qe braktisin namazin. Thote Pejgamberi Alejhi selam " þáÇ þÊÊÑß þÇáÕáÇÉþ ãÊÚãÏÇ¡ ÝÅäå ãä ÊÑß ÇáÕáÇÉ þãÊÚãÏÇ ÝÞÏ ÈÑÆÊ ãäå ÐãÉ Çááå æÑÓæáå " Mos e braktise namazin me qellim sepse ai qe ka braktisur namazin me qellim ,veq është larguar nga besa-mbrojtja e Allahut,Subhanehu ve teala dhe te derguarit te Tij".( Transmeton imam Ahmedi)
Vella besimtar! A ke deshire qe Allahu,subhanehu ve teala, dhe i derguari i Tij te jene te pastert prej teje ? Si e anashkalon namazin, qe te te largohet Allahu,subhanehu ve teala, prej teje?
Pas tere ketyre rreshtave: Si është sherimi?
1- Qe cdo njeri prej nesh te vendose t'a fal namazin e sabahut cdo dite
2- T'ia japin namazit hakun ne jeten tone dhe t'i bejme veprat tona sipas namazit (apo asaj qe porosit namazi) dhe jo te kunderten e kesaj
3-Qe te flejme heret per t'u zgjuar per namaz te sabahut si dhe punes t'ia fillojme pas namazit,sepse Allahu,subhanehu ve teala, pas namazit te sabahut ua shperndan krijesave furnizimin e tyre.
4-Cdonjeri prej nesh duhet t'i shoqeroje njerzit e mire,te cilet te ndihmojne per t'u zgjuar ne mengjes dhe per t'u porositur ne mes vete per këtë ceshtje.
5-Qe t'i bejme sistematikisht lutjet e preferuara para gjumit dhe t'a lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na ndihmoje per t'u zgjuar per namaz te sabahut
6-Ne rast se na kalon koha e namazit te sabahut athere te ndiejme se kemi bere mekat dhe gabim,dhe t'i besatohemi Allahut,Subhanehu ve teala se nuk do t'i kthehemi me kurre atij mekati te madh.
Allahu,subhanehu ve teala, na befte ne dhe juve prej atyre qe e duan Allahun,subhanehu ve teala, dhe na begatofte me sinqeritet ne te folur dhe ne vepra.
Tere ajo qe ishte e qelluar ne këtë teme ishte prej Allahut,Subhanehu ve teala ndersa gabimet jane prej nesh dhe shejtanit.
-------------------------------------------------------------
Marre nga: www.twbh.com
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
19/12/04,e hene (para namazit te sabahut)
Brunei Darussalam