Bismil-lahi
Rrahmani Rrahim
Babizmi Dhe
Behaizmi
Zhvillimi i
tyre:
Baza e sektit Babizem
dhe Behaizem eshte mendimi shiit.Gjate historise eshte bartur nga levizja
Batinijje ndersa qartas eshte paraqitur ne shekullin 13(hixhrijj) ne Iran, Irak,
Indi dhe Xheziren Arabe.
Ky sekt emertohet me
Babijje( e deres) sepse eshte shprehje me te cilen eshte emertuar njeri rej
thirresve te ketij sekti e ai eshte Mirza Ali Muhammed Esh Shirazi.Kjo
shprehje eshte bartur tek disa grupacione te Batinijve,me te cilen
emertojne kushtet e levizjes-thirrjes-se tyre,marre nga aspekti i thenies se
Muhammedit a.s��� ����� ����� � ��� �����"" Une jam qyteti i diturise ndersa
Aliu eshte dera e tij(qytetit)".[1]
Behaizmi i adresohet
Behaut,me te cilen si shprehje eshte emertuar njeri prej thirresve-pretenduesve
te ketij fraksioni e ai eshte Husejn Ali Nuri,i mbiquajtur
Behaullah.
Ne kete fraksion
thirri se pari Ahmed el Ihsai.Revista saudite Et Tevijjetu El Islamijetu,ne
numrin 7 dhilhixhxhe 1398h,ve ne pah thenien e disa hisitorianeve se shfaqja e
tyre ka karakter politik,i cili fshihet pas perdeve fetare sepse Ahmed Ihsai dhe
shoku (nxenesit) i tij Kadhim Rushti ne realitet jane dy priterinje,te
cilet i kishin shfytezuar imperialistet-koloniziatoret per t'i shfytyruar
apo shemtuar te mirat e Islamit si dhe per t'i perqare radhet e
muslimaneve.[2]
Prej thirresve me te
medhenje te ketij fraksioni mbetet Mirza Ali Muhammed Esh Shirazi,i cili kur
ishte 25 vjecar pretendoi se eshte Mehdiu i pritur.Ky poashtu shkroi libra per
te cilat pretendonte se jane vahj(shpallje nga Allahu s.w.t).
Idene per Mehdiun e
morri nga shiitet e medhenje,prej te cileve poashtu edhe mesoi(morri
dituri).Degjoi prej tyre se koha e shfaqjes se Mehdiut eshte afruar andaj
pretendoi se eshte Mehdiu.Filloi te paraqitet si zahid(asket) saqe me sjelljet e
tij terhoqi shume zemra te mendjelehteve.Ai pretendonte se eshte dera e
njohurive andaj shpesh here e perseriste hadithin(per te cilin thame se eshte i
shpifur)"une jam qyteti i diturise ndersa Aliu eshte dera e tij".
Ai pretendonte se
sikur nuk lejohet hyrja ne shtepi perveqse nga dera poashtu nuk lejohet as
marrja e diturive perveqse nga dera e tyre dhe mu per kete e quajti veten
bab(dere) duke braktisur keshtu emrin e tij origjinal.
Grupi i tij ne fillim
u quajt Babijje por kur pa se njerzit mendjelehte po e pasojne filloi ta quante
veten nebijj-profet- dhe se kinse Allahu i ka zbrite liber atij qe quhet
El-Bejan.Sipas tij ky liber eshte i aluduar ne keto ajete ����������� .
������� ���������� . ������ "����������� " " ���������
���������� Rrahmani - M�shiruesi (Zoti yn�),Ai ia m�soi Kur'anin.E krijoi
njeriun.Ia m�soi atij t� folurit (t� shprehurit, t�
shqiptuarit-bejanin).[3]
Prentendoi se kinse
roli i tij eshte plotesues i rolit te Muhammedit a.s dhe me kete ai
pohonte se Muhammedi nuk e ka sqaruar ate(Kuranin )ne teresi.Vertet ai genjeu e
shpifi ndaj Allahut s.w.t dhe te derguarit te Tij sepse Allahu ne lidhje
me te derguarin e Tij thote"������������ �������� ��������� �����������
��������� ��� ������� ���������� ������������� ��������������" "Ty ta zbrit�m
Kur'anin q� t'u shpjegosh njer�zve at� q� u �sht� shpallur atyre, me shpres� se
do ta studiojn� (Kur'anin)".[4]
Poashtu pretendoi se
ne te eshte trupezuar qenia e Allahut s.w.t madje dergoi emisare ne Horosan e
Kerman qe t'i perhapin mendimet e tij.Poashtu dergoi edhe ne shume vende joarabe
qe ta perhapin se ai eshte Mehdiu i pritur.Ky porositi qe pas vdekjes se tij
postin ta trashegoj njeri prej pasuesve te tij i quajtur Jahja Nuri e pastaj
vellau i tij Husejn Ali Nuri i mbiquajtur Behau-Allah.
JETA E
BABIUT
Mirza Ali Muhammed
(alias Babiu) ka lindur ne qyetetin Shiraz,ne perendim te Iranit,ne muajin
muharrem 1245h(tetor 1819).Babai i tij ishte tregtar,i cili vdiq ne femijerine e
hershme te birit te tij.Mbikqyrjen e tij ia besoi dajes se tij.Ne moshen
gjashte(6) vjecare daja e dergoi ne shkollen e njerit prej nxenesve te Kadhim
Rushtit ne Shiraz e cilas emertohej "Kahvetul Enbijai Vel Evlijai-Kafeneja e
Pejgamberve dhe Evlijave".
Pasiqe i mori hapat e
pare ne arabishte dhe gramatiken persiane e braktisi shkollimin.Atehere daja i
tij e angazhoi ne tregti me te ne Shiraz.Pas nje kohe kaluan ne nje qytet tjeter
ku daja i tij hapi dyqan.Ne kete kohe Babiu ishte ne moshen 17 vjecare,dhe
vertet pas pak kohe tregoi zgjuarsi dhe shkathtesi te madhe ne tregti,keshtuqe u
be i njohur ne tregti dhe u pavarsua nga daja i tij.Perveq kohes qe shpenzonte
ne tregti gjente edhe kohe per studimin e shkencave-njohurive fetare..Ketu iu
dha rasti te takohet me Xhevad el Kerbela et Tibatibain,i cili ia mesoi mendimet
e fraksioneve Shejhijje,Imamijje dhe Sufijje si dhe pretendoi se ne te verehen
shenjat e Mehdiut te pritur,per afrimin e shfaqjes se te cilit jane duke
pergezuar imamet e tyre.Babiu pas ketij rasti braktisi tregtine dhe iu qas
librave te fraksioneve Shejhijje,Imamijje dhe Sufijje. Merrej me spiritualizem
keshtuqe filloi te punoj ne drejtim te mposhtjes se epshit (nefsit); flinte pak
gjate nates e falej shume ndersa diten qendronte ne rrezet perveluese te
diellit.
Nga qendrimi i tepert
ne diell ishte semure keshtuqe shkoi ne Nexhdif per t'u sheruar.Atje prezentonte
ne mesimet e Kadhim Rushtit,nxenesit te Ahmed el Ihsait,themeluesit te
fraksionit El Meshihijje.Pastaj befasishte u shkeput nga radha e atyre qe
prezentonin ne ligjeratate Kadhimit dhe mungoi nje periudhe te gjate.Ra dakord
me disa shoke te tij qe te udhetoje ne Kufe per te qendruar ne xhamine e Aliut
r.a ne nje periudhe prej 40 ditesh.Pasi qe kaloi kjo periudhe e leshoi xhamine
duke mos qene ne gjendje normale.U kthye ne ligjeratat e Kadhimit duke qene ne
gjendje cmendurie.Filloi te fliste me fjale te cilat nxenesit e Kadhimit i
llogaritnin si fjale qe jane kunder sunnetit te Muhammedit a.s dhe si te tilla
te nxirrin nga feja.Ne fillim u sillen bute me te duke e keshilluar ndersa me
vone kur pane se keshilla nuk ka ndikim tek ai edhe e perzuren[5].Pas vdekjes se
Kadhimit leshoi Kerbelane dhe shkoi ne Shiraz ku thirrte ne permirsim(islah) e
pastaj dha nje mori keshillash per njerzit e fese ruse sepse Irani ne ate kohe
ishte arene e armiqesive te imeperialisteve ruse e angleze.
Ne naten e 5 te
xhumadel ula ia sqaroi shokut te vet Beshruit se ai ka pranuar urdherin hyjnor
dhe se ai eshte bab (dera) qe shpie tek Mehdiu i pritur.Beshriu i zuri bese dhe
si shperblim mori ofiqin babul bab (dera e deres).
Kete dite ata e
konsiderojne si feste duke e quajtur idul mebath(festa e dergimit).Ne kete kohe
baba kishte 24 vjete 4 muaj e kater dite.Babainjte edhe sot e kesaj dite e
respektojne dhe shenjterojne kete dite.
Me pare thame se ky
kishte marre njohurit e para nga shiinjte nga te cilet kishte mesuar edhe idene
per ardhjen e Mehdiut .Sipas mendimit te tyre Mehdiu do te paraqitet ne Meke ne
mes kendit dhe mekamit (vendit te faljes), andaj bazuar ne kete vendosi te
udhetonte ne hixhaz.Hypi ne nje anije duke thene se"do ta vizitoje Meken dhe
atje do ta permbushi pergjegjesine me te cilen me obligoi Allahu".
Disa thone se anija u
ndal ne portin Ebi Shehr dhe se Babiu perkujtoi vatanin e u permallua fort
keshtuqe braktisi anijen dhe favorizoi te kthehet ne vatanin e tij.
Babinjte thone se
Babiu me 18 shoket e tij te shenjte dhe sherbetorin prej habeshit(etiopise)
shkoi ne Meke.Atje ia shkroi nje leter te parit te Mekes ku ia sqaronte thirrjen
e tij.Meqe ai -sipas tyre- ishte i zene dhe ishte dhene pas puneve te dunjas nuk
e shqyrtoi fare letren e ti,keshtuqe Babiu udhetoi per ne Medinen e ndertishme
per ta vizituar varrin e Pejgamberit a.s per tu kthyer me vone ne Xhidde ku edhe
qendron 1 muaj.Ne librin El Kevakib Ed Durrije Fi Meathir El
Babijje,f:177,thuhet se shkak kryesor per kthimin e babiut ka qene frika nga
lundrimi ne det. Disa historiane Iranian thone se Babiu udhetoi per ne Meke por
u frikesua ta proklamonte thirrjen e tij. Shume historiane kete thenie e marrin
si me te sakten.Sido qe te jete gjate rruges Babiu kishte shkruar disa shkresa
per te cilat pohonte se jane vahj-shpallje prej Allahuts.w.t.Pas kthimit nga
haxhi shpali formen e re te ezanit:
ALIJJUN KABLE
NEBIIL-Aliu para Nebiilit
ALIJJUN KABLE
MUHAMMEDIN-Aliu para Muhammedit
Nebiil eshte ofiq me
te cilin emertojne profetin, dhe me kete ka per qellim se ai (kinse) eshte
pasqyre ne te cilen shfaqet Qenia e Allahut s.w.t.[6]
Ai pretendoi se ishte
dera e imamit te fshehur dhe se atij i eshte dhene dituria e imamit En Nurani
dhe se ia eshte imam Mehdiu i cili do te paraqitet 1000 vjet pas hixhretit madje
pretendoi se Allahu eshte trupezuar ne te(ideja e inkarnimit).
Si rezultat i bindjeve
te tij populli shfaqi urrjetjen dhe iritimin ndaj tij keshtuqe udheheqesi u
detyrua ta burgoste. Ne burg nuk qendroi gjate sepse u perhape semundja e
koleres keshtuqe u lirua.Pas lirimit shkoi ne Ispehan ku defrehej ne sigurine e
udheheqesit lokal.Pastaj u vu prape ne arrest dhe u burgos ne kalane Maheku ne
Azerbejxhan.
Beshrui,emri i plote i
te cilit eshte Mulla Husejn El Beshriu vazhdoi ti perhapte mesimet e tij ne
Taberan.Ketyre mesimeve (ideve) iu besuan dy vellezerit:Mirza Jahja Nuri,i cili
me vone do te quhet Subhi Ezel si dhe Mirza Husejn Ali Nuri,i cili do te quhet
Behaullah,te cilit njeherit i adresohet behaizmi.
Babiu kishte perkrahes
nga imperialistet te cilet synim final kishin shpartallimin e ummetit.Prej
burgut u bart ne Ispahan per ta internuar me vone ne Taberan por gjate rruges u
drejtua kah Azerbejxhani dhe u vendos ne kalane Maheku,ne te cilen pothuajase
nuk kishte trokitur askush gjate vitit 1263h.
Ndodhen disa
kryengritje ne ane te ndryshme te Iranit si shkak i asaj se udhehqesi i
kalase,Ali Hani, ishte prej bishtave (spiunave) te imperialisteve,ruante Babiun
si dhe perkrahte idete e tij.Si rezultat i ketyre kryengritjeve ai u bart ne
Tebriz.
U tubuan shume
dijetare me te qe te polemizojne rreth levizjes dhe ideve te tij, te cilat ishin
kunder Islamit.U tregua i dobet para tyre qe ta shfajesoje veten prej asaj qe i
adresohej.Atebote dijetaret gjykuan se ai ka dale prej islamit.Thuhet se para
kesaj here ai e kishte shfajesuar veten me ligjeraten te cilen e kishte mbajtur
te premten(xhumane) duke thene:Allahu qofte i hidheruar prej atij qe thote se
une pretendoje imamllekun ose jam dere per tek ai.Allahu qofte i hidheruar edhe
ndaj atij qe thote se une e kam mohuar njeshmerine e Allahut s.w.t ose kam
mohuar pejgamberllekun e Muhammedit a.s ose kam mohuar ndonjeren prej shpaljeve
te pejgambereve te meparshem[7]
Sido qe te jete pas
ketij rasti Musa Tekij Han,minister i Shahut Nasiruddin El Kaxhar mendonte se
eliminimi i themeluesit te kesaj levizje percakton fatin e saj.Gjate burgimit te
tij ne kalane xhehrik i erdhi lajmi per asgjesimin e 7 thirresve te tij,ne mesin
e te cileve ishte edhe daja i tij,ne duart e te cilit ishte rritur e
edukuar.Edhe Babiut dhe dy shokeve te tij,Mulla Muhamed Ali El Jezdiut dhe Aga
Sejjid Husejnit, iu priu i njejti fat.Rruges per ne vendin e ekzekutimit u fyen
e u goditen me gure nga populli.U lidhen me litar dhe pastaj iu vu zjarri.Pastaj
u hodhen ne nje grope te qytetit.E tere kjo ndodhi gjate vitit
1850m.
Pas shume perpjekjeve
babinjte ia arriten ta nxirrnin kufomen e tij dhe e ruajten vite me radhe ne
Teheran,e pastaj sipas urdherit te Behaullahut u transferua ne Aka dhe u vorros
ne kodren Kermel.Pasuesit e tij thone se si trashegimi te shkruar Babiu ka
lene:
1-KAJJUM EL ESMAI VEL
ELVAHI,e cila eshte shkrese qe i eshte derguar mbreterve
2- SAHIFETUL
HAREMEJNI,liber te cilin e shkroi gjate shkuarjes ne haxh
3- HASAILU SEB'IN,ne
te cilen sqaron ndryshimin e ezanit,dhe
4- EL BEJAN ,liber qe
eshte shkruar ne persishte e arabishte.
Pas vdekjes se tij
udheheqjen e morri Mirza Husejn Aliu (alias Behau) i cili garoi vellaun e vet ne
post Subhi Ezeliun dhe keshtuqe morri postin ne kundeshtim me porosine e Babiut
per Subhi Ezeliun se pari e pastaj per te.
JETA E
BEHAUT
Ky eshte Mirza Ali
Iben Mirza Abbas Bezrek El Mazenderani En Nuri,i lindur me 1223h.
Babai i tij ishte
nenpunes.U edukua ne Teheran me vellezerit e vet.I shoqeronte sufite dhe lexonte
librat e tyre ndersa kur Mirza Ali Muhamedi(alias Babiu) pretendoi se eshte
mehdiu i pritur anoi kah ai me keshille te Abdul Kerimit.Filloi ti perhape
mesimet e mesuesit te tij ne Teherean e pastaj ne Zenderan keshtuqe levizte prej
nje qyteti ne tjetrin.Me vone u kthye ne Teheran por pas mbledhjes se babinjeve
u burgos si i akuzuar per tentim mbytje te Shahut.Ambasadori rus nderhyri dhe
Shahu nxorri nje deklarate ne te cilen shpalli amnestine e tij.Pas lirimit shkoi
ne Irak ku u takua me nje grup jehudesh te cilet ia perpiluan programin dhe
strategjine per shpartallimin e muslimaneve.Filloi Behai dhe pasuesit e tij ta
realizojne kete strategji.Muslimanet kishin degjuar per kete fraksion andaj
Shahu,edhe pse qendronin larg kufirit te tij mendonte se ata paraqesin rrezik
keshtuqe kerkoi nga halifeja Uthman(turk-otoman) qe t'i largoj nga
Bagdadi.
U internuan larg
kryqytetit per ne Edrene.Ne Edrene u percane vellezerit keshtuqe ithtaret e tyre
u ndane ne dy grupe:njeri pasonte Behaun ndersa tjetri Subhi Ezeliun.Keta te dy
pretendonin se jane profete e jo zevendes te Babiut dhe se kinse iu kane zbritur
libra qe anulojne ato te meparshmet.Libri i Subhi Ezelit quhej Elvah ndersa i
Behaut quhej Akdes .
Behaiu u perpoq qe t'i
shpartallonte pasuesit e vellaut te vet duke perdore metoda te ndryshme madje
filloi ta quante veten Edh Dhikr duke thene se ky eshte per qellim ne ajetin
kuranor: ������������ �������� ��������� ����������� ��������� ��� �������
���������� ������������� �������������� "Ty ta zbrit�m Kur'anin q� t'u shpjegosh
njer�zve at� q� u �sht� shpallur atyre, me shpres� se do ta studiojn�
(Kur'anin)".[8]
Behaiu pretendonte se
eshte zot.Nje gje te tille e ceku ne librin e tij El Akdes.Allahu s.w.t e denoi
me semundjen e etheve dhe keshtu vdiq.
Doktrinat me te
rendesishme te ketij sekti
Ne esence dogmat apo
doktrinat e babinjve dhe behainjeve jane te ngjashme edhepse ndoshta ne anen e
jashtme duket se ngapak ndryshojne.Prej doktrinave te tyre vecojme;
1-Inkarnimi
Ata pretendojne se
pasiqe Allahu u shfaq ne trupat e 12 imameve,u shfaq ne Ahmed Ihsaiun dhe
ne pasardhesit e tij.Babiu ne fillim te thirrjes se tij pretendonte se eshte
dere qe shpie tek imami i fshehur ose Mehdiu i pritur.Me pas filloi te
pretendonte derisa ishte ne kalane Maheku,siq e ka ceke kete edhe ne librin e
tij El Bejan,ne verzionin persian,se ai me bab nuk ka per qellim imamin
(arritjen tek ai) por synim ka deren e Allahut,ne te cilen hyn kerkuesi qe
te arrije te Krijuesi.
Me pas pretendonte
inkarnimin,gjegjesisht pohonte se Allahu s.w.t eshte trupezuar ne te.Siq duket
kjo doktrine ishte pergjegje e deshires se Kurretul Ajnit,e cila ishte nje vajze
e bukur dhe e zgjuar.Jeta i ishte bere monoton me burrin e saj ne Kazvin
keshtuqe shkoi ne Kerbela per ta pritur shfaqjen e Mehdiut.Prezentonte ne
ligjeratat e Kadhim Rushtit,madje ky i fundit e emertoi me Kurretul Ajn.Ajo
vertet luajti rol te madh ne zhvillimin e sektit babijje dhe behaijje.Babiu e
quante Tahire(e pastert).
Kurretul Ajni i shkroi
babiut qe ta nxiste per hyjni si deshire te flakte qe kishte keshtuqe i
tha: perse nuk po na thua:a nuk jam zoti juaj?!-qe te te themi:po,
gjithsesi!
Nje gje te tille e
pohon edhe ne librin El Bejan ne verzionin arabisht.Per hire te se vertetes do
te shkepusim nje pjese prej atij libri per te pare idete e coroditura te tij apo
thene me qarte kufrin e tij."Vertet une jam Allahu,s'ka te adhuruar perveq meje
dhe se cdo gje eshte krijmtari imja.Thuaj:oj krijesat e mia adhuromeni ;te kam
krijuar,furnizuar,begatuar,te kam dashur,te kam derguar,pamjen time e kam
reflektuar ne ty,q� t'i lexoni ajetet e mia dhe ti thirrni te gjithe ata qe i
kam krijuar ne fene time�".Allahu na ruajt!.
Nuk ishte Babiu i
vetmi qe pretendoi hyjnine por edhe Behau e beri nje gje te tille.Kete e
verteton fakti se nga parimet e tyre,te cilat i mbajne te varura ne mure
ne mes tjerash citohet edhe kjo" Zoti im Beha".
2) Nuk besojne ne
kijametin dhe cka vjen pas tij
Sipas tyre muslimanet
i lexojne ajetet e qarta te kuranit duke mos qene ne gjendje per t'i kuptuar
sepse kijameti sipas tyre ne kur'an eshte shfaqja e Behaut ,me shfaqjen e te
cilit merr fund imameti i Muhammedit a.s. Sipas tyre ky kijamet eshte
ringjallje(ba'th),kthim(miad),dita e fundit,dita e tubimit te kriminelve e
genjeshtareve.
Nuk mjaftuan vetem me
kaq por edhe ajetet e kur'anit te cilat rrahin tematike te tille i
keqinterpretuan.Si psh: ��� ����������� ������ �������� Ai (katastrofa) nuk ju
vjen ndryshe, vet�m befas�"[9], thone se ky ajet argumenton se askush nuk e di
kohen e ardhjes se kijametit perveq kur te shfaqet Behau,i cili ua tregon
ate njerzve.Ndersa ne koment te ajetit ������� ��������� ������� ���������
������������� e thane ata qe iu eshte dhene dituria dhe
besimi.."[10],dituri dtth:dituri ne fene e Behaut dhe besimi ne te.
3)
Ringjallja
Sipas tyre ringjallje
dtth: ringjallja e shpirterave te gjalle me dispozitat e fese,te cilen do ta
ligjezoj Babiu.
4) Sirati,eshte
urdheri,feja dhe gjendjet e Babiut.Thone:permendja(ekzistimi i Siratit eshte i
vertet.Ju patjeter se do tekaloni mbi te.Ky eshte urdher prej Allahut ,te cilin
do ta paraqes Allahu(e ka per qellim me fjalen Allah Babiun) nese ju ne diten e
shfaqjes sipas tij punoni".
5) Mizani (peshorja e
veprave) sipas tyre eshte vet Babiu.
6) Llogaria, sipas
tyre eshte: dhenia llogari per cdo gje qe ka ardhe ne librin e tyre El
Bejan.
7) Xhenneti, sipas
tyre eshte dashuria dhe knaqesia e Babiut.
8) Xhehennemi, sipas
tyre eshte perkujtimi i atyre qe nuk besuan ne Babiun
9) Kryqezimi i
Isait.Babinjte besojne se Isai a.s eshte kryqezuar dhe ka vdekur i
kryqezuar.Ajetin ne te cilen thote Allahu s.wt ����� ��������� ����� ���������
�������� ������� ������ as nuk e kane mbytur e as nuk e kane kryqezur por
iu eshte dukur atyre"[11],e komentojne me ate se mbytja dhe kryqezimi i
Isait prej anes se tyre nuk dtth mbizotrim mbi shpirtin i cili eshte edhe esenca
e njeriut.Pra sipas tyre ata e kane mbytur por nuk kane mundur te mbizotrojne
mbi shpirtin e tij.
10) Njeshmeria e
Feve.Sipas tyre Mirza Husejni(alias Behau) ka ardhe me nje urdher te ri e ai
eshte:domosdoshmeria e bashkimit te botes ne nje fe te vetme,e ajo fe
eshte Behaizmi.Sipas tyre fete shkaktojne urrejtje e percarje keshtuqe zgjidhja
e ketij problemi do te ishte anulimi i te gjitha feve dhe pranimi apo
pasimi i ideve abnormale te Behaut.Kete mendim e kane marre nga tevrati i
shtremberuar(devijuar) si dhe nga librat e sufisteve te humbur.Ne realitet
behainjte nuk erdhen me dic te re per boten perveqse si sekt,i cili iu
bashkangjit zingjirit te gjate te sekteve te humbura.Ata pretenduan se per hire
te bashkimit te feve shpesh viitonin xhamijat,kishat dhe sinagogat e jehudeve
por genjyen sepse ata kurre nuk i vizitonin keto vende.[12]
11) Keqinterpretimi i
ajeteve kur'anore
behainjte pretendonin
se ajetet kuranore perbenin kuptime te fshehta dhe nisur nga ky fakt
ata bene kerdi ne komentimin e kuranit.Ne koment te ajetit ����
����� ������� ��������� ��� ����� ������ �������� ������ ������ ���������
����������� ����������� ������������ ��� ���������� "(p�rkujto) Kur
Jusufi, babait t� vet i tha: "O baba im, un� pash� (n� �nd�rr) nj�mb�dhjet� yje
dhe diellin e h�n�n, i pash� duke m� b�r� mua sexhde!"[13],thone:Jusufi eshte
Husejn Ibni Ali,dielli eshte Fatimja,hena eshte Muhammedi,yjet jane imamet e
drejte pra ata jane qe qajne per Jusufin duke qene ne sexhde.
12) Ndalimi i leximit
te librave tjera perveq librave te tyre
Babiu ne librin e tij
El Bejan ndalon mesimin dhe leximin e cdo libri perveq librit te tij.Librat te
cilat ua lejoi pasuesve te tij per ti lexuar jane:
-El
Bejan,
-Komentimin e sures
Jusuf, dhe
Komentimin e sures
Asr.
Kushdo qe e
kundershton kete e meriton mbytjen.Mu per kete cdo kush qe i besonte Babiut se
pari djegte kur'anin dhe cdo liber tjeter qe kishte me karakter
islam.
Me vone do te shohim
se Behau kete urdher do ta anuloje duke thene se "Allahu(aludon ne veten e vet)
ua lejoi te lexoni cdo gje eshte e dobishme".
13) Mospermbyllja e
shpalljes me Muhamedin a.s
Behau pretendonte
pejgamberllekun dhe ne koment te ajetit � ���� ������� " he vul� e t� gjith�
pejgamber�ve"[14],thone se per qellim ka "vertetues i pejgamberve"dhe se
pejgamber te vertet nuk ka as para tij e as pas tij perveq atyre qe ai i
verteon dhe sipas tyre kjo nuk paraqet pengese per ardhjen e ndonje
pejgamberi pas tij (Muhammedit a.s)
14) Mohimi i
mrekullive shqisore(lendore) te pejgamberve
Sipas behainjeve nuk
llogaritet mrekullia lendore argument per vertetimin e pejgamberllekut.Duke u
bazuar ne kete,mosekzistimi i mrekullive tek Babiu dhe Behaiu nuk eshte argument
per mosqenien e tyre pejgamber�.
Si demantim te ideve
te tyre te trilluara u themi:mrekullia lendore eshte rruga e vetme e cila sqaron
genjeshtarin nga i sinqerti(pejgamberi) dhe se nuk ka pejgamberllek te vertet qe
nuk eshte shoqeruar me mrekulli.
15) Anulimi i
xhihadit
Behainjte therrasin ne
anulimin e xhihadit.Nje gje te tille e pohon Behau ne librin e tij El Akdes.Keta
poashtu ndalonin edhe lirin (demokracine) duke i urrejtur ata qe pasonin ate me
pretekst se ajo shpie ne fesad e trazira dhe se njerzit vertet jane ne rruge te
humbur.Eshte cudi se ne ndalimin e ketyre gjerave apo lejimin e te tjerave
cdohere Babiu madje edhe Behaiu perdornin shprehje hyjnore si:Zoti juaj,Allahu,i
Dituri i Pakufishem,me te cilat aludonin veten e tyre.
RITET E
BEHAINJEVE
1) Namazin e falin tri
here ne dite dhe ate ne sabah,ne dreke dhe ne mbremje.Namazet i kane me nga 9
rekate duke marre qytetin Aka si kible te tyre.Ne kete vend pushon kufoma e
ndyte e Babiut.Vlen te ceket se tek keta namaz me xhemat nuk ka me perjashtim te
namazit te xhenazes.Ne cdo namaz lexojne lutje te vecanta.
2) Agjerimi,tek keta
eshte ne muajin e 19-te te tyre,i cili vie pas diteve gostive apo festive.Viti
sipas behainjeve ka 19 muaj dhe cdo muaj ka 19 dite.E tere kjo arrin shifren
prej 361 ditesh.Ditet e mbetura (kater ditet e mbetura) i kalojne ne vizite e
ndihme te verfereve,te dobeteve,jetimave,lypsave etj.Pastaj agjerojne nje muaj
(dtth 19 dite) dhe dita e fundit eshte festa e Nejruzit gjegjesisht me 21
mars.(ne vijim do te flasim per muajt e tyre)
Sipas tyre i papjekuri
seksualisht,i semuri,udhetari,gruaja shtatezene ose me femi per gjiri nuk
agjerojne madje as nuk i kompensojne,dhe kjo siq e dime te gjithe eshte ne
kundershtim me Islamin.
3) Haxhi-n,e bejne ne
Shiraz,ne vendin e lindjes se themeluesit te doktrines se tyre,Muhammed Shirazit
(alias Babiu) ose ne shtepine ne te cilen jetoi Behaiu ne Irak.Nuk ka kohe te
caktuar per haxh.
4)Zekati.Djali i
Behaiut,Abbasi u pyet per zekatin ne fene e tyre e tha:zekati tek ne eshte si
zekati ne islam,por tek keta ka nje vecori se ai nuk i ipet perveq
behainjeve.
K sekt vecohet edhe me
ca vecori tjera:
-ndalojne
lemoshen
-obligimi i punes per
te gjithe
- permiresimi i
kushteve te bujqesise,dhe
- ndalimi i
drogerave.
5)Martesa,eshte e
obliguar per mosherriturit dhe si e tille behet vetem me nje grua.Ne librin e
tij El Akdes,Behaiu shkroi se lejohet martesa me dy gra por me kusht qe te jete
i drejte ne mes tyre burri.Kur e komentoi thenien e babit te vet Abbasi
tha se martesa eshte vetm me nje grua sepse nuk ka mundesi te realizohet kushti
i siperpermendur.Shkurorezimi tek keta eshte i urrejtur.Lejohet martesa e
behaiut me nje ithtar tjeter dhe anasjelltas.
6) Trashegimia, djali
dhe vajza jane te njejte ne trashegimi poashtu edhe ne te gjitha te
drejtat tjera.Mosha e pjekurise se djemve e vajzave eshte mosha 15
vjecare.Behaiun nuk e trashegon jobehaiu.
7) Ndalimi i
konsumimit te alkoolit dhe duhanit tek Babiu ndersa Behaiu i lejoi.
8)Lejohet shiqimi i
grave te zbukuruara dhe te folurit me to duke mos patur qellim apo
shkaktuar ndonje te keqe.
9) Tubimi ne diten e
pare te cdo muaji per te bere dua dhe kenduar citate nga librat e tyre madje
edhe prej Tevratit ,Inxhilit e Kuranit.
10) Pastrimi pas
mardhenieve seksuale nuk eshte i obliguar por i preferuar.
11) Babiu anuloi te
gjitha denimet perveq pagimit te gjakut (me te holla,ari ose me deve).Poashtu
ndaloi qe mesuesi ta rrahe nxenesin e tij.
12)Emrat e
muajve
Behainjte perveq qe ua
nderruan emrat muajve ata edhe shtuan numrin e tyre.Nje muaj tek ata ka 19 dite
ndersa 4 ditet e mbetura te vitit jane festa.(19*19=361+4=365).Ja ne vijim emrat
e tyre:
1)Shehr
2)Shehrul
Xhelali
3)Shehrul
Xhemali
4)Shehrul
Adhameh
5)Shehrun
Nuri
6)Shehru
Rrahmeti
7)Shehrul
Kelimati
8)Shehrul
Kemali
9)Shehrul
Esmai
10)Shehrul
Izzeti
11)Shehrul
Meshiieti
12)Shehrul
Ilmi
13) Shehrul
Kudreti
14) Shehrul
Fuli
15)Shehrul
Mesaili
16)Shehrush
Sherefi
17)Shehrus
Sultani
18) Shehrul
Meliki
19)Shehrul
Alai
13) Ditet e
javes
E Shtune=Jevmul
Xhelal
E diele=Jevmul
Xhemal
E Hene= Jevmul
Kemal
E Marte=Jevmul
Fidal
E merkure=Jevmul
Adli
E enjte= Jevmul
Istihlali
E premte= Jevmul
Istiklali[15]
14) Festat e
tyre
- festa e Nejruzit me
21 mars
- festa e Ridvanit ,e
cila fillon me 21 prill deri me 2 maj.Kjo feste festohet per arsye se se Behaiu
e shpalli haptas ftesen apo levizjen e tij ne kopshtin Nexhip Pasha ne Irak te
cilin e quajti kopshti i dashurise.Nexhip Pashai udheheqes i Bagdadit e kishte
burgosur ne kete kopsht ne vitin 1863.Qendroi ne te 12 dite dhe
gjate atyre diteve shpalli levizjen e tij.
- festa e lindjes se
Babiut e ajo eshte 1 muharrem i cdo viti
- festa e lindjes se
Behaut e ajo eshte 2 muharrem
-festa e shfaqjes se
levizjes haptazi nga Babiu me daten 5 xhumadel ula
Pas vdekjes se Behaut
behainjte u ndane ne disa grupe:
1)Behaijje
2)Ezelijje,i adresohen
Subhi Ezelit,njerit prej perkrahsve te Babiut dhe njeherit vellau i
Behaut
3)Babijje Behaijje
Abbasijje.Keta jane pasuesit e Abbasit,djalit te Behaut.
4)Babijj,te cilet
asnjehere nuk iu nenshtruan urdherave te Behaiut pas vdekjes se Babiut sepse
Behau kishte thyer testamentin.
5)Nakidunet,te cilet
jane pasuesit e Muhhamed Aliut,vellaut te Abbasit ose djalit te dyte te
Behaut.Historianet pasuesit e Abbasit i quajne Marikune ndersa pasuesit e
Muhammed Aliut i quajne Nakidune.
Cdo grup perkrah
mendimin e vet duke pergenjeshtruar tjetrin.Kane shkeputje mardheniesh dhe
armiqesia ne mes vete eshte me madhe sesa me ata qe sulmojne parimet e
tyre.
Burimet e mendimit
Babijj dhe Behaijj
Studiuesi i babijve
dhe behainjve gjate studimit veren se ky sekt mendimet dhe bindjet e tyre i mori
prej burimeve te shumta.prej tyre:
1-Batinijje.Gjate
leximit te parimeve batinite njeriu shume lehte arrin ne perfundim se mendimet e
tyre perputhen me mendimet e babinjeve dhe behainjeve.Psh:
-disa prej rrymave
batinije pretenduan pejgamberllekun sikurse fraksioni ismailit,madje keta thonin
se ne asnje menyre toka gjere ne diten e kijametit nuk do te mbetet pa
pejgamber.Me larte pame se si Babiu dhe Behaiu pretenduan pejgamberllekun.Pame
gjithashtu se ata perveq kesaj pohuan se pejgamberlleku nuk ka perfunduar me
Muhammedin a.s.
-batinijet ua ndaluan
mases te merreshin me dituri ndersa te zgjedhurve ua ndaluan te lexonin libra te
tjera jashte drejtimit te tyre.Nje gje te tille e pohoi Babiu ne librin e tij El
Bejan.
2- Jehudet.Jehudet
komentuan librin e tyre duke keqinterpretuar citatet e tij dhe duke thene
se ne tekste ka citate qe kane domethenie te fshehte.Fejloni,filozof
jahudi,shkroi nje liber si koment te tevratit duke cekur ne te se
shumica e teksteve ne te jane shenja qe aludojne ne gjera jo te
dukshme.Ademin a.s e komentoi si mendje,Xhennetin si roje ose udheheqje e
shpirtit,Ibrahimin a.s si dobi e perfituar nga dituria,Is-hakun si dobi e
madhe,Ja'kubin si dobi e perfituar nga provat.
Kete aspekt
fatkeqesisht e verejme edhe tek babijet.Me larte cekem se si e komentuan suren
Jusuf[16].Pastaj pame sesi ardhjen e kijametit e komentonin me ardhjen e
Behaullahut,xhennetin e komentuan me jete shpirterore ndersa xhehennemin me
vdekje shpirterore.
Gold Ziheri mendon se
kjo levizje pa asfare dyshimi buron prej shiave.Autori i librit Miftafu Babil
Ebvabi ne pershkrimin qe ua ben behainjeve thote:ata kane fe te vecante,e
perbere dhe perzier prej doktrinave budiste
,burhumiste,zeradishtije,jehude,krishtere,islame si dhe nga bindjet sufiste e
batinijje.
_________________________________________________
Referencat kryesore
per kete punim:
1)El Milel Ven
Nihal,Shehristani,botimi i pare.Darul Ma'rifeti,Bejrut
2)Hakikatul Babijjeti
Vel Behaijjeti,Muhsin Abdul Hamid,botimi i dyte,El Mekteb El
Islamijj,Bejrut
3)Xhamiul Muhlikat
Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim El Ashsha Hassuneh Ed
Dimeshkijj,botimi i pare 2001,Darul Kutub El Ilmijjeti
Bejrut,Lubnan
4)Dirasat Fil Edjani
Vel Firek,Seid El Bejshavi,Nasr Ali Nasr,Mahmud Hamudeh,Vefa Ahmed Es
Sevafeta,,botimi i pare ,Darul Ittihad,Amman,Urdun 1995
5) El Med-Hal
Lidirasatil Edjan, Muhammed Sejjid Ahmed El Mujessir, botimi i pare 1994, Darut
Tibati El Muhammeddijjeti,Kajro ,Egjipt
6) Tarihul Fireki El
Islamijjeti, Muhammed Halil Zejno,Botimi i Dyte 1985,Muessesetul A'lemijj Lil
Matbuati,Bejrut Lubnan
7) El Medhahid El
Fikrijje El Muasire, Dr: Mediha Emin, Ligjeruese e Akides dhe Filozofise,
Univerziteti i Az-Harit, Kajro,botimi i pare1992,botim i Dar En Nehdatil
Arabijjeti,Kajro
_________________________________________________
21/9/2003
e diele pas
mesnate
Brunei
Darussalam
_________________________________________________
[1] Hadithi eshte
mevduu-i shpifur shif: Dirasat Fil Edjani Vel Firek,Seid El Bejshavi,Nasr Ali
Nasr,Mahmud Hamudeh,Vefa Ahmed Es Sevafeta,Botimi i Pare ,Darul
Ittihad,Amman,Urdun 1995,f 153.
[2] El Medhahid El
Fikrijje El Muasire,Dr:Mediha Emin,Ligjeruese e Akides dhe
Filozofise,Univerziteti i Az-Harit,Kajro,botimi i pare1992,botim i Dar En
Nehdatil Arabijjeti,Kajro,f:6
[3]
Rrahman1-4
[4]Nahl44.
[5] Xhamiul Muhlikat
Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim El Ashsha Hassuneh Ed
Dimeshkijj,botimi i pare 2001,Darul Kutub El Ilmijjeti
Bejrut,Lubnan,f:17
[6] Tarihul Fireki El
Islamijjeti,Muhammed Halil Zejno,botimi i dyte 1985,Muessesetul A'lemijj Lil
Matbuati,Bejrut Lubnan,f:218
[7] Xhamiul Muhlikat
Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim Ed Dimeshki.f.20
[8]
Nahl44
[9] A"raf
187
[10]Rrum 56
[11] Nisa
157
[12] Dirasat Fil
Edjani Vel Firek,Seid El Bejshavi dhe Grup Autoresh,botimi i pare ,Darul
Ittihad,Amman,Urdun 1995,f:168-169
[13] Jusuf
4
[14]
Ahzab40
[15] Xhamiul Muhlikat
Minel Kebairi Vel Muharremat,Urfan Bin Selim El Ashsha Hassuneh Ed
Dimeshkijj,botimi i pare 2001,Darul Kutub El Ilmijjeti
Bejrut,Lubnan,f:25-26
[16] Per hire te
realitetit sollem vetem nje pjese te sures Jusuf dhe ate ajetin 5