|
Islami ne Azine Juglindore |
||||||||||||||||||||||
|
a) Njoftim gjeneral me Azine Juglindore b) Azia para Islamit dhe ardhja e Islamit ne te c) Islami ne Malejzi d) Islami ne Indonezi e) Islami ne Filipine f) Islami ne Tajlande g) Islami ne Singapore h) Islami ne Kine,dhe se fundi i) Islami ne Indi
NJOFTIM GJENERAL ME AZINE JUGLINDORE Edhepse kjo pike nuk eshte bosht thelbesor i studimit tone, nuk mund te kalojme tutje pa u ndalur ne te, per hire te rendesise, rolit dhe lidhjes se madhe qe ka me temen tone bazore. Pa humbur kohe shume te shohim se kush ben pjese ne Azine Juglindore.Azia Juglindore eshte vend aziatik, i cili perbehet prej dy grupeve te medha vendesh ([1] ): 1- Vendet autoktone te Azise Juglindore. Ketu hyjne: Burma (Myanmar), Laos-i, Vijetnami, Kamboxhia,Siami (Tajlanda) dhe Malejzia. 2- Ishuj te Azise Juglindore apo te ashtuquajtura Arkipelagu Melaj([2]). Keta ishuj perbejne keto vende: Singaporin,Ishujt e Indonezise (duke perfshire ketu Sumatren dhe Jawa-n),Brunein, Malejzine lindore (Saba-n dhe Sarawakun), Filipinet dhe Timorin lindor. Historiani i madh musliman,Ahmed Shelebi, kur flet per Azine Juglindore thote se perbehet prej vendeve ne vijim: Burma (Myanmari), Laosi,Vijetnami,Kamboxhia, Tajlanda, Filipinet,Malejzia,Singapora, Indonezia, Fettani (Pattani) dhe Brunei([3]), i cili ėshtė koloni e Britanise se Madhe([4]). Vlen te theksohet se te gjitha keto vende, me perjashtim te Tajlandes, ishin koloni.P.Sh: Franca: Kishte konolizuar Laosin dhe Kamboxhine([5]). Portugezet: Kishin kolonizuar Vijetnamin,i cili me pas do te bie ne duart e francezeve. Spanjollet-Amerikanet: Ata qe se pari kishin kolonizuar Filipinet ishin spanjollet([6]) pastaj amerikanet ne vitin 1898-1899 kishin marre pushtetin mbi Filipinet ([7]) Holandezet: Kishin kolonizuar Indonezine([8]). Pozita gjeografike: Shtrihet ne mes te kontinentit te Azise ne veri,atij Australian ne jug dhe ne mes oqeanit te qete ne lindje([9]).Ose sipas nje shtjellimi me te lehte"Azia Juglindore eshte vend aziatik,i cili shtrihet ne mes Indise dhe Kines([10]) Territory i Azise Juglindore: 1.482,401 mile2.Sipas disa statistikave tjera([11]) thuhet se ka 1.6 milion mile2 ose 4.000.000 km2 Popullsia: Sipas statistikave te vitit 2004 thuhet se shifra e banoreve te Azise juglindore arrin ne 550.000.000([12]). Banoret e ketyre trevave shumica jane vendas edhe pse fatkeqesisht nje numer i madh i te huajve ka ardhe ne keto vende, madje ardhja e tyre paraqet edhe sot e kesaj dite probleme shoqerore.Keta te huaj kryesisht jane kineze dhe indiane. Feja: Feja kryesore ne kete pjese te Azise ėshtė Islami, me mė se shumti banore ne Indonezi. Perveq Islamit ka edhe fe tjera. Nder me kryesoret: Budizmi([13]):Shtrihet kryesisht ne Burma,Sijam( Tajlande),Kamboxhia, Laos dhe Malejezi. Konfuēionizmi([14]): Shtrihet ne Vietnam. Hinduizmi([15]): Ėshtė feja e shumices indiane,te cilet jetojne ne ishullin Bali te Indonezise dhe ne Malejzi. Krishterizmi([16]):Shtrihet dhe kryesisht udheheq ne Filipine. Gjuhet: Ne kete pjese te kontinentit te Azise fliten gjuhe te ndryshme si: melaje,e cila ėshtė gjuhe austronosiane([17]),kineze,tamil,takaluk([18]),etj. AZIA PARA ISLAMIT DHE ARDHJA E ISLAMIT NE TE Gjate punimit tone ne kėtė pike do te ndalemi kryesisht tek vendet mė me rendesi,si: Malejzia, Indonezia,Filipinet,Tajlanda dhe Singapora. Ne vendet tjera nuk do te ndalemi,per shkak se nuk paraqesin ndonje rendesi te madhe dhe se faktori melaj islam ėshtė pothuajase i shuar ne to ,apo ėshtė po me pak se pakica. Edhe pse Kina dhe India nuk bejne pjese ne gjirin e Azise Juglindore,e shof te arsyeshme te ndalemi pak edhe tek to,per arsye se disa prej tyre kane qene faktore tė drejtperdrejte apo tė terthorte tė ardhjes se Islamit nė Brunei.Shkaku se perse jemi ndale ne keto vende dhe ato qe i ceka me pare, ėshtė se disa prej ketyre shteteve,tė cilat fatbardhesisht jane shtete islame,madje Indonezia ėshtė shteti me popullsi me tė madhe islame nė bote,jane fare pak tė njohura pėr tė mos thėnė totalisht tė panjohura pėr shqiptaret muslimane, keshtuqe nje pershkrim i shkurte i tyre do tė ishte i dobishem dhe me vend. Nuk mund tė kalojme tutje pa cekur faktin se kjo pjese e kontinenit te Azise nuk ishte e panjohur pėr arabet e periudhes paraislame([19]),tė cilet, tė shtyre nga faktori tregtar vizituan kėtė kontinent.Ndoshta ky kontinet nė periudhen paraislame nuk ishte i panjohur as pėr Pejgamberin tone Alejhi selam,i cili rrefehet tė kėtė thėnė "أطلبوا العلم و لو بالصين " Kerkojeni diturine qofte edhe nė Kine"([20]). Nuk dua tė flase ketu nė lidhje me hadithin se a ėshtė i vertet apo jo([21]), sepse ajo qė neve na intereson dhe na hyn nė pune ėshtė se ky kontinent nuk ka qene i panjohur pėr arabet,sepse hadithi, madje edhe nese themi se ėshtė i shpifur, tregon se nė kohen e regjistrimit tė tij nė librat e hadithit,qė sigurisht se ėshtė bėrė nė shekujt e pare,ka qene i njohur ky kontinent.Madje nese kėsaj ia shtojme edhe faktin se nė kohen e sahabeve tė medhenje,Hulefai Rrashidineve,kishte delegacione qe kishin udhetuar pėr nė kėtė kontinenet,si ai nė kohen e Halifes se trete me radhe pas vdekjes se Pejgamberit Alejhi selam,Uthmanit r.a,i deleguar nga Sa'd bin Vekkasi([22]) r.a([23]),atehere na u behet e qarte se kontinenti nė nje apo menyre tjeter ka qene i njohur edhe pėr Pejgamberin a.s.Allahu e di me se miri! Madje sipas disa historianeve, Islami ne Sumatra kishte arritur ne vitin 30 hixhrijj, respektivisht ne kohen e kohen e Uthmanit r.a([24]) Para se te shohim se si ne te vertet erdhi Islami ne kėtė pjese te Azise,le te bejme nje sheti te shkurter ne kopshtin e saj paraislamik dhe te njihemi se ne cfare rrethanash dhe kushtesh shpirterore jetonin para ardhjes se Islamit. Nuk dihet saktesisht se kur filloi jeta e njeriut ne keto vende.Arkeologet, ne baze te zbulimeve te tyre, konkludojne se historia e njeriut ne keto treva daton rreth 500.000 vite para lindjes se Isaut Alejhi selam.Para ardhjes se idhujtarizmit dhe hinduzimit nuk kishin fe, ndersa para ardhjes se Islamit ishin ne nje gjendje te veshtire fetare, meqe bindjet dhe besimet e ndryshme kishin kapluar regjionin; i adhuronin guret e drunjte dhe cdo gje qe kishte shpirt,si: kafshe,apo cdo gje qe kishte pamje gjigante,si :koder,apo cdo gje qe kishte ndikim konkret,si: Arme ,etj. Hinduizmi kishte arritur ne Azine Juglindore qysh heret.Sipas shenimeve historike, thuhet se hinduizmi ka arritur qysh prej shekullit te pare gregorian.Nuk ka dyshim se keto dy fe,hinduizmi dhe budizmi,kishin lene gjurme ne mesin e ketyre njerzve,te cilet pranuan Islamin. Prej gjurmeve me me rendesi vecojme: 1- Ne gjuhe: Ka qindra fjale hinduse,te cilat vijne nga rrenje sanskritishte. 2- Ne Letersi dhe Kulture: Tregimet e trilluara hinduse kane zene vend ne kulturen melaje,te cilat fatkeqesisht edhe mesohen ne Univerzitet.Madje ato kane ndikim te madh ne traditat popullore,si: Vallezimi,teatrot etj. 3- Ne tradita dhe zakone: Fatkeqesisht ende ka njerez qe disa tradita hinduse i praktikojne neper martesa dhe ne disa raste tjera. 4- Ne emra: Disa emra te cilet i perdorin edhe sot,kane baze hinduse,si:Inderapura ( emer i Pahang-ut ne te kaluaren),Tan Jung Berhala ( emer i fshatit),Dewa Sura ( emer njeriu), Benum( emer i nje kodre), Inderagiri ( emer vendi). Me plotkeqardhje me duhet t'a mbylli kėtė pike duke cekur se,orientalistet,te cilet kane per qellim kryesor shkaterrimin e Islamit me mjete te ndryshme,kane ndikuar edhe tek keta njerez.Me pretekst se e kaluara e tyre ėshtė nder dhe mburrje per ta, i nxiten qe te hulumtojne per te kaluaren e tyre dhe ta pranojne perandorine hinduse dhe vleren e saj.Si rezlutat i kesaj jane formua disa katedra,ne te cilat specialistė arkeologjik hulumtojne per gjerat e tilla([25]). ARDHJA E ISLAMIT Kur jemi tek kjo pike natyrisht se ne koke na u sillen shume pyetje por nder me te rendesishmet tri: -Prej nga erdhi? , -Kur erdhi ?, dhe -Kush e solli([26]) ? Para se te shohim pergjegjet e ketyre pyetjeve,duhet te cekim se Islami ne keto vende nuk ishte perhapur me Xhihad,sic behej zakonisht.Asnje kembe e asnje muxhahedini nuk kishte shkelur kurre token e Azise Juglindore, dhe asnjehere nuk ishte ngritur flamur xhihadi per t'a sjellur Islamin ne keto troje([27]). Ndoshta ky ėshtė pikerisht problemi, i cili i kishte bere historianet te polemizojne rreth kesaj ceshtjeje.Ahmed Shelebiu mendon se per kėtė ceshtje ėshtė folur mjafte nga shume hulumtues por megjithate nuk ėshtė arritur dic konkrete.Mundesine e zgjedhjes se problemit ne fjale,Mahmudi e shef si mundesi apo shanse historike,e cila tashme veq ka kaluar.Mu per kėtė thote"...Po ta imagjinonim nje ushtri te armatosur, e cila do te hynte ne vendet melaje,sic hyne ushtrite islame ne Siri dhe Egjipt,ne kohen e halifes se pare dhe te dyte,kjo t'a kishte lehtesuar dukshem kėtė problematike ([28]) Sa i perket pyetjes se pare ekzistojne tri teza: 1- Se Islami ka ardhe nga vendet arabe drejtperdrejte([29]). 2- Ka ardhe nga India,dhe 3- Nga Kina. Tezen e pare e perfaqeson Sir John Crawford,te dyten Snouck Hurgonje (historian holandez 1883) ndersa te treten E.G De Eredia (matematicient spanjoll). Sipas elaborimit te Dr: Muhjid-dinit,qe te tri keto teza nuk vlejne per argumentim me to([30]). Kete fakt e hasim edhe ne shkrime tjera.Jayauddin Jamauddin dhe Ruziatul Adibah Adnan, pohojne se teorite rreth ardhjes se Islamit nga Kina apo India nuk jane te verteta,sepse ato polemizojne dhe bejne fjale per ardhjen e Islamit ne shek 13 gregorian.Kjo nuk eshte e vertete sepse Islami kishte ardhur disa shekuj me pare gjegjesisht ne shekullin e 7 gregorian nga tregtarė arabė([31]). Nje gje te tille e ka elaboruar edhe Abdullah Abdurrahmani,i cili thote se perveq mospajtimeve ne mes jomuslimaneve rreth ardhjes se Islamit ne keto treva, poashtu ka mospajtime edhe ne mes muslimaneve.Ai cek me emra se ata jane: Fatimiu,Hemkau,Sejjd Muhammed Nakujib El Etasi dhe Maxhuli([32]) ISLAMI NE MALEJZI Ekzistojne disa mendime te ndryshme sa i perket ardhjes se Islamit ne Malejzi,te cilat mund te permblidhen ne dy si me kryesore: 1- Mendimi i perhapur shume Ky mendim pohon se kinse Islami ka ardhe ndermjet shekujve 12-15 g,te cilin e sollen tregtare Persian dhe Indiane.Kete mendim e perfaqesojne orientalistet,si: Snock Hurgronje,Marsden,De Barros dhe Crawford-i([33]). Fatekeqesisht kėtė mendim e pasuan verberisht edhe disa muslimane,te cilet nuk mjaftuan me kaq, por edhe e regjistruan ne librat e trye, dhe ky sikur ishte faktori kryesor ne perhapjen e ketij mendimi,aq me teper kur ky mendim iu vinte muslimaneve prej muslimaneve.Njeri prej tyre ishte edhe Mahmud Shakiri,i cili mendon se Islami erdhi ne kėtė vend ne shek:7 sipas hixhretit.Argumenti i tij,fatkeqesisht ėshtė udhepershkrimi i Marko Polos, i cili kinse kur ka vizituar Sumatren ne vitin 692 sipas hixhrit,paska pase gjetur tregtare arabe ne portin Berlak,ne bregdetin verior te ujdheses ne fjale (Sumatres),te cilet kishin mardhenie te forta me popullin melaj([34]). 2- Mendimi i vertete Si rezyme e ketij mendimi, themi se Islami arriti ne Arkipelagun Melaj qysh nga shekulli i pare hixhrijj.Pastaj filloi gradualisht te zhvillohet gjate peridhes se Hulefai Rrashidineve.Ndersa ne periudhen e Dinastise Emevite (41-132),perhapej ne menyre te organizuar,nepermjet prediku--esve dhe tregtareve arabe,keshtuqe si rezultat u formuan grupe gurbetc- aresh musliman arabe,te cilet perfundimishte do te formojne shoqeri islame atje([35]). Argumente historike: 1- Historiani kinez Ha Kao Tung cek se nje delegacion sahabesh te Pejgamberit,Alejhi selam,dhe tregtaresh,nen udheheqjen e sahabiut Vehb Bin Kebshe,kishin vizituar perandorin kinez Tai Ta Sung,gjegjesisht ia kishin prezentuar Islamin.Ky delegacion gjate rruges kishte kaluar neper Malakka,e cila ndodhet ne mes Gadishullit Malejzian dhe atij te Sumatres.Kjo kishte ngjare ne v.7 sipas hixhrit. 2- Ne librin Tuhfetul Muxhahidin te shejh Zejnuddin Bin Abdil Aziz El Ma'beri, thuhet se Islami gjate kohes s Pejgamberit,Alejhi selam, kishte arritur ne jug te Indise dhe ne Shrilanke,dhe prej ketyre dy qendrave,nepermjet tregtareve,Islami ishte perhapur ne tere Arkipelagun Melaj. 3- Islami arriti ne Filipine qysh prej fillimit te shekullit te pare hixhrijj.Tregtaret muslimane nga Hadramevti,Ammani,Melaj-i( Malezia) dhe India e kishin perhapur Islamin atje. 4- Ne v.65 h kishte arritur nje delegacion qe te shof situaten ne teren, ndoshta vie ndonje shanse per perhapjen e Islamit ne te. Delegacioni ne fjale kishte pare se gadishulli teresisht ishte i mbizotruar nga hinduizmi dhe se nuk kishte nevoje per dergimin e ndonje force atje.Delegacioni kishte konstatuar se ky vend nuk ka nevoje te clirohet me lufte por duhet t'iu lihet ne dispozicion predikuesve fetare dhe tregtareve. 5- Ne nje burim kinez ishte cekur se me 65 h,ne kohen e Muaviut,dajes se tere muslimeneve, kishte grupe te medha gurbetcaresh muslimane,te cilet jetonin pergjate bregdetit perendimor te gadishulit te Sumatres.Atje ishin themeluar disa vendbanime islame si dhe kishte filluar martesa ne mes tyre dhe vajzave te banoreve autoktone ne baza te sheriatit islam. 6- Si rezultat i ekspeditave paqesore detare,te cilat ishin derguar gjate tere peridhes se Dinastise Emevite,kishin pranuar Islamin nje numer mbretėrish dhe njerezish te rendomte.Prej tyre mbreti i Majapahitit,Serindara Warman,i cili kishte pranuar Islamin se bashku me popullin e tij me 97 h.Pastaj Nyai Senan,mbreti i mbreterise se Jawa-se, i cili se bashku me populin e tij pranuan Islamin me 107 h. 7- Sipas nje burimi kinez, thuhet se Sulltani Ebu Ali,Sulltani Mbreterise Islame Te Bruneit,kishte arritur ne Kine ne v.367 h per nje vizite zyrtare mbretit te Kines.Me vete kishte dy ministra,te cilet ishin arabe.Ky tregim edhe nese ka ngjare ne shek:4-te hixhrijj,ka domethenie te madhe sepse tregon se shteti islam i Bruneit ishte themeluar shume kohe para se t'a viztonte Sulltani Ebu Ali Kinen([36]). Te gjitha keto argumente qe cekem, perveq ketij te fundit kane ngjare ne mes dergimit te Muhammedit,Alejhi selam dhe fundit te shekullit te pare sipas hixhrit. Si rezultat i elaborimit te ketyre argumenteve na del se mardheniet ne mes lindjes dhe perendimit ishin te vjetra.Kete e deshmon edhe gjetja e disa gjurmeve te anijeve melaje ne detin e kuq qysh nga shekulli i 5-te gregorian([37]) Poashtu nuk mund t'a mohojme as ardhjen e Islamit ne Arkipelagun Melaj ne kohen e Pejgamberit, Alejhi selam, e sidomos kur t'a kuptojme se Pejgamberi Alejhi selam kishte derguar delegacionet e veta ne v.10-te sipas hixhretit tek mbreterit Ne mesin e tyre kishte derguar edhe ne Jemen.Jemeneasit historikisht ishin te njohur me tregtine detare ne Habesh (Etiopi) dhe ne portet e Oqeanit Indian.Keshtuqe nuk ėshtė larg mendsh se disa prej tyre erdhen edhe ne Arkipelagun melaj dhe e perhapen Islamin([38]). Ndoshta shkaku se perse histroianet e hershem muslimane nuk e ceken ardhjen e Islamit ne keto troje qendron pikerisht ne faktin se Islami ėshtė perhapur me paqe ne keto treva,duke mos patur nevoje per ushtri Ndersa sa i perket perhapjes se Islamit ne keto troje pa lufte,shkaku qendron ne atė se keta njerez ishin lodhur nga historia e hidhur e hinduizmit,e cila perfaqesonte injorancen me te gjitha dometheniet e saja.Ndoshta per te na e pershkruar me bukur kėtė realitet do te ishte mire t'ia jap fjalen njeriut kompetent per kėtė,Prof: Tekijjd-Dinit, i cili jeton ne Malejzi qysh nga viti 1954.Zoteriu ne fjale thote" Islami iu cas kesaj force shpirterore, e cila mbreteron ne shpirtera duke qene i zhveshur nga cdo arme lendore,as ushtri dhe as flota detare,por iu ēas me forcen e tij te vertete,me forcen e tij ndikuese ne mesimet,zemergjeresine dhe gjithperfshirjen e tij.Kur ja kalate e fortifikuara hapeshin,zemrat dhe mendjet e mbyllura pranonin driten e vertete,ja Islami u perhape dhe e pranuan mijera veta,pa dhune a detyrim,pa ndonje mund te madh,dhe ja shumica e ketij gadishulli besojne ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe Muhammedin,Alejhi selam,ne nje forme,qe shume i ngjan mrekullise Nuk ka dyshim se mundi i predikuesve,te cilet bartnin Islamin ne doren e djathte ndersa mallerat e tyre tregtare ne doren e majte,ishte mumd dhe perpjekje qe meriton cdo lavd "([39]). FORMIMI I SHTETIT TE MALAKKA-S Malakka ishte port apo liman i vjeter detar ne Maljezi.Origjina e ketij emri rrjedh nga nje emer i nje pemeje, e cila mbinte ne keto troje keshtuqe e morri kėtė emer qysh nga periudha hinduse.Si shtet ishte formuar ne shekullin e 14 gregorian,ndersa ekzistenca e saj nuk i qendroi kthetrave shqyese te kohes me shume se 134 viteve, gjegjesisht nga viti 1377-1511 gregorian.Gjate kesaj kohe e kishin sunduar 6 mbreter,te cilet pseudonym kishin marre ofiqin " Es Sultan".Kjo fjale ishte vendosur ne vend te fjales sanskritishte Raxha,e cila kishte domethenie te mbretit para periudhes islame.Ata mbreter ishin: 1- Sultani Muhammed Shah ( 1377-1414m) 2- Sultani Iskender Shah 1414-1424m 3- Sultani Madhfer Shah 1426-1459m 4- Sultani Mensur Shah 1459-1477 5- Sultani Alauddin Shah 1477-1488 6- Sultani Mahmud Shah 1488-1511m([40]) Nuk do te thote se Islami ka filluar te perhapet ne gadishullin melaj me themelimin e ketij shteti, sic mendojne disa hulumtues te kesaj sfere, sepse Islami si fe ishte njohur dhe perhapur edhe me heret.Ndoshta karakteristika me te cilen shquhet Islami me themelimin e ketij shteti, sic pohojne edhe historianet lokale,ėshtė se aktiviteti islam hyri ne nje periudhe te re,periudhe,ne te cilen perpjekjet individuale u shenderruan ne perpjekje shoqerore apo thėnė me mire shteterore([41]).
ISLAMI NE INDONEZI Ėshtė veshtire t'a definojme kohen e sakte te ardhjes se Islamit ne keto ujdhesa edhe pse disa mundohen t'a vertetojne se Islami erdhi qysh ne fillim te paraqitjes se tij, dhe kėtė duke u bartur nga tregtaret arabe,te cilet me anijet e tyre ēanin dallget e detit,duke shkembyer keshtu mallera tregtie ne mes tyre dhe tokave te Indonezise([42]). Keta tregtare ishin kryesisht jemenas muslimanė dhe indian muslimanė,te cilet endeshin ne ujdhesat e Indonezise kohe te gjate.Kishin filluar te martoheshin ne vajzat e tyre,te shoqerohen me vendasit dhe t'i pasojne disa tradita dhe zakone te tyre.Banoret vendas kishin pare besimin e paster dhe te ēilter te shokeve te tyre,kishin pare barabarsine qe pretendonte kjo fe,keshtuqe kishin pranuar kete fe me deshiren e tyre.Vendi i pare ne te cilin hyri Islami ishte Sumatra([43]). Disa historiane mendojne se Islami erdhi ne shek: e 7-te hixhrijj([44]).Mendimet e tyre i mbeshtesin ne udhepershkrimet e Marko Polos,ne Sumatra me 692h,ku kishte qendruar 5 muaj.Si rezultat i ketij qendrimi thote:Te gjithe banoret e ketyre vendeve jane adhurues te putave,perveq banoreve te Berlakut, i cili bie ne kendin verilindor te gadishullit te Sumatres,banoret e te cilit ishin muslimane([45]) Realiteti ėshtė se Islami ishte perhapur qysh heret sepse librat e historise se Indonezise rrefejne se disa tregtare indonezian kishin vizituar Halifen Harun Rreshid,dhe ne te kthyer per ne Indonezi,perveq mallerave bartnin edhe Akiden (besimin) Islame([46]).Kur arriten ne vendin e tyre filluan t'a perhapin Islamin ne vendin e tyre por ne grupe te vogla,qe si rezultat ishte themelimi i shtetit te vogel te Berlakut([47]) Kjo nuk do te thote se vendet tjera ishin te zhveshura nga predikuesit muslimanė,assesi,por ajo qe ndoshta i huaji nuk mund t'a verente ( sic ishte rasti i M.Polos) ishte se perhapja e islamit nuk kishte ndonje gjurme te dukshme ne jeten e banoreve.Madje mendimi Polo-s sa vie e zbehet kur perkujtojme faktin se udhepershkruesi musliman,Ibni Battuta,i cili kishte vizituar vendet ne fjale afer gjysme shekulli pas tij thote se kishte gjetur sundimin islam dhe se shumica e popullit per besim dhe fe kishin Islamin.Ne pershkrimin qe ia kishte bere njerit prej mbreterve thoshte: Ėshtė mbret prej mbreterve fisnik,per medhheb(drejtim juridik) ka atė shafiit,i ēmon juristet fetar (fukahate) ben shume xhihad ėshtė modest,vie ne namazin e xhumase duke ecur ne kemebe..([48]) Ajo qe vertete vlen per t'u permendur ėshtė se Islami nuk ishte perhapur me shpate,sic aluduam pak me larte,kur thame se shoqeria e sinqerte e tregtareve dhe predikuesve ndikoi qe rrethi t'a pranojne Islamin.Nuk kemi per qellim t'i perserim fjalet por duam t'a vertetojme nje te vertete,e cila hedh poshte tezat e pabesinmtareve se kinse Islami na u paska perhapur me shpate dhe njehereit verteton se pikerisht feja e tyre e kote,ishte perhapur ne nje menyre te tille.Perhapja e krishterimit me dhune ishte nje prej shkaqeve me me rendesi dhe me fleksibile per perhapjen e Islamit.Sic rrefejne burimet historike,gjate periudhes se pushtimit, pabesimtaret portugeze e te tjere kishin arritur t'i kthenin dy vendbanime ne krishterizem.Kur banoret kuptuan dredhite e tyre dhe pane moralin e demoralizuar te tyre,u kthyen prape dhe u bene musliman([49]). Pushtimi i saj se pari ishte prej Portugezeve ( 917 h),pastaj prej Spanjolleve (928h),pastaj nga holandezet (1005 h), per te perfunduar se fundi nen japanet e terbuar pas kuftes se dyte boterore([50]). Fatbardhesisht edhe sot feja me e perhapur dhe me dominante vazhdon te jete Islami.Sipas statistikave te vitit 1968, perqindja e popullsise sipas fese qendronte keshtu:
Ndersa tani aktualisht qendron keshtu:
ISLAMI NE FILIPINE Ne vitin 1521,flota detare spanjolle" Ferdinand Mexhilan" ishte ndalur ne nje ujedhese te panjohur ne Oqeanin e Qete.Prej saj kishte lundruar ne ujedhesa tjera dhe meqe nuk kishin ndonje emer,me te cilin do te njheshin,u emertuan Filipine,si perkatesi emrit te mbretit spanjoll "Filipit te dyte". Filipinet perbehen prej afer 7.000 ujedhesash,te cilat bien-shtrihen ne Azine Juglindore([53]).Banoret e Filipineve me pare,para se islami ta shkelte kėtė toke,ishin idhujtare([54]).Ndersa sa iu perket Filipineve, ėshtė veshtire t'a definosh kohen e sakte te ardhjes se Islamit ne keto troje, meqe edhe referenca te sakta historike nuk gjenden.Tere ato qe gjenden dhe sillen ne duarte njerzve jane transmetime verbale (tani te regjistruara) qe disa prej tyre jane te verteta, disa kane nevoje per rishikim ne to dhe disa jane te fantazmuara apo thjesht jane mite.Disa mendojne se Islami ka arritur ne shekullin e 14-te g,disa mendojne ne shekullin e dhjete,duke e arsyetuar me shtate vellezerit arabe([55]) ,te cilin kishin shkuar atje([56]). Ka mendime se Islami ne Filipine kishte arritur aty rreth vitit 270 h,ndersa ne vitin 310 h,tre persona nga Iraku kishin shkuar ne Filipine.Fatbardhesisht,historia i ka ruajtur emrat e ketyre personave,te cilet ishin: Muhamed Bin Jahja,Ahmed Bin Abdil-lah dhe Muhamed Bin Xha'fer.Qe te trete,pas tri vitesh,respektivisht me 313 kishin rene deshmore ([57]). Mahmud Shakiri cek edhe disa mendime tjera rreth ardhjes se Islamit.Ai thote se sipas disave, Islami ne kėtė vend,ne shekullin e 9 h, kishte arritur nepermjet Indonezise dhe Malejzise.Poashtu thote se ekzistojne mendime se Islami ne Filipine kishte arritur ne mesin e shekullit te 5 h nga tregtare muslimane te Indonezise.Ndersa disa hulumtues thone Islami ne kėtė vend kishte hyre shume me heret sesa shekulli i peste h,sepse zhvillimi i madh i Islamit ne shekullin e 5 h,deshmon se per te ardhur deri tek nje gjendje e tille padyshim se ėshtė dashur te kaloje kohe e gjate.Ajo qe ėshtė e perhapur se i pari musliman,i cili hyri ne keto treva ishte Sherif Mahdum,i cili mbiquhej Ebu Bekir.([58]) Mendojme se Islami tek keto vende nuk ishte me i vjeter apo me i vonshem shume sesa ne vendet e cekura me pare. Islami ne Filipine sipas mendimeve me te sakta arriti ne kohen dhe menyren sikurse arriti edhe ne Indonezi, dhe nuk duhet haruar se Indonezia dhe Filipinet ishin shtetet e vetme te cilat nuk kishin qene te ndikuara aspak nga kultura kineze, qofte fetare apo e ndonje aspekti tjeter([59]).Madje historiani arab Mahmud Shakir mendon se shkuarja e tregtereve arabe atje nuk ka qene per ndonje pėrfitim te madh tregtar,por thjesht,kishin shkuar per ta pėrhapur fene e Allahut,subhanehu ve teala,([60]) dhe per te fituar shperblim,por kesaj radhe ne ahiret. Ndersa sa i perket mendimeve te atyre qe thone se Islami arriti ne shekullin e 10 g,duke argumentuar me tregimin e shtate vellzerve,kjo aspak nuk bie ndesh me teorine tone, sepse Islami ne kėtė kohe vetem ka filluar te perparoje dukshem e jo se ka ardhe per here te pare([61]).Sot banoret banoret muslimane te Filipineve jane afer 12 milion dhe 26 vendet,te cilat mbulohen-banohen me muslimane,perbejne 37% e siperfaqes se Filipineve([62])
ISLAMI NE TAJLANDE Islami ka arritur ne Tajlande nepermjet tregtareve arabe dhe persiane ne shekulin e 7 dhe 8 gregorian([63]) ose shekullin e pare dhe te dyte hixhrijj. FETTANI (Pattani) Natyrisht se neve ne kėtė punim nuk na intereson shume Tajlanda sa na intereson vet Fettani,por meqe Fettani,aktualisht ėshtė nen pushtimin tajlandez, e llogaritem ne kuader te tij edhe ne, edhepse zemra na qan shume per te dhe nuk e deshirojme nje gje te tille,por cfare te bejme? Allahun e lusim qe te jete ne ndihme te tyre!!! Se cfare ne te vertet perjeton Fettani nga regjimi budist tajlandez e di shume mire sepse,tani kur jam duke i shkruar keto fjale,ndodhem per studime ne Azine Juglindore,Brunei,dhe ne mesin e studenteve ka edhe vellezer e motra nga Fettani,te cilet perhere na njoftojne me problemet e tyre.Dhashte Zoti e njehere e pergjithmone zgjedhet ceshtja e tyre ne te mire te tyre! Muslimanet e Fettanit edhe historikisht njihen si" Muslimanet e Fettanit".Fettani ėshtė vend islam,i cili shtrihet ne jug te Malajzise dhe ne veri te Tajlandes.Ndoshta afersia e saj me Malajzine ka bere qe gjuha masovikisht e perhapur ne kėtė vend te jete gjuha melaje.Edhe pse siperfaqesisht ėshtė e vogel megjithate ėshtė e pasur me te lashta bujqesore dhe me xehe,dhe permban keto provinca: Fettani (kryeqytet),Sunkela,Satul,Naratijus dhe Benara.Islami hyri nepermjet tregtareve dhe predikuesve fetare muslimane,te cilet arriten ne portet e saja detare nga Malajzia dhe Sumatra( Indonezia).Ne shekullin e nente hixhrijj u be mbreteri islame pasi qe mbreti i saj,Enderaseri,kishte pranuar Islamin. Fettani ishte nen kercenimet pushtuese tajlandeze qysh nga fundi i shek: te 12 hixhrijj,si urrejtje ndaj banoreve te saj muslimane dhe si lakmi ne pasurite e saja,dhe mu per kėtė e kishte sulmuar disa here,per te rene ne duart e tyre ne vitin 1832.Ne vitin 1902,Fettani bie perfundimisht ne duart e tyre pasi qe Sulltani i fundit,Tenku Abdul Kadir Kamerud Din,u largua prej Fettanit ose udheheqejes se saj dhe erdhi ne vendin e tij udhehqesi i ri budist.Numri i muslimaneve arrin 4 milion ose 80 % e banoreve te Fettanit dhe kane origjine melaje ([64]). ISLAMI NE SINGAPORE Kur e njohu Singapori Islamin? Fjalen per kėtė do t'ia japim Muftiut te Singapores,Hiresise se tij ,Shejhut:Sejjid Isa Bin Semit: Singapora e njohu Islamin ne kohen e Pejgamberit,Alejhi selam, nepermjet tregtareve arabe muslimane,te cilet e barten flamurin e thirrjes islame ne lindje e perendim.Grupet e para gurbetcare muslimane jane formuar ne vendet bregdetare qysh prej shekullit te pare hixhrijj, dhe eshte perhapur gjuha arabe duke u nisur nga fakti se ishte gjuha e Kur'anit Fisnik.Ende ekzistojne disa xhami,te cilat i paten ndertuar muslimanet e pare atje...Islami vazhdoi te jete prej feve qiellore me te perhapura ne Singapore deri me ardhjen e kolonizatoreve britanez ne vitin 1879 g.Muslimanet tani perbejne 15% e populsise se singapores,e cila ėshtė afer 3 miljon([65]). Sic shihet statistika e thena nga muftiu tani kane ndryshuar.Sipas nje statistike spanjolle per muslimanet ne Singapora thuhet se numri i tyre arrin ne 543.000,e cila perben 20 %-in e popullsise singaporiane.Numri i atyre qe e pranojne Islamin cdo vit ne Singapore arrin ne 500 veta([66]). Tani nuk na mbetet tjeter vetem se t'a permbushim premtimin e dhene pak me heret dhe te flasim dic ardhjen e Islamit ne Kine dhe Indi.
KINA DHE ISLAMI Sic thashe me pare,tematika pėr tė cilen jemi orientuar,nuk na lejon qė tė thellohemi nė kėtė teme edhe pse ndoshta nje punim i vecnate " nuk do t'i dilte haku" Islamit nė Kine,ne tė kaluaren dhe nė tė tanishmen.Por cfare tė bejme, njeriu nuk ka mundesi t'i perfshje tė gjitha nė nje punim,dhe une mbetem me shprese se ndokush prej vellezerve tė mi musliman do t'a kėtė parasysh kėtė fakt dhe do tė bej dic nė kėtė drejtim. Sic e dime tė gjithe Kina ka qene dhe vazhdon tė jete njera prej fuqive tė medha boterore, madje ajo ėshtė nder vendet e para qė me mė sė shumti popullsi. Me sa duket Islami nė Kine kishte filluar tė perhapej qysh nga kohet e hershme tė tij,qysh prej shekullit te shtate gregorian([67]),gjegjesisht nga kohet e sahabeve,radijallahu anhum,tė cilet pas vdekjes se Muhammedit Alejhi selam, morren persiper ceshtjen e thirrjes nė rrugen e Allahut s.w.t dhe vertet e kryen me nder e burreri([68]). Sipas regjistrave tė vjeter tė Dinastise Tang thuhet se Sa'd bin Ebi Vekkas radijallahu anhu,shok i Muhammedit Alejhi selam, kishte vizituar Kinen me 650 gregorian([69]) Me plot keqardhje na duhet t'a cekim faktin se kjo e dhene historike nuk ekziston nė historine islame,por ėshtė e huazuar nga shenimet e lartecekura.Nje gje tė tille e pohuan edhe vete arabet([70]).Kjo ngjarje konsiderohet si shkendije e lindjes se Islamit nė Kine.Perandori Kinez Yung-Wei respektoi mesimet e Islamit dhe i konsideroi ato te pershtatshme me mesimet e Konfucious-it. Per kete arsye ai i dha Sa'dit liri te plote qe te perhapte kete besim tek njerzit e tij.Pėr te treguar admirimin e tij per Islamin,Perandori aprovoi ndertimin e xhamise se pare te Kines ne Ch'ang.Ajo xhamia ende qendron edhe sot mbas 14 shekujsh([71]). Thuhet se misioni muslimane ndertoi xhamine e pare te Kines,ne qytetin Kanton,e cila njihet edhe sot me emrin Xhamia Memoriale([72]). Kjo sa i perket perhapjes se Islamit sepse perndryshe arabet tregtare kishin depertuar edhe me heret nė Kine para periudhes se dergimit tė Muhammedit Alejhi selam. Gjate dinastise Sung ( 960-1279), muslimanet filluan sisitematikisht t'a vizitonin Kinen pėr tregti. Me fillimin e Dinastise Ming (1368 - 1644 CE) Islami po shkelqente ne Kine per 700 vjet. Deri ne kete kohe, muslimanet paten mbajtur nje status te vecante, i cili permblidhte zakonet, gjuhen, dhe traditat e tyre dhe asnjehere nuk u integruan plotesisht me Kinezet. Gjate kohes se Dinastise Ming, qe konsiderohet te kete qene koha e arte e Islamit ne Kine, muslimanet u integruan gradualisht nė shoqerine Kineze.Nje shembull interesant i kesaj sinteze nga muslimanet kineze, ishte procesi i ndryshimit te emrave te tyre.Shume muslimane qe u martuan me gra kineze morren emrat e grave. Te tjeret morren mbiemra kineze si pershembull Mo, Mai, Mu - emra te adoptuar per muslimanet qe quheshin Muhammed,Mustafa, dhe Mes'ud. Te tjeret te cilet nuk mund te gjenin ndonje mbiemer kinez te perafert me emrin e tyre, adoptuan karaktere kineze te cilat ngjanin shume me emrat e tyre - Ha per Hasan, Hu per Hussein, apo Sai per Said, dhe keshtu me radhe([73]). Aktualisht kinezet muslimane perbejne 10% e popullsise,ose 95 miljon([74]). Edhe Katolicizmi kishte filuar te perhapej paralel me Islamin, por nuk pati ndikim sikurse Islami,ndersa protestantizmi ishte perhapur shume me vone,respektivisht ne shekullin e 19-te. Fatbardhesisht Islami,edhe nese e thone teorikisht,megjithate ne praktike tregon se eshte feja mė me ndikim ne Kine.Per kėtė shif ne vijim nje skeme tabelare te faltoreve te feve me te medha ne Kine,ne menyre qe vet te gjykosh per kėtė realitet([75]):
Ne realitet si fe zyrtare llogariten pesė: Budizmi,Dav-izmi,Islami ,Katolicizmi dhe Tavicizmi.Pra prej ketyre pese feve vetem dy llogariten si qiellore,Islami dhe Katolicizmi,ndersa te gjitha tjerat jane ideologji,qe per burim kane njeriun. Sipas statistikave aktuale thuhet se popullsi fetare ne tere Kinen ėshtė veten nje pjese,respektivisaht 100 miljon, ndersa popullsia tjeter nuk ka kurfare feje.Ne meisn e ketyre 100 miljoneve,25 miljon jane muslimane,dhe bazuar ne kėtė fakt ata konsiderohen si grupi me i madh fetar,i feve qiellore([76]). Mendojme se statistikat e dhena prej Ambasades se Kines,se kinse numri i muslimaneve na qenka 25 miljon apo sic thuhet ne burime zyrtare kineze( joislame) se kinse shifra e tyre nuk e kalon 10 miljon-shin, jane te paverteta.E verteta ėshtė se numri i muslimaneve ėshtė shumefish me i madh,ashtu sic deklaroi edhe Muhammed Mahmudi pak me larte.Ndersa sipas Abdu Rauf-it([77]) numri i tyre aktualisht ėshtė 60 miljon.Sido qe te jete,numri i muslimaneve ėshtė me i madh sesa "10 apo 25 miljonshi i zyrtarizuar ". Mendojme se keto informata sado tė pakta do tė jene nė dobi tė atyre qe jane tė interesuar tė dine pėr muslimanet nė bote! O Allahu im!Ki meshire ndaj roberve Tu nė Kine!
ISLAMI NE INDI Arabet ne Xhahilijjet kishin kontakte me Indine,te cilat kishin karakter tregtar.([78]) Madje keto lidhje nuk ndaleshin vetem ketu, por rrenjet i kishin te shtrira qysh nga koha e pejgamberit te Allahut,Sulejmanit([79])a.s([80]). Kur arabet pranuan Islamin e pane te udhes t'ua perezentojne Islamin kolegeve dhe mushterive te tyre.Permendet se ne kohen e Uthmanit r.a,mekembesi i Irakut, kishte derguar derguar nje ekspedite ushtarake ne Indi nen udheheqjen e Hakim Bin Xhiblete El Abdijj, i cili kishte ngadhenjyer atje.Pas kthyerjes,Hakimi kishte vizituar Halifen,Uthman r.a. Uthmani r.a e kishte pyetur t'ia pershkruante Indine.Gjate pershkrimit,ne mes tjerash kishte thėnė Hakimi" Uji i saj ishte i pakte,frutat e saj nuk ishin te mira,vjedhesit ishin trima,nese ushtaret pakesohen humbin ndersa nese shtohen ndiejne uri (nga varferia) Pas ketij pershkrimi halifeja urdheroi qe te mos e luftojne me Indine. Sikur rezultatet e medha te perhapjes se Islamit ne Indi ishin kurorezuar ne kohen e Halifes Omer Bin Abdul Aziz,i cili me te vertete meritonte quhet halifi i peste i drejte([81]) Se Islami kishte ndikuar pozitivisht kėtė e pranojne edhe vet hinduset.Ish-Kryeministri Indian,Pandit Xhauaharlal Nehru (Kryeminister1947-64) ne "Zbulimi i Indise," 1946, f.218-225,kishte thėnė:" Efekti i pushtuesve nga veri-perendimi dhe i Islamit ne Indi ka qene i konsiderueshem. Ai beri te qarte abuzimet qe paten perfshire shoqerine hindu - ndarjen ne kasta, paprekshmerine, percarjen e cila kishte arritur kufij fantastike. Ideja e vllazerimit qe sjell Islami dhe barazia teorike e besimtareve te tij ishin nje apel i fuqishem vecanerisht per ata hindu te cileve u hishte hequr cdo e drejte per te gezuar nje trajtim te barabarte([82]). Deshmite e tilla nuk kane te ndalur.Humajn Kabir ne "Prejardhja Indiane," 1955, f.153.thote "Niveli demokratik i Islamit asnjehere nuk eshte arritur nga asnje nga besimet e tjera apo sistemet shoqerore. Mberritja e tij ne skenen Indiane u shenua nga nje tronditje e thelle e ndergjegjes. Ai permiresoi bazat e struktures se shoqerise hindu neper gjithe Indine Veriore." Jo vetem me kaq por muslimanet ishin ata qe filluan historine e Indise. Dr. Gustav le Bon ne 'Les Civilisations de L'Inde' (perkthyer nga S.A. Bilgrami). Thote: "Nuk ekziston nje histori e mirefillte e Indise se vjeter. Librat e tyre nuk kane te dhena historike pak a shume, pervec disa librave fetare ne te cilat informacioni historik varoset nen nje numer te madh parabolash dhe folklori, dhe ndertesat e tyre dhe monumentet e tjera gjithashtu nuk bejne asgje per mbushjen e ketij boshlleku, sepse edhe me i vjetri midis tyre nuk shkon me teper se shekulli i trete para Krishtit. Per te zbuluar faktet per Indine e koheve te vjetra eshte po aq e veshtire sa edhe detyra per zbulimin e ishullit Atlantis, qe, simbas Platonit, u shkaterrua nga ndryshimet e tokes....Historia e Indise filloi me pushtimin musliman. Muslimanet ishin historianet e pare te Indise([83])." Muslimanet ne Indi jane me shume se 100 miljon dhe perbejne perfaersisht 11% e populsise derisa krishterizmi perben vetem 2%([84]). E falenderoj Allahun,subhanehu ve teala, i Cili m'a mundesoi perfundimin e kapitullit te pare. [1] Secondary History For Brunei Darussalam,Curriculum Development Department,Ministry Of Education,Brunie Darussalam,Botimi I Pare,1991,f:9 [2] Arkipelagu Melaj: Grup ishujsh,te cilet shtrihen pergjate bregdetit juglindor te Azise,ne mes dy oqeaneve;atij te qete dhe atij Indian.Konsiderohet si me i madhi i llojit te vetj ne bote.Perbehet nga mijera ishuj.Shif: Muslimu Maljezia,Bejne-l-Madi Vel Hadir,Abdul Vehhab Bin Haxh Keja,Botimi i pare 1993.Ėshtė publikuar nga Publikimet E Fakultetit Te Dawes Islame,Tarablus,f:13 [3] Shif:Ahmed Shelebi, Mevsuatu Et Tarihi El Islamijji Vel Hadareti El Islamijjeti,Pjesa E Tete,El Islamu Ved Duvelu El Islamijjetu Gajrul Arabijjeti Bi Asja,Botimi i Pare 1983,f: 405 [4] Autori ne kohen kur e pate shkruar librin 1983,Brunei ende ndodhej nen pushtimin britanez S.I [5]Tarih Duveli Sherki Asija,Dr/ Mahmud Es SejjidShtepia botuese"Muessesetu Shebabi El Xhamiati",Iskenderijje,Egjipt,2002,f:10 [6] Shif:Ahmed Shelebi, Mevsuatu Et Tarihi El Islamijji Vel Hadareti El Islamijjeti,Pjesa E Tete,El Islamu Ved Duvelu El Islamijjetu Gajrul Arabijjeti Bi Asja,f:622 [7] Shif:Ahmed Shelebi, Mevsuatu Et Tarihi El Islamijji Vel Hadareti El Islamijjeti,Pjesa E Tete,El Islamu Ved Duvelu El Islamijjetu Gajrul Arabijjeti Bi Asja,Botimi i Pare 1983,f: 625 [8] Shif:Ahmed Shelebi, Mevsuatu Et Tarihi El Islamijji Vel Hadareti El Islamijjeti,Pjesa E Tete,El Islamu Ved Duvelu El Islamijjetu Gajrul Arabijjeti Bi Asja,f: 405 [9] Muslimu Maljezia,reference e mehershme,f:19 [10] Shif: Tarih Duveli Sherki Asija,Dr/ Mahmud Es Sejjid,f:5 [13] Ėshtė shfaqur ne Indi pas Bruhmanizmit,pese shekuj para lindjes se Isaut Alejhi selam.Themelues i saj ishte Sed'harata Xhutama,i mbiquajtur Buda (560-480 para lindjes se Isaut Alehji selam).Buda gjuhesisht dtth: Dijetar.Mbiquhet poashtu edhe Sekja Muni,qe dtth: I izoluar per ibadet.Ishte rritur ne nje jete luksoze ne nje qytet afer Nepalit.U martua ne moshen 19 vjecare ndersa u nda prej gruas ne moshen 26 vjecare per t'u izoluar per ibadet,per te medituar ne kosmos Si rezultat i ketyre persiatjeve te tij kishte ardhur ne perfundim se njeriun patjeter duhet shpetuar nga dhimbjet e tij,burimi i te cilave ėshtė epshi Besojne se Buda ėshtė djali i Zotit,i cili ka ardhe per t'a shpetuar njerzimin nga mekatete,vuajtjet dhe dhimbjet .( Per me shume hollesi shif:El Mevsuatu El Mujesseretu Fil Edjani Vel Medhahibi El Muasireti,En Nedvetu El Alemijetu Lish-Shebabi El Islamijj,Rijad,Botimi i dyte,1989,f:105-113 [14] Drejtim filozofik,shoqeror,politik dhe fetar La lindur ne Kine para 25 shekujsh.Themelues i saj ėshtė Konfuēiosi,i cili kishte lindur ne provincen Lu.Emri i tij ėshtė i perbere prej dy fjaleve:Kung,i cili ėshtė emer i fisit te tij dhe Futze,domethenia e te cilit ėshtė:kryetar,filozof.Pra emri Konfucios dtth: Kryetar i Kungut,filozof apo udheheqes i saj.Tere jeten ia kushtoi filozofise se tij e cila thirrte ne permiresimin e mardhenieve shoqerore,baza e te cilave do te ishte drejtesia.Shif per me hollesisht: El Akaid Vel Edjan,Abdul Kadir Salih, botimi i pare 2003,Darul Ma'rfieti,Bejrut Lubnan, ,f:234-235 [15] Ėshtė fe idhujtariste,te cilen e kane perqafuar shumica e banoreve te Indise.RRenjet e saja datojne qysh 15 shekuj para lindjes se isaut Alejhi selam.Kjo ideologji nuk ka themelues te caktuar dhe shumices se librave te tyre nuk iu dihen autoret.Formatizimi fese dhe librave fetare ėshtė bere gjate shekujve.Per me shume hollesi shif:El Mevsuatu El Mujesseretu Fil Edjani Vel Medhahibi El Muasireti,En Nedvetu El Alemijetu Lish-Shebabi El Islamijj,f:531 [16] Ėshtė feja qe i pat zbritur Isait Alejhi selam,si plotesim i shpalljes se Musait Alejhi selam.Per me shume hollesi shif:El Mevsuatu El Mujesseretu Fil Edjani Vel Medhahibi El Muasireti,En Nedvetu El Alemijetu Lish-Shebabi El Islamijj,f:499 [17] Muslimu Maljezia,reference e mehershme,f:14 [18] Cikel i ligjeratave te Dr: Muhyiddin Yahya,ne lenden: Et Tarih El Islamij Fi Xhunub Sherk Asija,Departmenti I Gjuhes Arabe,Univerziteti i Bbrunei Darussalam,2004-2005,f:1-2 [19] Et Tarihu El Islamijju,Mahmud Shakir, Botimi I dyte,1997,El Mekteb El Islamijj, Bejrut, Lubnan, Vėll:19-20,f:9,shif: Mexhelletu Ed Dirasati El Arabijjeti,Vell:2,Nr:2,Bot: i dyte,1993,Brunei Darussalam,f:105 [20] Kenzu-l-Ummal,10/ nr:28698 [21] Shejh Albani ne lidhje me kėtė hadith thote se ėshtė i kote-batil.Shif: Silsiletu-d-Daife,hadithi nr: 416( Libri ėshtė huzuar nga web sajti i Shejhut www.alalbany.net ) [23] Radije Allahu Anhu-Allahu qofte ndare i knaqur prej tij.Ne vazhdim cdohere do ta permendim shkurtimisht "r.a" [24] El Islamu fi Brunej,Abdul Hafidh Mahmesani,Bejrut, Lubnan,1965,f:8 [25] Shif: Muslimu Maljezia ,f:19-30 [26] Pergjegjen dy pyetjeve vijuese, lexuesi mund t'a hase pergjate nen kapitujve vijues edhe nese nuk e cekim direkt,sic vepruam me te paren. [27] Et Tarihu El Islamijju,Mahmud Shakir,Vell:19-20,f:283 [28] Shif:Ahmed Shelebi, Mevsuatu Et Tarihi El Islamijji Vel Hadareti El Islamijjeti,Pjesa E Tete,El Islamu Ved Duvelu El Islamijjetu Gajrul Arabijjeti Bi Asja,f: 405 [29] Personi ne fjale mendonte se Islami ėshtė perhapur me perhapjen e medhhebit shafijj, i cili udheheq ne keto vende,mu per kėtė mendimi i tij nuk ėshtė i vertete sic do te shohim ne vijim,sepse,Islami kishte ardhur me heret sesa kur u paraqit ne skene medhhebi shafijj. Cikel i ligjeratave te Dr: Muhyiddin Yahya,f:7 [30] Cikel i ligjeratave te Dr: Muhyiddin Yahya,f:7-10 [31] Jayauddin Jamauddin & Ruziatul Adibah Adnan,Sejarah Islam India Nusantara China,f:195,Cituar sipas: Nasr El Muhejmin Bin Haxh Ebu Hasen,Brunei Darussalam(punim seminarik: Kejfijjetu Duhuli Ed Da'veti El Islamijeti Fi Xhunubi Sherki Asia),2004,f:4. [32] Shif: Sejarah Dan Tamadun A sia Tenggara Sebelum Dan Sesudah Pengaruh Islam,Abdullah Abdurrahman,f: 215,cituar sipas Nasrul Muhejmin Bin Haxh Ebu Hasen,Kejfijjetu Duhuli Ed Da'veti El Islamijeti Fi Xhunubi Sherki Asia,reference paraprake,f 2 [33] Muslimu Maljezia,reference e mehershme,f:31 [34] Et Tarihu El Islamijju,Mahmud Shakir, Vėll:19-20,f:293-294 [35] Muslimu Maljezia,reference e mehershme,f:32 [36] Muslimu Malejzia,reference e mehershme,f:32-38 [37] Ibni Seid El Magrebi,Kitabul Gjugrafija,me parathenia dhe recenzure te Ismail El Arebi,El Mekteb Et Tixharijj Lit Tibaati Ven-Neshri Vet Tevzii,Bejrut,Lubnan,1982,f:30,cituar sipas Muslimu Maljezia,f:35 [38] Muslimu Malejzia,reference e mehershme,f:36 [39] Mexhel-Letu Hadareti-L-Islamijjeti,Damask,Qershor,1961,f: 66-68 [40] Muslimu Malejzia,reference e mehershme,f:46 [41] Kejfijeu Vusuli Ed Da'veti El Islamijjeti Ila Xhunub Sherki Asijja,Muhammed Mubeshshir Bin Haxh Sebli,( Punim Seminarik,Brunei Darussalam,2004 ,F:3)
[42] Shif:Ahmed Shelebi, Mevsuatu Et Tarihi El Islamijji Vel Hadareti El Islamijjeti,Pjesa E Tete,El Islamu Ved Duvelu El Islamijjetu Gajrul Arabijjeti Bi Asja,f: 368 [43] www.darislam.com [44] Tarih Duveli Sherki Asija,Dr/ Mahmud Es Sejjid,f:15 [45] Mahmud Shakir,Et Tarih El Islamijj,f:368 [46] Tarih Duveli Sherki Asija,Dr/ Mahmud Es Sejjid,f:85 [47]Mahmud Shakir,Et Tarih El Islamijj,f:368 [48] Kejfijjetu Vusuli Ed Da'veti El Islamijjeti Ila Xhunub Sherki Asijja,Muhammed Mubeshshir Bin Haxh Sebli(Punim seminarik,Brunei Darussalam,2004 ,f5 [49] Kejfijetu Vusuli Ed Da'veti El Islamijeti Fi Xhunub Sherki Asija,Jinti Azire Shezeneh Hadhika Bint Haxh Shehari,( Punim Seminarik,Brunei Darussalam,F:5 [50] Ibid [51] www.darislam.com [54] Mahmud Shakir,El Muslimune Fil Filibine Ve Devle Muru,El Mekteb El Islamijj,botimi i pare 1982,Bejrut,Lubnan,f: 44 [55] Mahmud Shakiri e cek kėtė rast ne librin e tij dhe thote se ka gjasa qe per qellim me vellezer te jete vellezer ne fe.Sido qe te jete,edhe pse shume njerez e mohojne te kėtė ngjare nje gje e tille,megjithate teqeja e tyre ende ekzisoton dhe shume familje filipinase islame pretendojne se loza e tyre eshte pikėrisht prej ketyre shtate vellezerve. Mahmud Shakir,El Muslimune Fil Filibine Ve Devle Muru,El Mekteb El Islamijj,botimi i pare 1982,Bejrut,Lubnan,f: 45 [56] Cikel i ligjeratave te Dr: Muhyiddin Yahya,f:25-27 [57] Mahmud Shakir,El Muslimune Fil Filibine Ve Devle Muru,f: 44 [58] Mahmud Shakir,El Muslimune Fil Filibine Ve Devle Muru,f: 46-47 [59] Shif:Ahmed Shelebi, Mevsuatu Et Tarihi El Islamijji Vel Hadareti El Islamijjeti,Pjesa E Tete,El Islamu Ved Duvelu El Islamijjetu Gajrul Arabijjeti Bi Asja,f: 263 [60] Mahmud Shakir,El Muslimune Fil Filibine Ve Devle Muru,f: 41 [61] Cikel i ligjeratave te Dr: Muhyiddin Yahya,f:27 [63] Cikel i ligjeratave te Dr: Muhyiddin Yahya,f:19 [65] Profile Of Economies,Botuar Nga Information Department,Prime Minister's Office,Brunie Darussalam,2000,f:17, Shif: www.alwatan-news.com [66] Shif: www.islammemo.cc [69] Sipas: Abdur Rauf. http://www.themodernreligion.com/convert/china.html [70] Shif: http://alwelaya.8m.net [71] Shif: http://news.bbc.co.uk/hi/arabic/world_news/newsid_3764000/3764422.stm Yusuf Abdul Rahman, http://www.alb-net.com/pipermail/alb-islam/2000-september/000041.html [74] Sipas: Muhammed Mahmud Mahmedejni, http://www.aliman.org/moslmalm.htm [78] Mahmud Shakir,Et Tarih El Islamijj,f:9 [80] Alejhi selam-Paqa qofte mbi te [81] Mahmud Shakir,Et Tarih El Islamijj,f:15
|