|
Jeta Fetare |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
a) Drejtimi akaidologjik b) Drejtimi juridik (medhhebi) c) Da'weja nga organet zyrtare (shteterore) dhe nga grupet e pavarura si: xhemati teblig,etj. d) Sufizmi dhe ndikimi i tij e) Kremtimet (festat) fetare f) Pakicat fetare Drejtimi akaidologjik Brunei si shtet islam, fatbardhesisht mban drejtimin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit.Kete parim e kishte konfirmuar Hiresia e tij, Sulltani Hasan El Bolkia me rastin e shpalljes se pavaresise. Te shkoqisim se bashku disa fjale nga ligjerata e tij me rastin e pavaresise" Shteti i Bruneit Darussalam,me emrin e Allahut do te mbetet perhere shtet Melaj Islam Monark duke praktikuar parimet dhe mesimet islame,sipas drejtimit te Ehli Sunnetit dhe Xhematit ne baza te drejtesise,sigurise "([1]). Vlen te ceket se shumica apsolute e muslimaneve i perkasin drejtimit te Ehli Sunnetit dhe Xhematit([2]),dhe kjo akide rrenjet i ka ngulitur qysh me ardhjen e sulltanit te trete,Sherif Ali,i cili ishte nga Taifi i Arabise Saudite([3]).Per t'a ngulitur kėtė forme besimi,kishin ardhur predikues arabe nga ende te ndryshme arabe,e ne vecanti nga Jemeni.Prej tyre vlen te theksohet Sejjid Alevi([4]) Si rezyme mund te themi se shkaqet,te cilat ndikuan ne rrenjesimin e akidese islame ne Brunei ,e ne vecanti pas pavarsise jane: 1- Themelimi i qendrave zyrtare islame 2- Rregullimi i arsimit islam ne Brunei duke themeluar shkolla dhe institute fetare 3- Ndertimi i xhamive dhe faltoreve te shumta anekend Bruneit 4- Themelimi i Qendres per Predikimin Islam 5- Filzofia e shtetit,e cila perbehet nga tri elemente te rendesishme: Mbreteri Islame Melaje([5]) Fatkeqesisht ekzistojne disa grupacione te vogla,te cilat i perkasin disa drejtimeve te humbura,si: Xhemaatul Erkam dhe El Meuneh. Kėtė e potencoi edhe gazeta e perditshme Borneo Bulletin,data 9/4/2004,me c'rast kishte theksuar se ne Brunei ekziston nje grup fraksionesh te humbura([6]).Do theksuar se ne Malejzi ekzistojne 44 fraksione te humbura apo te devijuara([7]). Te shohim dic per keto dy fraksione. Deri ne vitin 1999,fraksioni El Meune vepronte ilegalisht,kishte 27 antare,te cilet ishin regjistruar ne qendren kryesore te fraksionit ne Maljezi.Me 14/7/2000 u arrestuan 20 antare te ketij fraksioni nga Internal Security Department ( Departmenti per siguri te brendshme),i cili gezon te drejten e burgosjes pa ngritur ceshtjen tek gjykata.Udheheqes i kesaj levizje ishte Muhammed Emin Muhammed Rezali nga Malejzia. Ne baze te parimeve te ketij fraksioni,Darul Ifta ( Sektori per dhenien e fetvave) me 2001 kishte leshuar fetvane per te mos kontaktuar me njerzit e tille.Parimet e kesaj levizje jane te perziera: budiste, hinduiste, jofetare,etj. Ndersa sa i perket fraksionit Xhemaatul Erkam,ėshtė fraksion me burim nga Malejzia dhe ėshtė formuar per here te pare me 1968.Pastaj ėshtė perhapur ne Pakistan, Jordan, Britani, Ameriken Jugore dhe Azine Juglindore.Keshilli islam ne Azine juglindore me 1994 e shpalli kėtė fraksion si te devijuar nga parimet islame.Ne Brunei levizja ka arritur nepermjet nje malejziani,i quajtur Esh'ari Muhammed. Keta besojne se i pari i tyre,Shejhu Sherif Muhammed bin Abdil-lah Es Sehimi ,i cili kishte shkruar librin Menakib Keyahi Ekug,kishte shkuar nje nate ne Qabe dhe e kishte takuar Pejgamberin,Alejhi selam, i cili kinse ia kishte mesuar disa forma te reja te dhikrit (permendjes se Allahut,Subhanehu ve teala).Keta besojne se Shejhu ne fjale nuk vdes por ėshtė zhdukur perkohesisht dhe se do te vie prape i personifikuar ne Mehdiun e pritur. Eshariu kishte shkruar nje liber,te cilin me vone Keshilli Fetar i Malejzise do t'a ndaloje se qarkulluari.Fraksioni ne fjale ishte zhvilluar shume dhe kishte arritur pasuri te madhe.Kishte me shumse se 100 vetura personale,shume kompani tregtare,etj.Ne vitet e 90-ta kishte patur ndikim te madh ne te rinjte malejzian dhe bruneias dhe kjo do t'a detyroj qeverine qe me 1994 t'i mbylle te gjitha qendrat e tyre.Pasurite iu konfiskuan ndersa shejhi i tyre ra ne duart e policise. Perveq ketyre fraksioneve ka edhe tjera,si:Behaijje,Kadijanijje,Tarikati i Abdurr Rrezakut,Tarikati Silat Lintau,teoria e inkarnacionit,parime te batinijjeve,sihri,falltoret,besojne ne disa gjera te paqarta,si:prezentimi i shpirtit te te vdekurit,etj. Numri i fraksioneve te devijuara ne Brunei arrin shifren 10-te([8]). Shkaku se perse u perhapen keto fraksione ne mesin e shoqerise bruneiase,sic thote Mr: Noorarfan Bin Haji Zainal,qendron ne dredhine dhe dinakerine e ketyre fraksioneve,te cilat ne fillim nuk flasin asgje qe bie ndesh me parimet islame,por me vone kur numri i pasuesve te shtohet dukshem,fillojne t'i shfaqin idete e tyre antiislame([9]). Ndersa sa i perket Batinive,nuk dihet viti i sakte se kur ka filluar te perhapet.Parimet e rtyre,si cdokund tjeter ne bote poashtu edhe ne Brunei jane te njejta.Sa per shembull,po sjellim vetem disa: Komentet joreale te Kur'anit apo te papranuara menderisht, Inkarnacioni, Besojne se Muhammedi,Alejhi selam eshte trupezuar ne qenien e Allahut,Subhanehu ve teala Kur njeriu te arrin grade te caktuar,lirohet nga obligimet fetare. Per shifren dhe ndikimin e tyre ne shoqeri nuk mund te themi shume meqe zyrtarisht ėshtė e ndaluar dhe vepron ilegalisht.Fatkeqesiht prej fraksioneve te lartecekura,me se shumti ka ndikim Xhemaatul Erkam([10]). Drejtimi juridik( Medh'hebi) Brunei qysh nga vitet e kaluara apo thėnė me mire qysh nga fillimi i perhapjes masovike te Islamit,kishte perqafuar Medhhebin Shafiit([11]). Ndoshta shkaku se perse Brunei ka perqafuar kėtė drejtim juridik kthehet tek dijetaret dhe predikuesit shafiit,te cilet ne periudha te ndryshme kohore kishin vizituar Brunein. Da'weja nga organet zyrtare (shteterore) dhe nga grupet e pavarura si: Xhemati Teblig ,etj. Ne filllim Da'veja Islame zhvillohej ne menyra te thjeshta,si:Ligjerata ne xhamia,fshatra etj.Madje duhet theksuar se edhe sot e kesaj dite fshatrave ,te cilat bien ne zona malore,iu kushtohet rendesi e madhe nga predikuesit.Kryesisht jane te banuara nga jomuslimanet autoktone dhe per hire te pranimit te Islamit,muslimanet shfrytezojne cdo metode dhe mjet,qofshin ato elektronike,te shtypit,radio,tv,etj([12]). Ndoshta nuk do te ishte e tepert t'ia benim nje pershkrim te shkurter historik Da'wes ne Brunei. Deri ne vitin 1960 Daweja zhvillohej individualisht apo nepermjet grupeve te vogla,por jo zyrtare.Pas viti 1960 ceshtja ndryshoi sepse kete nder e mori Keshilli i Dawes dhe Kumtimit([13]).Kjo organizate ishte nen udheheqjen e Departmentit per Ceshtje Fetare,i cili me vone do te njihet si Ministria e Ceshtjeve Fetare([14]). Ne kete kohe filluan te perdoren per kėtė ceshtje edhe mjetet e informimit dhe ato te shtypit([15]). Ne vitin 1985 u formua qendra per Thirrjen Islame,e cila eshte organizate shteterore dhe prej detyrave te saj jane: 1- Thirrja muslimanet qe te mbahen per parimeve islame si dhe thirrja e jomuslimaneve qe t'a pranojne Islamin.Sa iu perket muslimaneve, da'weja me ta perqendrohet ne keto pika:perforcimi i besimit,udhezimi dhe sqarimi i ceshtjeve fetare,sqarimi i ibadeteve-lutjeve...Ndersa sa iu perket jomuslimaneve,da'weja me ta perqendrohet ne keto pika:prezentimi i Islamit se pari dhe nxitja per ta pranuar se dyti([16]) .Tere keto realizohen nepermjet predikuesve te kualifikuar dhe te shkathte([17]). 2- Perforcimi i mardhenieve me shtete islame duke shkembyer njohuri ne fushen e Da'wes.Kjo realizohet nepermjet simpoziumeve,seminareve dhe takimeve shkencore([18]). 3- Punime te vecanta shkencore,te cilat per tematike kane Islamin, qofshin ne fushen e historise islame,fetvave, dispozitave, etj([19]). Per t'a pare suksesin e kesaj pune le t'a shohim tabelen vijuese,e cila paraqet shifren e jomuslimaneve,te cilet pranuan Islamin prej viteve 1990-2003.Statistikat([20]) jane bere se pari sipas zonave e me pastaj do t'a paraqesim edhe sipas nenshtetesive,te atyre qe kane pranua Islamin:
Kjo sa i perket statistikave([21]) sipas zonave ndersa statistikat sipas nenshtetesive qendrojne keshtu:
Fatbardhesisht,ceshtja e Islamit tani ka marre hov te madh,meqe brenda kufijve te Bruneit ka mes shume se 100 xhamia e faltore,100 shkolla fetare,pastaj organizatat shteterore islame,si: Keshilli i Fese Islame,te cilin e udheheq Sulltani,Ministria per Ceshtje Fetare,Shtepia per Fetwa,Radio e Televizoni,madje ekziston nje kanal,qe 24 ore transmeton vetem kendimin e Kur'anit.Te gjitha keto jane perkushtueshem ne sherbim te Islamit ([22]).Pastaj vet Sulltani,ne disa raste merr pjese kur jomuslimanet pranojne Islamin. Kete e deshmojne edhe keto foto. Ndoshta nje krahasim i shkurter ne mes vitit 1956 ku atebote shkolla fetare ishin vetem 7 dhe tani kur ka mbi 120 sosh dhe ne te cilat mesojne 30,699 nxenes,do t'a sqaronte angazhimin shteteror ne fushen e Da'wes([24]). Pastaj ,nese ceshtja e da'wes kerkon ndonje nagazhim me te madh,psh ne rastet kur vendet e synuara per da'we jane te largeta,ose jane zona malore,qeveria ka vene nje helicopter special ne sherbim te predikesve muslimane,ne mesin e te cileve shpeshhere gjenden Ministri per ceshtje fetare,pastaj Muftiu etj. Nuk duhet t'a harrojme me kėtė rast edhe grupin fetar Xhematu Teblig,te cilet ne menyre individuale therrasin njerzit ne mbajtjen per parimeve islame.Shpeshhere te bie t'i shohish ne periudhen mes namazit te akshamit dhe atij te jacise ne xhamia ne grupe te vogla 5-10 veta duke lexuar ndonje liber,duke u munduar t'i bindin njerzit t'iu bashkangjiten,e keshtu me radhe. Meqe per grupin ne fjale nuk hasa ne dic te shkruar,me perjashtim te nje fetvaje te ish-muftiut te Bruneit,([25]) e cila ishte ne gjuhen melaje,vendosa qe personalisht te takohem me disa antare te tyre,qe te shof nga afer parimet,qellimet dhe shumecka qe ka te beje me ta.Pata fatin qe te takohem me njerin nga themeluesit e pare te ketij grupacioni islamik. Fjala ėshtė per Doktorin e Kimise,Haji Ibrahim Haji Abdul Rahman,aktualisht udheheqes i Departmentit te Kimise,prane Fakultetit te Shkencave,Univerziteti Brunei Darussalam.Biseda ėshtė zhvilluar ne forme interviste andaj nuk do te prishte pune nese e sjellim ashtu sic e kemi intervistuar. S.I: Es Selamu Alejkum! Dr: Ibrahim: Alejkum Selam dan Selamat Datang ( dhe miresevini )! S.I: Zoteri Ibrahim,a ka mundesi t'a bejme nje interviste te shkurter rreth Xhematit Teblig? Por para se t'a zhvillojme biseden,a mund te n'a prezentoheni? Dr: Ibrahim: Po,si jo.Quhem Ibrahim,gjegjesisht Haji( Haxhi) Ibrahim haji Abdul Rahman.Jam nga Brunei dhe jam Doctor i Kimise.Aktualisht jam udheheqes i Departmentit te Kimise ne Fakultetin e Shkencave,prane Univerzitetit Brunei Darussalam,ne Brunei.Kam doktoruar ne Britani te madhe.Jam i martuar dhe kam femije. S.I: Ne rregull.A mund te n'a thoni dic per Xhematin Teblig;kur ka filluar,kush e solli,prej nga,cfare jane qellimet e ketij grupi,e keshtu me radhe? Dr: Ibrahim:Po shiqoni,une konsiderohem si njeri nder te paret,te cilet ne vitet e 79-ta e sollen per here te pare kėtė grup ne Brunei.Atebote ne ishim studente ne Britani dhe gjate studimeve na pate rene te njoftohemi me disa antare te ketij grupi nga Pakistani,India,etj,dhe kur pame sjelljet e tyre te lakmueshme,moralin e tyre per mrekulli,vendosem t'a sjellim edhe ne Brunei.Ne te vertet,kete grup se pari ne Brunei e solli nje shok imi pastaj ne pas tij.Sa i perket qellimeve te ketij grupi,qellim paresor ka vetedijesimin e muslimaneve se adhurimi i takon vetem Allahut, Subhanehu ve teala,pastaj bindja te gjitha kategorite e njerzve per t'a praktikuar Islamin,duke mos lene asfare hapsire per ndarje shtresore,etj. S.I: Cilat jane parimet tuaja? Dr: Ibrahim: Po ne pergjithesi ne kemi 6 parime:Iman (La i lahe il-la Allah Muhammedun Resulullah),Salat (Namaz),Ilmu Dhikr (Perkujtim Allahun,subhanehu ve teala,)Ikram Muslimin(Nderim muslimanet),Ihlas Nijjat (Pastrimi i nijjetit) dhe Da'wa dan Tablig (Ftese dhe Kumtim([26])).Kushti i gjashte assesi nuk permbushet nese ndonjeri prej kushteve paraprake nuk ekziston. S.I: A mund te n'a pershkruani nje dite kolektive te xhematit? Dr: Ibrahim: Po.Pas namazit te sabahut,mbahet e ashtuquajtura Mesyuarat (mbledhja).Ne kėtė mbledhje behet planifikimi i dites,sipas pershkrimit vijues: 2-3 mesim ne mengjes,pas namazit te ikindise mbahet i ashtuquajturi Bejan ( sqarimi) per rendesine e Thirrjes ne rrugen e Allahut,Subhanehu ve teala,pastaj dikush flet dic per sakrificat e Pejgamberit,Alejhi selam, per hire te kumtimit te misionit,me te cilin e pate ngarkuar Allahu,subhanehu ve teala. Pas ikindise behet ndarja e grupit,ku nga 3-10 veta dalin per t'i thirrur njerzit ne fe.Te gjithe mbledhemi per namazin e akshamit dhe pas namazit te akshamit prape ka Bejan ( sqarim),ku njeri flet pe besimin ne Allahun,subhanehu ve teala.Ketu flitet vetem per besimin e jo per gjera tjera.Ne fund mirret evidenca e atyre qe kane prezentuar. Pas namazit te jacise lexojme ndonje hadith.Para se te flejme bejme llogarine e vetes se cfare kemi bere gjate dites, kendojme lutjet e gjumit dhe lexojme nje tregim te sahabiut,te cilin e konsiderojme si Ta'lim Ahir( mesim te fundit).Para se te flejme poashtu e pregadisim vetem eshe per namaz vullnetar gjate nates (Salatut Tehexhxhud).Pas sabahut fillon Bejani dhe pastaj dita fillon dhe vazhdon sipas programit paraprak. S.I: Meqe ceket me pare ftimin ne fe, desha nje nderhyrje te vogel: A behet fjale per ftimin e muslimaneve apo te jomuslimaneve,dhe se dyti,ceket tregimin e jetes se nje sahabiu,te cilin e konsideroni se mesim te fundit.A ka mundesi te n'a sqarosh se cfare keni per qellim me kėtė? Dr: Ibrahim: Jo, ketu behet fjale vetem per muslimanet,sepse tek ne,nese muslimani permiresohet,pabesimtari do t'a marre shembull atė dhe si rezultat do t'a pranoje Islamin.Ndersa sa i perket jetes se sahabiut,e lexojme me qellim qe kur te shkome ne shtrat te flejme duke e perkujtuar jeten e tij,e jo te preokupohemi me gjera,qe na e ndytin kthjelltesine shpirterore. S.I: Sa antare numeron ky drejtim ne Brunei? Dr: Ibrahim: Po shiqo ndoshta vet stili yne praktik i fteses ne rrugen e Allahut,Subhanehu ve teala ben qe cdohere shifra te jete e pacaktuar,meqe antaret e rinje shtohen nga dita ne dite.Pastaj sic iu thashe,pas namazit te akshamit marrim evidencat e te prezentuarve,dhe keshtu mund te themi se numri ėshtė i mire. S.I: Konkretisht a mund t'a ipni nje shifer? Dr: Ibrahim: Po,200-300 antare te rregullte. S.I: A mund te na e pershkruani stafin tuaj udheheqes? Dr: Ibrahim: Stafi perbehet prej 6 Faisalah,nje prej te cileve jam edhe une.Ky grup eshte nje organ i ngjashem me Shura-nė (parlamentin,konsultimin) ne Sheriat.Nderrimi i Faisaleve behet cdo muaj ndersa mbledhjet e rregullta me ta mbehen cdo te hene. S.I: Kush iu financon? Dr: Ibrahim: Ne mbahemi gjalle nga burime vetanake.Cdokush qe deshiron te beje Da'we,shpenzimet e tija personale duhet t'i heq nga mjetet e tij. S.I: A keni lidhje me fraksione tjera ne Brunei,si:Nakshibendite? Dr: Ibrahim: Jo dhe ne mesimet tona apo ndejet tona asnjehere nuk flasim per asnje grup.Ne pasojme Kur'anin,Sunnetitn e Pejgamberit dhe mundohemi te largohemi prej risive ne fe (besim). S.I: A mund te na thuash dic per lidhjet tuaja me organet shteterore apo edhe problemet nese ka? Dr: Ibrahim: Po shiko,ne sa i perket shtetit nuk kemi probleme me ta,sepse ne nuk flasim keq per ta.Pastaj Qendra Shteterore e Da'wes,cdo tre muaj organizon kurse tri javore te vecanta per ne. S.I: A mund te n'a e pershkruani programin tuaj gjate Ramazanit? Dr: Ibrahim: Po edhe ne Ramazan programi yne eshte i njejte,vetemse ne Ramazan,mesimi pas jacise nuk mbahet fare. S.I: Cfare mund te n'a thuani per programin individual dhe ate familjar? Dr: Ibrahim: Aktiviteti individual per cdonjerin eshte sic vijon: Falja e namazit te sabahut,leximi Kur'an dhe Tesbih.E kemi zakon qe pas namazit te sabahut dhe ikindise te themi nga 100 here Subhanallah, Elhamdulilah,Allahu Ekber. Kjo sa i perket programit individual,per te cilin folem tek programi kolektiv terthorazi.Ndersa sa i perket programit familjar,mbajme Ta'lime (mesime) me rastin e prezentimit te te gjithe antareve te familjes.Kjo behet cdo dite.Zakonisht flasim per 6 parimet e lartecekura. S.I: Si mund te n'a pershkruani nje predikues tuajin gjate thirrjes ne Islam? Dr: Ibrahim: Kur dalin per te predikuar fene e Allahut , i bejne kater gjera: Thirrje(da'we),Ta'lim(mesim),Ibadet dhe Hidmet( sherbim).Me Hidmet eshte per qellim personeli,i cili perkujdeset per ushqimin e tyre dhe rrobat e tyre,nese kane dale larg vendit te tyre. Keto ishin gjerat qe me se shumti iu kueshtohet rendesi,ndersa gjerave qe iu kushtohet rendesi mė pak jane:Ngrenia,pirja,gjumi dhe largimi prej xhamise.Gjerat qe fare nuk guxojne te ekzistojne ne mesin tone jane:Te folurit per polemika ne baza medhhebore,racore,pastaj politike,pozitat e njerzve dhe parate. S.I: Po a keni botime tuajat,qe me rastin e ftimit ne Islam t'ua dhuroni njerzve? Dr: Ibrahim: Jo,sepse aktiviteti yne perkufizohet vetem ne ligjerata verbale.Ndoshta ka raste kur behen gjera te tilla por zakonisht jane individuale. S.I: Meqe ceke dic per medhhebin,a ka mundesi t'a dijme se Xhemati Teblig a vecohet me ndonje drejtim juridik te caktuar? Dr: Ibrahim: Xhematit Teblig nuk i interesojne keto ndarje sekondare.Medh'hebi,ngjyra,raca,gjuha,tere keto jane gjera,qe Xhemati Teblig fare nuk i perfilll.Perndryshe medh'heb zyrtar,sic e ka i tere shteti e kemi edhe ne Medhhebin Shafii. S.I: Zoteri Ibrahim a keni dic per te shtuar per fund? Dr: Ibrahim: Shfrytezoj rastin t'a pershendes popullin e Kosoves dhe t'a lus Allahun,subhanehu ve teala, per t'i bekuar. S.I: Ju faleminderit shume per kohen qe gjetet per kete interviste? Dr: Ibrahim: Nuk ka gje,kjo ėshtė nder per ne. S.I: Wes Selamu Alejkum Dr: Ibrahim: We Alejkumus selam([27]). Sufizmi dhe ndikimi i tij Sufizmi i ka rrenjet qysh moti.Kete e argumeton edhe ofiqi i disa sultaneve te meparshem si Merhum Kerame,i cili ėshtė perdorur nga sufite([28]). Ne Brunei kane ekzistuar rruge te ndryshme sufite,disa prej te cilave nuk i kane bere balle kohes dhe jane shuar ndersa disa ende ekzistojne.Nder me te njohurat kane qene dhe jane: Semanijje, Kadirijje, Nakshibendijje Ahmedijje Idrisijje, Nakshibendijje Halidijje dhe Kadirijje Nakshibendijje. Semanijje dhe Kadirijje Nakshibendijje tanime jane shuar,edhe pse nje kohe Semanijje ishte rruga me e perhapur.Nakshibendijje Halidijje qendren kryesore e ka ne Malejzi ndersa ne Brunei vetem se ekziston,nuk ka ndikim dhe ka shume pak antare([29]). Ne pergjithersi,rruget sufite apo te ashtuquajturat tarikatet sufite,ndahen ne dy grupe: Grupe te devijuara dhe grupe mesatare. Prej grupeve mesatare vecojme: El Ahmedijje El Idrisijje([30]) Ky drejtim per here te pare eshte themeluar ne shekullin 19,ne doren e shejhut Ahmed bin Idriss ndersa ne Brunei ka hyre aty rreth vitit 1981 nepermjet Profesorit Haxh Abdu Rexhid bin Haxh Abdul Kadir,i cili e ksihte sjellur nga Singapora. Qellimi i formimit te kesaj rruge ne Brunei,siē thote i pari i saj,ėshtė: T'a bejne njerzit shprehi perkujtimin e Allahut,Subhanehu ve teala,i cili ėshtė prej mjeteve me te rendesishme per t'a arritur knaqesine e Allahut, Subhanehu ve teala.Perkujtimi i Allahut,Subhanehu ve teala sipas tij ėshtė mjet pastrues per shpirtin,moralin dhe sherimin e semundjeve shpirterore,si: zilia,urrejtja,syefaqesia,etj.([31]) Ahmedijje Idrisijje per momentin udheheq ne Brunei dhe ka me se shumti antare.Keta kane xhami te tyren dhe gezojne perkrahjen e shtetit apoo thėnė edhe mbikcyrjen([32]) Nakshibendite ([33]) Ne Brunei kishte hyre nepermjet Abdus Samed bin Xhemaluld-Din,i cili kishte mesuar tek Shejhu Yahya bin Leksimana afer dhjete vitesh.Pa 10 vitesh shejhu e porositi qe te kthehet ne Brunei dhe t'ua mesoj njerzve kėtė tarikat. Tarikatet e devijuara ne Brunei Et Tarika El Muferr-Rridijje ([34]) Kjo rruge ka hyre ne Brunei nepermjet Uthman bin Ibrahim bin Xhevhur,i cili ėshtė malejzian.Ne Brunei ėshtė shfaqur reth vitit 1973. Tarikati Abdurr Rrezak ([35]) Kjo rruge njihet edhe ndryshe,si: Ilmul Ma'rifet,El Ahmedijje Es Sufijje,etj.Ne Brunei ka ardhe nepermjet vet themeluesit te saj,Abdurr Rrezakut,ne vitin 1988-1989. Kur kishte filluar t'a perhapte rrugen e tij,njeri prej nxenesve te tij kishte verejtur parimet e tij antislame,per c'gje kishte informuar shtetin dhe si rezultat,Abdurr Rrezaku qe larguar nga Brunei.Ne vitin 1993 ishte kthyer prape dhe ishte martuar me nje grua te Bruneit.Rrugen e tij e perhapte fshehurazi por pas dy vitesh qeveria prape kishte marre vendim per t'a larguar nga Brunei,duke e lajmeruar kėtė dhe parimet e tij antisilame nepermjet mjeteve te informimit.Me nuk u kthye ne Brunei sepse vdiq ne fshatin e tij ,Gombak,ne Maljezi([36]) Ndikimi i tesavvufit ne Brunei Gjurmet pozitive: Sufizmi ne te vertet ishte nder gjerat e para qe u perhapen ne Brunei qysh prej perhapjes se Islamit.Sido qe te jete,shteti nuk e favorizon ndaj Akides Islame,edhepse e simpatizon shume. Bruneiasit mendojne se Akideja Islame dhe sufizmi nuk bien ndesh dhe mu per kete ata mbajne qe te dyjat.Ata mendojne se perveq ibadeteve te dukshme,njeriu ka nevoje edhe per ibadete shpirteore.Meqe sufite vecohen me realizimin e ketij lloji te ibadetit dhe posedojne mjete ndikuese ne edukimin shpirteror per te arritur knaqesine e Allahut ,bruneiasit pranuan keto gjera,i mesuan dhe i praktikuan.Si rezultat shef shume njerez te devotshem,me morl te mnire,modest,te ndershem,etj([37]). Pastaj sufizmi ka shtrire rrenje edhe ne instanca me te larta.Ne shkolla fillore mesohet qysh nga klasa e 4 deri ne te 6([38]). Lenda shkollore,e cila mesohet ne kete periudhe perfshin kėtė permbajtje: 1- Spjegimi i cilesive te urretjura, si: genjeshtra, nencmimi, mendjemadhesia, shiqimi jo i lejuar,vjedhja,etj. 2- Sqarimi i cilesive dhe mekateve te brendshme,si:hidherimi,zilia, koprracia,dashuria per dunjane,syqefaqesia,ertj. 3- Sqarimi i virtyteve te larta dhe forma si te pastrohet zemra nga cilesite e ndyta.Kjo pike permbledhet ne: respekti,pendimi,frika, asketizmi,durimi,falenderimi,etj([39]). Ne shkollat e mesme kjo lende quhet El Edebu vel Ahlaku ( Edukata dhe Morali).Ne periudhen e fundit shkollore,nxenesit mesojne Tesavvufin ne detaje,duke perfshire zhvillimin,burimet,termet sufite,pastaj personalitetet e njohura sufite,si "Imam Gazaliu,Abdul Kader Xhejlani,etj([40]). Ndersa ne jeten e perditshe,sufizmi eshte shume i shprehur.Format e dhikrit(perkujtimit te Allahut) jane sic vijojne: 1- Dhikri,i cili behet me shprehjen hyjnore:Allah 2- Tesbihi,forma e te cilit ėshtė:Subhanallahi ve Bihamdihi 3- Tehlil,forma e te cilit ėshtė:La Ilahe Il-la Allah 4- Salavat,te cilat jane sic vijon: Allahumme Sal-li Ala Sejjidina Muhammed Ve Ala Alihi Ve Sahbihi Ve Sel-lim 5- Isitgfari,forma e te ciliut eshte: Estagfirullahe-l-Adhim Me rastin e lindjes,ne shoqerine bruneiase veren ceremoni,e cila mbahet per hire te lindjes se femiut.Kjo ceremoni ėshtė e njohur si Akika (Therrja e kurbanit per femiun).Ftohen te afermit dhe fqinjte dhe mbahet manifestim rasti duke kenduar salavate mbi Pejgamberin,Alejhi selam,. Me rastin e marteses,poashtu mbahen mexhlise,ne te cilat perkujtohet Allahu,subhanehu ve teala, dhe i dergohen salavate Pejgamberit,Alejhi selam,. Me rastin e vdekjes,te afermit dhe fqinjte e te vdekurit mbledhen cdo nate deri ne diten e shtate dhe kendojne Kur'an ,si suren jasin,bejne tehlil dhe i dergojne salavate Pejgamberit me shprese se shperblimin e tyre Allahu,subhanehu ve teala, do t'ia dhuroje te vdekurit. Me rastin e permushjes se ndonje kerkese,e fton familjen dhe fqinjte qe t'a falin namazin e nevojes( Salatul haxhe),duke e pasuar namazin me salivate mbi Pejgamberin.Kur te permbushet nevoja,prape mbahet mexhlis i tille,si shenje falenderimi ndaj Allahut per permushjen e lutjes([41]). Gjurmet negative Prej gjurmeve negative te disa fraksioneve sufite te devijuara ne Brunei,vecojme: 1- Inkarnacioni.Tarikati El Muferridijje ishte ai qe e perhapi kete te zeze ne mesin e disa injoranteve.Shejhu i tyre mendonte se Ruhu (shpirti) i Allahut eshte inkarnuar ne Pejgamberin dhe keshtu pejgamberi eshte bere pjese e Allahut.Qofte i paster Allahu nga ajo qe ia pershkruajne injorantet! 2- Prezentimi i shpirterave.Disa udheheqes te frkasioneve te devijuara sufite ne Brunei pretenduan se kinse ata kane force dhe mundesi te sjellin shpirterat e njerzve te sinqerte per t'i sheruar te semuret.Keta pohojne se kinse ata vepermire edhe pas vdekjse se tyre kane ndikim ne kete bote. 3- Pretendimi se kinse Shejhu i tarikatit ka mundesi t'a sheroje te semurin,t'ua permbushe njerzve nevojat e dunjase dhe te ahiretit,duke perdorur metoda te pazakonshme.Disa pretendojne se kinse ata kane kontakte me disa meleke.Pastaj eshte e perhapur se kush blen hajmalia ruhet prej belave dhe sprovave.Disa pretendojne se Shejhu Abdurr Rrezzak,ka mundesi t'ua fale mekatet njerzve.Pastaj pretendohet se Shejhu i tarikatit eshte Mehdiu i pritur,eshte Isai dhe eshte babai i njerzimit.Kete e kishte pretenduar Shejhu Me'mun,Shejh i tarikatit Muferridijj([42]). 4- Gjykojne si pabesimtar cdoke qe nuk pason rrugen e tyre muferrdite. 5- Namazi dhe ibadetet tjera nuk i vlejne atij qe nuk pason rrugen muferridite. 6- Fotografine e Shejhut duhet vare ne cdo faltore dhe duhet shiquar ne te para cdo namazi. 7- Grate pas namazit duhet t'a pershendesin Shejhun doreperdore([43]).
Kremtimet (festat) fetare
1- Muaji i Ramazanit.Gjate ketij muaji,mbahen aktivitet te shumta fetare ne xhamia dhe faltore 2- Bajramit i Fitrit.Kjo ėshtė nder kremtat mė me rendesi ne Brunei.Festimi vazhdon afer nje muaj.Shumica e shtepive hapen per cdoke qe deshiron t'i vizitoje. Pastaj ne grupe te organizuara,vizitohen qendrat zyrtare,duke filluar nga Sulltani,i cili pallatin e tij Istana Nurul Iman e hap per 3 dite me radhe per tere popullin.Eshte vertet madheshtore t'a vizitosh ne kėtė dite.Sultani me vellzerit dhe djemte e tij bene pritjen e musafireve duke pershendetur doreperdore tere ata qe vijne([44]). 3- Bajrami i Kurbanit.Per cudi ky bajram nuk festohet shume sic festohet bajrami i Ramazanit.Megjithate ndarja e mishit te Kurbanit behet masovikisht.Univerziteti tashme tradicionalisht ben ndarjen e mishit te Kurbanit per studente dhe profesore,me c'rast mbahet ligjerate nga Rektori i Uniuverzitetit dhe shtrohet dreke per tere musafiret. 4- Ditelindja e Pejgamberit, Alejhi selam.Kjo feste ne Brunie njihet si Mauludin Nabi S.A.W. Me kėtė rast, lexohet Kur'an dhe mbahen ligjerata nga Ministria e Ceshtjeve Fetare.Ajo cka e ben me madheshtore festen ėshtė se Sulltani me antaret mashkuj te familjes se tij,marshon neper rruget e kryqeqyteit duke ecur ne kembe.Me dhjetera mijera e shoqerojne Sulltanin ne kėtė feste([45]). 5- Nata e Kadrit ( e cila zakonisht festohet ne xhamia naten e 27 te Ramazanit) 6- Zbritja e Kur'anit.Kjo feste festohet naten e 18-te te Ramazanit.Me kete rast,ne xhamine e univerzitetit prezentojne te gjithe profesoret e studimeve islame. 7- Hixhreti ose vitin i ri islam. 8- Israja dhe Miraxhi,etj.
Pakicat fetare Fatbardhesisht muslimanet dominojne ne Brunei dhe nga dita ne dite shtohen derisa pakicat tjera fetare shkojne duke u zvogeluar. Ne statistikat e mehershme mendohej se perqindja e grupeve fetare qendronte keshtu:
Ndersa sipas statistikave te mevoshme thuhet se numri i kesaj perqindje ėshtė shtuar vetem tek muslimanet,duke arritur keshtu ne 80%([47]) Per me teper,kthehu tek kapitulli i trete. Perfundoi kapitulli i peste. Falenderimi qofte per Allahun!
[1] Shif: Adnan Bin Haxh Basar Bin Haxh Uthman,Nidhamu Et Terbijjeti Fi Sultanat Brunaj Darussalam,f:11, Dr: Fet'hi Abdul Hamid Sadik El Hixhazi,El Akidetu El Islamijjetu Ve Etheruha Fil Ferdi Vel Muxhtemea Fi Brunaj Darussalam,f:59 [2] Brunaj Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadir,Halid Bin Muhammed El Kasimij,f:25 [3] Akidetu Ehli Sunneti Vel Xhemaati Bejnet Tumuhi Vel Vakiijjeti Fi Brunaj Darussalam,Dr: Sejjjid Abdul Hamid Ali El Mehdelijj,Nudevetu Ehemmijjeti Ehlis Sunneti Vel Xhemaati Ve Etheruha Fi Muxhtemei Brunaj,27-28 Shtator 2004,f:32 [4] Akidetu Ehli Sunneti Vel Xhemaati Bejnet Tumuhi Vel Vakiijjeti Fi Brunaj Darussalam,Dr: Sejjjid Abdul Hamid Ali El Mehdelijj ,f:34 [5] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,Punim diplome,2002,Departmenti i Usuluddinit,Instituti i Studimeve Islame,Brunei Darussalam,f:28 [6] Borneo Bulletin,Gazete e perditshme,9/4/2004,cituar sipas El Firek Ed Dal-Letu Ve Etheruha Ala Akideti Ehlis Sunneti El Xhemaati Fi Brunaj Darus Salam,Dr/Ahmad Fadil Jusuf,f:2 [7] ibid [8] El Firek Ed Dal-Letu Ve Etheruha Ala Akideti Ehlis Sunneti El Xhemaati Fi Brunaj Darus Salam,Dr/Ahmad Fadil Jusuf ,f:28-33 [9] Bisede me Mr: Noorarfan Bin Haji Zainal,Udheheqes i Departmentit te Usulud-Dinit,Univerziteti Brunei Darussalam [10] Bisede me Mr: Noorarfan Bin Haji Zainal,Udheheqes i Departmentit te Usulud-Dinit,Univerziteti Brunei Darussalam.Kjo ka qene edhe si nje perkthim i punimit te tij shkencor te mbajtur ne Nudevetu Ehemmijjeti Ehlis Sunneti Vel Xhemaati Ve Etheruha Fi Muxhtemei Brunaj,27-28 Shtator 2004.Punimi titullohet: Pengaruh Harakah Al Batiniyyah Di Negara Brunei Darussalm . [11] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadiri,Halid Bin Muhamed El Kasimi,f:25 [12] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadiri,Halid Bin Muhamed El Kasimi,f:26 [13] Marre nga Da'wah activities and management of converts,Brunei Darussalam's Experience,Pregaditur nga Minsitria per Ceshtje Fetare,botuar nga Qendra per predikim Fetar islam(Pusat Dakhwah),2004,f:18 [14] Haxh Muhammed Jusri Bin Haxh Tasim,Tarihu Duhuli El Islami Fi Brunei Darussalam,Brunei 2004,f:7 [15] El Firek Ed Dal-Letu Ve Etheruha Ala Akideti Ehlis Sunneti El Xhemaati Fi Brunaj Darus Salam,Dr/Ahmad Fadil Jusuf ,f:25 [16] Shif: Merahil Ed Da'weti Li Gajril Muslimine Fi Sultaneti Brunaj Darussalam,botuar nga: Islamic Da'wah Centre,Ministry Of Religious Affair,Brunei Darussalam,1997,f:6 [17] Shenim:Hiresia e tij,Sulltani hassan El Bolkiah,ka shprehur nje interesim te vecante per "Muel-lefeti Kulubihim-Perfitmin e zemrave te njerzve",ne mesin e te cileve bejne pjese edhe jomuslimanet.Kete e ka bere duke ngritu nivelin e tyre jetesor,duke iu ndihmuar me paga mujore,pastaj permbushjen e nevojave te perditshme,ndertimin e shtepive,blerjen e mjeteve punuese te tokes,hisen e caktuar te zekatit,pastaj dergimin e tyre ne haxh,ne mneyre qe kur te kthehen te kene mundesi te ndikojne ne familjet e tyre. Marre nga Da'wah activities and management of converts,Brunei Darussalam's Experience, Pregaditur nga Minsitria per Ceshtje Fetare,botuar nga Qendra per predikim Fetar islam(Pusat Dakhwah),2004,f:29-30. [18] Marre nga Da'wah activities and management of converts,Brunei Darussalam's Experience,Pregaditur nga Minsitria per Ceshtje Fetare,botuar nga Qendra per predikim Fetar islam(Pusat Dakhwah),2004,f:20 [19] El Inajetu Bi Neshatati Ed Da'weti Ve El Muel-Lefeti Kulubihim,Hajret Brunei Darussalam,Publikuar Nga Vizaret Esh Shuun Ed Dinijje,Brunei Darussalam,cituar sipas Haxh Muhammed Jusri Bin Haxh Tasim,Tarihu Duhuli El Islami Fi Brunei Darussalam,f:8-9 [20] Marre nga Da'wah activities and management of converts,Brunei Darussalam's Experience,f:6,10. [21] Ibid [22] Haxh Muhammed Fehmi,Tarih Duhuli El Islam Fi Brunei,2004,f:7 [23] Foton e kemi marre nga Da'wah activities and management of converts,Brunei Darussalam's Experience,f:3 [24] Dr: Fet'hi Abdul Hamid Sadik El Hixhazi,El Akidetu El Islamijjetu Ve Etheruha Fil Ferdi Vel Muxhtemea Fi Brunaj Darussalam,f:61 [25] Muftiu nuk kishte ndaluar kėtė grup por kishte propozuar qe te jene ne kontakt me Qendren Shteterore te Da'wes.Sipas muftiut,Shejh Bin Bazi,Mufti i Arabise Saudite,kishte perkrahur kėtė grup duke thėnė se nuk kane dic te keqe.Shif:Fatwa Mufti Kerajaan,Ustaz Haji Awang Abdul Aziz Bin Juned,Mufti i Bruneit,Brunei Darusalam,1994-1995,botuar me 1996 ne Brunei,f:170-208.Kete rezyme e bera me ndihmen e udheheqesit te departmentit te Usuluddinit,:Noorarfan Haji Zainal. [26] Keto terme edhe pse te ngjashme me ato arabe,jane ne gjuhen melaje [27] Biseda ehste zhvilluar ne zyren e tij,me 24 shkurt,2005,e enjte [28] Interviste me Hjh Masuriyati Hj Yahya,Asistente prane Institutit per Studime Islame,Sultan Omer Ali Saifuddien dhe ligjeruese me honorar ne Institutin e Arsimit,24/2/2005,e enjte [29] Interviste me Hjh Masuriyati Hj Yahya [30] Ky fraksion sufit per here te pare ėshtė themeluar ne shekullin e 19 .Themelues i tij ishte Ahmed bin Idris ( Vdiq 1837 ne Siri).Me pas ,tarikati ishte plotesuar nga pasardhesi i tij,Ibrahim Reshid (Vdiq 1872),pastaj nga Muhammed Dandaravi(Vdiq 1907). Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:38 [31] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:44 [32] Interviste me Hjh Masuriyati Hj Yahya
[33] Nakshibendizmi eshtė tarikat sufit dhe ėshtė themeluar nga Muhamed bin Behauddin En Nexh-xhari,i njohur si nakshibend.Fjala nakshibend ėshtė fjale perse qe do te thote Gdhendes.Shif:El Akaid Vel Edjan,Abdul Kadir Salih,f:277 [34] Ėshtė themeluar nga Shejh Me'muni,i cili pohon se fjala Muferridi ėshtė marrur nga hadithi i Pejgamberit,Alejhi selam, سبق المفردون. قالوا: و ما المفردون يا رسول الله صلى الله عليه و سلم ؟ قال: الذاكرون الله كثيرا و الذاكرات. Ua kane kaluar Muferridunet! Thane: Po kush jane Muferrdiunet o i derguari i Allahut? Tha: Perkujtuesit dhe perkujtueset e shumte te Allahut".Hadithin e transmeton Muslimi ne Kreun: Nxitja per t'a perkujtuar Allahun,subhanehu ve teala,(El Huth-Thu Ala Dhikril-Lah,Libri Mbi: Dhikrin,Duane,Pendimi Dhe Kerkimi Falje (Kitabudh-Dhikri Ved Duai Vet Tevbeti Vel Istigfari),hadithi nr:2676.Shejhu ne fjale mendonte se shprehja Sebeka-ua kane kaluar,dtth se kush e permend Allahun,subhanehu ve teala, ai ka ngadhenjyer.Ky tarikat daton qysh nga viti 1955.Atebote Me'muni kishte qene student ne Mekken e Nderuar dhe ne te kthyer kishte perhapur tarikatin e tij.Ne fillim kishte fituar simpatizante por me vone,kur ne tarikatin e tij futi magjine dhe disa ide,vertet te ēuditshme,filluan njerzit dalngadale t'a braktisin dhe si rezultat, ne Brunei nuk ka asnje ithtare. Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:65-66 [35] Themeluesi i ketij fraksioni eshte Abdurr Rrezzak bin Haxh Muhamed.Banonte ne Malejzi dhe njihej me ofiqin Lebai Ma'ruf.Ishte nxenes i Shejhut Seid bin Xhemaluddin,Shejh i tarikatit Ahmedij Idrisij ne Malejzi.Pasi qe e leshoi kėtė tarikat,themeloi tarikatin e tij,i cili njihej si Ilmul Ma'rife ose tarikati i Abdurr Rrezzakut.Disa pasues e quajne edhe si Tarikati Ahmedijje Sufijje.Ne fillim Abdurr Rrezzaku ishte nxenes i Shejh Seidit por u perzur nga tarikati per shkak te edukates se pakte dhe mosperfilljes se parimeve Ahmedijje. Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:73-74 [36] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:76 [37] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:79 [38] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:80 [39] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:81 [40] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:82 [41] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:82-86 [42] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:91-98 [43] Dayang Hajah Idahwati binti Haji Idris,Et tesavvuf ve atharuhu fil muxhtemei-l-Brunavijj,f:99 [44] Explore Brunei,botuar nga Ministria e financave,Brunei Darussalam,1992,f:35-38 [46] Mahmud Shakir,Et Tarih El Islamijj,f:472 [47] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadiri,Halid Bin Muhamed El Kasimi,f:163 |