BESIMI I IMAMIT EBU HANIFE R.A
Keto jane disa thenie te imamit te nderuar,Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,ne lidhje me besimin ne ceshtjet e bazave te fese si qendrimi i tij ndaj shkences se Ilmul Kelamit (Apologjetikes).
A- Theniet E Imamit Ebu Hanife Ne Tewhid
Se Pari: Besimi i tij ne njeshmerine- monoteizmin e Allahut s.w.t dhe sqarimi i tevessulit (afrimit tek Allahu s.w.t) te ligjezuar dhe atij te shpikur.
1- Ka thene Ebu Hanife, Allahu e paste meshiruar,: Askush nuk duhet t'a lus Allahun s.w.t perveqse me Tė,(dhe) me duane e lejuar per te,te urdheruar me te,e cila nenkuptohet prej ajetit" " All-llahu ka emrat mė tė bukur, andaj Atė thirrne me ata e hiquni nga ata qė bėjnė shtrembėrime me emrat e Tij. Ata kanė pėr t'u shpėrblyer (me dėnim) Pėr veprimet e tyre" (El-A'raf, 180).(Ed Durr-rru el muhtar min hashijeti-l-muhtar,6 /396 -397)
2-Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,: Urrehet te thote lutesi ne dua: Te lus per hire te filanit,ose te te derguarve Tu,ose te Shtepise se Nderuar,ose El Meshar El Haram (Vend ne Mekke)
(Sherh El Akideti Et Tahavijeti ,f:234,It-hafues Sadeti-l-Muttekine 2/285,Sherhu-L-Fikhi-L-Ekberi te Mulla Ali El Kariut 189).
3- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,:Askush nuk duhet t'a lus Allahun s.w.t perveqse me Te, ndersa une e urrej te thote(lutesi ne dua): pėr hirė tė nyjeve tė krenarisė sė Arshit Tėnd, ose pėr hirė tė krijesave Tua ( Et Tevessul Vel Vesiletu,f 82,Sherh Fikhil Ekberi f ,198).
Se Dyti: Theniet e tij rreth sifateve-cilesive te Allahut s.w.t dhe kundershtimi i tij ndaj Xhehemijjeve.
4-Allahu s.w.t nuk pershkruhet me cilesite e krijesave,hidherimi dhe knaqesia-gezimi i Tij jane dy cilesi prej cilesive te Tij pa(pyetur) "si",ky eshte mendimi i Ehli-s-Sunnetit dhe xhematit,Ai hidherohet dhe gezohet,ndersa nuk thuhet: hidherimi i Tij eshte denim i Tij dhe gezimi i Tij eshte shperblimi i Tij,e pershkruajme Ate me cka e ka pershkruar veten, Ai, All-llahu ėshtė Njė!All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.,eshte i Gjale,i Forte (kadir),Degjues,Shiques,Alim(dijetar),Dora e Allahut s.w.t mbi duart e tyre,nuk eshte si duart e krijesave te Tij dhe fytyra e tij nuk eshte si fytyrat e krijesave)( El Fikhu El Ebsat 56).
5-Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,:Ai(Allahu s.w.t) ka dore,fytyre,qenie,sic i ka cekur Allahu s.w.t ne Kur'an,ate qe e ka cek Allahu s.w.t ne kur'an ,doren,fytyren,qenien,ato jane cilesi te Tij pa (pyetur)"si " dhe nuk thuhet dora e tij eshte forca e Tij ose begatia e tij sepse kjo dtth ta keqinterpretosh-prishesh cilesine dhe njeherit ky eshte mendimi i Kaderinjeve dhe Mu'tezileve (dtth te thuash se dora eshte forca).(El Fikhu El Ekber 302).
6- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,:Askujt nuk i lejohet te flas rreth qenies se Allahut s.w.t me dic,por duhet ta pershkruaj me ate qe Ai e ka pershkruar Veten e tij s.w.t e as te thote dic rreth Allahut me hamendje-logjikėn e tij ,Qofte i Madheruar Allahu,Zoti i botrave!(Sherh Akidetut Tahavije 2/427,Xhelaul Ajnejni 368)
7- Kur eshte pyetur imami per zbritjen e Allahut s.w.t ka thene: Zbret pa si (forme).( Akidetus Selefi As-habil Hadithi42,El Esmau Ves Sifatu, Bejheki 456,Sherh Et Tahavijje 245,Sherh Fikhul Ekber,te Kariut 60)
8- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,:Allahu s.w.t lutet prej se larti e jo prej se poshti sepse ultesia nuk eshte prej pershkrimit te Zotit dhe Hyjnisė ne asgje.(El Fikhu El Ebsat 51)
9- Ka thene: Ai (Allahu s.w.t) hidherohet dhe gezohet,nuk thuhet hidherimi i Tij eshte ndeshkimi i tij dhe as gezimi i Tij eshte shperblimi i Tij).(El Fikhu El Ebsat 56).
10- Ka thene: Asgjeje prej krijesave te Tij nuk i ngjane(Allahu s.w.t) sikurse qe Atij asgje prej krijesave te Tij nuk i ngjan,eshte dhe vazhdon te jete me emrat dhe cilesite e Tij,(te pafillimta dhe te pambarimta).(Fikhul Ekber 301)
11- Ka thene: Cilesite e Tij s.w.t nuk jane si cilesite e krijesave ,din jo si dituria jone,ka force jo si forca jone,shef jo si te parit tane,degjon jo si te degjuarit tane,flet jo si te folurit tone( El Fikhul Ekber 302)
12- Ka thene: A?llahu s.w.t nuk pershkruhet me cilesite e krijesave.(El Fikhul Ebsat 56).
13- Ka thene:Kush e pershkruan Allahun s.w.t me ndonje domethenie prej domethenieve te njerzimit ai veq ka bere kufer.(El Akidetu Et Tahavijje)
14- Ka thene: Ciilesite e Tij jane: Dhatijje(qenesore) dhe Fi'lijje(veprore).Sa iu perket atyre dhatijje (qenesore) ato jane:Jeta ,Forca,Dituria,Te Folurit ,Degjimi ,Shiqimi dhe Deshira ndersa ato fi'lije (veprore) jane: Krijimi,Furnizimi, Shpikja,Persosmeria,Bėrja,dhe cilesi te tjera veprore,Ai eshte dhe vazhdon te jete me emrat dhe cilesite e Tij( te pafillimta dhe te pambarimta).(El Fikhul Ekber 301).
15- Ka thene:All-llahu i Madhėruar vepron, e vepra ėshtė cilėsi e Tij qė nga lashtėsia (ezeli), pra, veprues ėshtė All-llahu, vepra ėshtė cilėsi qysh nga ezeli, e vepruara ėshtė e krijuar, kurse vepra e All-llahut nuk eshte e krijuar .(Fikhul Ekber 301)
16- Ka thene: Ai qe thote se: nuk e di se a thua Zoti im eshte ne qiell apo ne toke ai veq ka bere kufer.Pokeshtu ka bere kufer edhe ai qe thote se Allahu s.w.t eshte mbi Arsh por nuk e dime se a eshte arshi ne qiell apo ne toke? (El Fikhul Ebsat 46,dic te ngjashme transmeton edhe Shejhul Islami,Ibni Tejmije ne Mexhmuul Fetava5/48,pastaj Ibnul Kajjimi ne "Ixhtimaul Xhujushi El Islamijjeti 139,Dhehbiu ne El Uluvvu 101-102,Ibni Kudame ne El Uluvvu 116,Ibni Ebi El Izz ne Sherh Et Tahavije 301)
17- I ka thene gruas e cila e ka pyetur: Ku eshte Zoti yt ,te cilin e adhuron? Ka thene"Allahu s.w.t eshte ne qiell e jo ne toke.I tha nje njeri: E cfare mendon per ajetin""Ai ėshtė me ju" (El-Hadid, 4),i ėshtė pėrgjigjur: "Kjo eshte sikur t'i shkruash njeriut "Unė jam me ty" mirėpo ti nuk je pranė tij ( El Esmau Ves Sifat 329)
18- Ka thene gjithashtu" Dora e All-llahut ėshtė mbi duartė e tyre, nuk eshte si dora e krijesave tė Tij( El Fikhul Ebsat 56)
19- Gjithashtu thotė: "All-llahu i Madhėruar ėshtė nė qiell e jo nė tokė.Pas kėsaj njė njeri i tha: "A thua vallė nuk thotė All-llahu xhel-le shanuhu"Ai ėshtė me ju" (El-Hadid, 4), i ėshtė pėrgjigjur: "Kjo eshte sikur t'i shkruash njeriut "Unė jam me ty" mirėpo, ti nuk je pranė tij ( El Esmau Ves Sifat 2/170)
20- Ka thene " All-llahu i Madhėruar flet, ngase pėrndryshe nuk do t'i kishte folur Musait alejhi selam (El Fikhul Ekber 302)
21- Ka thene "Allahu s.w.t flet me te folurit e tij dhe te folurit eshte cilesi qysh nga ezeli(pafillimesia)(El Fikhul Ekber 301)
22-Ka thene : Flet por jo si te folurit tone (El Fikhul Ekber 302)
23- Ka thene" Musai e degjoi te folurit e Allahut s.w.t ,sic thote Allahu s.w.t"E Musait i foli All-llahu me fjalė." (En-Nisa- 164), d.t.th. All-llahu i Madhėruar flet se pėrndryshe nuk do tė kishte folur Musait alejhi selam( Fikhul Ekber 302)
24- Kur'ani ėshtė fjalė e All-llahut, i shkruajtur nė mus-hafe, i ruajtur nė zemra, i lexuar me gjuhė dhe i zbritur Muhammedit sal-lall-llahu-alejhi ve sel-lem( Fikhul Ekber 301)
25- Ka thene" Kur'ani nuk eshte i krijuar( El Fikhul Ekber 301).
B-Thenie Te Imam Enu Hanifes Rreth Kaderit
1- Ka ardhur njė njeri te Ebu Hanifeja pėr tė polemizuar me te mbi kaderin, e Ebu Hanifja i tha: "A nuk e di ti se shikuesi nė kader i ngjan atij i cili shikon nė diell, aq sa i shtohet qartėsia e tė shikuarit nė te, aq mė tepėr i shtohet verbėria (pamundėsia e tė shikuarit nė te ( Kalaid Ukudi-L-Ukjan )
2- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,"All-llahu i Madhėruar i ka ditur gjėrat para krijimit tė tyre (El Fikhul Ekber 302-303)
3- All-llahu i Madhėruar i ka ditur gjėrat para ekzistimit tė tyre dhe e ka ditur si do tė jenė pas ekzistimit tė tyre, e din gjendjen e krijesave dhe e din si do tė jetė pėrfundimi i tyre (El Fikhul Ekber 302-303)
4- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar," Kaderi (caktimi) i Tij ėshtė i shkruar nė Levhi Mahfudh (pllakėn e ruajtur) (El Fikhul Ekber 302)
5- Ka thene" Pohojmė se All-llahu e ka urdhėruar lapsin qė tė shkruaj.Tha lapsi" cfare te shkruaj o Zoti im? Tha Allahu s.w.t:shkruaj tere ate qe do te ndodhe gjer ne diten e kijametit dhe kete duke u bazuar ne fjalen e Allahut s.w.t" Dhe ēdo gjė qė ata e punuan gjendet (e shkruar) nė shėnime. Dhe ēdo vepėr qoftė e vogėl dhe qoftė e madhe eshte rradhitur (evidentuar) nė Levhi Mahfudh." (El-Kamer-52, 53)( El Vesijjetu me koment 21)
6- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar," Asgje ne dunja dhe ahiret nuk ndodhe perveqse me deshiren e Tij s.w.t.( Fikhul Ekber 302)
7- Thote imami Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar," Allahu s.w.t i ka krijuar gjerat prej asgjeje".(Fikhul Ekber 302)
8- Ka thene" Ka qene Allahu s.w.t Krijues para se te krijoj (krijesat e Tij).((Fikhul Ekber 304)
9- Ka thene" Pranojme se njeriu me veprat,deshmine dhe diturine e tij eshte i krijuar,atehere nese beresi(njeriu) eshte i krijuarveprat e tij patjeter se duhet te jene te krijuara(El Vesijjetu me koment 14)
10- Ka thene: Te gjitha veprat e roberve-njerzve,qofte te levizeshme apo ne qetesi,jane vepra te fituara te tyre ndersa Allahu s.w.t eshte Krijuesi i tyre,ato te gjitha jane me deshiren e Allahut s.w.t,diturine,caktimin dhe kaderin e Tij.(El Fikhul Ekber 303)
11-Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,:Tė gjitha veprat e robėrve e njėkohėsishtė edhe realizimi i tyre janė rezultat i krijimit tė All-llahut dhe tė gjitha janė me dėshirėn, diturinė dhe fuqinė e Tij. Nėnshtrimi ndaj Tij dhe veprat e mira ndodhin me urdhėrin e Tij, dėshirėn, kėnaqėsinė, diturinė dhe fuqinė e Tij, ndėrsa mėkatet tė gjitha ndodhin me diturinė, lejen, caktimin dhe fuqinė e Tij, e jo me kėnaqėsinė e Tij e as qė ka urdhėruar pėr diē tė tillė.(El Fikhul Ekber 303)
12- Ka thene: Allahu s.w.t i ka krijuar krijesat te paster nga kufri dhe besimi " pastaj iu ka folur; i ka urdhėruar e i ka ndaluar. Ndaj, mohoi kush mohoi All-llahun me veprėn dhe mohimin e tij, ngase All-llahu i Lartėsuar nuk e ndihmoi, kurse besoi kush besoi nė All-llahun, me veprėn, pranimin dhe bindjen e tij, ngase All-llahu e orijentoi kah e mira dhe e ndihmoi nė kėtė(El Fikhul Ekber 302-303),ndersa e verteta eshte se Allahu s.w.t i ka krijuar ne natyrshmerine islame sic do t'a sqaroje Imami Ebu Hanife ne vijim.
13- All-llahu i Lartėsuar i ka nxjerrur pasardhėsit e Ademit alejhis-selam nga palca e kurrizit tė tij nė formė tė atomit, e pastaj i ka urdhėruar me iman dhe i ka ndaluar nga kufri, e tė gjithė e pohuan njėshmėrinė e Tij,kėshtu qė tė gjithė janė nė kėtė natyrshmėri. E ai i cili mohoi pas kėsaj,e ka ndėrruar dhe zėvendėsuar atė qė ka pohuar mė parė me atė qė e ka mohuar (d.t.th. ka zėvendėsuar imanin me kufėr). E ai i cili ka besuar dhe vėrtetuar, vetėm se e ka pėrforcuar edhe mė tepėr pohimin dhe ėshtė
pėrqėndruar nė te((Fikhul Ekber 302)."
14- Ai( Allahu) ėshtė i Cili i ka pėrcaktuar gjėrat dhe nuk ndodhė asgjė as nė dunja e as nė Ahiret pėrveē se me dėshirėn e Tij, diturinė dhe caktimin e Tij, dhe tė gjitha i ka shkruar nė Levhi-Mahfudh(Fikhul Ekber 302)
15- Ka thene: All-llahu i Madhėruar askend nuk e ka detyruar me besim e as me mohim(kufer) mirėpo tė gjithė i ka krijuar tė lirė, ndėrsa besimi dhe mohimin janė prej veprave tė robėrve. Gjithashtu e di se kush mohon, nė ēastin kur mohon e bėhet kafir, e nėse pas kėsaj beson dhe si tė tillė e njeh All-llahu, atėherė e do duke mos u ndryshuar aspak dituria e Tij(Fikhul Ekber 303)
C- Thenie Te Ebu Hanifes Rreth Imanit
1- Imani ėshtė vėrtetim me zemėr dhe pohim me gjuhė(Fikhul Ekber 304)
2- Imani ėshtė pohim me gjuhė dhe vėrtetim me zemėr, ndėrsa vetėm pohimi me gjuhė nuk ėshtė i mjaftueshėm( Kitabul Vesijeti me koment 2,Sherh Et Tahavijeti 306)
3- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,"Imani as nuk shtohet dhe as nuk pakesohet".(El Vesijetu me koment 3).
Shenim: Fjala e Ebu Hanifes se imani nuk shtohet e as nuk pakėsohet dhe se imani ėshtė vetėm vėrtetim me zemėr dhe pohim me gjuhė, ndaj edhe nuk i ka konsideruar veprat prej imanit, ėshtė nė kundėrshtim me besimin e imamėve tjerė si, Malikut, Shafiut, Ahmedit, Is'kak ibėn Rahavejnit, dhe tė tjerėve tė cilėt u bashkangjiten kėtyre. Prandaj mendimi i Ebu Hanifes nė kėtė pikė nuk ėshtė i qėlluar, mirėpo megjithatė ai ėshtė i shpėrblyer pėr kėtė. Ndėrsa Ibėn Abdu-1-berri nė librin e tij "Tevhid" nė pjesėn e 9-tė faqe 247 dhe lbėn Iz el-Hanefij nė komentin e tij tė librit "Akidetti-t-Tahavijjeh", faqe 395, pėrmendin se Ebu Hanifeja mė vonė eshte tėrhjekur nga kjo fjalė, e All-llahu e di mė sė miri!
D- Thenie Te Ebu Hanifes Rreth Sahabeve
1- Ka thene Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,: Asnje sahabi te Pejgamberit a.s nuk e permendim perveqse per te mire (El Fikhul Ekber 304)
2- Ka thene: Nuk denoncohemi nga asnjėri prej sahabeve dhe nuk i miqėsojmė disa, e tė tjerėt t'i mohojmė(El Fikhul Ebsat 40)
3- Qėndrimi i tyre (sahabeve) me Pejgamberin alejhi ve sel-lem, qoftė edhe vetėm njė orė ėshtė mė i vlefshėm se tė gjitha veprat tona qė i bėjmė gjatė tėrė jetės sonė, sado qė tė kemi jetė tė gjatė(Menakib Ebi Hanife te autorit El Mekki,76)
4- Ka thene:Pohojmė se mė i vlefshmi i kėtij ummeti pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ėshtė Ebu Bekr Es-Siddiku, pastaj Umeri, pastaj Uthmani pastaj Aliu, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė( El Vesijet me koment,f: 14)
5- Ka thene: Njeriu mė me vlerė pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ėshtė Ebu Bekri, pastaj Umeri; pastaj Uthmani, pastaj Aliu, kurse sahabet e tjerė tė Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem vetėm pėr tė mire i pėrmendim( En Nuru El Lamiu)
E-Ndalimi nga Ilmul Kelami(Apologjetika) dhe Kundėrshtimet nė Fe
1- Ka thene Ebu Hanife, Allahu e paste meshiruar,:Pasuesit e epshit(heva-se) nė Basra janė tė shumtė, e kam vizituar Basrėn mė tepėr se njėzet herė dhe kam qėndruar nė kėtė qytet njė vjet apo mė tepėr, e tėrė kėtė duke menduar se apologjetika ėshtė prej shkencave mė tė rėndėsishme ose te ndritshme( Menakib Ebi Hanife te Kerdiut 137)
2- Ka thene: Me apolegjetikė u mirrja derisa u dallova prej tjerėve sa qė tregonin kah unė me gisht. Njė ditė prej ditėve, ishim ulur pranė (hallkės) rrethit tė diturisė sė Hammad ibėn Ebi Sulejmanit, mė erdhi njė grua dhe mė pyeti: Njė burrė ka njė robėreshė dhe do qė ta shkurorėzojė pėr njė vjet, sa herė duhet t'i thotė: ti je e lėshuar? Nuk dija se ēka t'i pėrgjigjem, e i thashė shko dhe pyete Hammadin e pastaj ktheu dhė mė trego se ēfarė t'u pėrgjigjė. Kyr u kthye e mė tregoi se ēka iu kishte pėrgjigjur, thashė: Nuk kam nevojė pėr apologjetikė, i mora nallanet dhe shkova dhe u ula te Hammadi (per te mesuar)( Tarihu Bagdad 13/333)
3- Ka thene"E mallkoftė All-llahu Amr Ibėn Ubejdin, ngase ai ėshtė i pari i cili u hapi njerėzve rrugėn e apologjetikės, e cila nuk u bėn dobi nė asgjė (Dhimmul Kelami te Hereviut,28-31)
4- Ka thene Hammadi,djali i Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,:Nje dite erdhi tek une babai im,Allahu e paste meshiruar ,derisa tek une ishin nje grup prej pasuesve te Ilmul Kelamit dhe derisa ne ishim duke polemizuar rreth nje ceshtjeje-kapitulli,zerat tone ishin ngritur, pasiqė dėgjova hapėt e tij dola qė t'a pres. Mė tha: "O Hammad, kush ėshtė te ty?" i thash: "Filani dhe filani, ja pėrmena me emėr ata qė ishin tek unė. Mė tha: "Pėr ēfarė po bisedoni?" I thashė: "Pėr kėtė dhe pėr kėtė" Mė tha:" Lere apologjetikėn" Thote Hammadi:Babain tim nuk e kam llogaritur prej atyre qe urdherojne per dic e pastaj ndalon prej saj.I thashe: O babai im! Po a nuk me urdheroje per Ilmul Kelam?! Tha: Po o biri im por sot po te ndaloje .Thashe : Po perse?! Tha: O biri im ata qe po bejne polemike ne kapituj te apologjetikes ishin te nje mendimi derisa shejtani hyri ne mesin e tyre dhe hodhi ne mes tyre urrejtje ,polemike keshtuqe u ndane.."(Menakib Ebi Hanife te Mekkiut 183-184)
5- Ebu Hanife,Allahu e paste meshiruar,i ka thene Ebu Jusufit: Ke kujdes dhe mos u fol njerėzve tė thjeshtė mbi bazat e fesė nėpėrmjet apoplogjetikės ngase ata tė pasojnė dhe merren me te.(Menakib Ebi Hanife te Mekkiut 373)
Ja keto ishin disa thenie te Ebu hanifes ,Allahu e paste meshiruar,disa gjera te cilat ai i besonte ne relacion me bazat e fese si dhe qendrimi i tij ndaj apologjetikes dhe atyre qe merren me te.
Marre nga libri: I'tikadu Eimmetis Selefi,te Muhamed Bin Abdurrahman El Hamis
Marre nga http://www.khayma.com/kshf/index.htm
4/10/2004,e hene,pas namazit te Jacise
Brunei Darussalam
Sedat Gani Islami