Falėnderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala, i cili
udhėzoi pėr ne bamirėsi dhe librin e Tij e beri argument pėr besimtaret,
ndėrsa pėrshėndetjet, paqa dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam,
te cilin e nderoi Zoti i vet me Kur'an dhe e veēoi me Natėn e Kadrit ne
Ramazan, mbi familjen e tij dhe shokėt e tij, zotėrinjtė e asaj kohe, dhe
mbi tere pasuesit e tyre te drejte
Vėlla musliman! Lum pėr kėtė gėzim te muslimaneve pėr kėto
dite, te cilat iu pėrsėriten ēdo vit dhe te cilat i duan me gjithė shpirt.
Vėlla! A nuk ėshtė dhunti, begati, qe njeriut ēdo vit t'i
vijnė dite, ne te cilat jeton njė jete plotėsisht diferente nga jeta e
ditėve tjera te vitit?!
Vėlla! Gėzimi pėr kėtė dite te Ramazanit nuk pėrshkon vetėm
te mėdhenjtė por edhe te vegjlit, te cilėve nuk iu ėshtė bere ende obligim
agjėrimi.
Vėlla! Patjetėr duhet ta dish se ditėt e ramazanit kane njė
shije te veēante, te cilėn ti do ta gjesh pos atė vie Ramazani; e ėmbėl,
kėnaqshme, e shijshme, e kėndshme
Vėlla! Ditėt qe pėrsėriten, muaj qe vijnė njeri pas tjetrit
dhe vite qe pasojnė njeri tjetrin
Ne te gjitha kėto do ta gjesh kėtė muaj te
ndershėm, duke shpėrndarė aromėn e vet ne dite, muaj, vite, e nėse do thuaj:
po edhe ne vet njeriun!
Vėlla ky ėshtė muaji i Ramazanit, muaji i durimit, muaji i
Kur'anit, muaji i pendimit, muaji i mėshirės, muaji i faljes se mėkateve,
muaji i bamirėsisė, muaji i duave, muaji i lirimit nga zjarri
Vėlla! A je gėzuar pėr ardhjen e muajit te Kur'anit?
Vėlla musliman! Ja ditėt po na sihariqojne pėr ardhjen e
kėtij muaji te bekuar, para te cilit ka lule te ndryshme, qe iu thonė
njerėzve: U ka ardhur muaji i mėshirės, faljes se mėkateve, andaj ēfarė keni
pėrgatitur pėr te?
Vėlla! Atje ne Medinėn e Ndritur, ne Medinėn e Pejgamberit,Alejhi
selam, ēdo vit shokėve te Pejgamberit, Alejhi selam, iu sillte sihariqe. Ja
Pejgamberi Alejhi selam po njofton pėr te, po njofton pėr njė pėrgėzim
hyjnor" أتاكم رمضان شهر مبارك فرض
الله عز وجل عليكم صيامه، تفتح فيه أبواب السماء! وتغلق فيه أبوب الجحيم! وتغل
فيه مردة الشياطين! لله فيه ليلة خير من ألف شهر! من حرم خيرها فقد حرم!
U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar, ne te cilin Allahu, subhanehu ve teala,
ua ka obliguar agjėrimin; hapen ne te dyert e qiellit, mbyllen ne te dyert e
Xhehennemit dhe vihen ne pranga shejtanet arrogantė. Pėr Zotin! Ne te ka njė
nate me e mire sesa 1000 muaj! Kush pengohet nga e mira e saj veē ėshtė
penguar (nga tere te mirat)". (Nesaiu dhe
Bejhekiu. Shih: Sahihut Tergib, nr: 985)
Imam Ibni Rexhebi ka thėnė: "Ky hadith merret si
parim baze pėr urimin e ndėrsjellė dhe reciprok ne mes muslimaneve pėr
ardhjen e muajit Ramazan. Si te mos pėrgėzohen muslimanet pėr hapjen e
dyerve te Xhenneteve?! Si te mos pėrgėzohet mėkatari pėr mbylljen e dyerve
te zjarrit?! Si te mos pėrgėzohet i menēuri pėr njė periudhe kohore, ne te
cilėn vihen ne pranga shejtanet?!.
Vėlla! Ky ėshtė pėrgėzimi pėr te cilin ka punuar
punėtorėt, janė pėrgatitur te vyeshmit, me ardhjen e tij janė gėzuar
besimtaret
Vėlla! Ku ėshtė gėzimi yt? Ku ėshtė buzėqeshja jote
ndėrsa ti tani veē i ke vėrejtur ditėt qe te janė afruar dalėngadalė, qe te
lėshojnė para ēdo muslimani njė gėzim
Muaji i Ramazanit
Vėlla! Ah ēfarė muaji i bekuar, pėr te cilin zemrat e te
devotshmeve pėrmallohen dhe nga dhimbja e ndarjes prej tij rėnkojnė...".
(Ibni Rexhebi)
Vėlla musliman! Ah ēfarė pėrgėzimi i madhe pėr ata qe
mbėrrijnė kėtė muaj te faljes se mėkateve!
Ah ēfarė pėrgėzimi i madhe pėr ata qe mbėrrijnė pėr ata qe
mbėrrijnė muajin e mėshirave...
Ah ēfarė pėrgėzimi i madhe pėr ata qe mbėrrijnė muajin e
Kur'anit...
Ah ēfarė pėrgėzimi i madhe pėr ata qe mbėrrijnė stinėn e
ibadeteve...
Ah ēfarė pėrgėzimi i madhe pėr ata qe mbėrrijnė ditet, te
cilat Allahu, subhanehu ve teala, i veshi me petkun e bukurisė, nderit dhe
urtėsisė...
Vėlla! A e di se njerėzit e devotshėm e lutnin Allahun,subhanehu
ve teala, kohe te gjate tua mundėsonte ta arrinin Ramazanin? Ka thėnė
Ma'la Bin Fadl, Allahu e mėshiroftė:
كانوا يدعون الله ستة أشهر أن يبلغهم رمضان! ثم
يدعون ستة أشهر أن يتقبل منهم!
(Te paret tanė) E lutnin Allahun,subhanehu ve teala, 6 muaj
qe tua mundėsonte arritjen e kėtij muaji, ndėrsa 6 muaj te tjerė e lutnin
tua pranonte kėtė muaj (veprat gjate tij)".
Jahja Bin Ebi Kethiri ka thėnė: كان
من دعائهم: اللهم سلمني إلى رمضان، وسلم لي رمضان، وتسلمه مني متقبلاً
Prej duave te tyre ishte: O Allahu im! Me dorėzo
tek Ramazani dhe dorėzoje Ramazanin tek unė dhe pranoje prej meje me pranim
te mire!
Vėlla! Lutu edhe ti sikurse ata, gėzohu edhe ti sikurse ata,
sepse ka gjasa qe Allahu, subhanehu ve teala, te begatoje me dhuratat e
Ramazanit, keshtuqe t'i fal mėkatet dhe del prej Ramazanit ndėrsa mėkatet te
janė falur dhe je liruar prej zjarrit.
Vėlla musliman! A nuk te ka shkuar ndėrmend ndonjė dite
vlera e atij qe arrin Ramazanin? A nuk ke menduar ne shpėrblimin e madh pėr
atė, qe Allahu, subhanehu ve teala, ia mundėson arritjen e kėtij muaji te
bekuar?
Vėlla! Ne mėnyrė qe gėzimi yt ta arrij kulminacionin po te
le me kėtė tregim: Ebu Hurejre rrėfen se dy njerėz kishin pranuar
Islamin, por njeri kishte rene shehid njė vit me pare se tjetri. Tahlha Bin
Ubejdil-lahu kishte thėnė: Pashe ne ėndėrr Xhennetin dhe pashe ne te se ai,
i cili kishte vdekur njė vit me vone kishte hyre ne Xhennet para shehidit. U
ēudita prej kėsaj! U ngrita ne mėngjes dhe ia tregova ose iu tregua kjo
Pejgamberit, Alejhi selam, i cili tha:
أَلَيْسَ قَدْ صَامَ بَعْدَهُ رَمَضَانَ وَصَلَّى
سِتَّةَ آلَافِ رَكْعَةٍ أَوْ كَذَا وَكَذَا رَكْعَةً صَلَاةَ السَّنَةِ
A nuk ka agjėruar pas tij (shehidit edhe) njė
Ramazan dhe ka falur 6 mije rekate ose kaq e kaq rekate sunnet". (Imam
Ahmedi, Shih: Sahihut Tergib, 365)
Vėlla! Na mundėsoftė neve dhe juve Allahu ta arrijmė
Ramazanin pėr shume mote dhe na befte te jetojmė me te dhe vepra te mira
jete zotėrinjsh!
Vėlla! A ke pėrgatitur nijjet te sinqerte?
Vėlla! A ke pėrgatitur vendosmėri te vėrtetė dhe te sinqerte
para agjėrimit tėnd?
Vėlla! A ke pastruar zemrėn derisa je duke e pritur
Ramazanin, qe ta dish vendosmėrinė dhe sinqeritetin e saj?
Vėlla! Sa te shumte janė ata qe hyjnė ne Ramazan pa nijjet
te sinqerte, nuk e kam pėr qellim nijjetin pėr agjėrim, sepse me kėtė vie
ēdo agjėrues, por pėr qellim vėlla e kam nijjetin e pastėr pėr agjėrim dhe
ibadetin e sinqerte ne kėtė muaj te bekuar.
Vėlla! A e ke pėrkujtuar kėtė vendosmėri te forte para
agjėrimit tėnd?
Vėlla! Ne te menduarit tėnd pėr nevojat dhe pėrgatitjet e
duhura pėr Ramazan, ushqim apo pije qofshin, te bashkohen shume njerėz, por
ēfarė thua pėr mendimin tėnd pėr ushqimin shpirtėror, pastrimin e shpirtit
dhe drejtimin kah Allahu,subhanehu ve teala, ne kėtė muaj te shenjte. Vėlla
kjo ėshtė pėrgatitje e dobishme pėr pritjen e kėtij muaji!
Vėlla! A janė te njėjtė ai qe ka njė vendosmėri te tille dhe
ai qe nuk ka? Nėse ke dėshirė ta dish dallimin ne mes dy vendosmėrive, asaj
te sinqertės dhe asaj mekanike (vetėm pėr agjėrim: mosngrenie dhe mospirje),
ndalu me mua pak dhe mendoje thėnien e Pejgamberit,Alejhi selam,"
من صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم
من ذنبه! ومن قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه!
Kush e agjėron Ramazanin me besim dhe vetėllogari, do t'i falen mėkatet e
mėparshme. Poashtu kush falet Natėn e Kadrit me besim dhe vetėllogari(),
do t'i falen mėkatet e mėparshme". (Buhariu dhe
Muslimi)
Ka thėnė Ibni Rexhebi" Nėse shpirti largohet shume
nga gjera, te cilat i dėshiron dhe ka mundėsi t'i kryej-realizoj, pastaj i
braktise kėto pėr hire te Allahut,Subhanehu ve teala, ne njė vend qe nuk e
shef kush pos Allahut,Subhanehu ve teala, kjo ėshtė argument i besimit te
shėndoshė".
Vėlla! Pėrgatit sinqeritet te vėrtetė dhe vendosmėri te
forte derisa je duke e pritur agjėrimin. Poashtu pėrgatit vendosmėri te
forte pėr bajram
Vėlla! Vendosmėria me e forte te cilėn mund ta marrėsh ėshtė
vendosmėria pėr ibadete, pritjen e kėtij muaji me pendim te sinqerte dhe
mbushjen e fletushkės se veprave me vepra te sinqerta te pastra nga njollat
e mėkateve. Ndėrsa sa i pėrket vendosmėrisė sate pėr Ditėn e Bajramit, ajo
ėshtė vendosmėri pėr vazhdimin ne vepra te mbara, pėr te cilat Allahu,subhanehu
ve teala, te bekoi gjate muajit te mėshirės, begative, pra gjate Muajit te
Ramazanit.
Vėlla! Nėse e pret muajin e agjėrimit tėnd i penduar, kthyer
tek Allahu,subhanehu ve teala, dhe me vendosmėri per vepra te mira, dhe pret
ditėn e bajramit me vendosmėri pėr vazhdim ne vepra te mira, ti atė dite do
te jesh fitimtar i vėrtet i frytit te agjėrimit dhe dhuratave te kėtij
muaji.
Vėlla! Pėrgatitja e zemrės pėr kėtė muaj behet duke pastruar
atė dhe caktuar te veproje vetėm pėr hire te Allahu,subhanehu ve teala, dhe
duke e veēuar adhurimin e saj vetėm pėr Tė, siē thotė Allahu,subhanehu ve
teala, nėpėrmjet gjuhės se Pejgamberit
ُقلْ إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ مُخْلِصاً لَهُ الدِّينَ
Thuaj: Unė jam i urdhėruar ta adhuroj All-llahun, tė
jem i sinqertė nė adhurimin ndaj Tij!. (Zumer
11)
Vėlla! Allahu,subhanehu ve teala, ne furnizoftė me
sinqeritet ne fjale dhe vepra dhe na befte prej te sinqertėve ne vetmi e
shoqėri!
Vėlla! Ramazani ėshtė muaji i faljes se mėkateve andaj a e
ke llogaritur veten?
Vėlla musliman! Sa Ramazani iu kalon shume njerėzve ndėrsa
ata janė gafil (neglizhent) dhe asgjė tjetėr nuk i pengon pėrveē Ramazanit,
ne te cilin janė!
Vėlla! Vėlla para se te kthjellen retė e ditėve dhe te dale
Ramazani dhe para se te thuash: Erdhi muaji i Ramazanit, dije se Ramazani do
te vie, je apo nuk je prezent, por vėlla thuaj: Kam jetuar tere kėtė kohe
para Ramazanit dhe nuk di se ēfarė kam pėrgatitur gjate tere kėtyre muajve?!
Vėlla! A te ka rene me pare ta llogarisėsh veten me llogari
te sinqerte para ēdo ramazani qe ke pėrjetuar?
Vėlla! Lere kėtė, a te ka rene qe ndonjėherė ne jetėn tende
para njė Ramazani te vetėm ta llogarisėsh veten tende?
Vėlla! Nuk ma merr mendja se ke harruar ta planifikosh
skicėn e ushqimit te pijeve gjate kėtij muaji por me duket se ke harruar ta
planifikosh skicėn e veprave te mira, pendimit, kėrkimit falje, duasė
Vėlla! Skica e atyre vepra d.t.th ta mbash njė dokument, i
cili e ka emrin" Kthimi tek Allahu, subhanehu ve teala,!".
Vėlla! Titullin e pare qe do ta hasesh ne kėtė dukument
ėshtė: Llogarite veten tende se pari! Nėse arrin sukses ne mbushjen e
pyetėsorit te kėtij titulli, kalon ne titullin tjetėr: Pendimi tek Allahu,subhanehu
ve teala,! Nuk do te arrish sukses ne kėtė titull pėrveē nėse ofron
paraprakisht njė argument pėr sinqeritetin tėnd qe pendimi yt te jete pendim
i sinqerte!
Vėlla! Llogarite veten para Ramazanit qe agjėrimi yt te jete
i pastėr dhe qe te jesh agjėrues i vėrtetė! Ka thėnė Hasan El Basriu:
إن العبـد لا يـزال بـخير مـا كـان لـه
واعظ من نفسه، وكانت المحاسبة من همته
Njeriu do te vazhdoje nen hijen e hajrit derisa te kėtė nga
vetvetja kėshilltar dhe llogaria te jete prej brengės (interesimit) te tij".
Vėlla! Te shumte janė ata qe e presin kėtė muaj ndėrsa nuk
janė te pėrgatitur keshtuqe hyjnė ne tė tė zhytur prej mėkateve dhe
gabimeve. Agjėrimi i tyre nuk le gjurme ne ta e as namazi ne tė (ramazan)
nuk i munde (pėr t'i kthyer ne te mbara) dhe ja i u vie fundi dhe dalin prej
ramazanit ashtu sikurse kane hyre ne te.
Vėlla! Mėkatet kane gjurme te mėdha ne vrazhdėsinė e zemrės
ndėrsa Ramazani ėshtė muaj i dėlirė, shpirtrave te pastėr, dhe nėse vėlla
nuk pėrgatit pėr te zemėr te bute dhe te pastėr nga njollat e mėkateve,
anijes sate do t'i kaloje koha dhe do te mbetesh ne po te njėjtin port qe
ishe me pare; i penguar nga e mira dhe duke pritur dike qe do te
shpėtojė
Vėlla behu i sinqerte me Zotin tėnd ne kėtė muaj sepse kėshtu do ta
gjesh afėr teje
Vėlla! A ke pėrgatitur vendosmėri te forte pėr ta hapur njė
faqe te re te jetės. Nėse faqet e jetės sate te janė mbushur me mėkate, dije
se ramazani ėshtė shanse qe te te jap njė faqe te re, te paster, te bardhe,
qe ta mbushesh me vepra te reja dhe te bardha sikurse bardhėsia e kėsaj
flete!!
Vėlla! Mos i be ditėt e Ramazanit sikurse ditėt tua te
zakonshme, por beri ta bardha ne ballin e jetės sate. Ka thėnė Xhabir Bin
Abdil-lah: إذا صمت فليصم سمعك،
وبصرك، ولسانك، عن الكذب، والمحارم، ودع أذى الجار، وليكن عليك وقار، وسكينة
يوم صومك، ولا تجعل يوم صومك، ويوم فطرك سواء!
Nėse agjėron ti, atėherė le te agjėroj edhe
dėgjimi yt, shikimi yt, gjuha jote nga gėnjeshtra dhe ndalesat; lere
shqetėsimin e fqiut. Behu i qete dhe i urte gjate ditės se agjėrimit tėnd,
dhe mos e be te njėjte ditėn e agjėrimit me ditėn e ngrėnies (ditėn jashtė
ramazanit)!
Vėlla! Nėse para Ramazanit ke qene pėrtac pėr faljen e
namazeve ne xhami, lidh vendosmėri pėr faljen e rregullt ne shtėpitė e
Allahut, Subhanehu ve teala, ka shpresa qe Allahu,subhanehu ve teala, te te
begatoje pėr kėtė mirėsi gjate tere jetės sate!
Nėse vėlla je koprrac ne pasuri, bere Ramazanin stine te
shpenzimit dhe bujarisė, sepse ramazani ėshtė muaj i bujarisė, bamirėsisė
dhe shumėfishimit te veprave te mira. Nėse ke qene neglizhent ndaj
pėrkujtimit te Allahut,Subhanehu ve teala, beje Ramazanin muaj te
pėrkujtimit, duave dhe leximit te Kur'anit sepse ai edhe ashtu ėshtė muaj i
Kur'anit!
Vėlla! Behu kureshtar pėr pastrimin e agjėrimit tėnd sikurse
qe je kureshtar pėr pastrimin e rrobave tua, andaj largoju fjalėve te kota,
sharjes, moralit te ulte
Thotė Pejgamberi Alejhi selam"
ليس الصيام من الأكل والشرب! إنما
الصيام من اللغو والرفث! فإن سابك أحد أو جهل عليك فقل:إني صائم
Agjėrimi nuk ėshtė lenia e ushqimit te pijes por
agjėrimi ėshtė lenia e fjalėve te kota dhe gjerat e turpshme. Nėse te shan
ndokush apo tregohet injorant ndaj teje, thuaj: Unė jam agjerueshem!".(Ibni
Huzejme dhe Hakimi, shif Sahihut Tergib, 1068)
Vėlla! Mos u be prej atyre, te cilėt i pėrshkroi Pejgamberi
Alejhi selam"
رب صائم حظه من صيامه الجوع والعطش! ورب قائم حظه
من قيامه السهر! Disa agjėrues nuk kane tjetėr hise
prej agjėrimit te tyre pėrveē urisė dhe etjes, dhe disa falės te namazit nuk
kane tjetėr hise prej namazit te tyre pėrveē pagjumėsisė".
(Taberaniu, Sahihut Terbig, 1070)
Vėlla! Ja ai ishte qe agjėron, hjek dore nga ushqimi e pijet
e nuk heq dore nga te ndaluarat dhe te kotat. Siē pe, nga agjėrimi i tij nuk
ka asfare dobie.
Vėlla! Nėse nuk kam mbyllje te veshėve (nga dėgjimi i
fjalėve te kėqija), ulje te shikimit dhe heshtje te gjuhės, unė do te thotė
nga agjėrimi im nuk kam tjetėr pėrveē urisė dhe etjes, dhe nese them se kam
agjėruar sot, d.t.th (me kėto fjale e vepra te liga) nuk kam agjėruar. Ka
thėnė Hasan El Basriu: إن الله
جعل شهر رمضان مضماراً لخلقه يستبقون فيه بطاعته إلى مرضاته، فسبق قوم
ففازوا،وتخلف آخرون فخابوا! فالعجب من اللاعب الضاحك في اليوم الذي يفوز فيه
المحسنون! ويخسر فيه المبطلون!
Allahu,subhanehu ve teala, muajin e Ramazanit e ka bere
arene garimi pėr krijesat e Tij, ku garojnė me ibadetin pėr Tė pėr ta
arritur kenaqesine e Tij. Njė grup njerėzish ua paraprinė te tjerėve dhe
fituan ndėrsa te tjerėt mbeten mbrapa dhe humben. Ēudi me atė qe luan dhe
qesh ne ditėn kur bamirėsit fitojnė dhe humbin rrenacaket (veperkeqinjte)".
Vėlla! Agjėrimin tėnd beje shkolle, ne te cilėn pastrohet
shpirti yt dhe i mėsohen dobitė e moralit te mire, ne menyre qe kur te
shkoje Ramazani ta ndiesh rezultatin e mire te agjėrimit tėnd dhe te jesh
prej atyre qe kane pėrfituar prej agjėrimit te tyre
Vėlla! A e ke pėrgatitur veten qe te jesh prej atyre qe
lirojnė veten e tyre prej zjarrit?
Vėlla musliman! Ky ėshtė qėllimi pėr te cilin agjėrojnė
agjėruesit dhe garojnė besimtaret
Vėlla! I lumtur me plotkuptimin e fjalės ėshtė ai, qe del
prej Ramazanit me mėkate te falura dhe i llogaritur prej njerėzve te bekuar
pėrgjithmonė
Vėlla! A i ke folur shpirtit tėnd para Ramazanit pėr
shpėtimin prej zjarrit? A e ke pėrgatitur shpirtin me frike prej Allahut,Subhanehu
ve teala?
Vėlla! Prej frikės se zjarrit bamirėsit kane duruar etjen
dhe vapėn e dunjase, ne mėnyrė qe ta arrijnė sigurinė dhe hijet ne Ditėn e
Kiametit
Vėlla! Te pakte janė ata qe pėrgatisin veten e tyre pėr
pritjen e kėtij muaji me frike dhe shprese..
Vėlla! Me thuaj pėr njė kėrkese apo nevoje tende, pėr
realizimin e se cilės udhėton 30 dite dhe ne fund, pasi qe ta arrish cakun
t'i kthehesh duarthate, si do ta ndieje veten ne njė ēast te tille?
Vėlla! Ky ėshtė shembulli i agjėruesit me Ramazanin! Qėllimi
i tij ėshtė ta arrij faljen e mėkateve dhe shpėtimin prej zjarrit, dhe nėse
nuk e arrin kėtė ai vėrtet ėshtė i privuar nga njė e mire e madhe. Thotė
Pejgamberi Alejhi selam" لله عند كل
فطر عتقاء Allahu,subhanehu ve teala, pėr ēdo iftar
liron njerėz nga zjarri". (Ahmedi8 dhe Taberaniu,
shif: Sahihut Tergib, 987)
Ibni Mes'udi thoshte kur
shkonte muaji i Ramazanit thoshte: من
هذا المقبول منا فنهنيه؟ ومن المحروم منا فنعزيه!
Kush ėshtė ai qe i janė pranuar veprat e ta urojme
dhe kush ėshtė ai qe ėshtė privuar (nga kjo) e ta ngushėllojmė".
Vėlla! Bėhu kureshtar pėr prezantimin dhuratave te kėtij
muaji te bekuar sepse ka shpresa qe Allahu,subhanehu ve teala, fundin tėnd
ta beje te mire. Thotė Pejgamberi Alejhi selam"
افعلوا الخير دهركم وتعرضوا لنفحات رحمة الله،
فإن لله نفحات من رحمته يصيب بها من يشاء من عباده، وسلوا الله أن يستر
عوراتكم، وأن يؤمن روعاتكم Beni mire tere kohen dhe
prezantohuni dhuratave te mėshirės se Allahut,Subhanehu ve teala sepse
Allahu,subhanehu ve teala, ndan dhurata nga mėshira e Tij, te cilat ua
shpėrndan atyre qe do prej robėrve te Tij, dhe luten Allahun,subhanehu ve
teala, t'ua mbuloje turpet (avretin, pjesėt e turpshme) tuaja dhe t'iu
siguroj-ruaje nga frika juaj". (Taberaniu/Silsiletus
Sahiha, 1890)
Vėlla derisa po i mbylli kėto fleta, a nuk do ta lusėsh
Allahun,subhanehu ve teala, me mua qe te na e mundėsoje arritjen e ketij
muaji dhe te na beje prej te mėshiruarve me agjėrim?!
Vėlla musliman! Ja ky ėshtė muaji i bekuar andaj pėrgatitu
me dua qe te jesh prej atyre qe arrijnė kėtė muaj dhe pėrgatitu me pajisje
te sinqerte qe te jesh prej trashėgimtarėve te Xhennetit dhe begative te
tij!
Vėlla! Allahu,subhanehu ve teala, na furnizoftė me
sinqeritet te agjėruesve, falje te namazlinjeve, cilėsi te te
devotshmeve!!!
Allahu,subhanehu ve teala, na ringjallte ne grupin e te begatuarve dhe neve
dhe ju, me mėshirėn dhe kenaqesine e Tij, na i mundėsoftė derexhetė (gradat)
e mukarrebineve (te afruarve tek Allahu)!
Falėnderimi qofte pėr Allahun,subhanehu ve teala, pa fund
ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam, familjen, shokėt
dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim
Marre nga:
www.twbh.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
4 tetor 2005, e marte
Brunei Darussalam
-------------------------------------------------------------------------
Sa i pėrket
thėnies" Me besim dhe vetllogari" e ka pėr qellim me besim ne Allahun,subhanehu
ve teala, dhe ne shpėrblimin, te cilin e ka pėrgatitur pėr falėsit ne
kėtė nate, ndėrsa sa i pėrket vetllogarise e ka pėr qellim duke
llogaritur shpėrblimin dhe kėrkuar sevapet. Kėshtu ka thėnė Abdullah Esh
Shehrijj, ne temėn Esraru Lejletil Mubareketi,
www.emanway.com Shėnim i Pėrkthyesit.