Sistemi Administrativ

 

a)  Sulltani dhe roli i tij

b)  Ministrite

c)   Ushtria,dhe Policia

 

 Sulltani dhe roli i tij

Brunei ėshtė nje shtet monark([1]),i cili udhehiqet nga familja mbreterore. Brunei ėshtė mbreteri qysh qe 600 vite.Gjate ketyre shekujve Brunein e kane udhehequr 29 mbreter,duke e konsideruar ne mesin e tyre edhe sulltanin aktual,Hassan El Bolkia-n.

Le t'a bejme nje sheti te shkurter historike per t'u njohur kalimthi me Sulltanet e Bruneit.

Ndoshta te kujtohet,i nderuari lexues,se ne fillim te kapitullit te dyte pata cekur se si Sulltani i pare Awang Alak Betatar kishe pranuar Islamin dhe kishte nderruar emrin e tij ne Muhammed Shah.Me kėtė mbret fillon historia e shkruar e Bruneit.([2])

1-     Sulltan Muhammed Shah ( 1363-1402)

2-     Sulltan Ahmed ( 1408-1425)

3-     Sulltan Sherif Ali([3]) (1425-1432)

4-     Sulltan Sulejman (1432-1485)

5-     Sulltan Bolkiah (1485-1524)

6-     Sulltan Abdul Kahar ( 1524-1530)

7-     Sulltan Saiful Rijal ( 1533-1581)

8-     Sulltan Shah Brunei ( 1581-1582)

9-     Sulltan Hassan ( 1582-1598)

10-      Sulltan Abdul Jalilul Akbar (1598-1659)

11-      Sulltan Abdul Jalilul Jabbar (1659-1660)

12-      Sulltan Muhammed Ali ( 1660-1661)

13-      Sulltan Abdul Mubin ( 1661-1673)

14-      Sulltan Muhyiddin ( 1673-1690)

15-      Sulltan Nasaruddin ( 1690-1710)

16-      Sulltan Kamalauddin ( 1710-1730 & 1737- 1740)

17-      Sulltan Muhammad Aliuddin ( 1730-1737)

18-      Sulltan Omar Ali Saifuddin 1( 1740-1795)

19-      Sulltan Muhammad Tajuddin ( 1795-1804 & 1804-1807)

20-      Sulltan Muhammad Jamalul Alam ( 1804)

21-      Sulltan Muhammad Kanzul Alam ( 1807-1826)

22-      Sulltan Muhammad Alam ( 1826-1828)

23-      Sulltan Omar Ali Saifuddin 2 ( 1828-1852)

24-      Sulltan Abdul Mu'min ( 1852- 1885)

25-      Sulltan Hashim Jalilul Alam Aqamaddin (1885- 1906)

26-      Sulltan Muhammad Jamalul Alam 2 ( 1906- 1924)

27-      Sulltan Ahmad Tajuddin ( 1924-1950)

28-      Sulltan Haji Sir Muda Omar Ali Saifuddin 3 ( 1950 -1967)

29-      Hiresia e tij,Haji Sulltan Hassan El Bolkiah,Sulltani aktual (1967-)([4])

Jeta E Sulltanit Hassan El Bolkiah Dhe Roli I Tij Ne Pushtet

Hiresia e tij, Sultan Haji Hassanal Bolkiah Mu'izzaddin Waddaulah dhe Yang Di-Pertuan([5]) i Brunei Darussalam, ėshtė sulltani i 29-te me radhe.Si femiu me i madh,ne vitin 1961 ishte kurorezuar me kuroren mbreterore,gjegjesisht ishte caktuar per te ardhur ne fron pas babait te tij,te ndjerit Sulltan Omerit.

Me 5 tetor te vitit 1967 morri postin e mbretit te Bruneit.Atebote Sulltani ishte vetem 21 vjecar.Konform traditave te lashta te Bruneit,Sulltani kurorezimin e tij mbreteror e beri me 1 gusht 1968([6]).

Sulltani ka lindur me 15 korrik 1946 ne pallatin e quajtur Istana Darussalam ne kryeqytet,(ish) Brunei Town ( tani Bandar Seri Begawan).

Shkollimin e hershem e kishte marre ne menyre private ne pallat.Para se te shkonte ne Angli per studime,ai kishte ndjekur edhe disa institute ne Brunei dhe Malejzi.Ne Angli ishte kualifikuar si oficer ne Sandhurst Royal Military Academy dhe ne vitin 1967 ishte ngarkuar me detyren e kapetan-it.

Ne tetor te ketij viti,ai leshoi Sandhurst-in per te ardhur ne Brunei per t'a trasheguar fronin([7]).

Sa i perket funksioneve,te cilat i ushtron Sulltani,nuk eshte lehte t'i definosh,meqe nga koha ne kohe i ka nderruar,madje tani kur edhe ka caktuar djalin e tij si trashegimtar,nuk na mbetet shume vend per diskutim.Sido qe te jete ne po cekim funksoinet qe i ka ushtruar dhe i ushtron aktualisht.

Funksionin me te larte e ka si Sulltan dhe Yang Di Pertuan (Kryetar i Shtetit).Ky Funksion i njihet ne beze te ligjit te themeluar ne vitin 1959([8]).    Pastaj Kryeminister,Minister i Mbrojtjes,Kryetar i Fese ne Brunei.Do theksuar ketu se ne fillim,kur Sulltani morri pushtetin ,detyren e Ministrit te Mbrojtjes e kryente babai i tij,Ish-Sulltani Omer Ali Saifuddien,ndersa pas vdekjes se tij,kėtė post e trashegoi Sulltani Hassan([9]).

Me pare ushtronte edhe detyren e Ministrit te Financave,por pas nje kohe kėtė post ia dha vellaut te vet([10]).Pa renies marramendese te ekonomise ne Brunei gjate viteve te 90-ta e kendej,Sulltani vendosi prape t'a marre kėtė post nen mbikqyrje([11]).

Ne vitin 1998,gjegjesisht me 3 nentor,kishte futur nen udheheqjen e Zyres se Kryeministrit,te cilin post e gezon vet Sulltani,edhe Ministrine e Drejtesise([12]).

Vlen te ceket se nen patronatin e Sulltanit funksiojne keta keshilla:

1-Keshilli fetar,i cili permban antare te zgjedhur nga Sulltani.Keshilli te gjitha ceshtjet islame apo qe kane te bejne me fene,ia shtron per shqyrtim Sulltanit,meqe ai konsiderohet Kryetar i Fese,sic ceka me pare.

2- Keshilli i Kryeministrise.Per kėtė folem me pare.

3- Keshilli Parlamentar apo sic e quajne Mexhlisu Shura.Roli i ketij keshilli zakonisht perqendrohet ne keshillat qe i ipen Sulltanit per ndryshimet ne ligje,ngritja dhe zhvillimi i ligjeve,dhenia e cmimeve te nderit,etj.

4- Keshilli i Trashegimise (ne fron).Ky keshill cakton pasardhesin e Sulltanit,nese Sulltani vdes befasisht([13]).

Krahas kesaj,Sulltani eshte Komandant Suprem i Forcave Ushtarake dhe Policore te Bruneit([14]).

Sikurse edhe babai i tij,i cili me plote te drejte meriton te quhet Arkitekt i Bruneit Modern,pokeshtu edhe ky punon shume ne kėtė drejtim qe Brunei te jete ne mesin e shteteve te perparuara ne cdo aspekt.

Sulltani shquhet si njeri shume energjik.Cdohere e mban vendin nen kontrolle;viziton ministrite,mbikqyre punet administrative,forcat e rendit , fshatrat,etj.Kjo gje ka bere qe Sulltani te jete shume i aferm me popullin,te cilet e dojne dhe e cmojne shume([15]).

Sulltani per te promovuar dhe perforcuar lidhjet me boten kishte udhetuar rreth e perqark botes.Prej Azise ne Evrope dhe prej Evropes ne Amerike.Ne shtator te vitit 1984,Brunein e kishte antaresuar ne Kombet e Bashkuara.

Sulltani ėshtė shume i interesuar ne sport,e ne vecanti vaterpolon.Sulltani ėshtė i martuar me Mbretereshen,Anak Hajjah Saleha dhe ka 10 femije,4 princa dhe 6 princesha.

Zyra rezidente e Sulltanit ėshtė pallati i tij,Istana Nurul Iman,i cili njeherit ėshtė ėshtė qendra administrative e shtetit([16]).

Jeta e princit Muhtedee Bil-lah( Sulltanit te ardhshem)

Me 10 gusht,1998,Brunei shenoi nje date te rendesishme ne historine e tij.Ne ketė dite u proklamua zyrtarisht qe princi Muhtedee Billah do te jete princ trashegimtar.Sipas kesaj ,prici do te jete sulltani i 30 i bruneit. Princi ka lindur me 17 shkurt 1974 dhe ėshtė femiu i trete me radhe i Hiresise se tij,Sulltaanit Hassan Al Bolkiah dhe mbretereshes,Anak Hajah Saleha.

Gjate jete se tij akademike,princi nuk ishte i zellshem vetem ne studimet e tij akademike ,por krahas kesaj ai ishte shume i zellshem edhe ne aktivitetet,edukaten dhe lendet fetare.Me 1998 kishte bere hatme Kur'anin (e kishte lexuar te tėrin),kishte mesuar permendesh disa sure te nevojshme,qe sipas traditave te tyre i lexojne neper mbledhje e ndodhi,si suren Sexhde,Rrahman,Jasin,Kehf,tere suret e xhuz'it te fundit (pjeses se fundit apo pjeses se 30 te Kur'anit),e keshtu me radhe.

Poashtu kishte mesuar edhe shume gjera qe kane te bejne me Islamin.Tere keto ishin bere nepermjet mesuesve,te cilet shkonin ne pallat dhe e mesonin.

Jeta e tij edukative fillon heret ne shkollen Putera Puteri (Shkolla e princave e princeshave) ne Pallatin Mbreteror Istana Darul Hana.Me pas,princi kishte vazhduar studimet duke u diplomuar me 1988 me Brunei Junior Certificate,pastaj ne Cambridge( Kambrixh) me 1991,kishte marre diplome gjenerale per edukate,nivelin "O",pastaj me 1994,ne po te njejten lėmi ishte diplomuar prape ne nje nivel me te larte,dhe atė "A".

Me 1995 princi kishte filluar te vijoje mesimet ne Universitetin e Bruneit dhe ne Oxford per studime islame.

Ne pregaditje per te qene sulltani i ardhshem i Bruneit,princi ka qene dhe ėshtė perhere ne lidhje me tere instancat e shtetit.Nuk jane te rralla vizitat e tij qe ua ben ministrive, objekteve  fetare, shkollave,universitetit,etj([17]).

 Ministrite
1- Kryeministria,Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave jane te udhehequra nga vet Sulltani Hassan El Bolkiah.

2- Ministria per Pune te Jashtme,e udhehequr nga princi Haji Muhammad Bolkiah,vellau i Sulltanit.

3- Ministria e Arsimit

4- Ministria e Industrise dhe Burimeve Kryesore

5- Ministria per Ceshtje Fetare

6- Ministria pe Zhvillim

7-Ministria e Kultures,te Rinjeve dhe Sportit

8- Ministria e Komunikimit ([18])

9- Ministria e Drejtesise

10- Ministria e Shendetesise

11- Ministria per Ceshtje te Brendshme([19])

 Ushtria dhe Policia

Prej ceshtjeve me me rendesi,te cilave iu casen bruneiasit pas pavaresise  ishte edhe formimi i forcave mbrojtese.

Ne realitet,edhe sot e kesaj dite Brunei perveq forcave te tij,policore-ushtarake,ka edhe nje numer ushtaresh anglez,te cilet kane marre persiper ruajtjen e burimeve te naftes.Udheheqja e tyre ėshtė nga komandante anglez.Ne fillim Anglia nuk kishte pranuar kėtė,por me vone u pajtua qe te mbetet nje njesi apo aradhe,me shpenzime te Bruneit dhe nen komanden e anglezeve([20]).Qeveria sikur e konsideroi kete nje hap me te cilin sigurohej vendi dhe filloi sistematikisht te punoje ne formimin e forcave policore ushtarake nga bijte e vendit.

Aktualisht forcat e armatosura te Bruneit numerojne 4250 veta,ne mesin e te cileve 250 femra.Ushtria perbehet nga 3400 ushtare,forcat detare perbehen nga 550vete,ndersa forcat ajrore perbehen nga 300 veta.Sherbimi ushtarak eshte vullnetar e jo i obliguar.

Ndersa sa i perket aradhes britanike,ajo perbehet prej 900 veta.Ushtria eshte e paisur me paisje moderne.Ka 16 aeroplane luftarak te tipit Hawk dhe shume e shume tanke e mjete tjera luftarake.

Peroneli edukativo-arsimor ushtarak eshte i ndryshem.Vetem prej Singaporit jane 500 meues,te cilet marrin persiper ushtrimin e ushtareve ne Brunei([21]).

Policia mbreterore perbehet nga 2300 police.Nje numer i konsiderueshem i tyre jane prej Pakistanit.Kjo force eshte formuar qysh prej vitit 1906.Sulltani konsiderohet si Komandant Suprem i Forcave Ushtarake dhe Policore te Bruneit.Sipas perqindjes se popullsise,forcat e armatosura te Bruneit konsiderohen nder me te mirat ne rajon([22]).


 

[1] Shif:Hadir El Alem El Islamijj,f:163

[2] SHif: El Islamu fi Brunej,Abdul Hafidh Mahmesani,f:20

[3] Kam cekur edhe me pare se ky Sulltan nuk ishte bruneias por me prejardhje ishte nga Taifi i Arabise Saudite.Konsiderohet prej pasardhesve te Husejnit,nipit te Pejgamberit,Alejhi selam.Ishte martuar me vajzen e sulltanit te dyte dhe pas vdekjes se tij ky e kishte trasheguar ne fron.Per me shume kthehu tek kapitulli i dyte.

[4] Te gjitha datat i kemi marre nga Lower Secondary History Guide For Brunei Draussalam,f:4-5

[5] Kryetar,shif: Kamus Milenium Baru,Dwibahasa,Bahasa Melayu-Inggeris,Inggeris-Melayu ,Muhammad Husain Farid,f:284

[6] Brunei Darussalam in brief,verzioni1993,f:5

[8] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadir,f;92

[9] Lower Secondary History Guide For Brunei Draussalam,f:112

[10] Me vone kėtė post e ka leshuar dhe ia ka dhene vellaut te vet,sic do te shohim me poshte,inshaAllah

[11] Borneo Bulletin,Brunei Yearbook,2000,f:65

[12] Borneo Bulletin,Brunei Yearbook,2000,f:43

[13] Et Tarih El Islamijj,Mahmud Shakir,f:468

[14] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadir,f:31

[15] Brunei Darussalam in brief,verzioni1993,f:5   

[19] Brunei Darussalam in brief,verzioni1993,f:17-21

 [20] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadir,f;29

[21] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadir,f;30

[22] Brunaj,Esaletul Madi Ve Asrijjetul Hadir,f;290

Hosted by www.Geocities.ws

1