بسم الله الرحمـن الرحيم
Parathenia
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej
Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė
kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e
lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se
s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se
Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
Me pas: Keto jane pyetje te rendesishme ne besim (Akide), te
cilave i jam pergjigjur duke cekur argumentin perkates nga Kur'ani dhe
Hadithi,qe lexuesi te jete i sigurte ne pergjigje; sepse Besimi i
Njeshmerise (Akideja e Tewhidit) eshte baze e lumturise se njeriut ne Dunja
e Ahiret.
Allahun e lus t'iu beje dobi me tė besimtareve dhe njeherit
t'a beje kete vetem per hire te madherise se Tij !
Muhammed Xhemil Zejno
----------------------------------------------------------------
E DREJTA E ALLAHUT TEK ROBERIT
|
PYETJA 1: Pėrse Na Krijoi Allahu? |
PĖRGJEGJA 1 : Allahu,subhanehu
ve teala, na krijoi qe t'i bejme ibadet Atij dhe te mos i pershkruajme shok
ne asgje. Argument perkates per kete eshte ajeti kuranor"
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا
لِيَعْبُدُونِ
Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos
qė tė mė adhurojnė."(Dharijat 56).
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene "E drejtė e Allahut
tek roberit eshte qe t'a adhurojne dhe te mos i pershkruajne shok ne asgje"(Muttefekun
Alejhi).
|
PYETJA 2: Cka dtth
ibadet? |
PĖRGJEGJA 2: Ibadeti eshte
emėr i pergjithshem per tėrė atė qė Allahu e do prej fjaleve dhe veprave,si
: duaja,namazi,therrja ,etj.
Ka thene Allahu s.w.t"Thuaj: "
قُلْ إِنَّ صَلاَتِي وَنُسُكِي
وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e
botėve".(En'am 162)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Thote Allahu s.w.t"
robi
nuk afrohet tek Une me dic me te dashur tek Une sesa ajo qe ia kam
obliguar".(Hadith kudsijj,transmeton Buhariu).
|
PYETJA 3:Si ta
adhurojme Allahun? |
PĖRGJEGJA 3 : Allahun,subhanehu
ve teala, e adhurojme ashtu sic na urdheroi Ai dhe i derguari i Tij.
Thote Allahu s.w.t"
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا
اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ
O ju besimtarė, respektojeni All-llahun dhe respektojeni tė
dėrguarin, e mos i ēoni kot veprat tuaja!(Muhammed 33).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush ben ndonje veper qe
nuk eshte ne perputhje me ceshtjen tone (traditen tone),ajo eshte e
refuzuar".(Muslimi).
|
PYETJA 4: A e adhurojme Allahun me frike dhe
shprese? |
PĖRGJEGJA 4: Po,e adhurojme
keshtu.
Thote Allahu s.w.t ne pershkrimin qe ua ben besimtareve"
يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً
duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga
shpresa
(Sexhde 16).
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "E lus Allahun per Xhennet
dhe kerkoj mbrojtje prej Tij nga zjarri".(Hadith sahih,transmeton Ebu Davudi).
|
PYETJA 5: Cfare dtth bemiresi (Ihsan) ne ibadete? |
PĖRGJEGJA 5: Ihsani-bemiresia
eshte te vezhguarit e Allahut s.w.t ne ibadet-adhurim.
Thote Allahu s.w.t"
الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ {218} وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ
I cili tė sheh kur tė ngrihesh nė kėmbė.(E tė sheh) Edhe
lėvizjen tėnde nė mesin e atyre qė falen. (Shuara 218-219).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene "Ihsani eshte t'a adhurosh
Allahun sikurse ti e shef,sepse edhe nese ti nuk e shef, Ai te shef ty".(Muslimi).
LLOJET E TEWHIDIT DHE DOBITE E TIJ
|
PYETJA 6: Perse Allahu dergoi pejgambere? |
PĖRGJEGJA 6: Allahu s.w.t i
dergoi ata qe te ftojne ne adhurimin per Tė dhe largimin e Shirkut
(politeizmit) nga Ai.
Thote Allahu s.w.t"
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً
أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ Ne
dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm All-llahun, e
largonu djajve (adhurimit tė tyre)!"(Nahl 36).
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "
dhe Pejgamberet jane
vellezer
(pokeshtu) feja e tyre eshte nje".(Muttefekun Alejhi)
|
PYETJA 7: Cfare dtth Njeshmeria e Rububijetit (Zotesise)? |
PĖRGJEGJA 7: Dtth t'a njesosh
Allahun,subhanehu ve teala, ne veprat e Tij, si: ne krijim,udheheqje,etj.
Thote Allahu s.w.t"
الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėrave".(Fatiha
2).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Ti je Zoti i qiejve dhe
tokes".(Muttefekun Alejhi).
|
PYETJA 8: Cfare dtth Njeshmeria e Uluhijjetit (te
adhuruarit vetem Allahun)? |
PĖRGJEGJA 8: Dtth Njeshmeria e
Tij me ibadet,si: duaja,therrja,zotimi.
Thote Allahu s.w.t"
وَإِلَـهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لاَّ إِلَهَ
إِلاَّ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ Zoti juaj (qė
meriton adhurim) ėshtė njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė
Mėshirėplotė, gjithnjė mėshiron.(Bekare 163).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Le te jete shehadeti (deshmia)
se nuk meriton adhurimin me te drejte askush pos Allahut,ajo qe me se pari i
therret ne te".(Muttefeun alejhi).
Ndersa ne verzionin e Buhariut qendron"..Qe t'a njesojne
Allahun".
|
PYETJA 9: Cfare dtth Njeshmeria e Emrave dhe
Cilesive te Allahut s.w.t? |
PĖRGJEGJA 9: Dtth: Vertetimi i
asaj, me te cilen Allahu,subhanehu ve teala, e pershkroi Veten e Vet
ne Kur'an apo e pershkroi Ate i derguari i Tij ne hadithet e tij te verteta,
duke mos i bere te'vil (koment),apo tefvid(
bartja e domethenieve te tyre tek Allahu,subhanehu ve teala),apo
temthil (ngjasim),apo ta'til (Mohim). Si psh:Ngritjen (Istivane)e Allahut ,Subhanehu
ve teala ,zbritjen e Allahut,Subhanehu ve teala ,doren e Allahut,Subhanehu
ve teala ,etj,por duke i lene ashtu sic i takojne Madherise se Tij.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"لَيْسَ
كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
Asnjė
send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.(Shura 11).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Allahu cdo nate zbret
ne qiellin e dunjase".(Muslimi).
|
PYETJA 10: Ku eshte
Allahu? |
PĖRGJEGJA 10 : Allahu,subhanehu
ve teala,eshte mbi Arsh,mbi qielle.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala, "الرَّحْمَنُ
عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh.(Taha 5).
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Allahu ka shkruar nje
liber ..i cili eshte tek Ai mbi Arsh".(Muttefekun alejhi).
|
PYETJA 11: A eshte
Allahu me ne? |
PĖRGJEGJA 11: Po,Allahu eshte
me ne ,me te degjuarit,shiquarit dhe diturine e Tij.
Thote Allahu,subhanehu ve teala,"
قَالَ لَا تَخَافَا إِنَّنِي مَعَكُمَا
أَسْمَعُ وَأَرَى Ai (All-llahu) tha: "Mos u
frikėsoni, se Unė (me ndihmėn Time) jam me ju, dėgjoj (ē'do t'ju thotė)dhe
shoh (ē'do tė bėn me ju)".(Taha 46).
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Ju po e lutni Ate qe
degjon,eshte afer dhe eshte me ju(me diturine e Tij)".(Muslimi).
|
PYETJA 12: Cfare
dobie ka Njeshmeria? |
PĖRGJEGJA 12: Dobia e
Njeshmerise eshte : Udhezimi ne dunja,falja e mekateve si dhe siguria ne
Ahiret nga ndeshkimi.
Thote Allahu,subhanehu ve teala, "الَّذِينَ
آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُواْ إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَـئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ
وَهُم مُّهْتَدُونَ Ata qė besuan dhe besimin e tyre
nuk e ngatėrruan me besim tė kotė(shirk), atyre u takon tė jenė tė sigurt
dhe ata janė nė rrugė tė drejtė.(En'am 82).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"E drejtė e roberve tek
Allahu eshte ,qe te mos e ndeshkoje ate qe nuk i ka pershkruar shok ne asgje".(Muttefekun
alejhi).
KUSHTET E PRANIMIT TE VEPRES
|
PYETJA 13: Cilat jane
kushtet e pranimit te vepres? |
Pėrgjegja 13: Kushtet e
pranimit te vepres tek Allahu,subhanehu ve teala, jane tri:
A- Besimi ne Allahun dhe ne Njeshmerine e Tij.
Ka thene Allahu s.w.t"إِنَّ
الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّاتُ
الْفِرْدَوْسِ نُزُلاً S'ka dyshim se ata qė besuan
dhe bėnė vepra tė mira, vendpritje pėr ta janė Xhennetet e Firdevsit.(Kehf
107).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Thuaj: Kam besuar ne
Allahun pastaj vazhdo me ngulm (nė kėtė).(Muslimi).
B-Sinqeriteti, i cili
permbledhet ne te vepruarit per Allahun,subhanehu ve teala,,duke mos bere
syefaqesi e as duke mos e patur per qellim namin (P.sh:jJ filani po ben
keshtu).
Ka thene Allahu s.w.t"فَاعْبُدِ
اللَّهَ مُخْلِصاً لَّهُ الدِّينَ
adhuroje All-llahun
duke qenė i sinqertė nė adhurimin e Tij!.(Zumer 2).
C- Perputhshmeria e vepres me sunnetin e Pejgamberit
Alejhi selam
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"وَمَا
آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا
اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Cka t'ju
jep Pejgamberi, atė merreni e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju dhe keni frikė
All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr.(Hashr 7).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Kush ben ndonje veper, qe
nuk eshte sipas programit tone ,ajo eshte e refuzuar".(Muslimi)
SHIRKU I MADH
|
PYETJA 1: Cili eshte
mekati me i madh tek Allahu s.w.t? |
PĖRGJEGJA 1: Mekati me i madh
eshte te berit shok Allahut,Subhanehu ve teala.
Argument per kete eshte vet fjala e Allahut,Subhanehu ve
teala"وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ
وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ
عَظِيمٌ
(pėrkujtoju popullit tėnd) Kur Llukmani duke e
kėshilluar, birit tė vet i tha: "O djali im, mos i pėrshkruaj All-llahut
shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsi mė e madhe!"(Llukman 13).
Kur Pejgamberi Alejhi selam u pyet se cili eshte mekati me i
madh ? Tha: T'i besh Allahut shok ndersa Ai te ka krijuar ty".(Muttefekun
Alejhi).
|
PYETJA 2 : Cfare
eshte Shirku i madh? |
PĖRGJEGJA 2 : Shirku i madh
eshte te kushtuarit e ibadetit dikujt tjeter pos Allahut,Subhanehu ve teala,si:
lutja dike tjeter pos Allahut,Subhanehu ve teala ,apo kerkimi ndihme nga te
vdekurit ose te gjallet e zhdukur.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala, "وَاعْبُدُواْ
اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئاً Adhuroni All-llahun
e mos i shoqėroni Atij asnjė send
(Nisa 36).
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Prej mekateve me te
medha:te berit shok Allahut.(Buhariu).
|
PYETJA 3: A gjendet
Shirku ne kete ymmet? |
PĖRGJEGJA 3 : Po,gjendet.
Argument per kete kemi ajetin Kur'anor ku thote Allahu,subhanehu
ve teala, "وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ
بِاللّهِ إِلاَّ وَهُم مُّشْرِكُونَ Dhe shumica e
tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetėm se duke i shoqėruar (zota tė
tjerė).(Jusuf 106).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Nuk do te ndodhe
kataklizma derisa fise nga ymmeti im te mos bashkohen me idhujtaret dhe
derisa t'i adhurojne putat".(Hadithi eshte sahih,e transmeton Tirmidhiu).
|
PYETJA 4 :
C'dispozite ka per lutjen e te vdekurve dhe te zhdukurve? |
PĖRGJEGJA 4: Lutja e tyre
llogaritet prej Shirkut te madh.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"
وَلاَ تَدْعُ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ
يَنفَعُكَ وَلاَ يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذاً مِّنَ
الظَّالِمِينَ Dhe mos lut tjetėr kė pos All-llahut,
ndonjė (idhull) qė nuk tė sjell as dobi as dėm, e nėse bėn atė, dije se i ke
bėrė padrejt vetvetes".(Dtth: ke bere shirk) (Junus 106)
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam"Kush vdes duke lutur dike
tjeter perveq Allahut ,ai do te hyje ne zjarre".(Buhariu)
|
PYETJA 5: Duaja a
llogaritet ibadet-adhurim? |
PĖRGJEGJA 5 : Po,duaja
llogaritet adhurim.
Thote Allahu s.w.t" Zoti juaj ka thėnė: "وَقَالَ
رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ
عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ Mė
thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen
adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė Xhehennem".(Gafir 60).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene "Duaja eshte adhurim".
(Transmeton Ahmedi,ndersa Tirmidhiu ka thenese hadithi eshte
:Hasenun sahih).
|
PYETJA 6 : Te
vdekurit a i degjojne lutjet? |
PĖRGJEGJA 6: Jo,nuk i degjojne.
Ka thene Allahu s.w.t"
إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَى
Ti nuk mund t'i bėsh tė dėgjojnė tė vdekurit
(En
Neml 80).Poashtu ka thene"وَمَا أَنتَ
بِمُسْمِعٍ مَّن فِي الْقُبُورِ
e ti nuk mund tė bėsh
tė dėgjojė ai qė ėshtė nė varr.(Fatir 22).
LLOJET E SHIRKUT TE MADH
|
PYETJA 7 : A kerkojme
ndihme nga te vdekurit dhe te zhdukurit? |
PĖRGJEGJA 7 : Jo,nuk kerkojme
ndihme prej tyre.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"
وَالَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ
لاَ يَخْلُقُونَ شَيْئاً وَهُمْ يُخْلَقُونَ {20} أَمْواتٌ غَيْرُ أَحْيَاء
وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ Ata (idhujt)
qė i adhurojnė (idhujtarėt) pos All-llahut, ata nuk krijojnė asnjė send, po
vetė ata janė tė krijuar.21.Janė tė vdekur e jo tė gjallė, dhe ata nuk e
dinė se kur do tė ringjallen (adhuruesit e tyre).(Nahl 20-21).
Poashtu ka thene"إِذْ
تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلْفٍ
مِّنَ الْمَلآئِكَةِ مُرْدِفِينَ Pėrkujtoni kur
kėrkuat ndihmė prej Zotit tuaj, e Ai ju ėshtė pėrgjigjur: "Unė do t'ju
ndihmoj me njėmijė engjėj qė vijnė njė pas njė (grup pas grupi).(Enfal 9).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"O I Gjalle,O Vigjilues,me
meshiren tende kerkoj mbrojtje!".(Hasen,transmeton Tirmidhiu).
|
PYETJA 8: A lejohet
kerkimi i ndihmes prej dikujt tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala
? |
PĖRGJEGJA 8: Jo,nuk lejohet.
Ka thene Allahu s.w.t"إِيَّاكَ
نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ Ty tė adhurojmė dhe
prej Teje ndihmė kėrkojmė(Fatiha 5).
Ndersa Pejgamberi a.s ka thene"
nėse dikėnd e lut, atėherė
lute vetėm All-llahun, nėse kėrkon ndihmė, atėherė kėrko vetėm prej All-llahut".(Hasenun
sahih,Tirmidhiu).
|
PYETJA 9 : A kerkojme
ndihme nga te gjallet? |
PĖRGJEGJA 9: Po,ne ate qe kane
mundesi per te n'a ndihmuar.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"وَتَعَاوَنُواْ
عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى
Ndihmohuni mes vete me tė
mira dhe nė tė mbara
(Maide 2).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Allahu eshte ne ndihmen e
robit aq sa robi eshte ne ndihmen e vellaut te vet".(Muslimi).
|
PYETJA 10: A lejohet
zotimi per dike tjeter perveq Allahut s.w.t? |
PĖRGJEGJA 10: Jo,nuk lejohet
zotimi per dike tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala.
Argument per kete eshte ajeti "إِذْ
قَالَتِ امْرَأَةُ عِمْرَانَ رَبِّ إِنِّي نَذَرْتُ لَكَ مَا فِي بَطْنِي
مُحَرَّراً فَتَقَبَّلْ مِنِّي إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
(Pėrkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thėnė: "Zoti im, Unė
kėtė qė ėshtė nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr shėrbimin
Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vertetė Ti je Ai qė dėgjon e di!"(Ali
imran 35).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush zotohet per t'a
adhuruar Allahun le t'a adhuroje ndersa kush zotohet per t'i bere mekat, le
te mos i beje mekat".(Buhariu)
|
PYETJA 11: A lejohet
therrja per dike tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala ? |
PĖRGJEGJA 11: Jo,nuk lejohet.
Argument per kete merret ajeti"فَصَلِّ
لِرَبِّكَ وَانْحَرْ
Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hirė tė Zotit
tėnd!(Kewther 2).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Allahu i ka mallkuar ata,qe
therrin jo ne emer te Allahut ".(Muslimi)
|
PYETJA 12: A bejme
tavaf rreth varrezave qe te ofrohemi me to tek Allahu,subhanehu ve
teala, ? |
PĖRGJEGJA 12: Jo,ne nuk bejme
tavaf perveqse rreth Qabese.
Argument kemi ajetin "ثُمَّ
لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ
الْعَتِيقِ Pastaj le tė heqin papastėrtinė e tyre, le
t'i zbatojnė premtimet e veta dhe le tė sillėn (bėjnė tavaf) rreth shtėpisė
sė lashtė.(Haxh 29).
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam"Kush ben tavaf rreth Qabese
shtate here dhe i fale dy rekate,eshte sikur te kete liruar nje rob".(Sahih,e
transmeton Ibni Maxheja).
|
PYETJA 13: Cfare
eshte dispozita per magjine-sihrin? |
PĖRGJEGJA 13: Sihri llogaritet
pjese e kufrit (mosbesimit).
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"وَلَـكِنَّ
الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ
djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve
magjinė
(Bekare 102).
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam
ka thėnė: "Ruajuni nga shtatė tė kėqija tė mėdha!" (As'habėt) kanė thėnė: "O
i Dėrguari All-llahut, cilat janė ato mėkate?" Ka thėnė: "Tė shoqėruarit e
All-llahut, sihri, mbytja e dikujt, qė All-llahu e ka ndaluar, pėrveē me tė
drejtė, ngrėnia e kamatės, pasurisė sė bonjakut, ikja nga fushėbeteja dhe
shpifja pėr amoral tė besimtares sė devotshme dhe tė ndershme". (Muslimi)
|
PYETJA 14: Falltorėve
dhe astrologeve a iu zeme bese ne lajmet qe na i japin per te fshehten-gajbin? |
PĖRGJEGJA 14: Jo,nuk iu zeme
bese.
Thote Allahu s.w.t"قُل
لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ
وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ Thuaj:
"Askush veē All-llahut as nė qiejt, as nė tokė nuk e di tė fshehtėn, as nuk
e din se kur ringjallen!"(Neml 65).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush shkon tek nje astrolog
apo falltor dhe i ze bese ne ate qe e informon ai veq e ka mohuar ate qe i
eshte zbritur Muhammedit".(Sahih,transmeton Ahmedi).
|
PYETJA 15: A e di
dikush te fshehten-gajbin? |
PĖRGJEGJA 15: Askush nuk e din
gajbin perveq atyre, qe Allahu,subhanehu ve teala,ua ka treguar prej
pejgambereve rusul.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"
عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ
أَحَداً {26} إِلَّا مَنِ ارْتَضَى مِن رَّسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِن بَيْنِ
يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَداً Ai ėshtė qė e di tė
fshehtėn, por fshehtėsinė e vet nuk ia zbulon askujt.27.Me pėrjashtim tė
ndonjė tė dėrguari qė Ai do. Atė botė Ai vė roje para edhe prapa tij (kur i
shpall fshehtėsinė).(Xhinn 26-27).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Gajbin-sekretin nuk e di
askush pos Allahut,Subhanehu ve teala ".(Hasen,transmeton Taberaniu).
|
PYETJA 16: A i varim
penjet dhe zingjeret
per sherim? |
PĖRGJEGJA 16. Jo, nuk i varim
duke u bazuar ne ajetin kur'anor"وَإِن
يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ وَإِن يَمْسَسْكَ
بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدُيرٌ
Nėse All-llahu tė godet me ndonjė tė keqe, s'ka kush
qė ta largojė atė pos Tij, e nėse tė dhuron ndonjė tė mirė, duhet ditur se
Ai ėshtė i gjithėfuqishėm pėr ēdo send.(En'am 17).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Sa iu perket atyre, ato
nuk te shtojne tjeter perveq dobesise.Largoje ate prej vetes,sepse ti nese
vdes (ne nje gjendje te tille) nuk do te shpetosh kurre".( Hakimi e ka
transmetuar dhe e ka bere sahih ndersa Dhehebiu ka rene ne dakord me te).
|
PYETJA 17:A ngjesim rruza dhe guaska apo gjera te
tjera te ngjashme me to ? |
PĖRGJEGJA 17: Jo, nuk i
ngjesim prej sysh-it (marrja sysh).
Thote Allahu, subhanehu ve teala,"
وَإِن يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ
كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ وَإِن يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ
قَدُيرٌ Nėse All-llahu tė godet me ndonjė tė keqe,
s'ka kush qė ta largojė atė pos Tij, e nėse tė dhuron ndonjė tė mirė, duhet
ditur se Ai ėshtė i gjithėfuqishėm pėr ēdo send.(En'am 17).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush barte hajmali ai veq
ka bere shirk".(Sahih,transmeton Ahmedi).
|
PYETJA 18:C'eshte
dispozita per veprimin sipas ligjeve te vėnduara nga njerzit,te cilat
jane ne kundershtim me Islamin? |
PĖRGJEGJA 18: Veprimi sipas
ligjeve, te cilat jane ne kundershtim me Islamin konsiderohet kufer nese e
lejon ose beson ne vlefshmerine e tyre.Thote Allahu s.w.t"
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ
فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
E kush nuk gjykon
me atė qė e zbriti All-llahu, ata janė mohues.(Maide 44).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene " Dhe nuk ndodhe qe lideret
e tyre te mos gjykojne me librin e Allahut,Subhanehu ve teala, dhe te
zgjedhin (aty ku atyre iu pelqen), nga ajo qe ka zbritur Allahu,subhanehu ve
teala, e te mos ua kthej Allahu forcen e tyre ne ta (dtth te perēahen)."(Ibni
Maxheh)
|
PYETJA 19: Si ia
demantojme shejtanit pyetjen: Kush e ka krijuar Allahun,subhanehu ve
teala ? |
PĖRGJEGJA 19: Nese shejtani i
ben vesvese dikujt prej jush me kete pyetje atehere le te kerkoje ndihme
prej Allahut,Subhanehu ve teala !
Thote Allahu,subhanehu ve teala,"
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ
نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
E nėse ty tė ngacmon ndonjė ngacmim prej shejtanit, kėrko
mbrojtje nė All-llahun, vėrtet Ai ėshtė Dėgjuesi, i Dijshmi!(Fussilet 36).
Pejgamberi Alejhi selam na ka mesuar si t'ia kthejme kurthen
shejtanit.Na ka mesuar te themi: Kam besuar ne Allahun dhe te derguarit e
Tij, All-llahu ėshtė Njė!All-llahu ėshtė Ai, qė ēdo krijesė i drejtohet (i
mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.Dhe Atij
askush nuk i ėshtė i barabartė.Pastaj le te peshtyeje net e majten tri here
,le te kerkoj mbrojtje prej Allahut nga shejtani sepse kjo ia largon ate".
(Kjo eshte nje rezyme e haditheve te verteta,te cilat jane
te transmetuara nga Buhariu & Muslimi,Ahmedi dhe Ebu Davudi)
|
PYETJA 20: Cfare dėmi
ka Shirku i madh? |
PĖRGJEGJA 20: Shirku i madh
shkakton perjetesine ne zjarre.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala, "
لَّقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُواْ إِنَّ اللّهَ
ثَالِثُ ثَلاَثَةٍ وَمَا مِنْ إِلَـهٍ إِلاَّ إِلَـهٌ وَاحِدٌ وَإِن لَّمْ
يَنتَهُواْ عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْهُمْ
عَذَابٌ أَلِيمٌ Gjithashtu bėnė kufr (mosbesim) ata
qė thanė: " All-llahu ėshtė i treti i treve". S'ka nė gjithėsi tjetėr pos
njė All-llahu, e nėse nuk pushojnė nga ajo qė thanė (tre zotėra), do t'i
kapė dėnim i dhėmbshėm, ata qė nuk besuan prej tyre.(Maide 73).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Kush e takon Allahun duke
i bere shirk do te hyje ne zjarre".(Muslimi).
|
PYETJA 21: A ben dobi
vepra me shirk ? |
PĖRGJEGJA 21: Vepra nuk te ben
dobi nese ke bere shirk.
Thote Allahu s.w.t"
ذَلِكَ هُدَى اللّهِ يَهْدِي بِهِ مَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَلَوْ
أَشْرَكُواْ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
Ky ėshtė udhėzim i All-llahut, udhėzon me tė kė tė dojė nga robėt e Tij. E
sikur t'i pėrshkruajnė shok Zotit (edhe ndonjė nga kėta) kishte pėr t'iu
shkuar huq ajo qė kanė vepuar.(En'am 88).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene".Thote Allahu, subhanehu ve
teala,: Une, nga ata qe iu beni shirk, me se paku kam nevoje per shirk.Kush
ben ndonje veper duke me bere shok dike tjeter do t'a le ate dhe shirkun e
tij.(Muslimi).
SHIRKU I VOGEL
|
PYETJA 1:C'fare eshte
shirku i vogel ? |
PĖRGJEGJA 1 : Shirk i vogel
llogaritet Rijaja-syefaqesia.
Thote Allahu s.w.t"
فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ
عَمَلاً صَالِحاً وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً
e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė
bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos pėrziejė askė."(Kehf
110)
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Vertet ajo qe me shumti per
ju e kam frike eshte shirku i vogel:Syefaqesia".(Sahih,Ahmedi).
Prej shirkut te vogel poashtu llogaritet edhe fjala e
njeriut"Po te mos ishte Allahu dhe filani,apo cka te doje Allahu dhe cka te
duash ti".
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Mos thuani cka te doje
Allahu dhe te doje filani por thuani:Cka te doje Allahu pastaj cka te doje
filani".(Sahih,Ebu Davudi).
|
PYETJA 2: A lejohet
betimi ne dic tjeter perveq Allahut, Subhanehu ve teala ? |
PĖRGJEGJA 2: Jo,nuk lejohet
betimi ne dike tjeter perveq Allahut,Subhanehu ve teala.
Ka thene Allahu,subhanehu ve teala,"
قُلْ بَلَى وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ
لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ وَذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, pa tjetėr do tė
ringjalleni dhe do tė njiheni me atė qė keni punuar, e ajo pėr All-llahun
ėshtė lehtė!".(Tegabun 7)
Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Kush betohet ne dike tjeter
perveq Allahut , ai veq ka bere shirk".(Sahih,Ahmedi).
Pejgamberi Alejhi selam ne nje transmetim tjeter ka thene"Kush
betohet le te betohet ne Allahun ose le te heshte".(Mutefekun alejhi).
TEVESSULI DHE SHEFATI
(Te afruarit tek Allahu,subhanehu ve teala, dhe
ndermjetesimi tek Ai)
|
PYETJA 1: Me cka
ofrohemi tek Allahu,subhanehu ve teala,? |
PĖRGJEGJA 1: Ofrimi mund te
jete i lejuar dhe i ndaluar.
1-Ofrimi i lejuar dhe i kerkuar
Ky ofrim eshte me emrat dhe cilesite e Allahut,Subhanehu ve
teala si dhe me vepra ta mira.
Ka thene Allahu s.w.t"
وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ
يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
All-llahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirreni me ata e
hiquni nga ata qė bėjnė shtrembėrime me emrat e Tij. Ata kanė pėr t'u
shpėrblyer (me dėnim) pėr veprimet e tyre.(A'raf 180).
Poashtu ka thene" يَا
أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَابْتَغُواْ إِلَيهِ
الْوَسِيلَةََ O ju qė besuat!Keni frikė All-llahun
dhe kėrkoni afrim te Ai
(Maide 35).
(Dtth: Afrohuni tek Allahun me respekt ndaj Tij dhe me
vepra,qe Ai eshte i knaqur me to.Kete koment e ka permendur ibni kethiri ne
tefsirin e tij duke rrefyer nga katadeja".)
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Te lus me cdo emer qe e
ke!".
(Sahih,Ahmedi)
Argument mirret edhe thenia e Pejgamberit Alejhi selam thene
sahabiut,i cili kerkoi nga Pejgamberi Alejhi selam t'a shoqeroje ne xhennet"
Ndihmoji vetes (per kete deshire) me shume sexhde".(Muslimi).
(Pra ndihmoja vetes me namaz,e cila llogaritet veper e mire)
Lejohet afrimi edhe me dashurine tone dhe dashurine e
Allahut,Subhanehu ve teala per te derguarin e Tij dhe per njerzit e mire (Evlijate).
Ndersa sa i perket tevessulit me autoritetin e Pejgamberit
Alejhi selam ,p.sh te thuash: O Allah! Per hire te autoritetit te
Muhammedit sherom!, kjo konsiderohet bidat sepse shoket e Pejgamberit Alejhi
selam nuk e kane bere. Madje Omeri r.a ndermjetesoi me duane e Abbasit duke
qene gjalle e nuk ndermjetesoi me Pejgamberin Alejhi selam pas vdekjes se
tij.
Ky lloj ndermjetesimi ndodhe t'a shpie njeriun ne
shirk,sidomos nese beson njeriu se Allahu,subhanehu ve teala, ka nevoje per
ndermjtesim te njeriut sikurse princi tek sultani.Kjo njeherit konsiderohet
ngjasim i Krijuesit me krijesat.
|
PYETJA 2: A ka nevoje duaja per nderhyrjen e
njeriut? |
PĖRGJEGJA 2: Jo,nuk ka nevoje
duaja per nderhyrjen dhe as ndermjetesimin e askujt.
Kete e themi bazuar ne:
-Fjalen e Allahut, Subhanehu ve teala "
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي
قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لِي
وَلْيُؤْمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ E kur
robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur
lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen
ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua.(Bekare 186),dhe
-Thenien e Pejgamberit, Alejhi selam, "Ju po e lutni
degjuesin, te afermin dhe Ate qe eshte me ju". (Dtth me diturine e Tij s.w.t
eshte me ju).( Muslimi)
|
PYETJA 3: A lejohet
kerkimi i duase nga te gjallit ? |
PĖRGJEGJA 3: Lejohet kerkimi i
duase nga te gjallit por jo edhe nga te vdekurit.
Allahu,subhanehu ve teala,thote duke iu drejtuar Pejgamberit,Alejhi
selam, ne te gjalle te tij"
وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ
وَلِلْمُؤْمِنِينَ
kėrko falje pėr mėkatin tėnd, pėr tė besimtarėve e
tė besimtareve,
(Muhammed 19)
Ndersa ne hadithin e vertet, te cilin e transmeton Tirmidhiu,
rrefehet se nje person i verber erdhi tek Pejgamberi Alejhi selam dhe i tha:
Lute Allahun te me sheroje
".
|
PYETJA 4: Cfare eshte
ndermjetesimi i Pejgamberit, Alejhi selam, ? |
PĖRGJEGJA4: Ndermjtesimi i
Pejgamberit,Alejhiselam,eshte Kumtimi.
Thote Allahu, subhanehu ve teala,"
يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ
إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ O ti i dėrguar! Komunikoje atė
qė t'u zbrit prej Zotit tėnd,
(Maide 67).
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" O Allahu im! Deshmo!
, si pergjegje te thenies se sahabeve " Deshmojme se ti veq ke kumtuar (ate
qe te ka obliguar Allahu, subhanehu ve teala, ).(Muslimi)
|
PYETJA 5: Prej kujt e
kerkojme shefatin e Pejgamberit,Alejhi selam, ? |
PĖRGJEGJA 5: E kerkojme prej
Allahut, Subhanehu ve teala .
Thote Allahu, subhanehu ve teala,"قُل
لِّلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعاً لَّهُ
Thuaj: "I tėrė shefaati (ndėrmjetėsimi) i takon
vetėm All-llahut,
(Zumer 44)
Pejgamberi Alejhi selam e kishte mesuar njerin prej sahabeve
te thoshte" O Allahu im! Bere ( Muhammedin ) ndermjetesues timin".
( Hasenun sahih,e transmeton Tirmidhiu)
Poashtu ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Une e kam fshehur
lutjen time per te qene shefat ne Diten e Kijametit, per ata qe vdesin prej
ummetit tim,duke mos i bere shok Allahut,Subhanehu ve teala ".(Muslimi)
|
PYETJA 6: A kerkojme
ndermjtesim nga te gjallit ? |
PĖRGJEGJA 6: Po,kerkojme nga
te gjallit por vetem ne ceshtjet,qe kane te bejne me Dunjane.
Ka thene Allahu, subhanehu ve teala, "
مَّن يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُن
لَّهُ نَصِيبٌ مِّنْهَا وَمَن يَشْفَعْ شَفَاعَةً سَيِّئَةً يَكُن لَّهُ كِفْلٌ
مِّنْهَا Kush ofron ndihmė tė mirė, do tė ketė pjesė
nga ajo, dhe kush ofron ndihmė tė keqe do tė ngarkohet me tė...(Nisa 85)
Pejgamberi Alejhi selam thoshte" Ndermjetesoni qe te
shperbleheni ( tek Allahu,subhanehu ve teala, )".( Sahih,transmeton Ebu
Davudi)
|
PYETJA 7: A t'a
ngrisim larte me tė lavduar Pejgamberin,Alejhi selam, ? |
PĖRGJEGJA 7: Jo, nuk e ngrisim
larte dhe nuk e lavdojme per se tepermi.
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى
إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ Thuaj:
"Unė jam vetėm njeri, sikurse ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė
Zoti juaj, ... (Kehf 110)
Ndersa vet Pejgamberi Alejhi selam thoshte " Mos me ngritni
mua ashtu sci e kane ngritur te krishteret Isain,te birin e Merjemes,sepse
une jam rob andaj thuani: Robi i Allahut dhe i derguari i Tij".( Buhariu).
XHIHADI,MIQESIA DHE QEVERISJA
|
PYETJA 1: Cfare eshte
dispozita per xhihadin ne rrugen e Allahut,Subhanehu ve teala ? |
PĖRGJEGJA 1: Xhihadi eshte
obligim me pasuri,shpirt dhe gjuhe.
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
انْفِرُواْ خِفَافاً وَثِقَالاً
وَجَاهِدُواْ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ
Dilni (nė luftė), le t'ju vijė (lufta) e lehtė ose e rendė, luftoni pėr hire
tė All-llahut me pasurinė tuaj dhe me veten tuaj;
(Tewbe 41)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam thoshte" Lftoni politeistat
me pasurite, vetat dhe gjuhet tuaja".( Ebu Davud ,hadithi eshte sahih)
|
PYETJA 2: Cfare eshte
miqesia? |
PĖRGJEGJA 2: Miqesia eshte
dashuri dhe ndihme.
Thote Allahu,subhanehu ve teala,"
وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ
أَوْلِيَاء بَعْضٍ Besimtarėt dhe besimtaret janė tė
dashur pėr njėri-tjetrin,
(Tewbe 71)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Besimtari ne raport
me besimtarin i ngjan nderteses,pjeset e se ciles e mbajne njera tjeteren".
( Muslimi).
|
PYETJA 3: A lejohet
miqesia me pabesimtaret dhe ndihma atyre? |
PĖRGJEGJA 3: Jo, nuk lejohet
nje gje e tille.
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ
مِنْهُمْ
E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej
tyre
.(Maide 51)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam kishte thene" Vertet familja
e Beni Fulanit nuk jane miq te mi".(Sahih,tranmseton Ahmedi)
|
PYETJA 4: Kush eshte
Veliu-Miku? |
PĖRGJEGJA 4: Veliu eshte
besimtari i sinqerte dhe i devotshem.
Ka thene Allahu, subhanehu ve teala, "
أَلا إِنَّ أَوْلِيَاء اللّهِ لاَ خَوْفٌ
عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ {62} الَّذِينَ آمَنُواْ وَكَانُواْ
يَتَّقُونَ Ta keni tė ditur se tė dashurit e All-llahut
(evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosje?(Ata janė
ata) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur.(Junus 62-63)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam thote" Vertet mik imi eshte
Allahu,subhanehu ve teala, dhe i miri i besimtareve".
(Sahih, transmeton Ahmedi)
|
PYETJA 5: Me cfare qeverisin muslimanet? |
PĖRGJEGJA 5: Muslimanet
qeverisin me Kur'anin dhe hadithin e vertete.
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَا أَنزَلَ
اللّهُ
(Ta zbritėm)
Qė edhe ti tė gjykosh me atė qė tė zbriti All-llahu,
(Maide 49)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Dijetari i se
fshehtes dhe te dukshmes,Ti Gjykon ne mes krijesave Tua".( Muslimi)
TE PUNUARIT ME KUR'ANIN DHE HADITHIN
|
PYETJA 1: Perse e
zbriti Allahu,subhanehu ve teala, Kuranin? |
PĖRGJEGJA 1: Allahu,subhanehu
ve teala, e zbriti Kur'anin per te punuar sipas tij.
Thote Allahu,subhanehu ve teala, "
اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ
Pėrvetėsoni atė qė ju ėshtė zbritur nga Zoti juaj,
(A'raf
3)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Lexojeni Kur'anin,
punoni sipas tij dhe mos hani me te ".(Sahih,tranmseton Ahmedi)
|
PYETJA 2: Cfare eshte
dispozita e te punuar me hadithin sahih? |
PĖRGJEGJA 2: Te vepruarit
sipas hadithit sahih eshte obligim.
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ
وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا..Cka t'ju jep
Pejgamberi, atė merreni e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju..(Hashr 7)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam, ka thene "Mbahuni per
traditen (sunnetin) time dhe ate te Hulefai Rrashidineve Mehdijjineve (
udheheqesve te drejte e te udhezuar),mbahuni fort per to".(sahih,transmeton
imam Ahmedi)
|
PYETJA 3: A te
mjaftojme me Kur'anin ndaj Hadithit? |
PĖRGJEGJA 3: Jo,nuk bejme
ashtu sepse Allahu,subhanehu ve teala, thote"
وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ
لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u
ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kur'anin).(Nahl 44)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Veni re! Mua me
eshte dhene Kur'ani dhe i ngjashmi me te".( Duke aluduar ne sunnetin e tij
Alejhi selam)
(Sahih,transmeton Ebu Davudi dhe te tjeret)
|
PYETJA 4: A i japim
perparesi ndonje thenie para fjales se Allahut,Subhanehu ve teala dhe
Pejgamberit,Alejhi selam, ? |
PĖRGJEGJA 4: Jo, nuk iu japim
perparesi duke u bazuar ne ajetin kur'anor "
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُقَدِّمُوا
بَيْنَ يَدَيِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ
O besimtarė, mos bėni asgjė para (se tė orientoheni
nė udhėzimet e) Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij,
(Huxhurat 1)
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Krijese nuk i behet
respekt kur ta kundershtoje Krijuesin".( Sahih,transmeton Taberani)
Ibni Abbasi thoshte" Kam frike se do t'iu zbresin gure prej
qiellit! Iu them: Ka thene i derguari i Allahut,Subhanehu ve teala ndersa me
thuani ka thene Ebu Bekri e Omeri!".
|
PYETJA 5: Cfare te
bejme kur te polemizojme? |
PĖRGJEGJA 5: Kthehemi tek
Kur'ani dhe hadithet e verteta .
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ
أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ فَإِن
تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ
تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً
O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė
dėrguarin dhe pėrgjegjėsve nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje,
drejtojuni All-llahut dhe tė dėrguarit dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk
pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te All-llahu (te
libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė
fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė.(Nisa 59)
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Mbahuni per traditen (sunnetin)
time dhe ate te Hulefai Rrashidineve, mbahuni fort per to".(Sahih,transmeton
Imam Ahmedi)
|
PYETJA 6: Si t'a
duash Allahun, subhanehu ve teala, dhe te derguarin e Tij? |
PĖRGJEGJA 6: I duam duke i
respektuar dhe duke pasuar urdherat e tyre.
Thote Allahu,subhanehu ve teala, "
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ
فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ
غَفُورٌ رَّحِيمٌ Thuaj: Nėse e doni All-llahun,
atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se
All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.(Ali Imran 31)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Askush prej jush
nuk ka besuar derisa une te jem me i dashur tek ai sesa prindi, femiu dhe
tere njerzit".( Muttefekun alejhi)
|
PYETJA 7: A e
braktisim punen dhe mbeshtetemi ne Kader-caktimin e Allahut,subhanehu
ve teala,)? |
PĖRGJEGJA 7: Jo,nuk e
braktisim punen.
Thote Allahu,subhanehu ve teala, "
فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَى {5}
وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى {6} فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى
E, sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet,Dhe vėrteton bindshėm pėr mė tė
mirėn,Ne do ta pėrgatitim atė pėr mė tė lehtėn.( Lejl 5-7).
Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Punoni! , sepse cdonjerit
i vie e lehte ajo per te cilen eshte krijuar".(Buhariu dhe muslimi)
SUNNETI DHE BIDATI
|
PYETJA 1: A ka ne fe
bidat te mire? |
PĖRGJEGJA 1: Ne fe nuk ka
bidat te mire.
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ
وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِيناً
Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha
pėr ju islamin fe
.(Maide 3)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene"Cdo bidat eshte
humbje ndersa cdo humbje shpie ne zjarre".
(Sahih ,transmeton Ahmedi dhe te tjeret)
|
PYETJA 2: Cfare eshte
bidati ne fe? |
PĖRGJEGJA 2: Bidati ne fe
eshte te shtosh apo te mangesosh dic prej saj.
Thote Allahu,subhanehu ve teala, duke ua mohuar idhujtareve
bidatet e tyre " أَمْ لَهُمْ شُرَكَاء
شَرَعُوا لَهُم مِّنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَن بِهِ اللَّهُ
A mos kanė ata ortakė (zota ose idhuj) qė u pėrcaktuan atyre fé, tė cilėn
nuk e urdhėroi All-llahu?...(Shura 21)
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka thene" Kush shpik dic ne
ceshtjen tone ,qe nuk eshte prej saj,ajo ( automatiksiht) eshte e refuzuar".
( Muttefekun alejhi)
|
PYETJA 3: A ka ne
Islam nisma te mbara? |
PĖRGJEGJA 3: Po,ne Islam ka
nisma te mira apo te mbara.
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam "Kush nis ne Islam nje
nisme te mbare ai e ka shperblimin e saj dhe shperblimin e tere atyre qe pas
tij veprojne sipas saj, duke mos iu munguar atyre ne shperblim asgje
".(
Buhariu)
KUR FITOJNE MUSLIMANET
|
PYETJA 1: Kur fitojne
muslimanet? |
PĖRGJEGJA 1: Muslimanet
fitojne kur te kthehen e t'a zbatojne librin e Allahut,Subhanehu ve teala
dhe sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, ne praktike,kur te fillojne t'ua
mesojne njerzve Njeshmerine e pastert te Allahut,Subhanehu ve teala, t'ua
terheqin verejtjen nga shirku me te gjitha llojet e format e tij si dhe te
pregaditin kunder armikut te tyre ate qe kane mundesi.
Thote Allahu, subhanehu ve teala, "
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن
تَنصُرُوا اللَّهَ يَنصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ
O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) All-llahun, Ai u
ndihmon juve dhe u forcon kėmbėt tuaja.(Muhammed 7)
Poashtu thote Allahu, subhanehu ve teala, "
وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ
وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا
اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ
الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْناً
يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئاً وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ
فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
Atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhė bėnė vepra
tė mira All-llahu u premtoi se do t'i bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si pat
bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta,
do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do t'u dhurojė siguri. Ata mė
adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush edhe pas kėsaj mohon, tė
tillė janė ata mė tė prishurit.( Nur 55)
DUAJA E PRANUAR
Ka thene Pejgamberi Alejhi selam: Nuk ndodhe t'a godet ndoke
ndonje pikellim apo brenge e te thote" O Allahu im! Une jam robi yt dhe biri
i robit e robereshes Sate,balli im eshte ne doren Tende, gjykimi dhe
drejtesia Jote zbatohen tek une,te lus me cdo emer qe posedon,apo qe e ke
emertuar Veten,apo e ke zbritur ne librin Tend,apo ia ke mesuar ndokujt prej
krijesave Tua apo je vecuar Ti me te nė diturine Tende te fshehte,qe t'a
besh Kur'anin pranvere te zemres sime,drite te gjoksit tim, largues te
brenges dhe eliminues te pikellimit tim",e te mos ia largoje Allahu,subhanehu
ve teala,pikellimin dhe brengen e tij si dhe t'ia zevendeson ne vend te tyre
me gezim".
Transmeton Ahmedi, sahih)
9/12/2004, e enjte
(pak para namazit te akshamit( 05:45))
Ubd,Brunei Darussalam
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
(Zbret ashtu
sic i takon Madherise se Tij,dhe Atij asgje prej krijesave nuk i ngjan)