Danimarka Aprovon Mesimin E Lendes Se Kur'anit Si Lende Bazore
Helsinki / Ministria e Arsimit te Danimarkes ka aprovuar mesimin e Kur'anit te shenjte si lende bazore ne shkollat e saja te mesme duke filluar qe nga viti i ardhshem shkollor.
Ministria ne fjale citohet te kete pohuar se ligji i saj i ri do te zbatohet duke filluar nga viti i ardhshem shkollor,ku nxenesit e shkollave te mesme do t'a mesojne lenden e Kur'anit Fisnik ne kuader te lendeve fetare.
Ministria e morri kete vendim megjitheqe Partia Popullore Djathtiste e Danimarkes ishte kunder ,me pretekst se kjo eshte nje vemendje paksa e tepruar per Islamin ne krahasim me kulturat dhe fete tjera,me te cilat disponon shoqeria daneze.
Ministria ve ne pah edhe rritjen e kureshtjes tek nxenesit per te lexuar per Islamin si fe dhe kulture,dhe citohet te kete thene ministria: Ky vendim eshte marre per t'i dhene nje pasqyre te vertet botekuptimit islam.
Shoqerite europiane dhe ato amerikane deshmojne ringjalljen e nje kureshjteje te madhe per t'u njohur me Islamin dhe kete qysh nga ngjarjet e 11 shtatorit 2001,ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Kete ndoshta me se miri e sqaron fakti se shtimi i ekzemplareve te Kur'anit eshte rritur dukshem,pastaj perkthimi i domethenieve te tij ne shume gjuhe,madje Islami ne disa shtete te medha konsiderohet si fe e dyte zyrtare,si ne Britani,France,Gjermani ... Tek shumica e vendeve te botes,Islami zyrtarisht eshte i pranuar si fe,e sidomos nga vitet e njezeta te shekullit te kaluar,kur qeveria e Austrise pranoi kete pas vizites se Mbretit te atebotshem Saudit,Fejsalit qe ia berit Vjenes.
Mergimtaret muslimane,me shumice me te madhe,gjenden ne France (afer 5 miljon),pastaj ne Gjermani (mbi 3 miljon),pastaj ne Britani (1.8 miljon),pastaj ne Zvicer numri i muslimaneve brenda 5 viteve eshte rritur prej 200.000 ne 400.000 veta.
Islami ne Evrope dhe Amerike cdo dite perfiton zemrat e njerzve te kulturuar dhe te zgjedhur.Prej personaliteteve me te njohura europiane,qe viteve te kaluara kane pranuar Islamin eshte filozofi francez Rozhe Garode dhe diplomati gjerman Murad Hoffmann.
Studimet e fundit pohojne se Islami eshte duke u perhapur shume ne mesin e shoqerise se zgjedhur britanike dhe se 14.000 britanez e kane pranuar Islamin duke ikur nga vlerat apo thene me mire botekuptimet perendimore per jeten,te cilat sic shihet ua kane shkaterruar shpresat per jete.
Marre nga: www.islamway.com
Pershati ne shqip: Sedat Gani Islami
23/10/04,e shtune
Brunei Darussalam